You are on page 1of 3

Vlerësim përmbledhës tremujori i dytë

Klasa: III
Lënda: Gjuha shqipe 3
Emër/Mbiemër _________________________________________

VLERËSIM NJOHURISH 2

Qershizat

Qershizat u poqën
E po kuqëlojnë,
Poshtë pemës
Fëmijët,
Kokrrat i vështrojnë.

Çuna dhe çupa


Duart lart i zgjasin
Po nuk i arrijnë,
Prandaj zënë thërrasin.

Kokrrat e qershisë
Bëjnë sikur s’dëgjojnë
Degëzat nuk ulen,
Fëmijët t’i provojnë.

O, qershi të kuqe
Mbushur me lëng plot,
Pse qëndroni lart,
sa s’ju zëmë dot?

Po të ishim poshtë
nuk na kishit lënë
dhe ashtu papjekur
do na kishit ngrënë!

Bedri Dedja
1.Qarko përgjigjen e saktë.

a. Pjesa e mësipërme është: a) vjershë b) përrallë c) fabul


(1 pikë)
b. Ajo ka: a) 5 strofa b)12 strofa c) 6 strofa
(1 pikë)
c. Fëmijët vështrojnë kokrat e: a) qershisë b) mollës c) pjeshkës
(1 pikë)
ç. Degëzat e qershisë u ulën: a) në duart e fëmijëve b) në duart e të rriturve c) asnjëra
(1 pikë)
2. Shkruaj një cilësi për qershinë. Ilustroje me vargjet ku tregohet kjo cilësi.
cilësia___________ vargjet lustruese___________________________
(2 pikë)

3. Përcakto e shkruaj në tabelë llojin, gjininë, numrin, trajtën dhe rasën e emrave të
mëposhtëm: (10 pikë)

Emri Lloji Gjinia Numri Trajta Rasa

qershi

fëmijët

4.Gjej mbiemrin, llojin, numrin dhe gjininë e tij në grupin e falëve: kokrra të pjekura
(4 pikë)

Mbiemri Lloji Gjinia Numri

5. Ndërto një fjali duke përdorur një përemer vetor. (1 pikë)

_____________________________________________________________________________

6. Nënvizo foljet në fjalinë: (3 pikë)

Qershizat u poqën,
e po kuqëlojnë,
poshtë pemës,
fëmijët, kokrrat i vështrojnë.

7. Lidh përemrat vetorë me foljet:

Ata mësoni
Ne luajnë

Ju tregojmë

Ti hap
(4 pikë)

8. Përshkruaj personazhin tënd të preferuar: (5 pikë)

Vlerësimi AP ANP AK ASHK ASH


Pikët 0-6 7-13 14-21 22-29 30-33

You might also like