You are on page 1of 13

“VLERËSIMI I ARRITJEVE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT FILLOR” (VANAF)

Gjuhë shqipe
Tabela e specifikimeve të testit

Tabela e Tematika % Nr. i Niveli i Niveli i Niveli i


specifikim pikëve parë 40% dytë 40% tretë 20%
eve për
Gjuhën
shqipe Nr.
1 Të lexuarit 45% 15 8 5 2
2 Të 15% 4 2 2
shkruarit
3 Njohuritë 40% 11 4 5 2
gjuhësore
TOTALI 100% 30 12 12 6
VLERËSIMI I ARRITJEVE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT FILLOR MATEMATIKË
KLASA 5
Tabela e specifikimeve të testit
Blu printi i testit - (tabela e specifikimeve) Shkalla e vështirësisë
Nr. Tematika %e Nr. i N.I. 40% N.II. 40% N. III.
linjës pikëve 20%
1. Numri 57 % 10 4 4 2
2. Matja 19 % 4 2 2
3 Gjeometri 15 % 3 1 1 1
4. Algjebra 2% 1 1
dhe funksioni
5 Statistika 7% 2 1 1
dhe
probabiliteti
TOTALI 100% 20 8 8 4
VLERËSIMI I ARRITJEVE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT FILLOR DITURI
NATYRE KLASA 5
Tabela e specifikimeve të testit
Nr. Tematika Përqindja Pikët për Nivelet
çdo tematikë
Niveli I Niveli II Niveli III
40% 40% 20%
1 Diversiteti 12 % 1 1
2 Ndërveprimet 13 % 1 1
3 Sistemet 38 % 4 2 2
4 Ciklet 3% 2 1 1
5 Energjia 24% 2 1 1

Totali 100 100% 10 4 4 2


VLERËSIM ARRITJESH NË LËNDËN GJUHË SHQIPE KLASA 5

Letër nga fshati

Sokol!

Letrën ta vonova, se të pritnim, por t’i s’paske mundësi që të na vish. Kjo na dëshpëroi, jo vetëm mua me
nënën e me babagjyshin, por edhe shokët. Tani do të tregoj diçka për fshatin tim.

Merr me mend një liqen të bukur, rrethuar me male të larta, të bleruara në dimër e verë me dëllinja e me
pisha. Merr me mend edhe një vargmal, siç është Mali i Thatë, e në këmbë të tij një fushë që shtrihet
tatëpjetë e vjen e puthet me ujërat e liqenit.merr me mend se nga kjo fushë shkëputet një gadishull, që
futet edhe më thellë në liqen. Këtu është fshati ynë. Me të vërtetë natyrën e kemi shumë të bukur dhe të
gjithë miqtë që na vijnë, mbeten gojëhapur.

Ujërat e liqenit na rrethojnë nga të tria anët e ne jemi bërë, si të themi, shokë që në fëmijëri me këto ujëra.
Gjatë verës, kur ishim të vegjël, mundoheshim të bënim not këmbëzbathur e me gjithë rroba! Kushedi sa
herë i kam vajtur nënës në shtëpi si pulë e lagur. Ajo e shkreta më rrëmbente, më shtrëngonte në gji e
shpejt m’i ndërronte rrobat. Një marrëzi të tillë e bëra edhe vjet. E që thua ti, më thërret Pirroja i gëzuar
që të shkonim e të luanim te lëndina e Kosornikut. Ama është një lëndinë e bukur atje, ka edhe dy mana
degëgjerë, për hije, ka edhe flladin e liqenit, e luan tërë ditën në mes të zhegut, dhe të mos djersitesh fare.
E ne aty vajtëm. Na erdhi dhe Vasoja, edhe Gjergji, edhe Todri. Filluam lojën. Po do ti,i jap një shkelm
të fortëe fërr … topi mu në mes të liqenit! Po tani? Mua sa s’më ra pika! S’m’u durua: mbylla sytë dhe u
futa mu në ujë, dhe e di ti? Me gjithë rroba! Topin e shpëtova, por unë u bëra gazi i shokëve.

