You are on page 1of 9

Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 6”

GJUHË SHQIPE

Klasa VI

Testi nr. 1 (tremujori i parë)

Emri i nxënësit:__________________________________ Koha: 45 minuta

Grupi A

I. Kërkesa për të kuptuarit e pjesës

Lexoni tekstin e mposhtëm dhe përgjigjuni kërkesave që vijojnë.

Fshatari dhe djemtë e tij

Na ishte seç na ishte. Na ishte një herë një fshatar i varfër. Ai kishte tre djem. Djemve nuk
u pëlqente që të punonin arën si babai. Ata loznin gjithë ditët.
Babai vuante shumë që djemtë e tij nuk e donin punën. Një ditë prej ditësh ai u sëmur rëndë.
Kur i erdhi koha për të ikur nga kjo botë, i thirri pranë djemtë e tij.
– Fëmijët e mi, unë tanimë po shkoj prej kësaj bote, e ju do të jeni të lumtur e të pasur, në
qoftë se gjeni atë që është e fshehur në vreshtin tonë. Punojeni arën, bijtë e mi, se do ta gjeni.
Djemtë e tij menduan se diku atje në arë do të jetë futur thesari, prandaj, pas vdekjes së të
atit, rrëmihën tërë tokën rreth trungjeve të hardhive, por thesarin nuk e gjetën.
Mirëpo vreshta e punuar mirë, u solli atë vit fryt të mirë e të bollshëm. Kur
panë begatinë që u solli puna, ata e kuptuan porosinë e atit të tyre.

Rrethoni alternativën e saktë.

1. Ky tekst është:
1 pikë
a. fabul b. përrallë c. legjendë ç. tregim

2. Babai ishte i mërzitur, sepse:

1 pikë
a. djemtë luanin gjithë ditën
b. djemtë nuk e donin të atin
c. djemtë nuk jetonin në kurriz të tij
d. djemtë nuk e donin punën

3. Kuptimi i fjalës rrëmih në fjalinë “Fëmijët e tij e rrëmihën tërë tokën rreth trungjeve të hardhive, por
thesarin nuk e gjetën” është:
1 pikë

a. ngacmoj b. bluaj c. punoj ç. prish

140
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 6”

4. Shkruani, duke gjetur fjalët në tekst, se cili ishte thesari i fshehur në arën e plakut.
2 pikë
.............................................................................................................
.............................................................................................................

5. Shkruani me një fjalë të urtë mesazhin e pjesës.

1 pikë

.............................................................................................................

Ndani në paragrafë pjesën dhe vendosni para çdo paragrafi një numër. Shkruani tek elementet
e strukturës numrin përkatës.
2 pikë
Hyrje paragrafi ..............
Zhvillim paragrafi ..............
Mbyllje paragrafi ..............

7. Përshkruani me fjalët tuaja, me dy-tri fjali, figurën e plakut duke dhënë cilësitë e tij.
2 pikë

.......................................................................................................................................

8. Gjeni në tekst dhe shkruani si ishin dhe si ndryshuan djemtë.

2 pikë
.......................................................................................................................................
.......................................................................................................................................
.......................................................................................................................................

9. Shprehni mendimin tuaj për djemtë.

10. Bëni një përmbledhje të pjesës me 4 fjali.

141
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 6”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

Rrethoni alternativën e saktë. cila fjalë, sipas ndërtimit (e parme dhe jo të parme), gabim në
grupin e mëposhtëm është futur: 1 pikë

djegie, gjetje, djemve, blerje,

2. Shkruani në tabelë përbërësit e fjalës pafundësia. 1 pikë

tema mbaresa parashtesa prapashtesa rrënja

3. Krijoni një fushë leksikore me jo më pak se pesë fjalë që ka si fjalë të përgjithshme: 1 pikë

vegla bujqësore ................................ .................................... ................................ ......................

................................ .................................... ................................ ......................

4. Qarkoni fjalën që është vendosur gabim në familjen e mëposhtme të fjalëve.

afër 1 pikë

afroj afrim afërsi

i afruar përafërsi afërsisht

paafruar

Lidhni fjalët e mëposhtme me klasën së cilës i përkasin. (Çdo përgjigje të sakta 1 pikë)
8 pikë

tokë parafjalë
mirëpo përemër
e tyre mbiemër
loznin pjesëz
atje folje
nuk ndajfolje
në lidhëz
të bollshëm emër

6. Nënvizoni në fjalinë e mëposhtme emrin e gjinisë asnjanëse. 1 pikë

Thesari i vërtetë krijohet nga të punuarit e tokës.

