You are on page 1of 32

Zhvillimi i kurrikules

1
• Kurrikula si fushë studimi është karakterizuar si e pakapshme,
e copëzuar dhe e ngatërruar. Sigurisht, ndonjëherë ajo mund
t’i ketë të gjitha këto, por ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm
se kurrikula si fushë studimi është vendimtare për
mbarëvajtjen jo vetëm të shkollave por edhe të gjithë
shoqërisë.

• Nëse kurrikulën e vlerësojmë në kuptimin e ngushtë të fushës,


si një listë lëndësh që duhet të mësohen në shkollë, por edhe
në kuptimin e gjerë të përvojave që kërkojnë individët për
pjesëmarrje të plotë dhe reale në shoqëri, nuk mohohet që
kurrikula ndikon tek të gjithë, domethënë, si tek ata që
merren me këtë fushë, arsimtarët dhe kurrikularistët e hullive
të ndryshme, ashtu dhe tek shoqëria në përgjithësi.

2
KURRIKULA ËSHTË REZULTAT I VEPRIMTARISË SHOQËRORE.

• Kurrikula hartohet sipas qëllimeve njerëzore të


paramenduara, por edhe të reja.
• Shoqëria, sidomos sot, është dinamike dhe shpesh anëtarët
e saj shfaqin pasiguri dhe paqartësi.
• Prandaj nuk duhet të habitemi që edhe fusha e kurrikulës
pasqyron karakteristika të tilla.
• Në rastin ideal, bashkë me hulumtimin dhe pjesëmarrjen në
këtë fushë, zhvillohen edhe shprehitë për përpunimin e
dinamikës së saj brenda një atmosfere pasigurie.
• Ajo që shumë e përcaktojnë si pështjellim, në të vërtetë
është dinamizëm, është larmia e zërave të shumtë brenda
kësaj fushe.
3
• Si do ta karakterizonit fushën e kurrikulës?
• Përse është e nevojshme të kuptohet fusha e kurrikulës?
• Çfarë metode të kurrikulës përdorin masa e gjerë e arsimtarëve?
• Si e përkufizoni kurrikulën?
• Përse pjesa më e madhe teoricienëve e përkufizojnë kurrikulën në
lidhje me parimet ose proceset e përgjithshme dhe jo në lidhje me
një përmbajtje të caktuar?
• Cilat janë çështjet themelore që e udhëheqin fushën e kurrikulës?
• Si ndikojnë bazat e arsimit në kurrikul? Cilat baza janë më të
rëndësishme? Përse?
• Cilat janë ndryshimet midis zhvillimit dhe hartimit të kurrikulës?
• Si mund të integrohen teoria dhe praktika në planifikimin e
kurrikulës?
• Si e përkufizoni rolin e drejtorit (mësuesit) në planifikimin e
kurrikulës?
• Çfarë ndikimesh po ushtrojnë rikonceptualistët dhe post-
modernistët në fushën e kurrikulës? 4
• METODAT E KURRIKULËS

• Metoda individuale e kurrikulës pasqyron këndvështrimin e një individi të caktuar,


duke përfshirë edhe atë që ai e percepton si realitet, vlerat që i mendon të
rëndësishme dhe tërësinë e njohurive që zotëron.

• Metoda e kurrikulës pasqyron një qëndrim gjithëpërfshirës ose gjithë-orientues.


Ajo mpleks bazat e kurrikulës (filozofinë e njeriut, këndvështrimin nga ana e tij të
historisë, psikologjisë dhe teorisë së të mësuarit, si dhe botëkuptimin për çështjet
shoqërore), lëmet e kurrikulës (njohuritë e përgjithshme dhe të rëndësishme brenda
kësaj fushe) dhe parimet teorike e praktike të kurrikulës.

• Metoda shpreh një pikëpamje për zhvillimin dhe hartimin e kurrikulës, për rolin e
nxënësit, të mësuesit dhe të specialistit të kurrikulës në planifikimin e kurrikulës,
përcaktimin e synimeve dhe objektivave të kurrikulës, si dhe çështjet e rëndësishme
që duhet të shqyrtohen.

5
•Metoda e kurrikulës pasqyron pikëpamjet tona për shkollën dhe shoqërinë;
deri në një farë mase, ajo mund të bëhet një botëkuptim gjithëpërfshirës në
rast se këto pikëpamje i mbrojmë fuqimisht.

