You are on page 1of 13

BSHE Buletin Shkencor 2016

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”


Ma.Bul.
Irida
Shk., HOTI
Ser.Shk. Did. 2016

Dr. Irida HOTI


Departamenti i Gjuhësisë

Abstract

PEDAGOGICAL AND SCIENTIFIC TERMINOLOGY TO


HELP THE ALBANIAN LANGUAGE TEACHING

Knowing and using the right terminology in the teaching process


has a great importance for the teacher’s professional development.
The teachers must not only know this terminology, but also apply it in
their teaching process. Apart the scientific and pedagogical terminology,
the teachers nowdays are facing also educational technology which refers
to a lot of technology terms they must know and use in their everyday
teaching.
In this paper are explained 50 terms for the language teachers, to
help them understand, know the right definition and use them properly in
their teaching/learning process.

TERMINOLOGJI PEDAGOGJIKO-SHKENCORE NË
NDIHMË TË MËSIMDHËNIES SË GJUHËS SHQIPE

Njohja dhe përdorimi i saktë i terminologjisë në fushën e


mësimdhënies, luan rol parësor në formimin e një mësuesi. Historia e
zhvillimit të terminologjisë shqipe tregon se puna për ndërtimin,
sistemimin, shqipërimin dhe standardizimin e leksikut të saj ka kaluar
nëpër rrugën didaktike nga format më të ulëta në format më të larta. Ajo
është përqendruar kryesisht në termat bazë, të cilët kanë shërbyer si
truall edhe për leksikun më special të saj. “Termi identifikohet si njësia
leksikore që shpreh një koncept special, pra, si njësi leksikore speciale
jashtë çdo konteksti, megjithatë ka një rreth pak a shumë kufizues, i cili

7
BSHE Buletin Shkencor 2016

veçohet së bashku me termin dhe shërben kështu si bazë, si fond për


dallimin e termit nga njësitë e tjetra të leksikut, sidomos kur e njëjta
shenjë përdoret në disa fusha të ndryshme konceptore.” 1

Terminologjia shkencore dhe ajo pedagogjike

Terminologjia shkencore është ajo terminologji e cila fitohet gjatë


viteve të universitetit, ndërsa ajo pedagogjike fitohet dhe pasurohet gjatë
përvojës mësimdhënëse. Mësuesit sot ndeshen me terminologji të
shumtë, të cilën duhet jo vetëm ta njohin, por edhe ta aplikojnë në orët
mësimore.

Terminologji
Terminologji

shkencore
shkencore pedagogjike
pedagogjike

Aplikimi
Aplikimi ii Terminologjisë
Terminologjisë

Terminologjisë shkencore dhe asaj pedagogjike, tashmë po i shtohet edhe


ajo e fushës së teknologjisë arsimore. “Teknologjia arsimore, i referohet
përdorimit të pajisjeve, si: film, shirit filmi dhe mjete të ngjashme audio-
vizive në arsim, të cilat ndihmojnë në forcimin e aspektit edukativ dhe
përshtatjen e udhëzimeve.”2

TERMA PËR MËSUESIT E GJUHËS3

1. Aftësi e mësimnxënies - Veçori e personalitetit, ku janë të pranishme


ndryshimet individuale në suksesin e mësimnxënies lidhur me detyra dhe
dimensione të ndryshme të saj, siç janë: shpejtësia, vëllimi dhe cilësia e
mësimnxënies.4
1
Agron, Duro, Termi dhe fjala në Gjuhën shqipe , Tiranë, 2009, f 33.
2
Maqbool Ahmad, Comprehensive Dictionary of Education, 2008, f.175.
3
Termat janë renditur në rend alfabetik.
4
Kozma Grillo, Fjalor edukimi, Tiranë, 2002, f.10.
8
BSHE Buletin Shkencor 2016

2. Aftësi profesionale - Aftësi, të cilat fitohen përmes kualifikimeve


profesionale për të ushtruar një profesion të veçantë.5

3. Aktivitete jashtëshkollore / ekstrakurrikulare - Aktivitete të


strukturuara mësimore që ndodhin jashtë kontekstit të lëndëve dhe
fushave mësimore formale.6

4. Album mësimor - Mjet mësimor, që përmbledh fotografi, portrete,


skica, tablo, diagrama, harta, vizatime etj., që shërbejnë për konkretizimin
e mësimit. Albumet mësimore janë tematike ose sipas lëndës. 7