Ja kështu na gënjen liqeni , të tilla ngatërresa kemi me të. Jo vetëm verës, por edhe dimrit jemi miq me
liqenin, madje edhe sivjet që bën një dimër i fortë, liqenit nuk i jemi ndarë. Na pëlqen shumë edhe kur
është i zemëruar me ato dallgët e shkumëzuara e të tërbuara. E di ç’bëjmë ne? Vemi në zallishte dhe
përpiqemi të gënjejmë dallgët. E si do thuash? Ja kështu:

Kur tërhiqet dallga nga bregu, ne, ashtu siç jemi të mbathur me këpucë, e ndjekim valën në thellësi, kur
fryhet ajo si e zemëruar, ne rendim të largohemi. Por shpeshherë ajo na mund: sesi na gënjen e sakaq me
plluq-plluqna mbushen këpucët me ujë. Ne shkulemi së qeshuri! Edhe më keq; duke dashur që t’i
largohemi sa më shpejt dallgës, pengohemi dhe bëllduf biem në ujë. Dallga na kalon mbi trup dhe na bën
qull. Sivjet mua më qëlloi dy herë një gjë e tillë. Le Pirroja; është e pamundur që të mos shtrihet sa sa
gjatë e gjerë dy herë në çdo lojë!

Por fshati ynë ka edhe bukuri të tjera, për këto do të shkruaj herë pas here. Mos harro edhe ti; dua të më
shkruash më gjatë për fshatin tënd.

Mirupafshim Ylli

1. Kush nga djemtë e shkruan këtë letër? 1 pikë


A. Ylli,
B. Sokoli,
C. Agimi,
D. Ylberi.
2. Fshati e ka emrin: 1 pikë
A. Kallamasi,
B. Kopliku,
C. Kuturman,
D. Konispol.

3. Fshati ishte i bleruar dimër e verë nga: 1 pikë


A. dëllinja e pisha,
B. manaferra e dushqe,
C. thana e mollë,
D. lajthi e arra.
4. Ujërat e liqenit e rrethojnë fshatin: 1 pikë
A. Nga të dy anët,
B. Nga të tria anët,
C. Nga të katërta anët,
D. Nga asnjëra anë.
5. Fëmijët shkonin e luanin tek lëndina e: 1 pikë
A. Kosornikut,
B. Lotëve,
C. Mjellmave,
D. Lurës.
6. Cili nga fëmijët nuk ishte në lojë? 1 pikë
A. Vasoja,
B. Gjergji,
C. Todri,
D. Sokoli.

7. Si i gënjenin fëmijët dallgët kur shkonin në zallishte? Plotëso mendimin e fjalisë. 1 pikë

Kur tërhiqet dallga nga bregu, ne,


______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________ne rendim të largohemi.
8. Çfarë shkruan në hyrje të letrës Ylli? 1 pikë
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

9. Si e mbyll letrën Ylli? 1 pikë


______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________

10. Përcaktoni grupin e kryefjalës dhe të kallëzuesit në fjalinë e dhënë. 1 pikë


Që në fëmijëri ujërat e liqenit janë bërë miq me ne.
Grupi i kryefjalës: ____________________________

Grupi i kallëzuesit:___________________________
11. Përcaktoni llojet e fjalive të dhëna: dëftore, pyetëse, nxitëse, dëshirore. 1 pikë

