You are on page 1of 6

Vlerësim i arritjeve të nxënësve .

Testim përmbledhës për tremujorin e tretë

Lënda : Gjuhë shqipe Klasa IX Emri i nxënësit/es________________________________

Lexo pjesën e mëposhtme dhe përgjigju pyetjeve në vijim :

Nostalgji për mësuesin.

1 • Edhe sot e kësaj dite nuk mund ta heq nga kujtesa profilin e një burri të madh,një zotnie,në të
gjitha kuptimet e fjalës,që ecën i qetë,i menduar,me hap të mbështetur fort mbi tokë,me sytë
përdhe,paksa i menduar,paksa të kodhur …ndofta nga leximet e shumta,me një fytyrë të bardhë,të
rrumbullakë plot mirësi,i përshkon heshturazi,mendueshëm,rrugët e Tiranës ne vitet ’70 dhe ’80…
Kam parasysh mësuesin e nderuar të gjuhëve të huaja,përkthyesin e shquar nga
frëngjishtja,anglishtja,gjermanishtja,intelektualin me tradita familjare patriotike,Mahmut
Bobratin.Kujtimi i nderuar i tij ndjek pas gjithë ata breza të rinjsh që paten fatin të marrin
mësime humanizmi dhe culture,gjuhësh të huaja prej tij...

2 • Ai sillej shumë modesisht,sepse përndryshe kultura e tij do t’i shkatërronte psikologjikisht


nxënësit që ai donte të edukonte,Se përse ndiheshin gjithmonë me faj përpara tij.Ai e dinte siç
duket këtë.Zotnia i madh.Dhe merrte masat që të mos shkaktoheshin dëme psikologjike.Na linte t’i
shërbenim në gjëra të vogla si për të thënë se duhet respektuar mosha dhe statusi,por edhe për t’u
gëzuar me atë se edhe ne do të kishim kohë pë të nxënë nga pak.Nuk bërtiste kurrë.Ndonëse
gabimet tona sikur i shkaktonin një zverdhje të lehtë në fytyrën e tij të bardhë.Nuk na i korrigjonte
kurrë gabimet me stilolaps të kuq për t’i bërë edhe më të dukshme.Shkruante me një stilograf të
trashë,me pompë,mbushur me bojë të zezë,me një shkrim të bukur kalografik,duke korrigjuar
anash fletës gabimet tona.Më ka qëlluar që jam takuar me shokë e miq,të cilët kishin përvetësuar
gjuhë të huaja të ndryshme,dikush anglisht,dikush frëngjisht,dikush gjermanisht.Fati e deshte që
shumica të kishin kaluar nga duart e tij.Grindja që nuk e zgjidhëm dot kurrë:Cilën gjuhë dinte më
mire pedagogu ynë?Një shqipe e përkryer.Përkthyes i mire është ai që di shqip në perfeksion.Me
siguri traditat e familjes Bobrati nga Elbasani këtu kishin lënë gjurmë të pashoqe.Ai ishte i biri i
një patrioti të shquar,doctor Ruzhdi Bobratit,që iu bë krahë pavarësisë në atë qark….

3 • Nuk kërkoi kurrë asgjë nga nxënësit e tij.Mësues i madh.E dinte se nxënësi sikurse fëmija është
egoist.E harron mësuesin,prindin,sepse ka jetën përpara.Nxitohet në rrugët e jetës dhe nuk ka kohë ta
kthejë kokën pas.E falte edhe këtë.Nuk e dinte sesa e adhuronin,sepse nuk ia thamë dot kurrë.Me
sjelljen e vet braktisëse çdo nxënës i thotë padashje tjetër gjë mësuesit të vet.Kush ka dhënë
ndonjëherë mësim e di këtë.Mësuesi i mire është si ai i plagosuri që i thotë mikut të tij: ”Ik ! Vazhdo
rrugën ti ! Mos qëndro me mua ! Më lër mua këtu ku jam”.Sikurse duhet të bëjë edhe një prind i mirë.