5. Aparati pedagogjik i tekstit mësimor - Është pjesë përbërëse e çdo


njësie mësimore në tekstet e arsimit parauniversitar. Përbëhet nga mënyra
e paraqitjes të informacionit shkencor që u jepet nxënësve, fjalorthi i
termave të panjohur për ata, nënvizimet, pyetjet për sqarimin dhe
përforcimin e koncepteve të reja, ilustrimet, ushtrimet, detyrat për t’u
zgjidhur në klasë ose në shtëpi, mënyra e faqosjes së informacionit etj.8
6. Banka e gjuhës / ligjërimit shkollor - Është një mënyrë për të
organizuar, shfaqur dhe vlerësuar termat që përdoren në klasë.9

7. Banka e pyetjeve - Tërësi pyetjesh të formateve të ndryshme, nga të


cilat mësuesi mund të përzgjedhë për të ndërtuar një test.10

8. Braktisja e fshehtë - Nuk lidhet me fenomenin kur nxënësit nuk


ndjekin shkollën ose e braktisin, por për mësuesit që braktisin nxënës
brenda në klasë.11

5
Nehal Ashraf, Dictionary of primary education, 2004, f.21.
6
MASHT, Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës -
Fjalorth, Kosovë, 2011, f. 65.
7
Shefik Osmani, Fjalor i pedagogjisë, Tiranë, 1983, f.27.
8
Kozma Grillo, Fjalor edukimi, Tiranë, 2002, f.23.
9
Jeff Zwiers, Zhvillimi i shprehive të të menduarit, Tiranë, 2005, f.33.
10
Brikena Zogaj, Ira Metani, Mimoza Gjokutaj, Rodika Goci, Yllka Spahiu, Si të
hartojmë një test, - Fjalorth, Tiranë, 2002, f.153.
11
Stavri Llambiri, Robert Gjedia, Mexhit Hajdari, Raport vlerësimi i brendshëm i nivelit
të përshkallëzimit të përqasjes së ‘braktisjes së fshehtë’ në Shqipëri dhe rekomandime
për të ardhmen, UNICEF, Tiranë, 2012.
9
BSHE Buletin Shkencor 2016

9. Detyrë autentike - Detyrë e kryer nga vetë personi me materiale që i


disponon vetëm ai dhe që i ka përdorur me origjinalitet për arritjen e një
synimi të caktuar.12

10. Detyrë mësimore - Formë e punës së pavarur mësimore, që kryhet


nga nxënësi sipas udhëzimeve të mësuesit. Detyra mësimore është pjesë e
pandarë e procesit mësimor – edukativ, mjet i rëndësishëm për
aktivizimin e nxënësve në përvetësimin dhe përforcimin e plotë të
materialit mësimor, në përpunimin e shkathtësive e shprehive, në
zbatimin e njohurive teorike e praktike, në parapërgatitjen e temës së re,
në zgjerimin e njohurive për probleme të veçanta.13

11. Diapozitiv - Fletë kalk në të cilën mësuesi mund të shkruajë dhe të


cilën mund ta përdorë në projektor.14

12. Diskutimet me tematikë të caktuar - Përmes tyre nxënësi, në


mënyrë sa më origjinale, e përvetëson fjalorin e një fushe të caktuar, që
lidhet me veprimtarinë dhe përjetimet e tij të përditshme. 15

13. Diskutimet oratorike - Janë rrëfime monologjike të formës gojore të


stilit publicistik. Në këto lloj rrëfimesh një rol të madh luajnë mjetet e
planit emocionues-shprehës, sepse detyra kryesore është të ndikojnë jo
vetëm mbi mendjen, por edhe mbi vullnetin dhe ndjenjat e dëgjuesve. 16

14. Diskutimet online - Janë forume elektronike ku mësuesit dhe


nxënësit diskutojnë për çështje të ndryshme arsimore. Diskutimet online
janë komponent i zakonshëm i blog-eve dhe websiteve të mësuesve.17

