You are on page 1of 13

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

STUDIMET BACHELOR
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR

PUNIM SEMINARIK

TEMA: “METODOLOGJIA E PËRPUNIMIT TË SHKRONJËS V”


LËNDA: PRAKTIKA PEDAGOGJIKE IV

PROF. ASS. DR. VALDET HYSENAJ


STUDENTJA: VLORIANA VLADAJ

Gjakovë, 2023

1
Përmbajtje

Përmbajtje…………………………………………………………………………………………2

Abstrakt………………..…………………………………………….…………………………….3

Hyrje……………………………………………………………………………………..………..4

1. Aspektet e përgjithshme të orës mësimore………….………………………………………….8

1.1 Aspektet specifike të orës mësimore……………..……………………………………..


…….11

Përfundimi……………………………………………………………………...…………...……12

Referencat…………………………………………………………………………………..……13

2
Abstrakt

Qëllimi i këtij punimi seminarik është që të vihet në pah metodologjia që është përdorur për
realizimin e njësisë mësimore kushtuar përpunimit të tingullit dhe shkronjës V dhe v. Këtu
zbërthehen strategjitë, aktivitetet, teknikat dhe metodat e ndryshme që janë zbatuar në njësinë e
realizuar. Shfaqja e kreativitetit është njëra prej pikave kyçe që gjendet në qendër të këtij punimi.
Në përfundim theksohet rëndësia e gërshetimit të artit dhe shkencës, si dy shtylla bazë për
krijimin e mësimdhënies së efektshme.

Fjalët kyçe: metodologjia, teknika, strategji, tingulli V, shkronja V.

3
Hyrje

Në këtë punim seminarik, i cili është krejtësisht autorial, kristalizohen të gjitha “elementet” e
nevojshme, të duhura dhe efikase përmes së cilave mundësohet realizimi i një njësie mësimore
në lëndën e Gjuhës shqipe. Pasi që Gjuha shqipe është njëra prej lëndëve bazë në “jetën
shkollore” dhe njëkohësisht është lëndë me elementet e së cilës fëmija bie në kontakt që në vitet
e para të jetës, atëherë ne si mësimdhënës kemi si detyrë që t’ua përvetësojmë nxënësve këtë
gjuhë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Qëllimi i këtij punimi është që të zbërthehet mënyra se si është përpunuar tingulli dhe shkronja
V, gjithashtu janë shtjelluar disa metoda, teknika dhe strategji efikase të cilat mundësojnë
realizimin e mësimdhënies bashkëkohore. Njësia që është realizuar ka pasur nxënësin në qendër,
i cili është subjekti më i rëndësishëm i trekëndëshit pedagogjik. Realizimi i njësisë mësimore
është realizuar krejtësisht në një “frymë bashkëkohore” dhe mënyra e krijimit të kësaj “fryme”
do të shtjellohet në vazhdim të këtij punimi.

4
Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore

Për realizimin e njësisë mësimore “Tingulli dhe shkronja V dhe v”, fillimisht para realizimit
konkret të orës mësimore, mësimdhënësi planifikon në mënyrë specifike disa aspekte të
përgjithshme të planit të orës mësimore. Njësia “Tingulli dhe shkronja V,v”, është marrë nga
tema mësimore e planit dymujor “Tingujt, rrokjet, shkronjat, fjala dhe fjalia”. Si rezultate të të
nxënit të kësaj teme që janë paraparë nga mësimdhënësi për t’u përvetësuar nga nxënësit janë:

Nxënësi:

-Dëgjon, identifikon dhe shqipton drejt tingujt zanor dhe bashkëtingëllorë;

- Dallon rrokjen në fjalë;

- Shkruan drejt shkronjat e mëdha dhe shkronjat e vogla;

- Përdorë lojën për të mësuar.

Këto rezultate të të nxënit janë marrë nga Kurrikula lëndore dhe janë paraparë që të përvetësohen
nga nxënësit gjatë realizimit të njësisë mësimore “Tingulli dhe shkronja V, v”. Një aspekt tjetër
tejet i rëndesishëm që mësimdhënësi duhet t’i kushtojë kujdes është përcaktimi i kompetencave
kryesore të shkallës. Këto kompetenca të parapara me kornizën kurrikulare përcaktojnë rezultatet
kryesore të të nxënit, të cilat duhet t’i arrijnë nxënësit në mënyrë progesive dhe të qëndrueshme.

