You are on page 1of 5

Prerja e art

Nga Wikipedia, enciklopedia e lir E pashqyrtuar

Raporti i art n matematike dhe ne art, Dy madhesi jane ne raportin e arte nese raporti i shumes se dy madhesive me madhesine me te madhe eshte i barabarte me raportin e madhesise se madhe me te voglen. Raporti I arte eshte nje konstante matematike irracionale perafersisht 1,6180339887. Emra te tjere te perdorur per raportin e arte jane seksioni i arte dhe menyra e arte. Raporti I arte zakonisht paraqitet me shkronjen greke fi (). Figura ne te djathte ilustron lidhjen gjeometrike qe percakton kete konstante.

Gjatesia totale a + b eshte per segmentin e gjate a si a eshte per segmentin e shkurter b.

E shprehur algjebrikisht : Te pakten qysh prej Rilindjes shume artiste dhe arkitekte kane perpjestuar punet e tyre per t'iu afruar raportit te arte, vecanerisht ne formen e drejtkendeshit te arte, ne te cilin raporti i brinjes me te gjate me ate me te shkurtren eshte raporti i arte.

Historiku

Raporti i arte i verejtur te Parthenon-i grek

Raporti i arte ka magjepsur intelektualet perendimore te interesave te ndryshem per te pakten 2400 vjet. Disa nga matematikanet me te medhenj te te gjitha koherave, nga Pitagora dhe Euclidi ne Greqine e lashte, Leonardoja i Pizes, astronomi i Rilindjes Johan Kepler, e deri shkencetaret e diteve tona si fizikani i Oksfordit Roxher Penrose kane kaluar ore te panumerta duke studiuar raportin e arte dhe cilesite e tij. Ne Greqine antike matematikanet filluan te studionin raportin e arte per shkak te shfaqjes se tij te shpeshte ne gjeometri. Ndarja e nje segmenti ne raportin e arte, perben nje element mjaft te rendesishem ne gjeometrine e figurave te rregullta.

Estetika
Duke filluar nga rilindja literatura mbi estetiken dhe raportin e arte u zhvillua se tepermi. Si rezultat arkitekte, artiste dhe te tjere filluan te perdornin raportin e arte ne mardheniet dimensionale ne punet e tyre.

De Divina Proportione[1] e ilustruar nga Leonardo Da Vinci

Vepra e pare shume e rendesishme ishte De Divina Proportione Nga Luce Paciali e publikuar ne 1509. Pacioli nje murg franceskan ishte teper i interesuar ne matematike dhe ne arte. De Divina Proportione eksploroi matematiken e raportit te arte. Paciali gjithashtu shihte domethenie te fese katolike ne raportin e arte. Duke permbajtur ilustrime te trupave te ngurte te rregullt nga Leonardo Da Vinci, bashkepunuesi i Paciolit per nje kohe te gjate, De Divina Proportiore influecioi mjaft artiste dhe arkitekte.

Piktura
Ilustrimet e Leonardos per shumefaqeshat ne De Divina Proportione dhe mendimet e tij qe disa proporcione te trupit shfaqin raportin e arte kane bere qe shume studiues te mendojne se ai e ka perfshire raportin e arte ne vizatimet e tij. Disa sugjerojne se Mona Lisa shfaq raportin e arte ne pjese te ndryshme te trupit te saj. Salvador Doli qartesisht ka perdorur raportin e arte ne kryevepren e tij Kungata e Darkes Se Fundit. Dimesionet e copes jane ne drejtkendeshi i arte. Nje 12-kendesh me brinje ne raportin e arte me njera -tjetren eshte varur siper dhe prapa krishtit dhe dominon krijimin. Mondiani perdori raportin e arte intesivisht ne vizatimet e tij gjeometrike.

Natyra

Raporti i arte eshte verejtur edhe te bocet e pishes

Adolf Zeising, interesat kryesore te te cilit ishin matematika dhe filozofia zbuloi Raportin e arte te shprehur ne rregullimin e degeve pergjate kercejve te bimes dhe te damareve ne gjethe. Ai e zgjeroi kerkimin e tij tek skeletet e kafsheve dhe degezimin e venave dhe te nervave te tyre, ne proporcionin e perberjeve kimike dhe ne gjeometrine e kristaleve, madje edhe ne perdorimin e proporcionit ne perpjekjet artistike. Ne keto fenomene ai pa raportin e arte qe fuksionon si nje ligj universal. Ne lidhje me kete skeme te tij per propocionet e trupit njerezor te raportit te arte, Zeising shkroi ne 1854 per nje ligj universal ne te cilin ndodhet parimi baze i te gjitha perpjekjeve formuese per bukurine dhe plotesimin ne interesat e natyres dhe te artit dhe qe perhap si nje ideal kryesor shpirteror, te gjitha strukturat, format dhe proporcionet, pavaresisht nese jane boterore dhe individuale, organike dhe joorganike,akustike dhe optike, qe gjen plotesimin e saj te plote ne formen njerezore.

Muzika
Xheims Teni rikrijoi pjesen e tij For Ann (Per Anen) e cila perbehet nga 12 tone te larta te prodhuara nga kompjuteri duke patur cdo ton si fillese, keshtu qe raporti i arte midis nje minori te gjate dhe nje maxhori te gjashte eshte poshte tonit paraardhes dhe qe kombinimi i toneve te krijuara nga tonet paraardhese jane nje ton me i ulet apo me i larte. Erro Lendvai analizon veprat e Bela Bartok sikur te jene bazuar mbi 2 sisteme te kunderta, ai I ndrysheses se arte dhe shkalles akustike, megjithese muzikologet e tjere e refuzojne ate teori. Tek veprat e Bartok Music of string (Muzika per veglat me tel) dhe Percussion and Celesta (Perkusioni dhe celesta) progresioni I Ksilofonit shfaqet ne intervalet 1; 2; 3; 5; 8; 5; 3; 2; 1. Kompozitori francez Erik Satie perdorte braportin e arte ne shume prej pjeseve te tij duke perfshire Sonneries de la rose+Froix. Raporti I arte eshte gjithashtu i dukshem ne

organizimin e pjeseve ne muziken e Debussy ne pjesen Reflektime ne uje nga vepra Imazhe ne te cilen sekuenca e celsave shenohet nga intervalet 34, 21, 13, 8, dhe pika me e larte kryesore mbeshtetet ne pozicionin phi.

Muzikologu Roy Howat ka vene re se kufijte formale te La Mer perputhen tamam me pjesen e arte. Trezise e konsideron te dhenen baze si te jashtezakonshme por ve re se asnje evidence e shkruar apo e prezantuar sugjeron se Debussy kerkoi ne menyre te ndergjegjshme proporcione te tilla. Gjithashtu shume vepra te Chopisi kryesisht Etudes (studime) dhe Naturnes (pjese muzikore romantike) jane bazuar formalisht mbi raportin e arte. Kjo jep efekt ne piken kulmore te shprehjes muzikore dhe veshtiresite teknike pas rreth 2/3 te pjeses. Pearl Drums pozicionon hapjet ajerore ne modelet e Master Prenium te bazuara ne raportin e arte. Kompania pranon se ky organizim permireson reagimin e tonit te ulet dhe per kete gjetje ka aplikuar per nje patente. Sipas opinionit te autorit Leon Harkleoard Disa nga perpjekjet me te udhezuara keq per te lidhur muziken e informatiken kane perfshire numrat e Fibonaccit dhe raportin e arte.

You might also like