You are on page 1of 25

ARSIMI

1945-1990

1. Ndryshimet e para në arsimin shqiptar (1945-1960)

Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjitha vendet komuniste të Europës Lindore ku u


përfshi edhe Shqipëria, përjetuan një periudhë të vërtetë zhvillimesh, rindërtimesh dhe
reformimesh shumëplanëshe të sistemit të tyre arsimor. Ato u kushtëzuan jo vetëm nga
ndryshimet e natyrshme dhe të përhershme që janë bashkatdhetare të progresit të çdo
shoqërie, por sidomos nga përmbysja e thellë që çoi në ndryshimin e sistemit politik.
Kalimi drejt shoqërive të komanduara, nënkuptonte transformime themelore të modelit
arsimor.
Shteti mori përgjegjësinë e organizimit por edhe të kontrollit të plotë mbi
arsimin. Politika arsimore që ishte baza e legjislacionit të ri të përgatitur në këto vite,
pasqyronte nga njëra anë raportet që mbajti shteti totalitar ndaj arsimit, vendin që ai i
dha këtij sektori në raport me të tjerët dhe nga ana tjetër, se çfarë ai dëshironte dhe
priste nga shkolla. Për rrjedhojë, zhvillimet arsimore të pasluftës ecën në përputhje me
ligjësitë e përgjithshme të sistemit të ri politik. Por drejtpërsëdrejti apo tërthorazi ato u
gjendën nën ndikimin e faktorëve të brendshëm, që në shkallë të fundit përcaktuan edhe
ato prirje e dukuri specifike që i vunë procesit vulën shqiptare.
Me përfundimin e luftës u bënë përpjekje të shumta për futjen e arsimit në
rrugën e zhvillimit të tij të shpejtë. Pjesa më e madhe e shkollave ishin shkatërruar dhe
baza materiale e kuadri për to nuk mjaftonin. Shteti i ri shqiptar u përball gjithnjë e më
tepër me probleme të mprehta të sigurimit të kushteve qoftë edhe minimale, për
funksionimin e institucioneve arsimore. Në rindërtimin e vendit u përfshi edhe
rregullimi i shkollave të shkatërruara nga lufta. Për këtë çështje u angazhuan krahas
strukturave arsimore edhe popullsia dhe organizatat masive. Kontributi me punë
vullnetare e në të holla, si edhe funancimet e para modeste në këtë fushë, çuan në
rindërtimin e shkollave të dëmtuara brenda një periudhe 3-4 mujore. Në pranverën e vitit
1945 mësimet filluan rregullisht në të gjitha shkollat e vendit.

1
Problemi i zhvillimit të shpejtë të arsimit u diskutua që në Kongresin I
Antifashist të Arsimtarëve (25-27 nëntor 1944). Pjesëmarrësit e tij, analizuan nga
pozita realiste gjendjen e prapambetur, duke mbrojtur idenë se rruga më e
përshtatshme në këto kushte do të ishte angazhimi i kuadrit arsimor ekzistues dhe jo
vetëm i tij, por dhe tërheqja e të gjithë elementëve që mund të ndihmonin, e dora dorës
të bëhej kualifikimi i tyre. Duke e vlerësuar misionin e mësuesit të barabartë me atë të
“ushtarit të luftës popullore” në Kongres u bë thirrje për një kontribut të të gjithëve, në
shkollimin e fëmijëve.
Në dy vitet e para 1945-1946, objekt diskutimi u bënë gjithnjë e më tepër,
çështjet e karakterit teorik dhe praktik, si: çfarë ritmesh dhe mjetesh do të përdoreshin
për arsimimin masiv dhe si do të siguroheshin ato; çfarë pozicioni do të kishte “shkolla
e re’ në krahasim me “shkollën e vjetër”, cili do të ishte vendi i traditës kombëtare
dhe botërore dhe cilat do të ishin raportet midis tyre; në fund të fundit nga do të
orientohej shkolla dhe cila do të ishte përmbajtja e saj etj. Kuptohet që në këtë fazë,
për këto probleme të konceptuara nga këndvështrime të ndryshme, nuk mund të
ofroheshin alternativa të njëjta. Diskutimet më të mëdha u përqendruan rreth dy
problemeve më kryesore: problemit të ritmeve të zhvillimit dhe problemit të karakterit
të shkollës se re.
Përcaktimi i ritmeve të drejta në zhvillimin e ardhshëm ekonomiko-shoqëror të
vendit në përgjithësi dhe atë arsimor në veçanti, përbënte një çështje mjaft të
diskutueshme që tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit shoqëror të kohës. Dora-dorës u
përvijuan dy qëndrime të ndryshme: ai i përgatitjes më parë të kushteve për një zhvillim
normal të arsimit dhe pastaj për zgjerimin e tij dhe qëndrimi i dytë që pati më tepër
përkrahës, ai i ecurisë së shpejtë, duke filluar me mundësitë që ekzistonin e duke
punuar për përgatitjen e kushteve më të mira në të ardhmen. Brenda këtyre alternativave
problemi më i mprehtë ishte ai i personelit mësimor.
Krahas problemit të ritmeve, çështja më e diskutueshme dhe pa dyshim më e
rëndësishme u bë ajo e përcaktimit të natyrës së shndërrimeve në përmbajtjen e shkollës.
Ky ishte një nga problemet ku diversiteti i mendimeve u shfaq jo vetëm dukshëm, por
dhe me tone tepër të ashpra. Periudha deri në përgatitjen e Reformës së parë të
pasluftës, asaj të vitit 1946, ishte periudha e diskutimeve, e debateve, e alternativave të

2
ndryshme, ku shpreheshin intuita e drejtë por dhe koncepte jo të qarta, luhatje por edhe
iluzione demokratike, qëndrime të prera por edhe ekuivoke. Opinionin shoqëror e
pedagogjik gjithnjë e më tepër e tërhoqi dhe e entuziazmonte ideja e ndryshimeve.
Diskutimet e kësaj periudhe, pavarësisht nga paqartësitë, kufizimet apo
njëanshmëria në trajtimin e problemeve, dëshmonin për atë që mësues të thjeshtë,
personalitete e figura të njohura intelektuale ishin thellësisht të interesuar për krijimin e
një shkolle më të avancuar, të konceptuar gjithsesi brenda kuadrit të një shkolle sa më
demokratike. Mendimet e shumicës së opinionit shoqëror e politik të kohës, ndonëse jo
të njëjta për sistemet pedagogjike, për nevojën e ndryshimeve, për metodat më të
përshtatshme që do të përdoreshin, takoheshin në një pikë të vetme, kur bëhej fjalë për
domosdoshmërinë e spastrimit të shkollës nga ideologjitë reaksionare, feudale,
shoviniste e fashiste. Koncepti i ndërtimit të një shkolle të mbështetur në idealet e lirisë
e të demokracisë ishte jo vetëm i njëjtë për të gjitha forcat progresiste, por dhe mjaft i
saktë dhe i qartë.
Në shkurt të vitit 1946, PKSH do të zhvillonte Plenumin e saj të V, që përveç të
tjerave përcaktoi, si probleme më të ngutshëm në fushën e arsimit, zhvillimin e një lufte
më këmbëngulëse kundër analfabetizmit, shtimin e numrit të shkollave fillore dhe
shpejtimin e ritmeve për përgatitjen e kuadrit arsimor nëpërmjet kursesh të shpejta
pedagogjike, krijimin e kushteve për përhapjen e arsimit pa shkëputje nga puna, shtimin
e numrit të nxënësve me origjinë punëtore e fshatare në shkollat e mesme dhe përfshirjen
në to e sa më shumë vajzave, përgatitjen e teksteve dhe të programeve dhe së fundit
hartimin e Reformës Arsimore.
Pas Plenumit V prononcimet e personaliteteve më të rëndësishme politike e
shtetërore bëhen më të shpeshta. Në shtypin e përditshëm gjithnjë e më tepër
ngushtohet hapësira e diskutimeve të lira për karakterin e shkollës së re. Gjithsesi edhe
në këto kushte pati zëra të guximshëm që iu kundërvunë haptazi përpjekjeve të PKSH
për krijimin nëpërmjet Reformës të një shkolle që mbështetej në ideologjinë marksiste.
“Sipas mendimit tim, do të deklaronte nga tribuna e gjyqit Shefqet Beja, personalitet i
njohur politik i dënuar për pikëpamjet e tij opozitare – në shkollat tona jepej një
edukatë politike marksiste. Unë isha i mendimit që edukata politike për të rinjtë të jepej
kur ata të kishin arritur një farë maturie … Përsa i përket kulturës, unë isha i mendimit

