You are on page 1of 10

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISË

ARSIMI NË SHQIPËRI
(1951-1957)

Punoi: Pranoi:

Mimoza Ndoj Prof. Dr. Ҫlirim Duro

Tiranё, 2017
1
Abstrakti

Historikisht zhvillimi i arsimit nga lashtësia në ditët tona ka qënë në vijëmsi një problem jetik.Arsimi
është baza e çdo shoqërie.Në periudha të ndryshme të zhvillimit shoqëror arsimi është trajtura si
përparësi.Interesi im për arsimin ka qënë i specifikuuar në arsimin e lartë,sidomos në fillesat e arsimit
të lartë në Shqipëri.Nisur nga kjo konsideratë vendosa që tema të cilën do trajtoj do titullohet
"Arsimi në Shqipëri 1951-1957".Si element nxitës për marrjen e kësaj teme ishte studimi i lëndës së
Historisë së Shqipërisë gjatë periudhës Komuniste,por një shtysë kanë qenë dhe informacionet që
kam marrë gjatë studimit të lëndës Historia e Arsimit Shqiptar ku fliste në mënyrë më të detajuar për
Insitutet e Larta.

Fjalët kyçe: Arsim; Institutet e Larta, Universiteti Shtetëror i Tiranës,

2
PËRMBAJTJA E PUNIMIT

HYRJE…………………………………………………………………………………………. 4

KAPITULLI I: INSTITUTET E LARTA NË SHQIPËRI ...……………………….…………...4

1.1 Institutet e larta 4 vjeçare.........................................................................................................5


1.2 Përpjekjet për forcimin e institutive………………………………………………………....6
1.3 Krijimi i Universitetit Shtetëror të Tiranës…………………………………………………..8
1.4 Bibliografia…………………………………………………………………………………..9

3
HYRJA

Historikisht zhvillimi i arsimit nga lashtësia në ditët tona ka qënë në vijëmsi një problem jetik.Gjatë
epokave dhe shekujve të kaluar,vendi u gjend nga pushtime të njëpasnjëshme,duke qënë në një pozitë
të favorshme gjeografike dhe terren të thyer malor,Shqipëria do të ndeshej me pengesa dhe vështirësi
në zhvillimin e kulturës dhe arsimit kombëtar.Gjuha shqipe si gjuhë e shkruar do të formohej shumë
vonë.Gjatë Mesjetës vende mësimi u bënë kishat,katedralet,dhe manastiret.Në epokën e heroit
kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvillim të veçantë do të merrte kontakti me kronikat
historike,korrespondenca me fqinjët.Libri më i vjetër në gjuhën shqipe është "Meshari"i Gjon
Buzukut i botuar në vitin 1555.1

Pushtuesit osmanë do të ndiqnin një politikë shkombëtarizuese dhe asimiluese.Ky sundim ushtroi një
trysni negative,duke sjellë një prapambetje ekonomike, kulturore,arsimore.Megjithëse në kushte të
vështira,inelektualët nga kleri katolik mundësuan hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.Ndërkohë do të
hapen dhe shkolla të klerit ortodoks në gjuhën greke që jepnin një shkollim të nivelit mesatar për të
kulmuar me Akademinë e Re të Voskopojës.Përpjekjet në fushën e arsimit do të rriteshin gjatë
epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.Pushtimet e huaja mijëravjeçare në vazhdimësi u përpoqën
ta privojnë nga kjo e drejtë duke penguar zhvillimin normal të arsimit e të kulturës kombëtare.Arsimi
dhe etja arsimdashëse mbetën nga virtytet më të rëndësishme të popullsisë shqiptare.Lidhja Shqiptare
e Prizrenit(1878-1881)hartoi një program për njohjen e gjuhës dhe të shkollës shqipe.Në këtë kohë u
arrit përcaktimi i një alfabeti të përbashkët u botua "Abetarja e gjuhës shqipe"dhe më vonë dhe tekstet
e tjera shkollore.2

Në sajën e përpjekjeve të vazhdueshme të intelektualve shqiptarë,të cilët dhe pse në kushte të vështira
pushtimi mundën të përhapnin dhe propagandonin shkollën dhe arsimin shqip.Shprehje e këtyre
përpjekjeve ishte çelja e shkollës së parë Shqipe Kombëtare dhe Laike në Korçë,në vitin 1887.Kjo
shkollë do të mbetet një ngjarje me dimensione të veçanta historike.Për vlerat e saj arsimore e
kulturore kanë meritë intelektualët Pandeli Sotiri,Petro Nini Luarasi,Sotir Peçi.Vitet 1908-1912 do të
përfaqësojnë një periudhë ngritje të veprimatarisë për arsimin kombëtar.Të mbështetur nga populli
pas fitores së Revolucionit të Turqve të Rinj,Rilindasit i shtuan përpjekjet për zhvillimin kulturor dhe
arsimor të vendit duke krijuar klube e shoqëri patriotike.Duke çelur shkolla e botuar libra e gazeta në
gjuhën shqipe.Rrethet patriotike do të vendosnin thirrjen e një Kongresi Kombëtar ku nismëtar do të

