You are on page 1of 7

Etapat e organizimit të punës mësimore

1. Hyrja (përgatitja) në punën mësimore

Hyrja apo përgatitja në punën mësimore, zë vend të rëndësishëm si etapë e organizimit të


punës mësimore. Varësisht se në çfarë mënyre do të zhvillohet puna me etapën përgatitore,
ashtu do të zhvillohen etapat që pasojnë. Pra, suksesi i kësaj etape varet se çfarë qasje do t’ i
bëhet hyrjes nga ana e arsimtarit.

Është me rëndësi të ceket se përmes kësaj etape mundësohet përgatitja për të vazhduar
realizimin e etapave pasardhëse, prandaj mund ta quajmë etapa përgatitore.

Hyrja në parim zgjat shkurt, përafërsisht 5 minta aq sa të zhvillojë kurreshtjen tek nxënësit
për atë që do të mësohet. Në pjesën hyrëse të orës arsimtari bën pëgatitjen “nxehjen” e
nxënësve për të përvetësuar mësimin e ri. Në fillim arsimtari në mënyrë spontane duke
marrë shembuj nga jeta e përditshme bën lidhjen e tyre me mësimin e ri, bën nxitjen
e ndjenjave dhe emocioneve, stimulimin e funksioneve intelektuale, krijon atmosferë për
punë mësimore dhe nxit nteresim për përvetësimin e njohurive të reja duke e vënë nxënësin
para problemit mësimor, respektivisht duke e subjektivizuar edhe vetë nxënësin si faktor i
rëndësishëm i punës mësimore.

Pra, hyrja fillon me parashtrimin e pyetjeve nga njësia mësimore e kaluar, me bisedë të lirë,
me demonstrim, me të vërejturit e ilustrimeve, ndërlidhjen e problemit me ndonjë objekt,
kontrollimi i detyrave të shtëpisë, etj.

Hyrja e cila ka për qëllim të krijojë atmosferë të punës ka një nënetapë që nuk vërehet
shumë, ajo është paraqitja e qëllimit të mësimit. Pas krijimit të atmosferës së punës si dhe
zgjerimit të komunikimit paraqitet qëllimi.

Qëllimi i etapës hyrëse, siç theksuam edhe më lartë është që në mënyrë graduale t’ i nxisë
nxënësit për punë, të vë në funksion të menduarit e tyre, të bëjë të mundur ikuadrimin e
plotë të nxënësve në mësim, të rrisë shkallën e produktivitetit dhe efikasitetit, të rrisë
pavarësinë gjatë punës së mëtejshme, etj.

2. Shtjellimi – zhvillimi i lëndës së re

Është etapë më e rëndësishme e punës mësimore. Ndryshe quhet edhe zhvillimi i lëndës së
re, e cila fillon nga faza përgatitore e orës dhe përfshinë pjesën qendrore të saj, realizon
përmbajtjen edukative dhe arsimore, që është parashikuar sipas planit dhe programit, duke
formësuar punën mësimore në pikëpamjë didaktiko-metodike, nxënësit fitojnë dituri të reja.
Kjo etapë zgjat 15-20 minuta dhe paraqet proces në të cilën realizohen qëllimet dhe detyrat e
mësimit të definuar në njësinë mësimore. Siç theksuam edhe më lartë kërkesa themelore që
shtron kjo etapë e orës mësimore është që nxënësi të përvetësojë e thellojë dituri, të ushtrojë,
përforcojë e sistematizojë dituritë e përvetësuara.

Kjo etapë e punës mësimore për nga karakteri i veprimeve operative të saj, është një proces i
angazhimit të përbashkët të mësimdhënësit dhe nxënësve, i cili rrjedh nga vetë karakteri
bashkëkohor i organizimit të mësimit. Mbështetur në këto kërkesa, etapa e shtjellimit të
lëndës së re ndodhet në varësi direkte (sikurse edhe etapat tjera) nga përgatitja paraprake e
nxënësve, që zakonisht bëhet në pjesën hyrëse të orës, që ka për qëllim integrimin e
nxënësve në punën dhe përmbajtjet e reja mësimore.

Në këtë etapë pozitë të rëndësishme ka nxënësi si subjekt aktiv, i cili ka rol me rëndësi në
punën mësimore dhe në tërë procesin e organizimit didaktik të mësimit duke fituar përmasa
të reja të angazhimit në të gjitha sferat dhe etapat e artikulimit mësimor.

Rezultatet përfundimtare të punës mësimore të kësajë etape mund të vlerësohen në fazën


përfundimtare të saj duke vërejtur me anë të përsëritjes dhe kontrollimit se sa dhe si i kanë
përvetësuar nxënësit përmbajtjet e reja mësimore.