3
se nuk duhej kufizuar vetëm me botën e lindjes. Mendimi im, siç e thashë më sipër,
ishte që të mos ndiqnim një politikë arsimore të njëanshme”.
Me kapërcimin e vështirësive të para dhe normalizimin e jetës arsimore, u hap
drita jeshile dhe për hartimin e një ligji që do t’i përgjigjej ndryshimeve të pasluftës në
këtë fushë. Parimet themelore mbi të cilat do të mbështetej zhvillimi i shkollës u
sanksionuan para së gjithash në statutin e Republikës Popullore të Shqipërisë, të
miratuar në 14 marsin e vitit 19461.
Në prillin e këtij viti u formua Këshilli i Përgjithshëm Arsimor dhe Komisioni
Pedagogjik ku morën pjesë personalitetet më të njohur të kohës, të cilët punuan për
hartimin e reformës së re. Pas një periudhe diskutimesh disamujore, Kuvendi i
Shqipërisë me dekretin nr.115, më 17 gusht të vitit 1946 miratoi ligjin nr.282 mbi
Reformën Arsimore2. Me daljen e tij u mbyllën përfundimisht diskutimet dhe debatet e
lira mbi karakterin dhe natyrën e shkollës që do të ndërtohej.
Ligji i Reformës Arsimore konfirmoi të drejtën e çdo shtetasi për t’u shkolluar
pa dallim seksi, gjendjeje shoqërore, kombësie dhe falas. Sistemi arsimor mori karakter
laik, shtetëror dhe unik. Afatet mësimore u shkurtuan nga 13 deri në 11 vjet, duke
synuar kryesisht sintetizimin e programit. Sipas ligjit të reformës, sistemi i ri shkollor
përmblidhte tri fusha kryesore: sistemin e edukimit parashkollor, sistemin shkollor me të
gjitha hallkat dhe sistemin jashtëshkollor të arsimit dhe të edukimit. I rëndësishëm, siç
përcaktohej edhe në ligj, ishte krijimi i sistemit shkollor të plotë, ku në përputhje me
kërkesat për një zhvillim sa më të shpejtë, një vend të veçantë zinte krijimi i arsimit
profesional, atij për të rritur dhe më vonë i arsimit të lartë.
Projektimi dhe zbatimi i Reformës Arsimore ishte rezultat i faktorëve të
brendshëm, i atyre të jashtëm dhe i autoritetit të imponuar të partisë shtet. Ajo u
konceptua si një proces ndryshimesh me ndikim të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë në të
gjitha fushat e tjera dhe njëherësh, si aspekt i rëndësishëm i reformave ekonomike dhe
jehonë e ndryshimeve politike e sociale. Si e tillë, reforma e vitit 1946 synoi dhe
realizoi ristrukturimin e gjithë sistemit arsimor ekzistues, qëllimit të tij, institucioneve,
kuadrit ligjor, programeve, mënyrës së administrimit dhe të financimit etj. Ajo që

4
shquhej qartë ishte se veprimtaria e shtetit për transformimin e sistemit arsimor dhe
ndërtimin e një shkolle cilësisht të ndryshme, ishte e vendosur dhe radikale. Ndryshimet
morën karakter komplementar, vijues dhe integral, u shtrinë në të gjitha nivelet e
shkollimit dhe e bënë procesin të pakthyeshëm për aq kohë sa vazhdoi vetë sistemi
totalitar.
Krahas efekteve në fushën e masivizimit reforma çoi në ndryshime radikale në
bazat ideologjike të shkollës shqiptare. Deri në publikimin e saj u përdorën kryesisht
tekstet dhe programet e paraluftës. Si do të vërehej edhe nga përfaqësues të shteteve
perëndimore, shkolla shqiptare ashtu si edhe shkollat e tjera në të gjithë Europën, u
përball me problemin e modernizimit të teksteve shkollore dhe eleminimin prej tyre të të
gjitha materialeve me karakter fashist. Diplomatët perëndimorë nuk munguan të
ofronin ndihmën e tyre, por ajo nuk u pranua nga udhëheqja e vendit. Sipas kësaj të
fundit, krahas “spastrimit”, dokumentacioni i ri shkollor duhej të siguronte edukimin e
brezit të ri me politikën dhe ideologjinë marksiste-leniniste, e thënë ndryshe edukimin
komunist. Ndryshimet e para konsistuan në reduktimin nga tekstet e programet të
kapitujve të quajtur “të papërshtatshëm”. “të tepërt” apo “të padobishëm” dhe futjen e
lëndëve “të domosdoshme” si: Historia e Luftës Nacionalçlirimtare, Kushtetuta,
Njohuritë e Marksizëm-Leninizmit etj. Ndaj lëndëve bazë humanitare si historia dhe
letërsia kombëtare, do të mbahej një qëndrim përzgjedhës. Shpejt vepra të autorëve të
njohur si Gj.Fishta e F.Konica u hoqën nga programet mësimore.
Me reformën u fut në rrugën e zgjidhjes edhe çështja e ndarjes reale të shkollës
nga feja. Në thelb ajo përfaqësonte një detyrë me karakter demokratik, drejt së cilës
kishin synuar dhe synonin të gjitha shtetet e përparuara. Por në Shqipëri, ashtu si dhe në
vendet e tjera të Evropës Lindore, procesi i laicizimit të arsimit, çoi jo thjesht në
krijimin e një shkolle laike por të një shkolle ateiste. Vendosja e veprimtarisë arsimore
mbi bazat e ideologjisë marksiste-leniniste, përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës
demokratike të çdo individi për të zgjedhur, midis arsimit fetar dhe laik dhe brenda këtij
të fundit, të drejtën për t’u njohur me rryma e pikëpamje të ndryshme filozofike e
doktrina fetare, si pjesë e kulturës kombëtare dhe botërore. Thelbin e politikës së PKSH,
për zgjidhjen e këtij problemi e përbëjnë përpjekjet në dy drejtime kryesore: së pari, për
heqjen e mësimit të besimit fetar nga shkolla dhe ndalimin e tij për të gjithë nxënësit

5
brenda dhe jashtë saj, dhe së dyti, për vendosjen e të gjithë veprimtarisë së shkollës
mbi bazat e materializmit dialektik. Zgjidhja e të dy anëve të këtij problemi çoi, në
krijimin e një shkolle ateiste. Sigurisht ky ishte një poroces gradual që zgjati disa
dhjetëvjeçarë, por zanafilla e tij ishte Kushtetuta e vitit 1946 dhe ligji i Reformës
Arsimore, të pasuara nga një sëri dokumentesh të mëvonshme shtetërore e partiake.
Njëherazi me ligjin e Reformës Arsimore u miratua edhe ai “Mbi arsimin fillor
të detyrueshëm”. Për arsye të trashëgimisë tepër të varfër, Shqipëria u përball me
vështirësi më të mëdha në krahasim me vendet e tjera. Deri në daljen e ligjit, u
ndërmorën një sërë masash organizative që përgatitën terrenin për zbatimin e tij. Gjatë
verës së vitit 1946 u ndërtuan 400 shkolla të reja. Përpjekje të shumta u bënë edhe për
zbutjen e problemit të personelit arsimor. Në këtë kuadër u organizua një kurs i madh
pedagogjik, në të cilin u përgatitën 400 mësues si dhe 150 nxënës përfunduan shkollat
pedagogjike. Kështu në vitin shkollor 1946-1947 kishte 2069 mësues, kundrejt 1349 në
periudhën e paraluftës.
Me dekretimin më 17 gusht 1946 të “Ligjit mbi Arsimin Fillor të detyruar”
detyrimi shkollor u vu mbi baza të plota dhe të rregullta ligjore. Sipas tij, duke filluar
nga viti 1946-47 ishin të detyruar të ndiqnin shkollën fillore të gjithë djemtë dhe vajzat
nga mosha 7 deri 14 vjeç. Arsimi fillor bëhej falas. Krahas shkollës fillore, ndryshime
të rëndësishme ndodhën dhe në arsimin 7-vjeçar. Nëpërmjet karakterit të njësuar, ai do
t’i mundësonte shumicës së brezit të ri marrjen e arsimit të përgjithshëm të nevojshëm
në këtë periudhë të parë, për t’u integruar gradualisht në jetën ekonomike e shoqërore të
vendit. Shkolla të veçanta 3-vjeçare mbi filloren të quajtura unike, u hapën që në vitin
shkollor 1945-1946 të cilat më tej iu bashkuan shkollës fillore, duke krijuar ciklin e
plotë të 7-vjeçares. Fillimisht ato u ngritën në qytetet e qendrat e mëdha dhe më vonë,
në fshatra e zona më të thella. Në vitin shkollor 1948-1949 në shkallë vendi
funksiononin 146 shkolla me 15.812 nxënës.
Ndërkohë u ndërmorën masat e para për rihapjen e shkollave të mesme
ekzistuese si dhe për rritjen e numrit të nxënësve e mësuesve. Në vitin mësimor 1946-
1947, funksionuan gjithsej 6 gjimnaze në qytetet Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Shkodër,
Durrës, Vlorë si dhe Instituti teknik, po në Tiranë, ose Politeknikumi “7 Nëntori” siç
quhej tashmë kjo shkollë, me 7 degë të ndryshme. Shumë shpejt atij do t’i shtohej

