You are on page 1of 134

Irena Kotobelli

Eglantina Metaj
Aishe Karaj
B O T U E S E

Libër
S H T Ë P I A

mësuesi
Kimia 10
www.mediaprint.al
KLIKONI KËTU

042251614
Libër mësuesi

Kimia 10
Autore: Irena Kotobelli
Eglantina Metaj
Aishe Karaj
Titulli: Libër mësuesi - Kimia 10

Autore: Irena Kotobelli


Eglantina Metaj
Aishe Karaj

Drejtuese botimi: Anila Bisha

Redaktore: Nisela Meçi

Dizajni: Mirela Ndrita

Kopertina: Arben Hamzallari

Shtëpia Botuese Mediaprint


ISBN 978-9928-08-265-7
Botimi i parë, 2016
Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint
Hyrje

Libri i mësuesit Kimia 10 vjen në mbështetje të Librit të nxënësit Kimia 10 dhe Librit
të ushtrimeve Kimia 10. Libri i mësuesit Kimia 10 u jep mësuesve modele mësimesh të
mbështetura në metoda bashkëkohore, në përputhje të plotë me kurrikulën e re dhe të
realizueshme gjatë procesit mësimor.
Ky tekst synon të jetë sa më pranë mësuesve:
 për të kuptuar dhe zbatuar më mirë metodologjinë e planifikimit vjetor të programit lëndor;
 për t’u mundësuar standarde për të menaxhuar me fleksibilitet planin sipas nevojave;
 për të arritur një mësimdhënie dhe mësimnxënie të suksesshme bashkëkohore;
 për të arritur rezultate sa më të vlefshme në fushën e shkencës së kimisë, duke
realizuar lidhjen midis kompetencave kyçe dhe kompetencave të fushës me anë të
situatave të të nxënit;
Libri i mësuesit Kimia 10 përmban:
 Plan vjetor;
 Plane tremujore;
 Plan‐ditarë për tema të caktuara;
 Mënyra e zhvillimit të punëve praktike.
I. Hartimi i planit vjetor dhe planeve tremujore është moment shumë i rëndësishëm
në punën e çdo mësuesi. Zbatimi i kurrikulës së re me bazë kompetencat është një tjetër sfidë
e radhës për ju. Studimi dhe zbërthimi i programit është hapi i parë që do t’ju orientojë për të
siguruar rezultate maksimale të të nxënit gjatë gjithë procesit mësimor.
Për t’ju ndihmuar sado pak në punën tuaj fisnike, në këtë tekst do gjeni një zbërthim
të detajuar të programit për lëndën Kimia 10, shoqëruar me hartimin e detajuar të planit
vjetor dhe planeve tremujore, ku janë organizuar temat mësimore në periudha tremujore,
duke respektuar të gjitha formatet e dhëna nga institucionet përkatëse për kurrikulën.
Rubrika më e veçantë në këto formate është ‘’Situata e të nxënit’’. Hartimi i saj kërkon kohë,
imagjinatë, përkushtim, dhe njohje shumë të mirë: të rezultateve të të nxënit që mësuesi
synon të arrijë në orën mësimore, të nxënësve dhe aftësive të tyre, të materialeve burimore
që do të jenë në funksion të realizimit të njohurive etj.
Sa më sipër, mund të themi se dëshira, pasioni, hulumtimi, vlerësimi nga ana e
mësuesit do çojë në hartimin e një situate të nxëni sa më efektive në favor të të nxënit. Për
planin e parë tremujor ato janë të përgatitur për ju.
Ju mund të vëzhgoni me kujdes gjithçka të paraqitur dhe të vlerësoni se sa janë të
përshtatshme për ju këto situata.
II. Në pjesën e tretë të këtij teksti mësimor do të gjeni 20 modele ditarësh që janë
hartuar për tremujorin e parë mësimor. Çdo model ditari është në përputhje të plotë me
formatet e përcaktuara. Hartimi i çdo modeli është mbështetur në të nxënit me situata.
 Të nxënit me situata përfshin pjesëmarrjen e nxënësve në detyra që janë të ngjashme
me zbatimet në jetën reale1. Nëse e vendosim nxënësin në një situatë të jetës reale ku
të ndërveprojë me individë të tjerë, atëherë ai nxë.

1 Të nxënit me situata, kompetenca dhe situata e të nxënit ( IZHA)

Libër mësuesi Kimia 10 3


 Përmes situatave të të nxënit, nxënësit janë në gjendje të zhvillojnë aftësitë dhe t’i
përdorin ato saktësisht.
 Përmes situatave të të nxënit, nxënësit fitojnë përvoja që i zbatojnë gjatë gjithë jetës.
 Të nxënit me situata përfshin përdorimin në shkallë të lartë të teknologjisë, pasi ajo
krijon mundësitë e zëvendësimit të demonstrimeve praktike.
Një moment tjetër i rëndësishëm në hartimin e ditarëve model është përcaktimi i
rezultateve të nxënit sipas kompetencave kyçe dhe kompetencave të fushës
Rezultatet e të nxënit për çdo kompetencë kyçe janë trajtuar në pjesën e parë të këtij
teksti (si të hartojmë planin vjetor), si dhe në fillim të çdo plani tremujor, kështu që nuk është
parë e arsyeshme që të paraqiten në çdo plan‐ditar.
Rezultatet e të nxënit për çdo kompetencë të fushës janë paraqitur në planet tremujore dhe
më e rëndësishmja është paraqitja e tyre në plan‐ditar duke respektuar programin mësimor.
Jo më pak i rëndësishëm për hartimin e një plan‐ditari është edhe përcaktimi i
koncepteve kyçe dhe burimeve të domosdoshme për një orë mësimore. Hartimi i tyre është i
domosdoshëm për të synuar rezultate sa më të larta të nxëni.
Metodologjia e përdorur në këto modele ditarësh është e pasur me teknika dhe
metoda që nxitin veprimtaritë me në qendër nxënësin. Metodologjia e përdorur është në
funksion të situatës së të nxënit. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme zgjedhja e
teknikës së duhur në fillim të situatës dhe në vazhdim të saj. Duhet të theksohet fakti që nuk
ka një strukturë fikse; situata e të nxënit synohet të shtrihet gjatë gjithë orës mësimore, po
ashtu edhe metodologjia. Duke pasuar parasysh këtë fakt, është menduar që trajtimi
metodologjik të organizohet në përgjithësi sipas këtyre hapave:
 Veprimet në situatë;
 Trajtimi i mëtejshëm i situatës;
 Përfundimi i situatës.
Siç u përmend më sipër, meqë situata e të nxënit shtrihet gjatë gjithë orës mësimore,
sikurse edhe metodologjia, çdo hap pune është i shoqëruar me një teknikë të caktuar
mësimdhënie, si për shembull:
 Veprimet në situatë / Përmbledhje e strukturuar
 Trajtimi i mëtejshëm i situatës / Veprimtari mendim i drejtuar
 Përfundimi i situatës / Hartë koncepti
Këto ditarë përfshijnë dhe rubrikën “Vlerësimi i situatës” që mund të realizohet nga
mësuesi ose nga vetë nxënësit në formën e vetëvlerësimit. Në përfundim synohet të
përcaktohet se sa e kuptojnë dhe e realizojnë nxënësit situatën e të nxënit, cilat janë llojet e
kompetencave kyçe apo të fushës që ata kanë përfituar, çfarë qëndrimesh dhe vlerash
personale fiton nxënësi për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin, çfarë qëndrimesh dhe vlerash
fiton në fushën e komunikimit për jetën, shkencën, përdorimin e teknologjisë etj.
Në përfundim të ditarëve gjendet rubrika “Punë e pavarur dhe detyrë shtëpie”.
Modelet e ditarit përmbajnë trajtimin e temave të reja mësimore, trajtimin e disa
veprimtarive praktike, si dhe orë ushtrimesh ose përsëritje. Orët e tjera të veprimtarive
praktike që nuk janë paraqitur si orë mësimore, mund të jepen nga mësuesi si punë të
pavarura për detyrë shtëpie. Të gjitha veprimtaritë praktike janë të përmbledhura në pjesën
e fundit të këtij teksti mësimor.

4 Libër mësuesi Kimia 10


Hartimi i planit vjetor
 Plani vjetor lëndor hartohet në përputhje me dokumentet kurrikulare.
 Plani vjetor lëndor hartohet dhe zbatohet duke marrë parasysh fleksibilitetin e kurrikulës.
 Plani vjetor lëndor hartohet duke u mbështetur në formate orientuese.
Që të hartosh planin vjetor dhe ato tremujore në lëndën e KIMISË X, një mbështetje absolute
për mësuesin është programi mësimor i miratuar nga MASH dhe të gjitha dokumentet
kurrikulare që shoqërojnë këtë program.
Në kurrikulën e re me bazë kompetencat, kurrikula e shkencës ndihmon në zhvillimin e
kompetencave që u shërbejnë individëve në aspektin personal, social, ekonomik dhe që
lidhen me çështje lokale, kombëtare dhe globale. Kompetencat që zhvillon fusha e shkencave
të natyrës, kontribuojnë në të gjitha shkallët në arritjen e kompetencave kyçe në funksion të
të nxënit gjatë gjithë jetës.
Përmbajtja lëndore konceptohet si mjet për realizimin e kompetencave kyçe dhe atyre të
fushës nëpërmjet formësimit të situatave të të nxënit.

Situatat e të nxënit janë situata që lidhen me kontekstin e të nxënit.


Ato mund të jenë situata në mjedise të mbyllura ose të hapura, brenda shkollës ose jashtë saj.
Roli i mësuesit në mësimdhënien përmes situatave është ai i udhëheqësit e i lehtësuesit gjatë
nxënies aktive të nxënësit.
Fusha e shkencave natyrore integron:
njohuri,
shkathtësi,
qëndrime e vlera (nëpërmjet lëndëve fizikë, kimi, biologji.)
Zbatimi i programit bëhet duke respektuar parimet e gjithëpërfshirjes në aspektin gjinor,
etnik, kulturor, racor, fetar, të paaftësive dhe nevojave të veçanta të nxënësve.
I. Qëllimet e fushës:
 zhvillojnë njohuritë dhe konceptet bazë për formimin shkencor në fushën e shkencave
të natyrës;
 zbulojnë lidhjet e varësisë ndërmjet botës së gjallë dhe mjedisit;
 zbulojnë lidhjet e varësisë ndërmjet botës së gjallë, jo të gjallë dhe mjedisit;
 zhvillojnë aftësitë shkencore, mendimin kritik dhe krijues;
 zbatojnë njohuritë dhe aftësitë shkencore në mënyrë analitike, kritike dhe krijuese në
problemet që kërkojnë zgjidhje dhe marrje vendimesh;
 vlerësojnë kontributin e shkencës dhe teknologjisë për mirëqenien e njeriut dhe shoqërisë;
 ndërgjegjësohen për të bashkëvepruar me mjedisin në mënyrë të përgjegjshme dhe
konsensuale;
 përshkruajnë proceset natyrore në kohë dhe hapësirë;

Libër mësuesi Kimia 10 5


 përshkruajnë burimet energjetike;
 përdorin teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit si mjet për sigurimin dhe
komunikimin e informacionit;
 shpjegojnë rolin e shkencës në zhvillimin e qëndrueshëm si dhe në ruajtjen dhe mbrojtjen e
mjedisit;
 shpjegojnë rolin e shkencës në zhvillimin e qëndrueshëm si dhe në ruajtjen dhe
mbrojtjen e mjedisit.

II. Lidhja e kompetencave kyçe me kompetencat e fushës :

KOMPETENCAT KYÇE KOMPETENCAT E FUSHËS

Kompetenca 1 : Identifikimi i problemeve


KOMPETENCA I
dhe zgjidhja e tyre
Kompetenca e komunikimit
a) Përcakton problemin
dhe e të shprehurit
b) Zhvillon një plan veprimi
KOMPETENCA II c) Analizon rezultatet
Kompetenca e të menduarit d) Zbaton planin e veprimit
Rezultatet e
KOMPETENCA III të nxënit Kompetenca 2: Përdorimi i mjeteve,
objekteve dhe procedurave shkencore
Kompetenca e të nxënit
a) Vendos çështjet shkencore në
KOMPETENCA IV
kontekstin e duhur
Kompetenca për jetën, b) Kupton parimet shkencore mbi të cilat
sipërmarrjen dhe mjedisin ngrihet çështja
c) Vendos lidhjen mes shkencës dhe
KOMPETENCA V
teknologjisë
Kompetenca personale d) Formon një opinion për çështjen
KOMPETENCA VI Kompetenca 3: Komunikimi me gjuhën dhe
Kompetenca qytetare terminologjinë e shkencës

KOMPETENCA VII a) Shkëmben informacionin shkencor dhe


teknologjik
Kompetenca digjitale b) Interpreton mesazhet shkencore dhe
teknologjike
c) Krijon dhe ndan mesazhe shkencore
dhe teknologjike

III. Kompetencat zhvillohen përmes tematikave të përbashkëta të fushës


 Tematikat e përbashkëta të fushës janë elemente të rëndësishme të programit të fushës
së shkencave natyrore, sipas të cilave strukturohet përmbajtja lëndore dhe integrimi
konceptual i secilës prej lëndëve brenda fushës, në funksion të zhvillimit të
kompetencave.
 Tematikat e përbashkëta në fushën e shkencave të natyrës për shkallën e pestë janë:

6 Libër mësuesi Kimia 10


Diversiteti
Tematikat Ciklet
Sistemet
Ndërveprimet
Energjia
Shkallëzimi dhe matja
Modelet
Strukturimi i programit mbi rezultatet e të nxënit për kompetencë në secilën lëndë dhe në
tematika të përbashkëta të njëjta për të gjitha lëndët e fushës, ndihmon në planifikimin dhe
zhvillimin e situatave të të nxënit dhe lehtëson vlerësimin e nxënësit për kompetencat kyçe.

IV. Çdo fushë ka rezultatet e saj të të nxënit që u përkasin zhvillimit të kompetencave kyçe.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet fushës së shkencave të
natyrës për shkallën 5 janë :

KOMPETENCA I :
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit (Nxënësi komunikon në mënyrë efektive)
Nxënësi:
 shprehet përmes një forme të komunikimit për një temë të caktuar në një material
(prezantim) prej 200 fjalësh dhe veçon çështjet kryesore;
 diskuton në grup në mënyrë konstruktive, në gjuhë amtare apo në gjuhë të huaj, në
kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informacion për
një temë të caktuar nga fushat mësimore ose nga jeta e përditshme;
 ‐përdor drejt strukturën dhe rregullat standarde të drejtshkrimit të gjuhës amtare në
kontekste dhe forma të ndryshme të shkrimit, si: ese, e‐mail (postë elektronike), letër
formale dhe joformale etj.;
 prezanton një projekt artistik, humanitar, eksperimentues etj. nga fusha të ndryshme
mësimore, të hartuar individualisht dhe në grup, për një temë të caktuar, duke
përdorur në mënyrë efektive teknologjinë informative dhe teknologji të tjera;
 ‐përdor TIK‐un në mënyrë efektive gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët
në jetën e përditshme, duke përfshirë edhe të nxënit e informacioneve të reja dhe
kryerjen e detyrave shkollore.
KOMPETENCA II :
Kompetenca e të menduarit (Nxënësi mendon në mënyrë krijuese)
Nxënësi:
 prezanton në forma të ndryshme të të shprehurit mënyrën e grumbullimit, të zgjedhjes
dhe të klasifikimit të informatave për fusha të ndryshme mësimore apo për një temë të
caktuar;

Libër mësuesi Kimia 10 7


 krahason të paktën tri burime të ndryshme të informimit për trajtimin e temës së
njëjtë, argumenton saktësinë, rrethanat, gjen ngjashmëritë dhe dallimet, duke u
bazuar në kriteret e përcaktuara më parë;
 harton një detyrë me tekst, apo krijon një situatë logjike nga jeta e përditshme, e cila
përmban një mesazh që kërkon zgjidhje matematikore apo një problem shkencor,
duke u bazuar në njohuritë paraprake dhe prezanton mënyrën/procedurën e
zgjidhjes së problemit para të tjerëve;
 modelon zgjidhjen e një problemi të dhënë (në klasë, apo jashtë saj) për një temë të
caktuar nga një fushë mësimore;
 gjykon vërtetësinë e një rezultati të dhënë (p.sh.: rezultatin e një detyre nga
matematika, shkencat, shoqëria, mjedisi etj.) i cili mund të jetë gjetur me zbatimin e
formulave të njohura ose me përdorimin e procedurave të caktuara dhe nxjerr
përfundime për vërtetësinë e gjykimit të dhënë;
 prezanton me sukses rezultatet e punës së një detyre eksperimentale për një temë të caktuar;
 krijon një vepër artistike me pamje dy dhe tredimensionale me mesazhe nga një fushë
mësimore dhe shpjegon para moshatarëve hapat e ndjekur për krijimin e veprës;
 simulon një situatë për marrjen e një vendimi për jetën e vet ose zgjidhjen e një
problemi me interes shoqëror, lidh vendimin me pasojat në mënyrë të përgjegjshme
dhe e prezanton gjatë një debati me moshatarë në një kohëzgjatje të caktuar.
KOMPETENCA III :
Kompetenca e të nxënit (Nxënësi mëson për të nxënë)
Nxënësi:
 demonstron shkathtësi funksionale në lexim, në shkrim, në matematikë, në jetën e
përditshme, në përmbushjen e kërkesave të ndryshme për kryerjen e një detyre apo
aktiviteti;
 shfrytëzon në mënyrë efektive përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të
ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre, aktiviteti, në
ndonjë fushë të caktuar mësimore;
 parashtron pyetje dhe shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e një problemi
apo detyre të një teme të caktuar;
 zgjidh një problem të caktuar mësimor ose një situatë nga jeta e përditshme;
 përgatit me sukses një përmbledhje të dosjes personale (portofolit), me jo më pak se 900
fjalë, me qëllim të vetëvlerësimit të përparimit të vet në një fushë mësimore të caktuar;
 shfrytëzon në mënyrë të pavarur dhe efektive, teknologjinë informative dhe burime të tjera
të informimit për të mbledhur materiale për zgjidhjen e një problemi apo detyre të caktuar;
 paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të
caktuar, duke dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e pritura (në formë
skice, grafiku, vizatimi, shkrimi, vepre artistike etj.);
 shfrytëzon në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna nga ndonjë burim informacioni
për të kryer një veprim, aktivitet, detyrë, ose për të zgjidhur një problem që kërkohet

8 Libër mësuesi Kimia 10


prej tij. Vlerëson vetë performancën dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar
qëllimeve fillestare (p.sh. burime të informacionit në libër, revistë, enciklopedi,
internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore etj.
KOMPETENCA IV :
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin (Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive)
Nxënësi:
 përgatit, prezanton, drejton dhe merr pjesë në një fushatë të informimit të qytetarëve
për një fushë apo temë të caktuar, duke u mbështetur në ide të reja;
 demonstron shprehi organizative në punët individuale dhe në ekip përmes situatave
reale, duke menaxhuar potencialin individual dhe atë të grupit;
 harton një projekt me faza të menaxhuara mirë (individualisht ose në grup) duke
shkëmbyer, konsultuar dhe informuar të tjerët si dhe duke identifikuar dhe vlerësuar
burimet njerëzore, materiale dhe monetare në përputhje me rezultatet e pritshme.
KOMPETENCA V :
Kompetenca personale (Nxënësi bën jetë të shëndetshme)
Nxënësi:
 analizon përparësitë dhe dobësitë personale;
 merr pjesë ose udhëheq një grup pune që bashkëpunon me përfaqësues të
komunitetit për të ndihmuar moshatarët dhe anëtarët e tjerë të komunitetit të cilët
kanë probleme shëndetësore, sociale, ekonomike etj. Më pas, raporton me gojë ose me
shkrim për përvojat personale.
 bën zgjidhje të bazuara në informacione dhe në përvoja të drejta për të mbrojtur
shëndetin dhe mirëqenien nga rreziqet e ndryshme në jetën e përditshme.
KOMPETENCA VI
Kompetenca qytetare (Nxënësi përkushtohet ndaj të mirës së përbashkët)
Nxënësi:
 paraqet në forma të ndryshme të të shprehurit mënyrën e funksionimit të mjedisit të
vet shoqëror në nivel lokal dhe me gjerë;
 demonstron shembuj konkret të mbrojtjes së mjedisit natyror dhe atij të krijuar nga njeriu
në aktivitete të jetës së përditshme në shtëpi, në klasë, në shkollë dhe në komunitet;
 propozon alternativa se si të gjithë qytetarët mund të kontribuojnë në mënyra të
ndryshme për këtë proces;
 diskuton me të tjerët apo në një formë tjetër të të shprehurit paraqet interesin personal
për çështje publike, shoqërore, historike, natyrore etj., dhe jep propozime për
zgjidhjen e ndonjë problemi në komunitet e më gjerë në një fushë të caktuar.
KOMPETENCA VII :
Kompetenca digjitale (Nxënësi përdor teknologjinë për të nxitur inovacionin)
 përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative;

Libër mësuesi Kimia 10 9


 përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema
mësimore nëpërmjet vizualizimeve të filmuara apo të animuara;
 gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri
burimesh;
 zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike
dhe mediat digjitale;
 diskuton për përparësitë dhe kufizimet që vijnë nga përdorimi i teknologjive në jetën e
individit, shoqërisë apo komunitetit; tregohet më i pavarur në procesin e mësimdhënies.

V. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT (SHKALLA 5, KIMI X –XI )


TEMATIKAT KIMI
 Natyra e lëndës
 Struktura e atomit
 Struktura dhe vetitë e lëndës
 Lidhjet kimike

Diversiteti

Shkalla e grimcimit dhe vetitë e lëndës


 Sistemi periodik
 Nxjerrja e metaleve
 Identifikimi i joneve dhe gazeve
 Struktura dhe lidhjet e karbonit
 Kimi organike
‐ Seritë homologe, përfshirë alkanet, alkenet, alkoolet dhe
acidet karboksilike
 Industria kimike
 Shkenca e tokës dhe atmosferës
 Simbolet kimike, formulat dhe barazimet kimike
 Stekiometria
 Përqendrimi i tretësirave
 Acidet, bazat dhe kripërat
 Reaksionet redoks

Ndërveprimet

Elektroliza e përbërjeve jonike në gjendje të shkrirë dhe


tretësirë ujore
 Termokimia
 Radha e aktivitetit të metaleve
 Kinetika kimike
 Ekuilibri kimik
 Prodhimi bujqësor dhe përdorimi i azotit, fosforit dhe
kaliumit në plehrat kimike
 Rendimentit atomik dhe rendimenti i reaksionit kimik
 Reaksionet e thjeshta të alkaneve, alkeneve dhe alkooleve
 Komponimet e karbonit si lëndë djegëse dhe lëndë e parë
 Polimeret

10 Libër mësuesi Kimia 10


VI. Hartimi i planit vjetor
PLANI MËSIMOR VJETOR: KLASA X
FUSHA: SHKENCAT E NATYRËS
LËNDA: KIMI
32  2 = 72 ORË VJETORE

Shpërndarja e përmbajtjes lëndore për realizimin e kompetencave


Shtator ‐ Dhjetor Janar ‐ Mars Prill – Qershor
Tematikat
24 orë 28 orë 20 orë
 Gjendjet e lëndës dhe ndryshimet
fizike që pësojnë ato.
 Substancat e pastra dhe përzierjet
 Veprimtari praktike 1
Ndërtimi i lakores së ftohjes
 Ndarja dhe pastrimi i substancave
 Veprimtari praktike 2
Distilimi i përzierjeve
 Kromatografia
 Elementët dhe komponimet në
DIVERSITETI reaksionet kimikë
24 orë  Teoria atomike
 Modeli kinetik i lëndës
 Struktura e atomit
 Mënyra e vendosjes së elektroneve në
atom
 Tabela periodike
 Veprimtari praktike 3
Prova për të dalluar metalet nga
jometalet
 Prirjet në grupe
 Prirjet përgjatë një periode

Libër mësuesi Kimia 10 11


 Ushtrime 1
 Lidhja kovalente dhe metalike
 Lidhja jonike
 Formulat kimike të elementëve dhe
komponimeve
 Metalet,kristalet metalike dhe aliazhet
 Kristalet jonike dhe molekulare
 Ushtrime 2
 Vlerësim portofoli
 Test
 Reaksionet dhe barazimet kimike
 Shkrimi i reaksioneve kimike
 Llojet e reaksioneve kimike
 Një vështrim mbi reaksionet redoks
 Elektroliza dhe përcjellshmëria
elektrike
 Veprimtari praktike 1
NDËRVEPRIMET
Përcjellshmëria e lëngjeve dhe tretësirave
10 orë ujore
 Elektroliza në tretësirë ujore
 Veprimtari praktike 2
Elektroliza e tretësirës së klorurit të
natriumit dhe sulfatit të bakrit
 Reaksionet që zhvillohen në elektroda
 Ushtrime
 Çfarë është një acid
 Tretësirat acide dhe alkaline
 Oksidet e metaleve dhe jometaleve
 Reaksionet e acideve në jetën e
NDËRVEPRIMET përditshme
18 orë  Veprimtari praktike 3
Dëftuesit universal dhe matja e peashit
 Alkalet dhe bazat
 Reaksionet karakteristike të acideve

12 Libër mësuesi Kimia 10


 Përsëritje
 Veprimtari praktike 4
Reaksioni midis një acidi dhe një alkali
 Acidet dhe bazat në analizat kimike
 Kripërat
 Përgatitja e kripërave të tretshme
 Përgatitja e kripërave të patretshme
 Veprimtari praktike 5
Përgatitja e kristaleve të sulfatit të bakrit
dhe të jodurit të plumbit
 Acidet dhe alkalet e forta dhe të dobëta
 Ushtrime
 Vlerësim portofoli
 Test
 Analizat kimike dhe formulat
 Veprimtari praktike 1
Bashkëveprimi i copave të
mermerit me një acid
 Moli dhe formula kimike
 Moli dhe barazimet kimike
 Ushtrime
 Llogaritjet me pjesëmarrjen e
NDËRVEPRIMET gazeve
10 orë  Veprimtari praktike 2
Ndikimi i ndryshimit të sasisë së
një substance bashkëvepruese
 Molet dhe kimia e tretësirave
 Përsëritje
 Ushtrime
 Ciklet natyrore dhe burimet
 Atmosfera, gazet e ajrit
 Veprimtari praktike 3
Vlerësimi i sasisë së oksigjenit në
ajër

Libër mësuesi Kimia 10 13


 Ndotja e atmosferës
 Detet dhe lumenjtë
DIVERSITETI
 Korja e tokës
10 orë  Veprimtari praktike4
Zbërthimi termik i karbonatit të
kalciumit
 Përsëritje
 Vlerësim portofoli
 Test

14 Libër mësuesi Kimia 10


VII. HARTIMI I PLANEVE TREMUJORE
 Të tria kompetencat e fushës së shkencave natyrore lidhen me njëra‐tjetrën dhe zhvillohen së bashku përmes tematikave të
përbashkëta të fushës duke u zbërthyer në program në njohuri/aftësi, shkathtësi/procedura, qëndrime/vlera.

Njohuri /aftësi
1. Diversiteti Shkathtësi /procese
2. Ndërveprimet Qëndrime /vlera

Libër mësuesi Kimia 10 15


PLANIFIKIMI TREMUJOR PËR PERIUDHËN : SHTATOR – DHJETOR
FUSHA: SHKENCA NATYRORE
LËNDA: KIMI X
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit:
Shpreh mendimin e tij për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera
të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi duke paraqitur
rezultate të njëjta.
Kompetenca e të nxënit:
Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme ( libra, revista, udhëzues, fjalorë, enciklopedi
ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato
burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin:
Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre
social, etnik etj.).
Kompetenca qytetare:
Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj. dhe mban qëndrim aktiv
ndaj personave të cilët nuk i respektojnë ato.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës


Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre:
Identifikon, përshkruan, vlerëson, zhvillon, analizon të dhënat në lidhje me një dukuri,
proces apo problem dhe zbaton teknika të përshtatshme për zgjidhjen e këtij problemi.
Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Vendos çështjet shkencore në kontekstin e duhur, përdor, formon një opinion për çështjen.
Komunikimi me gjuhën dhe terminologjinë e shkencës:
Shkëmben informacionin shkencor dhe kimik, interpreton në gjuhën e kimisë mesazhet
shkencore dhe teknologjike, krijon dhe ndan mesazhe shkencore dhe teknologjike.

16 Libër mësuesi Kimia 10


Situate e
Tema Metodologjia dhe
Nr. Temat mësimore parashikuar Vlerësimi Burimet
tika veprimtaritë e nxënësve
e të nxënit
Kap. II Vetitë e lëndës (10 orë)
1 Gjendjet e lëndës dhe ‘Bota jonë’ A) Metoda interaktive, Vlerësim diagnostikues: Teksti i
ndryshimet fizike që pësojnë ato Material filmik bashkëvepruese, ‐Vlerësim për nxënësit për
2 Substancat e pastra dhe ‘Bota jonë ‘ gjithëpërfshirëse. përdorimin e klasën e 10.
përzierjet Foto të ndryshme ‐Lexim, përmbledhje në terminologjisë
3 Veprimtari praktike 1 ‘Në laborator‘ dyshe. shkencore.
Ndërtimi i lakores së ftohjes ‐Përvijimi i koncepteve. ‐Intervistë me një listë Materiale nga
4 Ndarja dhe pastrimi i Një pasdite çaji ‐Grupet e ekspertëve treguesish. interneti.
substancave ‐Vetëvlerësim me listë
5 Veprimtari praktike 2 ‘ Në laborator ‘ kontrolli.
DIVERSITETI

Distilimi i përzierjeve B)Teknika dhe metoda të Materiale nga


6 Kromatografia Kromatografiahulumtimit enciklopeditë
material filmik. ‐Hetimi dhe zbulimi Vlerësim për të nxënë: Revista
7 Elementet dhe kompozimet në Elementët ’blloqe ‐Metoda eksperimentale (Vlerësim formues) Tekst nga
reaksionet kimike ndërtuese’ të ‐Zbatime praktike brenda ‐Vlerësimi i përgjigjeve fusha të tjera
Universit ≈ Qeliza dhe jashtë klase me gojë
’tulla e jetës’ ‐Metoda integruese ‐Vlerësimi i punës në
8 Teoria atomike Teoria mbi
‐Studimi i rastit grup Slide/
atomin në
Puna me projekte ‐Vlerësim mes nxënësish materiale të
video‐projektor
‐Vlerësimi i aktivitetit krijuara nga
9 Modeli kinetik i lëndës ‘’Krishtlindje’’
gjatë debateve në klasë mësuesit
10 Struktura e atomit Material filmik
C)Teknika që zhvillojnë ‐Vlerësimi i detyrave të
‘Struktura e
atomit‘
mendimin kritik dhe krijues shtëpisë
‐Brain storming ‐Vetëvlerësim Modele të
Kap. III Elementet dhe
‐Karrigia e nxehtë ‐Intervistë me një listë
NDËRVEP

detyrave nga
komponimet (14 orë)
RIMET

‐VLD/VMLD treguesish nxënësit


11 Mënyra e vendosjes së Mikrotrupat dhe
‐Parashikim nga termat ‐Vëzhgim me një listë të Mjete të
elektroneve në atom makrotrupat
paraprakë plotë treguesish ndryshme
12 Tabela periodike Material filmik

Libër mësuesi Kimia 10 17


13 Veprimtari praktike 3 ‘’Lapsi ‘’ ‐INSERT ‐Prezantim me gojë ose laboratorike
Prova për të dalluar metalet nga ‐D/D/M me shkrim
jometalet ‐Harta e koncepteve ‐Projekt kurrikular
14 Prirjet në grupe Situate ‐Diagrami i Venit Lapustina
problemore ‐Ese, shkrim i lirë Letra me
Një pyetje ‐Shkrim i shpejtë Vlerësimi i të nxënit: ngjyra,plasteli
15 Prirjet përgjatë një periode Shkrim i lire ‐Empatia (vlerësimi përmbledhës) në
16 Ushtrime 1 Krijon një ‐Test për një grup Letër format
situatë temash të caktuara A4
problemore ‐Test në përfundim të një
NDËRVEPRIMET

17 Lidhja kimike në elementet ‘ Ura lidhëse’ kohe të caktuar


kimikë ‐Vlerësim i portofolit
18 Lidhja kimike në komponimet Material filmik
‘’Lidhja kimike’’
19 Formulat kimike të elementeve Pyetje për
dhe komponimeve diskutim
20 Kristalet metalike dhe aliazhet Foto të
ndryshme
21 Kristalet jonike dhe molekulare ‘ Foto të
ndryshme

22 Ushtrime 2 Krijon një


situatë
problemore
23 Vlerësim portofoli
24 Test

18 Libër mësuesi Kimia 10


Rezultatet e të nxënit për tremujorin e parë: SHTATOR –DHJETOR
Njohuritë dhe konceptet
TEMATIKA / DIVERSITETI
Natyra e lëndës
 Gjendjet e lëndës
 Ndryshimet e gjendjes së lëndës
 Pastërtia e substancave dhe ndarja e tyre nga përzierjet
 Proceset e filtrimit, kristalizimit,distilimit të thjeshtë dhe distilimit të thyesuar
 Kromatografia
 Teknika për përftimin e substancave të pastra
Aftësitë dhe proceset
Nxënësi:
 përshkruan vetitë dhe strukturën dalluese të të ngurtave, lëngjeve dhe gazeve duke u
bazuar në ndarjen e grimcave, strukturën e tyre dhe llojet e lëvizjes;
 përshkruan ndryshimet e gjendjes bazuar në dukuritë e shkrirjes, vlimit, avullimit,
ngrirjes, kondensimit dhe sublimimit;
 përshkruan trysninë dhe temperaturën e një gazi sipas lëvizjes së grimcave të tij;
 shpjegon ndryshimet e gjendjes bazuar në teorinë kinetike;
 tregon kuptimin e lëvizjes së çrregullt të grimcave (atome, molekula apo jone në një pezulli të
njohur si lëvizje brovniane, si provë për modelin kinetik grimcor të lëndës;
 përshkruan dhe shpjegon difuzionin dhe varësinë e shpejtësisë së difuzionit nga masa
molekulare;
 shpjegon kuptimin e konceptit substancë e pastër, dallimet ndërmjet përdorimit të
përditshëm dhe atij shkencor të termit “pastërti”;
 shpjegon që shumë materiale të dobishme formohen nga përzierjet;
 përshkruan, shpjegon dhe jep shembuj për proceset e filtrimit, kristalizimit, distilimit të
thjeshtë dhe distilimit të thyesuar;
 tregon se kromatografia përfshin një fazë të palëvizshme dhe një fazë të lëvizshme dhe
se ndarja varet nga shpërndarja ndërmjet dy fazave;
 interpreton kromatografinë, sugjeron metodat kromatografike për të dalluar substancat
e pastra nga substancat e papastra;
 sugjeron teknika të përshtatshme të pastrimit të substancave të caktuara;
 përdor të dhëna të pikës së vlimit për të dalluar substancat e pastra nga ato të papastra.
Qëndrimet dhe vlerat
Nxënësi:
 tregon interes të mbledhë të dhëna mbi lëvizjen brovniane bazuar në goditjet e
rastësishme midis molekulave;
 është i përgjegjshëm gjatë zbatimit në kushte laboratorike të proceseve të filtrimit,
kristalizimit dhe distilimit për përftimin e substancave të pastra;
 tregon interes për të mbledhur informacione për rëndësinë praktike jo vetëm të
kromatografisë për të dalluar substancat e pastra nga ato të papastra, por edhe të
teknikave të tjera.