3. Ushtrimet në punën mësimore

Si pjesë përbërëse e punës mësimore janë edhe ushtrimet në punën mësimore. Ushtrimet
përbëjnë një etapë shumë të rëndësishme në organizimin e procesit mësimor.

Me ushtrime në mësim kuptojmë formimin e shkathtësive në përvetësimin e teknikës së


kryerjes së ndonjë veprimi. Ushtrimet kanë për qëllim t’ i aftësojnë nxënësit për kryerjen me
sukses të veprimtarive përkatëse.

Shpesh herë të ushtruarit identifikohet me përsëritje, që nga aspekti didaktik është e


gabueshme. Të ushtruarit lidhet patjetër me përsëritjen, mirëpo këto dy funksione didaktike
duhet të dallohen duke pasur parasyshë qëllimin dhe kuptimin themelor e çdonjërit prej
tyre, pra, edhe dallimet në ekzekutimin didaktik. Qëllimi i të ushtruarit është formimi i
shkathtësisë për përvetësimin e teknikës së punës, kurse qëllimi i përsëritjes është arritja
qëndrueshmërisë së diturive.

Kjo etapë didaktike në procesin mësimor ndahet në disa faza, edhe atë:

• Ushtrime fillestare
• Ushtrime plotësuese dhe
• Ushtrime korrektuese
Ushtrimet mund të ndahen në:

• Ushtrime me gojë (ushtrime për të shprehurit e gjuhës amtare, në gjuhën e huaj, për
zgjedhjen e problemeve mësimore, etj.)
• Ushtrime me shkrim (për përvetësimin e shkrimit në gjuhën amtare, në formë të
përshkrimeve dhe diktimeve, për punë gjysmë të pavarur, për t’ u shprehur drejtë në gjuhë të
huaj, për zgjidhjen e problemeve në mësim, punimet krijuese me shkrim të nxënësve, etj.)

Ushtrimet mbështeten në aftësinë e të kuptuarit dhe të menduarit, sikurse edhe mbi bazën e
zhvillimit të shumë proceseve të përbëra psikike, sidomos në të vërejturit, perceptimin,
kujtesën dhe aktivitete të tjera intelektuale, të cilat ngrejnë ushtrimet në një shkallë më të
lartë dinamogjene, duke mundësuar edhe zhvillimin e veçorive kreative të shprehjes
individuale të veprimeve.

Gjatë ushtrimeve në punën mësimore shpeshherë përdorën rregullatorë apo mjete të


veçanta didaktike, që u lehtësohet nxënësve kryerja e ndonjë veprimtarie. p. sh. gjatë
ushtrimit të skrimit fillestar përdoren fletore me vija të ndryshme.

Është karakteristike për këtë etapë didaktike se ajo zbatohet kryesisht në mënyrë
individuale, domethënë me të ushtruar individual nxënësit fitojnë shkathtësi.

Pra, ushtrimet si etapë e punës mësimore janë shumë të rëndësishme sidomos sa i takon
aftësimit dhe përgatitjes së gjeneratave të reja për jetë dhe punë, për punë të pavarur e
sidomos për punë prodhuese, d. m. th. ushtrimet janë pjesë përbërëse e çdo etape apo faze të
organizimit të punës mësimore.

4. Përsëritja dhe përforcimi në punën mësimore

Sikurse etapat e cekura më lartë, edhe etapat e përsëritjes dhe përforcimit janë pjesë shumë
me rëndësi në punën mësimore.

Në Fjalorin e Pedagogjisë, përsëritje është kthimi te matriali i mësuar, i bërë me qëllim


ngulitjeje, thellimi, zgjerimi dhe sistematizimi të njohurive, aftësive dhe shprehive të
nxënsve.

Sipas Dr. Nijazi Zylfiut, përsëritja përfshinë në vete edhe të gjithë strukturat përbërëse të
përforcimit, dhe se përsëritja është një komponentë relativisht i pavaruri mësimit, i cili
mbështetet në tërësi edhe në elemenete të veçanta të përforcimit të ligjeve të të nxënit, gjatë
punës mësimore.
Detyrë e mësimit është që dituritë dhe shkathtësitë e fituara të bëhen pasuri e përhershme e
nxënësit dhe të pengohet harresa. Për këtë qëllim organizohet përsëritja, që në tërësinë e
procesit mësimor ka karakter të etapës së veçantë didaktike.

Prandaj, etapa e përsëritjes në punën mësimore aplikohet në të gjitha lëndët në harmoni me


planin e paraparë për përsëritje apo sipas rasteve të veçanta. Ajo është pjesë përbërëse e
procesit mësimor dhe në mënyrë të organizuar ajo në masë të caktuar aplikohet gjatë gjithë
zhvillimit të punës mësimore.