7. Rrethoni rasën e emrit djemve në fjalinë “Djemve nuk u pëlqente që të punonin” 1 pikë

a. emërore b. gjinore c. dhanore ç. kallëzore d. rrjedhore

142
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 6”

8. Ktheni grupin e mëposhtëm në numrin shumës duke ruajtur rasën. 1 pikë

fshatarit të mençur – ...................................

9. Nënvizoni përemrin vetor në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë

Një ditë prej ditësh ai u sëmur rëndë.

10 Rrethoni. Përemri vetor ata në fjalinë Kur po vdiste, i thirri pranë ata... është në rasën: 1 pikë

a. emërore b. gjinore c. dhanore ç. kallëzore d. rrjedhore

11. a. Nënvizoni trajtën e shkurtër në fjalinë: 1 pikë

Djemve nuk u pëlqente që të punonin arën....

b. Shkruani vetën, numrin dhe rasën e trajtës së shkurtër që gjetët më lart. 3 pikë

veta ................. numri ................. rasa .................

12. Gjeni foljen në mënyrën dëftore dhe shkruani kohën e saj. 2 pikë

Punojeni arën bijtë e mi, se do ta gjeni thesarin.

Folja ............................ , koha .....................................

13. Formoni një fjali ku të shprehni një dëshirë me folje në mënyrën lidhore. 1 pikë

.....................................................................................................................................

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0- 9 10 - 14 15 - 19 20 - 24 25 - 29 30 - 33 34 -37

143
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 6”

Testi nr. 2 (tremujori i parë)

Emri i nxënësit: __________________________________ Koha: 45 minuta

Grupi B

I. Kërkesa për të kuptuarit e pjesës

Lexoni tekstin e mposhtëm dhe përgjigjuni kërkesave që vijojnë.

Tri gjërat e thjeshta të plakut

Një plak i moçëm, që jetoi njëqind vjet, para se të vdiste, thirri djemtë dhe u tha:
– Bijtë e mi, njeriu është mysafir në këtë botë. Prandaj, po jua lë me gojë që, kur të bujtni në shtëpinë
e tjetrit për mik, mbani me vete tri gjëra të thjeshta: një metër, një gur kandari dhe një gjilpërë.
– Përse një metër, baba?! - foli djali i parë, ose gishti i madh i dorës, siç e quante plaku, pasi qe më i
madhi në moshë se vëllezërit dhe donte vend të veçantë në qoshen e vatrës. Plaku i hodhi një
vështrim të zgjuar.
– Që të matësh vendin, kur rri mes të tjerëve, biri im.
– Përse një gur kandari, baba?! – foli djali i dytë, ose gishti i gjatë i dorës, siç i thoshte i ati, pasi qe më
i gjati në familje dhe bënte punët më të rënda.
Plaku i hodhi një vështrim të matur.
– Ta peshosh fjalën tënde para se ta thuash, biri im.
– Përse një gjilpërë, baba?! – foli djali i tretë, ose gishti i vogël i dorës, siç e quante babai, pasi qe më i
vogli në moshë dhe trajtohej gjithkund “pas të tjerëve”.
Plaku i hodhi një vështrim të mençur.
– Para se të thumbosh tjetrin me fjalë, ta provosh në veten tënde më parë, në të dhemb apo të djeg,
biri im.
Dhe, për të fundit herë, plaku foli gjuhën e mëmës:
– Dhe tani, bijtë e mi, trupin tim ia fal tokës dhe mendjen time jua lë juve...

Rrethoni alternativën e saktë.

1. Ky tekst është:
1 pikë
a. fabul b. përrallë c. legjendë ç. tregim

Plaku vdiq kur ishte:

1 pikë
a. 100 vjeç
b. Në një moshë të papërcaktuar
c. 101 vjeç
d. 99 vjeç

144
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 6”

Kuptimi i fjalës bujtni në fjalinë “Kur të bujtni në shtëpinë e tjetrit për mik,
mbani me vete tri gjëra të thjeshta... është: 1 pikë

qëndroni
jeni mysafir
punoni
flisni

4. Shkruani, mesazhin që del nga fjalët e fundit që tha plaku. 2 pikë

.............................................................................................................
.............................................................................................................

5. Gjeni në pjesën e mësipërme një përdorim të figurshëm të mbiemrit. 1 pikë

Mbiemri ..........................................