6
Teknikumi Bujqësor, ai Financiar, Mjekësor, i Fiskulturës, Liceu Artistik etj. Një vit më
vonë, shkollat e mesme arritën në 20, me 178 mësues dhe 3443 nxënës. Nga këto 6
gjimnaze, 7 shkolla pedagogjike dhe 7 teknikume. Krahas tyre u ngritën edhe disa
shkolla të ulëta profesionale.
Më 20 dhjetor 1946 filloi nga puna Instituti Pedagogjik 2-vjeçar i cili shënoi
fillimet e arsimit të lartë në vend. Ai funksiononte si shkollë studimesh të larta me
karakter universitar në sistemin e rregullt të ditës dhe atë të korespondencës. Instituti
përgatiste mësues për shkollat 7-vjeçare fillimisht në disiplinat: Gjuhë-Letërsi Shqipe,
Histori, Gjeografi, Shkenca Biologjike dhe Fizikë e Matematikë.
Pas kapërcimit të fazës së emergjencës në sistemin arsimor vërehen zhvillime
të reja. Dukuri e përgjithshme që u evidentuar, gjithnjë e më tepër, ishin ritmet e shpejta
të zgjerimit dhe krijimi i një strukture shpërpjestimore, e shprehur në dallime dhe nivele
të ndryshme midis kategorive të veçanta shkollore. Deri në fillimin e viteve 50-të,
zhvillimet më të rëndësishme i takojnë arsimit fillor. Masat e para për sigurimin e
institucioneve dhe personelit mësimor ndikuan pozitivisht.
Por shkalla e përfitimit nga kushtet e krijuara kushtëzohej përpos të tjerave edhe
nga fakti se, sa dhe si zbatohej ligji i detyrimit shkollor. Gjatë realizimit në praktikë u
hasën vështirësi të shumta që buronin nga mungesa e institucioneve, shpërndarja e tyre
për shkak të terrenit të thyer malor të vendit, nga mentaliteti i prapambetur për ndjekjen
e shkollës sidomos nga vajzat, moszbatimi korrekt i ligjit etj. Në këtë kuadër, përveç
masave të tjera, u bënë edhe disa ndryshime ligjore. Në shtatorin e vitit 1949 doli një
ligj i ri, i cili përmirësonte disa dispozita të atij të mëparshëm. Me shtimin e shkollave të
reja u krijuan mundësi më të mira për tërheqjen në arsimin fillor edhe të nxënësve nga
rajonet e thella të vendit. Meqenëse Shqipëria ishte një vend ku fshatarësia zinte
pjesën më të madhe të popullsisë, vëmendja u përqendrua sidomos në forcimin e
shkollave fillore në fshat. Kjo lidhej me një prapambetje më të madhe të fshatit në
krahasim me qytetin, madje edhe me ndryshimet midis fshatrave malore e atyre
fushore.
Veprimtaria e bashkërenduar e shtetit me iniciativën e kontributin e vetë
popullsisë bëri të mundur që në vitin 1952, arsimi fillor të shtrihej pothuajse në të gjithë
vendin. Në të u tërhoq rreth 99,71 për qind e fëmijëve të moshës shkollore. Pas këtij viti,

7
procesi i hapjes së shkollave të reja eci më ngadalë. Vëmendja e përqendrua në
përmirësimin e bazës materiale të institucioneve shkollore dhe forcimin e vazhdueshëm
të arsimit fillor, duke përballuar kërkesat e rritjes natyre të popullsisë. Për një pakicë
nxënësish të zonave të thella, që ende nuk kishin shkolla fillore, mësimi u dha
nëpërmjet kurseve apo mësuesve shëtitës. Në vitin 1960 numri i shkollave fillore arriti
në rreth 2400 dhe i nxënësve në mbi 190 mijë. Me shtrirjen e plotë të arsimit fillor të
detyruar, u zgjidh një detyrë e rëndësishme për zhvillimin e vendit që krijoi mundësi
për shkollimin masiv të brezit të ri në qytet dhe në fshat. Zhvillimet në arsimin fillor
përgatitën kushtet për fuqizimin e hallkave të tjera shkollore dhe parandaluan mundësinë
e krijimit të analfabetëve nga breznitë e reja.
Me problemin e mprehtë të likuidimit të analfabetizmit shteti shqiptar do të
përballej që në momentet e para. Futja e tij në rrugën e zgjidhjes përbënte një sfidë
madhore për të ardhmen dhe njëherësh, një investim me rrjedhoja pozitive për rritjen e
shkallës së përgjithshme të arsimimit të popullsisë. Shqipëria trashëgoi një nivel të
lartë të popullsisë analfabete, si pasojë e prapambetjes së përgjithshme social-
ekonomike dhe kulturore të së kaluarës së largët dhe të afërt të saj. Sipas regjistrimit të
30 shtatorit të vitit 1945, në popullsinë prej 1.122.044 banorësh dinin shkrim e lexim
përafërsisht 210.634, ose 17,78 përqind e saj. Numri i analfabetëve arrinte në 911.410
ose 81,22 përqind e popullsisë. Kjo do të thoshte se në çdo katër banorë, tre prej tyre
ishin analfabetë dhe sipas gjinisë, në çdo tre meshkuj dinte shkrim-lexim vetëm njëri,
kur tek femrat raporti qëndronte në një me shtatë. Ritmi mesatar i përmirësimit të
analfabetizmit për dy dekadat e fundit, kishte qenë afro tek 0.65 përqind, më i ulët se
fqinjët, Greqia dhe Italia e Jugut dhe i përafërt me ritmet e popujve të prapambetur.
Procesi mori fillimisht tiparet e një lëvizjeje të fuqishme masive vullnetare, ku
kontribuuan veçanërisht organizatat politiko-shoqërore të kohës si: Fronti Demokratik,
Sindikatat, Bashkimi i Rinisë Komuniste dhe ai i Gruas Shqiptare etj. Veprimtaria e
shtetit përmblidhej në përkrahjen, nxitjen, disiplinimin e kontrollimin e kësaj lëvizjeje.
Krahas shkollimit të rregullt si forma më kryesore u aplikuan kurset e shpejta që u
hapën kudo, në fshatra e qytete, qendra pune e lagje, shkolla dhe aksione të rindërtimit
apo në radhët e ushtrisë.

8
Deri në fundin e vitit 1949 mësuan rreth 130.000 persona dhe mbeteshin
analfabetë ende 420.000 të tjerë. Ritmet dhe shkalla e përfitimit ishte e ulët. Vetëm 50
për qind e frekuentuesve mundën të marrin dëshmitë përkatëse. Fillimi i viteve 50-të
shënoi kalimin drejt zgjidhjes ligjore në kapërcimin e analfabetizmit. Projektligji për
detyrimin e shtetasve për të mësuar shkrim-lexim, i publikuar më 4 gusht 1949 dhe i
shndërruar në ligj më 12 janar të vitit 1950, detyronte të gjithë analfabetët e moshave
12-40 vjeç të ndiqnin kurset apo shkollat. Në prillin e vitit 1952, Këshilli i Ministrave
mori vendimin për krijimin e një Komisioni Qendror të Luftës kundër analfabetizmit.
Në këtë mënyrë drejtimi i kësaj fushate u bë një çështje e drejtpërdrejtë e ekzekutivit
dhe u ngrit në rangun e një politike të rëndësishme shtetërore.
Angazhimi i organizmave shtetërorë e atyre shoqërorë, për të vënë në lëvizje
një masë më të madhe njerëzish të interesuar për të mësuar, krijoi mundësi për
përmirësimin e rezultateve. Në vitet 1954-55 u përfshinë në kurse një pjesë e mirë e
analfabetëve deri në 40 vjeç. Nga 816.000 analfabetë në vitin 1945, në vitin 1955
rezultonin si të tillë afro 393.794. Nëpërmjet kurseve në këto vite mësuan përafërsisht
345.000 persona. Mjaft prej tyre mësuan në shkolla të rregullta.
Në vitin 1956 problemi i analfabetizmit deri në moshën 40 vjeç u konsiderua i
mbyllur. Lidhur me këtë fakt nga shumë studiues perëndimorë ka patur me të drejtë
kontestime. E vërteta është se analfabetizmi u likuidua për pjesën më të madhe të
popullsisë deri në këtë moshë. Por rezultatet nuk ishin të atyre përmasave që u
deklaruan. Duke u nisur nga vetë të dhënat “e brendshme” të strukturave partiake e
shtetërore, analfabetizmi mbeti çështje e pazgjidhur për rreth 12,3 për qind të
grupmoshës 8-40 dhe respektivisht, për 6,6 për qind të meshkujve dhe 18,6 për qind të
femrave. Kuptohet që kjo shifër nuk ishte aq e pakonsiderueshme sa të kalonte pa u
vënë re dhe deklarimi i vitit 1956, për likuidimin e plotë të analfabetizmit për këtë
grupmoshë, përmban doza të qarta propagandistike. Ecuria e mëtejshme e ngjarjeve
provoi se për shumë vite më vonë, shoqëria shqiptare vazhdoi të përballej me këtë
fenomen.
Ndryshime ndodhën edhe në arsimin 7-vjeçar. Në vitin 1948-1949 në të gjithë
vendin funksiononin 146 shkolla me 15.812 nxënës. Deri në vitin 1952 kur arsimi 7-
vjeçar u bë i detyruar, ecuria e kësaj hallke shkollore ishte e ngadalshme. Në këtë

