You are on page 1of 2

PARATHËNIE

Libri i mësuesit “Gjeografia 6” është një mjet didaktik që vjen në ndihmë të mësuesit, në mbështetje të
tekstit mësimor përkatës të përgatitur dhe botuar nga Shtëpia botuese Ideart .
Mbështetur në programin mësimor, Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi (shkalla 3) për lëndën Gjeografia 6, në
tematikën “Ndërvarësia midis njerëzve, vendeve, rajoneve dhe mjediseve,” ky libër për mësuesin
përmbush kompetencat bazë të fushës që lidhen me kompetencat kyçe ndërmjet rezultateve të të nxënit të
secilës prej tre nëntematikave:
1. Gjeografia dhe kërkimi gjeografik ( 8 orë)
2. Harta gjeografike (12 orë)
3. Mjedisi ynë lokal (15 orë)
Konceptimi i hartimit të përmbajtjes së librit për mësuesit e Gjeografisë 6 synon:
- Të sigurojë zbërthimin e kornizës kurikulare të arsimit parauniversitar me qëllim krijimin e kushteve për
ndërtimin e kompetencave kyçe për nxënien gjatë gjithë jetës si dhe të kompetencave të fushës “Shoqëria
dhe Mjedisi” që lidhen me to.
- Të shërbejë si burim dhe aftësim profesional për mësuesit/et e gjeografisë.
- Të sugjerojë metoda, teknika, strategji të mësimdhënies e të nxënies të cilat nxitin interesin,
gjithëpërfshirjen,
ndërveprimin dhe punën kërkimore të nxënësve.
- Të nxit përdorimin efektiv të TIK-ut në proçesin e mësimdhënies së gjeografisë si mjet për sigurimin
dhe komunikimin e informacionit.
Shtjellimi i orëve mësimore (modelet) janë rekomandime që do ti shërbejnë mësuesit/es për të sqaruar
pyetjet që mund të ketë:
- Si mund të ndërthuren disa teknika të mësimdhënies brenda një ore mësimi?
- Si duhet të planifikohen raportet kohore mes punës së mësuesit/es, veprimtarisë së nxënësve dhe
bashkëpunimit ndërmjet tyre?
- Si organizohet etapa e reflektimit (rrjeti i diskutimit)?
- Si mund të realizojnë kompetencat mësimore dhe të organizojnë orën mësimore për tematikën “Mjedisi
ynë lokal”?
- Çfarë rruge dhe çfarë hapash duhet të ndjekin nxënësit/et për të realizuar projektin mësimor “Mjedisi
ynë lokal”?
Hartimi i planit mësimor vjetor bazuar në programin e MAS, do të jetë një ndihmesë në punën e
mësuesit/es të gjeografisë pasi është ideuar dhe hartuar duke përfshirë rezultatet e të nxënit si njohuritë,
shkathësitë dhe qendrimit/vlerat.
Korniza kurrikulare

Kompetencat kyçe për nxënien gjatë gjithë jetës


Kompetencat shprehen nëpërmjet përdorimit të njohurive, shkathtësive, vlerave dhe
qëndrimeve në trajtimin e plotë dhe të kuptueshëm të situatave të kontekstit.
Zhvillimet e sipërpërmendura dhe nevojat për ndryshime arsimore e bëjnë të qartë
domosdoshmërinë për të nxënë gjatë gjithë jetës. Qytetarëve të shoqërisë së dijes u
nevojitet të zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet vetjake,
shoqërore dhe ato që lidhen me botën e punës dhe tregun e lirë. Procesi i arsimimit
do t’i mundësojë çdo nxënësi zotërimin e kompetencave kyçe, të nevojshme për
jetën dhe punën.
Rrugët dhe mënyrat me të cilat njerëzit i qasen sot informacionit dhe shërbimeve
ndryshojnë vazhdimisht. Për këtë arsye, të gjitha moshat kanë nevojë të pajisen me
kompetenca të reja që i ndihmojnë të përshtaten në botën e sotme digjitale, jo
vetëm nëpërmjet fitimit të njohurive dhe aftësive teknike, por edhe nëpërmjet të
kuptuarit të thellë të mundësive, sfidave dhe çështjeve etike, ligjore dhe shoqërore
që lindin ose shoqërojnë zhvillimet e reja ekonomike, shoqërore dhe teknologjike.
Këto ndryshime shtrojnë domosdoshmërinë e zotërimit të kompetencave që i
aftësojnë individët të menaxhojnë ndryshimet dhe situatat e reja. Në përputhje me
qëllimet e arsimit parauniversitar, këto kompetenca janë:

1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.


2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin.
5. Kompetenca personale.
6. Kompetenca qytetare.
7. Kompetenca digjitale.

You might also like