You are on page 1of 8

Testim tremujori Lënda:Gjuhë shqipe Fusha: Gjuha dhe

komunikimi

Periudha 2 klasa II Viti shkollor Emër mbiemër________________________

Lexo tekstin Bleta dhe pëllumbi (Përrallë )

Pëllumbi i egër fluturoi e ra buzë një përroi për të pirë pak ujë .Aty pa një

bletë që kishte rënë në ujë dhe po mbytej .Pëllumbi mori shpejt e shpejt nje

gjethe dhe e lëshoi pranë bletës .Kjo hipi mbi gjethe dhe shpëtoi.

Aty afër na kishte qenë fshehur gjahtari .Ai ngriti pushkën të vrasë pëllumbin.

Bleta e kuptoi dhe i vajti gjahtarit bzzz! Mu në hundë. Gjahtari u tremb dhe

lëvizi nga vendi. Pëllumbi e dëgjoi dhe fluturoi me të shpejtë.

Kush bën mirë, gjen mirë.

1. Cilën pa pëllumbi pranë një përroi? 1 pikë

A. Gjinkallën

B. Bletën

C. Qukapikun

D. Milingonën

2. Cilin do të vriste gjahtari ? 1 pikë

A. Bletën

B. Pëllumbin

C. Lepurin

D. Ujkun

3.Nga përralla mësojmë. 1 pikë

A. Mendo vetëm për vete.

B. Kush bën mirë gjen mirë.

C. Duhet të bësh keq në jete.

D. E mira nuk shpërblehet.


4.Lidh me shigjetë fjalitë me personazhet. 2 pikë

Fluturoi e ra buzë një përroi . Bleta

Hipi mbi gjethe dhe shpëtoi. Pëllumbi i egër

5.Plotëso fjalitë me fjalët që duhen nga teksti. 4 pikë

Pëllumbi mori shpejt e shpejt nje gjethe dhe e .......................................

Ai ngriti pushkën të .............................................................

Gjahtari u tremb dhe.................................................................

Pëllumbi e dëgjoi dhe ........................................................................

6.Përcakto gjininë dhe numrin emrave të dhënë në fjali. 2 pikë

Aty pa një bletë që kishte rënë në ujë dhe po mbytej.

Emër ................... , Gjinia .........................., Numri ........................

Emër ................... , Gjinia .........................., Numri ........................

7. Dallo mbiemrin dhe përcakto gjininë dhe numrin. 2 pikë

Pëllumbi i egër fluturoi e ra buzë një përroi të vogël.

Mbiemër ................... , Gjinia .........................., Numri ........................

Mbiemër ................... , Gjinia .........................., Numri ........................

8.Dallo foljet dhe trego kohën e kryerjes së veprimit. 3 pikë

Bleta hipi mbi gjethe. Folje _____________ Koha _______________

Unë do të tregoj përrallën e re. Folje ____________Koha ____________

Pëllumbi fluturon me të shpejtë. Folje ____________Koha ____________


9.Përshkruaj një nga personazhet e përrallës me 3-4 fjali. 3 pikë

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________
Testim tremujori Lënda: Matematikë Fusha: Matematikë

Periudha 2 klasa II Viti shkollor

Emër mbiemër________________________

1. Shëno me V (vërteto) ose G (gabuar) barazimet. 1 pikë

A) 34 + 8 = 44 .........

B) 67 + 9 = 75 .........

C) 79 + 2 + 2 = 83 .........

D) 26 + 4 + 2 = 31 .........

2. Qarko pohimet e vërteta. 1 pikë

A) 5 + 5 + 5 = 5 X 5

B) 4 + 4 + 4 +4 +4 = 4 X 5

C) 12 : 3 = 3 sepse 3 x 3 = 12

D) 14 : 2 = 8 sepse 2 x 8 = 14

3. Qarko pohimin jo të vërtetë. 1 pikë

A) Katër duar kanë gjithsej 20 gishta

B) Tri duar kanë gjithsej 15 gishta

C) Pesë duar kanë gjithsej 20 gishta

D) Dy duar kanë gjithsej 10 gishta

4. Lidh me shigjetë barazimet me rezultatin . 2 pikë

A) Nga numri 20 zbrit 6 dhe ndryshesa del 15

B) Numrit 30 zbriti 15 dhe ndryshesa del 14

C) Nga numri 60 zbrit 30 dhe ndryshesa del 20

D) Numrit 40 zbriti 20 dhe ndryshesa del 30


5. Plotëso pohimet me numrin që duhet. 4 pikë

A) Kam vizatuar 3 rreshta me nga 5 lule rreshti. Sa lule kam vizatuar? ________

B) Makinat lodër i vendosa në 2 grupe me nga 6 makina grupi. Sa makina janë? ________