•Metodat e kurrikulës mund të trajtohen nga një këndvështrim teknik dhe


joteknik ose shkencor dhe joshkencor. Metodat tekniko-shkencore përputhen
me teoritë dhe modelet tradicionale të arsimit dhe pasqyrojnë metoda
shkollimi të zbatuara e zyrtare. Shumë nga këto metoda shqyrtohen brenda
kampit pozitivist ose modern.

•Metodat joteknike dhe joshkencore kanë evoluar si pjesë e politikës së


arsimit dhe e filozofive eksperimentale; ato kanë prirjen t’u kundërvihen
praktikave të vendosura dhe të zyrtarizuara të arsimit. Krahas kësaj, metodat
joteknike pasqyrojnë pikëpamjet e postpozitivistëve ose të postmodernistëve.
Këto metoda janë më pak të kristalizuara dhe në hapat e para të zbatimit.

6
Përkufizim i kurrikulës
Ç’është kurrikula?
– Eshte plan per veprim, apo dokument i shkruar, qe
perfshin strategjite per arritjen e objektivave?
– Fusha qe trajton pervojat e nxenesit. Pra cdo gje
brenda dhe jashte shkolles, por qe eshte e planifikuar.
– Pervoje e vazhdueshme e femijeve nen orientimin e
shkolles.
– “Kurrikula perfshin te gjitha pervojat qe perfitojne
individet nga nje program arsimor… qe eshte
planifikuar ne lidhje me… teorine dhe kerkimin ose
me praktiken e shkuar e te sotme profesionale”.

7
• Sistem per trajtimin e njerezve dhe proceseve
• Mund te shihet si fushe studimi (historike,
filozofike, shoqerore etj.)
• Shqyrtohet ne lidhje me lenden, permbajtjen dhe
vitet shkollore.
• Kurrikul zyrtare dhe jo zyrtare e paplanifikuar, e
padukshme.
• Kurrikula sinonim i arsimit

8
Metodat e kurrikules
Bihevioriste:

Kjo është metoda më e vjetër dhe ende kryesore e kurrikulës. Si metodë e drejtimit
mjet-qëllim, ajo është logjike dhe udhëzuese.

Ajo mbështetet në parime teknike e shkencore, dhe përfshin paradigma, modele dhe
strategji të përshkallëzuara për formulimin e kurrikulës. Zakonisht, në themel të saj
qëndron një plan, prandaj ndonjëherë quhet plan-program ose dokument.

Synimet dhe objektivat e saj janë të konkretizuara, përmbajtja dhe veprimtaritë


renditen për t’iu përgjigjur objektivave, kurse rezultatet e të mësuarit vlerësohen në
lidhje me synimet dhe objektivat.

Kjo metodë e kurrikulës është zbatuar në të gjitha lëndët për më shumë se dy të tretat e
shekullit të njëzetë dhe shërben si pikë referimi për të krahasuar metodat e tjera të
kurrikulës.

9
Metodat e kurrikules
Bihevioriste:
– Metode e drejtimit mjet-qellim
– Mbeshtetet ne parime teknike e shkencore, ne modele e
strategji te pershkallezuara
– Ne themel te saj qendron nje plan (plan-program)
– Ka synime dhe objektiva konkrete,
• Përmbajtja dhe veprimtaritë renditen për t’iu përgjigjur
objektivave,
• Rezultatet e te mesuarit vleresohen ne lidhje me synimet
dhe objektivat.
• (Synimi t’i përgjigjet pyetjes: Çfarë dëshirojmë të
arrijmë gjatë një viti shkollor?
• [P.sh. Të pakësojmë braktisjen e shkollës
• Objektivi i përgjigjet pyetjes: Në ç’masë do të arrihet
synimi?
• [P.sh. Të pakësojmë me 20% braktisjen e shkollës në
krahasim me vitin e kaluar]) 10
• Nisi me idene e rendimentit ne industri sipas Frederik Teilor.
Ai analizoi rendimentin në fabrikë, në bazë të studimeve për
kohën dhe lëvizjen.
• Rendimenti ne shkolla (ulja: e nr. nx per klase, pagave,
punonjesve etj. (vitet ’20)

• Franklin Bobit, 1920 në veprën Si të bëjmë një kurrikul. Në


këtë libër, ai renditi më shumë se 800 objektiva dhe veprimtari
përkatëse, që u përgjigjeshin nevojave të parapërcaktuara të
nxënësve.