4 • E dinte me siguri Mahmut Bobrati i madh se një ditë,edhe pas ndarjes nga jeta prej një
viti,nxënësit e tij do të riktheheshin tek ai me po atë nderim,me po atë nostalgji,duke iu falur e
kërkuar të falur për gabimet e bëra,duke e falenderuar për zotnillikun e tij,për shembullin e tij të
madh intelektual,për ato që na mësoi,e sidomos,p metodën e tij për të na thënë me delikatesë sesa pak
dinim,sesa pak njeriu mund të dijë në jetë,sesa kokulur duhet me qenë në dije.Nuk bëri asgjë
mediatike,nuk bëri asgjë për zhurmë,qetë gërryente fantazmat e padijes,si një mjek i mire në kohëra
epidemish ideologjike apo tregu,nuk bëri asgjë për të cilat shoqëritë e zhurmshme e budallaqe japin
dekorata,ngrenë buste e përmendore.Ai mësoi brezat e rinj,bëri fjalorë,përktheu,përpunoi në
praktikë shqipen e kulluar,dha shembullin e intelektualit që pranon në heshtje se shpesh është
heshtja dhe mosangazhimi çmimi i lirisë intelektuale.Bëri shumë…

1 • Përcakto llojin e tekstit.Qarko alternative e duhur. ( 1 pikë )

A • letrar B • ese përshkruese C • tekst udhëzues D • prozë poetike

2 • Çfarë është ai ? Qarko alternativën e saktë.

A • biografi B • ese përshkruese C • tekst udhëzues D • tekst argumentues

3 • Dallo nga teksti i mësipërm dy mendime objective që lidhen me figurën e mësuesit. ( 2 pikë )
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________

4 • Cila është gjuha e përdorur në këtë tekst?Çfarë bie më së shumti në sy? ( 2 pikë )
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________

5 • Cili është dallimi mes paragrafit . 1 dhe paragrafit . 2 . ? ( 1 pikë )


_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________

6 • Listo tipare të portretit fizik të mësuesit.Ç’përfytyrim të krijon ky portet ? ( 3 pikë )


_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________

7 • Jep mendimet e tua në lidhje me paragrafin 3 . Ç’tipar të mësuesit nënvizon më së shumti autori
? ( 3 pikë )
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________

8 • Si e kupton titullin e pjesës ? Shkruaj një titull tjetër që të ketë kuptim të figurshëm . ( 2 pikë )
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________

9 • Dallo në paragrafin 2 një similitude (krahasim i zgjeruar) dhe një shprehje frazeologjike.
similitude __________________ shprehje frazeologjike_________________________ ( 2 pikë )
10 • Shoqëroje foljen kujtoj me : ( 4 pikë )

rrethanor kohe ____________________________rrethanor vendi_____________________________

rrethanor mënyre __________________________rrethanor qëllimi____________________________

11 • Nënvizo kryefjalë në fjalinë. ( 1 pikë )

Ndonëse gabimet tona të shumta sikur i shkaktonin një zverdhje të lehtë në fytyrën e tij të bardhë.

12 • Qarko fjalinë që ka kundrinor të zhdrejtë me parafjalë . ( 1 pikë )

A • Nga e nesërmja më kujtohen shumë ngjarje.

B • Nga ana e malit u rrëzuar një ortek.

C • Gjethet u rrëzuan nga era e vjeshtës.

D • Gjethet u rrëzuan nga ariu.

13 • Dallo funksionin e gjymtyrëve të nënvizuara. ( 3 pikë )

Përkthyes i mirë është ai që di shqip në perfeksion._________________________________________

Ai e bënte ligjërimin të veçantë__________________________________________________________

Mësuesi ndihej i vlerësuar.______________________________________________________________

14 • Kthe fjalinë nga fjali pyetëse e drejtë në fjali pyetëse të zhdrejtë ? ( 1 pikë )

Pse mësuesi nuk i vinte re gjithmonë gabimet tona ?


_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________

15 • Emërto llojet e fjalive të përbëra . Ndaji në pjesë . Ndërto skemën e fjalisë së dytë . ( 3 pikë )

Ne e vlerësonim figurën e tij,prandaj e kujtojmë me nostalgji dhe do ta kemi përherë si model .

Na linte që t’i shërbenim gjëra të vogla,sepse kërkonte të na tregonte se duhet respektuar mosha që
ai kishte .