C) Librat i vendosa në 3 rafte me nga 8 libra rafti. Sa libra janë? ________

D) Lexova 2 ditë nga 9 faqe libri. Sa faqe kam lexuar? ________

6. Lidh me shigjetë vargjet e numrave. 5 pikë

A) 101 102 103 126 127 128 129 130

B) 123 124 125 104 105 106 107 108

C) 144 145 146 187 188 189 190 191

D) 184 185 186 147 148 149 150 151

7. Zbulo dhe plotëso. 2 pikë

34 36 38 ______, _______, _______, _______

25 30 35 ______, _______, _______, _______

8. Vendos shenjën >, <, = për barazimet dhe mosbarazimet e dhëna. 3 pikë

A) 10 + 10 + 10 ....... 10 x 3

B) 25 + 25 ....... 30 + 10

C) 5 x 6 ...... 36 – 4
9. Paraqit të dhenat e tabelës në diagramë me shtylla. 3 pikë

Ngjyrat e pylqyera E kuqe E verdhë E gjelbër

Numri i nxënësve 5 4 6

E kuqe E verdhë E gjelbër

10. Zgjidh problemën. Paraqite me vizatim. 2 pikë

Unë mblodha 40 lule dhe i paketova në buqeta me nga 5 lule. Sa buqeta formova?

Shkallët e vlerësimit 1(AP) 2(ANP) 3(AK) 4(ASHK) 5(ASH)

Pikët 0-6 7-12 13-16 17-20 21-24


Testim tremujori Lënda: Dituri natyre Fusha: Shkencë

Periudha 2 klasa II Viti shkollor

Emër mbiemër________________________

1. Shëno me V (vërteto) ose G (gabuar) barazimet. 1 pikë

A) Sfungjeri është një material që nuk ngjeshet. _______

B) Druri është një material që nuk e ndryshon formën. _______

C) Llastiku është një material që nuk tërhiqet. _______

D) Gjalpi kur shkrin nuk e ndryshon formën. _______

2. Qarko alternativën e vërtetë. 1 pikë

A) Tullumbacen e përdredhim / nuk e përdredhim me duar.

B) Qelqi i ftohtë përkulet/ nuk përkulet me duar.

C) Materialet prej pambuku përdridhen / nuk përdridhen lehtë.

D) Plastelin nuk shtypet/ shtypet me gisht.

3. Qarko materialin elastik. 1 pikë

A) Druri

B) Letra

C) Kauçuku

D) Qelqi

4. Lidh me shigjetë. 2 pikë

A) Disa materiale ndryshojnë kur shkrin parafinën.

B) Kur qiriu digjet flaka e nxehtë nxehen ose ftohen.

C) Kur temperature ulet shumë ai bëhet akull.

D) Nëse ujin e futim në ngrirjen e frigoriferit lëngu bëhet i ngurtë.


5. Plotëso fjalitë me mendimet që duhen: i kripur, kripore, nëntoka, kripa; 4 pikë

Uji i detit është ...........................

Njerëzit e nxjerrin kripën nga deti dhe nga ..................... .

Vendi i nxjerrjes së kripës nga uji i detit quhet............................ .

Nga nxehtësia uji avullon dhe në fund mbetet ........................ .

6. Shkruaj : 4 pikë

Burime drite ________________ ; ______________;

Jo burime drite __________________; ________________

7. Jep mendimin tënd: Pse quhen burime drite? 2 pikë

8. Ç’është një hije? 3 pikë

9. Krijo hijen e objektit të dhënë . Trego si veprove. 3 pikë

Shkallët e vlerësimit 1(AP) 2(ANP) 3(AK) 4(ASHK) 5(ASH)

Pikët 0-5 6-12 13-15 16-18 19-21

You might also like