• Këto veprimtari luhaten nga “aftësia për t’u kujdesur për


dhëmbët sytë hundën dhe grykët; për t’i mbajtur pajisjet
shtëpiake në gjendje të mirë pune; deri tek shkrimi dhe
gramatika.”
11
• Ralf Tiler dalloi nevojen qe objektivat te mos
jene kaq te hollesishme, por teknikat e
kurrikules, te mesimdhenies e vleresimit te
shkrihen ne nje plan te vetem.
• Tileri nderthuri biheviorizmin që vë theksin ne
objektivat me progresivizmin (ve theksin ne
nevojat e nxenesit)

12
• Biheviorizmi ka evoluar në drejtim të trajtimit të ndërlikimeve
të të mësuarit njerëzor. Madje, biheviorizmi i ka lënë vend
edhe kërkimit që hulumton thellësitë e mendjes.
• Nxënësit, duhen perceptuar si individë njohës, që veprojnë
brenda një sfondi shoqëror.

• Nxënësit e vënë në jetë kurrikulën dhe reagojnë ndaj saj në


mënyra të veçanta, që varen nga interpretimet kulturore dhe
nga veprimtaritë e mëparshme jetësore të tyre.
• Një ngacmim nuk ngjall të njëjtin reagim tek çdo njeri.

13
• Ky “pasurim” i të kuptuarit të kësaj metode të
kurrikulës ka rritur më tej popullaritetin e saj si
mjet për krijimin e programeve arsimore.

• Megjithë diskutimet e shumta për ndryshimin e


paradigmave, me varësinë e saj ndaj mjeteve
teknike të përzgjedhjes dhe të organizimit të
kurrikulave, metoda bihevioriste vazhdojnë të na
shërbejë edhe në shekullin e ri.

14
Metoda menaxheriale:

• Kjo metodë e merr shkollën si sistem shoqëror, çka të kujton teorinë organizative,
sipas së cilës grupe të caktuara njerëzish, siç janë nxënësit, mësuesit, specialistët e
kurrikulave dhe administratorët, ndërveprojnë në përputhje me norma dhe sjellje të
caktuara.

• Arsimtarët që mbështeten në këtë metodë, e planifikojnë kurrikulën në drejtim të


programeve, orareve, hapësirës, burimeve, pajisjeve dhe personelit.
• Si degëzim i metodës bihevioriste, edhe metoda menaxheriale mbështetet në një
plan, në parime racionale dhe në hapa logjikë, por jo në metodat bihevioriste.
• Ana menaxheriale përqëndrohet më tepër në aspektet mbikqyrëse dhe
administrative të kurrikulës, veçanërisht në procesin organizativ dhe të zbatimit.

15
Metoda menaxheriale:
• E merr shkollen si sistem shoqeror ku nx. mesuesit,
specialistet etj.veprojne ne perputhje me norma e sjellje te
caktuara.
• Mbeshtetesit e kesaj metode planifikojne programet,
oraret, burimet, pajisjet etj.
• Perqendrohet ne organizimin dhe zbatimin
• Baze e saj eshte risia
• Roli i drejtorit si menaxher vitet (50-60)
• Mbeshtetja legjislative dhe administrative
• Rritja e rolit te inspektorit dhe drejtorit te shkolles si
udhëheqes te kurrikules.

16
Roli i mbikqyrësit të kurrikulës
 
• Pavarësisht nga metoda e kurrikulës, disa role themelore realizohen nga një mbikqyrës
ose specialist kurrikule. Ai duhet të kryejë shumë detyra të rëndësishme brenda shkollës
ose zonës shkollore. Më poshtë vijojnë disa prej këtyre detyrave:
 
• Ndihmon në zhvillimin e objektivave arsimorë të shkollës ose të zonës shkollore.
• Planifikon kurrikulën bashkë me nxënësit, prindërit, mësuesit dhe personelin mbështetës.
• Bashkërendon ose vlerëson sondazhin për nevojat e nxënësve.
• Harton programe studimore sipas viteve shkollore dhe/ose lëndëve.
• Planifikon ose cakton orët mësimore; planifikon orarin e shkollës.
• Zhvillon ose ndihmon personelin në hartimin e objektivave të sjelljes në fushat lëndore.
• Përgatit udhëzues kurrikule ose udhëzues për mësuesit, sipas vitit shkollor ose fushës
lëndore.
• Formulon njësi burimore ose plane të reja mësimore (ose rishikon ato ekzistuese).
• Ndihmon në përzgjedhjen dhe vlerësimin e teksteve shkollore.
• Organizon, përzgjedh ose porosit materiale dhe mjete mësimore.
• Shërben si faktor burimi për mësuesit.