15. Fushë kurrikulare - Kategori e gjerë mësimore që grupon lëndët që


kanë qëllime dhe detyra të përbashkëta për mësimin e dijes, shkathtësive,
12
Ramesh Shukla, Dictionary of education, 2005, f.19.
13
Shefik Osmani, Fjalor i pedagogjisë, Tiranë, 1983, f.133-134.
14
Aljula Jubani, Irida Hoti, Mimoza Gjokutaj, Mësimdhënia e gjuhës shqipe përmes
veprimtarive krijuese dhe ndërvepruese - Fjalorth, Tiranë, 2013, f.240.
15
Mimoza Gjokutaj, Didaktika e gjuhës shqipe, Tiranë, 2012, f.114.
16
Po aty, f.126.
17
IZHA, Të nxënit me situata, konstruktivizmi dhe teknologjia, Tiranë, 2015, f.11.
10
BSHE Buletin Shkencor 2016

vlerave dhe qëndrimeve. Bashkimi i lëndëve në një fushë të caktuar


mësimore merr parasysh kontributin e tyre specifik në zhvillimin e
nxënësve, në pajtim me qëllimet e përgjithshme e të veçanta të procesit
mësimor në shkolla. Ai po ashtu merr parasysh mundësinë për qasjet
multi dhe ndërdisiplinare e gjithashtu edhe realizimin e qëllimeve
ndërkurrikulare. 18

16 Integrim kurrikular - Proces i ndërthurjes së përmbajtjeve mësimore


dhe metodave, me qëllim që të sigurohet të nxënit sistemik dhe tërësor. 19

17. Materiale autentike - Materiale të krijuara për qëllime të ndryshme,


që mësuesi i kthen dhe i jep vlera edukative, didaktike dhe mësimore,
duke i kaluar nga një fushë përdorimi në tjetrën (në fushën e
mësimdhënies dhe të nxënit). Materiale të krijuara kryesisht nga nxënësit.

18. Matja - Proces krahasimi, që realizohet në saje të një standardi të


përcaktuar, i cili përdoret si bazë e krahasimit. Në fushën e edukimit,
matja është procesi i vjeljes dhe i organizimit të informacionit mësimor-
edukativ. 20

19. Menazhimi i klasës - Mënyrat, në të cilat sjellja, lëvizjet, ndërveprimi


i nxënësit, gjatë një ore organizohet dhe kontrollohet nga mësuesi (ose
edhe nga vetë nxënësi) për të aftësuar mësimdhënien më me efikasitet.
Menazhimi i klasës përfshin procedura për grupimin e nxënësve për tipe
të ndryshme aktivitetesh në klasë, përdorimin e planit mësimor, trajtimin
e mjeteve, ndihmat etj., drejtimin dhe menazhimin e sjelljes dhe aktivitetit
të nxënësit.21

20. Metoda e studimit të rastit - Konsiston në një studim të hollësishëm


të një rrethane të veçantë. Metoda e studimit të rastit mund t’i ndihmojë
nxënësit në mënyrë të konsiderueshme për të kuptuar çështje të vështira e
18
MASHT, Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës, -
Fjalorth, Kosovë, 2011, f.68.
19
MAS, Korniza kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë -
Fjalorth, Tiranë, 2014, f. 54.
20

21
Jack Richards, Richard Schmidt, Dictionary of Language Teaching and Applied
Linguistics, 2000, f.74.
11
BSHE Buletin Shkencor 2016

komplekse.22

21. Mësimdhënia e gjuhës komunikative - Synon të zhvillojë tek


nxënësi kapacitetin për sjellje komunikative në mësimin e gjuhës. Synimi
është të mësojmë gjuhën për të komunikuar për ta përdorur në situata të
lamishme gjuhësore. 23

22. Mësimdhënia tematike - Mbështetet në integrimin e lëndëve të


fushave dhe disiplinave të përfshira në kurrikul për zhvillimin e një teme
të caktuar. 24

23. Mësimi elektronik (e-learning) - Mësimi që bazohet në përdorimin e


teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit me qëllim të
avancimit të qasjes në informata, e po ashtu edhe përdorimi efektiv dhe i
përgjegjshëm i tyre në kontekstin (e zakonshëm) të aktiviteteve në
distancë dhe rrjet. Aplikimet dhe proceset e mësimit elektronik përfshijnë
mësimin/ nxënien bazar në Web, nxënien bazuar në kompjuter, klasat
virtuale dhe bashkëpunimet digjitale. Përmbajtja shpërndahet përmes
internetit, intranetit/ekstranetit, audio dhe video regjistruesve, satelitëve
dhe CD-ROM.25

