You are on page 1of 2

Diktim klasa 9

Fillimisht diktojmë tekstin e mëposhtëm dhe më pas nxënësit plotësojnë ushtrimet e dhëna. 3 pikë
(mësuesi ul një pikë për përsëritje gabimesh) Historia e arsimit shqip është sa e lashtë, po aq edhe
krenare, me gjithë vështirësitë dhe sakrificat e zhvillimit të saj. Themi e lashtë për faktin se shqiptarët
nuk pushuan së punuari për të zhvilluar arsimin shqip në trojet etnike shqiptare. Kështu, historia e
arsimit shqip është e mbushur me ngjarje lavdie, krenarie, deri në sakrifica sublime që bënë mësuesit e
popullit. Ata duke ditur thënien e njohur se “arsimi është arma kryesore e çdo populli” dhanë çdo gjë
për çështjen e arsimit shqip. Në marrëveshjen e arritur në Vjenë, më 21-22 prill 1941, ndërmjet Berlinit
dhe Romës, të përfaqësuar nga ministri i Jashtëm gjerman dhe ministrit i Jashtëm i Italisë Libër mësuesi
për tekstin “Gjuha Shqipe 9” 109 ishte përcaktuar harta e re politike e Ballkanit. Harta mbështetej në
parimet e ndarjes së zonave të influencës midis Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë. Pushtuesi njohu të
drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe dhe të zhvillimit të arsimit e të shkollave shqipe. Këto masa do të
ndikonin në forcimin e lidhjeve, të unitetit e të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.. Gjatë viteve 1941-
1944 arsimi në Kosovë punonte në bazë të ligjeve dhe rregullave arsimore të Ministrisë së Arsimit të
Shqipërisë, të cilën e udhëheq fillimisht Ernest Koliqi. Kjo ministri përcaktoi detyrat e Drejtorisë së
Arsimit, të inspektorëve të arsimit dhe komisioneve shkollore. Po ashtu kjo ministri merrej edhe me
studimin e programeve mësimore, teksteve shkollore, si dhe me nevojat e tjera që mund të dilnin gjatë
punës. Komisionet shkollore krijoheshin pranë çdo komune dhe përbëheshin nga kryetari i komunës,
drejtori apo kryesuesi i shkollës, si dhe nga mësues e përfaqësues të prindërve. i komunës, drejtori apo
kryesuesi i shkollës, si dhe nga mësues e përfaqësues të prindërve.

Ushtrime plotësuese

Ushtrimi 1

Gjeni format e gabuara të përdorimit të apostrofit dhe jepni formën e saktë. 5 pikë

do t’i them

do tu thuash;

të mia numërosh një nga një;

ma dha librin

do t’ia njoftoj

duam tju nderojmë

të mos mua prishni qejfin

su pëlqen

t’ua kujtojmë

Ushtrimi 2

Gjeni fjalët e shkruara gabim. 6 pikë


braziljan, financiar, antibiotik, ambicjoz, violinë, digjital, Vjenë, akuarjum, Diana, koordinatë, alkol,
censurë,

çertifikatë, proçedurë, motoçikletë,

Ushtrimi 3.

Plotësoni fjalët. 10 pikë

K_ _perativë, leu_emi, publi_istikë, akuar_um, ob_ektiv, kolon_al, kolon_alizëm, bank_er, mil_on,


in_inieri.

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0- 6 7-8 9-10 11-15 16-20 21-22 23-24

You might also like