 
17
• Vrojton mësuesit dhe zhvillon takime para dhe pas vrojtimit.
• Ndihmon mësuesit në zbatimin e kurrikulës në klasë.
• Ndihmon në ripërkufizimin ose përmirësimin e përmbajtjes.
• Punon me personelin në përpilimin e granteve.
• Nxit risitë dhe ndryshimin në kurrikul; shërben si faktor ndryshimi.
• Kryen hulumtime në fushën e kurrikulës dhe/ose punon me
konsulentët e kurrikulës brenda shkollës.
• Zhvillon standarde për vlerësimin e kurrikulës dhe të mësimdhënies.
• Bashkërendon ose planifikon programe për zhvillimin e personelit.
• Punon me mbikqyrësit, drejtuesit, personelin burimor, specialistët e
teknikës arsimore dhe mësuesit brenda shkollës (dhe zonës
shkollore).

18
Metoda e sistemeve
•Ndonjëherë e quajtur me emrin inxhinieri kurrikulare, kjo metodë përfshin
proceset e domosdoshme të planifikimit të kurrikulës nga inxhinierë të tillë si
inspektorët, drejtorët dhe bashkërenduesit: fazat (zhvillimi, hartimi, zbatimi dhe
vlerësimi) dhe strukturat (lëndët, kurset, planet e njësive dhe planet e orëve të mësimit).

• Metoda kurrikulare e sistemeve u ndikua nga teoria e sistemeve, analiza e


sistemeve dhe inxhinieria e sistemeve. Këto koncepte, fillimisht të zhvilluara nga
shkencëtarët e shkencave shoqërore në vitet 1950 dhe 1960, përdoren ose të paktën
diskutohen gjerësisht nga administratorët e shkollave, si pjesë e teorisë administrative
dhe organizative.
•Në metodën kurrikulare të sistemeve, pjesët përbërëse të gjithë zonës shkollore ose

shkollës shqyrtohen me imtësi në drejtim të ndërlidhshmërisë së tyre dhe të
ndikimit te njëra-tjetra. Këto pjesë, të tilla si departamentet, personeli, pajisjet dhe oraret,
planifikohen në mënyrë të tillë që të shkaktojnë ndryshime në sjelljen dhe kërkesat e
njerëzve.
• Ecuria dhe ndërprerjet e aspekteve të ndryshme të programit, në këtë rast të
kurrikulës, përllogariten, analizohen dhe u vihen në dispozicion administratorëve.
19
•Të menduarit sistemik i bën pjesëmarrësit të aftë të kuptojnë se
veprimtaritë e tyre ndërthuren me veprimet e të tjerëve dhe organizimi i
përgjithshëm është dinamika e funksioneve ndërvepruese, të cilat përbëhen
nga shumë nënprocese.

•Teoria e ndryshueshmërisë pohon që veprimtaria për kurrikulën ka


shkaqe dhe pasoja të përgjithshme dhe të veçanta. Mjedisi i shkollës brenda
të cilit marrin jetë kurrikulat është një komunitet ku njerëzit shfaqin
ndryshime individuale.

• Teoria e njohjes e përqëndron vëmendjen e individit tek fakti se


njohja brenda sistemit dhe e zotëruar nga pjesëmarrësit është themelore
për arritjen e suksesit në lojën për kurrikulën.

•Njohja e psikologjisë mbështet administrimin e përgjithshëm të cilësisë.


Kjo metodë e sistemeve zbaton mendimin sistematik të njerëzve të
përfshirë, duke rritur në maksimum pjesëmarrjen dhe të mësuarit e të
gjithë aktorëve, domethënë, të nxënësve dhe të mësuesve.
20
Metoda e sistemeve

• Eshte kalimi nga organizimi nga pikpamja menaxheriale ne


organizimin e kurrikules ne sistem.
– Perfshin proceset e planifikimit te kurrikules nga (specialistet e
kurrikules) inspektoret, drejtoret si:
• Fazat (zhvillim, hartim, zbatimi dhe vleresimi)
• Strukturat (lende, kurse, planet e oreve mesimore)
• Xhorxh Boshamp ndau teorine e arsimit ne pese teori te medha me
rendesi te barabarte:
– Administrimi
– Keshillimi
– Kurrikula
– Mesimdhenia
– Vleresimi
21
• Specialistët e kurrikulave, që vlerësojnë metodën e sistemeve,
parapëlqejnë një vështrim makro ose të gjerë të kurrikulës dhe
interesohen për ato çështje dhe probleme të kurrikulës, që kanë të
bëjnë me të gjithë shkollën ose sistemin e shkollës – jo thjesht në
kuptimin e lëndëve ose të viteve shkollore të veçanta.