Disa prej kompetencave që janë përcaktuar që të arrihen nga nxënësit gjatë realizimit të kësaj
njësie mësimore janë:

I.Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit – Komunikues efektiv

3. Paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup në kohëzgjatje
prej 3 – 5 minutash.

II. Kompetenca e të menduarit – Mendimtar kreativ

8. Arsyeton para grupit mënyrën e zgjidhjes së një problem nga gjuha, matematika, shkencat e
natyrës, shoqëria, shëndeti apo nga fusha të tjera në kohëzgjatje prej 3 – 5 minuta.

5
III. Kompetenca e të nxënit – Nxënës i suksesshëm

2. Ndjek udhëzimet e dhëna në libër apo në material tjetër për të realizuar një veprim/ aktivitet/
detyrë që kërkohet prej tij/saj.

3. Parashtron pyetje dhe u përgjigjet pyetjeve për temën/problemin/detyrën e dhënë në njërën nga
mënyrat e të shprehurit.

5. Mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika
të ndryshme për gjetjen e gabimeve dhe i korrigjon ato derisa kërkon zgjidhjen e problemit të
dhënë.

7. Identifikon njohuritë e vetaqë i ka e të cilat e ndihmojnë për të kryer një detyrë apo aktivitet të
caktuar dhe kërkon, këshilla, informata gjatë hasjes së vështirësive.

VI. Kompetenca qytetare – Qytetar i përgjegjshëm

6. Shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit
anëtar të grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të gjithë anëtarët
për mënyrat që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të caktuar.1

Përveç përcaktimit të rezultateve të të nxënit për kompetencat kryesore, si aspekt tjetër i


përgjithshëm i planit të orës mësimore është edhe përcaktimi i rezultateve të të nxënit të fushës
Gjuhët dhe komunikimi, të shkallës së I -rë, që përfshinë klasat përgatitore I dhe II të moshës 5
deri në 8 vjeç. Pra rezultatet e të nxënit për fushën Gjihët dhe komunikimi përmbajnë në vete
kërkesat që nxënësi duhet t’i arrijë pas përfundimit të çdo shkalle. Këto rezultate mundësojnë
arritjen e kompetencave të përcaktuara, si: demonstrimin e shkathtësive të komunikimit,
zgjidhjen e një problemi, zbatimin e ideve abstrakte për situata konkrete etj.

Rezultatet e të nxënit për fushën kurrikulare Gjuhët dhe komunikimi përcaktojnë zhvillimin e
njohurive, të kuptuarit dhe shkathtësitve përmes: të dëgjuarit dhe të folurit; të lexuarit dhe të
shkruarit.

Prandaj për këtë orë mësimore janë përcaktuar këto rezultate të poshtëshënuara;

Të dëgjuarit dhe të folurit

1
https://masht.rks-gov.net

6
Nxënësi/ja:

1.Shkëmben ide gjatë diskutimit, bën pyetje dhe përgjigjet duke përdorur mimikën, fjalë dhe fjali
të thjeshta;

4. Përdor përvojat personale në bashkëbisedim;

5. Përdor përvojat personale që lidhen me shqetësimet, interesat dhe me vetëbesimin e tij


nëpërmjet bisedave dhe diskutimeve.

Të shkruarit

Nxënësi/ja:

2. Praktikon teknika që janë specifike për krijime përkatëse dhe i përdor në aktivitete të caktuara;

4. Vizaton diçka të thjeshtë mbi bazë imagjinare dhe shkruan disa fjali për përmbajtjen e figurës
që ka vizatuar;

5. Shkruan fjalë duke parë figura;

7. Shkruan drejt shkronjat e mëdha në fillim dhe përgjatë fjalisë.2

Përveç rezultateve për fushë kurrikulare, në aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore
hyjnë edhe rezultatet e të nxënit të orës mësimore, të cilat formulohen nga vetë mësimdhënësi/ja.
Këto rezultate formulohen me qëllim që të pasqyrojnë atë se çfarë një nxënës pritet të dijë, të
kuptojë ose të jetë në gjendje të demonstrojë pas përfundimit të orës mësimore. Rezultatet e orës
mësimore për përpunimin e tingullit dhe shkronjës V, janë:

Në fund të orës mësimore nxënësi/ja:

-Shqipton drejt tingullin V.

