You are on page 1of 7

Raport publik

Vlerësimi Kombëtar për lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, klasa 3 dhe 5

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

VLERËSIM KOMBËTAR
KLASA V 6 maj 2014, Ora 10.00
Gjuhë Shqipe, Matematikë, Dituri Natyre
Emri __________________ Mbiemri __________________,
Udhëzime për nxënësin
Testi ka 28 pyetje:
- 13 pyetje gjuhë shqipe;
- 9 pyetje matematikë;
- 6 pyetje dituri natyre.

Testi në total ka 50 pikë:


- 20 pikë gjuhë shqipe;
- 20 pikë matematikë;
- 10 pikë dituri natyre.
Koha për zhvillimin e testit është 55 minuta:
- 25 minuta gjuhë shqipe;
- 25 minuta matematikë;
- 5 minuta dituri natyre.

Pyetje
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11
Pikë
Pyetje 12 13
Pikë
Pyetje 14 15 16 17 18 19 20 21 22
Pikë
Pyetje 23 24 25 26 27 28
Pikë

Vlerësues: _____________________ ________


Emër Mbiemër Nënshkrimi
58
Raport publik
Vlerësimi Kombëtar për lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, klasa 3 dhe 5

Gjuhë shqipe
Lexoni pjesën e mëposhtme dhe përgjigjuni pyetjeve në vazhdim.

Shumë kohë më parë, lumi Merrimak rridhte paqësisht përmes kodrave të pyllëzuara.
Shumë kastorë kishin ndërtuar shtëpitë e tyre në këtë lumë ku peshq të shumtë notonin në ujërat e tij të pastra.
Kaq i pastër dhe i mirë ishte uji i lumit, sa nga vende shumë të largëta vinin kafshët për të shuar etjen e tyre.

Në ato kohë të largëta, kafsha më e madhe në vend ishte dreri. Ai qëndronte aq i drejtë sa edhe pema më e
lartë. Kur ecte, toka tundej nën këmbët e tij të rënda.
Një ditë, krijesa gjigante mësoi për lumin me ujëra të kristalta dhe të pastra. “Duhet të shkoj atje,- mendoi, -
dhe ta provoj vetë ujin.”
Kur arriti te lumi, dreri filloi menjëherë të pinte ujë. Iu duk shumë i mire, prandaj filloi të pinte gjithnjë e më
tepër. Shumë shpejt niveli i ujit filloi të binte.

Kjo i nervozoi kastorët. Çfarë do të ndodhte me shtëpitë e tyre? Ata kishin punuar shumë për t’i ndërtuar ato
me baltë dhe shkopinj.
- Na ndihmoni!- iu lutën ata lepujve.
- Ne duhet ta ndalojmë drerin,- i thanë këta të fundit dhelprave.
- Largohu!- i bërtitën kastorët drerit. Por dreri ishte aq i madh sa askush, as edhe ariu nuk mund të përballej
me të.

Ndërkaq, dreri vazhdonte të pinte ujin e lumit. Niveli i lumit vazhdonte të zbriste poshtë e më poshtë sa edhe
peshqit filluan të trembeshin. Në fund të fundit, kastorët mund të shkonin në një shtëpi të re, por çfarë do të
bënin peshqit, nëse lumi thahej?
Ata filluan të luteshin për ndihmë.

Më në fund një krijesë vendosi që ta detyronte drerin të largohej. Ishte një mizë.
- Ti je më e vogla! - bërtitën kafshët. -Si mund ta detyrosh t’i drerin e madh të largohet? Ata qeshën, duke
menduar se kjo ishte një shaka e mizës.
Miza e vogël kishte një plan. Në fillim ajo u ul në njërën prej këmbëve të drerit dhe e pickoi. Dreri me një
lëvizje e flaku atë tutje. Por miza fluturoi në këmbën tjetër dhe këtë herë e pickoi më me forcë. Dreri përplasi
këmbën me zemërim. Miza fluturonte nga një anë e kurrizit të drerit në tjetrën duke e pickuar fort në vende të
ndryshme.

Dreri sa nuk u çmend nga zemërimi. Ai shkundi kokën e tij të madhe, hungëriti, përplasi këmbët dhe hodhi
shkelma. Pastaj vrapoi poshtë e lart lumit, duke u përpjekur të zbulonte se kush po e pickonte. Por ai nuk e
shikonte dot mizën e vogël. Më në fund u largua nga lumi duke vrapuar me sa i hanin këmbët.
Sa krenare ishte miza e vogël! “E shikoni, - u tha ajo kafshëve të tjera, - madhësia ime nuk ka dhe aq vlerë.
Unë nuk isha shumë e madhe apo e fortë për ta luftuar drerin, por isha e zgjuar!”

Kastori- kafshë, lëkura e të cilëve përdoret për çanta, këpucë.

59
Raport publik
Vlerësimi Kombëtar për lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, klasa 3 dhe 5

1. Pse kastorët ishin të nervozuar? 1 pikë

A) Lumi ishte shumë i ftohtë dhe i thellë.


B) Dreri po e pinte të gjithë ujin.
C) Peshqit ishin duke notuar në drejtim të rrymës.
D) Miza ishte duke u mbytur në lumë.