6. Ndani pjesën në paragrafë dhe vendosni para çdo paragrafi një numër.
Shkruani tek elementet e strukturës numrin përkatës. 2 pikë

Hyrje paragrafi ..............

Zhvillim paragrafi ..............
Mbyllje paragrafi ..............

7. Shkruani pjesë nga teksti ku dalin cilësitë e plakut dhe nënvizojini ato. 2 pikë

...................................................................................................................................

8. Jepni tri emërtimet e plakut për djemtë e tij, shoqëruar me arsyen. 3 pikë

9. Shkruani tri gjërat e thjeshta që djemtë duhet t’i merrnin me vete kur shkonin
me bujt, dhe arsyen pse i drejtohej në mënyrë të veçantë secilit djalë. 3 pikë

...................................................................................................................................
...................................................................................................................................
...................................................................................................................................
...................................................................................................................................
...................................................................................................................................
...................................................................................................................................

10. Formuloni tri mesazhe ku të përmblidhni tri këshillat e plakut. 3 pikë

145
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 6”

PYETJE RRETH SISTEMIT GJUHËSOR

1. Nënvizoni fjalën që, sipas formimit (e parme apo e prejardhur), është futur gabim
në grupin e mëposhtëm: 1 pikë
qirinjtë, djemve, vëllezërit, thumbosh

2. Gjeni përbërësit e fjalës përkujdesjen dhe shkruajini në tabelë. 1 pikë

tema mbaresa parashtesa prapashtesa rrënja

3. Krijoni, me jo më pak se pesë fjalë, një fushë leksikore të ushqimeve: 1 pikë

ushqime................................ ................................ ................................

...............................
................................ ................................

4. Rrethoni fjalën që është vendosur gabim në familjen e fjalëve të mëposhtme.

1 pikë
larg

largoj lar gim largësi largesë

i larguar

i palarguar

5. Lidhni fjalët e mëposhtme me klasën së cilës i përkasin. 8 pikë

këshillë mbiemër
por përemër
im parafjalë
pesho numëror
aty folje
i dytë ndajfolje
prej lidhëz
të zgjuar emër

6. Nënvizoni emrin në gjininë asnjanëse në fjalinë e mëposhtme. 1 pikë

Të peshuarit e fjalës është virtyt i njerëzve të zgjuar.

7. Në fjalinë Plaku i hodhi një vështrim të matur... emri vështrim është në rasën: 1 pikë

a. emërore b. gjinore c. dhanore ç. kallëzore d. rrjedhore

8. Shkruani grupin e mëposhtëm në numrin shumës në të njëjtën rasën. 1 pikë

plakun e zgjuar – ...................................

146
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 6”

9. Gjeni përemrin vetor në fjalinë e mëposhtme:

1 pikë
Plaku i hodhi atij një vështrim të mençur

10. Nënvizoni rasën e përemrit vetor juve në fjalinë: 1 pikë

- Dhe tani, bijtë e mi, trupin tim ia fal tokës dhe mendjen time jua lë juve...

a. emërore b. gjinore c. dhanore ç. kallëzore d. rrjedhore

11. Nënvizoni trajtën e shkurtër në fjalinë Plaku i hodhi një vështrim të zgjuar. 1 pikë

12. Shkruani vetën, numrin dhe rasën e trajtës së shkurtër që gjetët më lart. 3 pikë

veta ................. numri ................. rasa .................

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0- 9 10 - 14 15 - 19 20 - 24 25 - 29 30 - 33 34 -37

147
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 6”

PËRGJIGJET E TESTIT NR. I Grupi A

Pjesa letrare

Begatia e tokës, prodhimet, mirëqenia që ajo të siguron etj.

Puna është flori. Pranohet dhe ndonjë përgjigje tjetër, por që jep idenë e pjesës dhe me fjalë të urtë.

SISTEMI GJUHËSOR

1. Djemve
2. Pafundësi – tema, a – mbaresa, fund – rrënja, -(ë)si – prapashtesa
Merret pika për përgjigje të plotë.
Afrim.
5. Për çdo lidhje të saktë 1 pikë. (8 pikë)

tokë emër
mirëpo lidhëz
e tyre përemër
loznin folje
atje ndajfolje
nuk pjesëz
në parafjalë
i hareshëm mbiemër

Të punuarit
C – dhanore
Fshatarëve të mençur
Ai
Ç- kallëzore
A. uB. v III, nr shumës, rasa dhanore
do ta gjeni – e ardhme
1 pikë nëse fjalia është e saktë dhe nga ana kuptimore dhe nga ana gramatikore.

148

You might also like