24. Mësimi i hapur - Formë pune në funksion të ngritjes profesionale dhe


metodike të mësuesve, që qëndron në zhvillimin e një ore mësimi në klasë
ose të disa orëve mësimore model në prani të mësuesve të tjerë. Mësimi i
hapur zhvillohet nga një mësues ose metodist me përvojë dhe ka për
qëllim shkëmbimin e përvojës së përparuar pedagogjike në mësim dhe
edukim, sidomos transmetimin e formave të reja të punës e të rrugëve më
të efektshme e me rendiment në procesin mësimor – edukativ, futjen e
elementeve të reja në fushën e përmbajtjes dhe të metodave,

22
Adem Tamo, Edmond Rapti, Theodhori Karaj, Mësimdhënia dhe të nxënit, Tiranë,
2005, f.167.
23
Irida Hoti, Gjuhësia e zbatuar përmes kurrikulës së gjuhës shqipe, Shkodër, 2013 f.
56.
24
Mimoza Gjokutaj, Ladi Shahini, Albana Markja, Aurela Zisi, Mësimdhënia me në qendër
nxënësin - Fjalor, Tiranë, 2005, f.196.
25
MASHT, Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës,-
Fjalorth, Kosovë, 2011, f.73.
12
BSHE Buletin Shkencor 2016

modernizimin e procesit mësimor etj. 26

25. Mësim skolastik - Quajmë çdo mësim, që nga koncepte të


përgjithshme të çon në nxjerrjen e konkluzioneve, pa u bazuar në fakte
dhe në praktikën e gjallë.27

26. Minitesti - Një provim pakminutësh në fund të orës së mësimit, i


zhvilluar nga një vëzhgues, për njohuri të reja të cilat të gjithë nxënësit
duhej t’i kenë përvetësuar brenda në klasë. Kërkesa e minitestit, një pyetje
a ushtrim, a problemë është minimale, në kuptimin që i përket njohurive
të reja më të thjeshta të orës mësimore.28

27. Profesionalizmi - Në mësimdhënie, profesioni është statusi i mësim


dhënies parë në lidhje me funksionet e saj, cilësia dhe aftësia e punës së
mësuesit. Disa nga karakteristikat e profesionalizmit janë:
- Profesionalizmi i referohet një angazhimi, që përgatit një funksion të
rëndësishëm social.
- Ai bazohet në një shkallë të madhe aftësish.
- Puna dhe praktika e përfshirë nuk varen nga sjellje rutinë.
- Ai bazohet në një teori dhe njohuri sistematike.
- Mësohet përmes shkollimit dhe trainimit.
- Reflektohet nga mbështetje organizative. Ka parimet dhe vlerat e saj.
Mësuesit duhet të rriten në profesion dhe të përmirësojnë statusin e
tyre.29

28. Projekti kurrikular - Përbën një formë dhe metodologji organizimi


kurrikular që siguron në rrugë të pëlqyeshme integrimin lëndor duke
mundësuar një lidhje të ngushtë të aspetit teorik shkencor me aspektin e
praktikës së përditshme jetësore dhe problematikën e saj përkatëse.
Projekti kurrikular tashmë është prezent në shkollat tona, duke qenë pjesë

26
Shefik Osmani, Fjalor i pedagogjisë, Tiranë, 1983, f.427.
27
Po aty, f.625.
28
Stavri Llambiri, Robert Gjedia, Mexhit Hajdari, Raport vlerësimi i brendshëm i nivelit
të përshkallëzimit të përqasjes së ‘braktisjes së fshehtë’ në Shqipëri dhe rekomandime
për të ardhmen, , UNICEF, Tiranë, 2012.
29
Jack Richards; Richard Schmidt, Dictionary of Language Teaching and Applied
Linguistics, 2000, f. 424.
13
BSHE Buletin Shkencor 2016

e përditësisë shkollore me vlerat që ato përcjellin në nxëniet e nxënësve.30

29. Pyetjet e mësuesit - U japin nxënësve mundësinë të lidhin atë që dinë


me atë që duhet të shqyrtojnë dhe të reflektojnë për të menduarin e vet.
Është kjo lloj aftësie në të pyetur që ndihmon në nxitjen dhe zgjerimin e
të menduarit të fëmijëve.31

30. Standard absolut - Gjykim i cilësisë së punës së nxënësit, duke e


krahasuar me disa kritere përgjithësisht të pranuara. Gjykime, të cilat
përdorin standardin, kritere të njohura për të vlerësuar nxënësit ose
mësuesit.32