Eja të tregoj diçka për fshatin tim. ____________


Ujërat e liqenit na rrethojnë nga të tria anët. ____________
A e di ti se ç’bëjmë ne me ujërat e liqenit? ____________
Ah, sikur të ishe edhe tin ë fshat! ____________
12. Krijoni fjali ku kryefjala të shprehet me përemër dëftorë. 1 pikë
____________________________________________________
13. Gjeni trajtën dhe rasën e emrit të vijëzuar në fjali. 1 pikë
Ujërat e liqenit na rrethojnë nga të tria anët.
Trajta: _______________ Rasa: ______________
14. Vendosni pranë emrit të dhënë një mbiemër të nyjshëm dhe një të panyjshëm. 1 pikë
Gjatë verës, ne mundoheshim të bënim not ____________, ______________ .
15. Vendoseni fjalinë në vetën e tretë numri shumës. Bëj ndryshimin e foljes. 1 pikë
Unë u bëra gazi i shokëve. ___________________________________________
16. Gjeni foljen dhe vendoseni atë në kohën e kryer të thjeshtë. Shkruani fjalinë pa ndryshuar vetën.
1 pikë
Në dimrit ne jemi miq me liqenin. _______________________________________________
17. Dalloni foljen në fjali. Përcaktoni kohën dhe vetën. 1 pikë
Topin e shpëtova nga uji i liqenit.
Folja:_______________ Koha:__________ Veta: ________________
18. Dalloni ndajfoljen në fjali. Përcaktoni llojin e tij. 1 pikë
Sivjet liqenit nuk i jemi ndarë.
Ndajfolja:_______________ Lloji: ______________
19. Gjeni temën dhe mbaresën e fjalës së dhënë. 1 pikë
dëshpëroi
Tema: _____________ Mbaresa: ______
20. Gjeni sinonimin dhe antonimin e fjalëve të nënvizuar në fjalitë e dhëna. 1 pikë
Atje luan tërë ditën në mes të zhegut. Mbylla sytë dhe u futa mu në ujë.
Sinonimi i fjalës: të zhegut -- ___________
Antonimi i fjalës: mbylla -- ___________
VLERËSIM ARRITJESH NË LËNDËN GJUHË SHQIPE KLASA 5

Liqeni Ohrit
Një nga dhuratat më të bukura të natyrës në Evropë janë liqeni i Ohrit dhe mjedisi përeth tij. Për t’u
dashuruar me të mjafton vetëm ta shikoni si pushon në largësi, të dëgjoni dallgët e tij dhe të vëzhgoni për
disa çaste ngjyrën e tij pafundësisht të kaltër. Liqeni i Ohrit është i vjetër midis 4 deri 10 milion vjet, dhe
me këtë fakt është liqeni më i vjetër në kontinentin tonë.
Liqeni i Pogradecit (Ohrit), shtrihet në jug-lindje të vendit tonë dhe përfaqëson një pellg ujor me origjinë
tektonike. Ky liqen është një nga liqenet më të bukur në botë dhe më i bukuri i të gjithë liqeneve të
gadishullit të Ballkanit. Në ujët e tij të kulluar mund të shquhen sendet në një thellësi prej rreth 20
metrash. Qartësia e madhe i detyrohet zhvillimit të paktë të mikroorganizmave, përbërjes së fundit të ujit
dhe thellësisë. Nga larg, ujërat e liqenit duken shumëngjyrëshe..
Forma vezake, brigjet e rregullta dhe me dy gadishuj të vegjël (njëri në bregun lindor, gadishulli
shkëmbor i Ohrit dhe tjetri në bregun perendimor, gadishulli i Linit), malet që e rrethojnë (nga perëndimi:
malet e Mokrës, që janë pjesërisht të mbuluara me drurë dhe zbresin ëmbël dhe nga lindja, malet e
zhveshura – Galicica (Maqedoni), Mali i Thatë që bie thikë mbi të, fushat që gjenden në veri, si fusha e
Strugës dhe në jug ajo e Starovës, që lë gjitha këto i japin liqenit një bukuri lë jashtëzakonshme.
Liqeni i Pogradecit ka një gjatësi prej mëse 30 km dhe një gjerësi mesatare prej 10 km. Sipërfaqja e tij
është 367 km’ dhe thellësia më e madhe 286 m,
Në liqen jetojnë më shumë se 200 lloje organizma endemike, dhe disa prej tyre janë të pandryshuara nga
koha terciare. Ato janë katër llojet e sfungjerëve, prej të cilave më i njohur është sfungjeri endemik
rrethor, llojet relike të kërminjve, llojet relike të algave, dhe një nga bimët më specifike është bima
nënujore „hara“. Qyteti dhe liqeni janë mbrojtur si pasuri natyrore dhe kulturore nga UNESKO.
Në fakt, Liqeni i Ohrit është terreni më i madh sportiv në Maqedoni. Është vendi ideal për organizimin e
garave me not. Lundrimi është një nga sportet më të vjetra në këtë liqen.

