You are on page 1of 2

Emri________________ Testi i tremujorit III

Klasa ____ GRUPI A

Lexo tekstin e mëposhtëm:


Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet me verën. Vjeshta e trishtueshme erdhi dhe iku. Tani po
hyn dimri dhe qiellin do ta mbulojnë re të qeta e të ftohta. Sot, për herë të parë, zuri dëbora...
Prapa qelqeve të dritares, po shikoj flokët e dëborës. Ngadalë-ngadalë, bora fluturon flokë-flokë e
shtrohet mbi tokë.
Bie kudo e duket se kërkon të ndreqë e të zbukurojë natyrën. Dy vajza të vogla po luajnë e në flokët e
tyre të artë, të lëshuar mbi shpatulla, bora shkruan trëndafila të argjendtë. Djemtë qeshin, hidhen, lozin
e luftojnë me topa. Zogjtë vërtiten rreth e rrotull pragjeve për një thërrime buke.
Si në verë, gjithë bota jonë veshur me të bardha.
Flokë-flokë po bie bora. Natyrës po i ndërron ngjyra...

1. Për cilën stinë bëhet fjalë në tregim? 1 pikë


- vera pranvera dimri vjeshta

2. Rretho fjalën që dallon stinën e dimrit. 1 pikë


a. kthjelltësia e qiellit b. vjeshta c. re ç. bora.

3. Si e kupton shprehjen ? 1 pikë


Natyrës po i ndërron ngjyra.
_____________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________

4. Shkruaj 4 mbiemra (nga tregimi) . 4 pikë

1. ______________ 2. _________________ 3. ________________ 4. _____________

5. Shkruaji në tabelë foljet e nënvizuara në tekst dhe plotësoje atë. 20 pikë

Folja Koha Veta Numri Zgjedhimi

6. Nënvizo në fjalitë e dhëna kryefjalën dhe kallëzuesin. Gjej me se janë shprehur. 8 pikë
Ai është nxënës shembullor.
Flokë-flokë po bie bora.

Kryefjala Me se shprehet
1.
2.
Kallëzuesi Me se shprehet
1.
2.
7. Plotëso tabelën me fjalë nga teksti. 4 pikë

Kundrinor i drejtë K. i zhdrejtë pa parafjalë K. i zhdrejtë me parafjalë Përcaktori

8. Vendos V në fjalët e ndara saktë në fund të rreshtit. 3 pikë

ma – li ba –r a – rra lule – dielli kun – dër shtëp – ia

9.Formo fjali me foljet jap, dal duke i përdorur në kohën e pakryer, veta e tretë njëjës. 4 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

10. Shkruaj fjali me çdo lloj rrethori që ke mësuar. Trego me se shprehen. 12 pikë

Rrethanor Fjalia Me se shprehet


kohe
vendi
mënyre
sasie
shkalu
qëllimi

11. Shkruaj fjali ku kallëzuezi të jetë: 2 pikë

foljor ________________________________________________________________

emëror __________________________________________________________________

12. Shkruaj tri parafjalë që janë në tekst: 3 pikë

1.____________ 2. __________ 3. ____________

13. Zgjero kryefjalën dhe kallëzuesin në fjalinë e mëposhtme. 2 pikë


Bora fluturon.
____________________________________________________________________________________
14. Gjej një ndajfolje në tekstin e mësipërm. 1 pikë
………………………

15. Shkruaj një fjali dëftore, një pyetëse dhe një nxitëse. 3 pikë

Pikët 0‒16 17‒25 26‒34 35‒42 43‒51 52‒60 61‒66


Nota 4 5 6 7 8 9 10

You might also like