9
periudhë përgatitore u përballuan vështirësi të shumta për sigurimin e kuadrit dhe
tërheqjen e mjaftueshme të nxënësve, sidomos në fshat dhe nga radhët e vajzave. Me
dekretimin e ligjit mbi Arsimin 7-vjeçar të detyrueshëm procesi u vu mbi baza më të
organizuara.
Në mesin e viteve 50-të arsimi 7-vjeçar u shtri në qytetet dhe fshatrat kryesore,
duke tërhequr 48,5 për qind të nxënësve që përfunduan shkollën fillore në qytet dhe
31-32 për qind në fshat. Arsimimi i nxënësve të zonave të thella malore, u realizua më
së shumti nëpërmjet zgjerimit të sistemit të bursave dhe konvikteve. Brenda një
periudhe relativisht të shkurtër arsimi 7-vjeçar do të zgjerohej edhe më tej. Nga 341
shkolla me 48.178 nxënës dhe 1779 mësues në vitin 1955-1956, në vitin 1960-61
numri i tyre do të arrinte në 557 shkolla me 84.655 nxënës dhe 3080 mësues. Në këtë
kategori arsimore u tërhoqën përafërsisht 78,1 për qind e nxënësve që përfunduan
shkollat fillore. Ndonëse procesi i zgjerimit nuk ishte ai i kërkuari, kjo do të ndikonte
pozitivisht në ecurinë e hallkave më të larta arsimore.
Zhvillime edhe më specifike me shpërpjesëtime dhe kundërshti, karakterizuan
ecurinë e arsimit të mesëm. Fillimisht treguesit më të mirë në fushën e masivizimit i
njohu arsimi i mesëm profesional. Duke filluar nga viti 1949 u ndërmorën masa për një
profilizim të gjerë, nëpërmjet riorganizimit të disa degëve, hapjen e degëve të tjera
brenda shkollave ekzistuese si dhe të shkollave të reja profesionale. Në vitin 1950
funksionuan 8 shkolla të mesme profesionale me 1045 nxënës. Rëndësi morën edhe
shkollat e ulëta profesionale. Përgatitja e punëtorëve të kualifikuar, nxënësve në ekonomi
dhe e teknikëve të ulët bëhej nëpërmjet shkollave të ulëta profesionale.
Për zhvillimin dhe fuqizimin e arsimit profesional shteti aplikoi gjerësisht
edhe sistemin e bursave. Sipas të dhënave të vitit shkollor 1950-51, ¾ e nxënësve që
përfunduan arsimin 7-vjeçar ndiqnin arsimin e mesëm dhe brenda tij, pothuajse 80 për
qind atë profesional. Prej tyre gati 50 për qind studionin me bursë shtetërore. Kishte
shkolla ku iu dha bursë pothuajse të gjithë nxënësve, sidomos në ato specialitete ku
kërkesat ishin të pakta dhe nevojat shumë të mëdha. Shkolla të tilla ishin p.sh.
Teknikumi Bujqësor, ai Financiar, disa degë të Politeknikumit “7 Nëntori”, Teknikumi
Mjekësor, ai i Ndërtimit, Naftës etj. Në vitet 1955-1958, 41.1 për qind e nxënësve që
përfunduan shkollat 7-vjeçare u tërhoqën në arsimin e mesëm dhe 2/3 e tyre në atë

10
profesional. Për sa i takon arsimit të mesëm të përgjithshëm vazhduan të funksiononin
vetëm 7 gjimnaze me 4376 nxënës dhe 150 mësues, kundrejt 24 shkollave të mesme
profesionale, me 9021 nxënës dhe 386 mësues. Rrjedhojat e këtyre shpërpjestimeve
vazhduan të ndjehen edhe në vitet që pasuan.
Rritja për të dy kategoritë e arsimit të mesëm fillon e ndihet pas mesit të viteve
50-të. Në vitin 1957-1958 u hapën gjimnaze të reja në Tiranë, Berat dhe disa qytete më
të vogla si në Fier, Lushnje, Pogradec, Krujë, Kukës etj. Në vitin 1960 funksiononin 44
shkolla të mesme të përgjithshme dhe 34 shkolla profesionale. Përparimi i nxënësve
dallohej ende për një dinamikë të dobët. Përllogaritjet shtetërore për nevojat ekonomisë
ishin për 22.280 specialistë të mesëm. Deri në vitin 1960 ishin përgatitur 20.870. Afro
45 përqind e tyre ishin përgatitur nëpërmjet shkollave të mesme, ku ato profesionale
mbanin vendin kryesor.
Ndryshimet padyshim prekën edhe arsimin e lartë që dihet se përfaqëson majën e
piramidës së çdo sistemi arsimor. Pas Institutit Pedagogjik 2-vjeçar, në vitin 1951 u
hap Instituti i Lartë Pedagogjik 4-vjeçar, Instituti i Lartë Bujqësor, Instituti i Lartë
Politeknik, Në vitin 1952, filloi nga puna Instituti Ekonomik dhe Instituti Mjekësor, që
u pasuan në vitin 1954 nga Instituti Juridik. I gjithë sistemi i shkollave të larta në vitin
1955-1956 përfshinte 6 institute 4 dhe 5-vjeçare, me 22 fakultete dhe afro 1595 studentë.
Me hedhjen e bazave të arsimit të lartë, u përgatit terreni për kalimin nga faza e
veprimtarisë së shkëputur të shkollave të larta drejt përqendrimit në një qendër të
vetme drejtuese dhe orientuese në shkallë vendi.
Më 3 qershor 1957, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë dekretoi një
nga ligjet më të rëndësishme në fushën e arsimit, krijimin e Universitetit Shtetëror të
Tiranës. Universiteti fillimisht kishte 6 fakultete: Fakultetin Histori-Filologji me degët e
Historisë dhe atë të Filologjisë, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik me degët e
Ekonomisë dhe atë të Kontabilitetit, Fakultetin e Inxhinierisë me 4 degë: Mekanike,
Elektrike, Ndërtim dhe Gjeologji, Fakultetin e shkencave të Natyrës me degët:
Matematikë-Fizikë dhe Biologji-Kimi dhe Fakultetin e Mjekësisë. Ai do të përgatiste
specialistë në rreth 15 fusha dhe kishte rreth 46 pedagogë.
Me hapjen e universitetit nisin zhvillime të reja brenda arsimit të lartë
shqiptar, duke e futur atë në fazën e konsolidimit të mëtejshëm dhe të përballjes me

11
sfidat e shumta të së ardhmes. Në këtë rrugë Universitetit të Tiranës iu desh të gjente
zgjidhjet e përshtatshme për mjaft probleme të vjetra dhe të reja.
Në mënyrë specifike do të duhej t’i kushtonte kujdes çështjes të përgatitjes së
specialistëve për fushat më të rëndësishme, duke plotësuar zbrazësitë e ndjeshme për
të tilla sektorë të përcaktuar strategjikë, si ai i naftës, gjeologjisë, transportit etj. Për
rritjen dhe ruajtjen e numrit të studentëve, u shtuan masat favorizueze të shtetit
nëpërmjet trajtimit me bursa të më tepër se 60 përqind të tyre. Politika e ofrimit të të
drejtës për të vijuar arsimin e lartë dhe ajo e akordimit të bursave u bë e programuar
dhe mbi bazën e disa kritereve, ku më kryesori ishte ai i origjinës shoqërore dhe
qëndrimit politik të kandidatit. Dora-dorës numri absolut i studentëve ndryshoi dukshëm
nga 3411 në momentin e hapjes së universitetit, në 6703 për vitin 1960-1961, duke i
dhënë ekonomisë deri në këtë kohë afro 3950 specialistë me arsim të lartë.
Në zhvillimin dhe zgjerimin e të gjitha hallkave të sistemit arsimor një faktor i
rëndësishëm, padyshim ishte mësuesi. Treguesit e viteve të para mbeten modeste. Në
vitin 1949 në kurse dhe shkolla u përgatitën 960 mësues të rinj. Krahas formave të
rregullta u përdorën dhe arsimi i mbrëmjes dhe ai me korrespondencë. Në vitin 1955
numri i tyre arriti në 7369 dhe në vitin 1960 në 10.874 mësues. Por ndryshimet sasiore
nuk u shoqëruan me tregues të njëjtë cilësor, gjë që nuk kaloi pa efekte në nivelin e
përgjithshëm të mësimdhënies. Vështirësitë u bënë gjithnjë e më të mëdha me
fuqizimin e kërkesës për aplikimin e metodave “të reja” mësimore të cilat ndryshonin
dukshëm nga ato tradicionale.
Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë procesi i sovjetizimit të vendit
preku edhe arsimin. Programet, planet tekstet dhe metodikat mësimore në pjesën
kryesore u huazuan nga ato të shkollave respektive sovjetike. Dora-dorës u hodhën
bazat e organizimit të një ore mësimi standard sipas një modeli lindor. Nga fillimi i
viteve 50-të, përpjekjet për forcimin e frymës kundër “shkollës së vjetër borgjeze” u
intensifikuan dhe masa e mësuesve u gjend nën presion. Pjesa më e kualifikuar mbajti
qëndrim të moderuar dhe jo rrallëherë kundërshtues. Ndaj tyre u ndoq e njëjta politikë
represive, që u aplikua për të gjithë intelektualët që i kundërshtuan regjimit komunist.
Diferencimi dora-dorës erdhi duke u thelluar dhe në fillimin e viteve 60-të “elementët e
papërshtatshëm” tashmë ishin larguar nga radhët e arsimit.