21. Sa i vjetër është liqeni i Ohrit? 1 pikë


___________________________________________________________________

22. Liqeni i Ohrit shtrihet në: 1 pikë


A. Jug -lindje,
B. Jug -perëndim,
C. Veri-lindje,
D. Veri –perëndim.
23. Rreth sa metrash mund të shquhen sendet në ujërat e liqenit? 1 pikë
A. 10 metra,
B. 20 metra,
C. 30 metra,
D. 40 metra,
24. Qarkoni malin ose fushën që nuk bën pjesë në liqenin e Ohrit: 1 pikë
A. Malet e Mokrës,
B. Mali i Thatë,
C. Fusha Starovës,
D. Fusha e Myzeqesë.
25. Si e kuptoni shprehjen (organizma endemike): 1 pikë
_________________________________________________
26. Pse është marrë në mbrojtje nga UNESKO, kjo pasuri natyrore dhe kulturore ? 1 pikë
_______________________________________
27. Shkruaj një letër shokut ku t’i tregosh për bukuritë e vendlindjes tënde. 4 pikë

VLERËSIM ARRITJESH NË LËNDËN MATEMATIKË KLASA 5

28. Shkruaj me shifra numrin e dhënë me fjalë. 1 pikë


dyqind e tridhjetë e katër mijë e pesëqind e dyzet e katër ………………..

29. Qarkoni alternativën e vërtetë për barazimin e dhënë: 1 - … = 0,7 1 pikë


A. 0,1
B. 0,2
C. 0,3
D. 0,4

30. Shkruani numrat e plotë në rendin rritës. 1 pikë

-2, - 7, 0, -3, -9, 1, -5, 3, -1.

……………………………………………………0…………………………………………………

31. Emërtoni thyesën më të > 1. 1pikë


A. ½
B. ¾
C. 5/5
D. 6/4
32. Ktheni thyesën e parregullt në numër të përzier. 1pikë
21/6 = ………..

33. Zgjidhni situatën. 1 pikë

Dora zgjidhi 3/9 e ushtrimeve ditën e parë dhe 2/9 e ushtrimeve ditën e dytë. A i mbaroi ushtrimet për
dy ditë? ___________ Ç’pjesë i mbeti? __________

34. Përcaktoni këtë raport. 1 pikë

Ani ka 35 libra për fëmijë dhe 18 libra për të rritur. Gjej raportin e librave për fëmijë dhe librave për
të rritur.

raporti __________ si thyesë __________

35. Ktheni përqindjen në thyesë. 1 pikë

75 % = _________

36. Zbrit numrin dhjetorë. 1 pikë

5,9 – 3,86 = __________

37. Gjej vlerën e shprehjes së dhënë. 1 pikë

[ (40 : 2) + (9 x 4 : 6 )]+ 54 : 9 – 2 x 10 + 3 x 6 =

38. Plotësoni në cm 1 pikë

8 cm 9 mm = …………. cm

39. Gjeni vëllimin e trupit gjeometrik. 1 pikë

Një kuboid ka këto përmasa: gjatësinë 6cm, gjerësinë 4cm dhe lartësinë 10 cm.

40. .Njehsoni syprinën dhe perimetrin e drejtëkëndëshit. 2 pikë

4 cm Syprina: _________________________________

9, 3cm Perimetri: _______________________________

41. Vizatoni simetrikun e figurave të dhëna. 1 pikë


42. Plotësoni. 1 pikë
Mira bleu 9 kuti me nga 5 lapsa secila. Çdo laps kushton 8 lekë. Sa lekë kushtojnë të gjitha
lapsat?

43. Plotësoni studimin statistikor 2 pikë

Nxënësit e klasës së pestë bënë një studim për frutat e preferuara të disa nxënësve.

Të dhënat janë paraqitur në tabelën e dendurisë.