1
Çlirim Duro, Ajet Shahu,Arsimi i lartë në Shqipëri 1945-1968,(Tiranë:Uet Press,2015),6
2
Po aty,7

4
bëhej Klubi "Bashkimi" i Manastirit.Më 14 nëntor 1908 do të hapej Kongresi për njësimin e alfabetit
të gjuhës shqipe.Kërkesat për arsim kombëtar do të zinin një vend të rëndësishëm në programin e tij.

5
I. INSTIUTET E LARTA NE SHQIPERI

I.1. Institutet e larta 4 vjeçare

Vitet 1951-1956 përfaqësojnë një fazë të re në arsimin e lartë,atë të zgjerimit të shpejtë.Gjatë këtyre
viteve ishin edhe përpjekjet për kalimin nga një vend agrar i prapambetur në një vend agrar
industrial. Në vitin 1951 u hapën insitute të reja,Instituti i Lartë Pedagogjik 4 vjeçar,Instituti i Lartë
Bujqësor dhe Instituti i Lartë Politeknik.Instituti Pedagogjik 4 vjeçar do të përgatiste mësues në 5
disiplina.Në nevojë për mësues të arsimit 7 vjeçar,dy nga profilet u riorganizuan.Fakulteti Histori-
Gjeografi u shëndrua në atë të Historisë dhe me elementë të Gjuhës Shqipe.Ai i Biologji Kimisë me
Biologji-Gjeografi.Instituti Politeknik fillimisht do të kishte tre degë Elektrike,Ndërtimi,Mekanike.Të
njëjtën numër degësh do të kishte dhe Instituti Bujqësor me degët Agronomi,Zooteknikë dhe
Veterinari. Drejtuesit dhe pedagogët e shkollave të larta ishin autoritete të njohura si Aleksandër
Xhuvani,Kostaq Cipo,Eqrem Çabej,Dhimitër Shuteriqi,Aleks Buda,Sotir Angjeli,Kol Paparisto,Fejzi
Hoxha.Çdo student i nënshtrohej provimit hyrës në shkollën e lartë.Nga ky provim bënin përjashtim
të gjithë nxënësit që kishin në diplomën e pjekurisë kishin nota shumë të mira në lëndët kryesore dhe
nota mesatare në lëndët e dorës së dytë.Studentët kishin detyrë të shlyenin të gjitha provimet për
kursin e plotë te çdo lëndë,kurse mësimet praktike duhet të shlyeshin me kolekiume.Provimi jepej
para profesorëve ndërsa vlerësimi i provimeve bëhej me sistemin e pesë notave. Hierarkia
organizative përbëhej nga drejtori,fakultetet,infrastuktura ndihmëse.Fakultetet ishin emërtesë e
Këshillit të Ministrave,ndërsa katedrat dhe specialitetet ishin emërtesë e Ministrisë së Arsimit.Drejtori
i shkollës ishte përgjegjës për drejtimin dhe organizimin e proçesit mësimor e shkencor.Në statusin
tipik të shkollave të larta përcaktohej dhe vendi dhe roli i organizatave të masave që tashmë ishin
kthyer në vegla të PPSH.Legjislacioni komunist legalizonte dhe në shkollën e lartë të drejtën e
qytetarëve për organizime të karakterit shoqëror.Studentët dhe punonjësit e shkollës së lartë
organizoheshin në bashkime vullnetare dhe qëllimi ishte mobilizimi i tyre për të përvetësuar sa më
mirë shkencën,dhe për tu aftësuar sa më shumë nga pikëpamja profesinale.Detyra kryesore e
organizatve shoqërore mbeti edukimi politik i studentëve dhe i personelit sipas doktrinës
marksiste,organizimi i grave socialiste dhe i lëvizjes sulmuese forcimi i disiplinës së vetëdijshme. 3Të
gjithë punonjësit dhe studentët e kishin si detyrim zbatimin korrekt të disiplinës,shkelja e të cilës

3
Enriketa Kambo,Arsimi në Shqipëri 1945-1960,(Tiranë:Mëssonjëtorja,2005),156

6
ndëshkohej.Studentë që nuk frekuentonin rregullisht shkollën dhe thyenin disiplinën përjashtoheshin
nga shkolla. Hedhja e bazave të institucioneve të arsimit të lartë që plotësonte në vija kryesore
kërkesat për specialistë të ekonomisë dhe kulturës vendit,përgatitën kushtet për zhvillimin
dhekonsoloidimin e metejshëm të kësaj kategori shkollore dhe rritën shkallën e përfitimit në popull.