Përsëritja dhe përforcimi janë dy forma ose dy nivele të njohjes mësimore, sepse kanë një
burim – zhvillimin e mësimit, përmbajtjet mësimore të zhvilluara më parë – dhe përsëritja
është fazë e natyrshme për thellimin dhe sistematizimin e njohurive.

Zakonisht, përsëritja organizohet në fund të orës, por edhe gjatë orës. Ajo organizohet
kryesisht me anë të pyetjeve të shtruara nga ana e arsimtarit. Përsëritja mund të organizohet
edhe në formë të kontrollit të njohurive si: me pyetje, me detyra, me aktivitete praktike, etj.

Përsëritja është e lidhur ngushtë me përforcimin e diturive e cila në esencë kërkon


sistematizim në procesin e njohjes mësimore të mësimdhënies, pa kërcime, pa lëshime,
respektimin e aftësive intelektuale të nxënësve, etj. Prandaj edhe procesi i përsëritjes dhe
përforcimi mbështetet në procedura ngjashme me procesin e zhvillimit të mësimit të ri që
shkohet prej së afërmems nga e largëta.

Nga kjo që thamë më lartë, mund të përfundojmë se përsëritja gjatë zhvillimit të mësimit të
ri na ndihmon të bëjmë lidhjen e mësimit të ri me mësimn e kaluar. Pra, njohurtë e fituara
më parë mund t’ i shfrytëzojmë si bazë mbështetjeje për t’ i kuptuar më lehtë njohuritë e reja.

5. Detyrat e shtëpisë të nxënësve

Detyrat e shtëpisë të nxënësve është etapë shumë e rëndësishme e organizimit të punës


mësimore shikuar nga aspekti klasë-orë-lëndor i organizimit.

Detyrat shtëpiake janë pjesë e pandarë e punës mësimore, që nënkupton vazhdimin e


detyrave mësimore të nisura në shkollë dhe përfundimin e tyre në shtëpi. Përmes tyre bëhet
aktivizimi i drejtpërdrejtë dhe i pavarur i nxënësve për përforcimin dhe përsëritjen e lëndës
mësimore pa mbikqyrje nga ana e arsimtarit.

Vlera e detyrave shtëpiake, sipas Dr. Nijazi Zylfiut është e dyfishtë:

1. Arsimore (nxënësit i përgatit dhe i aftëson për punë të pavarur në përvetësimin, thellimin
dhe zgjerimin e diturive).
2. Edukative (krijojnë shprehi për punë sistematike, planifikim të kohës dhe angazhimeve,
duke e rritur nivelin e përgjegjësisë ndaj obligimeve si dhe përgatitin për veprime
vetëvlerësimi).

Didaktika ka përcaktuar disa kërkesa ndaj detyrave mësimore: të jenë konkrete, të paraqiten
qartë dhe bukur, të mos krijojnë mbingarkesë për nxënësit. Që të përmbushen këto, nxënësit
duhet të kenë të qartë metodikën e punës për kryerjen e detyrave, si duhet punuar me librin,
si duhet mbajtur shënimet, kur duhen zgjidhur detyrat e vështira e kur ato të lehtat, si duhet
bërë vetëkontrolli, etj. Gjithashtu për përmbushjen e këtyre detyrave duhen krijuar kushte të
volitshme për punë si dhe kërkohet angazhimi i mësimdhënësit, prindërit dhe i vëtë
nxënësve.

Sipas mënyrës së kryerjes së veprimeve, detyrat mund të ndahen në:

• detyra me shkrim,
• detyra me gojë dhe
• detyra praktike.

Kurse sipas qëllimit se çfarë kemi përcaktuar si objektiv, ato ndahen në:

• detyra përgatitore,
• detyra për ushtrime dhe
• detyra për përforcim.

Kërkesa themelore didaktike është që çdo punë e pavarur e nxënësit duhet të kontrollohet.
Mënyra e kontrollimit mund të ndërrojë nga arsimtari; nganjëherë mjafton edhe një
kontrollim i rezultateve kalimthi, por është shumë me rëndësi që arsimtari të kontrollojë
kohëpaskohe imtësisht dhe me kujdes të madh detyrat e shtëpisë të nxënësve dhe nëse nuk
ka kohë të mjaftueshmegjatë mësimit për këtë qëllim, këtë punë e kryen edhe jashtë mësimt,
në shkollë ose në shtëpi.

Kontrollimi i detyrave të shtëpisë të nxënësve është shumë me rëndësi, sidomos kontrollimi i


hollësishëm, sepse te nxënësit krijohet bindje e thellë se arsimtari i kontrollonë detyrat
detajisht dhe në këtë mënyrë ata do të mundohen sa më shumë që punën e tyre ta kryejnë sa
më saktë dhe në mënyrë të pavarur.