12
Shteti shqiptar përballë standardeve të paplotësuara në sistemin arsimor
(1960-1990)

Fillimi i viteve 60-të solli elemente të rinj në ecurinë e shkollës. Si në të gjithë


vendet e Lindjes komuniste, arsimit i ishte kushtuar një rëndësi e veçantë. Institucionet
shkollorë dhe numri i nxënësve u rritën ndjeshëm. Po aq u forcuan edhe kontrolli
ideologjik dhe indoktrinimi i popullsisë. Duket se një nxitje e fuqishme për udhëheqjen
e vendit fillimisht ishte fakti se, Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera lindore kishin
iniciuar dhe po përfundonin reformimin e sistemeve të tyre arsimore. Në këtë kuadër
shkolla shqiptare do të përjetonte dy reforma të tjera, pas asaj të vitit 1946,
“Riorganizimin” dhe “Revolucionarizimin”. Të realizuara brenda të njëjtit sistem
politik ato nuk sollën dhe nuk mund të sillnin krijimin e një produkti të ri që do të
gjeneronte përmbysje. Bëhej fjalë për masa të diktuara nga nevoja e sistemit për
konsolidimin e tij.
“Riorganizimi i sistemit arsimor shqiptar” u realizua si një proces i komanduar
dhe i kontrolluar nga lart, gradual dhe i përshkallëzuar. Platforma mbi ndryshimet në
sistemin shkollor u përgatit në formën e tezave siç u quajtën atëherë. Më 22 qershor të
vitit 1960, Tezat e KQ të PPSH dhe të Këshillit të Ministrave “Për lidhjen e ngushtë të
shkollës me jetën dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të arsimit popullor”, u bënë
publike në të gjitha organet e shtypit. Periudha qershor-tetor shërbeu për njohjen e
opinionit të gjerë shoqëror me ndryshimet e pritshme. Tezat përvijonin linjat themelore
të ndryshimeve të fokusuara në arsimin e përgjithshëm që ndahej në dy etapa.
Etapa e parë, afatet e të cilës shtyheshin nga 7 në 8 vjet vazhdonte të
përfaqësonte bazën e sistemit të ri arsimor dhe, si e tillë merrte karakter unik dhe të
detyrueshëm për të gjithë të rinjtë nga 7 në 15 vjeç. Funksioni i shkollës 8-vjeçare do të
ishte, pajisja e nxënësve me një kulturë të përgjithshme e politeknike më të plotë,
përgatitja psikologjike e praktike e tyre për punë dhe një orientim më i mirë në
zgjedhjen e profesionit të ardhshëm.
Etapa e dytë me një kohëzgjatje të diskutueshme 3 ose 4-vjeçare, do t’u jepte të
rinjve arsimin e mesëm të plotë nëpërmjet tre rrugëve. Së pari, nëpërmjet shkollave të

13
mesme të përgjithshme e politeknike, me mësimin e prodhimit. Së dyti, nëpërmjet
shkollave të mesme të përgjithshme të mbrëmjes, me turne, sezonale dhe me
korrespondencë. Së fundi, në shkollat e natës dhe me korrespondencë.
Në procesin e diskutimit u përfshinë një rreth i gjerë njerëzsh. Në mbledhje të
organizuara në disa qytete të mëdha si Tirana, Korça, Gjirokastra dhe Shkodra apo në
ato të katedrave të Universitetit, pjesëmarrësit, mbështetën nevojën e ndryshimeve.
Intelektualë, prindër dhe të rinj, realisht ishin të interesuar për të rritur shkallën e
përfitimit nga sistemi shkollor. Ishte kjo një nxitje e fuqishme për t’u bërë pjesë e
procesit, duke kontribuar jo pak në ecurinë e tij. Krahas diskutimeve steriotipe ku
rëndom evidencohej “roli i pazëvendësueshëm i partisë në fillimin dhe drejtimin e
reformës” jo rrallëherë, nga intelektualë dhe specialistë të ndryshëm u sollën argumente
të shumta. U ofruan mendime të kualifikuara, për gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme të
problemeve që shqetësonin shkollën.
Më 8 tetor 1960, një Plenum i veçantë KQ i PPSH miratoi platformën e
“reformës” për “Riorganizimin e sistemit arsimor”. Gjatë një periudhe trevjeçare u
ndërmorën masa të shumta për zgjerimin e mëtejshëm të institucioneve shkollore,
rritjen e numrit të nxënësve dhe mësuesve, përgatitjen e dokumentacionit të ri, i cili
fillimisht u zbatua në disa shkolla 7-vjeçare dhe të mesme eksperimentale etj.
Periudha trevjeçare shërbeu ndërkohë edhe për përgatitjen përfundimtare të
kuadrit ligjor. Në qershorin e vitit 1963, Kuvendi Popullor i Shqipërisë dekretoi dy
nga dokumentet më të rëndësishëm të kohës në fushën e shkollës, ligjin “Mbi
organizimin e sistemit arsimor në RPSH” dhe dekretin “Mbi arsimin tetëvjeçar të
detyruar”. Dispozitat kryesore të ligjit mbi riorganizimin, rikonfirmonin të drejtat e
mëparshme të bazuara në kushtetutën e vendit, si arsimin falas, karakterin shtetëror,
barazinë e sekseve etj. Ndërkohë sistemi i ri arsimor, me dhe pa shkëputje nga puna, që
përfshinte të gjitha kategoritë bazë si edukimin parashkollor, arsimin e përgjithshëm,
etapa e parë e të cilit bëhej tetëvjeçare, arsimin tekniko-profesional dhe atë të lartë (neni
2), përsosej dhe plotësohej në linjat e tij themelore.
Element i përbashkët i të gjitha hallkave të sistemit të ri shkollor ishin
ndryshimet në bazën e tij. I gjithë thelbi i ndryshimeve konsistonte në organizimin e

14
një sistemi të ri që garantonte zbatimin e parimit të lidhjes të mësuarit dhe edukimit me
jetën e me prodhimin”.
Me daljen e ligjit Reforma u fut në fazën e zbatimit duke rrokur gjithë vitet 60-
të. Efektet e saj ishin të rëndësishme dhe sollën ndryshime të reja si në strukturën e
shkollës ashtu edhe në përmbajtjen e saj. Ajo hapi rrugën e përsosjes së sistemit
arsimor duke tentuar ta bëjë atë më masiv dhe më fleksibël, por ndërkohë shërbeu si
një mekanizëm i rëndësishëm për ideologjizimin dhe kthimin gjithnjë e më tepër në
vatër indoktrinimi me ideologjinë komuniste.
Mesi i viteve 60-të shënoi futjen e vendit në një fazë të re. Nisur nga motive
politike dhe e kushtëzuar nga rrethanat e vështira ekonomike e financiare pas prishjes
së marrëdhënieve me Bashkimin sovjetik, PPSH ndërmori një seri masash që i paraprinë
atij procesi të gjatë, intensiv e stresant për shumicën e popullsisë “për
revolucionarizimin e mëtejshëm të të gjithë jetës së vendit”. Në vorbullën e këtij
“revolucionarizimi” u përfshi dhe shkolla si institucioni bazë i edukimit. Që në
dhjetorin e vitit 1965, Enver Hoxha në fjalën e mbajtur para nxënësve të gjimnazit
“Qemal Stafa” në Tiranë, kërkoi më tepër angazhim dhe pjesëmarrje të rinisë në
zgjidhjen e problemeve të shkollës. Sigurisht këto çështje nuk ishin të reja, por
evidencimi i tyre parë nga këndvështrimi i zhvillimeve të mëvonshme, mbështet faktin
se. Ky ishte “sinjali” për rishikimin “kritik” në të gjithë veprimtarinë mësimore
edukative. Për udhëheqjen e vendit ishte mjaft e rëndësishme që në këtë proces të
kishte me vete rininë.
Në këtë proces ajo shfrytëzoi faktin që nga pikëpamja e origjinës shoqërore,
tashmë rinia shkollore dhe studenteske ishte më homogjene. Në saje të politikave të
ndjekura, shumica e të rinjve ishin me origjinë dhe gjendje familjare punëtore e fshatare
kooperativiste. Kjo pjesë e rinisë bëhej gjithnjë e më e lidhur dhe e motivuar
politikisht nga PPSH.
Pjesëmarrja aktive e rinisë në “aksionet” politike dhe ideologjike të kohës, shihej
si rrugë efikase për thellimin e procesit të revolucionarizimit të të gjithë jetës së vendit.
Në këtë kuadër u ushqyen dhe nxitën iniciativa të shumta që kapërcyen muret e
shkollës. Duke përfituar nga entuziazmi dhe pafajësia e moshës, energjitë e saj u
kanalizuan “atje ku duhej”. Viti 1967 ishte i mbushur me “iniciativa” dhe “lëvizje