Stinët Denduria Paraqit të dhënat në


diagramë me shtylla.
Paraqit të dhënat në
Molla 10
piktogramë me figura.
Dardha 8 = 2 nxënës
Qershia 6
Pjeshka 4
Paraqitje me diagram me shtylla Paraqitja me piktogramë

12 Stinët Nr i nx
11
10 Mollë
9
8 Dardha
7
6 Qershia
5
4 Pjeshka
3
2 = 2 nxënës
1
0 Mollë Dardha Qershia Pjeshka
Interpretoni të dhënat

 Cili është fruti më i preferuar nga shumica e nxënësve?______________


 Cili është fruti më pak i preferuar?______________
 Cili frut është 6 më shumë i pëlqyer se pjeshka? ___________
 Dy fruta pëlqehen nga 14 nxënës. Cilët janë? ______________________
 Tri frutat e pëlqyera japin shumën 18. Cilat janë? _______________________________
44. Plotësoni 1 pikë

Një garë vrapimi filloi në orën 10 : 35. Ajo zgjati 3 orë e 35 minuta. Në cilën orë
përfundoi gara? ……………………………….

45. Kthe masat në g 1pikë


8, 5 kg = …………. g

VLERËSIM ARRITJESH NË LËNDËN DITURI NATYRE KLASA 5

46. Emërtoni pjesët e farës së mbirë. 1pikë

1 _______________

2 _______________________

3 _________________________

4 _________________

47. Duke parë proçeset jetësore të bimës vizatoni ciklin jetësor të saj. 1pikë

mbirja, rritja, pjalmimi, pllenimi, formimi i farës, shpërndarja e farave,

48. Tregoni cila është lënda e tretur dhe cili është tretësi. 1pikë

Hedhim në ujë një lugë me sheqer. Kristalet e sheqerit u tretën në ujë.

Lënda e tretur: ……………………… Tretësi: ……………………….


49. Qarkoni objektet të cilët e pasqyrojnë dritën. 1pikë

dërrasa, muri, uji i turbullt, pasqyra, libri, qelqi, gomë, shishja e ujit pa ngjyrë,

50. Shënoni me vërtetë ose gabuar. 2 pikë

Hija është pjesa e ndriçuar e trupit të patejdukshëm nga burimi i dritës………

Kur trupi ndodhet pranë burimit të dritës, hija e tij në ekran del e zmadhuar………..

Kur trupi ndodhet larg burimit të dritës, hija e tij në ekran del e zvogëluar……….

Në mesditë hija e trupit është e zvogëluar………

51. Plotësoni me një fjalë të vetme. 2 pikë

Toka rrotullohet rreth Diellit sipas një ………………….

Hëna rrotullohet rreth …………..

Sateliti i vetëm i tokës është ……………

Pa praninë e Diellit nuk do të kishte jetë në …………….

52. Jepi përgjigje pyetjes. 1 pikë

Pse na duket sikur dielli ngrihet në lindje dhe ulet në perëndim?