2. Cili është ndryshimi themelor midis mizës dhe kafshëve të tjera? 1 pikë

A) Miza u përpoq të ndihmonte kafshët e tjera.


B) Miza është më e vjetër se kafshët e tjera.
C) Miza nuk e kupton problemin.
D) Miza është më e zgjuar se kafshët e tjera.

3. Cili është kuptimi i kësaj historie? 1 pikë

A) Mizat janë më të vogla se kafshët e tjera.


B) Lumenjtë kërcënohen për shkak të kastorëve.
C) Zgjuarsia është më e rëndësishme se madhësia.
D) Metodat e duhura të ndihmojnë në situata të vështira.

4. Cila nga fjalitë e mëposhtme bën më mirë përmbledhjen e kësaj historie? 1 pikë

A) Një kafshë e vogël e gjen veten në vështirësi.


B) Shumë kafshë bashkohen kundër një armiku të përbashkët.
C) Një kafshë e madhe është vënë në lojë nga një kafshë e vogël
D) Kafshët mësojnë pse dreri është akuzuar.

5. Vendosini një titull të përshtatshëm kësaj historie. 1 pikë

____________________________________

6. Plotësoni: 2 pikë
Autori e ndërton ngjarjen duke vënë përballë drerin që përfaqëson
________________________________ dhe mizën që përfaqëson _________________.

7. Gjeni parashtesën e fjalës përplas. 1 pikë

Përplas: _______________

8. Përcaktoni kohën dhe zgjedhimin e foljes pinte: 2 pikë

Koha ______________ Zgjedhim i ______________

9. Ktheni në numrin shumës grupin emëror: 2 pikë

Ujë i pijshëm __________________

10. Përcaktoni në fjalinë e parë grupin e kryefjalës dhe në fjalinë e dytë grupin foljor: 2 pikë

Miza e vogël kishte një plan. Grupi i kryefjalës: _______________________

Ata filluan të luteshin për ndihmë. Grupi foljor: _______________________

60
Raport publik
Vlerësimi Kombëtar për lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, klasa 3 dhe 5

11. Përcaktoni klasën e fjalës së nënvizuar: 1 pikë

Ata filluan të luteshin për ndihmë.

12. Emërtoni gjymtyrët e nënvizuara: 2 pikë

Mira e vogël kishte një plan. _______________________

Dreri përplasi këmbën me zemërim _______________________

13. Krijoni një tekst duke u mbështetur nga fjalët kyç: lulëzim, lodrojnë,diell, fëmijë, fushë. 3 pikë

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

61
Raport publik
Vlerësimi Kombëtar për lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, klasa 3 dhe 5

Matematikë

14. Shkruaj numërorin: 1 pikë

Katërqind mijë e dyqind e gjashtëmbëdhjetë ______________

15. Kryej veprimet në shtyllë: 4 pikë

41827 40104 1453 6547 : 24


+ 25789 - 6837 . 57

16. Rrumbullakos me afërsi 100 numrin. 1 pikë

2716 = ___________

17. Kryej veprimet në shtyllë: 2 pikë

18,2 + 6,9 – 7,8 =

18. Kryej veprimet: 2 pikë

19. Zgjidh ekuacionin: 2 pikë

9 ∙ x – 14 = 58

62
Raport publik
Vlerësimi Kombëtar për lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, klasa 3 dhe 5

20. Në një trekëndësh dy prej këndeve janë 600 dhe 800 . Gjeni këndin tjetër 1 pikë

21. Një drejtkëndësh e ka gjatësinë 12 m, kurse gjerësinë sa e gjatësisë.


Gjeni perimetrin dhe sipërfaqen e drejtkëndëshit. 3 pikë

22. Një familje e përbërë nga dy prindër dhe dy fëmijë po udhëtonin me autobus për
në Sarandë. Bileta për të rritur kushton 1200 lekë, kurse për fëmijë sa gjysma e
çmimit të biletës së të rriturve. Babai i dha fatorinës një kartëmonedhë 5000 lekëshe.
Sa lekë do t’i kthejë fatorinoja babait? (zgjidh problemin me kërkesa). 4 pikë

63
Raport publik
Vlerësimi Kombëtar për lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë, Dituri natyre, klasa 3 dhe 5

Dituri natyre

23. Në figurën e mëposhtme tregohet: 1 pikë

A) eklipsi i Hënës.
B) eklipsi i Diellit.
C) eklipsi i Tokës.

24. Qeliza bimore ndryshon nga qeliza shtazore sepse përmban: 1 pikë

A) kromozomet.
B) kloroplastet.
C) citoplazmën.

25. Jehonë quhet__________________________________________________________ 1 pikë

26. Emërtoni pjesët e vullkanit. 3 pikë

a) ______________

b) ______________

c) ______________

27. Shkruani dy funksione që kryen rrënja për rritjen e bimëve. 2 pikë

a) ____________________________________________________________________

b) ____________________________________________________________________

28. Shkruani një nga funksionet që kryejnë secila nga këto pjesë përbërëse të qelizës. 2 pikë

a) Membrana qelizore

________________________________________________________________________

b) Bërthama

___________________________________________________________________

64

You might also like