Libër mësuesi Kimia 10 19


Njohuritë dhe konceptet
TEMATIKA / DIVERSITETI
Struktura e atomit
 Modeli i atomit
 Masa atomike relative
 Mbështjella elektronike
 Izotopet
Aftësitë dhe proceset
Nxënësi:
 përshkruan atomin si një grimcë me bërthamën e ngarkuar pozitivisht e rrethuar nga
elektronet e ngarkuara negativisht, me rreze bërthamore shumë më të vogël se ajo e
atomit dhe me shumicën e masës në bërthamë;
 tregon përmasat tipike të atomeve dhe molekulave të vogla;
 përshkruan zhvillimin e modelit të atomit në kohë të ndryshme;
 përcakton ngarkesën relative dhe masën relative të protoneve, neutroneve dhe elektroneve;
 njehson numrin e protoneve, neutroneve dhe elektroneve në atomet dhe jonet, kur
jepet numri atomik dhe numri i masës së izotopeve;
 dallon atomin dhe jonin e një elementi, duke bërë bilancin e protoneve dhe elektroneve;
 tregon se izotopet e atomeve të të njëjtit element kanë të njëjtë numrin e protoneve, por
të ndryshëm numrin e masës;
 kupton se izotopet kanë veti të njëjta sepse kanë të njëjtin numrin e elektroneve në
shtresën e jashtme të tyre.
Qëndrimet dhe vlerat
Nxënësi:
 tregon interes të mbledhë të dhëna mbi modelet e ndryshme atomike;
 tregon dhe vlerëson qëndrimet shkencore siç janë kreativiteti dhe mendja e hapur në
krijimin e modeleve për të shpjeguar natyrën themelore të gjërave dhe gatishmërinë
për të rishqyrtuar modelet ekzistuese;
 tregon interes të mbledhë të dhëna mbi përdorimin mjekësor dhe industrial të
izotopeve radioaktive si p.sh. përdorimet e karbonit‐14 në arkeologji.
 përshkruan tabelën periodike si një sistem për të klasifikuar elementet dhe për të
parashikuar përdorimin dhe vetitë e tyre;
 shpjegon se vendndodhja e një elementi në tabelën periodike përcaktohet nga
shpërndarja e elektroneve në atomet e tij dhe nga numri i tij atomik;
 shpjegon sipas izotopeve si ndryshon rregulli i propozuar nga Mendelejevi;
 përdor emrat dhe simbolet e 20 elementeve të para, grupet IA, VIIA dhe VIIIA, si dhe
disa elemente të tjera të zakonshme nga Tabela Periodike për shkrimin e formulave
dhe balancimin e barazimeve kimike;
 shpjegon se reaktiviteti i elementeve është i lidhur me shpërndarjen e elektroneve në
atomet e tyre dhe numrin atomik përkatës;
 analizon mbi bazën e strukturës atomike, periodat dhe grupet A dhe B në tabelën periodike;
 komenton grafikë të ndryshimit të rrezes atomike, potencialit të jonizimit, afrisë për
elektronin dhe elektronegativitetin.

20 Libër mësuesi Kimia 10


Njohuritë dhe konceptet
TEMATIKA/ DIVERSITETI
Sistemi periodik
 Metalet dhe jometalet
 Grupi I A
 Grupi VIIA
 Grupi VIIIA
 Metalet kalimtare
Aftësitë dhe proceset
Nxënësi:
 përshkruan tabelën periodike si një sistem klasifikimi dhe parashikimi i vetive të
elementeve;
 përshkruan metalet dhe jometalet dhe shpjegon dallimet midis tyre në bazë të vetive të
tyre;
 përshkruan vetitë kimike të metaleve si p.sh. bashkëveprimin e tyre me acidet e
holluara dhe me oksigjenin;
 shpjegon se pozicioni i metaleve dhe jometaleve në tabelën periodike përcakton
strukturën elektronike të atomeve të tyre dhe numrin atomik;
 parashikon vetitë e elementeve të grupeve IA, VII A, VIII A;
 përshkruan gazet e plogëta si elemente të grupit VIIIA, gaze monoatomike jo reaktive
dhe e shpjegon këtë në bazë të strukturës së tyre elektronike;
 shpjegon se si vetitë e elementeve të grupeve IA, VII A, VIII A përcaktohen nga shtresa
e jashtme elektronike e atomeve të tyre dhe parashikon si ndryshojnë vetitë e
elementeve brenda grupeve nga lart poshtë;
 parashikon reaksionet e mundshme dhe reaktivitetin e mundshëm të elementeve nga
pozicioni i tyre në tabelën periodike;
 përshkruan vetitë e përgjithshme të metaleve kalimtare pikën e shkrirjes,dendësinë,
reaktivitetin, formimin e joneve me ngarkesa të ndryshme dhe përdorimin si
katalizatorë dhe ilustron me shembuj duke iu referuar disa prej përfaqësuesve të
metaleve kalimtare.

Njohuritë dhe konceptet


TEMATIKA /DIVERSITETI
Lidhjet kimike
 Lidhja jonike
 Lidhja kovalente
 Lidhja metalike

Libër mësuesi Kimia 10 21


Aftësitë dhe proceset
Nxënësi:
 përshkruan dhe krahason natyrën dhe formimin e lidhjeve kimike në: komponimet jonike,
molekula të thjeshta, struktura kovalente me përmasa të mëdha, polimeret dhe metalet;
 shpjegon lidhjet kimike bazuar në forcat elektrostatike dhe formimin e çifteve të
përbashkëta elektronike;
 përshkruan formimin e lidhjes jonike midis metaleve dhe jometaleve;
 përshkruan strukturën kristalore të përbërjeve jonike si një vendosje të rregullt të
alternimit të joneve pozitive dhe negative;
 ndërton diagrame të substancave të thjeshta me lidhje jonike dhe me lidhje kovalente;
 përshkruan kufizimet e modeleve grafike të lidhjeve kimike;
 shpjegon se vetitë e një numri të madh të lëndëve kimike përcaktohen nga lloji i lidhjes
kimike që ato përmbajnë; fortësia e lidhjeve të tyre nga forcat ndërmolekulare dhe
mënyra e formimit të lidhjeve kimike duke identifikuar që vetë atomet nuk shfaqin
këto veti;
 përshkruan lidhjen metalike si një rrjetë kristalore të joneve pozitive në një det
elektronesh dhe përdorin këtë për të përshkruar përcjellshmërinë elektrike dhe
petëzimin e metaleve;
 shpjegon dallimet në pikën e shkrirjes dhe pikën e vlimit në përbërjet jonike dhe
kovalente bazuar në forcat tërheqëse.

Njohuritë dhe konceptet


TEMATIKA /NDËRVEPRIMET
Simbolet, formulat dhe barazimet kimike
 Simbolet kimike
 Formulat kimike
 Barazimet kimike

Aftësitë dhe proceset


Nxënësi:
 përdor simbolet kimike për të shkruar formulat e elementeve dhe komponimeve të
thjeshta jonike dhe kovalente;
 nxjerr formulën empirike të një komponimi nga numrat relative të atomeve të
pranishme, ose nga një model ose diagram dhe anasjelltas;
 përdor emrat dhe simbolet e elementeve dhe komponimeve të thjeshta, si dhe parimin
e ruajtjes së masës për shkrimin e formulave dhe barazimin e reaksioneve dhe
gjysmëreaksioneve kimike;
 përdor formulat e joneve të thjeshta për të nxjerrë formulën e një komponimi dhe
barazon reaksionet.
Qëndrimet dhe vlerat
Nxënësi:
 demonstron bashkëpunim dhe qëndrim etik gjatë punës në grup dhe diskutimeve.

22 Libër mësuesi Kimia 10


PLANIFIKIMI TREMUJOR PËR PERIUDHËN : JANAR – MARS
FUSHA: SHKENCA NATYRORE
LËNDA: KIMI X
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit:
Shpreh mendimin e tij për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera
të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi duke
paraqitur rezultate të njëjta.
Kompetenca e të nxënit:
Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme ( libra, revista, udhëzues, fjalorë, enciklopedi
ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato
burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin:
Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre
social, etnik etj.).
Kompetenca qytetare:
Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj. dhe mban qëndrim aktiv
ndaj personave të cilët nuk i respektojnë ato.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës


Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre:
Identifikon, përshkruan, vlerëson, zhvillon, analizon të dhënat në lidhje me një dukuri,
proces, apo problem dhe zbaton teknika të përshtatshme për zgjidhjen e këtij problemi.
Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Vendos çështjet shkencore në kontekstin e duhur, përdor, formon një opinion për çështjen.
Komunikimi me gjuhën dhe terminologjinë e shkencës:
Shkëmben informacionin shkencor dhe teknologjik, interpreton mesazhet shkencore dhe
teknologjike krijon dhe ndan mesazhe shkencore dhe teknologjike.

Libër mësuesi Kimia 10 23


Situate e
Tema Metodologjia dhe
Nr. Temat mësimore parashikuar Vlerësimi Burimet
tika veprimtaritë e nxënësve
e të nxënit
Kap.IV Reaksionet kimike (10 orë)
1 Reaksionet dhe barazimet kimike Situate e të A) Metoda interaktive, Vlerësim diagnostikues: Teksti i
nxënit është bashkëvepruese, ‐Vlerësim për nxënësit për
2 Shkrimi i reaksioneve kimike
në dorë të gjithëpërfshirëse. përdorimin e klasën e 10.
3 Llojet e reaksioneve kimike
mësuesit: ‐Lexim përmbledhje në terminologjisë shkencore
4 Një vështrim mbi reaksionet
dyshe ‐Intervistë me një listë
redoks
‐Përvijimi i koncepteve treguesish Materiale nga
5 Elektroliza dhe përcjellshmëria Mund të jetë:
‐Grupet e ekspertëve ‐Vetëvlerësim me listë internet.
NDËRVEPRIMET

elektrike
kontrolli
6 Veprimtari praktike 1 Material
Përcjellshmëria e lëngjeve dhe filmik
B)Teknika dhe metoda të Materiale nga
tretësirave ujore
hulumtimit Vlerësim për të nxënë: enciklopedi.
7 Elektroliza në tretësirë ujore Foto
‐Hetimi dhe zbulimi (Vlerësim formues) Revista
8 Veprimtari praktike 2 Material ne ‐Metoda eksperimentale ‐Vlerësimi i përgjigjeve Tekst nga
Elektroliza e tretësirës së klorurit të power‐point
‐Zbatime praktike brenda me gojë. fusha të tjera.
natriumit të përqendruar dhe sulfatit dhe jashtë klase ‐Vlerësimi i punës në
të bakrit (II) ‐Metoda integruese grup.
9 Reaksionet që zhvillohen në ‐Studimi i rastit ‐Vlerësim mes nxënësish. Slide/
elektroda Puna me projekte ‐Vlerësimi i aktivitetit materiale të
10 Ushtrime 1 Shkrim i lire gjatë debateve në klasë. krijuara nga
11 Kap. V Acidet, bazat dhe ‐Vlerësimi i detyrave të mësuesit.
NDËRVEPRIMET

kripërat (18 orë) C)Teknika që zhvillojnë shtëpisë.


Çfarë është një acid mendimin kritik dhe krijues ‐Vetëvlerësim
12 Tretësirat acide dhe alkaline Esse ‐Brain storming ‐Intervistë me një listë Modele të
‐Karrigia e nxehtë treguesish detyrave nga
13 Oksidet e metaleve dhe
‐VLD/VMLD ‐Vëzhgim me një listë të nxënësit
jometaleve
‐Parashikim nga termat plotë treguesish Mjete të
14 Reaksionet e acideve në jetën e Eksperiment
paraprakë ‐Prezantim me gojë ose ndryshme
përditshme

24 Libër mësuesi Kimia 10


15 Veprimtari praktike 3 Një pyetje? ‐INSERT me shkrim laboratorike
Dëftuesit universal dhe matja e peashit ‐D/D/M ‐Projekt kurrikular
16 Alkalet dhe bazat Një situate ‐Harta e koncepteve
17 Reaksionet karakteristike të nga jeta ‐Diagrami i Venit Lapustina
acideve ‐Ese, shkrim i lirë Vlerësimi i të nxënit: Letra me
18 Përsëritje ‐Shkrim i shpejtë (vlerësimi përmbledhës) ngjyra,
NDËRVEPRIMET

19 Veprimtari praktike 4 Veprimtari ‐Empatia ‐Test për një grup plastelinë


Reaksioni midis një acidi dhe një alkali temash të caktuara. Letër format
20 Acidet dhe bazat në analizat Imagjinatë ‐Test në përfundim të një A4
kimike kohe të caktuar.
21 Kripërat ‐Vlerësim i portofolit
22 Përgatitja e kripërave të tretshme

23 Përgatitja e kripërave të
patretshme
24 Veprimtari praktike 5
Përgatitja e kristaleve të sulfatit të
bakrit dhe të jodurit të plumbit
25 Acidet dhe alkalet e forta dhe të
dobëta
26 Ushtrime 2

27 Vlerësim portofoli

28 Test

Libër mësuesi Kimia 10 25


Rezultatet e të nxënit për tremujorin e dytë: JANAR – MARS

Njohuritë dhe konceptet


TEMATIKA / NDËRVEPRIMET
Reaksionet redoks
 Numri i oksidimit
 Reaksionet e oksido/reduktimit

Aftësitë dhe proceset


Nxënësi :
 përkufizon oksidimin dhe reduktimin bazuar në dhënien ose marrjen e oksigjenit,
identifikon substancën që oksidohet dhe atë që reduktohet;
 përcakton oksidimin dhe reduktimin bazuar në dhënien ose marrjen e elektroneve;
 identifikon agjentët oksidues dhe reduktues në një reaksion redoks;

Qëndrimet dhe vlerat


Nxënësi:
 tregon interes për të mbledhur informacione mbi agjentët oksidues si p.sh. përdorimi
i bikromatit të kaliumit për të provuar sasinë e alkoolit te shoferët etj.

Njohuritë dhe konceptet


TEMATIKA /NDËRVEPRIMET
Elektroliza e përbërjeve jonike në gjendje të shkrirë dhe tretësirë ujore

Aftësitë dhe proceset


Nxënësi :
 shpjegon elektrolizën si ndarje të një përbërjeje jonike, të shkrirë ose tretësirë ujore
gjatë kalimit të rrymës elektrike;
 përshkruan elektrolizën me anë të joneve të pranishme në tretësirat ujore dhe
reaksioneve në elektroda;
 tregon që metalet ose hidrogjeni formohen në katodë dhe jometalet formohen në
anodë gjatë elektrolizës duke përdorur elektroda inerte;
 përcakton produktet e elektrolizës në përbërjet dyjare jonike në gjendje të shkrirë;
 Përshkruan rregullat e shkarkimit të joneve të ngjashme në elektroda në elektrolizën e
tretësirave ujore, përshkruan veshjen e metaleve dhe përdorimet veshjes elektrolitike;

Qëndrimet dhe vlerat


Nxënësi:
 demonstron bashkëpunim dhe qëndrim etik gjatë punës në grup dhe diskutimeve.

26 Libër mësuesi Kimia 10


Njohuritë dhe konceptet
TEMATIKA /NDËRVEPRIMET
Acidet, bazat dhe kripërat

Aftësitë dhe proceset


Nxënësi :
 shpjegon se acidet veprojnë me disa metale dhe me karbonatet dhe parashikon
produktet e barazimeve kimike duke u nisur reaktantët e dhënë;
 identifikon se acidet formojnë jonet hidrogjen kur ata treten në ujë dhe tretësirat e
bazave përmbajnë jone hidroksid;
 tregon që pH përdoret për të matur aciditetin dhe alkalinitetin relativ;
 përshkruan asnjanësimin si bashkëveprim të acideve me baza për të formuar kripë
dhe ujë;
 argumenton se asnjanësimi mund të përgjithësohet si bashkëveprim i joneve
hidrogjen me jonet hidroksid për të formuar ujin;
 përdor dhe shpjegon termat “i holluar” dhe “i përqendruar” që kanë të bëjnë me sasi
të substancave, si dhe “i dobët” dhe” i fortë” që kanë të bëjnë me shkallën e jonizimit
të acideve;
 tregon se përqendrimi i joneve hidrogjen rritet 10 herë, vlera e pH në një tretësirë ulet
1 herë , përshkruan neutralitetin, aciditetin dhe alkalinitetin si pasojë e përqendrimit
të joneve hidrogjen në vlerën numerike të pH;

Qëndrimet dhe vlerat


Nxënësi:
 tregon interes për të mbledhur informacione për mbi ndikimin e ndryshimeve të pH
në shëndetin e njeriut si:
o ndryshimi i pH në gjak, në lëngjet e stomakut etj.,
o rëndësinë e kontrollit të aciditetit në tokë.

Libër mësuesi Kimia 10 27


PLANIFIKIMI TREMUJOR PËR PERIUDHËN : PRILL – QERSHOR
FUSHA: SHKENCA NATYRORE
LËNDA: KIMI X
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit:
Shpreh mendimin e tij për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera
të komunikimit.
Kompetenca e të menduarit:
Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi duke
paraqitur rezultate të njëjta.
Kompetenca e të nxënit:
Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme ( libra, revista, udhëzues, fjalorë, enciklopedi
ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon ato
burime sipas rëndësisë që kanë për temën.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin:
Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre
social, etnik etj.) për realizimin e një aktiviteti të përbashkët (projekti/aktiviteti në bazë
klase/shkolle apo jashtë saj).
Kompetenca qytetare:
Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj. dhe mban qëndrim aktiv
ndaj personave, të cilët nuk i respektojnë ato.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës


Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre:
Identifikon, përshkruan, vlerëson, zhvillon, analizon të dhënat në lidhje me një dukuri,
proces, apo problem dhe zbaton teknika të përshtatshme për zgjidhjen e këtij problemi.
Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore:
Vendos çështjet shkencore në kontekstin e duhur, përdor, formon një opinion për çështjen.
Komunikimi me gjuhën dhe terminologjinë e shkencës:
Shkëmben informacionin shkencor dhe teknologjik, interpreton mesazhet shkencore dhe
teknologjike krijon dhe ndan mesazhe shkencore dhe teknologjike.

28 Libër mësuesi Kimia 10


Situate e
Tema Metodologjia dhe
Nr. Temat mësimore parashikuar Vlerësimi Burimet
tika veprimtaritë e nxënësve
e të nxënit
Kap.VI Kimia sasiore (10 orë)
1 Analizat kimike dhe formulat Situate e të A) Metoda interaktive, Vlerësim diagnostikues: Teksti i
nxënit është bashkëvepruese, ‐Vlerësim për përdorimin e nxënësit për
2 Veprimtari praktike 1 në dorë të gjithëpërfshirëse. terminologjisë shkencore klasën e 10.
Bashkëveprimi i copave të mermerit mësuesit
‐Lexim përmbledhje në ‐Intervistë me një listë Materiale nga
me një acid
dyshe. treguesish internet.
3 Moli dhe formula kimike
‐Përvijimi i koncepteve ‐Vetëvlerësim me listë
NDËRVEPRIMET

4 Moli dhe barazimet kimike


‐Grupet e ekspertëve kontrolli Materiale nga
5 Ushtrime 1 Mund të jetë:
enciklopedi.
6 Llogaritjet me pjesëmarrjen e B)Teknika dhe metoda të Vlerësim për të nxënë: Revista
gazeve hulumtimit (Vlerësim formues) Tekst nga
7 Veprimtari praktike 2 Material ‐Hetimi dhe zbulimi ‐Vlerësimi i përgjigjeve fusha të tjera.
Ndikimi i ndryshimit të sasisë të një filmik
‐Metoda eksperimentale me gojë.
substance bashkëvepruese ‐Zbatime praktike brenda ‐Vlerësimi i punës në grup. Slide/
8 Molet dhe kimia e tretësirave Foto dhe jashtë klase ‐Vlerësim mes nxënësish. materiale të
9 Përsëritje Material ne ‐Metoda integruese ‐Vlerësimi i aktivitetit krijuara nga
power‐point ‐Studimi i rastit gjatë debateve në klasë. mësuesit.
10 Ushtrime Puna me projekte ‐Vlerësimi i detyrave të
11 Kap. VII Planeti Tokë (8 orë) shtëpisë. Modele të
Ciklet natyrore dhe burimet Shkrim i lire C)Teknika që zhvillojnë ‐Vetëvlerësim detyrave nga
mendimin kritik dhe krijues ‐Intervistë me një listë nxënësit
DIVERSITETI

12 Atmosfera, gazet e ajrit


‐Brain storming treguesish. Mjete të
13 Veprimtari praktike 3 Esse
‐Karrigia e nxehtë ‐Vëzhgim me një listë të ndryshme
Vlerësimi i sasisë së oksigjenit në ajër
‐VLD/VMLD plotë treguesish. laboratorike
14 Ndotja e atmosferës
‐Parashikim nga termat ‐Prezantim me gojë ose
15 Detet dhe lumenjtë Eksperiment paraprakë me shkrim. Lapustina
‐INSERT ‐Projekt kurrikular Letra me
16 Korja e tokës

Libër mësuesi Kimia 10 29


17 Veprimtari praktike4 Një pyetje? ‐D/D/M Vlerësimi i të nxënit: ngjyra,
‐Harta e koncepteve
DIVERSITETI
Zbërthimi termik i karbonatit të (vlerësim përmbledhës) plastelinë
kalciumit ‐Diagrami i Venit ‐Test për një grup temash Letër format
18 Përsëritje Një situate ‐Ese, shkrim i lire të caktuara. A4
nga jeta ‐Shkrim i shpejtë ‐Test në përfundim të një
19 Vlerësim portofoli Veprimtari ‐Empatia kohe të caktuar.
Imagjinatë e ‐Vlerësim i portofolit
20 Test drejtuar

30 Libër mësuesi Kimia 10


Rezultatet e të nxënit për tremujorin e tretë: PRILL – QERSHOR

Njohuritë dhe konceptet


TEMATIKA /NDËRVEPRIMET
Stekiometria
 Ligji i ruajtjes së masës dhe interpretimi sasior i barazimeve kimike
 Moli. Vëllimi molar i gazeve
 Njehsime stekiometrike në lidhje me molin, masën, reaktantin kufizues, vëllimin e
gazeve.

Aftësitë dhe proceset


Nxënësi:
 tregon dhe përdor ligjin e ruajtjes së masës;
 shpjegon shembuj të ndryshimeve të vëzhguara në masë në sisteme të hapura gjatë
një reaksioni kimik dhe i sqaron ato duke përdorur modelin e grimcave;
 llogarit masat e substancave të veçanta mbështetur në barazimet e reaksioneve kimike;
 tregon dhe përdor numrin e Avogadros dhe përkufizimin e molit;
 shpjegon si masa e një substance të dhënë është e lidhur me numrin e moleve të saj
dhe e anasjella;
 argumenton stekiometrinë e një barazimi lidhur me masat e reaktantëve dhe të
produkteve dhe shpjegon ndikimin e reaktantit kufizues të reaksionit;
 përdor barazimet kimike për të llogaritur masat e reaktantëve dhe të produkteve;
 shpjegon si masa e substancës së tretur dhe vëllimi i tretësit janë të lidhura me
përqendrimin e tretësirës;
 përshkruan lidhjen midis masës molare të gazeve dhe vëllimit të tyre dhe anasjelltas,
si dhe njehson vëllimet e gazeve që marrin pjesë në reaksione, duke përdorur
vëllimin molar të gazit në kushte normale temperature dhe trysnie (22.4 litër/mol);

Qëndrimet dhe vlerat


Nxënësi:
 demonstron bashkëpunim dhe qëndrim etik gjatë punës në grup dhe diskutimeve

Njohuritë dhe konceptet


TEMATIKA /NDËRVEPRIMET
Përqendrimi i tretësirave

Aftësitë dhe proceset


Nxënësi:
 përshkruan si përqendrimi i një tretësire në mol/litër është i lidhur me masën e
substancës së tretur dhe vëllimin e tretësirës;
 përshkruan lidhjen ndërmjet vëllimit të tretësirës së një substance me përqendrim të
njohur dhe vëllimit të tretësirës së një substance tjetër që bashkëveprojnë plotësisht me
njëra‐tjetrën;

Libër mësuesi Kimia 10 31


Qëndrimet dhe vlerat
Nxënësi:
 demonstron bashkëpunim dhe qëndrim etik gjatë punës në grup dhe diskutimeve.

Njohuritë dhe konceptet


TEMATIKA / DIVERSITETI
Shkenca e tokës dhe atmosferës
 Përbërja dhe evoluimi i atmosferës që nga formimi i saj
 Dioksidi i karbonit dhe metani‐ gazet që shkaktojnë efektin serë
 Ndotësit atmosferik të zakonshëm dhe burimet e tyre
 Burimet ujore në tokë dhe përfitimi i ujit të pijshëm

Aftësitë dhe proceset


Nxënësi:
 interpreton dhe përshkruan të dhënat që tregojnë si është krijuar atmosfera e pasur me
oksigjen;
 përshkruan efektin serë si pasojë e bashkëveprimit të rrezatimit me lëndën;
 vlerëson të dhënat për ndryshimet klimatike si pasojë e veprimtarisë njerëzore, duke
përfshirë rritjen e përqendrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë si pasojë e djegies
së hidrokarbureve;
 përshkruan ndikimet e mundshme të rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit dhe
metanit në ndryshimet klimatike dhe si këto ndikime mund të shmangen;
 përshkruan burimet kryesore të monoksidit të karbonit,dioksidit të squfurit, oksideve
të azotit në atmosferë dhe shpjegon pasojat që shkaktohen nga rritja e sasisë së këtyre
substancave;
 përshkruan metodat bazë për rritjen e përftimit të ujit të pijshëm duke zbatuar teknika
të pastrimit të tij, përfshirë trajtimin e mbetjeve, të ujërave nëntokësore dhe ujërave të
kripura.

Qëndrimet dhe vlerat


Nxënësi:
 tregon interes për të mbledhur informacione
o mbi rëndësinë e atmosferës,
o shtresës së ozonit në tokë;
 argumenton teknika të përshtatshme të trajtimit të ujit të pijshëm.

32 Libër mësuesi Kimia 10


MODEL DITARI Nr. 1

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 5 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Gjendjet e lëndës dhe ndryshimet fizike që pësojnë ato


SITUATA E TË NXËNIT
“Bota jonë”
Në video‐projektor prezantohet një material filmik mbi planetin Tokë, malet, fushat
dhe lumenjtë që e përbëjnë atë, si janë të ndërtuar ato, si kanë ndryshuar ato në vite e
shekuj.
https://sites.google.com/site/meesimeinteraktivengakimia/home/1‐gjendjet e lëndës
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Lëndë
Dallon tri gjendjet e lëndës në objekte të ndryshme. Gjendje e ngurtë
Jep të dhëna mbi shumëllojshmërinë e tyre. Gjendje e lëngët
Përshkruan vetitë dhe strukturën dalluese të lëndëve në gjendje Gjendje e gaztë
të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë.
Ndryshim fizik
Përcakton kushtet në të cilat një lëndë shndërrohet nga njëra
Shkrirja, ngrirja,
formë në tjetrën.
vlimi, avullimi
Përshkruan ndryshimet e gjendjes bazuar në dukuritë e shkrirjes, kondensimi dhe
vlimit, avullimit, ngrirjes, kondensimit dhe sublimimit. sublimimi
Ndërton dhe regjistron të dhënat në një diagram.
Fiton aftësi për të grupuar dhe shndërruar lëndë të ndryshme
në kushte të zakonshme ose laboratorike.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i kimisë, klasa X; ndërkurrikulare:
foto të ndryshme të lëndëve në gjendje të fizikën,
ndryshme; gjeografinë,
informacion nga interneti, dokumentar; mjedisin,
video –projektor, CD; gjuhën dhe komunikimin,
fletë formati. TIK‐un.
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë:
I) Përmbledhje e strukturuar
Mësuesi:
Prezanton rezultatet e të nxënit dhe propozon situatën e të nxënit, në përmbushje të
interesave të nxënësit.
Siguron burimet e domosdoshme për fillimin e orës së mësimit.
Verifikon përzgjedhjen dhe kuptimin nga nxënësit të situatës dhe të rezultateve të të nxënit.

Libër mësuesi Kimia 10 33


Kërkon vëmendje gjatë paraqitjes së situatës së të nxënit.
Insiston në faktin se është një temë e rëndësishme dhe duhet shumë kujdes nga ana e tyre.
Kërkon bashkëpunim në grup, përgjegjësi maksimale dhe prezantim sa më të saktë të
gjetjeve të tyre.
II) Mendo /shkëmbe mendim /puno në grup
Ndahet klasa në grupe me katër ose pesë nxënës ( mund të punojnë dhe në dyshe ).
Ndërkohë materiali filmik përsëritet herë pas here dhe i jep mundësi nxënësve të
hulumtojnë dhe të vëzhgojnë më me kujdes burimin kryesor të informacionit.
Nga secili grup kërkohet që duke shfrytëzuar edhe burimet e tjera (tekstin, videon,
informacionet nga interneti apo edhe dijet e marra në vite të konkludojnë mbi:
 materien,
 shumëllojshmërinë e saj,
 gjendjet në të cilat ajo ekziston,
 shndërrimet që pëson ajo.
Për grupe të ndryshme janë përgatitur fleta pune të ndryshme.
Fleta e punës nr 1: lënda dhe gjendjet e saj.
Fleta e punës nr 1: veçoritë dhe tiparet për secilën gjendje të lëndës.
Fleta e punës nr 1: proceset që shoqërojnë ndryshimin e lëndës dhe kushtet në të
cilat realizohen këto ndryshime.
III ) Përvijimi i koncepteve
Ç’përfaqëson për ju lënda dhe në sa forma e gjejmë atë?

Fleta nr. 1 Lënda : Pjesë përbërëse e substancave dhe materialeve në Univers.


o Ka masë
o Zë një vëllim të caktuar gaztë:
ngurtë:
avuj uji, gazet e
mal, shkëmb,
djegies, smogu....
metal, dru....

lëngët:
ujë, lumenj,
llavë...

Cilat janë veçoritë fizike për secilën gjendje të lëndës ?

Fleta nr. 2 Gjëndja e ngurtë Gjendja e lëngët Gjendja e gaztë


‐ Zë një vëllim të ‐ Zë një vëllim të caktuar ‐ Nuk ka një vëllim të
caktuar ‐ Dendësi mesatare caktuar
‐ Dendësi të lartë ‐ Nuk ka formë, merr formën ‐ Dendësi e vogël
‐ Ka formë të caktuar e enës ku hidhet ‐ Nuk ka formë , merr
‐ Nuk rrjedh ‐ Rrjedh me lehtësi formën e enës
‐ Rrjedh me lehtësi

34 Libër mësuesi Kimia 10


A e ndryshon gjendjen fizike lënda?
Cilat janë këto ndryshime?
Cilat janë kushtet në të cilat ndodhin këto ndryshime?
Ç’përfaqëson pika e shkrirjes, e ngrirjes, e vlimit , e kondensimit ?
Fleta nr. 3 i jep përgjigje këtyre pyetjeve :
Ndryshimet në gjendjen fizike të substancave
T (temperatura)
P (trysnia )

Ndryshojnë vëllimin dhe gjendjen e lëndës

avullimi &
shkriria & ngrirja sublimimi vlimi
kondensimi
‐ p.sh: temperatura në të cilën ‐ Kalimi i një ‐ p.v: temperatura në ‐ ndodhin në
një substancë kalon nga substance nga të cilën një substancë mjedise të hapura
gjendja e ngurtë në të lëngët gjendja e ngurtë kalon nga gjendja e ‐ ndodhin në
‐ p.ng. temperatura në të cilën drejt e në gjendjen lëngët në të gaztë interval
një substancë kalon nga e gaztë ose në të ‐ Sa më e ulët të temperaturash
gjendja e lëngët në të ngurtë kundërt nga jetë pika e vlimit ‐ varen nga
‐ p.sh. dhe p.ng. është në vlerë gjendja e gaztë të një substance aq sipërfaqja e
të njëjtë për të njëjtën drejt e në të më volatile është kontaktit
substancë dhe e matur në ngurtën. ajo.
trysni konstante
Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar kur nxënësit arrijnë të zgjedhin formën dhe gjuhën e
përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë në lidhje me lëndën , gjendjen dhe
shndërrimet e saj.
Detyrat dhe puna e pavarur: Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje
dhe detyra në shtëpi.
Ato mund të jenë:
 pyetje dhe detyra mbas temës së mësimit ose në fund të kapitullit;
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi ;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema mësimore
etj.

Libër mësuesi Kimia 10 35


MODEL DITARI Nr. 2

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Substancat e pastra dhe përzierjet


SITUATA E TË NXËNIT
“Bota jonë”
Para nxënësve paraqiten foto të substancave të ndryshme që tregojnë substanca në
gjendje të pastër ose përzierje. Duke shfrytëzuar dijet dhe burimet e ndryshme të
informacionit nxënësi duhet të veçojë se cila substancë është e pastër dhe cila përzierje
dhe të japë arsyet përkatëse pse realizon këtë ndarje.
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Substancë e pastër
Koncepton drejt shprehjet substancë e pastër dhe përzierje. Përzierje
Përshkruan lloje të ndryshme substancash të pastra dhe
Lakore e ngrohjes
përzierjesh.
Tregon ndikimin e papastërtive në një substance të pastër. Lakore e ftohjes

Ndërton lakoren e ftohjes dhe të ngrohjes për një substance të Tretësirat


pastër dhe të papastër. Aliazhe
Bën dallimin midis aliazheve dhe tretësirave.
Diskuton mbi rolin e substancave të pastra dhe përzierjeve në
jetën e përditshme.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i kimisë ndërkurrikulare:
foto të substancave të ndryshme fizikën,
postera, diagrame të lakoreve të ftohjes dhe mjedisin,
ngrohjes gjuhën dhe komunikimin,
fleta formati A4 TIK‐un.
lapustina me ngjyra
ngjitëse
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë:
I) Mendo/shkëmbe mendim / puno në dyshe
Mësuesi:
Prezanton rezultatet e të nxënit dhe propozon situatën e të nxënit në përmbushje të
interesave të nxënësit.
Kërkon vëmendje gjatë paraqitjes së situatës së të nxënit.
Kërkon që nxënësit të organizohen në dyshe.
Çdo grup pajiset me fotot e përgatitura më parë.

36 Libër mësuesi Kimia 10


Kërkohet nga secila dyshe të përcaktojë se cila foto parqet një substancë të pastër
dhe cila një përzierje.
Përfaqësuesit e secilit grup vendosin në mënyrë të organizuar në tabelë fotot sipas
karakteristikave të tyre.
Secili përfaqësues tregon pse fotoja përfaqëson për të një substancë të pastër apo
përzierje.
Substancë e pastër (vetëm një Përzierje ( më shumë se një përbërës )
përbërës)
Fotot….. Fotot…..