• Atyre u intereson mënyra si trajtohet kurrikula në të gjitha


programet e ndryshme dhe në fushat e përmbajtjes, në çfarë mase
kurrikula pasqyron hierarkinë ose strukturat organizative të
shkollës (ose të sistemit të shkollës), nevojat dhe formimi i
pjesëmarrësve, si dhe metodat e ndryshme për ndjekjen dhe
vlerësimin e rezultateve. Planifikimi afatgjatë shkrihet me
planifikimin afatshkurtër ose të rastit.

22
Metoda akademike:

• E quajtur metoda tradicionale eshte e orientuar nga njohja,


qendrimet, konceptet.
• Priret prej natyres historike e filozofike dhe me pak sociale,
eshte teorike.
• Pas viteve 50, metoda akademike u perqendrua te metodat
cilesore, (te cilat ja humben shkelqimin).

23
• Metoda akademike e kurrikulës zgjeron përqëndrimin tonë përtej lëndës dhe pedagogjisë.
Akademikët trajtojnë tematika të shumta themelore (zakonisht historike, filozofike,
shoqërore dhe politike), duke parashtruar kështu një vështrim të përgjithshëm të
kurrikulës
.
• Sot disa akademikë pohojnë se fusha e kurrikulës i ka rrënjët në gjithë realitetin dhe
ndikohet prej tij. Prandaj, ajo duhet të përmbledhë jetën në tërësinë e saj, nga lindja deri
në vdekje.

• Kjo metodë kaq e gjerë e kurrikulës gërsheton fusha studimi formalisht të papërfshira në
rrahjen e mendimeve dhe në veprimtarinë për kurrikulën, siç janë feja, psikoterapia,
kritika letrare dhe gjuhësia.

• Për shumë arsimtarë, në pamje të parë fusha të tilla duken mjaft të huaja. Gjithësesi, ata
po fillojnë të kuptojnë që kurrikula duhet perceptuar si ligjëratë e shumëllojtë, si hartim
tekstesh të larmishme. Gjithçka që përfshihet në kurrikul, është në “suazën” e fjalëve dhe
të ideve.

24
• Merr ne konsiderate aspektet individuale dhe shoqerore te
kurrikules dhe mesimdhenies.
• Mesimdhenie mbeshtetur ne zhvillimin natyror dhe kureshtjen
e nxenesve.
• Nga kjo metode kane lindur veprimtari si: lojrat ne grupe,
ekskursionet, veprimtari artistike etj.
• Kundershtohen nga pjesa qe kerkon standarte me te larta.

Metoda humaniste

25
• Specialistët e kurrikulës që mbështesin këtë metodë, shprehin besim më të madh në
veprimtaritë shoqërore, si dhe në të mësuarit nëpërmjet bashkëpunimit, të mësuarit e
pavarur dhe të mësuarit në grupe të vogla. Ky besim është më i vogël në mësimdhënien
vetëm në fushën e njohjes dhe në të mësuarit konkurrues, të sunduar nga mësuesi e që
zhvillohet në grupe të mëdha.

• Sipas kësaj metode, çdo fëmijë ushtron ndikim të ndjeshëm në kurrikul dhe ndan me
prindërit, mësuesit dhe specialistët e kurrikulës përgjegjësinë e planifikimit të
mësimdhënies në klasë. Drejtuesit dhe mbikqyrësit e kurrikulës u lejojnë mësuesve një rol
më të madh në vendimet për kurrikulën.

• Idetë e kolegjialitetit profesional dhe të sistemeve të kujdestarëve janë më të theksuara në


shkollat që kanë përqafuar këtë metodë. Komitetet e kurrikulës ndërtohen nga poshtë-lart,
në vend që të ndërtohen nga lart-poshtë, dhe nxënësit ftohen shpesh në takimet për
kurrikulën, ku shprehin mendimet e tyre mbi përmbajtjen dhe përvojat, me synim
zhvillimin e kurrikulës.