………………………………………………………………………………………………………………

53. Emërtoni planetet e Sistemit tonë Diellor. 1 pikë

………………………………………………………………………………………………………………
VARIANTI 1

ÇELËSI I SAKTËSISË TË USHTRIMEVE SIPAS LËNDËVE

GJUHË SHQIPE 30 PIKË

Ushtrimi 1  1 pikë A
Ushtrimi 2  1 pikë A
Ushtrimi 3  1 pikë A
Ushtrimi 4  1 pikë B
Ushtrimi 5  1 pikë A
Ushtrimi 6  1 pikë D
Ushtrimi 7  1 pikë ne, ashtu siç jemi të mbathur me këpucë, e ndjekim valën në thellësi,
kur fryhet ajo si e zemëruar, ne rendim të largohemi.
Ushtrimi 8  1 pikë Letrën ta vonova, se të pritnim, por t’i s’paske mundësi që të na vish. Kjo na
dëshpëroi, jo vetëm mua me nënën e me babagjyshin, por edhe shokët. Tani do të tregoj diçka për fshatin
tim.
Ushtrimi 9  1 pikë Por fshati ynë ka edhe bukuri të tjera, për këto do të shkruaj herë pas
here. Mos harro edhe ti; dua të më shkruash më gjatë për fshatin tënd.
Ushtrimi 10  1 pikë
Grupi i kryefjalës: ujërat e liqenit
Grupi i kallëzuesit: që në fëmijëri. janë bërë; miq; me ne
Ushtrimi 11  1 pikë nxitëse, dëftore, pyetëse, dëshirore
Ushtrimi 12  1 pikë Ky fshat të mahnit me bukurinë.
Ushtrimi 13  1 pikë Trajta: e shquar Rasa: gjinore
Ushtrimi 14  1 pikë të bukur, mahnitës (janë të lirë)
Ushtrimi 15  1 pikë Ata u bënë gazi i shokëve.
Ushtrimi 16  1 pikë Në dimër ne qemë miq me liqenin.
Ushtrimi 17  1 pikë Folja: shpëtova Koha: e kryer e thjeshtë Veta: e parë
Ushtrimi 18  1 pikë Ndajfolja: sivjet Lloji: kohe
Ushtrimi 19  1 pikë Tema: dëshpëro Mbaresa: i
Ushtrimi 20  1 pikë Sinonimi i fjalës: të zhegut -- të vapës
Antonimi i fjalës: mbylla -- hapa
Ushtrimi 21  1 pikë Liqeni i Ohrit është i vjetër midis 4 deri 10 milion vjet,
Ushtrimi 22  1 pikë A
Ushtrimi 23  1 pikë B
Ushtrimi 24  1 pikë D
Ushtrimi 25  1 pikë Organizma që jetojnë vetëm në atë territor.
Ushtrimi 26  1 pikë Për shkak të bukurisë, pastërtisë dhe shumëllojëshmërisë së gjallesave
endemike që gjenden në liqenin e Ohrit.
Ushtrimi 27  4 pikë
Ideja Shkruan një ngjarje reale apo të trilluar; 1 pikë
Përfshin personazhe (realë apo të trilluar);
Tregon vendin ku ndodh ngjarja.
Organizimi Ngjarja ka një fillim të qartë, vazhdim dhe mbyllje 2 pikë

Stili dhe Përdor si duhet strukturat gramatikore; 1 pikë


saktësia Përdor gjuhën në mënyrë efektive, me fjalor dhe fjali të
gramatikore pasura;
Respekton rregullat e drejtshkrimit.

MATEMATIKË 20 pikë

Ushtrimi 28  1 pikë 234 544


Ushtrimi 29  1 pikë C
Ushtrimi 30  1 pikë -9, - 7, -5, -3, -2, -1, 0 1, 3,
Ushtrimi 31  1 pikë D
Ushtrimi 32  1 pikë 3 3/6
Ushtrimi 33  2 pikë Jo, I mbeti 4/9 e ushtrimeve
Ushtrimi 34  1 pikë raporti 35:18 si thyesë 35/18
Ushtrimi 35  1 pikë 75
/100 =3/4

Ushtrimi 36  1 pikë 2,04


Ushtrimi 37  1 pikë 30
Ushtrimi 38  1 pikë 8,9 cm
Ushtrimi 39  1 pikë 240 cm3
Ushtrimi 40  2 pikë Syprina: 37.2 cm2 Perimetri: 26.6 cm
Ushtrimi 41  1 pikë

Ushtrimi 42  2 pikë
9 x 5 = 45 lapsa
45 x 8 = 360 lekë kushtuan të gjithë lapsat
Ushtrimi 43  1 pikë
Interpretimi i të dhënave
 molla,

pjeshka,

molla

dardha, qershia,

dardha, qershia, pjeshka,
Ushtrimi 44  1 pikë Mbaron në orën 14:10
Ushtrimi45  1 pikë 8500 g

DITURI NATYRE 10 pikë

Ushtrimi 46  1 pikë

1.filizi, 2.lënda ushqyese rezervë, 3.cipa mbrojtëse e farës, 4.rrënja,

Ushtrimi 47  1 pikë

1. mbirja, 2.rritja, 3. pjalmimi, 4. pllenimi, 5. formimi i farës. 6.shpërndarja e farave,

Ushtrimi48  1 pikë Lënda e tretur: sheqeri Tretësi: uji

Ushtrimi 49  1 pikë pasqyra, qelqi, shishja e ujit pa ngjyrë,

Ushtrimi 50  2 pikë G, V, V,V

Ushtrimi 51  2 pikë Orbite, Tokës, Hëna, Tokë

Ushtrimi 52  1 pikë Dielli lind dhe perëndon si pasojë e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të saj
për 24 orë

Ushtrimi 53  1 pikë Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni

You might also like