- Identifikon me anë të dëgjimit fjalët që përmbajnë tingullin V në pozicione të ndryshme.

- Shkruan saktë shkronjën V në fillim dhe përgjatë fjalës.

- Zbërthen saktë fjalët në rrokje.

2
https://masht.rks-gov.net

7
Rezultatet e lartëcekura janë mjaft specifike, të matshme, të arritshme dhe të realizushme, të cilat
janë përcaktuar për atë së çfarë do të arrijnë nxënësit gjatë fazës së realizim kuptimit dhe fazës së
reflektimit të orës mësimore.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm për realizimin e kësaj njësie mësimore është edhe përcaktimi i
burimeve dhe mjeteve të cilat mësimdhënësi/ja i përdor për të konkretizuar njësinë mësimore.
Prandaj materialet që janë përdorur për përpunimin e tingullit dhe shkronjës V janë: libri i
nxënësit, figura ilustruese, kubi (për realizimin e teknikës së kubimit) dhe një “varkë” e sajuar
nga kartoni. Këto materiale didaktike janë mjaft të efektshme për përvetësimin e shkronjës V nga
ana e nxënësve, sepse kur nxënësit mësojnë duke parë, duke dëgjuar, duke prekur dhe duke
praktikuar atëherë kjo i bën ata pjesëmarrës aktivë në procesin mësimor.

Realizimi i kësaj njësie mësimore natyrisht që ka pasur lidhshmëri edhe më fushat e tjera
kurrikulare dhe detyrimisht kjo duhet të përcaktohet edhe në planin e orës mësimore.

Pasi që në fund të orës mësimorë është përdorur kubi, për realizimin e teknikës së kubimit,
gjithashtu kur nxënësve u është kërkuar të përcaktojnë numrin e rrokjeve të një fjale, atëherë kjo
bën që të krijohet lidhshmëri me lëndën e Matematikës (e cila është fushë në vete). Pastaj
përdorimi i figurave ilustruese patjetër bën që lënda të ketë lidhshmëri me Artin figurative. Më
pas diskutimet e realizuara për dukuritë natyrore si: vetëtima dhe bubullima, automatikisht krijon
lidhje me fushën kurrikulare Shkencat e natyrës. Kjo lidhshmwri mes fushave kurrikulare jo
vetwm qw ndikon nw atraktivitetin e orws mwsimore por edhe i ndihmon nxnwnswit tw
pwrvetwsojnw njohuri tw ndryshme brenda njw ore mwsimore.

Aspektet specifike të planit të orës mësimore

8
(Metodologjia e përdorur për përpunimin e tingullit dhe shkronjës V)

Çdo mësimdhënës ka si mision dhe “obligim” që të kultivojë të nxënësit dashurinë për gjuhën
tonë të çmuar sepse pikërsisht gjuha është ajo më të cilën ne identifikohemi si popull dhe gjuha
na dallon prej kombeve të tjera. Prandaj dashuria për gjuhën fillon qysh në familje por
mësimdhënësi duke përdorur metoda bashkëkohore dhe inovatore për realizimin e njësive të para
të shkronjave, e nxit edhe më shumë dëshirën e nxënësve për të mësuar gjuhën shqipe. Të
punosh me nxënësit e klasës së parë kërkon shumë përkushtim, frymëzim, kreativitet, durim dhe
përpjekje të shumta për të “ecur” në rrugën e mësimdhënies bashkëkohore.

Ndërsa, sa i përket metodologjisë së përpunimit të tingullit dhe shkronjës V, ekzistojnë mënyra


të pafundme për t’ua “prezantuar” nxënësve shkronjën “e re”. Mirëpo një metodologji efikase
mund të jetë kjo mënyrë e poshtëshënuar:

Evokim (pjesa hyrëse e orës mësimore) – Zakonisht në këtë pjesë të orës mësimore,
mësimdhënësi duhet “të luftojë” që t’i motivojë nxënësit për t’u përfshirë në mënyrë aktive në
procesin e të nxënit. Prandaj para se nxënësit të fillojnë mësimin e shkronjës V, mësimdhënësi
mërr një “kovë”, të punuar nga letra, brenda së cilës gjenden disa ilustrime. Pastaj mësimdhënësi
pyet nxënësit:

- “Çfarë është kjo?”