16 • Emërto llojet e fjalive njëkryegjymtyrëshe foljore . ( 2 pikë )

Po edukohemi perms modelit të tij . ______________________________________________________

Duhej ligjëruar vetëm shqip . ___________________________________________________________

Pikët 0-8 9 – 13 14 – 17 18 – 21 22 – 25 26 – 29 30 – 32
Notat 4 5 6 7 8 9 10
1) B
2) B
3) Me siguri trendafilat e familjes Bobrati nga Elbasani ketu kishin lene gjurme te pashoqe .
Ai ishte I biri I nje patrioti te shquar ,doktor Rruzhdi Bobrati ,qe iu be krahe pavarsise ne
ate qark…..

4) Pershkrimi i tekstit eshte subjektiv . gjuha e perdorur eshte gjuha e figurshmre . ne tekst
mbizoterojne fjalet dhe mbiemrat pershkrues po ashtu edhe detajet . foljet kryesisht ne tekst
jane ne kohen e pakryer dhe ne te tashmen.

5) Dallimi midis dy paragrafeve eshte se ne paragrafin e pare kemi pershkrim kurse ne paragrafin
e dyte kemi rrefim .

6) Disa tipare te portretit fizik te mesuesit :


Nje zotni ne te gjitha kuotimet e fjales ,I menduar , me syte perdhe ,paska I menduar , me nje
fytyre te bardhe ,te rrrrumbullake plot miresi , I heshtur etj.

7) Në paragrafin 3, autori portretizon mësuesin në drejtim të cilësive të karakterit të tij.Ai është si një
prind i dashur dhe mirëkuptues edhe përballë një fëmije egoist. Ai jepte dashuri pa kusht: “Nuk e dinte
sesa e donim,sesa e adhuronim...” Mësuesi është si ai i plagosuri që i thotë mikut të tij të vazhdojë
rrugën,sikundër një prind i mirë.Të sjell përfytyrimin e një njeriu me vlera,fisnik dhe tolerant

8) Titulli i pjesës mbështetet te kuptimi i fjalës nostalgji,mall për diçka,në rastin tonë për mësuesin dhe
atë çka ai përfaqëson. Autori kthehet pas në kohë dhe rikujton gjithçka të bukur dhe me vlerë që
lidhet me portretin e mësuesit të tij.
Titulli im : Mirenjohje per mesuesin
9) similitude-sikur i shkaktonin një zverdhje në fytyrën e tij të bardhë

Shprehje - te kishim kaluar nga duart e tij

10)

Kujtoj neser

Kujtoj ne shtepi

Kujtoj thelle

Kujtoj per te mesuar

11)

Ndonëse gabimet tona të shumta sikur i shkaktonin një zverdhje të lehtë në fytyrën e tij të
bardhë.

12)

A • Nga e nesërmja më kujtohen shumë ngjarje.

B • Nga ana e malit u rrëzuar një ortek.

C • Gjethet u rrëzuan nga era e vjeshtës.

DD • Gjethet u rrëzuan nga ariu.

13)

Përkthyes i mirë është ai që di shqip në perfeksion. --- percaktor me pershtatje

Ai e bënte ligjërimin të veçantë. --- p.kallzuesor i kundrinorit te drejte

Mësuesi ndihej i vlerësuar. ---- p.kallzuesor i kryefjaes


14)

Do donim te dinim se pse mesuesi nuk i vinte re gjithmone gabimet tona.

15)

/ /
Ne e vlerësonim figurën e tij ,prandaj e kujtojmë me nostalgji dhe do ta kemi përherë si model .

Fjali e perbere me bashkerenditje

/ / /
Na linte që t’i shërbenim gjëra të vogla ,sepse kërkonte/ të na tregonte se duhet respektuar

/
mosha që ai kishte .

na linte -- PK

qe ti sherbenim gjera te vogela -- PNQ

spese kerkonte --- PNSH

te na tregonte ---- PNQ

se duhet respektuar mosha ---- PNF

qe ai kishte --- PNP

PK

PNQ PNSh

PNQ

PNQ

PNQ

You might also like