31. Stil individual të nxëni - Jo të gjithë nxënësit mësojnë në të njëjtën


mënyrë, disa janë nxënës verbal, të tjerët vizual. Mësuesit duhet të
ndryshojnë mësimdhënien e tyre duke përdorur mjete vizuale, shembuj
konkret dhe eksperienca praktike si dhe konceptet verbale për të
prezantuar atë që duhet të mësohet.33

32. Strategji të arritjes - Përballja me vështirësitë e hasura me synimet


komunikative në mësimin e gjuhës së dytë. Një nxënës mund të
improvizojë ose zgjerojë burimet ekzistuese duke huazuar nga gjuha e
parë, duke përdorur parafrazime në gjuhën e dytë, fjalë të sajuara ose
kërkesë për ndihmë, duke përdorur gjeste ose strategji për korrigjim.34

33. Strategji edukimi - Përgatitja e planeve, programeve dhe projekteve


për të takuar objektiva të përgjithshëm ose specifikë ose për të zgjidhur
probleme, të cilat duhet t’i zgjidhë shkolla.35

34. Strategjitë e të nxënit - Plane të përgjithshme për trajtimin e

30
IKT, Drejtimi i shkollës, Udhëzues për drejtuesit e shkollës, Tiranë, 2008, f.147.
31
AEDP, Studio gjithçka, arsyes vendin e parë, Tiranë, 1998, fq 98.
32
Maqobool Ahmad, Comprehensive Dictionary of Education, 2008, f. 4.
33
Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies-Fjalorth termash, Tiranë, 2014, f.418
34
Keith Johnson, Helen Johnson, Encyclopedic Dictionary of Applied Linguistics,
1999, f.9.
35
Nehal Ashraf, Dictionary of primary education, 2004, f.8.
14
BSHE Buletin Shkencor 2016

detyrave mësimore.36

35. Strategjitë konjitive - Nënkuptojnë një ndërveprim me materialin që


është caktuar për t’u studiuar, një veprim mendor ose fizik të këtij
materiali dhe një aplikim të teknikave specifike në ekzekutimin e një
objektivi të mësimdhënies. 37

36. Strategji pedagogjike - Praktika, të cilat mbështesin të nxënit, si


psh.: ndërveprimet shoqërore, vlerësimi, organizimi i burimeve ose
menaxhimi etj.38

37. Shprehi gjuhësore - Mënyra në të cilën përdoret gjuha. Të dëgjuarit,


të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit përgjithësisht quhen katër shprehitë
gjuhësore. Ndonjëherë të folurit dhe të shkruarit quhen aftësi aktive/
produktive dhe të lexuarit dhe të dëgjuarit, aftësi pasive/receptive.39

38.Teknika audiovizive në shkollë, realizimet e fundit të disa degëve të


teknikës, kryesisht të elektroakustikës (audio) dhe të projektimit të figurës
(video), që shfrytëzohen në ndihmë të rritjes së rendimentit të procesit
mësimor-edukativ. Teknika audiovizive në shkollë ndihmon për të
realizuar më lehtë dhe me cilësi të lartë mjaft kërkesa metodike të procesit
mësimor, ndikon në përqendrimin e vëmendjes, intensifikon procesin e
përvetësimit të lëndës, ngjall emocione, mënjanon verbalizmin dhe si
pasojë rrit rendimentin.40

39. Teknika heuristike - Teknika mësimdhënëse, me të cilat puna


planifikohet për të aftësuar nxënësit të zbulojnë ligjet dhe parimet për
veten e tyre. Ndonjëherë e quajtur thjesht ‘heuristikë’ është çdo qasje për
zgjidhjen e problemeve, nxënies, ose zbulim që përdor një metodologji

36
Bardhyl Musai, Metodologji e mësimdhënies-Fjalorth termash, Tiranë, 2014, f.418.
37
Didaktika e gjuhës shqipe, Gjokutaj, Tiranë, 2012, f.229.
38
Mësimdhënia e gjuhës shqipe përmes veprimtarive krijuese dhe ndërvepruese-
Fjalorth, Jubani, Hoti, Gjokutaj, Tiranë, 2013, f.234.