- Përgjigjet e pritura të nxënësve: “Kjo është një kovë…”

Pastaj mësimdhënësi për t’i bërë kurioz nxënësit, i pyet se a kanë dëshirë për të zbuluar se çfarë
ka brenda “kovës”, natyrisht që nxënësit nuk u rezistojnë kurioziteteve dhe ata do të jenë shumë
të vëmenshëm gjatë kësaj pjese. Në vazhdim mësimdhënësi nxjerr ilustrimet nga “kova”, të cilat
janë: një pamje vjeshte, vere, pranvere, një figurë të një vajze dhe të një violine. Për secilën
figurë me radhë nxënësit japin komentet e tyre dhe mësimdhënësi ka për detyrë që të mos i
gjykojë mendimet e nxënësve si të sakta apo të gabuara. Më pas mësimdhënësi i shkruan në
tabelë emrat e figurave dhe kërkon nga nxënësit që të identifikojnë shkronjën e re, pra shkronjën
V. Nxënësit identifikojnë “pozitën” e shkronjës V, duke dalluar nëse shkronja gjendet në fillim,
në mes apo në fund të fjalës. Pastaj mësimdhënësi u parashtron nxënësve pyetjet në vijim:

9
- “Çfarë shkronje është shkronja V, shkronjë njëshe apo dyshe?”;

- “Çfarë tingulli është shkronja V, tingull zanor apo bashkëtingëllor?”;

- “Pse shkronja V, është tingull bashkëtingëllor dhe jo zanor?”.

Pra mësimdhënësi përmes këtyre pyetjeve nxit të menduarit kritik te nxënësit dhe kjo patjetër që
do të ndikojë që nxënësit të jenë pjesëmarrës aktivë në orën mësimore. Aktiviteti i mësipërm
realizohet brenda 5 minutave.

Realizim kuptimi (pjesa zhvillimore e orës mësimore) – Pasi që në këtë pjesë bëhet ndërtimi i
njohurive dhe kontrollimi i tyre, atëherë mësimdhënësi në këtë fazë të orës ua shpjegon nxënësve
grafikun e shkronjës V dhe v (pra mënyrën se si shkruhet shkronja V). Këtë e realizon përmes
një hameri të vendosur në tabelë, në të cilën ndodhen edhe detyra të cilat nxënësit i realizojnë
pasi të plotësojnë detyrat e dhëna në libër. Fillimisht pasi mësimdhënësi ua shpjegon nxënësve
mënyrën se si shkruhet shkronja V, kërkon nga nxënës vullnetarë që të dalin në tabelë dhe ta
provojnë shkrimin e kësaj shkronje. Pastaj mësimdhënësi u jep nxënësve udhëzimet e nevojshme
për të realizuar detyrat në libër. Mësimdhënësi kërkon që nxënësit të punojnë në çifte. Pasi
nxënësit t’i përfundojnë detyrat, atëherë mësimdhënësi bashkërisht me nxënësit diskutojnë për
mënyrën se si nxënësit i kanë plotësuar ato. Pas përfundimit të kësaj pjese atëherë mësimdhënësi
i përzgjedh disa nxënës të cilët janë më “të heshtur” apo që ngurrojnë për të qenë më aktivë, që të
dalin në tabelë dhe të plotësojnë nga një detyrë të dhënë në hamer. Pas plotësimit të detyrave
mësimdhënësi udhëzon nxënësit dhe i përmirëson ata për ndonjë gabim të mundshëm. Fazën e
realizim kuptimit mësimdhënësi e realizon për 20 minuta.

Pas përfundimit të kësaj faze të orës mësimore, për të përforcuar njohuritë e nxënësve por edhe
për të parë se sa kanë arritur nxënësit të përvetësojnë njësinë e re mësimore, atëherë
mësimdhënësi kalon në fazën e reflektimit, të cilën e realizon për 15 minuta.