II ) Ditar dypjesësh
Mësuesi:
Secilës dyshe i jep fletë pune të përgatitura më parë.
Fleta e punës do të japë informacion të plotë mbi substancat e pastra dhe përzierjet
dhe do të ketë pamje të tillë.
Fleta nr. 1
Koncepti Komenti
Substanca të pastra
Fleta nr. 2
Koncepti Komenti
Përzierjet

Kërkon nga secila dyshe plotësimin e fletës së punës , duke shfrytëzuar të gjitha
burimet e informacionit si dhe fotot e paraqitura gjatë situatës së të nxënit. I jepet
mundësia nxënësve të lexojnë mësimin për të bërë komentet e duhura në mënyrë
individuale ose në dyshe.
Lihet në dispozicion të tyre koha e duhur.
Vëzhgohet me kujdes puna e gjithsecilit.
Komentet e tyre lexohen dhe interpretohen nga nxënës të ndryshëm , më pas hidhen
në tabelën e mëposhtme së bashku me ndihmën e mësuesit.
Forma përfundimtare e fletëve të punës do të jetë:
Fleta nr. 1
Koncepti Komenti
Substanca të  Ka vetëm një përbërës.
pastra  S’ka papastërti.
 Ka pikë shkrirje dhe vlimi të përcaktuar.
 Pika e shkrirjes dhe e vlimit të një substance ndihmon për të
përcaktuar gjendjen e lëndës.
 Prania e papastërtive në një substancë:

Libër mësuesi Kimia 10 37


o zvogëlon pikën e ngrirjes dhe shkrirjes
o rrit pikën e vlimit (p.sh. uji i detit )
o shkrirja, ngrirja apo vlimi ndodhin në interval temperaturash.
 Për substancat e pastra mund të ndërtojmë lakoret e ngrohjes apo
ftohjes.
 Lakoret tregojnë se kur shkrin një substancë e ngurtë apo vlon një
lëng, temperatura qëndron e pandryshuar derisa mbaron i gjithë
procesi.
Shembuj substancash të pastra :
bakër , hekur, ujë i distiluar, alkool, amoniak, kripëra, acide, baza,
okside...

Fleta nr. 2
Koncepti Komenti
Përzierje  Ka më shumë se një përbërës (ngurtë, lëngët, gaztë).
 Kanë papastërti.
 S’kanë pikë shkrirje apo vlimi të përcaktuar.
 Për përzierjet mund të ndërtojmë lakoret e ngrohjes apo ftohjes
gjithashtu.
 Lakoret tregojnë se kur shkrin një përzierje p.sh. dylli, procesi
nuk realizohet në një vlerë të vetme temperature.
 Përzierjet mund të jenë:
homogjene / një fazë / nuk dallohet me sy të lirë.
o tretësirat: tretës + substancë e tretur
o aliazhet : bashkimi i metaleve në gjendje të shkrirë
heterogjene / faza të veçuara/dallohen me sy të lirë.
Shembuj përzierjesh :
kripë me ujë, alkool me ujë, sheqer me kafe, oriz me misër, rërë me
zhavorr, benzina me ujë, naftë me benzen etj.

III) Organizues grafik


Ç’përfaqëson për ju lënda dhe në sa forma e gjejmë atë?
A e ndryshon gjendjen fizike lënda, cilat janë këto ndryshime?
Ç’janë substancat e pastra, po përzierjet ?
Si lidhen këto koncepte me njëra tjetrën ?
Lihet koha e domosdoshme që nxënësit në grupe të mbledhin të tëra konceptet në
një skemë grafike që mund të jetë e tillë:

38 Libër mësuesi Kimia 10


Lënda

metalet
substancë
substanca të thjeshta
jometalet

substanca jo të pastra substanca të pastra


dy ose më shumë sub. të pastra nuk mund të ndahen më tej
përzierje kanë p.sh; p.vl; dhe p.ng të caktuar

përzierje heterogjene substanca të përbëra


vaj dhe ujë përzierje homogjene acidet, bazat , kripërat ,oksidet
tretësirat dhe aliazhet

Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar kur nxënësit punojnë sipas detyrave në grup dhe arrijnë të
zgjedhin formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë në
lidhje substancat e pastra dhe jo të pastra
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve që mësuesi ka, vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi.

MODEL DITARI Nr. 3

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Veprimtari praktike : Ndërtimi i lakores së ftohjes


SITUATA E TË NXËNIT
“Në laborator”
Ftohja e ujit të pastër, ujit të deti dhe dyllit.
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS Siguria
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Pajisja e nxënësve
Shfaq aftësi në përdorimin e teknikave, aparateve dhe me syze gjatë
materialeve në laborator. eksperimentit.
Kryen me shumë kujdes të gjitha veprimtaritë.
Mban shënim vrojtimet, matjet dhe bën vlerësimet përkatëse.
Interpreton dhe vlerëson vrojtimet dhe të dhënat
eksperimentale.

Libër mësuesi Kimia 10 39


Mjetet e punës: Lidhja me fushat e tjera ose me temat
gotë kimike (250 cm ) 3 ndërkurrikulare:
gota kimike të vogla Gjuhën dhe komunikimin
2 provëza kronometër TIK‐un
2 termometra me përzierës (‐10 deri 1100C) Matematikën
substanca A dhe B Fizikën
Mjedisin
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
I) Veprimet në situatë: Imagjinatë e drejtuar

Kërkoj nga nxënësit që të imagjinojnë sikur ndodhen në një laborator në ditën e parë
të punës dhe nga shefi u vihet detyrë të ndërtojnë lakoren e ftohjes për substanca të
ndryshme.

Nxënësit organizohen në grupe pune.


Sigurojnë mjetet e domosdoshme për të filluar eksperimentin.
II) Trajtimi i situatës: Veprimtari në grup
 Në një gotë 250 cm3 ngrohni ujin për ta përdorur si banjëmari. Temperatura duhet të
jetë rreth 900C.
 Vendosni provëzat në banjëmari. Secila prej tyre ka mostrën e ngurtë brenda.
 Kur masa e ngurtë në provëza shkrin, vendosen termometra që zhyten në masën e shkrirë.
 Hiqni provëzat nga banjëmaria dhe i fusni të mbështeten në gotën bosh.
 Vrojtoni temperaturat çdo minutë deri sa temperatura të arrijë 400C. Mbani shënimet
përkatëse.
 Ndërtoni një grafik ku në boshtin e abshisave vendoset koha e leximit, ndërsa në
boshtin e ordinatave temperatura.
 Grupe të ndryshme mund të marrin në studim substanca të ndryshme
III ) Pyetje për diskutim : Marrëdhënie pyetje‐përgjigje
Mësuesi :
Si u ndjetë në këtë rol?
A patët vështirësi në përdorimin e mjeteve laboratorike?
A arritët në matje të sakta që në provën e parë?
A u përputhën njohuritë tuaja teorike me ato që ju arritët gjatë eksperimentit?
A patët vështirësi në ndërtimin e grafikut?
Vetëvlerësimi i situatës (si është ndërtuar grafiku )
Situata quhet e realizuar kur nxënësi realizon këto pika kontrolli:
Kujdes ! Për secilën nga pikat e mëposhtme mund të ndjekim një sistem vlerësimi.
 Nëse grafiku është ndërtuar vërtet mirë. 2 nota

40 Libër mësuesi Kimia 10


 Nëse janë bërë përpjekje dhe patën pjesërisht sukses. 1 notë
 Nëse nuk u tentua të ndërtohej grafiku ose nuk u arrit. 0 notë
Pikat e kontrollit Nota

 Ndërton grafikun me vizore dhe përdor tërë gjerësinë e lartësinë


e letrës milimetrike për ndërtimin e boshteve x dhe y.
 Përdor shkallën e duhur për boshtet x dhe y.
 Emërton të dy boshtet dhe vendos njësitë në mënyrë korrekte.
 Vendos në grafik çdo pikë eksperimentale me precizon dhe me
korrektësi
 Për çdo pikë eksperimentale përdor një kryq ose një rreth të
vogël.
 Ndërton një vijë të qartë, të vetme, duke kaluar sa më pranë
pikave.
 Mënjanon pikat që duken se janë jo normale kur ndërtohet vija.
 Shuma e
pikëve
 12‐14 Shkëlqyeshëm!
 10‐11 Mirë!
 7‐9 Fillim i mirë por keni nevojë të përmirësoheni pak.
 5‐6 Mjaftueshëm. Provoni të ndërtoni të njëjtin grafik duke përdorur një fletë te re
milimetrike.
 1‐4 Mjaft keq! Lexoni përsëri kriteret dhe provoni të ndërtoni të njëjtin grafik.

MODEL DITARI Nr. 4

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Ndarja dhe pastrimi i substancave


SITUATA E TË NXËNIT
’’Një pasdite çaji ’’
Rajna ka ftuar shoqen e vet Yllkën për të pirë një çaj së bashku në shtëpinë e saj. Pasi
flasin dhe diskutojnë me njëra tjetrën, Rajna merr çajnikun dhe i servir asaj çajin duke
e kaluar përmes një kulluese ngjyrë ari. Në bisedë e sipër nuk vënë re që Hana dhe
Emilia, dy vajzat e tyre kanë përzier gjithçka në dollapin e ushqimeve, miellin me
orizin, ujin me vajin, ujin me uthullën etj. A do mundet Rajna të veçojë këta përbërës
nga njëri tjetri në përzierje? Si?

Libër mësuesi Kimia 10 41


REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Filtrimi
Sqaron idenë se ndryshimi i vetive fizike tek substancat e Centrifugimi
ndryshme është një mundësi për t’i ndarë ato nga njëra‐tjetra.
Dekantimi
Përshkruan proceset e filtrimit, kristalizimit, distilimit të
thjeshtë dhe distilimit të thyesuar. Kristalizimi
Shpjegon dhe jep shembuj mbi proceset e filtrimit, kristalizimit, Distilimi i thjeshtë
distilimit të thjeshtë dhe distilimit të thyesuar. Distilimi i thyesuar
Ilustron brenda mundësive një ose disa nga proceset e ndarjes
Kromatografia
dhe pastrimit të substancave.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me temat
Teksti i kimisë. ndërkurrikulare:
‘Tekst i përgatitur’ Fizikën
Përzierje të ndryshme Gjuhën dhe komunikimin
Mjete të ndryshme laboratorike TIK‐un
Video –projektor Shkencat shoqërore

METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE


Veprimet në situatë:
I) Diskutojmë së bashku
Nxënësit punojnë në grupe dhe fillimisht mundohen t’i përgjigjen pyetjeve:
Çfarë të dhënash na jep situata?
Çfarë duhet të gjejmë për të zgjidhur këtë situatë?
Nxënësit diskutojnë në lidhje me situatën dhe evidentojnë konceptet kimike të
njohura dhe të panjohura deri tani.
Përpara tyre shtrohet pyetja:
Si mund të ndahen dhe pastrohen substancat nga njëra‐tjetra në një përzierje ?
Trajtimi i mëtejshëm i situatës
II) Veprimtari e drejtuar
Në vazhdim të analizës për situatën e të nxënit, mësuesi prezanton rezultatet e të
nxënit në përmbushje të interesave të nxënësit për temën “Ndarja dhe pastrimi i
substancave”.
Nxënësit organizohen në grupe.
Çdo grup ka në tavolinën e punës enë me përzierje të ndryshme.
Mbi faqet e enës janë vendosur etiketa që tregojnë përbërësit e çdo përzierje.
 Kripë dhe rërë
 Vaj me ujë
 Pluhur hekuri dhe tallash druri
 Pluhur hekuri me ujë

42 Libër mësuesi Kimia 10


 Kripë dhe ujë
 Vaj me naftë dhe alkool
 Rërë me alkool
Duke shfrytëzuar mjetet laboratorike mbi tavolinat e punës si dhe tekstin mësimor
ata përpiqen të veçojnë përbërësit në këto përzierje.
Pas disa përpjekjeve ata do të mund të gjejnë disa metoda praktike për ndarjen e
substancave.
Të gjitha të dhënat që merren nga eksperimenti hidhen në tabelën përkatëse.

Pluhur hekuri Pluhur Vaj me


Kripë dhe Kripë dhe Rërë me
Vaj me ujë dhe tallash hekuri me naftë dhe
rërë ujë alkool
druri ujë alkool
Shtojmë Lihet
Përdorim një Avullim. Nuk
ujë. përzierja në Filtrim Filtrim
elektromagnet Kristalizim mundën
Filtrojmë qetësi
Lëngjet
Kanë Rëra nuk
Kripa tretet Hekuri ka veti Hekuri nuk Kripa tretet kanë pika
dendësi të tretet në
në ujë magnetike tretet në ujë në ujë vlimi të
ndryshme alkool
ndryshme
Konkluzion ! Për të zgjedhur metodën e duhur për ndarjen e një përzierjeje duhet të dimë:
 Llojin e përzierjes.
 Substancën për të cilën ne jemi të interesuar në përzierje.
III ) Hartë koncepti
Nxënësit në punë në grup shfrytëzojnë të gjitha informacionet e marra deri në këtë
moment.
Synimi i tyre është të japin informacionin e duhur për ndarjen e përzierjeve.
Analizojnë të dhënat që morën nga eksperimentet e bëra më parë.
Përshkruajnë kë përzierje mundën të ndanin dhe kë jo.
Të gjitha të dhënat e marra i hedhin në letër në formën e një ‘harte koncepti’
Synojnë që në këtë tabelë të hedhin llojin e përzierjeve dhe mënyrat e ndarjes së tyre.
Në fund të punës tabela mund të ketë një pamje të tillë:

Përzierje Metoda e ndarjes


1. sub. e ngurtë + sub. e ngurtë Bazohen në vetitë fizike të substancave
 kripë dhe rërë  Tretja në ujë
 pluhur hekuri dhe  Vetitë magnetike
tallash druri  Densiteti
 rërë me ar  Sublimimi
 jod me brom

Libër mësuesi Kimia 10 43


2. sub e ngurtë + lëng Bazohen në faktin që sub. e ngurtë është e patretshme
 Pezulli  Dekantimi
 Filtrimi
 Centrifugimi
3. lëng + lëng Bazohen në faktin që janë të patretshme te njëra‐tjetra.
 Dekantim
 Hinkë ndarëse
4. sub e ngurtë e tretshme në Bazohen në faktin që janë të tretshme te njëra‐tjetra.
lëng  Avullimi veçohet sub. e ngurtë
 Kristalizimi
 Distilimi ‐ veçohet lëngu sepse ka pikë vlimi
më të ulët se sub. e ngurtë
5. dy (ose më shumë) lëngje të Bazohen në vlerat e ndryshme të pikave të vlimit të
përzier bashkë. lëngjeve. Lëngu me pikë vlimi më të ulët (më volatil),
distilon i pari
 Distilimi i fraksionuar
6. tretësirë e dy (ose më Bazohen në faktin që janë të patretshme te njëra‐tjetra.
shumë) sub. të ngurta në lëng  Kromatografia
 Tregon praninë e substancave të ngurta në
lëng (ndotja)
Vlerësimi i situatës Situata quhet e realizuar kur:
 nxënësit punojnë sipas detyrave në grup
 arrijnë të përdorin saktë mjetet laboratorike
 i japin përgjigje të gjitha pyetjeve që u shfaqën në situatën fillestare
Detyrat dhe puna e pavarur
Në varësi të klasës dhe nxënësve që mësuesi ka, vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi:
Ato mund të jenë:
 pyetje dhe detyra pas temës së mësimit ose në fund të kapitullit;
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema
mësimore etj.

44 Libër mësuesi Kimia 10


MODEL DITARI Nr. 5

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Veprimtari praktike : Distilimi i përzierjeve


SITUATA E TË NXËNIT
’’Në laborator’’
Në videoprojektor jepet një material filmik që tregon se si disa studentë po punojnë me
distilimin e përzierjeve të ndryshme
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS Siguria
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Pajisja e
Tregon aftësi në përdorimin e teknikave, aparateve dhe nxënësve me
materialeve. syze gjatë
Realizon me shumë kujdes të gjitha veprimtaritë. eksperimentit.
Vrojton me kujdes të gjithë ecurinë e eksperimentit.
Analizon dhe arrin në konkluzione.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me temat
mbajtëse dhe pjatë me shumë gropëza ndërkurrikulare:
llambë me alkool Gjuhën dhe komunikimin
kokë distilimi termometër TIK‐un
enë reaksioni dhe ngrohëse përzierje bojë/ujë Matematikën
tub distilimi dhe sfera të vogla qelqi Fizikën
vaj silikon
gotë kimike për mbledhjen e distilatit
lëndë djegëse, etanol
granula që hidhen në fundin e enës vluese
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë:
I )Parashikimi nga termat paraprakë
Mësuesi:
Synon që në këtë fazë të ngacmojë imagjinatën e nxënësve dhe të fillojnë sa më
këndshëm veprimtarinë praktike.
I jep nxënësve disa fjalë dhe kërkon prej tyre që të hedhin në letër një tregim,
paragraf, ide ku të përdorin këto shprehje.
I jep nxënësve kohën e duhur për të paraqitur shkrimin e tyre
Fjalët e dhëna nga mësuesi mund të jenë:
 Përzierje
 Laborant i ri
 Incident

Libër mësuesi Kimia 10 45


 Eksperiment
 Keqkuptim
Trajtimi i mëtejshëm i situatës
II ) Veprimtari në grup
Mësuesi:
Orienton nxënësit të organizohen në grupe
Merr informacionin e duhur nga nxënësit në lidhje me distilimin e thjeshtë dhe atë të
fraksionuar
Informon nxënësit se do të zhvillohen dy eksperimente:
1. Veçimi i tretësit nga tretësira me anë të distilimit të thjeshtë
2. Ndarja e një përzierje lëngjesh me anë të distilimit të fraksionuar (lëngje me pika vlimi
të ndryshme )
Përzierja që do ndahet është:
 Bojë shkrimi dhe ujë.
Montojnë aparatin si në figurë.
Mbushni gjysmën e enës së brendshme
me bojë dhe shtoni kokrriza vlimi.
Ena e jashtme e madhe mbushet me vaj
silikoni në mënyrë që niveli të mos jetë
më i lartë se niveli i pjesës së poshtme të
enës së brendshme. Shtohen disa
kokrriza për vlim.
Bashkoni të dy enët me kokën plastike që është e fiksuar tek mbajtësja.
Mbusheni tubin e distilimit me rruaza qelqi dhe bashkoni këtë me termometrin dhe
kokën.
Ngroheni enën e madhe duke përdorur llambën me alkool.
Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar kur:
• Nxënësi përdor me kujdes mjetet laboratorike
• Ndërton saktë aparatin e distilimit.
• Kryen me saktësi hap pas hapi të gjitha veprimet në eksperiment.
• Jep konkluzione të sakta në lidhje me eksperimentin.
Detyrat dhe puna e pavarur
 Përshkruani çfarë ndodhi kur ngrohët tretësirën e bojës.
 Sa i pastër është uji që ju prodhuat? Jepni sqarime.
 Tregoni çfarë do të shihni nëse uji në gotën kimike avullohet.
 Propozoni një mënyrë për ta bërë mostrën e ujit më të pastër.

46 Libër mësuesi Kimia 10


MODEL DITARI Nr. 6

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Kromatografia


SITUATA E TË NXËNIT
‘’Kromatografia – dokumentar ’’
https://sites.google.com/site/meesimeinteraktivengakimia/home/1‐kromatografia

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE


SIPAS TEMËS MËSIMORE: Kromatografi
Interpreton kromatografinë. Faktor i mbajtjes
Tregon se kromatografia përfshin një fazë (substancë) të
palëvizshme dhe një fazë (substancë) të lëvizshme.
Përshkruan se ndarja e substancave varet nga shpërndarja
ndërmjet dy fazave.
Sugjeron metodat kromatografike për të dalluar substancat e
pastra nga substancat e papastra.
Tregon interes për të mbledhur informacione për rëndësinë
praktike jo vetëm të kromatografisë por edhe të teknikave të
tjera.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i kimisë ndërkurrikulare:
përzierje të dy ose më shumë substancave të Gjuhën dhe komunikimin
ngurta në lëng TIK‐un
mjete të ndryshme laboratorike Matematikën
video –projektor Fizikën
CD
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë:
I) Përvijimi i të menduarit ( harta e mendjes )
Mësuesi
Paraqet para tyre një dokumentar filmik që jep të dhëna për ’’Kromatografinë ’’.
Synon që nxënësit të ngacmojnë sa më shumë imagjinatën e tyre.
Kërkon një vëmendje absolute gjatë shikimit të dokumentarit.
Kërkon nga nxënësit që të munden të regjistrojnë sa më shumë informacion në
memorien e tyre.
Materiali jepet disa herë në mënyrë që nxënësit ta përpunojnë më mirë atë.
Nxënësit në këtë moment:
 mund të hartojnë pyetje drejt mësuesit

Libër mësuesi Kimia 10 47


 mund t’i drejtojnë pyetje njëri‐tjetrit
 mund të diskutojnë me njëri‐tjetrin
Trajtimi i mëtejshëm i situatës
II) Organizues grafik
Mësuesi :
organizon nxënësit në grupe
secili grup shfrytëzon me kujdes informacionin në dokumentar, tekstin mësimor dhe
internetin
u jepet nxënësve koha e duhur për të përpunuar të gjithë materialin
mendimet dhe idetë e tyre i hedhin në letër formati
secila dyshe vendos në këndin e duhur materialin përkatës
pasi merren të gjitha mendimet, ato së bashku me mësuesin hidhen në dërrasën e zezë

Ka teknika të ndryshme 1) metodë për ndarjen e një përzierje që ka


substanca të ngurta në lëng
2) analizon substancat e pranishme
në tretësirë
Kromatografia
3) tregon nëse një tretësirë është e ndotur

në letrën kromatografike, në pjesën fundore vendoset një vijë me laps

kromatografia mbi vijën e hequr hidhet pak nga tretësira që do analizohet


vendoset letra kromatografike në një tretës nga ana që e kemi vijëzuar,
në letër
tretësi (uji ose tretës organik) duhet të jetë poshtë vijës së hequr
substancat ndahen sipas aftësisë që kanë për t’u tretur në tretësin e dhënë

tretësi zhvendoset lart edhe përbërësit zhvendosen duke u ndarë


substanca më e tretshme lëviz më shpejt lart, substanca e
patretshme do qëndrojë në vend aty ku u hodh pika
procesi ndërpritet në momentin pak para se tretësi të arrijë
fundin e sipërm të letrës
matet distanca e përshkruar nga tretësi dhe substanca

Rf   faktori i mbajtjes identifikon një substancë të caktuar


masa e përshkruar nga substanca
masa e përshkruar nga fronti i tretësit

‘’ Substanca të ndryshme kanë vlera të ndryshme të Rf, për substanca në gjendje të pastër
këto vlera janë madhësi konstante dhe zbulojnë identitetin e substancave’’
III) Marrëdhënie pyetje‐përgjigje
Mësuesi :
Ç’është kromatografia?
Nx : Metodë për ndarjen e substancave në një përzierje.
A ka rëndësi kromatografia? Pse ?

48 Libër mësuesi Kimia 10


Nx: Po, ka shumë rëndësi sepse analizon substancat e pranishme në tretësirë si dhe jep të
dhëna mbi pastërtinë e tyre.
Ku përdoret ajo, ku gjen zbatim në jetën e përditshme?
Kromatografia gjen shumë zbatime në jetën e përditshme:
Nxënësi :
 Gjen zbatim në analizat e molekulave të rëndësishme në biologji.
 Gjen zbatim për ndarjen e tretësirave të substancave ngjyruese.
 Kromatografia në letër përdoret si test për të kontrolluar pastërtinë e një
substance:
o Në industrinë kimike
o Në industrinë ushqimore
o Në industrinë farmaceutike
N.q.s. Rf eks =Rf teorike substanca do jetë plotësisht e pastër!
Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar:
 kur nxënësit punojnë sipas detyrave në grup
 identifikojnë çështjet kryesore në materialin filmik
 arrijnë të zgjedhin formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë
informacionin dhe idetë e tyre në lidhje me kromatografinë
 sjellin informacion të plotë mbi rëndësinë praktike të kromatografisë
Detyrat dhe puna e pavarur
Në varësi të klasës dhe nxënësve që mësuesi ka, vendos për pyetje dhe detyra në
shtëpi:
Ato mund të jenë:
 pyetje dhe detyra pas temës së mësimit ose në fund të kapitullit;
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema
mësimore etj.

MODEL DITARI Nr. 7

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Elementet dhe komponimet në reaksionet kimike


SITUATA E TË NXËNIT
Elementet ‘’blloqe ndërtuese’’të Universit ≈ Qeliza ‘’tulla e jetës’’
Sot njihen më shumë se 100 elemente, por pjesa më e madhe e Universit përbëhet nga
H2 92% dhe He 7%. Elementet e tjera zënë vetëm 1% të Universit. Është kjo pjesë e
elementeve që duke u bashkuar e kombinuar së bashku formon Tokën. Nga 94

Libër mësuesi Kimia 10 49


elemente të zbuluara në natyrë vetëm tetë prej tyre përbëjnë 98% të kores së Tokës,
nga të cilët Si dhe O2 të kombinuara së bashku në formën e shkëmbinjve silikat zënë ¾
e kores së tokës. Pra a kemi të drejtë të vendosim një shenjë paralelizmi midis
elementeve kimike nga njëra anë dhe qelizës nga ana tjetër?
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Element kimik
Tregon se elementet kimike janë pjesë e Universit. Komponim kimik
Jep informacion mbi llojshmërinë e elementeve kimike.
Ndryshim kimik
Bën dallimin midis një elementi dhe një komponimi kimik.
(reaksion kimik)
Analizon si substancat bashkëveprojnë për të formuar
Ndryshim fizik
komponime kimike.
Bën dallimin midis formimit të një përzierjeje dhe formimit të
një komponimi.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i kimisë. ndërkurrikulare:
substanca të pastra, sub. të papastra Gjuhën dhe komunikimin
foto të tokës, Universit Shkencat shoqërore
videoprojektor Fizikën
CD të përgatitura Gjeografinë

METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE


Veprimet në situatë:
I) Veprimtari e drejtuar
Mësuesi:
Prezanton para nxënësve rezultatet e të nxënit në lidhje me elementet dhe
komponimet në reaksionet kimike.
Siguron burimet e domosdoshme për fillimin e orës së mësimit.
Udhëzon një nga nxënësit për të lexuar materialin:
‘’ Elementet janë ‘’blloqet ndërtuese’’të Universit’
Kërkon vëmendje gjatë paraqitjes së situatës së të nxënit.
Verifikon përzgjedhjen dhe kuptimin nga nxënësit të ‘’situatës së të nxënit’’ .
Kërkon bashkëpunim në grup, përgjegjësi maksimale dhe prezantim sa më të saktë të
gjetjeve të tyre.
II) Veprimtari praktike / Hartë koncepti
Nxënësit organizohen në grupe dhe fillimisht mundohen t’u përgjigjen pyetjeve:
 Çfarë të dhënash na jep situata?
 Çfarë duhet të gjejmë për të zgjidhur këtë situatë?
 Si organizohen elementet në përzierje?
 Si organizohen elementet në komponime kimike?

50 Libër mësuesi Kimia 10


 Pse janë elementet ‘’blloqet ndërtuese’’ të Universit.
Secili grup merr nga mësuesi fletë pune të përgatitura më parë.
Kërkon nga secila dyshe plotësimin e fletës së punës, duke shfrytëzuar të gjitha
burimet e informacionit.
Çdo fletë pune e paplotësuar do të ketë një pamje të tillë:

Fleta e punës e paplotësuar!

Lënda

Përzierje

bashkohen
Substanca Substanca
jo të
të pastra pastra

Formimi i përzierjeve
Formimi i komponimeve

Çfarë përfaqëson një


përzierje?
Çfarë përfaqëson një komponim?
.............
A është e njëjtë gjithmonë përbërja e komponimit të ri?
Si janë vetitë e komponimit të ri?
A mund të ndahet ky komponim në gjëndjen
fillestare?

Kujdes ! Fleta e punës mund të shkruhet në dërrasën e zezë dhe nxënësit të punojnë në
mënyrë individuale për plotësimin e saj.
Nxënësve u lihet në dispozicion koha e nevojshme.
Pasi diskutojnë me njëri‐tjetrin, kryejnë plotësimin e tabelës.
Në fund fleta e punës do të ketë një pamje të tillë:

Fleta e punës e plotësuar!

Libër mësuesi Kimia 10 51


lëngët
gaztë ngurtë
homogjene
heterogjene
Lënda
Elementet

Përzierje

bashkohen
Substanca Substanca
jo të
të pastra pastra Komponimet

Formimi i përzierjeve
Formimi i komponimeve

- Substancat thjesht përzihen, nuk ndodh


reaksion kimik. - Substancat bashkëveprojnë kimikisht, formohet
- Përbërja e përzierjes mund të jetë e një komponim i ri.
ndryshme. - Përbërja e komponimit të ri është gjithmonë e
- Vetitë e substancave në përzierje ruhen të njëjtë.
njëjta. - Vetitë e komponimit të ri janë shumë të ndryshme
- Subsatncat në përzierje mund të veçohen nga elementet që e përbëjnë atë.
me metoda të tilla si: filtrimi, avullimi, ose -Komponimi nuk ndahet me lehtësi në elementët
b

Ndryshim fizik Reaksion kimik

Formimi i tretësirave Reaksion shpërbërjeje:


Kripë me ujë
Pluhur hekuri me pluhur squfuri Gjelbër pluhur zi
Sheqer me ujë
Formimi i aliazheve Bardhë gri avuj kafe (ndodh vetëm
Bakër me hekur (bashkohen kur janë në duke zbatuar rrymë)
gjendje të lëngët pra të shkrirë ) Reaksione bashkimi :

Përmbyllja e situatës
III) Insert
I jep mundësinë nxënësve të përforcojnë njohuritë e marra me anë të teknikës ‘insert’.
Detyra realizohet nëpërmjet një tabele.
Tabela do të ketë formë të tillë.
Nxënësit plotësojnë me (+) mundësinë që ka lënda për t’u shndërruar gjatë proceseve të
ndryshme dhe duke i analizuar këto dukuri të përcaktojnë nëse janë kimike apo fizike.

52 Libër mësuesi Kimia 10


Një ose dy Përzihen Shpërbërje Bashkim Dukuri kimike Dukuri fizike
substanca
Karbonat +
kalciumi
Hekuri dhe
oksigjeni
Kripë dhe ujë + + Tretësirë e
kripës në ujë
Pluhur hekuri
dhe pluhur
squfuri
Vera dhe
uthulla
Qumësht dhe
ujë
Karbonat bakri
Magnezi dhe
oksigjeni

Nxënësit punojnë për një kohë relativisht të shkurtër në plotësimin e tabelës.


Disa prej tyre lexohen para klasës.
Konkluzion !
Elementet janë ‘’blloqet ndërtuese’’ të Universit ashtu si qeliza është ‘tulla e jetës’’. Janë
pikërisht këto elemente që duke u kombinuar dhe bashkuar me njëra tjetrën formojnë
komponime te reja të cilat nuk mund të kthehen lehtësisht në gjendjen fillestare.
Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar kur nxënësit punojnë sipas detyrave në grup dhe arrijnë të
zgjedhin formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë informacionin dhe idetë në
lidhje me elementet, komponimet, ndryshimet fizike dhe ndryshimet kimike.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve që mësuesi ka, vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi:
Ato mund të jenë:
 pyetje dhe detyra pas temës së mësimit ose në fund të kapitullit;
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi ;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema
mësimore etj.

Libër mësuesi Kimia 10 53


MODEL DITARI Nr. 8

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Teoria atomike


SITUATA E TË NXËNIT
‘Teoria mbi atomin në videoprojektor’’
https://sites.google.com/site/meesimeinteraktivengakimia/home/struktura‐atomike‐
teoritee‐e‐hershme‐atomike
Mësuesi u kërkon nxënësve që në fund të orës të krijojnë një vijë të drejtë duke u
vendosur njëri pas tjetrit në mënyrë kronologjike sipas evolimit të teorisë mbi atomin.
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Teoria atomike
Jep konceptin mbi atomin dhe molekulën. Molekulë
Shpjegon teorinë atomike sipas secilit shkencëtar.
Simbol kimik
Përshkruan në evoluim ‐ zhvillimin e modelit të atomit në kohë
të ndryshme. Grimca subatomike

Tregon ç’janë grimcat subatomike. Teoria kinetike


Përshkuan secilën prej grimcave subatomike.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i kimisë ndërkurrikulare:
foto të atomeve të ndryshme Gjuhën dhe komunikimin
video –projektor Shkencat shoqërore
CD Fizikën
TIK‐un
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITE
Veprimet në situatë:
I) Alfabeti i njëpasnjëshëm
Mësuesi:
Paraqet para nxënësve një dokumentar filmik që jep të dhëna për ‘’Teorinë atomike ‘’
Kërkon nga nxënësit që të shfrytëzojnë më së miri këtë burim informacioni.
Realizon me nxënësit teknikën e ‘’alfabetit të njëpasnjëshëm ‘’ .
Për të realizuar këtë teknikë, mësuesi ka përgatitur për secilin nxënës një fletë pune.
Fleta e punës përmban shkronjat e alfabetit të vendosura në një tabelë.
Secili nxënës shkruan në tabelën e alfabetit një term, një fjalë, një emër, të cilën e dëgjuan
në materialin filmik ose që ndoshta kanë pasur njohuri apo informacion më parë.
Pasi secili plotëson, e këmben alfabetin me shokun ngjitur dhe ky veprim përsëritet
disa herë zinxhir për rreth 5’.
Në fund tabela ndoshta do të kishte një pamje si më poshtë:

54 Libër mësuesi Kimia 10


Lexohen me zë para klasës termat apo konceptet për çdo shkronjë të alfabetit.
A B G O P D
Atom Bërthamë Grimca pozitive oksigjen Protone, Xhon Dalton
Anodë atomike Grimca Pandashëm Demokriti
Asnjanës negative
E R T U K L
Element Radhërford Teoria atomike Ujë Komponime
Elektron Tomson Katoda
Eksperiment
Gj DH S M N J
Simbol kimik Modeli i Neutrone,
atomit Ngarkesë
Sh Z V G H F
Shkencëtar Zbulim i Vogël Grimcë Hidrogjeni Forma e
Shkencë elektronit ndryshme
Fletë ari
Trajtimi i mëtejshëm i situatës
II) Empatia ( UNË JAM)
Nxënësit zgjedhin një nga shkencëtarët që panë në materialin filmik dhe e vënë veten
në pozicionin e tyre në ato vite.
Kështu, nxënës të ndryshëm do të përfaqësojnë figura të ndryshme.
Ata duke u ngritur në këmbë prezantohen para klasës:
 Unë jam Xhon Dalton.
 Unë jam Demokriti.
 Unë jam Tomsoni.
 Unë jam Radhërfordi
Duke përpunuar të gjithë informacionin e nevojshëm secili prej tyre do të japë më
pas një informacion të detajuar mbi veten dhe arritjet e tij në ‘’Teorinë atomike ‘’.
Unë jam Radhërfordi !
Pasioni im është studimi i lëndës dhe ndërtimit të saj.
Jam mbështetur në studimet e mia tek të gjithë autorët e tjerë.
Vlerësoj shumë mendimet e fundit të dhëna nga Tompsoni.
Kohët e fundit në laboratorin tim në Mançester kam eksperimentuar duke
bombarduar një fletë të hollë ari me rreze.
Si konkluzion:
 Më 1909 munda të përcaktoj mënyrën e vendosjes së grimcave në atom.
 Duke analizuar të dhënat e eksperimentit unë mendoj që në qendër të atomit
vendosen grimcat subatomike pozitive duke formuar bërthamën, rreth saj hapësira
e atomit zihet kryesisht nga elektronet që janë grimca subatomike negative.
 Bërthama e atomit është shumë e vogël dhe pothuajse përcakton të gjithë
masën e atomit.
 Në vitin 1932 u zbuluan neutronet grimca subatomike pa ngarkesë.