39
Dictionary of Language Teaching and Applied Linguistics, Richards; Schmidt, 2000, f.
293.
40
Shefik Osmani, Fjalor i pedagogjisë, Tiranë, 1983, f.673.
15
BSHE Buletin Shkencor 2016

praktike jo e garantuar për të qenë optimale ose perfekte, por e


mjaftueshme për synime të menjëhershme dhe praktike. Shpesh në
përdorim gjendet edhe në emërtimin ‘metodë heuristike’. 41

40. Teknika pyetëse - Forma të pyeturi, të cilat matin, analizojnë dhe


vlerësojnë dijet e nxënësve. Kjo teknikë kërkon kujdes në:
- shkallën e pyetjeve të nivelit të ulët drejt pyetjeve të nivelit të lartë;
- shkallën në të cilën nxënësit inkurajohen të bëjnë pyetje;
- sasinë e kohës, që lënë mësuesit pas pyetjes;
- zgjedhen e pyetjeve konvergjente dhe divergjente;
- sa shpesh mësuesit iu përgjigjen pyetjeve të tyre. 42

41. Teknika mnemonike – Teknikë, e cila shërben për të përmirësuar


kujtesën duke kombinuar dhe lidhur copa informacioni.43

42. Teknika vëzhgimi në klasë - I referohet procedurave që përdor


vëzhgimi sistematik për të matur sjelljen në klasë.44

43. Udhëzues metodikë – Janë manualet shkollore, udhërrëfyesit


pedagogjikë, programet kompjuterike etj. 45

44. Udhëzuesit kurrikularë – Udhëzues, që ndihmojnë në zbatimin e


unifikuar të politikës kurrikulare në të gjitha fazat e zbatimit të saj.46

45. Vlerësimi motivues - Ka për qëllim të nxisë interesin dhe dëshirën e


nxënësve për të mësuar. 47

41
Maqobool Ahmad, Comprehensive Dictionary of Education, 2008, f. 254.
42
Jack Richards; Richard Schmidt, Dictionary of Language Teaching and Applied
Linguistics, 2000, f.438.
43
Terry Pettijohn, Psikologjia një hyrje konçize -Fjalor, Tiranë, 1996, f.633.
44
Maqobool Ahmad, Comprehensive Dictionary of Education, 2008, f. 81.
45
Bashkim Azemi, Fjalor i pedagogjisë, Prishtinë, 2014, f.92.
46
MAS, Korniza kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë,
Tiranë, 2014, f. 53.
47
Brikena Zogaj, Ira Metani, Mimoza Gjokutaj, Rodika Goci, Yllka Spahiu, Si të
hartojmë një test, - Fjalorth, Tiranë, 2002, f.156.
16
BSHE Buletin Shkencor 2016

46. Vlerësim i portofolit të nxënësit - Vlerësim i koleksionit të detyrave


të nxënësit (detyra ose punë me shkrim, drafte, punë artistike, prezantime)
të cilat pasqyrojnë njohuritë e reja dhe kompetencat e nxënësit.48

47. Vlerësimi i të nxënit - Vlerësim i arritjeve të nxënësve për të siguruar


informacion në lidhje me progresin e tyre (arritjet e tyre në fusha të
ndryshme të kurrikulës /lëndëve mësimore dhe zotërimin e kompetencave
kryesore). Ky proces shpesh përfshin përdorimin e testeve të
standardizuara dhe përdoret për qëllime promovimi ose diplomimi.49

48. Vlerësimi joformal - Procedura të përdorura për vëzhgim sistematik


dhe mbledhje të dhënash rreth performancës së nxënësit gjatë procesit
mësimor më tepër se përmes përdorimit të testeve të standardizuara ose
metodave të tjera kontrolluese të vlerësimit. 50

49. Vlerësimi me dosje - Një përqasje ndaj ‘vlerësimit autentik’, ku


nxënësit përmbledhin shkrime dhe punime të tjera që tregojnë për
procesin e tyre të të nxënit në një periudhë të caktuar dhe ku u kërkohet të
reflektojnë mbi procesin e tyre të të nxënit. 51

50. Vetëmonitorim -Vëzhgimi dhe ruajtja e informacionit vetvetes me


synim arritjen e një kuptimi mbi aftësitë personale që zotëron. Teknikat
e përdorura përfshijnë ruajtjen e eksperiencave të tyre mësimdhënëse,
përdorimi i rregullt, dhe sistematik të vetëraportimeve ose përmes
regjistrimeve të mësimdhënies së tyre; kontrolli i performancës gjatë një
detyre mësimore si strategji metakonjitive.52