Reflektim (pjesa përfundimtare) – Gjithmonë mësimdhënësi duhet ta ketë parasysh që në këtë


fazë të orës mësimore ta shpalos tërë kreativitetin e tij sepse për vetë faktin që kjo fazë paraqet
fundin e orës fatkeqësisht ndodhë që nxënësit të ndihen monotonë dhe të mërzitshëm, por kjo
mund të ndodhë nëse ora mësimore nuk është planifikuar si duhet.

10
Megjithatë, për njësinë mësimore “Tingulli dhe shkronja V”, mësimdhënësi përdor teknikën e
kubimit. Pasi që teknika po realizohet për klasën e parë atëherë lejohet që të bëjmë manipulime
me teknikën e kubimit. Pra në kubin e punuar nga kartoni, janë vendosur disa figura në secilën
faqe të kubit, si: valët, tavolina, vazoja, vizorja, veshi dhe varka. Pastaj mësimdhënësi i udhëzon
nxënësit që nxënësit vullnetarë do të dalin para shokëve të klasës, do të rrotullojnë kubin në
dyshemenë e klasës dhe figura që do të bjeri, nxënësi vullnetar do të shkruajë në tabelë emrin e
figurës dhe do të identifikojë pozitën e shkronjës V në fjalët që do të shkruajnë. Pas përfundimit
të këtij aktiviteti, mësimdhënësi bashkërisht nxënësit lexojnë fjalët që kanë shkruar.

Në pesë minutat e fundit të orës mësimore, mësimdhënësi realizon një lojë atraktive me
nxënësit. Pra, në një varkë të punuar nga mësimdhënësi, janë të vendosura disa letra, në të cilën
gjendet një detyrë (mësimdhënësi ka shkruar shkronja të një fjale, shkronjat nuk janë të renditura
dhe nxënësit kanë për detyrë që të renditin shkronjat e dhëna dhe të fitojnë fjalën e caktuar). Në
këtë rast mësimdhënësi e tërheq “varkën” më një spango, në dyshemenë e klasës, ndërsa nxënësit
duhet të tregohen të shkathtë për të kapur nga një detyrë nga “varka”. Në vazhdim nxënësit i
gjejnë fjalët e dhëna në mëyrë individuale, pastaj bashkërisht nxënësit i ndajnë zgjidhjet e tyre
me njëri – tjetrin.

Në përfundim të orës, mësimdhënësi u shpjegon nxënësve detyrat që kanë për t’i bërë në shtëpi.
Në mënyrë që nxënësit ta përforcojnë më shumë shkrimin e shkronjës V, atëherë mësimdhënësi
u kërkon nxënësve që të shkruajnë nga një faqe A5 të fletores me shkronjën V (të madhe) të
shtypit dhe një faqe tjetër po ashtu A5, me shkronjën v (të vogël) të shtypit.

Pra nëse çdo orë mësimore mësimdhënësi praktikon këtë llojllojshmëri të aktiviteteve, atëherë
suksesi i nxënësve do të jetë i garantuar, sepse gjithmonë nxënësit mësojnë më mirë përmes
lojës. Kur loja dhe mësimi “shkrihen” në njëra-tjetrën brenda orës mësimore atëherë pjesëmarrja
aktive e nxënësve nuk do të mungojë asnjëherë.

Përfundimi

11
Përmes këtij punimi seminari arrijmë në përfundimin që për realizimin e orëve të ndryshme
mësimore nevojitet profesionalizëm nga ana e mësimdhënësit. Ky profesionalizëm mund të
ndërtohet vetëm përmes përgatitjes në rrugën akademike që studentët ndjekin. Prandaj ne si
mësimdhënës të ardhshëm për të përgatitur nxënës që janë krijues e inovatorë, fillimisht duhet që
njohuritë e fituara, “shpirtin artistik” e “shpirtin shkencor” t’i kristalizojmë brenda çdo ore
mësimore sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijojmë individ “të shëndoshë” në çdo aspekt.

Praktika Pedagogjike IV, si lëndë mësimore në Fakultetin e Edukimit, hap dyert për praktikimin
e mënyrës së realizimit të njësive të ndryshme mësimore dhe shfrytëzimin e mundësisë për të
zhvilluar “shkathtësitë e mësimdhënies” të studentëve që kanë hyrë në rrugën e edukimit të
gjeneratave të reja.

Referencat

12
Marrë më 1 qershor 2023 nga:
https://masht.rks-gov.net

13

You might also like