You are on page 1of 5

Veglat e muzikes popullore 

Shqiptare

Çiftelia 

Eshte vegel muzikore popullore me dy tela, qe i bie me


pende. Ka tri pjese: kupa, kapaku dhe bishti, madhesite dhe trajtat ndryshojne sipas
krahinave. Tipi kryesor i ciftelise eshte me dy tela, ka edhe nentipa me tre dhe kater tela
(1+2, 2+1, 2+2). Bishti eshte i ndare ne 11 deri 13 perde. Zakonisht akordohet ne kuart,
perdoret gjithashtu edhe ne sekonde, lart dhe poshte, kuinte, unison dhe septim. Penda
zakonisht nxirret nga lekura e trungut te qeshise. Loja perqendrohet ne telin e pare, teli i
dyte perdoret si mbeshtjetje ritmike harmonike ne trajten e isos. Ka edhe raste qe teli i
dyte i ciftelise perdoret per kalimet e veshtira melodike. Ciftelia eshte perdorur
tradicionalisht kryesisht ne Kosove, krahinat e Veriut, Veri-Lindjes, por zbret deri ne
krahinat e Shqiperise se Mesme dhe pjeserisht ne disa krahina te Jug-Lindjes se
Shqiperise. 

Sharkia

 Vegel muzikore popullore zakonisht me pese tela (2+1+2). Ka kasen te punuar nga nje
cope e vetme druri dhe bishtin e gjate me 14 perde. Tingujt e sharkise jane te thelle dhe
kumbues. Me sharkine shoqerohen nje pjese e mire e kengeve lirike dhe epike, te
kenduara nga burrat, si dhe valle te ndryshme popullore. Shquhet si nje nder veglat me
komplekse, perdoret e vetme ose ne formacionet orkestrale si vegel kryesore. Loja
perqendrohet kryesisht mbi telin e pare, dy te tjeret mbajne iso. Ne hyrjet dhe fundet e
frazave perfshihet edhe teli i trete, duke i dhene tonin nenbazal. Sharkia bashkohet me
vegla te tjera zakonisht me cifteline, fyellin, dajren.

Sharkia eshte e perhapur ne Tropoje, Kukes, Diber,


ndersa treva kryesore e saj eshte Gjakova me rrethet.

Cylja Dyjare  

Vegel muzikore popullore e perbere


nga dy tyta te gdhendura ne nje cope te vetme druri (arre, panje, bushi, etj) me trajten e
shkronjes “A”. Eshte nje zhvillim i metejshem i fyellit te zakonshem me sqep dhe tingujt
i nxjerr njesoj si ai duke i fryre, quhet ndryshe edhe fyell i dyfishte. Shkon nga 25 cm
deri ne 55 cm. Eshte vegel polifonike: tyta e dores se djathte ka 4 vrima siper dhe prapa
1, ndersa tyta tjeter ka vetem 3 vrima paralele me te tytes tjeter. E para perdoret per te
luajtur melodine, ndersa tjetra kontramelodine. Perdoret kryesisht nga barinjte ne
Kurveleshin e Siperm dhe te Poshtem, ne Radhime (Vlore), Kardhiq (Girokaster).
Zbulimet arkeologjike ne territorin e Ilirise se Jugut japin te dhena per ekzistencen e saj
qe ne shekullin e V-VI para eres sone.

 Lahuta

 Eshte nje vegel popullore me hark. Trupi i


lahutes behet nga nje cope e vetme druri (panje, arre, etj). Kasa ka trajt gjysem sferike.
Harku i lahutes behet zakonisht nga druri i thanes. Timbri i lahutes eshte hundor dhe
pershtatet shume mire me permbajtjen e kengeve epike. Lahuta eshte e perhapur ne
Malesine e Madhe, Dukagjin, ne Malesine e Gjakoves etj. Ndeshet edhe ne krahinat
poshte Drinit si ne Puke, Diber, Mat dhe aty ketu ne disa fshatra te Shqiperise se
Mesme. 
Fyelli Vegel muzikore popullore me fryme e perhapur ne te gjitha krahinat, e njohur

sidomos si vegla e barinjeve. Madhesia e fyellit ndryshon


sipas llojeve, nga 18 cm (fyelli i shkurter) deri 90 cm (kavalli) Fyelli ndertohet prej
drurit te bushit, te panjes, te arres, por edhe nga gypa metalike, sidomos prej tunxhi e
bronzi. Fyelli perdoret kryesisht nga burrat. Repertori i fyelltareve perbehet nga motive
te mirenjohura kengesh e vallesh etj. Tingujt e fyellit kombinohen bukur me te
kemboreve dhe te zileve te bagetive gjate kullotes. Shpesh bashkohen dy fyej, njeri prej
tyre luan melodine dhe tjetri mban iso. 

Gajdja 

Është një instrument muzikor që përbëhet nga


shakulli prej lëkure bagëtie të vogël, buçalla e isos dhe pipa e notave. Gajdja tek
shqiptarët është e lidhur ngushtë me kultin e blegtorisë. Për këtë arsye, repertori i
gajdes përkon ngushtë me këtë sferë të jetës shqiptare. Që në kohët e vjetra ilirët
këndonin këngë lufte të shoqëruara me fyej e gajde. Sot, gjeografikisht gajdja gjendet e
përhapur në Shqipërinë e Jugut, në rrethet e Beratit, Kuçovës, Pogradecit, Gramshit,
Devollit, Korçës, Librazhdit etj. Përdoret si vegël solistike në pjesë të ndryshme,
kryesisht kaba, por edhe si vegël shoqëruese në ansamble me vegla popullore kryesisht
në funksion të melodisë dhe veçanërisht të iso-pedalit.

You might also like