26
• Metoda rikonceptualiste

• Ne thelb eshte akademike


• Perqendrohet ne ceshtje te medha politike dhe morale te arsimit
dhe ndikon mbi institucionet.
• Shkolla nuk i pershtatet realitetit por e ndryshon realitetin

27
• Qëllimi i kurrikulës është emancipimi i shoqërisë. Megjithatë, shumë
rikonceptualistë vlerësojnë se kurrikulat më të fundit janë kontrolluese dhe
synojnë të ruajnë rendin shoqëror ekzistues.

• Shkolla dhe kurrikula e saj duhet të ekzistojnë për ta ndryshuar atë.


Megjithatë, çdo shoqëri aktive ekziston si një sistem i hapur. Fakti që sot
zhvillohet kaq shumë dialogje dhe që ne diskutojmë për postmodernizmin
dhe ndryshimin e paradigmës, tregon sa aktive është shoqëria.

• Sigurisht që ka probleme; kaosi është i pranishëm. Por ama, harmoni të plotë


do të kishte vetëm një shoqëri statike, të mbyllura, e të pandryshueshme.

28
• Çfarë është kurrikula? Çfarë qëllimi ka? Si ndikon ajo tek
nxënësit dhe mësuesit? Mënyra se si e përkufizojmë
kurrikulën në tërësi, pasqyron prirjen tonë ndaj saj.
• Por lidhja e prirjes me përkufizimin nuk është e përsosur
dhe as përjashton në mënyrë të ndërsjellë; prirjet dhe
përkufizimet ndërthuren mes tyre.
• Lidhur me kurrikulën mund të veçohen pesë pikëpamje
ose përkufizime themelore. Dy të parat, më të spikaturat,
përshkruajnë dy skaje: përkufizimin konkret e udhëzues
kundrejt përkufizimit të hapur e të përgjithshëm.

29
• Kurrikula mund të përkufizohet si një plan për veprim ose një dokument i
shkruar, që përfshin strategjitë për arritjen e objektivave ose të qëllimeve të
dëshiruara.

• Ky këndvështrim, i përhapur nga Ralf Tiler dhe Hilda Taba, përfaqëson një
pikëpamje lineare të kurrikulës. Radha e hapave të planifikuesit është e caktuar
paraprakisht.

• Plani ka një fillim dhe një fund, si dhe një proces (ose mekanizëm), me qëllim
që, çka nis, të përparojë e të përfundojë. Pjesa më e madhe e bihevioristëve,
disa përfaqësues të metodës menaxheriale dhe mbrojtësit e sotëm të metodës
së sistemeve e pranojnë këtë përkufizim.

30
• Për shembull, J. Galen Seilor e përkufizon kurrikulën “si një plan për
sigurimin e disa mundësive të të mësuarit për njerëzit që do të
arsimohen.

• ” David Prat shkruan, “Kurrikula është një tërësi e organizuar


pikësynimesh për arsimimin dhe/ose formimin zyrtar.” Xhon Uaills
dhe Xhosef Bondi e shohin “kurrikulën si plan për të mësuarit, ku
objektivat përcaktojnë se çfarë lloj të mësuari është i rëndësishëm.

31
• Specialistët humanistë të kurrikulës dhe ata të kurrikulës së shkollës tetëvjeçare i
përmbahen këtij përkufizimi. Në vite ky përkufizim është interpretuar më
gjerësisht nga autorët e teksteve shkollore.

• Shepërd dhe Ragan pohojnë, “Kurrikula përbëhet nga përvojat e vazhdueshme të


fëmijëve nën orientimin e shkollës.” Ajo përfaqëson “një mjedis të veçantë … që i
ndihmon fëmijët të arrijnë vetë-realizimin nëpërmjet pjesëmarrjes aktive brenda
shkollës.

• ” Eisner vë në dukje se kurrikula “është një program që shkolla u ofron nxënësve


të saj.” Ajo përmban një “tërësi të paraplanifikuar pengesash arsimore për t’u
kapërcyer” dhe “një gamë të gjerë përvojash që përfton fëmija brenda shkollës.”

• Së fundi, Has argumenton se “kurrikula përfshin të gjitha përvojat që përftojnë


individët nga një program arsimor … që është planifikuar .

32

You might also like