I.2. Përpjekjet për forcimin e instituteve

Në kushtet kur arsimi i lartë sapo ishte krijuar,vëmendja u përqëndrua më shumë në


zgjerimin,forcimin organizativ dhe përsosjen e strukturave.Kjo ishte një nga dukuritë më tipike të
ecurisë së shkollës shqiptare në dhjetëvjeçarët e parë të pasluftës.Shkolla e lartë si pjesë integrale e
gjithë sistemit arsimor,u zhvillua që në fillimet si një shkollë e re e orientuar.Në bazë të Kushtetutës
RPSH të drejtën e arsimit të lartë e kishin të gjithë shtetasit.Statuti i parë i vitit 1951 përcaktohet se
shkollat e larta ishin institucione që realizonin përgatitjen e specilistëve me kualifikim të për degët
kryesore të prodhimit,të ishin të aftë për të përvetësuar shkencën dhe tekinkën përparimtare.Detyrimet
që rridhnin sipas statusit përmblidheshin në organizimin e proçesit të rregullt mësimor,hartimin e
teksteve të përgjithshme dhe orgjinale,zhvillimin dhe fuqëzimin e veprimatarisë kërkimore
shkencore.Sipas statutit të drejtën për të vazhduar shkollën e lartë e gëzonin të gjithë ata që kishin
diplomë pjekurie.Edhe në përzgjedhjen e studentëve shteti iu përmbajt me rigozitet parimit të
përkatësisë politike dhe klasore.Shumica e elementëve të etiketuar si jo shumë të pastër politikisht
nuk patën mundësi për të studiuar4.

Studentët e ardhshëm preferoheshin të ishin mundësisht antarë apo kandidat parite,ose të paktën të
ishin antarë të rinisë popullore.Gjithashtu kishte rëndësi gjendja sociale prefeoheshin shtresa e mesme
dhe e varfër.Nga 250 studentë,158 prej tyre ishin nga shtresa e mesme.Në arsimin e lartë u tërhoqën
dhe nënpunës që më parë kishin kaluar filtrin politik.Në vitin 1951-1952 u organizuan kurse me
punëtorë të kualifikuar dhe elementë pa maturë.Ata ndaheshin në kurse dyvjeçare,10 mujore dhe 5
mujore. Në kurset dyvjeçare të barazvleshme me gjimnazin zbatohej programi i reduktuar i klasave të
tij.Në ato 10 mujore dhe 5 mujore u përfshinë elementë që kishin mbaruar respektivisht dy ose tre
klasa të shkollës së mesme por që nuk ishin diplomuar.

4
Bardhyl Golemi, Vladimir Misja,Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri,(Tiranë:Mihal Duri,1987),20

7
I.3. Krijimi i Universitetit Shtetëror të Tiranës
Ne mesin e viteve ‘50 ishin realizuar ndryshime të rëndësishme në zhvillimin e përgjithshëm
ekonomik e shoqëror të vendit. Shteti ishte fuqizuar dhe synonte industrializimine shpejtë. Në këto
kushte, kalimi i shkollave të larta drejt një forme më të lartë dhe më të zhvilluar, siç ishte Universiteti,
vlerësohej si një mundësi më e madhe për të ushqyer më tej zgjerimin e profileve dhe hapjen e
fakulteteve të reja.
Mbas një diskutimi të gjerë në radhët e intelektualëve dhe organizmat shtetërore dhe ato partiakë, në
korrikun e vitit 1956 Byroja Politike do të shqyrtonte mundësinë e hapjes së Universitetit Shtetëror të
Tiranës, në shtatorin e vitit 1957. Përgatitjet kishin filluar paraprakisht nga Ministria e Arsimit, e cila
ishte angazhuar në hartimin e një studimi për ndërmarrjen
e një hapi të tillë.Veprimtaria e shkollave të larta deri tani jo universitare, përvoja e fituar në fushën
organizative,mësimore eshkencore,krijonin mundësi për ngritjen e një qendre drejtuese dhe
organizuese në shkallë kombëtare. Si I tillë u projektua edhe u krijua Universiteti i Tiranës, kështjella
e madhe e shkencës dhe e arsimit, vatra kryesore e përgatitjes dhe e kualifikimit të kuadrove të
larta.Ministria e Arsimit dhe Kulturës, në studimin e hartuar do të argumentonte domosdoshmërinë e
ngritjes të Universitetit, rrugëzgjidhjet për sigurimin e mjediseve dhe të ndërtesave të nevojshme,
pajisjet, orenditë dhe fondet e duhura etj. Pjesë e studimit do të ishte edhe ecuria e ardhshme e
Institutit të Shkencës,
Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë,si dhe të institucioneve të bujqësisë dhe zooveterinarisë. Këto të
fundit do të trajtoheshin veçmas, duke mos qenë pjesë e Universitetit të Tiranës. Varianti i propozuar
për vendosjen e Universitetit në një vend të përshtatshëm mbasi vetëm në këtë mënyrë,përveç
auditorëve do të mund të sigurohej krijimi i kabineteve, laboratorëve dhe sallat e fushat sportive të
nevojshme për rininë studenteske do të kishte një kosto të lartë financiare. Nga studimi i nevojave të
Universitetit për ambiente mësimore, laboratorë dhe administratën rezultonte se AQSH, duheshin 70
auditorë, 24 katedra, 77 dhoma administrate e katedra dhe 2500 m katrorë të shpërndara në fakultete e
specialitete. –Ndërtesat e Institutit të Shkencave, Ministrisë së Arsimit e Kulturës, ish shkollës së
Fizkulturës, Institutit Ekonomik dhe Shkollës së Partisë, kishin 111 dhoma .Në përpilimin e organikës
të Universitetit studimi parashikonte fillimisht personelin më të domosdoshëm, për të përballuar me
sukses nevojat e shërbimit të këtij institucioni të rëndësishëm. Për këtë u studiuan organikat
ekzistuese të instituteve të lartë dhe ajo e sektorëve të Institutit të Shkencave, që do të përfshiheshin
në Universitet. Gjatë studimit u bënë thjeshtësimet dhe bashkimet e nevojshme, me qëllim që të