15
revolucionare”. Më radikalja do të ishte ajo kundër botëkuptimit fetar dhe zakoneve
patriarkale, ku rinia shkollore u gjend në rolin e “promotorit”. Si pikënisje e lëvizjes u
konsiderua “iniciativa” e filluar nga të rinjtë e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës, e
cila më vonë do të pasohej nga ajo e shkollës “Partizani” të kryeqytetit, e drejtuar
kundër koncepteve “të vjetra” dhe ndikimeve “të pedagogjisë borgjeze” mbi
paprekshmërinë e autoritetit pedagogjik të mësuesit, e cila rriti trysninë mbi mësuesin
dhe shkollën.
Më 7 Mars 1968, Byroja Politike e KQ të PPSH do të ndalej në problemin e
ardhmërisë së sistemit arsimor, ku kryefjala ishte fjalimi aq i njohur i E. Hoxhës “Për
revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë”, i cili shërbeu si platforma teorike
e një reforme të re me diapazon të gjerë veprimi, komplekse dhe me pasoja për
zhvillimin e brendshëm të shkollës dhe më gjerë, për gjithë shoqërinë shqiptare të kohës.
Thelbi i këtij procesi që i dha edhe ngjyrimin periudhës, konsistonte, në ndërhyrjen e
shtetit dhe partisë në çështjet e përmbajtjes. Ajo do të ishte një vazhdim i mëtejshëm i
reformave të mëparshme por më “radikale”. E reja konsistonte se ndërhyrja e shtetit
totalitar, bëhej më agresive dhe më e vendosur për të thelluar karakterin socialist të
shkollës. “Ndryshimet” morën karakter gjithëpërfshirës, duke prekur çdo qelizë të
procesit mësimor-edukativ, i cili iu nënshtrua një “rishikimi” të plotë nga prizmi i
filozofisë marksiste-leniniste.
Më 4 prill u krijua Komisioni Qendror për Arsimin, si një organizëm politik,
përgjegjës, i ngarkuar për studimin, drejtimin, kontrollin dhe ndjekjen e ecurisë së
reformës. Paskëtaj u hap sipari i një “Diskutimi të madh popullor”, ku u përfshi në një
shkallë të gjerë opinioni shoqëror dhe specialistë të arsimit. Ata prekën probleme të
rëndësishme të kësaj fushe dhe parashtruan dhe mjaft ide interesante të cilat,
ndonëse shprehnin dëshirën për një mendim të kualifikuar që do ta ndihmonte
shkollën, mbartnin në vetvete ngarkesa politike e propagandistike.
Nëpërmjet rrugëve e formave të sofistikuara, shteti totalitar e “përpunoi”
mendimin në kahjen që atij i interesonte.
Në qershorin e vitit 1969 u thirr Plenumi VIII i KQ të PPSH, i cili vendosi që
shkolla do të vijonte të luante një rol aktiv në frontin e luftës ideologjike, duke

16
përmbushur detyrën e saj “historike” për përgatitjen dhe edukimin e “njeriut të ri”, me
formim të gjithanshëm komunist me “idealet revolucionare të PPSH”.
E parë në prizmin e kërkesave të kohës, shkolla sipas konceptit të PPSH do të
duhej të kontribuonte në përgatitjen e punonjësve dhe kuadrove të mjaftueshëm, të
kualifikuar dhe të aftë për të punuar në degët e ndryshme të ekonomisë dhe sidomos,
në sferën politike dhe atë shoqërore. Në vendimet e këtij forumi të lartë partiak do të
përforcohej direktiva se tashmë, shkolla e re do të dallonte “… para së gjithash dhe mbi
të gjitha nga dhënia e prioritetit absolut në tërë punën e saj, të boshtit ideologjik
marksiste-leninist, mësimit të marksizëm – leninizmit, formimit dhe edukimit të
gjithanshëm ideologjik dhe politik marksist-leninist të rinisë e të gjithë punonjësve”.
Kuvendi Popullor i Shqipërisë më 24 dhjetor të vitit 1969 miratoi ligjin nr.
4624 “Mbi sistemin e ri arsimor” i cili hyri në zbatim në janarin e vitit 1970. E gjithë
veprimtaria mësimore-edukative e shkollës u vendos mbi atë që në terminologjinë e
kohës njihej si “trekëndëshi revolucionar, mësim, punë prodhuese, edukim fizik e
ushtarak”. Ligji mbi sistemin e ri arsimor sanksionoi mjaft ndryshime strukturore.
Krahasuar me atë të vitit 1963, ai e trajtoi arsimin parashkollor si hallkën e parë të
rregullt dhe të përgjithshme shkollore. Ndërkohë i dha fund ndarjes brenda arsimit 8-
vjeçar, në ciklin e arsimit fillor dhe klasave më të larta duke e njësuar. Kjo e fundit
mbetej kategoria shkollore bazë e sistemit arsimor, shkollë unike e përgjithshme dhe e
detyrueshme për të gjithë nga mosha 6-vjeçare. Ndryshimi i kufirit të pranimit të
nxënësve dhe ulja me një vit, mbi bazën e ligjit të ri do të bëhej gradualisht. Po kështu
u kalua drejt unifikimit të afatit 4-vjeçar të shkollave të mesme të përgjithshme e
profesionale.
Implementimi i “reformës” do të sillte para së gjithash ndryshime të
rëndësishme në bazat ideologjike-shkencore të shkollës. Vëmendja e shtetit u fokusua
drejt mbështetjes më të fuqishme të të gjithë veprimtarisë së saj mbi ideologjinë
marksiste-leniniste dhe edukimin komunist të të rinjve. Më tepër se kurrë, në epiqendër
të këtij procesi u vendos edukimi ideopolitik. Shkolla duhej të forconte dhe përsoste në
të gjitha aspektet, veprimtarinë për formimin e “njeriut të ri” revolucionar, të brumosur
me ideologjinë marksiste-leniniste. Nisur nga ky synim, udhëheqja e vendit intensifikoi
përpjekjet për realizimin e një studimi më të thelluar të teorisë marksiste-leniniste, duke

17
ndjekur disa “rrugë paralele” si do t’i quante vetë E.Hoxha, për të mbërritur në
edukimin e duhur filozofik. “Tre rrugët” e rekomanduara prej tij që u bë në aq “të
famshme” në këtë periudhë, në thelb ishin shprehje e përmasave të frikshme që po
merrte procesi i indoktrinimit me ideologjinë komuniste të shoqërisë shqiptare në
përgjithësi dhe të rinisë shkollore në veçanti.
Në këtë kontekst një rol prioritar morën lëndët e drejtpërdrejta politike. Kursi
njëvjeçar i lëndës Njohuri fillestare të marksizëm-leninizmit që trajtohej në të gjitha
shkollat e mesme, do të kthehej në kurs dyvjeçar dhe më tej trevjeçar. Historia e PPSH
do të zhvillohej nga klasa e 10-të. Në shkollat e larta programi i saj shtrihej nga dy në
katër vite. Rishikimet prekën ndjeshëm lëndët shoqërore formuese si historia dhe
letërsia. Për forcimin e “boshtit ideologjik” u bënë përmirësime të raporteve midis
historisë të së kaluarës dhe asaj më të re, në favor të kësaj të fundit. Periudhës së
Luftës nacionalçlirimtare dhe asaj të ndërtimit socialist iu dha afërsisht 30 përqind e
orëve.
Në mënyrë specifike u thellua karakteri klasor në lëndën e letërsisë. Tashmë
nga letërsia kombëtare dhe ajo e huaj mësoheshin vetëm ato përfaqësues që qëndronin
“në pozita relativisht më përparimtare, demokratike e revolucionare”. Në rishikimin e
teksteve kriteri bazë mbetej “gjykimi” nga pikëpamja e analizës “klasore”. Shembulli
më domethënës ishte trajtimi tendencioz dhe i censuruar i epokës së Rilindjes dhe
rilindasve, që jo rrallëherë PPSH u ishte referuar për të revokuar të kaluarën e
lavdishme, të konsideruar deri diku si një “tabu”. Kjo dëshmonte se “spastrimi” dhe
“analiza” nga pozitat e filozofisë marksiste-leniniste, nuk njohu limite, duke prekur të
gjitha fushat pa përjashtim. Qëndrimi imponues për një mendim të unifikuar, me
pretendimin e etalonit të të vërtetës, vuri nën presion çdo intelektual, duke çuar në
përzgjedhje selektive të krijimtarisë politike e letrare të rilindësve, në varfërimin e
informacionit për këtë periudhë të ndritur të historisë së popullit dhe njohje vetëm të
atyre anëve që konsideroheshin “të drejta” nga udhëheqja e vendit.
Nga viti mësimor 1969-1970, planet, programet dhe tekstet e reja u futën në
praktikën mësimore. Gjatë procesit u pretendua se ndryshimet sillnin rritje të cilësisë.
Masat në drejtim të seleksionimit të njohurive të tepërta apo rregullimit të raporteve
midis lëndëve, padyshim që ndikuan pozitivisht. Por fakti që ato u nisën nga

