You are on page 1of 3

Test - tremujori i tretë

Klasa: III
Lënda: Gjuha shqipe 3 Grupi A
Emër/Mbiemër _________________________________________

Ditëlindja e Andit
Sot Andi ka ditëlindjen. E megjithatë, është një ditë pak e çuditshme. Babai ka dalë dhe ende nuk
është kthyer. Vëllai dhe motra e vogël duket sikur kanë avulluar.
Vetëm mamaja ishte kujtuar ta uronte. Po të tjerët? Mos kanë harruar vallë? Sigurisht që është e
trishtueshme të të harrojnë kështu! Andi rrinte i menduar. Ai nuk po e humbte shpresën.
Befas mamaja e thirri.
− Eja Andi, ka një surprizë për ty!
Një tortë fantastike e priste në kuzhinë!
Dhe nuk ishte vetëm mamaja: babai, gjyshërit, vëllai dhe motra e vogël, shoku dhe shoqja e tij e
ngushtë po e prisnin.
Mamaja e përqafoi fort Andin.
− Shumë urime, shpirti im! − i pëshpëriti në vesh.
Pastaj nisi të këndonte SHUMË URIME PËR TY. Të gjithë e ndoqën në kor.
− Tani mund t’i shuash qirinjtë dhe të shprehësh një dëshirë, − tha më në fund mamaja.
Andi mbylli sytë dhe u fryu qirinjve me sa frymë që kishte. “Dëshiroj që kjo festë e
mrekullueshme të zgjasë tërë vitin!” mendoi.

Qarko përgjigjen e saktë.

1. Pjesa e mësipërme është: a) tregim, b) përrallë, c) fabul. (1 pikë)

2. Në ditën e ditëlindjes së tij Andi rrinte i menduar sepse:

a) e kish uruar vetëm mami;


b) kishte shumë detyra për të nesërmen;
c) nuk kishte marrë asnjë dhuratë. (1 pikë)

3. Vëllai dhe motra:

a) e kishin harruar ditëlindjen e Andit;


b) po përgatiteshin për surprizën që do t’i bënin Andit;
c) kishin shkuar në teatër.
(1 pikë)
4. Familja dhe shokët:
a) i kishin përgatitur një festë surprizë Andit;
a) i dhuruan një lodër të bukur Andit;
c) i lexuan një përrallë Andit. (1 pikë)

5. Dëshira e Andit ishte:


a) që të udhëtonte me njerëzit e tij të dashur;
b) t’i sillnin sa më shumë dhurata;
c) që festa të zgjaste gjithë vitin. (1 pikë)

6. Rendit fjalitë sipas radhës:

____ Vetëm mamaja e kishte uruar Andin.

____ Familja dhe shokët kishin organizuar një festë surprizë.

_____ Andi u kënaq shumë.

_____ Andi kishte ditëlindjen. (4 pikë)

7. Kujt do të dëshiroje t’i organizoje një festë surprizë? Pse? (2 pikë)

______________________________________________________

8. Shkruaj një mbyllje tjetër për pjesën e mësipërme. (2 pikë)

_____________________________________________________________________

_____________________________________________________________________

9. Lidh përemrat vetorë me foljet:


Ata mësoni
Ne luajnë
Ju tregojmë
Ti hap (4 pikë)
10. Përcakto e shkruaj në tabelë kohën, vetën dhe numrin e foljeve të mëposhtme: (6 pikë)

Folje Koha Veta Numri

Lexoj

Shikonte

11. Nënvizo numërorët në fjalinë:

Një tortë fantastike e priste në kuzhinë! (1 pikë)


12. Gjej një fjalë tjetër me kuptim të ngjashëm për fjalët:
i kënaqur _____________
hap _____________ 2 pikë)
13. Gjej një fjalë tjetër me kuptim të kundërt për fjalët:
ditë __________
e re __________ (2 pikë)
14. Shkruaj me pesë fjali si e festove ditëlindjen e këtij viti.

_____________________________________________________________________________________
(5 pikë)

Vlerësimi AP ANP AK ASHK ASH


Pikët 0-8 9-17 18-21 22-29 30-33

You might also like