Libër mësuesi Kimia 10 55


Unë jam Xhon Dalton!
Kam punuar shumë mbi teorinë atomike.
Udhërrëfyesi im ka qenë Demokriti.
Teoria e tij nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
Mendoj të sjellë në vëmendje teorinë e Demokritit duke e pasuruar atë më tej.
Pas një pune të gjatë kam arritur në konkluzionin se:
 një element përbëhet nga atome të të njëjtit lloj,
 atomi është i pandashëm,
 elemente të ndryshme kanë atome me përmasa dhe masa të ndryshme,
 atomet janë grimcat me të vogla që marrin pjesë në një reaksion kimik,
 atomet e elementeve të ndryshme kombinohen për të formuar molekulat e
komponimeve,
 unë propozoj që çdo element duhet të ketë një simbol të veçantë, formë
kimike të të shkruarit.

Unë jam Demokriti !


Unë jam Demokriti një filozof i vjetër grek.
Pasioni im janë shkencat e natyrës.
Gjatë studimit të lëndës dhe vetive të saj kam arritur në konkluzioni se:
 Grimca më e vogël e lëndës është atomi (që rrjedh nga greqishtja e vjetër
(at+omos i pandashëm).
 Çdo lëndë është e përbërë nga atomet e saj (uji atome uji, guri nga atome guri,
shkumësi nga atome shkumësi).
 Atomi është i pandashëm.

Unë jam Tompson!


Pasi studiova teorinë e Demokritit dhe Daltonit mbi atomin mendova se diçka nuk
shkonte ashtu siç duhej.
Eksperimenti im synon kalimin e rrymës elektrike në gaze të rralluara.
Ky eksperiment pasuroi akoma më tej teorinë e Daltonit.
Si konkluzion unë mendoj se:
 Atomi nuk është grimca më e vogël e lëndës
 Atomet janë të përbëra nga grimca të ndryshme që quhen grimca subatomike.
 Në 1897 zbulova elektronin dhe protonin që janë grimcat përbërëse të atomit
duke kaluar rrymë elektrike në gaze të rralluara.

Përmbyllja e situatës
III) Përvijimi i koncepteve
Nxënësit vendosen në radhë dhe plotësojnë mendimin mbi evoluimin e atomit.
Demokriti / Xhon Dalton / Tompson / Radhërford

56 Libër mësuesi Kimia 10


Konkluzion !
element atome të të njëjtit lloj

materia lënda substanca

komponime atome të llojeve të ndryshme

Atomi është grimca më e vogël e lëndës që ndahet në protone,neutrone dhe elektrone.


Vlerësimi i situatës
Situata quhet e përfunduar kur nxënësit krijojnë vijën e drejtë duke u vendosur njëri pas
tjetrit në mënyrë kronologjike sipas evoluimit të teorisë atomike.

MODEL DITARI Nr. 9

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Modeli kinetik i lëndës


SITUATA E TË NXËNIT
‘Krishtlindje’
Ishte Krishtlindje. Si çdo vit Ejona me shumë entuziazëm dhe plot dashuri po bënte
pazaret e fundit. Gjithçka ishte shumë e bukur, festa e Krishtlindjes ndihej kudo, njerëz të
veshur gëzueshëm dhe me plot ngjyra i shikoje në çdo cep të qytetit. Dritat
shumëngjyrëshe, zbukurimet e Krishtlindjes dhe aromat e pafund që vinin nga të katër
anët i jepnin jetë dhe gjallëri edhe skutave më të errëta të këtij qyteti. Nata e krishtlindjeve
erdhi, e gjithë shtëpia rrezatonte, aromat e këndshme të ushqimeve bashkoheshin dhe
krijonin lidhje me esencat karakteristike të qirinjve aromatikë duke i dhënë magjinë
marramendëse e të munguar shtëpisë së saj. Pasi u bind se çdo gjë ishte ashtu si duhej u ul
të shijonte gjithçka në pritje të miqve të saj duke menduar se nuk do të donte kurrë t’i
mungonin qetësia, bukuria, shijet dhe veçanërisht aromat e asaj nate. Ajo e dinte shumë
mirë që për sa kohë që qirinjtë vezullonin dhe ushqimet ishin akoma të ngrohta dhoma do
ishte si një kopsht me lule shumëngjyrëshe. Si mendoni ju, a kishte të drejtë Ejona?
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Teoria kinetike
Shpjegon ndryshimet e gjendjes bazuar në teorinë kinetike. Lëvizje molekulash
Përshkruan vetitë dhe strukturën dalluese të substancave në gjendje
Hapësirë
të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë duke u bazuar në llojet e lëvizjes.
ndërmolekulare
Përshkruan trysninë dhe temperaturën e një gazi sipas lëvizjes
së grimcave të tij. Difuzion
Tregon kuptimin e lëvizjes së çrregullt të grimcave (atome, Lëvizje Brovniane
molekula apo jone në një pezulli të njohur si lëvizje brovniane,
si provë për modelin kinetik grimcor të lëndës.
Përshkruan dhe shpjegon difuzionin dhe varësinë e shpejtësisë
së difuzionit nga masa molekulare.

Libër mësuesi Kimia 10 57


BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i kimisë ndërkurrikulare:
foto të ndryshme Gjuhën dhe komunikimin
video –projektor Zhvillimin e qëndrueshëm
CD TIK‐un
sistem periodik Shkencat shoqërore
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë:
I) Studim rasti /njohja me situatën
Nxënësit punojnë në grupe dhe fillimisht mundohen t’i përgjigjen pyetjeve:
Çfarë të dhënash na jep situata?
Çfarë duhet të dimë për të zgjidhur këtë situatë?
Kujt i dedikohet prania e aromave të ndryshme në ambientet tona?
A mund ta emërtojmë procesin e përhapjes së aromave?
II) Hedhja e hipotezës
Nxënësit organizohen në grupe.
Nxënësit në grupe duke shfrytëzuar me kujdes informacionin në situatë, tekstin
mësimor, dijet nga mësimet e kaluara si dhe dijet e marra ndër vite, analizojnë:
 Dimë që çdo lëndë në çfarëdo gjendje të jetë ajo ka një ndërtim kimik të
caktuar pra përfaqësohet nga një element
 kimik ose bashkim elementesh në formën e përbërjeve që nga ana e tyre
përfaqësojnë molekulat. Vetë molekulat
 janë bashkim i atomeve të cilët janë të përbëra nga grimca më të vogla, protone
,neutrone, elektrone. Gjithë aromat,
 esencat, shijet që na erdhën nëpërmjet situatës së fillimit duhet t’i dedikohen
lëvizjes së grimcave!
 Për të vërtetuar hipotezën duhet të dimë:
Si janë të organizuara grimcat në të tria gjendjet e lëndës?
Cilët faktorë ndikojnë në lëvizjen e grimcave në secilën gjendje?
Ç’është procesi i lëvizjes së grimcave?
III) Vërtetimi i hipotezës
Nxënësit japin përgjigjet e pyetjeve përkatëse:
Pyetja 1. Si janë të organizuara grimcat në të tria gjendjet e lëndës?
Gjendja e ngurtë Gjendja e lëngët Gjendja e gaztë
Grimcat janë: Grimcat janë: Grimcat janë:
 Të vendosura pranë.  Të vendosura pranë  Të shpërndara dhe larg
 Të vendosura në mënyrë njëra‐tjetrës. njëra tjetrës
të rregullt.  Të vendosura në mënyrë  Tërësisht të çrregullta
 Nuk mund të lëvizin të çrregullt.  Lëvizin në mënyrë të
lirshëm.  Mund të lëvizin lirshëm. çrregullt.
 Rrotullohen rreth

58 Libër mësuesi Kimia 10


pozicioneve të tyre.
Pyetja 2. Cilët faktorë ndikojnë në lëvizjen e grimcave në secilën gjendje?
Temperatura: Me rritjen e temperaturës, rritet energjia e lëvizjes mesatare të
grimcave.
Me rritjen e temperaturës, grimcat fitojnë më shumë energji dhe
lëvizin më shpejt.
Me rritjen e temperaturës, grimcat do të zënë më shumë hapësirë si
rrjedhojë
trupat e ngurtë do bymehen
tek lëngjet do të ndodhë avullimi (grimcat do dalin nga
sipërfaqja).
Me rritjen e temperaturës, mund të ndodhë që grimcat të fitojnë
energjinë e mjaftueshme për të
prishur forcat që i mbajnë ato bashkë në strukturë; kështu,
tek trupa e ngurtë ndodh shkrirja dhe tek lëngjet vlimi.
Trysnia: Nuk ndikon tek substancat në gjendje të ngurtë
Tek substancat në gjendje të lëngët apo të gaztë sa më e madhe të jetë
përplasja e grimcave në muret e enës aq më e madhe është trysnia.

Pyetja 3. Ç’është procesi i lëvizjes së grimcave Difuzion


Difuzioni shpjegohet me anë të natyrës fluide (të rrjedhshme) të lëndëve.
Difuzion është procesi në të cilin grimcat e lëndëve fluide lëvizin nga vendi me
përqendrim më të madh në vendin me përqendrim më të vogël.
Difuzioni mund të ndodhë në lëngje: shpërhapja e grimcave të substancës së ngurtë
në lëng.
Difuzioni mund të ndodhë në gaze:
 gazet difuzojnë dhe mbushin gjithë vëllimin e enës, difuzioni tek gazet ka
rëndësi pasi mundëson ‘nuhatjen’ nga njeriu të aromave të këndshme apo të
pakëndshme’’.
 gaze të ndryshme difuzojnë me shpejtësi të ndryshme, grimcat më të rënda
lëvizin më ngadalë se grimcat më të lehta për të njëjtën temperaturë, molekulat
më të mëdha difuzojnë më ngadalë se molekulat më të vogla.
Lëvizja Brovniane është lëvizja e molekulave të gazit të cilat goditen në mënyrë të
padukshme edhe nga grimcat e ajrit.
Konkluzion !
Hipoteza e hedhur nga nxënësit është e saktë, prania e aromave dhe esencave të ndryshme i
dedikohet dukurisë së difuzionit që lidhet me teorinë kinetike të lëndës.

Vlerësimi i situatës
Situata konsiderohet e realizuar, nëse nxënësit:
 punuan sipas detyrave dhe roleve në grup.
 shfrytëzuan shumë mirë burimet e informacionit.
 zgjodhën formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë informacionin dhe

Libër mësuesi Kimia 10 59


idetë në lidhje me teorinë kinetike, lëvizjen Brovniane
 kuptuan situatën dhe dhanë zgjidhjen e duhur.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi.
Ato mund të jenë:
 detyrë e pavarur për ndonjë temë të caktuar;
 pyetje dhe detyra pas temës së mësimit ose në fund të kapitullit;
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema
mësimore etj.

MODEL DITARI Nr. 10

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Struktura e atomit


SITUATA E TË NXËNIT
https://sites.google.com/site/mesimeinteraktivengakimia/home/1‐struktura‐e‐atomit

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE


SIPAS TEMËS MËSIMORE: Grimca subatomike
përshkruan atomin si një grimcë me bërthamën e ngarkuar Masë atomike
pozitivisht të rrethuar nga elektronet e ngarkuara negativisht,
relative
me rreze bërthamore shumë më të vogël se ajo e atomit dhe me
shumicën e masës në bërthamë Numri atomik
përcakton ngarkesën relative dhe masën relative të protoneve, Numri masës
neutroneve dhe elektroneve Izotope
njehson numrin e protoneve, neutroneve dhe elektroneve në
Radioaktivitet
atome kur jepet numri atomik dhe numri i masës së izotopeve
tregon se izotopet e atomeve të të njëjtit element kanë të njëjtë Radioizotop
numrin e protoneve, por të ndryshëm numrin e masës
tregon interes të mbledhë të dhëna mbi përdorimin mjekësor
dhe industrial të izotopeve radioaktive si p.sh. përdorimet e
karbonit‐14 në arkeologji.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i kimisë ndërkurrikulare:
video –projektor Gjuhën dhe komunikimin
CD Shkencat shoqërore
foto Fizikën

60 Libër mësuesi Kimia 10


TIK‐un

METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE


Veprimet në situatë:
I) Përmbledhje e strukturuar
Prezanton rezultatet e të nxënit dhe propozon situatën e të nxënit, në përmbushje të
interesave të nxënësit.
Kërkon vëmendje gjatë paraqitjes së situatës së të nxënit.
Kërkon organizimin e nxënësve në grupe .
Përfaqësuesit e secilit grup bëjnë një përmbledhje të informacionit që marrin nga
materiali filmik.
Secili grup harton pyetjet të cilave duhet t’i jepet përgjigje gjatë kësaj ore mësimore.
Pasi diskutohen nga të gjithë bashkë synohet në këto pyetje kryesore:
 Si është ndërtuar atomi?
 Ç’mund të themi për numrin atomik?
 Ç’mund të themi për numrin e masës?
 Ç’janë izotopet, sa lloj izotopesh kemi.
Trajtimi i mëtejshëm i situatës
II) Ditar dy pjesësh !
Nxënësit e secilit grup do trajtojnë njërën nga pyetjet e hartuara më sipër.
Për secilin grup përgatiten fleta pune .
Çdo fletë do të ketë një tabelë ku nga njëra anë është pyetja/ koncepti dhe nga ana
tjetër komenti në lidhje me të.
Nxënësit plotësojnë kolonën “komente” dhe duke shfrytëzuar të gjitha burimet e
informacionit japin përgjigjet për pyetjet përkatëse.
Mendimet e nxënësve nga grupe të ndryshme pasi diskutohen dhe përpunohen më
tej paraqiten në dërrasën e zezë në formë të tillë:
Grupi i parë
Pyetja Komenti i nxënësve
Ndërtimi i  Atomi është elektroasnjanës
atomit o Në qendër ndodhet bërthama ku vendosen protonet (+) dhe
neutronet (pa ngarkesë), rreth saj në orbita rrethore lëvizin
elektronet
o masa e protoneve = masa e neutroneve, elektronet thuajse pa
masë (1/1840 masës së protonit)
o Bërthama shumë e vogël në krahasim me hapësirën

Libër mësuesi Kimia 10 61


elektronike.
 Atomi është shumë i vogël.
o Për të parë atomet e arit në një shufër duhet që të realizohet një
zmadhim 100 milion herë.
 Masa e një atomi mund të krahasohet me masën e një atomi tjetër
o Si njësi standarde shërben atomi Karbon C. Masa e karbonit
është 12 herë më e rëndë se masa e një atomi H. Kështu :
o Masa atomike relative e një elementi tregon sa herë më i rëndë
është ky atom ndaj 1/12 pjesë të masës së atomit karbon.

Grupi i dytë
Pyetja Komenti i nxënësve
 Numri i protoneve që ndodhet në bërthamë quhet ndryshe
numri atomik dhe shënohet me Z :
 Numrin e protoneve
 Numrin e elektroneve
 Ngarkesën pozitive të bërthamës
 P.sh. Z  K   19 19 protone në bërthamë (+19)
Numri atomik

19 elektrone nëpër orbita (‐19)


nr p   nr e   19
 Bashkësia e atomeve me Z të barabartë përfaqëson një

Z  Na   11
element kimik
nr p   nr e   11

Z C   6
(bashkësia e atomeve Na, formojnë elementin Na )
nr p   nr e   6
(bashkësia e atomeve C, formojnë elementin C )

Pyetja Komenti i nxënësve


 Shuma e numrit të protoneve dhe neutroneve që ndodhen në
bërthamë jep
Numri i masës
numrin e masës dhe shënohet me A
 Duke shënuar :
A numri i masës
Z numri atomik
N numri i neutroneve

Psh Z  Mg   12
A=Z+N

N=12
A= ?

62 Libër mësuesi Kimia 10


Grupi i tretë
Pyetja Komenti i nxënësve
 Atomet që kanë numër atomik ( Z) të njëjtë por numër mase të
ndryshëm
(pra numër neutronesh të ndryshëm ) janë izotope.
Skematikisht izotopet paraqiten kështu X ZA
p.sh. Hidrogjenit i njihen tre izotope :
H 11 H12 H13

hidrogjen deuterium tritium


 Izotopet e një elementi kanë veti të njëjta kimike sepse kanë
Izotopet strukturë të ngjashme elektronike, por kanë veti të ndryshme
fizike sepse ndryshojnë masat e atomeve.
 Mund të kemi:
o izotope natyrale
o izotope artificiale (tritiumi)
o izotope radioaktive
 kanë bërthama të paqëndrueshme
 ka mungesë ekuilibri midis neutroneve dhe protoneve
 zbërthehen në mënyrë spontane duke emetuar rrezatim
 shpërbërja radioaktive është spontane, është proces
bërthamor jo reaksion kimik dhe nuk
 ndikohet nga temperatura as nga fakti nëse izotopi është
element i lirë apo pjesë e një komponimi
 (tritium, karboni‐14, uraniumi 235 )
 Izotopet radioaktive kanë një përdorim të gjerë në ditët e sotme.

Përmbyllja e situatës
III )Përvijimi i koncepteve
Nxënësit realizojnë lidhjen midis koncepteve të marra A,Z, N dhe izotop
Kjo lidhje realizohet shumë thjeshtë me anë të një tabele
Në funksion të kësaj ndërtohet një tabelë e tillë:

Elementi Simboli A Z Nr. i Nr. i Nr. i


protoneve neutroneve elektroneve
X ZA
ALUMIN 13 14
KARBON 12 6
13
14
P 31 15

Libër mësuesi Kimia 10 63


SQUFUR 16
Na Na1123
KLOR 17 18
20

Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar:
 kur nxënësit punojnë sipas detyrave në grup,
 kanë kuptuar shumë mirë situatën e të nxënit,
 arrijnë të zgjedhin formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë
informacionin dhe idetë në lidhje strukturën e atomit,
 treguan interes mbi sjelljen e njohurive mbi përdorimin e mjekësor dhe
industrial të izotopeve radioaktive.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi.
Ato mund të jenë:
 pyetje dhe detyra pas temës së mësimit, në fund të kapitullit ose tek fletorja e
punës;
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema
mësimore etj.
Shënim : Duke pare sa të rëndësishme janë izotopet sot, rekomandohet punë e pavarur
hulumtuese mbi izotopet radioactive

MODEL DITARI Nr. 11

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Mënyra e vendosjes së elektroneve në atom


SITUATA E TË NXËNIT
‘ Makrotrupat dhe mikrotrupat’
Para nxënësve paraqiten foto të sistemit tonë diellor, të galaktikave të tjera në Univers
si dhe foto të ndryshme që japin informacion mbi ndërtimin e atomit. Duke
shfrytëzuar dijet e tyre të deri tanishme nxënësit në varësi të faktit se çfarë paraqesin
këto foto pohojnë nëse janë apo jo të ngjashme këto dy sisteme dhe pse.
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Orbita elektronike
Jep të dhëna mbi teorinë e thjeshtuar të Nils Bohrit të vitit 1913. Shtresa elektronike
Tregon si përcaktohet shpërndarja e elektroneve në atome
Nivele energjetike
nëpër shtresa elektronike.

64 Libër mësuesi Kimia 10


Realizon shpërndarjen e elektroneve nëpër shtresa elektronike Shpërndarje
për 20 elementet e para të sistemit periodik. elektronike
Sjell gjetje origjinale në lidhje me paraqitjen e modelit atomik. Konfigurim
elektronik
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me temat
teksti i kimisë ndërkurrikulare:
Gjuhën dhe komunikimin
video –projektor
Shkencat shoqërore
CD
Fizikën
Foto TIK‐un
revista ose enciklopedi Gjeografinë
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë:
I) Diskutimi i njohurive paraprake
Mësuesi:
Paraqet para tyre situatën dhe rezultatet e të nxënit.
Synon që nxënësit të ngacmojnë akoma më shumë imagjinatën e tyre në lidhje me
atomin dhe stukturën e tij.
Synon të diskutojë me nxënësit rreth situatës deri sa të marrë një përgjigje pozitive:
po mikro dhe makro.
Organizon nxënësit në formulimin e pyetjeve mbi ‘ teorinë atomike ‘.
Disa nga pyetjet që mund të formuloheshin nga nxënësit do të ishin:
o Ç’është atomi?
o Si ka evoluar mendimi mbi atomin?
o Cili ishte filozofi i parë që hodhi idenë mbi atomin ?
o Cilat ishin idetë e Daltonit, Tompsonit dhe Radhërfordit mbi atomin?
o A ka masë atomi , ku është përqendruar ajo, pse?
o Cilat janë grimcat subatomike të atomit, si janë vendosur ato në atom?
o Ç’janë izotopet?
o Sa lloj izotopesh kemi?
o Cilët kanë më shumë përdorim në fusha të ndryshme të jetës?
Pasi i përgjigjen pyetjeve të hartuara njëri‐tjetrit, nxënësit pyesin mësuesin:
A është plotësuar mendimi mbi atomin?
Kush luajti rol të rëndësishëm në përmbylljen e mendimit mbi atomin?
Si organizohet shpërndarja e elektroneve në atom?
Trajtimi i mëtejshëm i situatës
II) Veprimtari dhe lexim i drejtuar
Nxënësit, të ndarë në grupe, identifikojnë burimet e ndryshme të informacionit të

Libër mësuesi Kimia 10 65


cilat u shërbejnë për trajtimin e pyetjeve të hartuara.
Secili grup hulumton në këto burime në lidhje me vazhdimin e teorisë mbi atomin
dhe mënyrën e shpërndarjes së elektroneve në atom.
Organizojnë informacionin në lidhje me atomin.
Prezantojnë gjetjet e tyre dhe i diskutojnë ato në grup dhe midis grupeve.
Në fund të këtij procesi të gjitha informacionet e marra dhe të përpunuara paraqiten
në tabelë.
Modeli sipas Nils Bohrit Shpërndarja e elektroneve në atom
Evoluoi më tej mendimin mbi atomin Shpërndarja e elektroneve në atom ka një
duke shpjeguar si janë të organizuar rregullsi të caktuar.
elektronet në atom:  Shtresa e parë dy elektrone
 Elektronet në atom vendosen në orbita  Shtresa e dytë tetë elektrone

rrethore përreth bërthamës.
Shtresa e tretë tetë elektrone
 Orbitat e elektronit ndryshe quhen
shtresa elektronike ose nivele energjetike.
 Çdo shtresë ka një energji të caktuar
dhe një largësi të caktuar nga bërthama.
 Çdo shtresë ka një numër të caktuar
elektronesh.
Përmbyllja e situatës
III) Diagram i Venit
Nxënësit tashmë analizojnë pyetjen kryesore:
Pse është i ngjashëm atomi me sistemin tonë diellor?
 Të dy këto sisteme janë të përbëra nga pjesa qendrore bërthama /dielli.
 Ndërsa tek sistemi diellor janë planetët që lëvizin rreth diellit, tek modeli atomik
janë elektronet që lëvizin rreth bërthamës.
 Ashtu si plantët kanë një largësi të caktuar nga dielli edhe elektronet kanë një
largësi të caktuar nga bërthama
Pse është i ndryshëm atomi nga sistemi ynë diellor?
 Ndërsa atomi është sistem i mikrotrupave, sistemi diellor është sistem i
makrotrupave.
 Ndërsa për mikrotrupat e kemi të vështirë të përcaktojmë vendndodhjen dhe
shpejtësinë e lëvizjes së elektronit nëpër orbita , për makrotrupat (planetët) ne
mund të përcaktojmë edhe vendndodhjen edhe shpejtësinë.
Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar:
 kur nxënësit punojnë sipas detyrave në grup,
 kanë kuptuar shumë mirë situatën e të nxënit,
 arrijnë të zgjedhin formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë informacionin

66 Libër mësuesi Kimia 10


dhe idetë në lidhje strukturën e atomit,
 treguan interes për sjelljen e njohurive mbi përdorimin mjekësor dhe industrial të
izotopeve radioaktive,
 dhanë përgjigje të sakta mbi situatën e të nxënit.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi.
Ato mund të jenë:
 pyetje dhe detyra pas temës së mësimit, në fund të kapitullit ose tek fletorja e punës;
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema
mësimore etj.

MODEL DITARI Nr. 12

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Tabela periodike


SITUATA E TË NXËNIT
Gruponi !
Duke vlerësuar njohuritë tuaja të deritanishme unë do isha shumë kurioze në qoftë se ju
do të mundeshit që me aftësitë dhe njohuritë tuaja te deritanishme të mund të gruponit
elementet me numër atomik nga 1‐20 . Kam besim tek ju dhe përkushtimi juaj.
https://sites.google.com/site/meesimeinteraktivengakimia/home/8‐tabela‐periodike‐
dhe‐vetitee‐kimike‐tee‐elementeve
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Grupe
Përshkruan tabelën periodike si një sistem për të klasifikuar Perioda
elementet dhe për të parashikuar përdorimin dhe vetitë e tyre.
Metale
Interpreton ndërtimin e tabelës periodike me perioda të gjata duke
u bazuar në parimin e qëndrueshmërisë dhe ligjit periodik. Jometale
Shpjegon se vendndodhja e një elementi në tabelën periodike Metaloid
përcaktohet nga shpërndarja e elektroneve në atomet e tij dhe Elemente kalimtare
nga numri i tij atomik.
Gaze ideale
Përshkruan pozicionin e metaleve, jometaleve, metaloideve,
metaleve kalimtare dhe gazeve të plogët në sistemin periodik.
Percepton lidhjen dhe dallimet midis elementeve kimike duke
u bazuar në vendndodhjen në tabelë në perioda dhe grupe A, B.

Libër mësuesi Kimia 10 67


BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me
teksti i kimisë temat ndërkurrikulare:
video –projektor Gjuhën dhe komunikimin
CD Fizikën
foto të elementeve kimike TIK‐un
sistem periodik Shkencat shoqërore
substanca të ndryshme kimike, metale dhe jometale
informacione nga interneti etj.
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë
I) Përmbledhje e strukturuar
Mësuesi :
Prezanton rezultatet e të nxënit dhe propozon situatën e të nxënit, në përmbushje të
interesave të nxënësit.
Verifikon përzgjedhjen dhe kuptimin nga nxënësit të situatës dhe të rezultateve të të nxënit.
Orienton nxënësit për zgjedhjen e një elementi kimik nga gjithsecili prej tyre.
Vëzhgon strategjitë që përdor nxënësi për analizën, organizimin, përpunimin dhe
prezantimin e informacionit.
Vëzhgon shkallën e pjesëmarrjes së nxënësit në zgjidhjen e situatës dhe përpjekjet e
tyre për nxjerrjen e konkluzioneve.
Si përfundim !
Nxënësit grupohen sipas ngjashmërive që ata shfaqin
Grupimet e mundshme do të ishin H He
Li Mg B F Ne
Na Ca Al Cl Ar

Nxënësit tregojnë se u grupuan në atë mënyrë sepse kanë numër të njëjtë me


elektrone në shtresën e jashtme.
Nxënësit mund të ngatërrojnë pozicionin e He meqë ka dy elektrone në shtresën e
jashtme prandaj është detyrë e mësuesit që të bëjë orientimet përkatëse.
Nxënësit sjellin në kujtesë Mendelejevin dhe Sistemi Periodik, kjo ishte rruga në të
cilën ai punoi për të hartuar Sistemin Periodik.
Trajtimi i mëtejshëm i situatës .
II) Veprimtari mendim i drejtuar
Mësuesi paraqet para nxënësve në videoprojektor materialin në lidhje me SP
(vazhdon situata e të nxënit).
Para tyre tani mund të shtrohen këto pyetje :
Cila është historia e Sistemit Periodik?

68 Libër mësuesi Kimia 10


Si është ndërtuar Sistemi Periodik?
Çfarë thotë ligji periodik i formuluar nga Mendelejevi?
Cilat janë blloqet kryesore,çfarë veçorish kanë?
Cilat janë grupet kryesore?
Nxënësit, të ndarë në grupe, identifikojnë burimet e ndryshme të informacionit të
cilat u shërbejnë për trajtimin e situatës. (tabela periodike, informacione teorike,
videon, foto të elementeve të ndryshme kimike.)
Hulumtojnë në këto burime, secili grup, në lidhje me: historinë , zbulimin e SP, vetitë
fizike dhe kimike të elementeve të ndryshme, emrin, simbolin kimik, konfigurimin
elektronik dhe vendin që zënë këto elemente në Tabelën Periodike.
Organizojnë informacionin në lidhje me 20 elementet e para, vetitë, përdorimet dhe
pozicionin e tyre në SP.
Bëjnë një përpunim të informacionit për t’ju përgjigjur pyetjeve të radhës.
Përmbyllja e situatës:
III) Organizues grafik
Pas punës në grupe, diskutimit të ideve dhe bashkëpunimit me mësuesin, nxënësit
organizojnë të gjitha informacionet e tyre në disa fleta pune të hartuara dhe të dhëna
më parë nga mësuesi .
Nxënësit formulojnë ligjin periodik:
‘’vetitë e elementeve dhe të substancave që ato formojnë përsëriten dhe ndryshojnë në
mënyrë periodike ‘’

Në fund, fleta e punës mund të kishte një pamje të tillë:

Libër mësuesi Kimia 10 69


Kolona vertikale : GRUPET 8A dhe 8B
Elemente brenda një grupi kanë
numër të njëjtë elektronesh në
shtresën e jashtme
Kolona horizontale :periodat
Elementet e një periode kanë të
njëjtë shtresën e jashtme
elektronike (7 perioda)
Grupet kryesore IA, --------VIIIA

Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar kur nxënësi:
• Punon sipas detyrave në grup.
• Parashikoi vendosjen e elementeve kimike në Tabelën periodike dhe vetitë e tyre
duke u bazuar në konfigurimin elektronik të shtresës së jashtme.
• Interpretuan ndërtimin e tabelës periodike bazuar në parimin e qëndrueshmërisë
dhe ligjin periodik.
 Analizuan mbi bazën e strukturës atomike periodat dhe grupet A, B në tabelën
periodike.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi.
Ato mund të jenë: pyetje dhe detyra pas temës së mësimit ose në fund të kapitullit; pyetje
dhe detyra nga fletorja e punës, pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi; realizimi i
veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema mësimore etj.

70 Libër mësuesi Kimia 10


MODEL DITARI Nr. 13

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Veprimtari praktike: Prova për të dalluar metalet nga jometalet
SITUATA E TË NXËNIT
’’Lapsi’’
Ditë e bukur vere, një grup të rinjsh po shëtisnin me motobarkë buzë detit Jon. Ishin
shumë të lumtur, gjithçka ishte perfekt. Papritur dallgët filluan të shtoheshin dhe era të
rriste shpejtësinë e saj. Ata nuk po mund më të komandonin varkën e tyre. Koha kalonte,
stuhia bëhej me e fortë, dhe ata largoheshin gjithnjë e më shumë nga bregu deri sa erdhi
një moment që nuk po e shihnin më. Mes ulërimave dhe frikës një dallgë e madhe i përplas
dhe e shikojnë veten në brigjet e anës tjetër, në mes të askundit aty ku nuk mund të
krijonin asnjë lloj kontakti. Kaloi dhe pak kohë dhe stuhia ra, duhej të ktheheshin, hipën në
barkë por motori nuk ndizej, “nuk punon sistemi elektrik” tha dikush, “është shkëputur
lidhja”. Të gjithë po kërkonin në varkë dhe rreth bregut mos gjenin atë që ju duhej por më
kot. Papritur njëra nga vajzat heq kapësen e flokëve dhe e vendos aty ku u shkëput lidhja
por më kot nuk funksionoi, në moment ‘’gjeniu’’ i grupit tha: Unë kam një laps, e di që
duket budallallëk por e mora për të hedhur ndonjë ide në letër. A mund ta provojmë?.
Mori lapsin e mprehu në të dyja anët dhe e vuri si urë lidhëse tek qarku elektrik dhe
çuditërisht të gjithë ata që ishin mosbesues u zhgënjyen!!!!! Pse? Si mendoni ju?
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS Siguria
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Kujdes gjatë
Shfaq aftësi në përdorimin e teknikave, aparateve dhe shfrytëzimit të
materialeve. burimit të rrymës
Planifikon me kujdes eksperimentin dhe vrojtimet. elektrike
Kryen dhe mban shënim vrojtimet dhe matjet gjatë
eksperimentit.
Interpreton dhe vlerëson vrojtimet dhe të dhënat
eksperimentale.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me
bateri 6V ose burim rryme i vazhduar temat ndërkurrikulare:
llambë ndriçimi Gjuhën dhe komunikimin
tela dhe kapëse krokodil Fizikën
mostrat metalike p.sh.: magnez, zink, kallaj, TIK‐un
hekur, nikel, squfur, grafit, tunxh dhe aliazh Shkencat shoqërore
ngjitës (kallaj –plumb)
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
I) Trajtimi i situatës Veprimtari e drejtuar
Mësuesi :
Paraqet para tyre rezultatet e të nxënit në këtë orë mësimore.
U jep të dhëna për mënyrën si është hartuar situata këtë herë.

Libër mësuesi Kimia 10 71


Njëri prej nxënësve lexon pjesën ‘’Lapsi’’.
Me këtë pjesë synon që nxënësit të ngacmojnë sa më shumë imagjinatën e tyre.
Kërkon nga nxënësit të formulojnë pyetje rreth pjesës së lexuar.
Pse lapsi e mbylli qarkun elektrik?
Kujt ia dedikon këtë aftësi ?
Pse nuk funksioni me copën e drurit?
Dëgjohen me kujdes të gjitha përgjigjet e nxënësve.
II) Veprimet në situatë: Punë në grupe
Nxënësit organizohen në grupe sipas dëshirës.
Synimi kryesor i tyre është të dallojnë metalet nga jometalet.
Prova kryesore që nxënësit realizojnë në grup është ‘’përcjellshmëria elektrike ‘’.
Secili grup ndërton një qark të thjeshtë elektrik ku ka një llambë ndriçimi.
Energjia e qarkut sigurohet nga bateritë.

Për të arritur qëllimin kryesor secili grup bën disa prova për të vrojtuar praktikisht se cila
nga substancat e dhëna e përcjell rrymën elektrike !

Substancat që mund kontrollohen përfshijnë dhe natriumin, merkurin dhe fosforin.


Interesante është kontrolli i një lapsi i mprehur nga të dy anët. Provohet si pjesa e
jashtme prej druri, ashtu dhe pjesa e “plumbit”.

III) Pyetje për diskutim :


Secili grup ka në tavolinën e punës një tabelë me të gjitha elementet që do të
përfshihen në eksperiment.
Në tabelë nga secili grup do të përcaktohet kush e përcjell dhe kush jo rrymën elektrike.
Jepen shpjegimet përkatëse për secilin rast.