18
konsiderata politike e ideologjike e dëmtuan atë. Struktura e re e vitit shkollor që
tashmë parashikonte nga 9 muaj proces mësimor vetëm 7 muaj, të pasuara nga 2 muaj
punë prodhuese dhe një muaj edukim fizik e ushtarak, realisht jo vetëm preku por e
dëmtoi rëndë procesin mësimor. Organizimi në këto proporcione prishi raportet
tradicionale midis lëndëve, cungoi kohën e nevojshme të përvetësimit të njohurive,
politizoi skajshëm përmbajtjen e disiplinave të veçanta, duke çuar në uljen e nivelit të
përgjithshëm të njohurive që ofronte shkolla shqiptare e kësaj periudhe.
Duke filluar nga fundi i viteve 80-të, në kuadrin e përpjekjeve për të ruajtur
sistemin nëpërmjet ndryshimeve të pjesshme, gjithnjë e më tepër do të flitej për nevojën
e “modernizimit” shkencor të veprimtarisë së shkollës. Në këtë kuadër u bënë disa
përmirësime në planet e programet mësimore. Nga viti 1988-1989, në lëndën e
matematikës u fut material teorik eksperimental për lëndën “Njohuri Informatike”. Në
letërsi, krahas zgjerimit të temave me karakter kombëtar, u shtuan njohuritë për
shqiptarët që banonin jashtë kufijve. Për forcimin e mësimit të gjuhëve të huaja, në
shkollat 8-vjeçare u eksperimentuan dy metoda të reja për gjuhën angleze dhe atë
frënge si dhe u unifikua mësimi i gjuhëve të huaja të shkollave të mesme profesionale me
ato të përgjithshme. Në arsimin e lartë u hartuan plane të reja mësimore, që përmirësuan
raportet leksion-praktikë në favor të kësaj të fundit. Në pranimet në universitet krahas
kriterit politik merrej për bazë mesatarja e katër viteve dhe nga viti 1989-90, nota
mesatare e ponderuar (me koeficient për secilën lëndë).
Në prag të rënies së sistemit në korrikun e vitit 1990 u hodh ideja e një
“reforme të re”, e vlerësuar si nevojë dhe kërkesë bashkëkohore. Një komision i
veçantë i ngritur pranë KQ të PPSH hartoi platformën bazë, nyja nevralgjike e të
cilës ishte rritja e trungut të arsimit të përgjithshëm nga 8-vjeçar në 10-vjeçar 3 .
Ndonëse u tentua për një përqasje drejt përvojës botërore, në disa prej aspekteve që nuk
preknin bazat ideologjike të shkollës, masat e kësaj periudhe si rezultat i krizës që po
kalonte vendi, nuk dhanë impaktin e duhur.
Në procesin e zbatimit të reformave roli i mësuesit bëhej edhe më i rëndësishëm.
Koncepti i PPSH mbështetej në parimin leninist që, orientimi politik i një shkolle, fati i
një programi varej tërësisht dhe ekskluzivisht nga përbërja e lektorëve, pedagogëve e

19
mësuesve. Për të ishte më se e qartë se pa “revolucionarizuar” mësuesin rezultatet e
“reformave” nuk ishin të garantuara. Shkalla e arsimimit të personelit mësimor-edukativ,
kualifikimi, profilizimi, origjina shoqërore, raportet fshat-qytet, kuadër i vjetër dhe i ri,
predispozicioni për t’u përfshirë në çështjet e shkollës dhe ato të shoqërisë, kushtëzuan
në një farë mënyre vetë ecurinë e mësuesve. Shteti komunist ishte i interesuar për
përgatitjen e një personeli mësimor të ri, jo vetëm nga aspekti i moshës, por çka ishte
më e rëndësishme nga pikëpamja e origjinës dhe e mentalitetit, e një mësuesi që do të
mbështeste pa rezerva në nismat për transformimin e shkollës në kahjet që ai
dëshironte.
Deri në vitin 1960 i gjithë sistemi arsimor numëronte afro 10.874 mësues. Në
arsimin fillor që tashmë përfshinte 98,5 për qind të fëmijëve të moshës shkollore,
punonin 5100 mësues, në atë 7-vjeçar 2573, në arsimin e mesëm 845 mësues dhe në atë
të lartë 246 pedagogë. Nga mesi i viteve 60-të intensiteti i përgatitjes të kuadrove për
shkollat fillore erdhi në ulje, rrjedhojë kjo e plotësimit deri diku të nevojave. Prioritetet
u zhvendosën drejt kategorive më të larta, arsimit 8-vjeçar, të mesëm dhe të lartë.
Nëpërmjet një sistemi të gjerë bursash në arsimin pedagogjik, u tërhoqën në masë
nxënës nga fshatarësia dhe klasa punëtore, duke çuar dora-dorës në ndryshime të
rëndësishme në vetë përbërjen shoqërore të personelit mësimor. Mësuesit e thjeshtë të
përgatitur ndër vite, për shkak të origjinës shoqërore, mundësisë që iu dha për
shkollim, trajtimit disi më të mirë në raport me kategoritë e tjera të shoqërisë, besuan
sinqerisht në nevojën e përkushtimit të tyre ndaj këtij misioni fisnik, duke luftuar me të
gjitha forcat për përmbushjen e tij.
Rritja absolute e personelit mësimor solli përmbysje të raporteve midis kuadrit
të trashëguar që erdhi në tkurrje dhe atij të përgatitur gjatë regjimit komunist. Procesi i
shtimit të numrit të mësuesve të rinj me origjinë nga shtresat e varfra të qytetit dhe fshatit,
përpos të tjerave, u nxit edhe nga fakti se, pavarësisht nga sa deklarohej, shteti
komunist nuk besonte në personelin e vjetër, sidomos në elitën e tij. Pas “spastrimeve”
të viteve të para, pjesa e mbetur e saj që fillimisht pati iluzione për ndërtimin e një
shoqërie demokratike dhe që kontribuoi me të gjitha forcat në procesin e ripërtëritjes
të shoqërisë shqiptare, e zhgënjyer thellësisht u detyrua t’i nënshtrohej “edukimit” dhe
“riedukimit” marksiste-leninist. Për përpunimin ideologjik të të gjithë mësuesve vijuan

20
të aplikohen një larmi formash të ngjashme me ato të përdorura në vendet e Lindjes
si: seminaret, konferencat, format e rregullta politike, leksionet etj. Sistemi i
informacionit masiv u bë gjithnjë e më i sofistikuar.
Por pavarësisht këtyre përpjekjeve rezultatet nuk ishin ato të pritshmet. Dobësitë
që përmbante në vetvete i gjithë ky proces i komanduar nga lart, i sforcuar dhe i
detyruar, çuan në gërryerjen graduale të mitit mbi krijimin e “mësuesit të ri”. Gjithnjë
e më tepër “arritjet” në fushën e edukimit politik e ideologjik të reklamuara me aq
bujë nga autoritetet, u zbehën gjatë përballjes me realitetin që ofronte jeta e shkollës.
Gjithsesi edhe në këto rrethana, breza të tëra mësuesish punuan me përkushtim për
arsimimin e të rinjve në mbarë vendin. Ishin po këta mësues që me mund dhe sakrifica,
duke punuar në kushte të vështira, ndikuan fuqishëm në formimin e një mendësie të re
mbi rëndësinë e shkollës dhe kthimin e saj, në një motiv të punës dhe të jetës së mbarë
shoqërisë së kohës.
Pas viteve 60-të pati zhvillime të reja dhe në masivizimin e shkollës. Zgjerimi
me ritme të shpejta i të gjitha kategorive arsimore, rriti ndonëse në nivele të
pamjaftueshme, shkallën e përgjithshme të arsimimit. Në popullsinë prej 1.607.120
banorësh sipas regjistrimit të vitit 1960, rreth 40,6 për qind e saj kishte përfunduar
plotësisht ose pjesërisht shkollën fillore, 15,9 për qind atë 7-vjeçare dhe vetëm 5,9 për
qind arsimin e mesëm. Për përmirësimin e treguesve u morën mjaft masa duke i
dhënë gjithnjë e më tepër prioritet kategorive shkollore që siguronin një numër në
rritje njerëzish të arsimuar dhe të aftë për të marrë pjesë gjerësisht në “prodhimin
socialist”.
Në mozaikun e sistemit të ri shkollor, vendi qendror vazhdonte t’i rezervohej
arsimit bazë 8-vjeçar dhe më tej, arsimit të mesëm të shumëllojtë dhe atij të lartë.
Kalimi nga shkolla e detyruar 7-vjeçare në atë 8-vjeçare pas daljes së ligjit të qershorit
të vitit 1963, i dha impuls zgjerimit të shpejtë të kësaj kategorie. Pavarësisht
ngarkesës politike dhe motiveve të udhëheqjes komuniste, ai përbënte një investim të
rëndësishëm për masivizimin e arsimit. Nga viti 1963-1964 kur filloi zbatimi i ligjit të
shkollës së detyruar 8-vjeçare, u tërhoqën afro 75 për qind e nxënësve të fshatit, një vit
më vonë, 82,5 për qind e tyre kundrejt 85 për qind të mesatares së vendit.