8
evitohej një organikë e fryrë por, njëkohësisht, u parashikuan dhe disa shtesa të personelit të
administratës, në krahasim me organikat ekzistuese të instituteve, ku mungonte pjesërisht ose
krejtësisht një personel i tillë. Me shkurtimet sidomos në personelin drejtues, fondi i pagave që do të
nevojitet për administratën e Universitetit, do të ishte më i ulët sesa fondi i pagave që harxhohej për
administratat e veçanta të instituteve të larta, të marra së bashku.Për të plotësuar nevojat e reja të
Universitetit dhe për t’u siguruar kondita pune më të mira pedagogëve, shumica e të cilëve deri në
këtë periudhë ishin të ngarkuar me më shumë se një lëndë, nga dikasteret ekonomike parashikohej të
tërhiqeshin kuadro të tjerëpër Universitetin.Ministria do të kërkonte gjithashtu që të siguroheshin
edhe një numër specialistësh sovjetikë, që do të punonin pranë katedrave dhe që duhej të kishin
kualifikim të lartë pedagogjik e shkencor, profesorë ose docentë. 5Sipas vendimit të Byrosë Politike të
KQ të PPSH detyrat kryesore të Universitetit do të konsistonin në përgatitjen e specialistëve të
degëve të ndryshme, përgatitjen e kuadrove shkencorë, zhvillimin dhe forcimin e punës shkencore në
sektorët më të rëndësishëm. Universiteti tashmë do të ishte qendra kryesore arsimore dhe shkencore e
vendit, prandaj në të do të bashkoheshin të gjitha forcat pedagogjike dhe shkencore. Për këtë qëllim
në universitet do të inkuadroheshin shkollat e larta (veç Institutit Bujqësor) dhe Instituti i
Shkencave,kurse Instituti i Gjuhësisë dhe i Historisë mbetej një institut i veçantë, gjithnjë në kuadrin
e Universitetit dhe nën drejtimin e tij.Universiteti duhej të merrte masa për të zhvilluar punën
shkencore në të gjitha drejtimet dhe në planet e punës së tij, inkuadroheshin planet e punës shkencore
të atyre organizmave të Institutit të Shkencave, që kalonin në Universitet. Instituti i Shkencave
shpërndahej, Institutet e Bujqësis dhe të Zooteknisë kalonin provizorisht në varësinë e Ministrisë së
Bujqësisë, ndërsa Shërbimi Hidro-Metereologjik në atë të Kryeministrisë.
Qeveria shqiptare do t’i drejtohej me një kërkesë të re asaj sovjetike, përafërsisht 23 specialistë e
personalitete shkencore të larta dhe pedagogjike,që mund të kontribuonin në ecurinë e Universitetit të
parë shqiptar.

5
Enriketa Kambo,Arsimi në Shqipëri 1945-1960,(Tiranë:Mësonjëtorja,2005),159

9
BIBLIOGRAFIA

 Duro Çlirim,Shahu Ajet,Arsimi i lartë në Shqipëri 1945-1968,Tiranë:Uet Press,2014.


 Kambo,Enriketa,Arsimi në Shqipëri 1945-1960.Tiranë:Mësonjëtorja,2005.
 Golemi Bardhyl,Misja Vladimir,Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri,Tiranë:Mihal
Duri,1987.
 Leksionet

10

You might also like