A e përcjell rrymën
Elementi Pse ?
elektrike
Magnez
Zink
Kallaj
Hekur
Druri
Aliazh ngjitës (kallaj‐plumb )
Laps
Laps i mprehur në të dyja anët
Natrium
Kapëse flokësh plastike
Kapëse flokësh metalike

72 Libër mësuesi Kimia 10


Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar :
Kur nxënësit kuptojnë situatën dhe ngrenë pyetje të sakta rreth saj.
Kur nxënësit organizojnë shumë mirë punën brenda grupit.
Kur përdorin shumë mirë mjetet laboratorike.
Kur analizojnë dhe japin përgjigje të sakta për të gjitha dukuritë.
Kur janë të interesuar që të lidhin këto njohuri me jetën e përditshme.

MODEL DITARI Nr. 14

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 5 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Prirjet në grupe


SITUATA E TË NXËNIT
Situatë problemore: Pyetje?
Pavarësisht faktit që elementët e një grupi janë të ngjashëm sepse kanë numër të njëjtë me
elektrone në shtresën e jashtme, a ndryshojnë vetitë e elementëve brenda një grupi??Pse
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Metale alkalin
Parashikon se si vetitë e elementeve të grupeve I , VII , VIII
A A A
(alkalin –tokësor )
përcaktohen nga shtresa e jashtme elektronike e atomeve të tyre. Halogjene
Përshkruan vetitë e elementeve të Grupeve IA, VII A, VIII A .
Gaze të plogët
Shpjegon si ndryshojnë vetitë e elementeve brenda grupeve
(ideal)
nga lart poshtë.
Tregon mbi rolin rëndësishëm të rrezes në ndryshimin e vetive Reaktivitet ( veti
brenda grupit nga lart poshtë. kimike )
Përshkruan gazet e plogët si elemente të grupit VIII , gaze
A
Reaksion
monoatomike jo reaktive duke ju referuar strukturës së tyre
elektronike.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me
teksti i kimisë. temat ndërkurrikulare:
video –projektor Gjuhën dhe komunikimin
CD Fizikën
Foto TIK‐un
Sistem periodik Shkencat shoqërore
Lapustina, fleta formati
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë:
I) Mendo diskuto në grup
Nxënësit organizohen në grupe.

Libër mësuesi Kimia 10 73


Dëgjojnë me kujdes pyetjen kryesore.
Nxënësit diskutojnë dhe shfrytëzojnë vetëm njohuritë e deritanishme në lidhje me
sistemin periodik.
Disa fleta pune të përgatitura më pare ju jepen atyre .

KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME
Grupi i VIIA Grupi i VIIA Grupi i VIIIA

Të gjitha grupet punojnë mbi të njëjtin fletë pune


Pasi punojnë nëpër grupe, fleta e punës e plotësuar nga grupe të ndrshme do mund të
kishte pamje të tillë.
KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME

Grupi i IA Grupi i VIIA Grupi i VIIIA


Li janë metale alkalinë. janë jometale. janë gaze
Na kanë një e‐ në shtresën janë kripëlindës. quhen gaze idealë
e jashtëme. kanë 7e‐ në shtresën e kanë 8 elektrone në shtresën
K kanë një elktron jashtme. e jashtme
valentor, Kanë shtatë elektrone nuk janë active
Rb kanë valencën I valentorë. nuk formojnë as jone
Cs formojne jone positive Paraqesin disa valenca positive as jone negative
Fr. Me ‐1 e‐ = Me 1 I,III,V,VII nuk shfaqin valenca
formojne okside bazike . (me përjashtim të fluorit që nuk shfaqin asnjë lloj vetie
japin baza te forta paraqet vetëm një valencë)
janë elektropozitivë Formojnë molekula
nga lart poshtë rrezja diatomike
rritet, dhe vetite e F2,Cl2,Br2,I2.
mësipërme vinë duke u Formojnë okside acide.
forcuar Formojnë lidhje kovalente të
pastër.
Formojnë jone negative. Jme
+1 e‐ = Jme ‐1
Jodur, klorur , bromur
Aftësia për të marrë elktrone
nga lart poshtë zvogëlohet
Trajtimi i situatës
II Veprimtari dhe punë në grupe
Pasi diskutuan karakteristikat e përgjithshme të grupeve IA, VIIA, VIIIA nxënësit të
organizuar në grupe synojnë të zgjidhin situatën e të nxënit
Paraprakisht ata mendojnë hartimin e disa pyetjeve kryesore, si psh
 Cilat janë vetitë fizike të elementeve të këtyre grupeve.

74 Libër mësuesi Kimia 10


 A janë reaktive këta elementë nga pikpamja kimike.
 A janë të gjithë të ngjashëm në vetitë e tyre.
 Si ndryshojnë këto veti në grup në drejtimin nga lart poshtë.
Nxënësit organizohen midis tyre.
Grupe të ndryshëm punojnë me pyetje të ndryshme .
Në këtë moment nxënësit shfrytëzojnë të gjitha burimet e mundshme të
informacionit:njohuritë e marra në vite ,SP, tekstin , material filmik, foto etj.
Për çdo paqartësi vjen në ndihmë mësuesi.
Secili grup organizon informacionin në fleta fomati.
Grupe të ndryshëm punojnë me lapustinë me një ngjyrë të caktuar
Në fund të tëra përgjigjete tyre organizohen në një tabelë të vetme që mund të shkruhet
nga mësuesi në dërrasë
Një përfaqësues nga secili grup plotëson kollonën përkatëse të kësaj tabele në dërrasën
e zezë me shkumës me ngjyrë.
VETITË FIZIKE / VETITË KIMIKE
Grupi i IA Grupi i VIIA Grupi i VIIIA

Tabela numër 1
VETITË FIZIKE

Grupi i IA Grupi i VIIA Grupi i VIIIA


‐janë të butë ,priten lehtë me ‐‐‐janë në gjëndje të ‐u zbuluan në vitin 1890
thikë dhe ndryshme fizike: ‐i pari u zbulua Heliumi
ruhen në enë me vajguri ‐fluor gaz reaktive me ‐i fundit u izolua si gaz
‐kanë shkëlqim metalik , ngjyrët të verdhë të Radoni.(1909)
ngjyre te argjendte zbehtë ‐të gjitha gazet ideale janë
‐shkrijnë në temperatura të ‐ klori gaz me ngjyrë të pjesë e atmosferës, 1%
ulëta gjelbër të zbehtë ‐nga gaze inerte—gaze
‐kanë dëndësi më të vogël se ‐bromi lëng me ngjyrë të idealë
uji kuqe të forte ‐kanë pika vlimi dhe shkrirje
‐kanë pikë vlimi të ulët ‐jodi substancë e ngurtë dhe shumë të ulët
‐janë në gjëndje të ngurtë formon ‐Përdorimet:
dhe formojnë rrjeta kristalore Kristale me ngjyrë gri, avuj He në balonat fluturuese
‐përcjellin mirë nxehtësinë ngjyrë vjollcë Ar gaz për ë mbushur
dhe elektriciteti ‐‐digjen me flakë të llambat për ndriçim
ndryshme. Ne shumë i përdorshëm për
‐‐janë të gjithë helmues. ndriçim
‐‐pikat e vlimit rriten. Gaze të ndryshme japin
ngjyra të ndryshme

Libër mësuesi Kimia 10 75


Tabela numër 2
VETITË KIMIKE
Grupi i IA Grupi i VIIA
Jane shume aktive. Janë jometalet më aktivë të SP
1‐Veprimi me ujin 1‐Veprimi me metalet.
i vrullshëm (Al i ngrohur më pare
kur kalohet në një rrymë gazi klor, metali do
i çlirojë dritë dhe do formohet kripa)
vrullshëm (pluhur Al me pluhur I
në prani të disa pikave ujë, reaksion
me
egzotermik, shoqërohet me avujngjyrë vjollcë)
shpërthim
2‐Veprimi me jometalet.
2‐Veprimi me O2
3‐Veprimi me hidrogjenin.
3‐Veprimi me HCl
4‐Veprimi me oksigjenin.
4‐Veprimi me jometalet 2Cl2  3O2  2Cl2O3
5‐Veprimi me ujin.
(ujë i kloruar )
Kujdes ! Reaksione zvëndësimi njëfish, tregojnë për
Në drejtimin nga lart posht këto veti në shkallën e aktivitetit të metaleve.
grupin e IA vijnë duke u forcuar. Cl2  KF  ?
Cl2  2 KBr  2 KCl  Br2
Franciumi, ( Fr) metali më aktiv i SP
Cl 2 2 KJ  2 KCl  J 2
Është shumë radioaktv dhe shumë i
rrallë.
Kujdes !
Në drejtimin nga lart posht këto veti në grupin
e VIIA vijnë duke u dobësuar.
Përmbyllja e situatës :
III) Parshikim nga termat paraprakë
Për të realizuar një mbyllje sa më të këndëshme të ores së mësimit, mësuesi ju jep
nxënësve disa fjalë:
 Sistemi periodik
 Nxënës
 Laborator
 Njohuri
 Aktivitet (kimik)
Kërkon nga secili prej tyre që këto fjaë ti përdorë në një shkrim të shkurtër.
Shkrimi mund të jetë, një paragraph, një tregim, një esse….., nxënësit shfrytëzojnë
imagjinatën e tyre dhe sjellin sipas dëshirës atë që mund të bëjnë më mirë.
Ju jepet koha e mjaftueshem për të realizuar detyrën e dhënë.
Pasi përfundojnë nxënës të ndryshëm lexojnë para shokëve materialin e përgatitur.

76 Libër mësuesi Kimia 10


Konkluzion !
Vetitë e elementëve brenda një grupi pavarësisht se kanë numër të njëjtë elektronesh
valentorë, kanë aktivitet të ndyshëm kimik që varet nga pozicioni i tyre në Sistmin
Periodik.
Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar kur nxënësi:
• Punon sipas detyrave në grup.
• Parashikuan ndryshimin e vetive të elementeve kimikë brenda grupeve duke u
bazuar në pozicionin e tyre në Sistemin Periodik
• Përshkuan karakteristikat e përgjithshme të elementeve të grupeve IA,VIIA, VIIIA.
• Përshkuan me fjalë vetitë fizike të elementeve të grupeve IA,VIIA, VIIIA
• Shpjeguan me anë të reaksioneve kimikë vetitë kimike të elementeve të grupeve
IA,VIIA, VIIIA
 Vërtetuan parashikimin e tyre mbi ndryshimin e vetive brenda në grup për
elementët e grupeve IA,VIIA, VIIIA.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi:
Ato mund të jenë:
 pyetje dhe detyra mbas temës së mësimit ose në fund të kapitullit;
 pyetje dhe detyra nga fletorja e punës,
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi ;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema
mësiomre …..et.

MODEL DITARI Nr. 15

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 5 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Prirjet përgjatë një periode


SITUATA E TË NXËNIT
Shkrim i lirë
Shkolla ka qenë elementi më i rëndësishëm në formimin tuaj. Si do të gjykoni ju mbi
ndryshimet që keni pësuar ju dhe shokët tuaj nga klasa e parë në klasën e dhjetë. Nga ana
tjetër si mendoni ju, a ka ndryshime midis nxënësve të së njëjtës klasë ose nxënësve që
ndodhen në të njëjtin paralel.
A mund të vini një shenjë paralelizmi midis ndryshimeve të tilla dhe ndryshimeve që
pësojnë vetitë e elementeve në grupe dhe perioda? Jo, pse? Po, pse?

Libër mësuesi Kimia 10 77


REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Periodë
identifikon konceptet rreze atomike, elektronegativitet, afri për Metale kalimtarë
elektronin dhe potencial jonizimi
Rreze atomike
tregon ndryshimin e vetive të elementeve brenda periodës (dhe
Elektronegativitet
ne grup)
Afri për elektronin
parashikon reaktivitetin e mundshëm të elementeve brenda një
Potencial jonizimi
periode.
përshkruan vetitë e përgjithshme të metaleve kalimtare pikën e
shkrirjes,dendësinë, reaktivitetin, formimin e joneve me
ngarkesa të ndryshme dhe përdorimin e tyre si katalizatorë.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me
teksti i kimisë temat ndërkurrikulare:
video –projektor Gjuhën dhe komunikimin
CD Fizikën
Sistem periodik TIK‐un
Fleta formati Shkencat shoqërore
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë
I) Imagjinatë e drejtuar
Mësuesi prezanton para nxënësve “situatën e të nxënit”.
Shkolla ka qenë elementi më i rëndësishëm në formimin tuaj. Si do të gjykonit ju mbi
ndryshimet që keni pësuar ju dhe shokët tuaj nga klasa e parë në klasën e dhjetë. Nga
ana tjetër si mendoni ju, a ka ndryshime midis nxënësve të së njëjtës klasë ose
nxënësve që ndodhen në të njëjtin paralel. A mund të vini një shenjë paralelizmi midis
ndryshimeve të tilla dhe ndryshimeve që pësojnë vetitë e elementeve në grupe dhe
perioda? Jo, pse? Po, pse?
Nxënësit përfshihen në diskutim mbi situatën e dhënë.
Disa prej tyre mund të thonë JO, dhe disa të tjerë mund të mendojnë Po.
Është detyrë e mësuesit t’i japë diskutimit drejtimin e duhur.
Kujdes! Diskutimi duhet të zhvillohet me dy drejtime kryesore:
A) Krahasimi i ndryshimeve të elementeve në grupe me ndryshimet që kanë pësuar
nxënësit në vite që mund të jenë, ndryshime fizike, ndryshime në nivelin e njohurive,
ndryshime në mënyrën se si e kuptojnë dhe e perceptojnë jetën, shoqërinë mjedisin. Këto
mund të jenë në nivelin rritës ose zbritës.
B) Krahasimi i ndryshimeve të elementeve brenda një periodë me ndryshimin e natyrave
dhe karakteristikave të nxënësve të një klase apo një paraleli të tërë. Ndryshimet e
nxënësve mund të jenë) në nivelin e njohurive (pra ata variojnë nga nxënës të mirë, shumë
të mirë, të shkëlqyer), në fushat ku janë më të talentuar ose të aftë (grupi i letrarëve, i
matematicienëve, i artistëve, i sportistëve, gjeografëve) në mënyrën e të sjellurit (të qetë,
aktiv, shumë aktiv).

78 Libër mësuesi Kimia 10


Trajtimi i situatës
II) Marrëdhënie pyetje‐përgjigje
Në vazhdim të diskutimit mësuesi për të arritur në konkluzione t e duhura harton për
nxënësit disa pyetje:
Si është ndërtuar sistemi periodik?
Nx. SP është i ndërtuar nga kolona vertikale (grupet 8A dhe 8B ) dhe kolona
horizontale (periodat).
Sa blloqe elementësh mund të shohim në SP?
Nx. Në SP mund të shohim katër blloqe elementësh, që janë:
 blloku i metaleve
 blloku i jometaleve
 blloku i metaleve kalimtarë
 blloku i lantanideve dhe aktinideve
Kush janë grupet kryesore të SP?
Nx. Grupet kryesorë të SP janë grupet A, janë tetë grupe A dhe secili grup shënohet
me numër romak.
Çfarë të dhënash na jep numri i grupit dhe numri i periodës?
Nx. Numri i grupit tregon:
 Numrin e elektroneve në shtresën e jashtme.
 Numrin e elektroneve valentorë.
 Valencën maksimale në lidhje me oksigjenin.
Ndërsa numri i periodës tregon numrin e shtresës së jashtme elektronike të elementëve.
A mundet që vetëm duke njohur pozicionin e elementeve në SP të japim
karakteristikat kryesore të këtyre elementeve?
Nx. Po sigurisht mjafton themi gr. IA, dhe ne mund të listojmë ose të japim shumë të
dhëna për këtë grup...etj.
Si ndryshojnë vetitë e elementëve brenda një grupi?
Nx. Nga lart poshtë vetitë elementëve (dhe të përbërjeve që ato formojnë) të grupeve
të ndryshme ndryshojnë dhe nuk janë të njëjta pavarësisht se kanë të njëjtin numër
elektronesh në shtresën e jashtme
Po vetitë e elementeve të një periode a shfaqin ndryshime kur kalojmë nga e majta në
të djathtë në SP?
Nx. Edhe vetitë e elementëve brenda një periode ndryshojnë nga veti metalike, në
metale kalimtarë, në metaloide dhe më pas në veti jometalike.
Kush ndikon në ndryshimin e këtyre vetive?
Nx. në ndryshimin e vetive të elementëve në SP një rol të rëndësishëm kanë:
 Rrezja atomike
 Potenciali i jonizimit
 Afria për elektronin
 Elektronegativiteti
Çfarë përfaqësojnë këto madhësi?
Nx. ‐ Rrezja atomike përfaqëson gjysmën e gjatësisë së lidhjes midis dy atomeve.

Libër mësuesi Kimia 10 79


‐ Potenciali i jonizimit shpreh sasinë e energjisë që çlirohet gjatë largimit të një
elektroni nga atomi dhe shënohet me I.
‐ Afria për elektronin tregon sasinë e energjisë që merret gjatë marrjes së një
elektroni në atom dhe shënohet me A.
‐ Elektronegativiteti është aftësia e elementeve për të tërhequr drejt vetes çiftin
elektronik të përbashkët. Elektronegativiteti shprehet si shumë e potencialit të
jonizimit me afritë për elektronin.
Si ndryshojnë këto veti në Sistemin Periodik?
Nx. Të gjitha këto veti variojnë në mënyra të ndryshme.
Përmbyllja e situatës:
III) Organizues grafik i analogjisë
Ju jepen nxënësve një fletë pune në të cilën ata duhet të organizojnë të gjitha
konceptet e deritanishme.
Fleta e punës do të kishte pamje të tillë:

1 IA IA IIA IIIA IVA VA VIA VIIA VIIIA


2
IIIB IVB VB VIB VIIB VIIIB IB IIB
3
4
5
6
7

Veti metalike metale kalimtarë metaloide jometale gaze inerte


IA IA IIA IIIA IVA VA VIA VIIA VIIIA
1
IIIB IVB VB VIB VIIB VIIIB IB IIB Vetitë jo metalike forcohen.
2 Metale kalimtare Rrezja zvogëlohet.
Janë të rëndë dhe të fortë (I) Potenciali i jonizimit rritet
3 Kanë dendësi të lartë (A)Afria për elektronin rritet
Kanë pikë shkrirje dhe vlimi të lartë En=I+A, En rritet
4 Shfaqin më shumë se një valencë Janë elektronegativë.
Formojnë komponime me ngjyra
5 Mund të formojë më shumë se një lloj joni
p.sh.,
Fe2+ Fe3+
6

7 Vetitë metalike forcohen


Rrezja rritet
(I) Potenciali i jonizimit zvogëlohet
(A)Afria për elektronin zvogëlohet
En=I+A, En zvogëlohet
Janë elektropozitivë

80 Libër mësuesi Kimia 10


Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar kur nxënësit:
• Punon sipas detyrave në grup.
• Parashikuan ndryshimin e vetive të elementeve kimikë brenda një grupi në Sistemin
Periodik.
• Parashikuan ndryshimin e vetive të elementeve kimikë në periodë në Sistemin
Periodik.
• Përshkuan karakteristikat e përgjithshme të elementeve të metaleve kalimtarë.
• Përshkuan me fjalë vetitë fizike të elementeve.
• Realizuan lidhjen midis ndryshimit të vetive të elementeve në grupe dhe në perioda
me konceptet mbi rrezen atomike, potencialin e jonizimit, afrinë për elektronin dhe
elektronegativitetin.
• Vërtetuan parashikimin e tyre mbi ndryshimin e vetive të elementeve në grup dhe në
periodë gjithashtu.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi:
Ato mund të jenë:
 pyetje dhe detyra mbas temës së mësimit ose në fund të kapitullit;
 pyetje dhe detyra nga fletorja e punës,
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema
mësimore ...etj.

MODEL DITARI Nr. 16

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 5 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Lidhja kimike tek elementët kimikë


SITUATA E TË NXËNIT
“Ura lidhëse”
Shiu kishte ditë që nuk pushonte, sa vinte dhe gjithnjë bëhej më i fortë dhe i furishëm. I
gjithë qyteti ishte në një kaos të vërtetë, të gjithë ishin të shqetësuar, në qoftë se do
vazhdonte me këtë intensitet kush e di se çfarë mund të ndodhte. Papritur në rrugën
kryesore u shfaq një rrymë shumë e madhe dhe e fortë uji, e cila e ndau qytetin në dy pjesë
komplet të veçuara nga njëra tjetra. Kaluan ditë, koha u qetësua, shirat pushuan por ajo
rrymë e madhe uji ngeli aty, dukej sikur natyra kishte luajtur shumë ashpër, një lumë në
mes të qytetit ishte më e pa imagjinuara që mund të ndodhte. Qyteti ishte ndarë më dysh,
ishin ndarë familje, qytetarë, shokë , miq, të dashur, ishin ndarë fëmijët e kopshteve dhe
shkollave, ishin ndarë institucionet e ndryshme, zyrat, administratat, pra ishte veçuar dhe
shkëputur gjithçka. Ashtu të ndara dy gjysmat e qytetit s’mund të ekzistonin, s’mund të

Libër mësuesi Kimia 10 81


ishin të lumtura, duhej patjetër të bashkoheshin, duhej patjetër të krijonin mënyra
komunikimi. Ishte domosdoshmëri që të dyja anët e qytetit të kontribuonin në të njëjtën
mënyrë, me të njëjtën forcë, duhej të vendosnin “urën lidhëse” që gjithçka të kthehej në
normalitet, që gjithçka të funksiononte dhe të ekzistonte. Çfarë përfaqëson për ju “ura
lidhëse” nga ana kimike. Cilat grimca nuk mund të qëndrojnë te veçuara në hapësirë por
kanë nevojë të kombinohen më tej...? A janë këto grimca atomet, si organizohen ato më tej,
në sa lloj mënyrash?
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Lidhje kimike
Koncepton drejt shprehjen” lidhje kimike” Lidhje metalike
Identifikon llojet e lidhjeve kimike tek elementët kimikë, Lidhje kovalente
metalet dhe jometalet. jopolare
Identifikon llojet e lidhjeve kimike tek komponimet kimikë. Lidhje kovalente
Përshkruan lidhjen metalike tek metalet si një rrjet kristalore tё polare
joneve pozitive në një det elektronesh në funksion të Lidhje jonike
përcjellshmërisë elektrike dhe petëzimit të metaleve.
Çift i përbashkët
Përshkruan lidhjen kovalente tek jometalet si lidhje me anë të elektronik
çifteve të përbashkëta elektronikë
Jon
Ndërton diagrame të substancave të thjeshta me lidhje kovalente.
Analizon llojet e lidhjeve lidhjet kimike bazuar në forcat
elektrostatike dhe mënyrën e formimit të çifteve tё përbashkëta
elektronike.
Shpjegon se vetitë e një numri të madh të lëndëve kimike
përcaktohen nga lloji i lidhjes kimike që ato përmbajnë, mënyra
e formimit, fortësia e lidhjeve si dhe nga forcat ndërmolekulare
duke identifikuar që vetë atomet nuk shfaqin këto veti.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me
teksti i kimisë temat ndërkurrikulare:
Gjuhën dhe komunikimin
video –projektor
Fizikën
CD
TIK‐un
Sistem periodik Shkencat shoqërore
Fleta formati, plastelinë,fije shkrepse, lapustila
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë:
I) Imagjinatë e drejtuar
Mësuesi prezanton nxënësve “situatën e të nxënit”, kërkon nga nxënësit që të shfrytëzojnë
imagjinatën për të perceptuar në mënyrën e duhur gjithçka që ata do dëgjojnë.
Nxënësit dëgjojnë me vëmendje të gjithë materialin.
Fillojnë të diskutojnë në lidhje me pjesën dhe situatën që shtrohet aty.

82 Libër mësuesi Kimia 10


Përpiqen të japin përgjigje për pyetjen kryesore që shtrohet në material duke risjellë në
kujtesë njohuritë e tyre në kimi.
Mendimet dhe përgjigjet janë të formave të ndryshme, ata dëgjojnë dhe respektojnë
mendimin e gjithsecilit.
Diskutime mbyllen me një konkluzion të përbashkët:
“Ura lidhëse” nuk është gjë tjetër veçse simbol i lidhjes kimike, ashtu si atomet nuk mund
të qëndrojnë të veçuar por me anë të elektroneve valentorë bashkohen për të formuar
molekula, ashtu edhe pjesët e ndara të qytetit nuk mund të funksiononin të veçuar, që
gjithçka të ishte e qëndrueshme duhej të sigurohej komunikimi me anë të urës lidhëse. Kjo
urë lidhëse krijohet si rezultat i bashkëveprimit midis atomeve tek lidhja kimike, apo
bashkëveprimit midis qytetarëve tek dy gjysmat e qyteteve.
Trajtimi i situatës
II) Diskutimi i njohurive paraprake
Mësuesi prezanton nxënësve ‘’rezultatet e të nxënit ‘’në përmbushje të interesave të tyre.
Në përputhje me këto rezultate të nxëni ai harton disa pyetje rreth konceptit mbi lidhjet
kimike.
 Ç’janë lidhjet kimike? ‐‐‐‐‐Forcat që mbajnë atomet të bashkuara në molekula.
 Sa lloj lidhjesh kimike njihni?‐‐‐‐‐Lidhjen kovalente të pastër, kovalente polare
dhe jonike.
 Ç’është lidhja kovalente e pastër ?‐‐‐‐Lidhja kovalente e pastër është lidhja që
realizohet midis dy atomeve të njëjtë me anë të çifteve elektronikë të
përbashkët p.sh .
 Ç’është lidhja kovalente polare ?‐‐‐‐Lidhja kovalente polare është lidhja kimike
që realizohet midis dy atomeve të ndryshëm me anë të çifteve elektronike të
përbashkët psh
 Ç’është lidhja jonike ?‐‐‐‐Lidhja jonike është lidhje që realizohet midis joneve
p.sh.
Përmbyllja e situates
III) Përvijimi i koncepteve /Hartë koncepit
Mësuesi falënderon nxënësit për përgjigjet e dhëna dhe i orienton ata për më tej.
Mësuesi citon: Lidhjet kimike mund t’i grupojmë edhe në mënyrë tjetër.
Duam të dimë prej jush:
 Si mund ti grupojmë ndryshe lidhjet kimike
 Si organizohen në molekula atomet e metaleve metalet , po atomet e jometaleve.
 Cilat janë lidhjet kimike tek komponimet kimikë.
Mësuesi paraqet në tabelë një skemë të thjeshtë për lidhjet kimike.
Në këtë skemë synohet të përmblidhet informacioni për lidhjet kimike tek elementet
dhe komponimet.
Nxënësit në grupe pajisen me fleta pune që do të kishin të njëjtën strukturë si skema në
tabelë.
Skema në fillim do të kishte pamje të tillë.

Libër mësuesi Kimia 10 83


Lidhja kimike

Lidhja kimike tek elementët


Lidhja kimike tek komponimet
Metalet
Lidhja kovalente polare
Lidhja metalike:
Jometalet Jometalet Lidhja jonike
Lidhja kovalente:

Secili grup punon në mënyrë të pavarur për të organizuar sa më saktë të dhënat.


Ata i kushtojnë rëndësi përshkrimit dhe mënyrës së ndodhjes të secilës lidhje kimike.
Do ishte shumë interesante paraqitja në hapësirë e lidhjes metalike dhe kovalente.
Ju kërkohet nxënësve që duke shfrytëzuar imagjinatën dhe mjetet e punës, (letra të
bardha, lapustila, plastelinë, kunja shkrepsesh) të modelojnë disa lloj përbërjesh
kimike (kryesisht ato me lidhje kovalente).
Ju jepet nxënësve koha e nevojshme për të realizuar modelet e lidhjeve dhe skemën
gjithashtu.
Të gjitha grupet tregojnë modelimet e tyre.
Në fund një përfaqësues nga secili grup prezanton para klasës informacionin e
përmbledhur.
Skema përfundimtare në tabelë pas diskutimit në klasë do të ishte:
Skema përfundimtare
Lidhja kimike

Lidhja kimike tek elementët


Lidhja kimike tek komponimet
Metalet

Lidhja metalike: Lidhja kovalente polare


-Metalet pak elektrone në Jometalet Lidhja jonike
shtresën e jashtme.
Lidhja kovalente e pastër:
-Çdo metal humbet elektrone.
-Midis dy atomev të njëjtë, me anë të çifteve
-Atomet kthehen në jone
-Dy jometale të njëjtë, En  o
elektronikë të përbashkët.
pozitivë ndëkohë elektronet
janë të shumtë, të lirë dhe quhen
të lëvizshëm. -Molekula apolare.
-Bërthama nuk ndryshon -Çifti vendoset në mes dhe i takon njëkohësisht të
-PRA: dy atmeve.
Strukura e metalit, jone pozitivë -Çdo atom kontribuon me një elektron
të bashkuar të rrethuar nga një -Psh:
det elektronesh të lëvizshme të ( një lidhje )
cilët janë te delokalizuar, i ( një lidhje )
takojnë të gjithë joneve
njëkohësisht. O::O (dy lidhje )
-Përcjellshmëria elektrike e
( tre lidhje )
metaleve i dedikohet
elektroneve të lira. Jometale si C dhe Si nuk formojnë molekula të
thjeshta.
Ato egzistojnë si struktura molekulare gjigante
që lidhen me lidhje kovalente.

84 Libër mësuesi Kimia 10


Vlerësimi i situatës
Situata quhet e realizuar kur nxënësit:
 Analizuan me shumë kujdes situatën e të nxënit
• Diskutuan dhe dhanë mendime të vlefshme në grup në lidhje me situatën e të nxënit.
• Argumentuan pse kuptimi mbi “urën lidhëse” është paralel me lidhjen kimike.
• Treguan si formohet lidhja metalike tek metalet dhe lidhja kovalente tek jometalet.
• Ndërtuan diagrame të substancave të thjeshta me lidhje kovalente të pastër (H2, O2,
Cl2)
• Bën dallimin midis lidhjes metalike tek metalet dhe lidhjes kovalente tek jometalet.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi:
 pyetje dhe detyra mbas temës së mësimit, në fund të kapitullit ose nga fletorja e punës;
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema
mësimore... etj.

MODEL DITARI Nr. 17

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 5 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Lidhja kimike tek komponimet


SITUATA E TË NXËNIT
https://sites.google.com/site/meesimeinteraktivengakimia/home/lidhja‐kovalente(I,II)
https://sites.google.com/site/meesimeinteraktivengakimia/home/lidhja‐jonike(I,II)
https://sites.google.com/site/meesimeinteraktivengakimia/home/2‐5‐lidhja‐metalike
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Lidhje kovalente
Identifikon llojet e lidhjes kimike tek komponimet kimike polare
(kavalente polare dhe jonike) Lidhje jonike
Përshkruan formimin e lidhjes kovalente polare tek Jon i thjeshtë
komponimet kimike Jon poliatomik
Përshkruan formimin e lidhjes jonike midis metaleve dhe
jometaleve.
Shpjegon formimin e lidhjes jonike bazuar në transfermin e
plotë të elektroneve.
Ndërton diagrame të substancave të thjeshta me lidhje
kovalente polare dhe jonike
Bën dallimin midis një joni të thjeshtë dhe një joni poliatomik.
Krahason natyrën dhe formimin e lidhjeve kimike në
komponimet jonike, komponimet kovalente me molekula të

Libër mësuesi Kimia 10 85


thjeshta, struktura kovalente me përmasa të mëdha, polimerёt
dhe metalet.
Shpjegon dallimet në pikën e shkrirjes dhe pikën e vlimit nё
pёrbёrjet jonike dhe kovalente bazuar në forcat tërheqëse

BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me


teksti i kimisë temat ndërkurrikulare:
video –projektor Gjuhën dhe komunikimin
CD Fizikën
Sistem periodik TIK‐un
Fleta formati, plastelinë,fije shkrepse, lapustila Shkencat shoqërore
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë:
I) Diskutojmë së bashku
Prezanton rezultatet e të nxënit dhe propozon situatën e të nxënit, në përmbushje të
interesave të nxënësit.
Siguron burimet e domosdoshme për fillimin e orës së mësimit.
Paraqet para nxënësve materialin filmik qe jep informacion për “lidhjen kimike”.
Duke parë materialin filmik nxënësit mund të hartojnë disa pyetje:
 Cilat janë lidhjet kimike në komponimet kimikë?
 Si realizohet lidhja kovalente në komponimet kimikë?
 Si realizohet lidhja jonike në komponimet kimikë?
 Ku qëndrojnë dallimet midis llojeve të ndryshme të lidhjes kimike?
 A mund të veçoni se cilat substance kanë lidhje kovalent apo jonike ?
 A ndikon natyra e lidhjes në vetitë fizike të substancave të caktuara:?
Mësuesi verifikon përzgjedhjen dhe kuptimin nga nxënësit të situatës dhe të
rezultateve të të nxënit.
Kërkon nga nxënësit që të shfrytëzojnë më së miri këtë burim informacioni.
Nxënësit organizohen në grupe duke shkëmbyer mendime dhe nxjerrë konkluzione
përkatëse.
Trajtimi i situatës
II) Mendo,shkëmbe mendim, puno në grup /Hartë koncepti
Nxënësit organizojnë të dhënat mbi lidhjen kovalente dhe jonike në fletë pune të
përgatitur nga ata vetë.

86 Libër mësuesi Kimia 10


Grupi i parë:
Përshkruan lidhjen kovalente dhe modelon disa përbërje kovalente.
‐‐Realizohet me anë të çifteve elektronikë të përbashkët
‐‐Midis dy atomeve të ndryshëm ( të dyja jometale ) En  1.7
Lidhja
‐‐Secili çift formohet duke kontribuar secili atom me një elektron .
kovalente
‐‐Marrin pjesë dy atome me shumë elektrone në shtresën e jashtme .

H  Cl 
‐‐Çifti zhvendoset pjesërisht drejt elementit më elektronegativ.

‐‐Molekula polarizohet drejt elementit më elektronegativ

Grupi i dytë :
Përshkruan lidhjen jonike dhe modelon disa komponime joni
‐‐Realizohet me anë të transferimit të elektroneve midis një metali dhe një
jometali
‐‐Gjatë transferimit formohen jone pozitivë dhe negativë.
Metalet japin elektrone formojnë gjithmonë jone pozitivë
Lidhja Jometalet marrin elektrone dhe formojnë jone negative.
jonike ‐‐Dy atomeve që kanë ndryshim të madh në numrin e elektroneve në shtresën
e jashtme En  1.7
‐‐ Çifti zhvendoset plotësisht drejt elementit më elektronegativ, formohen
jonet
P.sh:

‐‐Komponimet jonike mund të përmbajnë


Jone të thjeshta ‐ një lloj atomi p.sh:
Jone poliatomikë ‐ grup atomesh që lidhen me lidhje kovalente
Qëndrueshmëria realizohet si pasojë e tërheqjes midis joneve me shenjë të kundërt.

Libër mësuesi Kimia 10 87


Grupi i tretë:
Përshkruan vetitë fizike të komponimeve jonike dhe kovalente.
Vetitë fizike
Komponimet kovalente Komponimet jonike
‐‐Në temperaturën e dhomës janë në gjendje ‐‐Në temperaturën e dhomës janë në
të lëngët ose të gaztë gjendje të ngurtë me strukturë kristaline.
‐‐Kanë pika të shkrirje dhe vlimit të ulëta. (jonet pozitive dhe negative vendosen në
‐‐Janë të tretshëm në tretës organikë si: mënyrë të rregullt në rrjetën kristalore
(etanol, metilbenzen ) shumë dhe qëndrojnë pranë njëri‐tjetrit.
pak të tretshëm në ujë. ‐Kanë pika të shkrirje dhe vlimit të larta.
‐‐Nuk e përcjellin rrymën elektrike. ‐Janë të tretshëm shpesh në ujë, nuk
treten në tretësa organikë.
‐E përcjellin rrymën elektrike.