21
Hapja e shkollave të reja dhe zbatimi më rigoroz i ligjit solli përmirësime në
raportet fshat-qytet, djem-vajza, rajoneve më të afërta dhe atyre periferike etj. Por deri
në vitin 1968-69, pavarësisht përpjekjeve, rreth 4500 nxënës nuk u përfshinë në arsimin
8-vjeçar. Me kalimin e viteve treguesit u përmirësuan. Procesi i shtrirjes së kësaj
kategorie të rëndësishme të sistemit shkollor hyri në rrugën e zgjidhjes së plotë.
Në fillimin e viteve 60-të vendi kishte 69 institucione të arsimit të mesëm me
29.886 nxënës dhe 1013 mësues. Në krahasim me vendet e rajonit dhe ato të Bllokut
Komunist, treguesit rezultonin më të ulët. Për çdo 1000 banorë, në arsimin e mesëm
shqiptar mësonin 3,7 nxënës kundrejt 4,5 në Jugosllavi, 17,4 në Itali, 21 në Bullgari dhe
6,3 në Rumani. Rrjeti ekzistues i shkollave të mesme tërhiqte përafërsisht 60 për qind
të nxënësve që përfundonin arsimin bazë dhe plotësonte vetëm 45 përqind të kërkesave
të shkollave të larta për studentë. Për ata të rinj që ushqenin aspirata për në Universitet,
arsimi i mesëm i përgjithshëm mbetej shkolla më e preferuar. Ritmet e shpejta të
zgjerimit të tij vazhduan deri në mesin e viteve 60-të.
Për një varg arsyesh dhe interesash ekonomike, politike dhe sociale në dekadat që
vijuan, vëmendja u përqendrua më tepër drejt zhvillimit të arsimit profesional, fillimisht
në qytete dhe më vonë në qendra rrethesh e fshatra. I gjithë procesi i ndryshimeve
solli zhvillime të reja në zgjerimin e institucioneve, forcimin organizativ, sigurimin e
elementëve të mjaftueshëm, profilizimin, përmirësimin e planeve e programeve mësimore
etj. Në vitin 1970 numri i shkollave të mesme profesionale arriti në 85, me 50000
nxënës dhe 1205 mësues. Në dy dekadat që pasuan ecuria e të dy kategorive të arsimit
të mesëm u përcaktua nga nevojat e ekonomisë, duke çuar drejt plotësimit të tyre.
Me krijimin e Universitetit, arsimi i lartë që përfaqësonte një kategori shkollore
relativisht të re, hyri në rrugën e zhvillimit të mëtejshëm. Interesi i shtetit për
përgatitjen e elitës së tij intelektuale, të shumtë në numër dhe të përkushtuar për
zbatimin e politikave të tij erdhi në rritje. Shkolla e lartë do të shihej gjithnjë e më
tepër si institucioni bazë i edukimit komunist të gjeneratave të reja dhe njëheri si
mekanizmi më efikas për përmbushjen e kërkesave të ekonomisë së centralizuar
socialiste, me specialistë të fushave të ndryshme.
Zgjerimi i mëtejshëm, hapja e fakulteteve të reja dhe riorganizimi i mjaft
degëve, përmirësimet në plane, programe dhe tekste, plotësimi me kuadro të kualifikuar

22
dhe një bazë më të mirë materiale e laboratorike, ndikuan pozitivisht në rritjen e nivelit
të përgjithshëm të përgatitjes të specialistëve të lartë. Nga viti 1962, Instituti i Lartë
Shtetëror i Bujqësisë u ngrit në të njëjtin rang me Universitetin duke çuar në fuqizimin
e fakulteteve e degëve të kësaj fushe. Zgjerim të konsiderueshëm sidomos nga fillimi i
viteve 70-të njohu edhe sistemi i arsimit të lartë pa shkëputje nga puna. Me gjithë
mangësitë e këtij të fundit, ai do t’i ofronte qytetarëve një spektër më të gjerë
mundësish shkollimi.
Nisur nga synimi i shtetit komunist për krijimin e një inteligjencie të re me
origjinë nga klasa punëtore dhe fshatarësia, tërheqja e studentëve vijoi të realizohej
mbi bazën e një planifikimi strikt i përdorur si mekanizmi i duhur për zhvillimin
“përpjesëtimor” në përgjigje të kërkesave të ekonomisë së centralizuar. Ruajtja me
rigorozitet e raporteve në përzgjedhjen e studentëve sipas origjinës shoqërore,
përkatësisë politike, gjinisë, rajoneve etj., mbeti dukuria kryesore për të gjithë
periudhën. Nëpërmjet këtij sistemi programohej jo vetëm përgatitja e specialistëve të
lartë për sektorët prioritarë, vendet e punës, shpërndarja sipas degëve, rajoneve, fshatit
dhe qytetit, industrisë e bujqësisë, por edhe e ardhmja e shkollimit të çdo individi, duke
mohuar jo rrallë-herë interesat dhe të drejtën e gjithsecilit për të vendosur vetë për të
ardhmen e tij.
Forcimi i “kritereve” të pranimit në shkollat e larta, sidomos gjatë periudhës së
“revolucionarizimit”, zuri kryet e vendit në politikat e shtetit totalitar për përgatitjen
e kuadrit. Të gjithë nxënësit që kishin përfunduar shkollën e mesme dhe dëshironin të
venin në universitet, detyrimisht kalonin nëpërmjet “stazhit” njëvjeçar të prodhimit. Kjo
ishte jo thjesht një periudhë e domosdoshme e edukimit “në gjirin e klasës punëtore”,
por njëheri edhe mekanizmi i duhur për seleksionimin e tyre. Kalimi nëpërmjet kësaj
“sprove” konsiderohej si garanci e vetme në përzgjedhjen e specialistëve të ardhshëm.
Zgjerimi i kategorive të ndryshme shkollore nga më të ulëta në ato më të larta,
sollën ndryshime të rëndësishme në strukturën arsimore të popullsisë, sidomos në
raportet fshat-qytet, djem-vajza, rajone të zhvilluara dhe ato periferike etj. Deri në
vitin 1990 sipas të dhënave zyrtare, arsimi parashkollor ndiqej nga afro 56 përqind e
fëmijëve 3-5-vjeçar, ai i detyruar 8-vjeçar nga 96-98 përqind dhe arsimi i mesëm nga
70 për qind e nxënësve që përfundonin klasën e tetë. Frekuentimi mesatar i shkollës për

23
fëmijët shqiptarë arrinte në 11,6 vjet shkollim. Në shkallë vendi ishin përgatitur afro
400.000 specialistëve të mesëm dhe 80.000 me arsim të lartë4.
Zhvillimet arsimore të pasluftës ndihmuan procesin e emancipimit të shoqërisë
shqiptare. Me gjithë kufizimet që tashmë janë të njohura, sistemi arsimor u bë më
fleksibël dhe i hapur duke nxitur prirjet dhe aspiratat kulturore të popullsisë. Ajo çka u
arrit ishte rrjedhojë jo vetëm e masave të shtetit, por sidomos e reagimit pozitiv të të
gjithë qytetarëve. Shkolla filloi t’u ofronte atyre një spektër më të gjerë mundësishë për
të përfituar prej saj, në raport me periudhat paraardhëse. Nga ana tjetër, të gjitha
zhvillimet në këtë fushë, përfaqësonin një stad të ri arsimor që çoi në formimin, dora-
dorës, të një inteligjencie kombëtare e cila nxori personalitete që i shërbyen jo pak
vendit.
Pjesë e gjykimit të përgjithshëm mbi efektet e shkollës në jetën e shoqërisë
shqiptare, do të ishte padyshim edhe analiza e tipit të “individit” që ajo prodhoi. Nga
njëra anë ndryshimet e pasluftës gjeneruan një arsim kombëtar që ishte kompleks, i
rinovuar dhe relativisht eficent, por nga ana tjetër tejet i varur nga politika e PPSH dhe,
për rrjedhojë, i orientuar drejt një ideologjie të vetme, marksizëm-leninizmi. Ky
orientim ishte përcaktues për reformimin e të gjithë elementëve që në tërësi kishin të
bënin me përmbajtjen e shkollës.
Në funksion të interesave dhe pikëpamjeve të shtetit për ta vënë arsimin
tërësisht në shërbim të ndërtimit të socializmit, e gjithë veprimtaria mësimore-
edukative dhe metodat e përdorura i shërbyen përgatitjes së “një qytetari” të
përshtatshëm për sistemet totalitare. Arsimi u kthye në qëllim në vetvete për përgatitjen
e njerëzve të kualifikuar për prodhimin ose thjesht të “forcave të punës”. I proklamuar
si e drejta njerëzore universale që do t’u jepte mundësi të gjithëve për të zhvilluar
aftësitë dhe individualitetin e tyre, ai çoi gradualisht në shoqërizimin e tipit kolektivist.
Shkolla maksimalisht e kontrolluar, asfiksoi dhe ndryshoi mendimin e lirë.
Shkolla shqiptare kultivoi nënshtrimin ndaj ideologjisë e politikës së PPSH, duke
dobësuar shpirtin kritik dhe aftësitë për të rrokur problematikën shoqërore e për të
kontribuar në zgjidhjen e saj. Urdhrat dhe porositë e qendrës dhe imponimi i
detyrueshëm për zbatimin e tyre uli interesin dhe ushqeu indiferencën e gjeneratave të

4
“Strategjia kombëtare e arsimit parauniversitar”, Kristalina K-H, Tiranë, 2000, fl. 13-18.

24
reja ndaj asaj çka ndodhte në shoqëri. Në anën tjetër, struktura hierarkike e drejtimit
pengoi pjesëmarrjen më të gjerë të shoqërisë në zgjidhjen e problemeve të arsimit.
Efekti më i dukshëm i politikës së shtetit totalitar do të ishte që shoqëria shqiptare
ndonëse më e arsimuar, do të bëhej më apatike, më e vuajtur përbrenda, më e
demotivuar se në vitet e para të pasluftës së Dytë Botërore.

25

You might also like