Përfundime

48
MAS, Korniza kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Shqipërisë-
Fjalorth, Tiranë, 2014, f.58.
49
Po aty.
50
Jack Richard, Richard Schmidt, Dictionary of Language Teaching and Applied
Linguistics, 2000, f.257.
51
Bardhyl Musai, Mësimdhënia dhe të nxënit ndërveprues- Fjalorth, Tiranë, 2005, f.280.
52
Jack Richard, Richard Schmidt, Dictionary of Language Teaching and Applied
Linguistics, 2000, f. 476.
17
BSHE Buletin Shkencor 2016

Me zhvillimet e shumta në fushën e arsimit, duke filluar nga


ndryshimet në kurrikulën shkollore, tekstet shkollore, vihet re një
mungesë literature profesionale dhe botime mbështetëse për zhvillimin
dhe formimin e vazhdueshëm të mësuesve.
Njohja e terminologjisë së re nga mësuesit e gjuhës dhe përdorimi
i saj me efikasitet në procesin mësimdhënës do të ndihmojë në përvetësim
më të mirë të gjuhës shqipe nga nxënësit.

BIBLIOGRAFI

- AEDP, Studio gjithçka, arsyes vendin e parë, Tiranë, 1998.


- Ahmad, M., Comprehensive Dictionary of Education, 2008.
- Ashraf, Dictionary of primary education, 2004.
- Azemi, B., Fjalor i pedagogjisë, ISP, Prishtinë, 2014.
- Dibra, G.; Dizdari, I., Metodologji e mësimdhënies, Shkodër, 2004.
- Duro, A., Termi dhe fjala në Gjuhën shqipe, Tiranë, 2009.
- Grillo, K., Fjalor edukimi, Tiranë, 2002.
- Gjokutaj, M., Shahini, L.; Markja, A.; Zisi, A., Mësimdhënia me në
qendër nxënësin - Fjalor, Tiranë, 2005.
- Gjokutaj, M., Didaktika e gjuhës shqipe, Shblu, Tiranë, 2012.
- Hoti, I., Gjuhësia e zbatuar përmes kurrikulës së gjuhës shqipe,
Shkodër, 2013.
- IKT, Drejtimi i shkollës, Udhëzues për drejtuesit e shkollës, Tiranë,
2005.
- IZHA, Të nxënit me situata, konstruktivizmi dhe teknologjia, Tiranë,
2015.
- Johnson, K.; Johnson, H., Encyclopedic Dictionary of Applied
Linguistics, 1999.
- Jubani, Hoti, Gjokutaj, Mësimdhënia e gjuhës shqipe përmes
veprimtarive krijuese dhe ndërvepruese - Fjalorth, Tiranë, 2013.
- Llambiri, Gjedia, Hajdari, Raport vlerësimi i brendshëm i nivelit të
përshkallëzimit të përqasjes së ‘braktisjes së fshehtë’ në Shqipëri dhe
rekomandime për të ardhmen, UNICEF, Tiranë, 2012.
- MAS, Korniza kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së
Shqipërisë-Fjalorth, Tiranë, 2014.
- MASHT, Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës
18
BSHE Buletin Shkencor 2016

së Kosovës - Fjalorth, Kosovë, 2011.


- Musai, B., Mësimdhënia dhe të nxënit ndërveprues- Fjalorth, Tiranë,
2005
- Musai, B., Metodologji e mësimdhënies - Fjalorth termash, Tiranë, 2014.
- Osmani, Sh., Fjalor i pedagogjisë, Tiranë, 1983, f. 674.
- Richards, J.; Schmidt, R., Dictionary of Language Teaching and
Applied Linguistics, 2000.
- Pettijohn, T., Psikologjia një hyrje konçize -Fjalor, Botues Lilo, Tiranë,
1996.
- Shukla, R., Dictionary of education, New Delphi, APH Publishing
Corporation, 2005.
- Tamo, A.; Rapti, E.; Karaj, Th., Mësimdhënia dhe të nxënit, Tiranë,
2005.
- Zogaj, Metani, I.; Gjokutaj, M.; Goci, Spahiu, Y., Si të hartojmë një
test- Fjalorth, Tiranë, 2002.
- Zwiers, J., Zhvillimi i shprehive të të menduarit, Tiranë, 2005.

19

You might also like