Grupi i katërt :
Tabelë krahasuese ku jepen të katër lidhjet kimike
Lidhja kimike në elementet Lidhje kimike në komponimet

Lidhja metalike Lidhja kovalente Lidhja kovalente Lidhja jonike


(midis metaleve ) jopolare polare (midis një metali dhe
(midis jometaleve ) ( midis jometaleve) një jometali)
‐‐Metalet pak ‐ Realizohet me anë të ‐Realizohet me anë ‐Realizohet me anë të
elektrone në çifteve elektronikë të të çifteve elektronikë joneve.
shtresën e jashtme. përbashkët të përbashkët ‐ Midis dy atomeve të
‐‐Çdo metal ‐Midis dy atomeve të ‐‐Midis dy atomeve ndryshëm
humbet elektrone njëjtë të ndryshëm (metal me jometal).
‐‐Atomet kthehen (të dyja jometale ) ( të dyja jometale ) ‐‐ Jonet formohen nga
në jone pozitivë ‐Secili çift formohet ‐‐Secili çift formohet transferimi i
ndërkohë duke kontribuar çdo duke kontribuar çdo elektroneve nga
elektronet janë të atom me një elektron atom me një metali tek jometali.
shumtë, të lirë dhe ‐‐ Marrin pjesë dy elektron. ‐‐Dy atomeve që kanë
quhen të atome me të njëjtin ‐‐Marrin pjesë dy ndryshim të madh në
lëvizshëm. numër elektronesh në atome me shumë numrin e elektroneve
‐‐Bërthama nuk
En  o En  1.7
shtresën e jashtme. elektrone në shtresën në shtresën e jashtme.

En  1.7
ndryshon e jashtme.
‐PRA: ‐Molekula polare. ‐‐Molekula shume e
‐‐Struktura e ‐Çifti vendoset në ‐Molekula polarizuar, formohen
metalit, jone mes dhe i takon polarizohet jonet
pozitivë të njëkohësisht të dy pjesërisht ‐‐Çifti zhvendoset
bashkuar të atomeve. plotësisht drejt
rrethuar nga një Çifti zhvendoset elementit më
det elektronesh të pjesërisht drejt elektronegativ.
lëvizshme të cilët O::O elementit më
janë te elektronegativ.

88 Libër mësuesi Kimia 10


delokalizuar, i Jometalet –lidhje
takojnë të gjithë kovalente
joneve  Molekula të
njëkohësisht. thjeshta
‐‐Përcjellshmëria  Molekula gjigante Komponimet jonike
elektrike e Jometalet i gjejmë formojnë
 Struktura gjigante
Komponimet
metaleve i edhe si
jometalike
dedikohet Atome të veçuara jonike
me lidhje kovalente
elektroneve të lira. (gazet idealë)
formojnë:
 molekula të
Formojnë
struktura gjigante
thjeshta
 struktura gjigante
metalike

molekulare

Si konkluzion!
 ‘’ Natyra e lidhjes kimike është një e vetme dhe nuk ka ndryshime parimore në
mekanizmin e formimit të lidhjeve kovalente,kovalente polare dhe jonike.
 Lidhjet kimike dallohen vetëm nga shkalla e polarizimit të resë elektronike të
përbashkët. Kur polarizimi mungon (dy atome të njëjtë) lidhja është kovalente e
pastër kur polarizimi është i vogël (dy jometale),lidhja quhet kovalente polare dhe
kur polarizimi është i madh(metal dhe jometal lidhja quhet jonike.
 Atomet e elementeve që marrin pjesë në lidhje kimike synojnë gjithmonë të arrijnë
strukturën e gazeve të plogët që ndodhen më afër tyre në SP.’’
Përmbyllja e situatës
III) Shkrimi i shpejtë
Nxënësit organizohen në grupe dhe listojnë substanca që shfaqin lidhje kimike të
llojeve të ndryshme
Grupi që liston më shumë substanca shpallet fitues.
Lidhje metalike Lidhje kovalente e pastër Lidhje kovalente polare Lidhje jonike

Na, Fe,K..... H2,Cl2, N2...... HCl,OF2, PH3, HI..... NaCl, MgO, .......

Vlerësimi i situatës
Situata konsiderohet e realizuar, nëse nxënësit:
 Punuan sipas detyrave dhe roleve në grup.
 Shfrytëzuan shumë mirë burimet e informacionit.
 Kuptuan situatën dhe analizuan shumë mirë atë.
 Diskutuan dhe dhanë mendime të vlefshme në grup
 Zgjodhën formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë informacionin dhe
idetë në lidhje me lidhjen kimike tek komponimet kimike
 Duke parë të tëra lidhjet kimike së bashku krahasuan dhe treguan cila prej tyre

Libër mësuesi Kimia 10 89


është më e fortë dhe pse?
 Ndërtuan dhe modeluan lidhje kimike të llojeve të ndryshme për elemente ose
komponime kimike.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi:
Ato mund të jenë:
 pyetje dhe detyra mbas temës së mësimit ose në fund të kapitullit;
 pyetje dhe detyra nga fletorja e punës;
 pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi ;
 realizimi i veprimtarive praktike të ndryshme që nuk janë trajtuar si tema
mësimore …..etj

MODEL DITARI Nr. 18

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 5 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Formulat kimike të elementëve dhe kompozimeve


SITUATA E TË NXËNIT
A ka rëndësi përdorimi i simboleve kimikë, po, jo, pse?
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Valence
Përdor simbolet kimike pёr të shkruar formulat e elementeve Atom qendror
dhe komponimeve tё thjeshta jonike dhe kovalente. Okside
Realizon lidhjen midis koncepteve valencë dhe ngarkesë e jonit. Acide
Zbaton me përpikmëri rregullën e kryqit në shkrimin e Baza
formulave jonike dhe kovalente që kanë një atom qendror.
Kripëra
Respekton valencën në shkrimin e formulave kimike kovalente
poliatomike
Përmbledh të gjitha rregullat për shkrimin e oksideve, acideve,
bazave, dhe kripërave.
Fiton aftësi në shkrimin e formulave kimike
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me
teksti i kimisë temat ndërkurrikulare:
skeda me formula të ndryshme Gjuhën dhe komunikimin
tabela të gatshme, /tabak letre Fizikën
Lapustila me ngjyra TIK‐un
Sistem periodik Mjedisin

90 Libër mësuesi Kimia 10


METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Përshkrimi i situatës
I) Rrjet diskutimi
Shtron para nxënësve pyetjen:
o A ka rëndësi njohja e simboleve të elementëve kimikë ?
Organizon me nxënësit një diskutim të gjerë rreth kësaj pyetje
Nxënës të ndryshëm mbrojnë mendimin pro/kundër
Të gjitha mendimet e tyre hidhen në tabelë
Është e rëndësishme të argumentojnë mendimin e tyre
A ka rëndësi njohja e simboleve të elementëve kimikë ?
PRO KUNDËR
Çdo objekt ka një emër Më mirë fjalët se sa simbolet
Është më lehtë të komunikosh alumin, hekur,bakër
Është më lehtë t’i njohësh Nuk ngatërrohemi me shkurtimet
Është më lehtë t’i shkruash, ti ndash, Janë shumë simbole, si mbajmë mend …
Lehtëson veprimet …
Lehtëson shkrimin e reaksioneve kimikë etj.
Veprimet në situatë:
II) Veprimtari mendim i drejtuar
Nxënësit organizohen në grupe (mund të punojnë edhe në dyshe)
Sjellin në kujtesë informacionin mbi substancat e pastra dhe përzierjet.
Në këtë moment ata duhet t’i përgjigjen disa pyetjeve:
 Kush bën pjesë në substancat e pastra? ‐ Substanca të pastra janë ato substanca
që nuk ndahen më tej.
 Ç’janë substancat e thjeshta?‐ Janë substanca të përbëra vetëm nga një lloj atomi
(elementët )
 Ç’janë substancat e përbëra? ‐ Janë substanca të përbëra nga dy ose më shumë
lloje atomesh. (komponimet )
 Kush bën pjesë tek substancat e përbëra? ‐ Në këto substanca bëjnë pjesë oksidet
acide, oksidet bazikë, acidet, bazat dhe kripërat.
Të organizuar në grupe duke shfrytëzuar të gjitha burimet e mundshme të
informacionit nxënësit sjellin njohuritë mbi emërtimin e substancave të përbëra
Grupe të ndryshëm japin informacion për një grup të caktuar përbërjesh.

Libër mësuesi Kimia 10 91


Grupi i parë:
Emërtimi i oksideve acidë dhe bazikë
METALET (okside bazike ) JOMETALET (okside acide )

M 2x O xII JM2xOxII

IA IIA IIIA IVA VA VIA VIIA


I
M O
2 1
II
M O ≈
II
2
II
2 M O III
2
II
3 JM OII
2
II
2 JM OIII
2
II
3 JM O II II
JM OI
2
II

IV II
II
M O II
JM O 2 JM 2III O3II
Al2O3 JM 2IV O4II JM 2V O5II JM VI O3II JM 2V O5II
Fe2O3
SO JM 2VII O7II
CuO Mn2O3
SO2 J2O ; J2O3 ; J2O5 ;J2O7
CO P2O3 SO3
CO2 P2O5
Grupi i dytë:
Emërtimi i bazave:

EMËRTIMI I BAZAVE

Grupi i tretë :
Emërtimi i hidroacideve .
HIFI Ac + fluor + hidrik
EMËRTIMI I I
H Cl I
Ac + klor + hidrik
HIDROACIDEVE I I
H Br Acidi + rrënja + hidrik Ac + brom + hidrik
HIJI Ac + jod + hidrik
H 2I S II Ac + sulf + hidrik

Grupi i katërt :
Emërtimi i oksiacideve.
EMËRTIMI I OKSIACIDEVE ( )

H 2 S VI O4 H 2 S IV O3 HN V O3 HN III O2 H 3 P III O3 H 2C IV O3
Acid +rrënja +ik
SO42 SO32 NO3 NO2 PO43 PO33 CO32
Valenc e lartë
Acid Acid Acid Acdi Acid Acdi Acidi
Acid +rrënja +or Sulfurik Sulfuror Nitrik Nitror Fosforik fosforor Karbonik
Valence e ulët

92 Libër mësuesi Kimia 10


Grupi i pestë:
Emërtimi i kripërave
EMËRTIMI I KRIPËRAVE
: Kripërat e : Kripëra të oksiacideve
hidroacideve Rrënja +at +metali ‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐‐Rrënja +it +metali
Rrënja(X) +ur +metali

NaF MgF2 AlF3 Na2 SO4 Na2 SO3 NaNO3 NaNO2 Na3 PO 4 Na3 PO3
NaCl MgCl2 AlCl3 CaSO4 CaSO3 Ca ( NO3 ) Ca( NO2 ) Ca3 ( PO4 ) Ca3 ( PO3 )
NaJ
MgJ 2 AlJ 3 Al2 ( SO4 ) Al2 ( SO3 ) Al ( NO3 ) Al ( NO2 ) AlPO4 AlPO3
NaBr Karbona
MgBr2 AlBr3 Sulfate Sulfite Nitrate Nitrite Fosfate Fosfite
Na2 S te
MgS Al2 S3

Kujdes!
Në të gjitha emërtimet e përbërjeve një rol shumë të rëndësishëm ka valenca e
elementëve e cila nga ana sasiore është e barabartë me numrin e elektroneve
valentorë në shtresën e jashtme të elementit.

Nxënësit duke bashkëpunuar në grup, duke kërkuar ndihmën e mësuesit dhe duke
shfrytëzuar burimet e informacionit përfundojnë punët në grupe
Grupet e nxënësve mund të këmbejnë në këtë moment punën e tyre me punën e
grupeve të tjera.
Secili grup merr parasysh edhe mendimet e grupeve të tjera dhe bën rregullimet e fundit
Në fund secili grup prezanton para klasës punën e realizuar.
Kur gjithçka është prezantuar tabelat mund të vendosen në vende të dukshme në
ambientet e klasës për të shërbyer si material ndihmës për punën e nxënësve
Përmbyllja e situatës:
III) Rendit grupo emërto
Mësuesi ju jep nxënësve një grup përbërjesh kimike.
Ju jepet detyrë që ti grupojnë dhe klasifikojnë sipas karakteristikave specifike.
Gjithçka është përgatitur nga mësuesi më parë në fleta pune, fletat e punës janë të njëjta
për të gjitha grupet:
Fletë pune
Janë dhënë këto përbërje kimike :
Na2O, KF , H 3 PO4 , SO2 , K 2 S , CO2 , MgO, CaCl2 , Al (OH )3 , P2O5 , NaCl , AlCl3 ,
HCl , NaOH , KI , Cl2O7 , CaO, Al2 S3 , H 2 SO4 , KOH , Ca (OH ) 2 , HI , FeO, Al2O3 .
Identifikoni dhe gruponi këto përbërje kimike në varësi të karakteristikave sipas
tabelës:

Libër mësuesi Kimia 10 93


Acide H‐X/ H‐OX Baza M‐OH Kripëra Me –X / M‐OX Okside MxOy

Janë vetë nxënësit ata që vlerësojnë njëri‐tjetrin dhe vetëvlerësojnë veten.


Vlerësimi i situatës
Situata konsiderohet e realizuar, nëse nxënësit:
 Punuan sipas detyrave dhe roleve në grup.
 Shfrytëzuan shumë mirë burimet e informacionit.
 Diskutuan dhe dhanë mendime të vlefshme në grup
 Zgjodhën formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë informacionin dhe
idetë në lidhje me lidhjen kimike tek komponimet kimike
 Emërtuan praktikisht përbërje të ndryshme
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi:
 pyetje dhe detyra mbas temës së mësimit ose në fund të kapitullit; pyetje dhe
detyra nga fletorja e punës; pyetje dhe detyra të hartuara nga vetë mësuesi.

MODEL DITARI Nr. 19

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 5 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Kristalet metalikë dhe aliazhet


SITUATA E TË NXËNIT
“Identifiko dhe veço” (shtrihet në dy orë )
Për të gjithë nxënësit përgatiten foto të ndryshme që tregojnë: Kristale metali, metale ,
enë kuzhine, gozhda, monedha metalike, duralumin, tela të shtyllave elektrike, çelik,
grafit, diamant, kuarc, çekiç, gozhdë, tunxh, ...etj.
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Struktura metalike
Identifikon të gjitha llojet e strukturave të ngurta.
Struktura jonike
Shpreh mendimin mbi grimcat përbërëse të çdo strukture të ngurtë.
Struktura
Përshkruan si organizohen këto grimca në kristal tek metalet
molekulare të
dhe aliazhet.
thjeshta
Shpjegon se pse këto struktura mund ose jo të përpunohen,
petëzohen, telëzohen. Struktura
Shpjegon se pse këto struktura mund ose jo të përcjellin rrymën molekulare gjigante
elektrike. Aliazhe
Realizon dallimet në pikën e shkrirjes dhe pikën e vlimit nё

94 Libër mësuesi Kimia 10


kristalet metalike dhe aliazhet bazuar në ndërtimin e tyre.
Shpreh interes për të përvetësuar njohuritë mbi përdorimet në
jetën e përditshme të kristaleve metalike dhe aliazheve.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me
teksti i kimisë temat ndërkurrikulare:
video –projektor Gjuhën dhe komunikimin
foto të hedhura në power‐point Fizikën
pineska TIK‐un
Shkencat shoqërore
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Veprimet në situatë:
I) Brain storming
Nxënësit shikojnë në video –projektor një material të përgatitur në power‐point.
Materiali përmban thjesht foto të objekteve të ndryshme që janë të ndërtuara nga
materiale të ndryshme.
Nxënësit në heshtje vrojtojnë me kujdes të gjitha fotot e paraqitura duke u përpjekur të
marrin sa më shumë informacion prej tyre
Mësuesi zhvillon me nxënësit teknikën ’’ Brain storming ‘’
Mësuesi shkruan në dërrasën e zezë vetëm fjalën ‘’ Foto ’’
Me anë të pyetjeve të njëpasnjëshme përpiqet të marri sa më shumë informacion nga
nxënësit.
Nxënës të ndryshëm japin përgjigje të ndryshme .
Të gjitha përgjigjet e tyre shkruhen në tabelë pa i paragjykuar dhe komentuar .
Në fund të teknikës tabela mund të kishte një pamje të tillë.

tela bakri monedha hekuri


kripëra të ndryshme
enë kuzhine

grafit
Foto tela tensioni

metale të ndryshëm
kristale diamanti
kanë strukturë të ndryshme
dru alumini
janë të gjitha në gjendje të ngurtë
janë të përbëra nga grimca (atome, molekula, jone)

Trajtimi i situatës
II) Veprimtari e drejtuar
Prezanton rezultatet e të nxënit dhe propozon veprimtarinë që do zhvillojnë në
përmbushje të interesave të nxënësit.

Libër mësuesi Kimia 10 95


Nxënësit organizohen në grupe.
Kanë për detyrë të grupojnë sipas karakteristikave të gjitha fotot që ata panë në video‐
projektor.
Për ta realizuar sa më mirë grupimin e fotove, çdo grup ka në tavolinën e punës të
gjitha fotot e printuara.
Për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve mësuesi i orienton nxënësit duke ju thënë:
Në të gjitha fotot kishim objekte ose materiale në gjendje të ngurtë,ju duhet ti
gruponi në varësi të strukturës që ato kanë. Para se të veproni po ju ndihmoj duke
ju informuar se substancat e ngurta shfaqen në katër forma strukturore:
1. Struktura metalike gjigante.
2. Struktura jonike.
3. Struktura molekulare gjigante.
4. Struktura që përmban molekula të thjeshta.
Vetëm në këtë moment nxënësit mund të studiojnë me kujdes fotot, të shfrytëzojnë
njohuritë dhe burimet e ndryshme të informacionit për të realizuar grupimin e duhur
Fotot vihen me pineska në vendet përkatëse që janë caktuar në tabelën e zezë
Nxënësit edhe mund të gabojnë në gjykimet e tyre por gjithçka do lihet për tu
kontrolluar më vonë.

Struktura Struktura Struktura molekulare Struktura që përmban


metalike jonike gjigante molekula të thjeshta
Vendosen fotot

Tabelat me fotot përkatëse lihen të paprekura deri në orën tjetër në të cilën do të


zgjidhet situata.
Përmbyllja e situatës
III) Vëzhgim i detajuar
Për të kuptuar ndoshta gabimet në mënyrën se si nxënësit kanë grupuar fotot duhet
një informacion i plotë mbi strukturat e substancave të ngurta
Nxënësit të organizuar në grupe japin në fillim në formën e një harte koncepti
njohuritë mbi strukturat metalike dhe përshkruajnë veçoritë e kristaleve metalike dhe
aliazheve.

Strukturat metalike
Kristale metalike Aliazhet
Metalet → formojnë lidhje metalike Nga bashkimi i metaleve me veti të
‐‐Kanë strukturë kristaline, në formë kokrrizash. ndryshme formohen “aliazhet”.
Sa më e vogël sipërfaqja e kokrrizës aq më i rëndë ‐Metalet përzihen në gjendje të shkrirë.
dhe i fortë është metali. Aliazhi më i fortë se metalet që e
‐‐Atomet largojnë e– dhe formojnë jone. formojnë.
‐‐Shtresat e joneve lëvizin në raport me njëra‐ ‐‐Në një aliazh, prania e metaleve si

96 Libër mësuesi Kimia 10


tjetrën pa shkaktuar papastërti vështirëson
thyerje apo copëzim. rrëshqitjen e joneve gjë që e bën më të
‐‐Metalet petëzohen, telëzohen, përthyhen pa u fortë por më të thyeshëm aliazhin
thyer (përpunohen në të nxehtë). ‐Aliazhe të ndryshëm kanë përdorime
‐‐Jonet e atomeve të metalit janë të vendosura në të ndryshme.
një “det elektronesh”. 1. Monedha metalike aliazh (Cu +Ni )
‐‐Elektronet kanë strukturë të çlokalizuar, 2. Duru alumin (Al + 0.4% Cu dhe
lëvizshmëria e elektroneve metale të tjerë) shumë i fortë, i lehtë
siguron përcjellshmërinë e nxehtësisë dhe dhe i përdorshëm në industrinë e
rrymës elektrike. aeroplanëve.
‐‐Kanë dendësi të lartë (paketim i ngjeshur, jone të 3. Tunxh (70%Cu +30%Zn )
ngjeshur). 4. Çelik i butë (Fe +0.3%C )
‐‐Forcat e lidhjes metalike janë shumë të mëdha, 5. Bronx (Cu + 10% Sn )
prandaj këto kristale janë shumë të fuqishme.
Vlerësimi i situatës
 Situata do të quhej e realizuar vetëm në fund të temës pasardhëse ku do të
përmbyllet mendimi për strukturat e substancave të ngurta
 Nxënësit vlerësohen për përgjegjësinë dhe seriozitetin në të cilën kryejnë
veprimtaritë.

MODEL DITARI Nr. 20

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 5 Klasa: X

TEMA MËSIMORE: Kristalet jonike dhe molekulare


SITUATA E TË NXËNIT
“Identifiko dhe veço”
Për të gjithë nxënësit përgatiten foto të ndryshme që tregojnë: Kristale metali, metale ,
enë kuzhine, gozhda, monedha metalike, duralumin, tela të shtyllave elektrike, çelik,
grafit, diamant, kuarc, çekiç, gozhdë, tunxh, ...etj.
(Vazhdon e njëjta situatë të nxëni edhe në këtë orë )
Material filmik
REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE
SIPAS TEMËS MËSIMORE: Kristale jonikë
Identifikon të gjitha llojet e strukturave të ngurta.
Kristale molekularë
Shpreh mendimin mbi grimcat përbërëse të çdo strukture të ngurtë.
Diamanti
Përshkruan si organizohen këto grimca në kristal tek kristalet
jonike dhe molekulare Grafiti
Informon mbi disa veti fizike karakteristike të kristaleve jonikë Kuarci
dhe molekularë.
Shpjegon se pse këto struktura mund ose jo të përcjellin rrymën
elektrike.
Realizon dallimet në pikën e shkrirjes dhe pikën e vlimit nё

Libër mësuesi Kimia 10 97


kristalet metalike, aliazhet, kristalet jonike dhe molekularë
Shpreh interes për të përvetësuar njohuritë mbi përdorimet në
jetën e përditshme të kristaleve jonikë dhe molekularë.
BURIMET : Lidhja me fushat e tjera ose me
teksti i kimisë temat ndërkurrikulare:
video –projektor Gjuhën dhe komunikimin
CD Fizikën
Sistem periodik TIK‐un
Fleta formati, lapustila me ngjyra Shkencat shoqërore
METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE
Trajtimi i situatës
I) Vëzhgim i detajuar /Hartë koncepti
Në vazhdim të trajtimit të strukturave të substancave në gjendje të ngurtë nxënësit
organizohen menjëherë në grupe.
Secili grup pajiset me fleta pune të përgatitura më pare.
Fleta numër 1

Kristalet jonikë

Fleta numër 2
Strukturat molekulare
Struktura të molekulave të
Struktura molekulare gjigante
thjeshta
Grafiti Diamante Kuarci

Ata fillojnë të organizojnë idetë dhe informacionin në lidhje me strukturat molekulare


dhe strukturat jonike :
Nxënësit, në grupe marrin informacionin e nevojshëm dhe e përpunojnë atë duke e
hedhur më pas në fletat e punës.
Fleta numër 1
Kristalet Kristale jonike formojnë përbërjet jonike.
jonikë Janë struktura të përbëra nga jone pozitive (+) dhe negative (–)
Tek NaCl, një kation pozitiv i Na+ rrethohet nga gjashtë jone klorur Cl–
dhe e kundërta.
Janë elektrikisht elektroasnjanëse.
Janë kristale të forta por shumë më të thyeshëm se sa kristalet metalike.
 Shtresat nuk rrëshqasin ndaj njëra tjetrës, ndodh afrimi i joneve me të
njëjtën ngarkesë prandaj ndodh thyerja, si pasojë e forcave shtytëse.
 Thyerja ndodh edhe për shkak të tretjes në ujë, molekulat polare të ujit
bashkëveprojnë si me jonet pozitive ashtu dhe me jonet negative.
Kristalet jonikë të tretur në ujë e përcjellin rrymën elektrike, sepse jonet e
tyre lëvizin në tretësirë.
Kristalet jonikë edhe në gjendje të shkrirë e përcjellin rrymën elektrike.

98 Libër mësuesi Kimia 10


Fleta numër 2
Strukturat molekulare

Struktura molekulare gjigante Struktura të


makromolekula molekulave të
thjeshta
Grafiti(C) Diamanti(C) Rëra dhe Këto struktura i
Kuarci(SiO2) gjejmë:
‐‐Midis elementeve
‐Lidhje të forta ‐Lidhje të forta E ngjashme me
jometalike
kovalente . kovalente që shtrihen diamantin.
‐‐Midis
‐Atomet e karbonit në të gjitha drejtimet. Strukturë
komponimeve
janë organizuar ‐Çdo atom karboni I tetraedrike.
kovalente
ndryshe. lidhur me katër Është shumë i fortë.
Kanë pika shkrirje
‐Çdo atom karbon atome të tjerë. Pikë shkrirje të lartë.
dhe pika vlimi të
lidhet me tre ‐Atomet kanë Është qëndrueshme
ulëta.
karboni. strukturë tetraedrike. falë lidhjeve
Molekulat rrinë
‐Është I ndërtuar ‐Ka pike shkrirje kovalente.
bashkë për shkak të
nga shtresa të shumë të lartë.
forcave të dobëta të
sheshta ‐Është shumë I forte,
bashkëveprimit ndër
hegzagonale ku përdoret si prerës I
molekular
çdo shtresë është xhamave.
Me ngrohje këto
një molekule ‐Lidhjet kovalente
kristale copëtohen
gjigante nuk janë fleksibël
përsëri.
dypërmasore. prandaj janë më të
Molekulat mund të
Ka pike shkrirje të thyeshëm se
lëvizin lirshme vetëm
lartë strukturat metalike.
se ato nuk janë të
Forcat midis ‐S’ka elektrone të lira,
ngarkuara
shtresave të sepse të gjitha
elektrikisht.
dobëta,ato elektronet e shtresës
Nuk e përcjell rrymën
rrëshqasin pa së jashtme përdoren
elektrike në gjendje të
vështirësi prandaj për formimin e
ngurtë dhe të lëngët.
lë gjurmë lidhjes kovalente.
(plumbi i lapsit) ‐Diamanti jometal
Ka elektrone të lira, tipik, nuk e përcjell
prandaj grafiti e rrymën elektrike.
përcjell rrymën
elektrike.
Përmbyllja e situatës
II) Diskutojmë së bashku
Nxënësit diskutojnë së bashku mbi të gjitha informacionet e fituara.
Shpeshherë në këto diskutime ndërhyn edhe mësuesi.
Nxënës, përfaqësues nga të gjitha grupet prezantojnë fletët e tyre të punës.
Në këto diskutime nxënësit aftësohen të vlerësojnë njëri tjetrin dhe të
vetëvlerësojnë veten e tyre.

Libër mësuesi Kimia 10 99


Kujdes!
1. Momenti më i rëndësishëm në këtë debat është diskutimi i fotove të vendosura një
orë më pare në tabelat përkatëse. Edhe në qoftë se mund të jenë bërë gabime në
pozicionimin saktë të fotove në orën e pare mësimore, pas informimit të plotë nga ana
e nxënësve gjithçka do jetë më e qartë. Vetëm në këtë moment situata do të quhej e
zgjidhur.
2. Për të realizuar një përfundim sa më interesant të orës mësimore në projektor
vendoset një material filmik mbi strukturën e diamantit,grafitit, kuarcit dhe
kristaleve jonikë dhe metalikë.
3. Si përfundim!
Vetitë e substancave janë të lidhura fort me llojin e strukturës së saj.

Strukturat metalike gjigante:


-kristalet metalike dhe aliazhet.
-janë përcjellës të rrymës elektrike dhe
nxehtësisë.
-metalet përpunohen, aliazhet jo.
Kanëpika shkrirje dhe vlimi të larta.

Strukturat në
substancat në Struktura molekulare gjigante( makromolekula)
gjendje të ngurtë Diamanti, grafiti, kuarci.
janë katër: Kanë struktura të ndryshme
Diamante dhe kuarci tetraedër, grafiti jo shtresa
hegzagonale.
Diamante dhe kuarci se përcjellin elektricitetin, garfiti po.
Kanë pika shkrirje shumë të larta

Struktura jonike
Struktura që përmban molekula të Komponime jonike, përbëhen nga jonet.
thjeshta Jonet organizohen në struktura gjigante.
Molekulat lidhen me forca të dobëta. Të tretura ose në gjendje të shkrirë përcjellin
Nuk e përcjellin rrymën elektrike. rrymën elektrike.
Kanë pika shkrirje dhe vlimi të ulëta. Kanë pika shkrirje dhe vlimi shumë të larta.

Vlerësimi i situatës
Situata konsiderohet e realizuar, nëse nxënësit:
 Punuan , diskutuan dhe dhanë mendime të vlefshme sipas detyrave të caktuara në grup.
 Shfrytëzuan shumë mirë burimet e informacionit..
 Zgjodhën formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë informacionin dhe
idetë në lidhje me strukturat e substancave në gjendje të ngurtë.
 Arritën të zgjidhnin me sukses situatën e të nxënit.
Detyrat dhe puna e pavarur:
Në varësi të klasës dhe nxënësve, mësuesi vendos për pyetje dhe detyra në shtëpi:
 pyetje dhe detyra mbas temës së mësimit, në fund të kapitullit, nga fletorja e
punës ose të hartuara nga vetë mësuesi.
 Punë e pavarur hulumtuese për një temë të caktuar

100 Libër mësuesi Kimia 10


IDE PËR MËSIMDHËNIEN

Për të gjitha temat mësimore

Libër mësuesi Kimia 10 101


Tema 1 Hyrje: Ciklet natyrore dhe burimet
Libri i nxënësit seksioni 1.1 (faqe 1‐5)
Ide si të mësohet
Kapitulli i parë shërben për të treguar rëndësinë e studimeve kimike në fusha të ndryshme.
Ligjet e kimisë janë universale dhe lidhen me ekzistencën e Tokës dhe shumë aspekteve të
jetës në të. Fleta e punës 1.1 “Rëndësia e kimisë” trajton në këndvështrime të ndryshme, duke
vënë theksin se si kimia ndikon në jetët tona.
Ciklet e burimeve që zhvillohen në Tokë nga të cilat cikli i karbonit, cikli i ujit dhe cikli i
azotit janë më të rëndësishmit në këtë program. Njohuritë për ciklet lidhin idetë e
rëndësishme të transformimeve kimike, ndryshimet e gjendjes fizike dhe të natyrës së
burimeve të Tokës. Bëhet dallimi i rëndësishëm ndërmjet burimeve të rinovueshme dhe jo të
rinovueshme. Cikli i karbonit ka rëndësi të veçantë, duke i dhënë rëndësi reaksioneve të
fotosintezës dhe frymëmarrjes dhe rolit që luajnë ato në ruajtjen e ekuilibrit të përbërjes së
atmosferës – duke e lidhur më pas me temën 2. Demonstrimi i fotosintezës duke përdorur
Elodean si shembull të bimëve nënujore (ose ndonjë bimë tjetër që lëshon oksigjen) mund të
jetë i përshtatshëm. Për hollësira të një eksperimenti të tillë shihni:
http://www.practicalbiology.org/areas/intermediate/energy/photosynthesis/investigation
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Në këtë temë mund të ketë shumë pak keqkuptime, meqenëse është më shumë një temë
hyrëse ku theksohet se ligjet e kimisë janë universale. Për shembull, formula e ujit është e
njëjtë, pavarësisht nëse gjendet në akujt e Antarktidës, apo në unazat e Saturnit. Gjithashtu,
është me rëndësi të krijohet një kuptim i ekuilibruar i rolit të kimisë në botën moderne.
Ide për detyra shtëpie
 Fletë pune 1.1 Rëndësia e kimisë
 Fletë pune 1.5 Kimia e shtresave të Tokës.

Tema 2 Atmosfera
Seksioni 1.2 në libër (faqe 5‐10)
Ide si të mësohet
Përshkruhet përbërja e ajrit të pastër dhe të thatë. Diskutohet origjina dhe natyra e formave
të ndryshme të ndotjes atmosferike, veçanërisht të shiut acid dhe ngrohjes globale.
Përshkruhet distilimi i fraksionuar i ajrit të lëngët.
 Jepen të dhëna lidhur me përbërjen e ajrit të pastër dhe të thatë dhe ide për shtresën e
hollë të atmosferës që mbulon sipërfaqen e tokës. Mund të diskutohet lartësia e kësaj
shtrese “të hollë” si dhe të përmendet shtresa e ozonit (edhe pse nuk është pjesë e
programit). Mund të bëhen krahasime me planetë fqinjë, me qëllim që të theksohet
rëndësia e pranisë së oksigjenit të atmosferës. Ruajtja e ekuilibrave të oksigjenit dhe
dyoksidit të karbonit mund të diskutohet e lidhur me fotosintezën dhe frymëmarrjen.
Mund të kryhet demonstrim praktik i vlerësimit të përqindjes së oksigjenit në ajër
duke kaluar në mënyrë të përsëritur të njëjtën sasi ajri mbi një pllakë bakri të nxehtë
(Puna praktike 1.1 Vlerësimi i sasisë së oksigjenit në ajër).

102 Libër mësuesi Kimia 10


 Jepet ideja e ndotjes atmosferike, duke përdorur shembuj nga lëshimi i gazeve tek
makinat e transportit dhe termocentralet.
 Diskutohen format e ndryshme të ndotjes dhe pasojat. Përfshihen shiu acid e ngrohja
globale. Ka mjaft burime informacioni nga interneti, adresat jepen në CD‐ROM.
Shoqata Mbretërore e Kimistëve në Angli ka botuar një libër për punët praktike lidhur
me ndryshimet klimatike, që është mjaft i dobishëm dhe mund të merret nga interneti:
http://www.rsc.org/Education/Teachers/ClimateChange/index.asp
 Diskutohen efektet e formave të ndryshme të ndotjes atmosferike dhe veprimet që
duhen për rehabilitim, si përdorimi i teknologjive të reja, p.sh., zëvendësimi i
karburanteve fosile me hidrogjenin. Kjo lidhet me temën 4.
 Diskutohet distilimi i fraksionuar i ajrit, për të përftuar gaze të pastër.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Në këtë temë ka pak fusha ku mund të krijohen keqkuptime, si p.sh dallimi i veçorive të
problemeve mjedisore dhe bashkimi i tyre pa i lidhur me specifikat e çdo rasti. Ndaj merr
rëndësi sqarimi dhe ndarja sipas veçorive të problemeve mjedisore. Ky problem mund të
shkaktonte te nxënësi mos interesim. Ka raste ku mund të lidhen njohuritë e fushave të
ndryshme për trajtimin e çështjeve të ndryshme mjedisore.
Ide për detyra shtëpie
 Duke u mbështetur në materiale nga interneti, mund të ndërtohet një debat në klasë.
 Ushtrimi 1.2 Ndotja atmosferike, industria dhe transporti
 Ushtrimi 1.4 Gazet në ajër
 Fletë pune 1.4 Çfarë ndodh me dyoksidin e karbonit?
 Fletë pune 1.7 Distilimi i ajrit të lëngët
 Fletë pune 1.9 Katalizatorët e makinave
 Fletë pune 1.2 Djegia
 Përdorimi i Ushtrimit 1.1 Ngrohja globale dhe efekti serë nga libri i punës. Ky është
një ushtrim që përdor të dhëna numerike e që mund të shtrihet nga vizatimi me dorë
i grafikëve deri te përdorimi Excel ose “Analiza Grafike” për ndërtim grafikësh dhe
për të bërë diskutimin e të dhënave.