6. Kontrollimi dhe vlerësimi (notimi) i diturive

Kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve si pjesë përbërëse e organizimit të punës


mësimore, është një fazë shumë e rëndësishme dhe e pashmangshme, përmes së cilës bëhet
kontrollimi dhe vlerësimi i përvetësimit të njohurive, shprehive dhe aftësive të nxënësve.
Kontrolli i nxënësve, si një etapë paraprake dhe përcjellëse e procesit të vlerësimit, duhet të
jetë pjesë përbërëse e çdo ore dhe etape të punës mësimore dhe të krijojë bindjen e
mësimdhënësit për efektet e punës së vet. Kontrollimi zhvillohet në orë të veçanta, por
kryesisht është pjesë përëbërëse e çdo ore mësimore dhe përfshinë jo vetëm dituritë, por
edhe shkathtësitë dhe shprehitë e fituara.

Kontrollimi i njohurive të nxënësve mund të jetë:

• kontrollimi gojarisht, përmes të cilit arsimtari e kontrollon nxënësin në mënyrë verbale


(bashkëbisedimi), d. m. th. nxënësit i parashtrohen pyetjet përkatëse dhe prej tij kërkohet që
në mënyrë të pavarur të japë përgjigje të caktuar.
• kontrollimi me shkrim, këtu kontrollimi bëhet në bazë të detyrave grafike ose me shkrim të
nxënësit, detyrave të shtëpisë dhe atyre shkollore, përmes testeve të ndryshme, përmes
zgjidhjes së detyrave në tabelë.
• kontrollimi praktik, zakonisht kryhet nëpër laboratore apo jashtë me anë të ushtrimeve
(punëve) të ndryshme.

Duke e kontrolluar procesin e të menduarit të nxënësit, mësuesi përcakton rrugën e drejtë


apo të tërthortë, mekanike apo logjike që ka ndjekur nxënësi për të arritur në përgjithësime,
në konkluzione, në formulimin e ligjeve, etj. Nga fillimi deri në fund të këtij procesi është e
rëndësishme që të krijohet atmosferë serioze pune dhe pa tension. Këtu ka rolin e vet
shprehja e mësuesit, mimika dhe qëndrimi i tij.

Pra, kontrollimi i diturive, i shkathtësive dhe i shprehive të nxënësve luan rol shumë pozitiv
në përcaktimin e asaj se sa janë të qëndruëshme njohuritë e përvetësuara të nxënësve, se në
çfarë mënyre i kanë kuptuar (përvetësuar) njohuritë e zhvilluara më parë, në ç’ nivel janë ato
d. m. th. sa janë në gjendje që nxënësit t’ i manifestojnë ato praktikisht, etj.

Siç cekëm më lartë, edhe vlerësimi i diturive të nxënësve është pjesë përbërëse e organizimit
të punës nësimore si dhe është një veprim shumë i ndjeshëm, si në aspektin pedagogjik
ashtu edhe në atë psikologjik.

Qëllimet për të cilat aplikohet vlerësimi, shikuar nga aspekti i vleftës dhe rëndësisë që ka
gjatë procesit të punës mësimore, janë mësimore, diagnostike dhe orientuese. Sa i takon
formës se si bëhet vlerësimi, ai mund të jetë: në formë numerike, përshkruese
(deskriptive) dhe me anën e testeve.

Përmes vlerësimit, mund të konstatojmë suksesin dhe mundësitë e nxënësit për


përvetësimin e dijeve, gjithashtu vlen të theksohet se mund të zbulojmë prirjet për
kreativitet, përparësitë dhe dobësitë në mësim të çdo nxënësi, qëndrimin ndaj punës
(mësimit), aftësinë e të vlerësuarit kritik, etj.
Në fund, është me rëndësi të thuhet, se kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve, si
etapë me peshë në organizimin e punës mësimore, duhet të jetë i plotë dhe objektiv, sa më i
drejtë dhe i saktë, arsimtari gjithmonë duhet të merret me tërë klasën e jo vetëm me nxënësit
e mirë, rezultatet e arritjeve të nxënësve t’ i bëjë publike si dhe të krijojë atmosferë humori në
momente të caktuara.

LITERATURA

Murati, Prof. Dr. Xheladin. Didaktika (Metodologjia e mësimdhënies), Tetovë,


2002
Mustafa, Dr. Avzi. Didaktika e gjuhës shqipe dhe e leximit letrar, Shkup, 2002
Osmani, Shefik. Fjalor i pedagogjisë, Tiranë, 1983
Pedagogjia II, në red. e Dr. P. Shimlesha, Prishtinë, 1977
Pedagoška enciklopedija I dhe II, Beograd, Zagreb, 1989
Zylfiu, Dr. sci. Nijazi. Didaktika (Teoria e mësimit dhe e mësimdhënies), Prishtinë,
2005

nga Semir Aliu

You might also like