Tema 3 Detet dhe lumenjtë


Seksioni 1.3 në libër (faqe 11‐13)
Ide si të mësohet
Përshkruani proceset që kanë të bëjnë me pastrimin e ujit për përdorim shtëpiak dhe industrial, si
dhe trajtimin e ujërave të zeza.
 Uji dhe përdorimi i tij në botën moderne ka rëndësi të jashtëzakonshme për planetin tonë.
Është rritur shumë problemi i ndotjes nga një anë dhe rritja e popullsisë nga ana tjetër, që
kërkon ujë të pastër e të freskët. Diskutohet cikli i ujit dhe metodat e sotme për pastrimin e
ujit për përdorim shtëpiak dhe industrial, si dhe metodat që përdoren për trajtimin e
ujërave të zeza. Diskutimi mund të shtrihet edhe për rrugët e reja të shkripëzimit të ujit.
Duhet trajtuar rëndësia e furnizimit me ujë për qëllime vaditje në bujqësi.

Libër mësuesi Kimia 10 103


 Punë praktike 1.2 Substancat kimike në ujin e detit ofrojnë për nxënësin një mundësi
për tu futur në disa teknika dhe praktika standarde të rëndësishme. Kjo lidhet dhe me
Fletën e punës 1.10 Acidifikimi i oqeaneve.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Fushat që lidhen me burimet e ujit, ndotjen dhe ciklin e ujit krijojnë mundësinë për të
diskutuar gjerësisht problematikën e ujit për të siguruar furnizim të popullsisë me ujë të
pastër, por edhe trajtohen idetë e ndryshimit të gjendjes fizike të ujit në ciklin e ujit. Kimia e
oqeaneve jep gjithashtu një hyrje për të diskutuar tretshmërinë si të substancave të ngurta
ashtu edhe të gazeve.
Ide për detyra shtëpie
 Fletë pune 1.10 Acidifikimi i oqeaneve
 Ushtrimi 1.3 Pastrimi i ujit domosdoshmëri.

Tema 4 Korja e Tokës


Në libër seksioni 1.4 (faqe 14‐18)
Ide si të mësohet
Përshkruhet rëndësia e dobia e burimeve minerale duke sjellë si shembull gurin gëlqeror.
Trajtohet hidrogjeni si një burim energjie i të ardhmes si dhe celulat me hidrogjen.
 Guri gëlqeror është një mineral shumë i dobishëm dhe ai përdoret për prodhimin e
shumë e shumë produkteve që përdoren gjerësisht. Cikli i gurit gëlqeror ka rëndësi
për të marrë njohuri kimike formuese (Punë praktike 1.3 Shpërbërja termike e karbonatit
të kalciumit).
 Puna praktike 1.3 ofron për nxënësin një mundësi për të njohur teknika praktike
standarde të rëndësishme.
 Më përpara është trajtuar nevoja për burime energjie alternative dhe hidrogjeni ofron
një mundësi për të ardhmen. Përdorimi i hidrogjeni te makinat shtron disa çështje të
rëndësishme, por fut edhe disa ide të rëndësishme kimike që lidhen me reaksionet
ekzotermike apo me prodhimin e energjisë elektrike, duke u nisur nga reaksionet
kimike.
 Puna praktike 1.4 Fuqia e hidrogjenit‐ jepen përparësitë dhe nxiten nxënësit për të
kryer kërkime (në internet) dhe prezantojnë aftësitë në një fushë ku mund të kenë
prirje.
 Punë praktike 1.5 Përdorimi i energjisë diellore dhe i fuqisë së hidrogjenit ofron
njohuri të reja në elektrokimi dhe në fuqinë (energjinë ) që krijohet nga reaksioni
ndërmjet hidrogjenit dhe oksigjenit. Demonstrimi mund të realizohet në mënyrë
spektakolare. Mund të trajtohet dhe ndryshimi ndërmjet prodhimit të energjisë
elektrike (celula galvanike ) dhe përdorimit të energjisë elektrike për të zbërthyer
komponimet kimike (me elektrolizë).

104 Libër mësuesi Kimia 10


Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Në këtë temë ekuacionet kimike jepen kryesisht me fjalë. Ekuacionet kimike të plota mund të
futen kur këto tema nxënësi i ka asimiluar mirë. Theksojmë se programi nuk parasheh
kërkesa për të ditur ekuacionet që zhvillohen tek celulat me hidrogjen.
Kujdes duhet bërë në terminologjinë që përdoret tek cikli i gurit gëlqeror. Duhen njohur apo
bërë dallimet ndërmjet termave gur gëlqeror, gëlqere, oksid gëlqere dhe ujë gëlqereje.
Ide për detyra shtëpie
 Punë praktike 1.4 Fuqia e hidrogjenit‐ përparësitë dhe përgatitja e klasës për
diskutim/debat/prezantim.
 Ushtrimi 1.5 Hidrogjeni si lëndë djegëse
 Fletë pune 1.3 Përdorimi i hidrogjenit‐energji e pastër
 Fletë pune 1.8 Celulat me lëndë djegëse

Libër mësuesi Kimia 10 105


Sugjerime për mësimdhënien

Kapitulli 2 Natyra e lëndës


Mbulohen nga temat 1; 2.2; 3.1; 3.2.1; 4.1

Tema 1 Gjendjet e lëndës


Seksioni 2.1 në libër (faqe 21‐27)
Rreth mësimit
Hyrje për gjendjet e lëndës, ndryshimet e gjendjes dhe terminologjia që përdoret.
 Hyrje për gjendjet e lëndës‐ mund të fillohet me pyetjet: Si shihet planeti Tokë nga
hapësira? Në çfarë formash ekziston uji në Tokë? Ndryshimi i gjendjes së ujit
realizohet duke ndryshuar temperaturën dhe trysninë.
 Tregoni disa gjendje fizike të substancave , si galiumi që shkrin kur vendoset në dorë,
sublimimi i jodit, ose akulli i thatë (dyoksid karboni i ngurtë). Përdorni një fikës zjarri
të mbushur me dyoksid karboni për të treguar se ai ekziston në formë të lëngët në
temperaturën e dhomës, kur ndodhet në trysni të lartë.
 Ndërtoni një lakore të ftohjes (Puna praktike 2.1) si eksperiment në klasë.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Duhet bërë kujdes sepse nxënësit shpesh harrojnë se ndryshimi i gjendjes fizike ndodh edhe kur
ndryshohet vetëm trysnia (temperatura ruhet e pandryshuar). Ndonjëherë, nxënësit kanë
vështirësi me idenë se një substancë mund të ekzistojë në të tri gjendjet, në varësi të kushteve.
Hidrogjeni në koren e gjigantëve të gaztë Saturni dhe Jupiteri ndodhet në formë të ngurtë.
Idetë për detyra shtëpie
 Pyetjet në libër 2.1 deri 2.5 dhe pyetjet 1 dhe 3 tek Pyetjet e fundit të kapitullit.
 Fletë pune 2.1 Gjendjet e lëndës
 Ushtrimi 2.1 Ndryshimi i gjendjes fizike
 Të shkruhet një raport për Punën praktike 2.1. Ndërtimi i grafikut të ftohjes jepet
detyrë shtëpie.
 Sqarimi i ndryshimit të gjendjes në lidhje me modelin kinetik jepet në Fletën e punës
2.3 Gjendjet e lëndës dhe modeli kinetik.

Tema 2 Ndarja dhe pastrimi i substancave


Seksioni 2.2 në libër (faqe 27‐34)
Rreth mësimit
Tregohen metoda të ndryshme ndarjeje bazuar në vetitë fizike. Diskutohen idetë e pastërtisë
kimike, duke përfshirë dhe kromatografinë.
 Futet ideja se ndryshimi i vetive fizike tek substancat e ndryshme është një mundësi
për t’i ndarë ato nga njëra‐tjetra. Ka një sërë punësh praktike që mund të kryhen:
Punë praktike 2.2 Ndarja e kripës së zakonshme nga rëra; Punë praktike 2.3 Distilimi i
përzierjeve; Punë praktike 2.4 Studimi i ngjyruesve ushqimor me anë të

106 Libër mësuesi Kimia 10


kromatografisë. Punët praktike me distilim realizohen në nivel mikro. Demonstrohet
dhe përdorimi i hinkave ndarëse.
 Idetë e pastërtisë kimike duhet të lidhen dhe me precizonin e temperaturave të vlimit
dhe të shkrirjes kurse metoda kromatografike shërben për të analizuar pastërtinë.
Mund të kryhet kromatografia e ngjyruesve ushqimor. Nxënësi duhet të dijë se çfarë
përfaqëson vlera e Rf dhe ta matë atë në praktikë në letër kromatografike.
 Ndarja e aminoacideve me kromatografi dhe përdorimi i agjentëve zhvillues jepen në
punën praktike 11.6
 Efekti që shkakton papastërtia në temperaturat e vlimit dhe të shkrirjes mund të
ilustrohet duke tretur kripë gjelle në ujë.
 Koncepti i elementeve dhe komponimeve duhet futur këtu së bashku me idenë e
simboleve kimike të elementeve. Mund të demonstrohet përcaktimi i pikës së
shkrirjes së një trupi të ngurtë.
 Tregojuni nxënësve një përzierje rëre me kripë dhe pyetini ata për mënyrën si mund
ti ndajnë. Apo si mund të heqin manikyrin nga thonjtë apo një njollë boje, tretësi që
duhet të përdorin.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Kjo temë është praktikë, nuk ka keqkuptime.
Ide për detyra shtëpie
 Pyetjet 2.6‐2.10 në libër dhe pyetjen 4 në Pyetjet e fundit të kapitullit
 Fletë pune 2.2 Ndarja e përzierjeve
 Përdorimi i kromatografisë në analizën e përzierjeve
 Fletë pune 2.6 Rregullat e tretshmërisë! Është një ushtrim që ka të bëjë me shqyrtimin
e të dhënave dhe interpretimin e grafikëve. Mund të jepet detyrë shtëpie.

Tema 3 Atomet dhe molekulat


Seksioni 2.3 në libër (faqe 34‐40)
Rreth mësimit
Shpjegoni gjendjet e ndryshme të lëndës në lidhje me lëvizjen e grimcave . Futet ideja e
atomit dhe koncepti i elementeve dhe komponimeve.
 Këtu jepet koncepti se e tërë lënda është e përbërë nga grimca të vogla dhe më pas
trajtohet koncepti i atomeve dhe molekulave. Trajtohet lëvizja e grimcave për gjendjet
e ndryshme fizike të lëndës. Ka rëndësi të theksohet organizimi i ndryshëm i
grimcave për tri gjendjet fizike të lëndës.
 Përdorni konceptin e modelit kinetik për të shpjeguar si ndodh ndryshimi i gjendjes.
Kur diskutohet formimi ose prishja e forcave tërheqëse midis grimcave merr rëndësi
të madhe roli i ndryshimit të energjisë. Ky diskutim lidhet me lakoren e ftohjes e cila
u trajtua më parë.
 Procesi i difuzionit – shpërndarja e grimcave në një substancë të lëngët ose të gaztë
(substancë fluide) duhet të diskutohet . Veprimtaria praktike 2.5 Shqyrtimi i difuzionit
ku përdoret amoniak dhe acid klorhidrik mund të kryhet nga nxënësit, duke

Libër mësuesi Kimia 10 107


përdorur një pajisje të vogël, por vlen që ky eksperiment të përdoret edhe me pajisje
të madhësisë normale. Ky eksperiment është mjaft impresionues, meqë shihet me sy
nga nxënësi dhe është i thjeshtë për tu kryer.
 Shembuj të tjerë të thjeshtë që mund të përdoren janë parfumet (era e tyre), lëvizja e
dyoksidit të azotit të gaztë ose avujve të bromit dhe bojërave në ujë. Mund të
përdoret gjithashtu aromatizuesi i mjedisit. Për këtë një xham sahati brenda dhomës
spërkatet me aromatizues dhe studentët që qëndrojnë në një distancë nga ku u lëshua
aroma llogaritin kohën, që u duhet të ndjejnë aromën e lëshuar. Qeskat e çajit të
zhytura në ujë të ngrohtë dhe të ftohtë e të fiksuara me një thupër qelqi ilustrojnë
shpejtësinë e difuzionit për temperatura të ndryshme.
 Lëvizja e grimcave sub‐mikroskopike demonstrohet nëpërmjet lëvizjes Brovniane dhe
kjo mund të tregohet në mikroskop duke përdorur celulën me tym.
 Në CD‐ROM dhe në libër jepet një adresë interneti, ku tregohen pamjet e atomeve me
mikroskop skanuese në tunel. Këto imazhe janë mjaft të dobishme për të ngjallur
interes tek nxënësit.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Një gabim praktik që shpesh nxënësit bëjnë në vizatimin e skemave, është vendosja e
grimcave në një lëng në distancë nga njëra‐tjetra, kur në fakt grimcat në lëng janë mjaft pranë
njëra‐tjetrës. Problemi më i rëndësishëm konceptual këtu është që kemi të bëjmë me grimca
submikroskopike dhe krijimi i një ideje se çfarë ndodh me to. Ndaj merr rëndësi krijimi i një
ideje pamore se çfarë ndodh me këto grimca. Shoqata e kimistëve Amerikanë ka botuar
kohët e fundit pamje që kanë të bëjnë me ndryshimin e gjendjes fizike të lëndës. Këto mund
të shihen në adresat e mëposhtme:
http://www.inquiryinaction.org/chemistryreview/solids/
http://www.inquiryinaction.org/chemistryreview/liquids/
http://www.inquiryinaction.org/chemistryreview/dissolving/
http://www.inquiryinaction.org/chemistryreview/states_of_matter/
Demonstrimi i lëvizjes Brovniane është mbresëlënës dhe ka rëndësi historike (Ishte
Anjshtaini që shkroi artikullin e parë për këtë temë). Megjithatë, nxënësit mund të kenë
vështirësi për të krijuar ide për lëvizjen sekondare të grimcave që shkaktohet nga lëvizja e
grimcave të tjera të padukshme.
Ide për detyra shtëpie
 Pyetjet 2.11 deri 2.15 në libër dhe 2, 5 dhe 8 në pyetjet e fundit të kapitullit
 Fleta e punës 2.5 Lëvizja e grimcave ka të bëjë me lëvizjen Brovniane, e cila është e re
në program.
 Ushtrimi 2.3 Difuzioni, tretshmëria dhe ndarja nga libri i punëve ka të bëjë me këto
fenomene që japin propozimet fillestare për natyrën e grimcave të lëndës.
 Nxënësit duhet të përgatitin një raport të shkruar lidhur me Veprimtarinë praktike 2.5
Vrojtimi i difuzionit, ku të përfshihen dhe përgjigjet për pyetjet në fletën e
veprimtarisë praktike.

108 Libër mësuesi Kimia 10


Tema 4 Struktura e atomit
Seksioni 2.4 në libër (faqe 41‐47)
Rreth mësimit
Diskutohet struktura e atomit në lidhje me bërthamat që rrethohen nga elektronet që lëvizin
në orbita. Trajtohet ndryshimi i grimcave subatomike dhe ideja e izotopeve.
 Synimi këtu është të familjarizohet nxënësi me strukturën subatomike të atomit dhe
natyrën e tre grimcave subatomike që trajtohen në program. Modeli i atomit që
trajtohet është ai i një bërthame qendrore me elektronet që lëvizin në orbita që kanë
vlera të ndryshme energjetike.
 Trajtohen grimcat subatomike në lidhje me masat e tyre relative, ngarkesat e tyre
elektrike dhe vendit ku ndodhen në atom. Numri i masës dhe numri atomik që
specifikojnë përbërjen e çdo atomi duhet të kuptohen e të përkufizohen. Theksoni që
përderisa një atom është elektrikisht asnjanës, numri atomik është gjithashtu sa numri
i elektroneve në atom. Merr rëndësi të theksohet se ky numër përcakton dhe
pozicionin e elementit në Tabelën Periodike. Prania e izotopeve duhet trajtuar, duke u
ndalur te ngjashmëria kimike, por që dallohen nga ndryshimet e masave midis
atomeve të të njëjtit element. Radioaktiviteti trajtohet në mënyrë të kufizuar, por
nxënësit duhet të dinë një përdorim të radioizotopeve në industri si dhe në mjekësi si
dhe përdorimit të uraniumit në stacionet ku prodhohet energji.
 Trajtoni si janë elektronet të organizuar në atom dhe ndaluni në 20 elementet e parë
(deri te kalciumi), meqë nxënësit do të pyeten në provim për këto. Sqaroni lidhjen
ndërmjet organizimit të elektroneve dhe pozicionit në Tabelën Periodike.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Përsëri këtu vështirësia qëndron tek përfytyrimi i fenomeneve pasi janë dukuri që ndodhin
në nivele submikroskopike. Për të ndihmuar jepen adresa në internet (CD‐ROM dhe libër).
Ide për detyra shtëpie
 Pyetjet 2.16 deri 2.19 në libër dhe pyetja 6 në pyetjet e fundit të kapitullit.
 Ushtrimi 2.5 Struktura e atomit
 Fleta e punës 2.4 Struktura e atomit
 Veprimtaria praktike 2.6 Zbulimi i strukturës së atomit ka të bëjë me kërkimin ne
internet të historisë së zhvillimit të strukturës së atomit deri sa u arrit në një model
modern. Kjo bëhet objekt diskutimi në klasë.

Tema 5 Konfigurimi elektroneve në atom


Seksioni 2.5 në libër (faqe 47‐48)
Rreth mësimit
Diskutoni si janë të organizuar elektronet në atom për 20 elementet e para (deri te kalciumi). Filloni
të shpjegoni lidhjen midis organizmit të elektroneve dhe pozicionit në Tabelën Periodike.

Libër mësuesi Kimia 10 109


Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Nxënësit do të krijojnë përfytyrime të ndryshme për atomin, disa nxënës që kanë bërë
shkollat në vende të tjera do të kenë njohuri për modelet atomike me shtresa s, p, d,f dhe për
momentin duhet të përshtaten me modelet më të thjeshta. Një ide që mund të keqkuptohet
nga nxënësi është “mbushja”e shtresës së jashtme. Kjo është e vështirë kur shtresa e tretë
mund të mbushet me 18 elektrone. Ku është e mundur të shmanget fjala “mbushet
plotësisht”dhe më mirë të flitet për organizimin më të qëndrueshëm të elektroneve.
Ide për detyra shtëpie
 Pyetjet 2.20 deri 2.23 në libër dhe pyetja 7 në fundin e kapitullit.
 Ushtrimi 2.6 në librin e punës Organizimi me ndikim më të madh, jep pyetje lidhur
me organizimin e atomit për modelin që eksperimentoi Geiger‐ Marsden.

110 Libër mësuesi Kimia 10


Kapitulli 3 Elementet dhe komponimet
Mbulojnë programin Seksionet : 3.2; 4.1; 9

Tema 1 seksionet në libër 3.1 (faqe 55‐60)


Rreth mësimit
Nxirrni në dukje natyrën e një elementi dhe dallimin midis metaleve dhe jo metaleve.
 Trajtoni me nxënësit konceptin e elementit duke u mbështetur tek idetë që ata kanë
nga lëndët e tjera.
 Filloni të futni idenë e klasifikimit të elementeve duke diskutuar ndryshimet midis
metaleve dhe jo metaleve. Theksoni se përdorimi i përcjellshmërisë elektrike është një
mënyrë për të dalluar metalet nga jo metalet (Veprimtaria praktike 3.1 Prova për
metalet dhe jo metalet).
 Lidhni mënyrën si janë organizuar elementet në Tabelën Periodike me masën
atomike, strukturën, kalimi nga elementi më i lehtë, hidrogjeni tek elementet më të
rënda. Shënojmë se elementet në pjesën e poshtme të Tabelës janë bërë nga njeriu
(janë elemente artificial). Theksoni karakterin universal të Tabelës periodike‐ këto janë
elementet nga të cilat është i përbërë universi.
 Tregoni idetë që e çuan Mendelejevin në ndërtimin e Tabelës Periodike, se elementet
mund të grupohen më tej bazuar në vetitë fiziko kimike dhe se këto lidhen me
konfiguracionin elektronik. Trajtoni tre grupet kryesore që nxënësit duhet të fiksojnë
mirë‐ 1. metalet alkaline 2. halogjenët dhe gazet ideale dhe 3. Metalet transitore.
 Nxënësit të njohin format e Tabelave Periodike që janë në internet.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Ky kapitull ka shumë pak mundësi për keqkuptime, ndonëse duhet bërë kujdes me aliazhet
(p.sh. Çeliku), që edhe pse janë metale, nuk janë elemente të veçanta, por janë përzierje
elementesh. Thekso rëndësinë e elektroneve të shtresës së jashtme për të përcaktuar se në
cilin grup bën pjesë një element. Thekso se në Tabelën Periodike grupet janë kolonat
vertikale dhe periodat janë rreshtat.
Ide për detyra shtëpie
 Jepni si detyrë projekte të shkruara për një element ose grup elementesh, duke u
mbështetur te Tabelat Periodike që janë në internet.
 Kryeni Ushtrimin e librit 3.1 Modelet periodike në vetitë e elementeve dhe lidheni këtë me
Fletën e punës 3.2 Modelet në Tabelën Periodike.
 Përdorni Fletën e punës 3.1 për të ndihmuar nxënësin që të zhvillojë ide lidhur me
Tabelën Periodike –kjo mund të bëhet si ushtrim në grup.
 Fleta e punës 3.8 Tabela Periodike e elementeve siguron një kënd në historinë e zhvillimit
të tabelës, ndërsa Ushtrimi 3.2 Katër periodat e para, prezantojnë më tej ide për modelet
në tabelë.
 Mund të përdoren pyetjet 3.1 deri 3.5 të librit si dhe pyetjet 1 dhe 2 të Pyetjeve në fund
të kapitullit.
 Fleta e punës 3.6 Tabela Periodike fjalëkryq jep një mundësi për përsëritje.

Libër mësuesi Kimia 10 111


Tema 2 Prirjet në grupe
Seksioni 3.2 në libër (faqe 60‐63)
Rreth mësimit
Kjo temë diskuton aktivitetin në metalet dhe jo metalet.
 Trajtoni prirjet në Tabelën Periodike‐ kalimi në drejtim horizontal nga metalet te jo
metalet dhe në drejtimin vertikal lidhur me aktivitetin që çon në krijimin e modelit
diagonal në lidhje me aktivitetin në tabelë.
 Disa grupe janë mjaft të rëndësishme në lidhje me programin që po diskutojmë, ku
metalet alkaline dhe halogjenët janë ilustrues të rëndësishëm të tendencave që shfaqin
elementet në lidhje me vetitë metalike dhe jo metalike, kur zhvendosemi nga lart
poshtë në grupe apo nga majtas djathtas në perioda. Duhet trajtuar se tek metalet
alkaline aktiviteti rritet nga lart poshtë, të thuhet natyra e gazit që lirohet, kur vepron
me ujin si dhe natyra e tretësirës që përftohet. Reaksionet me zëvendësim të
halogjenëve mund të përdoren si eksperiment në klasë.
 Gazet ideale dhe vetitë e përgjithshme të metaleve kalimtare duhet gjithashtu të
trajtohen. Tendencat dhe vetitë karakteristike të këtyre grupeve duhet të përdoren për
të nxitur aftësitë e nxënësve në parashikimin e vetive të elementeve të tjerë.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Ka pak ide të trajtuara në këtë temë që mund të sjellin ndonjë vështirësi. Ka rëndësi që të
mbahet mend tendenca e kundërt për sa i përket aktivitetit të metaleve dhe jo metaleve në
grupet e tyre. Aspekt tjetër i rëndësishëm është që nxënësit duhet të kenë siguri në nxjerrjen
e përfundimeve duke u nisur nga shembujt e njohur për të kaluar tek rastet më pak të
njohura, mbështetur në prirjet që paraqesin vetitë e elementeve brenda grupeve.
Ide për detyra shtëpie
 Përdorni ushtrimin 3.3 Prirjet tek halogjenët nga libri i punës për të ilustruar
gradualitetin në vetitë e grupit të VII, një fushë që trajtohet edhe te Fleta e punës 3.13
Tabela Periodike: halogjenët.
 Plotësoni Fletën e punës 3.9 Ideal dhe inert! Dhe Fletën e punës 3.11 Vetitë e gazeve ideale
për të shqyrtuar vetitë e Grupit të elementeve VIII/0.
 Mund të përdoren pyetjet 3.6 dhe 3.9 të librit si dhe pyetja 3 te fund i kapitullit.
 Shkruani një përmbledhje ku përshkruhet aktiviteti i metaleve alkaline duke u nisur
nga tabela dhe duke dhënë me fjalë ekuacionet që vihen re.

Tema 3 Prirjet përgjatë një periode


Seksioni 3.3 në libër (faqe 63‐65)
Rreth mësimit
Jepni një prirje tjetër që vihet re tek Tabela Periodike‐ ndryshimet horizontale nga metalet
tek jo metale, e cila kur lidhet me prirjet vertikale të aktivitetit, krijon një model të vetive
përgjatë tabelës. Veçanërisht thekso se vija e shkallëzuar e treguar në tabelë, që shënon
ndarjen e metaleve nga jo metalet dhe ndryshimin e tipit të lidhjeve tek elementet.

112 Libër mësuesi Kimia 10


Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Studentët kanë tendenca që të shohin ndarjen ndërmjet metaleve dhe jo metaleve në mënyrë
shumë strikte. Vlen të diskutohet ndryshimi gradual i vetive – rasti i aluminit vlen të përmendet.
Ide për detyra shtëpie
 Tendencat përgjatë tabelës periodike janë trajtuar në Fletën e punës 3.7 Tendencat në
Tabelën Periodike dhe Fletën e punës 3.12 Perioda e tretë.
 Fleta e punës 3.14 Elementet e mesit të tabelës
 Pyetjet 3.10 dhe 3.15 të librit dhe pyetja 4 në Fundin e kapitullit

Tema 4 Lidhja kimike tek elementet dhe komponimet


Seksioni 3.4 i librit (faqe 65‐75)
Rreth mësimit
Jepni tipat e ndryshëm të lidhjes kimike dhe si përfshihen elektronet në lidhjen kimike.
 Moment kyç është të bëhet i qartë dallimi midis tipave të ndryshëm të lidhjeve që
mund të ekzistojnë midis atomeve. Një mënyrë është të fillohet me lidhjen në
strukturat e elementeve, duke e lidhur këtë me pozicionin e elementit në Tabelën
Periodike, duke arritur që të kryhet dallimi midis metaleve dhe jo metaleve.
 Diskutimi i lidhjes metalike mund të jetë relativisht i shkurtër dhe ndaluni në
përshkrimin e joneve metalike të vendosur në rrjetin (strukturën) metalik, të rrethuar
nga elektronet e lëvizshëm. Lidheni këtë përshkrim me vetitë fizike karakteristike të
shfaqura nga metalet; vetitë elektrike, termike, vetitë për tu përpunuar etj.
 Më tepër hollësira kërkohen kur diskutohet formimi i lidhjeve kovalente në molekulat
e thjeshta, të tilla si hidrogjeni apo klori. Koncepti i një lidhjeje të vetme kovalente, ku
elektronet janë të përbashkët ka rëndësi të madhe. Diskutimi i elementeve lejon të
futet ideja e lidhjeve kovalente të shumëfishta.
 Pasi janë diskutuar molekulat e thjeshta të elementeve, është e mundur të kalohet tek
molekulat e komponimeve molekularë të thjeshta dhe të ilustrohet si formohen ato.
Përdorimi i modeleve molekulare ndihmon nxënësin të përfytyrojë se si formohen
strukturat. Strukturat gjigante kovalente trajtohen në këtë pjesë, por ritrajtohen edhe
më vonë.
 Dallimi që ruhet i qartë në këtë fazë është se lidhjet kovalente midis atomeve kanë të
bëjnë me elemente që paraqesin veti jo metalike. Ndërsa elementet metalike formojnë
lidhje tjetër‐ lidhje jonike.
 Diskutimi i lidhjes jonike kalon përsëri nga rastet e komponimeve të thjeshta binare,
tek komponimet më komplekse, duke përfshirë dhe ato që përmbajnë komponime në
trajtë jonesh. Ka rëndësi ideja e balancimit të ngarkesave në mënyrë që ngarkesa
shumare të jetë zero, meqë e aftëson nxënësin të realizojë kombinime korrekte të
joneve në një komponim.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Kjo temë përfshin disa ide komplekse, veçanërisht po të kemi parasysh se janë dukuri që
ndodhin në nivel mikroskopik e janë të vështira të përfytyrohen. Përdorimi dhe familjarizimi

Libër mësuesi Kimia 10 113


me paraqitjen e skemave të lidhjeve ka rëndësi dhe duhet praktikuar shumë. Në mënyrë të
ngjashme, modelet molekulare (shih Veprimtarinë praktike 3.3 Modelimi i lidhjeve tek
substancat kovalente) dhe lidhjet e tyre me pamjet që jepen nga interneti janë mjaft të vlefshme
për nxënësin, që të përfytyrojë çiftet e përbashkëta të elektroneve, apo transferimin nga një
atom tek tjetri.
Ide për detyra shtëpie
 Ushtrimi 3.4 Lidhja kimike tek molekulat e thjeshta dhe ushtrimi 3.6 Lidhja në molekulat
kovalente
 Fletë pune 3.3 Lidhja kimike dhe Fletë e punës 3.10 Kristalet jonike mbulojnë dy tipat
kryesorë të lidhjeve tek komponimet.
 Pyetjet 3.16 deri 3.22 dhe pyetjet 5 dhe 6 në Pyetjet e fundit të kapitullit.

Tema 5 Formulat kimike të elementeve dhe komponimeve


Seksioni 3.5 në libër (faqe 75‐78)
Rreth mësimit
Futni idenë e valencës dhe shkrimit të formulave kimike
 Ideja e fuqisë së kombinuar të valencës mund të jetë e përshtatshme për tu theksuar,
meqë ajo mund të zbatohet pa ju referuar tipit të lidhjes në një komponim‐ mund të
shihet thjesht si numri i lidhjeve që një atom mund të formojë. Zbatimi i kësaj ideje
praktikohet në një sërë shembujsh me qëllim që ajo të fiksohet.
 Lidhja midis valencës dhe pozicionit në tabelën periodike ka rëndësi, meqë ajo i jep
nxënësit një mënyrë për të mbajtur mend numrat që marrin pjesë në lidhje.
 Sapo të fitohet siguria, vazhdohet me lidhjet ndërmjet metaleve dhe jo metaleve, ku
ato marrin pjesë në tipa të ndryshëm të lidhjeve jonike apo kovalente.
 Ka disa njohuri që duhet thjesht të mësohen nga nxënësi, si fakti që disa elemente
ekzistojnë në natyrë si molekula diatomike dhe formulat e disa komponimeve jonike.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Kjo është një fushë shumë komplekse dhe për nxënësit përdoren dhe skema vizuale.
Ide për detyra shtëpie
 Ushtrimi 3.9 Prodhimi i oksidit të magnezit‐ një përshkrim sasior se si formulat
shkruhen duke u nisur nga të dhënat praktike.
 Plotësoni Fletën e punës 3.4 Shkrimi i formulave kimike dhe Fleta e punës 3.15 Formulat
e komponimeve jonike si praktikë për të gjetur formulat.
 Pyetjet 3.23 deri 3.26 paraqesin interes si ushtrim.

Tema 6 Metalet, aliazhet dhe kristalet


Seksioni 3.6 në libër (faqe 78‐85)
Rreth mësimit
Trajtoni strukturën e kristaleve metalike, jonike dhe gjigante kovalente, përfshirë dhe aliazhet.

114 Libër mësuesi Kimia 10


 Diskutimi këtu duhet bërë lidhur me tipat e ndryshëm të strukturave, kështu që
tiparet e ndryshme të strukturave lidhen qartë me vetitë fizike që kanë llojet e
kristaleve (rrjetet e tyre). Modelet e tipave të ndryshëm të rrjeteve janë me interes për
të theksuar ndryshimet që vihen re ndërmjet strukturave dhe vetive.
 Paraqitja e tipave të ndryshëm të rrjeteve ka rëndësi sepse nxënësi ka nevojë të
aftësohet për të njohur strukturat e ndryshme. Ka disa shembuj që duhet të nxirren në
pah si struktura e një aliazhi, ndryshimi i strukturave të diamantit dhe grafitit dhe
ngjashmëria e strukturës së oksidit të silicit (IV) me diamantin. Veprimtaria praktike
3.4 Modelimi i strukturës kristaline metalike dhe 3.5 Aliazhet e çuditshëm! Janë të
përshtatshëm për të dhënë ide për strukturën e rrjetit të metaleve dhe manipulimit të
vetive që kanë aliazhet.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Kjo temë ka nevojë të ketë ilustrime vizuale (me skema). Ajo nuk paraqet vështirësi
konceptuale. Lidhja midis strukturës dhe vetive fizike do të jetë me rëndësi për të dalluar
ndërmjet llojeve të rrjeteve kristaline.
Ide për detyra shtëpie
 Ushtrimi 3.7 Natyra e rrjeteve (strukturave ) jonike dhe Ushtrimi 3.8 Rrjetet molekulare
gjigante
 Fleta e punës 3.5 Lidhja dhe struktura kristaline
 Pyetjet 3.27 deri 3.33

Libër mësuesi Kimia 10 115


Tema 1 Reaksionet dhe ekuacionet kimike
Paragrafi 4.1 në librin e nxënësit (fq. 89–91)
Rreth mësimit
Kjo është një hyrje në teorinë e shndërrimeve kimike – formimit të substancave të reja – në
kontrast me shndërrimet fizike.
Fokusi i këtij paragrafi hyrës nuk është veçse aspekti kryesor i reaksioneve kimike: pra,
formimi i substancave të reja. Dallimi me ndryshimet fizike është se, pavarësisht se sa
spektakolare mund të jenë, substancat e përfshira mbeten të pandryshuara.
Është e mundur që të lëvizësh nga kjo pikë e fillimit për të diskutuar më tej mbi idenë se në
një reaksion kimik atomet janë thjesht ndryshim partnerësh – pra, prishje e kombinimeve të
vjetra dhe formimi i kombinimeve të reja.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Mund të ketë disa koncepte të pasakta dhe pse shembuj të veçantë mund të jenë
keqinterpretuar dhe kanë nevojë për shpjegime.
Ide për detyra shtëpie
 Fleta e punës 4.1 Njohja e reaksioneve kimike
 Ushtrimi 4.1 Reaksionet kimike kryesore
 Në këtë kontekst, janë të rëndësishme të trajtohen pyetjet 4.1 deri 4.3 në librin e
nxënësit dhe pyetja 1 në fund të kapitullit.

Tema 2 Ekuacionet dhe reaksionet kimike


Paragrafi 4.2 (Fq. 91‐94) në librin e nxënësit
Rreth mësimit
Të futet koncepti i ligjit të ruajtjes së masës ‐ në një reaksion, atomet thjesht ndryshojnë
mënyrën në të cilën ata kombinohen ‐ balancimin e ekuacioneve. Një ekuacion paraqitet si
një përmbledhje e një ndryshimi kimik.
 Qëllimi këtu është përfshirja e dy formave të ekuacioneve që nxënësit do të hasin në
këtë kurs. Të dyja këto ndërtojnë idetë kryesore të paraqitura më parë. Ekuacionet me
fjalë rrjedhin nga ideja e elementeve/komponimeve të pranishme në një përzierje
reaksioni, të cilat rikombinohen duke formuar substanca të reja. Ekuacionet kimike të
balancuara e zhvillojnë më tej këtë ide, në atë që elementet e pranishme dhe
rikombinimet e tyre janë qartësisht të evidentuar në formulat e paraqitura.
 Koncepti i balancimit buron nga nevoja për të llogaritur të gjitha atomet e përfshira.
Diagramet dhe / ose modelet molekulare mund të përdoren me përparësi për të
paraqitur ndryshimet që ndodhin. Rruga që duket më e suksesshme në këtë rast është
ajo e përsëritjes progresive, me përfshirjen e shembujve të ndryshëm, të cilët mund të
bëhen më kompleksë me kalimin e kohës. Në të njëjtën kohë duhet të futet dhe
terminologjia e substancave bashkëvepruese dhe e produkteve, por që është më e

116 Libër mësuesi Kimia 10


lehtë të kuptohet në krahasim me disa nga shembujt kompleksë të balancimit të
reaksioneve.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Edhe pse kuptimi themelor i një reaksion kimik mund të jetë relativisht i drejtpërdrejtë, siç
është përdorimi i ekuacioneve me fjalë, teknika e balancimit të ekuacioneve duket se krijon
probleme për disa nxënës. Siç u përmend më herët, çelësi është krijimi i besueshmërisë në
trajtimin e disa shembujve më pak të ndërlikuar, përpara rritjes së nivelit të vështirësisë.
Ide për detyra shtëpie
 Fleta e punës 4.2 Balancimi i ekuacioneve kimike
 Pyetjet 4.4 dhe 4.5 në librin e nxënësit.

Tema 3. Llojet e reaksioneve kimike


Paragrafi 4.3 (fq. 94‐99) në librin e nxënësit
Rreth mësimit
Vëzhgimi i llojeve të reaksioneve kimike të rëndësishme. Përkufizimi i reaksioneve redoks
bazuar në transferimin e oksigjenit. Diskutimi i përkufizimeve të tjera të reaksioneve redoks
 Qëllimi këtu është të demonstrohet, ose ti kërkohet nxënësve të përmendë, disa nga
llojet e ndryshme të reaksioneve kimike.
 Kjo mund të bëhet mjaft interesante për nxënësit dhe mund të përdoret për të
shpërndarë trajtimin teorik të punës mbi ekuacionet kimike.
 Mund të përfshihen të gjithë llojet kryesore të reaksioneve, por fokusi është vendosur
në çështjen e rëndësishme të përkufizimeve të ndryshme të reaksioneve të oksidimit
dhe reduktimit; këtu duhet të fokusohemi në përkufizimin e dhënë bazuar në
humbjen ose fitimin e oksigjenit. Përsëri, ka hapësirë të mjaftueshme për shembuj
praktikë për të ndihmuar përforcimin e ideve. Termat agjent oksidues dhe agjent
reduktues duhet të vendosen me kujdes kur paraqitet një reaksion redoks i
përgjithshëm.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Shumica e përkufizimeve për llojet e ndryshme të reaksioneve janë të qarta, madje edhe
duke marrë parasysh faktin që disa reaksione mund të futen në disa kategori. Idetë më
komplekse këtu kanë të bëjnë me përkufizimin e procesit të oksidim‐reduktimit si dhe
përdorimit të termave agjent oksidues dhe “agjent reduktues .
Ide për detyra shtëpie
 Fleta e punës 4.3 Llojet e ndryshme të reaksioneve kimike dhe Fleta e punës 4.8 Llojet
e reaksioneve kimike.
 Ushtrimi 4.2 Veprimi i nxehtësisë mbi karbonatet e metaleve dhe Ushtrimi 4.4
Reaksionet me zhvendosje të halogjenëve.
 Për këtë qëllim, janë të rëndësishme pyetjet 4.6 deri 4.8 si dhe pyetjet 2,3,4 në Fund të
kapitullit dhe pyetja 7 nga Libri i nxënësit.

Libër mësuesi Kimia 10 117


 Reaksionet fotokimike të halogjenureve të argjendit janë diskutuar në Fletën e punës
4.5 Kimia e filmit ndërsa Ushtrimi 4.5 Enët me vetëngrohje, ngrohësit e duarve dhe paketat
ftohëse demonstrojnë disa përdorime të reja të reaksioneve kimike.

Tema 4 Një vështrim më nga afër i reaksioneve, veçanërisht i reaksioneve redoks.


Paragrafi 4.4 (fq. 100‐102) në librin e nxënësit.
Rreth mësimit
 Zgjeroni përkufizimin e termit redoks bazuar në humbjen ose fitimin e elektroneve
dhe në ndryshimin e gjendjes së oksidimit.
 Përdorimi i gjendjes së oksidimit këtu është mjaft i kufizuar, por i rëndësishëm në
emërtimin e komponimeve të ndryshme.
 Përfshini në diskutimin tuaj testet për, dhe përkufizimin e, agjentëve oksidues dhe
reduktues.
 Reaksionet me zhvendosje të halogjenëve janë të dobishme, ndërsa reaksioni i termitit
ofron një demonstrim spektakolar.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Idetë më komplekse këtu kanë të bëjnë me përkufizimet e ndryshme të proceseve të oksido‐
reduktimit dhe zbatimin e tyre në shembuj të veçantë. Është e rëndësishme që paraqitja e
shembujve të ndryshëm të jetë e qartë.
Ide për detyra shtëpie
 Pyetjet 4/9 dhe 4.10 në librin e nxënësit
 Fleta e punës 4.7 Reaksionet redoks të rëndësishme

Tema 5 Elektroliza
Paragrafi 4.5 (fq. 102–112) në librin e nxënësit
Rreth mësimit
Të paraqitet përcjellshmëria e komponimeve jonike në gjendje të shkrirë, ose në tretësirë
ujore. Të theksohet se elektroliza çon në dekompozimin e komponimit.
Përdorimi i energjisë elektrike për të sjellë ndryshime kimike është një koncept i
rëndësishëm. Kushtet në të cilat zhvillohet elektroliza dhe dallimi ndërmjet elektrolizës dhe
përcjellshmërisë elektrike të metaleve, duhet të paraqitet në mënyrë të qartë.
Për elektrolizën përdoret një terminologji e veçantë, terma të cilat duhet të jenë të
përkufizuara qartë.
Prezantoni idetë thelbësore duke përdorur shembujt të drejtpërdrejtë të elektrolizës së
komponimeve jonike të shkrira. Demonstrimi i elektrolizës së bromurit të plumbit mund të
jetë i dobishëm në dhënien e një shembulli eksperimental që mbahet mend lehtë, ndërsa
përdorimi i animacioneve mund të jenë shumë të dobishme për të shpjeguar ndryshimet që
ndodhin në elektroda.
 Zgjedhja e shembujve të caktuar për diskutim dhe radha sipas të cilës ata paraqiten
janë të rëndësishme për të shmangur konfuzionin ndërkohë që nxënësit punojnë me
shembuj më të ndërlikuar në këtë temë.

118 Libër mësuesi Kimia 10


Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Vështirësia kryesore këtu është në të kuptuarit e proceseve të shkarkimit të joneve në elektroda.
Në këtë kontekst, përdorimi i animacioneve është shumë i dobishëm. Është gjithashtu e
rëndësishme që idetë themelore të këtyre proceseve të jepen duke përdorur shembujt më pak të
komplikuar përpara sesa të kalohet në shembujt më kompleksë. Vlen të përmendet se shembujt
e përdorur në faqet kryesore do të jenë ato ku produktet mund të identifikohen drejtpërdrejtë
nga emri i komponimit që do të elektrolizohet (madje edhe në tretësirë).
Ide për detyra shtëpie
 Pyetja 5 e Fundit të kapitullit dhe Pyetjet 4.11 deri 4.14 në librin e nxënësit
 Lëvizja e joneve drejt elektrodave është trajtuar në ushtrimin 4.6 Lëvizja e joneve
 Ushtrimi 4.3 Natyra e elektrolizës dhe Ushtrimi 4.7 Prodhimi dhe shpërbërja e
klorurit të bakrit.
 Puna e laboratorit 4.2 Kërkime në rrjet për ekstraktimin e aluminit është një punë e
cila mund të ndiqet nga diskutime dhe prezantime nga nxënësit në klasë.
Ndërgjegjësimi për pasojat ekonomike dhe mjedisore të kërkesës shumë të lartë për energji
për zhvillimin e elektrolizës është e rëndësishme këtu (dhe lidhja me nevojën për riciklimin e
aluminit dhe disponueshmërinë e energjisë hidroelektrike).

Tema 6 Një vështrim nga afër i reaksioneve në elektroda


Paragrafi 4.6 (fq. 113‐114) në librin e nxënësit
Rreth mësimit
Diskutoni shkarkimin e joneve në elektrodat dhe aplikimet kryesore të elektrolizës.
 Fokusi këtu është në reaksionet e veçanta që ndodhin në elektroda gjatë elektrolizës ‐
shembuj të caktuar të rëndësishëm janë theksuar nga pikëpamja e oksidimit dhe
reduktimit dhe e produkteve të ndryshme të formuara.
 Demonstrimi i përshkruar në Fletën e punës 4.4 Një elektrolizë shumëngjyrëshe ‐
Demonstrimi është një shembull i dobishëm për tu mundësuar nxënësve të shikojnë
kompleksitetin e një shembulli që ka një përdorim industrial. Kjo mund të pasohet
nga një punë eksperimentale e kryer nga nxënësit (punë laboratori 4.3 Elektroliza e
tretësirës së përqendruar të klorurit të natriumit).
 Aplikimi i veshjes elektrolitike është një përdorim i rëndësishëm i elektrolizës dhe
mund të përmblidhet në një seri rregullash të thjeshta.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Përsëri, vështirësia kryesore këtu është në të kuptuarit e proceseve të shkarkimit të joneve në
elektroda. Në këtë kontekst, përdorimi i animacioneve është shumë i dobishëm.
Sugjerime për detyrat e shtëpisë
 Plotësoni pyetjet në fletën e punës 4.4 Një elektrolizë shumëngjyrëshe – demonstrim e
ndjekur nga demonstrimi.
 Të kompletohet Puna e laboratorit 4.4 Galvanizimi i bakrit me nikel me kërkime në rrjet
mbi dobinë e galvanizimit. (Veshja elektrolitike)

Libër mësuesi Kimia 10 119


Tema 1 Çfarë është një acid?
Paragrafi 5.1 (fq 119‐123) Libri i nxënësit
Rreth mësimit
Kjo temë dhe ajo pasuese paraqesin një hyrje të përgjithshme të idesë se çfarë është një acid
si dhe karakteristikat e thjeshta të acideve.
 Qëllimi i këtyre seancave hyrëse është për të futur konceptet e sistemeve acid‐bazë,
nocionin e dëftuesve dhe shkallës së pH‐it si dhe të rishqyrtojnë njohuritë që
studentët mund të kenë fituar nga kurset e mëparshme shkencore.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Në këtë kapitull ka shumë pak vështirësi apo koncepte të pasakta.
Idetë për detyra shtëpie
 Pyetjet 5.1 deri 5.7 në Librin e nxënësit
 Fleta e punës 5.1 Aciditeti dhe Alkaliniteti

Tema 2 Tretësirat acide dhe alkaline


Paragrafi 5.2 (fq. 124‐125) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Zgjeroni idetë e sjelljes acid‐bazë, nocionin e dëftuesve dhe shkallën e pH‐it. Eksploroni
dobinë e dëftuesve një ngjyrësh si metiloranzhi dhe lakmuesi si dhe përdorimet e Dëftuesit
Universal në vlerësimin e pH të një tretësire.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Pika kryesore e cila mund të shkaktojë problem, nëse nuk është theksuar, është natyra e
shkallës së pH dhe fakti se shkalla punon nga qendra, ku vlera neutrale është 7. Kështu, sa
më e përqendruar tretësira e një acidi aq më i ulët është pH.
Ide për detyra shtëpie
 Përdorni Fletën e punës 5.2 Reaksione të acideve dhe bazave dhe Fletën e punës 5.5 Acidet
dhe Alkalet për të zhvilluar konceptin e një acidi dhe një baze (alkali).
 Pyetjet 5.8 deri 5.12 në Librin e nxënësit dhe pyetja 3 e Fundit të Kapitullit.
 Fleta e punës 5.6 Shkalla e pH është e dobishme në zhvillimin dhe kuptimin e shkallës
së pH dhe mund të lidhet edhe me Fletën e punës 1.10 Acidifikimi i oqeaneve, në të cilën
gjithashtu trajtohet natyra e shkallës së pH.

Tema 3 Oksidet e metaleve dhe oksidet e jometaleve


Paragrafi 5.3 (fq 125‐127) në Librin e nxënësit.
Rreth mësimit
 Këtu duhet të trajtohen dukuritë e oksideve bazike, amfotere dhe acide.
 Karakteristikat e oksideve acide dhe bazike mund praktikisht të demonstrohen në
mënyrë të dobishme në klasë duke djegur mostra të një sërë elementeve në cilindrat
me oksigjen të gaztë.

120 Libër mësuesi Kimia 10


 Këtu mund të trajtohet edhe koncepti i oksideve amfotere dhe oksideve neutrale.
 Ideja e sjelljes amfotere më vonë mund të lidhet me testet analitike për disa jone
metalesh.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Koncepti bazë i oksideve acide dhe bazike është relativisht i thjeshtë, por ai i oksideve amfotere
mund të krijojë keqkuptime dhe ka nevojë për një shpjegim të qartë dhe demonstrim praktik ‐
lidhja me shembuj nga testet analitike mund të jetë e dobishme në këtë rast.
Ide për detyra shtëpie
 Pyetjet 5.13 deri 5.19 në Librin e nxënësit dhe pyetja 5 në Fund të kapitullit.

Tema 4 Reaksionet acide në jetën e përditshme


Paragrafi 5.4 (fq. 127‐129) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Përhapja dhe përdorimet e përditshme të acideve dhe alkaleve është gjithashtu e
rëndësishme për të lidhur kiminë me përvojat e përditshme të nxënësve – mund të kërkohet
që nxënësit të sjellin një koleksion të produkteve të supermarketit dhe medikamenteve që
jepen pa recetë. (Puna e laboratorit 5.3 Matja e pH të substancave për përdorim të përditshëm dhe
Puna e laboratorit 5.4 Krahasimi i efikasitetit të tabletave të ndryshme antiacide).
 Puna e laboratorit 5.3 përmban gjithashtu një shënim shtesë ku nënvizohet një
eksperiment i mundshëm i asnjanësimit të një acidi me gëlqere të shuar ose pluhur
guri gëlqeror – si një hyrje për përdorimin e gëlqeres së shuar për asnjanësimin e
tokave acide në bujqësi/hortikulturë.
 Eksperimente të thjeshta mund të kryhen edhe midis lëngjeve të frutave dhe
produkteve të mësipërme. Nëse ju premton koha, në klasë mund të kryhet një
eksperiment për ekstraktimin e një dëftuesi nga lakra e kuqe apo ndonjë bimë tjetër
(Puna e laboratorit 5.1 Ekstraktimi i një dëftuesi nga lakra e kuqe). Këta dëftues mund të
krahasohen me dëftuesit njëngjyrësh si metiloranzhi, fenolftaleina dhe lakmuesi si
dhe me dëftuesin Universal. Zona e ngjyrave që jep lakra e kuqe në pH‐e të ndryshme
mund të përdoret si një mjet për vlerësimin e pH të një tretësire.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Kjo është një pjesë e kursit e cila përmban një numër të konsiderueshëm ushtrimesh praktike
të cilat ndihmojnë për të kuptuar më mirë konceptet e ndryshme.
Ide për detyra shtëpie
 Këtu mund të përdoren pyetjet 5.20 deri 5.22 nga Libri i Nxënësit.
 Ushtrimi 5.3 Antiacidet dhe Fleta e punës 5.7 Tabletat Antiacide mbulojnë pjesën ku
trajtohet përdorimi i hidroksideve dhe karbonateve të ndryshme për të qetësuar
problemet nga mostretja acide.
 Në Ushtrimin 5.4 Fikset e zjarrit dhe Ushtrimin 5.5 Dekalcifikimi i makinave të kafesë në
Librin e Ushtrimeve diskutohen zbatimet praktike të kimisë së acideve dhe bazave.

Libër mësuesi Kimia 10 121


Tema 5 Alkalet dhe bazat
Paragrafi 5.5 (fq. 129–131) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Jepni përkufizimin për dallimin ndërmjet një alkali dhe një baze.
 Përmbajtja e këtij paragrafi na njeh me natyrën e bazave dhe nën‐ndarjen e disa
komponimeve që shpesh quhen alkale.
 Këtu mund të trajtohet natyra e alkaleve si baza të tretshme si dhe roli i tretësirës së
hidroksidit të natriumit në analizat kimike.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Survejimi fillestar i llojeve të komponimeve që janë baza dhe i nëngrupit të tretshëm të tyre, i
njohur si alkalet, në përgjithësi është i lehtë për tu kuptuar dhe mund të përforcohet më pas
nga një sërë punësh praktike për studentët
Sugjerime për detyrat e shtëpisë
 Pyetjet 5.23‐5.26 në Librin e nxënësit.

Tema 6 Reaksionet karakteristike të acideve


Paragrafi 5.6 (fq. 131–134) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Diskutoni reaksionet karakteristike të acideve me metalet, bazat dhe karbonatet.
 Reaksionet karakteristike të acideve me metalet, alkalet dhe karbonatet mund të jenë
subjekt i praktikave mësimore të dobishme, ku nxënësit inkurajohen të punojnë në
mënyrë të sigurt si dhe të regjistrojnë me kujdes vrojtimet e kryera (shiko Punën e
laboratorit 5.5 Reaksioni ndërmjet një acidi dhe një alkali dhe eksperimente të tjera të
thjeshta praktike nga të cilat formohet hidrogjen dhe dyoksid karboni). Shkrimi i
ekuacionit me fjalë dhe atij të balancuar me simbole për këto reaksione shërben për të
përforcuar njohuritë e marra në punët e mëparshme.
 Puna praktike mbi reaksionet e asnjanësimit mund të përfshijë futjen e procesit të
titullimit dhe dukurive termokimike për të përcaktuar pikën e asnjanësimit.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Kjo është një pjesë e kursit e cila përmban një numër të konsiderueshëm ushtrimesh praktike
të cilat ndihmojnë për të kuptuar më mirë konceptet e ndryshme.
Ide për detyra shtëpie
 Pyetja 4 e Fundit të Kapitullit dhe pyetjet 5.27‐5.29 në Librin e nxënësit
 Ushtrimi 5.1 Reaksionet e acideve dhe bazave – asnjanësimi dhe Ushtrimi 5.7 Termokimia
– hetimi i asnjanësimit të një acidi nga një alkal
 Fleta e punës 5.4 Reaksionet e acideve

122 Libër mësuesi Kimia 10


Tema 7 Acidet dhe alkalet në analizat kimike
Paragrafi 5.7 (fq. 134–135) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
 Mund të theksohet roli i acidit klorhidrik të holluar si test për një karbonat dhe,
meqenëse tani është përfshirë në programin mësimor, mund të përmendet dhe
reaksioni paralel i sulfiteve me një acid për të dhënë dyoksid squfuri.
 Këtu është i rëndësishëm edhe testi me ujin e gëlqeres për dyoksidin e karbonit, si për
vetë gazin por edhe si pjesë e testit të karbonatit.
 Mund të përfshihet edhe roli i tretësirës alkaline të hidroksidit të natriumit dhe
amoniakut në analizat kimike.
 Testi i kripërave të amoniumit përfshin zhvendosjen e një alkali të dobët nga një alkal
i fortë, siç është hidroksidi i natriumit.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Këto janë teste praktike që mund të përfshihen si pjesë e strategjisë së zhvillimit dhe kuptimit të
testeve analitike, të cilat janë pjesë shumë e rëndësishme e trajtimeve praktike të kursit.
Rreth mësimit
 Pyetjet 5.30 deri 5.32 në Librin e nxënësit

Tema 8 Kripërat
Paragrafi 5.8 (fq. 136–138) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Prezantoni idenë e kripërave si derivate të acideve të ndryshme. Theksoni lidhjen mes
acideve më të përdorshme dhe emrave (dhe formulave) të kripërave të formuara prej tyre.
 Jepni shembuj të përdorimeve të rëndësishme të kripërave të caktuara, veçanërisht të
atyre të klorurit të natriumit.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Ka disa keqkuptime që mbizotërojnë në këtë hyrje kryesore për këto lloj komponimesh.
Ide për detyra shtëpie
 Pyetja 5.33 në Librin e nxënësit dhe pyetja 1 në Fund të kapitullit.
 Në Ushtrimin 5.2 Llojet e kripërave në Librin e Ushtrimeve theksohen llojet e kripërave
të formuara nga acide të ndryshme.
 Rëndësia historike dhe praktike e kripës së zakonshme është theksuar në Fletën e
punës 5.3 Rëndësia e kripës.

Tema 9 Përgatitja e kripërave të tretshme


Paragrafi 5.9 (fq. 138–141) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Në temat e ardhshme, diskutoni mënyrat e ndryshme për përgatitjen e kripës duke përfshirë
dhe metodat e titullimin dhe precipitimit.

Libër mësuesi Kimia 10 123


Kjo është një pjesë shumë praktike e kursit, që fokusohet në metodat e ndryshme të
përgatitjes së kripërave nga reaksioni midis një acidi dhe një reagjenti të përshtatshëm.
Metodat e ndryshme mund të trajtohen në mënyrë sistematike për të theksuar
përshtatshmërinë e një metode të veçantë për një rast të veçantë.
Studentët duhet të jenë të qartë për zgjedhjen e acidit që do të përfshihet në prodhimin e një
kripe të veçantë – kështu për shembull, acidi nitrik gjithmonë do të prodhojë një nitrat.
Është e rëndësishme të theksohen dhe shpjegohen hapat e procedurës së metodave të
ndryshme ashtu si edhe vizatimi i skemave të aparateve që përdoren në punët praktike të
caktuara.
Keqkuptimet dhe konceptet e pasakta që hasen më shpesh
Ka pak vend për koncepte të gabuara në këtë temë. Studentët duhet të jenë të vetëdijshëm
për procedurat e përfshira dhe të jenë të kujdesshëm në vizatim e skemës së aparaturave që
përdoren në teknika të ndryshme.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
 Pyetjet 6 dhe 7 në Fund të kapitullit dhe Pyetjet 5.34 deri 5.38 në Librin e nxënësit.
 Nxënësit mund të praktikojnë interpretimin e rezultateve të titullimit duke përdorur
Ushtrimin 5.6 Analizimi i rezultateve të titullimit.

Tema 10 Përgatitja e kripërave të patretshme


Paragrafi 5.10 (fq. 141–143) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Duhet të demonstrohet përgatitja e një kripe të patretshme nëpërmjet precipitimit dhe kjo
procedurë duhet të kryhet nga studentët.
 Ka mundësi për të diskutuar dhe rishikuar rregullat e tretshmërisë së kripërave.
 Duhet të praktikohet llogaritja e formulës së një kripe nëpërmjet sasisë së precipitatit
të formuar.
Keqkuptimet dhe konceptet e pasakta që hasen më shpesh
Ideja se disa kripëra janë të patretshme si dhe njohja e metodave të përgatitjes së tyre është e
thjeshtë, por studentët mund të kenë vështirësi për të kujtuar se cilat kripëra janë të
patretshme si dhe metodën e llogaritjes.
Ide për detyra shtëpie
 Ushtrimi 5.8 Nxjerrja e formulës nëpërmjet reaksioneve të precipitimit
 Pyetja 5.39 në Librin e nxënësit.

Tema 11 Acidet dhe alkalet e forta dhe të dobëta


Paragrafi 5.11 (fq. 143–147) Libri i nxënësit
Rreth mësimit
Puna mbi acidet dhe alkalet mund të zgjerohet duke diskutuar për natyrën dhe dallimin
midis acideve (dhe alkaleve) të forta dhe të dobëta, duke futur idenë e jonizimit të pjesshëm.
Koncepti i jonizimit të pjesshëm të një molekule kovalente duhet të jetë shpjeguar ndërkohë,

124 Libër mësuesi Kimia 10


kur është diskutuar mbi natyrën e ujit. Këto ide mund të lidhen edhe me një diskutim mbi
reaksionet e prapësueshme.
 Pasojat praktike të të qenit një acid i dobët janë ilustruar në Punën e laboratorit 10.4
Reaksionet acide të acidit etanoik, ku ky acid është krahasuar me acidin klorhidrik në një
seri reaksionesh.
 Mund të përdoren përkufizime më të sofistikuara të acideve dhe bazave.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Vështirësitë konceptuale lindin kur diskutohet mbi temën e acideve / alkaleve të dobëta dhe
të forta. Demonstrimi praktik i dallimeve midis tretësirave, për shembull, të acidit klorhidrik
dhe acidit etanoik janë të rëndësishme për të treguar ndryshimet e vërteta ndërmjet një acidi
të fortë dhe të dobët (Puna e laboratorit 10.4 Reaksionet acide të acidit etanoik).
Ide për detyra shtëpie
 Pyetjet 5.40 deri 5.46 në Librin e Nxënësit dhe pyetja 2 në Fund të kapitullit.

Libër mësuesi Kimia 10 125


Kapitulli 6 Kimia sasiore
Paragrafët e programit mësimor që mbulon: 4.1; 4.2

Tema 1 Analizat dhe formulat kimike


Paragrafi 6.1 (fq. 151–158) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Qëllimi i këtij materiali ka të bëjë me konceptin e masës relative atomike dhe masës relative
të formulës. Kjo e fundit mund të llogaritet nga e para, gjë që do të kërkohet të bëhet nga
studentët, duke pasur të dhënë formulën ose ndonjë diagram skematike të një molekule.
Kjo mënyrë mundëson llogaritjet e përbërjes në përqindje të një komponimi. Këto koncepte
mund të praktikohen duke përdorur shembuj të ndryshëm.
Mund të kryhen llogaritje të tjera me reaksionet, si për shembull, lidhja ndërmjet përcaktimit
të masës së produktit nëpërmjet njohjes së masës së substancave bashkëvepruese – në këtë
rast studenti duhet të përdorë këtë raport edhe për sasi të ndryshme të substancave
bashkëvepruese.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Meqenëse këtu nuk ka asnjë diskutim në lidhje me molin, vështirësitë do të lidhen me faktin se sa i
sigurt është nxënësi në trajtimin e llogaritjeve aritmetike dhe në përdorimin e proporcionalitetit.
Idetë për detyra shtëpie
 Ushtrimi 6.1 Llogaritja e masës së formulës dhe Ushtrimi 6.2 Kuptimi i raporteve në kimi
 Fleta e punës 6.1 Raportet kimike
 Pyetjet 6.1 deri 6.4 në Librin e nxënësit dhe pyetja 2 në Fund të kapitullit

Tema 2 Moli dhe formula kimike


Paragrafi 6.2 (fq. 158–161) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Të futet koncepti i molit si një mënyrë për të numëruar atomet / molekulat. Në mënyrë
praktike, kjo mund të diskutohet në kuptimin e të qenit masa në gram e formulës” së një
substance, por një ndihmë në formimin e koncepteve i jep nxënësve një shpjegim më të
arsyeshëm në përdorimin e tij. Zbatimi i formulës kimike mund të fokusohet duke përdorur
të dhëna nga një eksperiment, i tillë si ai i prodhimit të oksidit të magnezit nga sasi të
njohura magnezi (shih Punën e laboratorit 6.2 Gjetja e përbërjes së oksidit të magnezit).
Diskutimi i formulës empirike dhe formulës molekulare fillon nga sa më sipër dhe është
pikënisja që tregon rëndësinë e konceptit të molit.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Kjo është një fushë komplekse dhe analogjia e numërimit të monedhave në banka apo
makinat e biletave, janë shembuj të dobishëm në këtë rast. Çelësi është paraqitja në mënyrë
sistematike e shembujve të ndryshëm dhe krijimi i një kornize për trajtimin e llojeve të
pyetjeve që do të bëhen. Kështu mund të ndërtohet besimi dhe mund të shpërndahet një
pjesë e misterit (enigmës).

126 Libër mësuesi Kimia 10


Ide për detyra shtëpie
 Fleta e punës 6.2 Moli dhe formula kimike
 Ushtrimi 6.3 Llogaritja e përmbajtjes në përqindje të elementeve në një komponim si dhe e
formulës kimike.
 Fleta e punës 6.5 Formula empirike dhe Fleta e punës 6.6 Dehidratimi i kristaleve të klorurit
të bariumit janë një praktikë e dobishme për lloje të veçanta të problemeve.
 Pyetjet 6.5 dhe 6.6 në Librin e nxënësit dhe pyetjet 3 dhe 5 në pyetjet në Fund të
kapitullit. Puna e laboratorit 6.5 Interpretimi i të dhënave që lidhen me tretshmërinë e
substancave të ngurta dhe gazeve në ujë ndihmojnë në trajtimin e llojeve të ndryshme të
të dhënave që lidhen me përqendrimin dhe interpretimin e grafikëve.

Tema 3 Moli dhe ekuacionet kimike


Paragrafi 6.3 (fq. 161‐165) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Zgjeroni idetë mbi dobinë e molit për të pasqyruar rëndësinë e tij në ekuacionet kimike ‐
faktin se një ekuacion tregon jo vetëm atë që është prodhuar në një reaksion, por edhe se
çfarë sasie formohet nga secili produkt. Ekuacioni përcakton raportet midis substancave
bashkëvepruese dhe produkteve.
Përdorni shembuj për të përforcuar këtë ide ‐ shpërbërja termike e karbonatit të kalciumit
është një moment i mirë për të filluar pasi numrat janë të favorshëm.
Paraqisni idenë se llogaritje të tilla mundësojnë kryerjen e llogaritjeve edhe në rastet kur
ndonjë nga substancat vepruese është në sasi më të madhe, si dhe llogaritjen e parametrave
të rëndësishëm (sidomos në industri dhe në kërkime shkencore) siç është rendimenti në % .
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Në këtë kapitull nuk ka rrezik për të krijuar koncepte të pasakta të veçanta ‐ studentët që
deri tani e kanë përvetësuar këtë temë zakonisht mund t i kuptojnë zbatimet në reaksionet
kimike dhe ekuacionet tyre.
Ide për detyra shtëpie
 Fleta e punës 6.3 Masat bashkëvepruese
 Në Librin e Ushtrimeve, plotësoni ushtrimet që vijojnë: Ushtrimi 6.5 Gjetja e masës së
5 cm shirit magnezi, Ushtrimi 6.7 Trekëndëshat e llogaritjeve dhe Ushtrimi 6.8 Shkallëzimi!
 Pyetja 6.7 në Librin e nxënësit dhe pyetjet 4 dhe 6 në Fund të kapitullit.

Tema 4 Llogaritjet me përfshirjen e gazeve


Pyetja 6.4 (fq. 165–166) në Librin e nxënësit
Rreth mësimit
Koncepti i molit mund të zgjerohet për gazet ‐ vëllimi molar i një gazi është një koncept i
dobishëm dhe relativisht e thjeshtë, pasi ai ka vetëm një vlerë. Kujtoni studentët që ky numër
do tu jepet në fund të Tabelës Periodike që ata do të marrin në çdo provim.

Libër mësuesi Kimia 10 127


Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Ndonjëherë studentët e kanë të vështirë të kuptojnë se vëllimi molar i një gazi është i njëjtë
për çdo gaz dhe si rrjedhim mund ti bëjnë llogaritjet më të vështira se sa janë. Studentët
mund të kenë vështirësi me raportet bashkëvepruese.
Ide për detyra shtëpie
 Fleta e punës 6.4 Llogaritje me përfshirjen e gazeve dhe tretësirave
 Pyetjet 1 dhe 7 e Fundit të Kapitullit në Librin e nxënësit.
 Ushtrimi 6.6 Vëllimet bashkëvepruese të gazeve

Tema 5 Molet dhe kimia e tretësirave


Paragrafi 6.5 (f.q. 166–170) në Librin e nxënësit
Sugjerime për mësimdhënien
Koncepti i molit mund të zgjerohet për të ndihmuar në përcaktimin përqendrimit të
tretësirave dhe si rrjedhim edhe raporteve sipas të cilave ato bashkëveprojnë me njëra‐
tjetrën. Kjo është e rëndësishme në kontekstin e procesit të titullimit dhe ofron mundësi për
zgjerimin e punës praktike në ndihmë të përforcimit të zbatueshmërisë së konceptit të molit
(Shih punën e laboratorit 6.4 Përcaktimi i përqendrimit të tretësirës së acidit klorhidrik).
Mbështesni zhvillimin e këtyre ideve me punë praktike dhe zhvilloni strategji për të punuar
me llogaritjet me mënyrën hap pas hapi.
Keqkuptimet dhe krijimi i koncepteve të gabuara
Llogaritjet në lidhje me titullimin mund të jenë të vështira dhe për këtë arsye duhet të
trajtohen në mënyrë sistematike. Është e rëndësishme të theksohet se, shpesh në provim,
pyetjet mbi molet është e këshillueshme të jenë të ndara në mënyrë sistematike në struktura
të veçanta që ndihmojnë nxënësin në zgjidhjen e tyre. Kjo mund ti sugjerohet nxënësit, por
ata duhet të jenë në gjendje të kryejnë llogaritjet e plota sipas dëshirës.
Ide për detyra shtëpie
 Pyetjet 6.8 deri 6.10 në Librin e nxënësit
 Ushtrimi 6.4 Llogaritje me pjesëmarrjen e tretësirave

128 Libër mësuesi Kimia 10


CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Kotobelli, Irena

Kimia 10 : libër mësuesi / Irena Kotobelli, Aishe Karaj,

Eglantina Metaj ; red. Nisela Meçi. – Tiranë : Mediaprint, 2016

132 f. ; 207x284 cm.

ISBN 978-9928-08-265-7

I.Karaj, Aishe II.Metaj, Eglantina

1.Kimia 2.Tekste për mësuesit 3.Tekste për shkollat e mesme

54 (072) (075.3)
Irena Kotobelli
Eglantina Metaj
Aishe Karaj

Libër
mësuesi
Kimia 10

Librat e mësuesit dhe planet mësimore për të


gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni
dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit Çmimi 400 lekë
www.mediaprint.al ISBN: 978-9928-08-265-7
Për më shumë informacion mund të na shkruani
në adresën e emailit: botime@mediaprint.al
ose të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin
e telefonit: 042251614.

www.mediaprint.al

You might also like