You are on page 1of 17

PRERJET E KONIT

ME RRAFSHIN
Pasqyra e lËndËs

Abstrakti ..................................................................................................... 2
Hyrje ........................................................................................................... 3
Rrethi .......................................................................................................... 5
Elipsa .......................................................................................................... 6
Hiperbola .................................................................................................... 7
Parabola ..................................................................................................... 8
Jashtëqendërsia ......................................................................................... 9
Sferat e Dandelinit .................................................................................... 11
Në jetën e përditshme .............................................................................. 13
Përfundimi ................................................................................................ 15
Bibliografia ............................................................................................... 16

1
Abstrakti
ë në klasën e parë e dinim se lënda e matematikës merrej me
numra; kështu, ku shihnim numra, shihnim edhe matematikë.
Gjithçka ishte e menduar, e përshtatur që të kuptohej koncepti i të
mësuarit të matematikës. Pastaj u futen shkronjat në matematikë
dhe u njohëm me x-in, me të panjohurën që mund ta njihnim kur të
donim, ngaqë dinim se si. Në momentin kur njohëm gjeometrinë si
pjesë të matematikës, e kuptuam që matematika nuk ishte vetëm numra, por ishte
edhe forma, trupa gjeometrikë që ia dhanë epitetin "interesante". Më tej u njohëm me
simbole të reja, operacione, fjalë të reja matematikore si "sin", "limes", "modul", "∞".
Derisa me vetëm një shkronjë bënim çudira, vetëm mund të paramendoheshin
mrekullirat falë fjalëve të reja. U ndjemë të paarritshëm.
Ky udhëtim drejt njohjes së matematikës, siç bën çdo dije, të bën të pyesësh se
ku është fundi i kësaj gjëje më të saktë në botë; e kur kupton që ende nuk i është
gjetur fundi zbulimeve, të bën të hamendesh se sa përqind e njeh lëndën e
matematikës: 50% apo as edhe 0.1%. Në këtë botë, nuk ka njeri që nuk është i aftë ta
kuptojë matematikën, por nuk ka pasur mundësinë të njihet me ligjëruesin e duhur, i cili
duhet t'i ndihmojë ti qaset lëndës në mënyrën e duhur. Të gjithëve u duhen ligjërues
me të cilët mund të hapen tema të matematikës dhe të parashtrohen pyetje, përgjigjet
e të cilave nuk i din as ai e as parashtruesi. Sepse ato duhet të mbeten të pazbuluara.
Sepse ato janë fshehtësitë e natyrës.
Duke qenë se jemi të rrethuar kaq shumë nga matematika, detyra projektuese
sqaron një copëz të kësaj diturie, që qëndron në gjeometrinë deskriptive. Një tjetër
cep ku gjithçka ka kuptim, ku gjërat që shkruhen mund edhe të vizualizohen, si dhe
anasjelltas. Një kontribut tejet i vogël për këtë lëndë dhe për çdo gjë që më sheh syri
në kornizat e matematikës: ligjëruesin, bashkëpunëtorin, dëgjuesin, si dhe më ne fund,
lexuesin e kësaj detyre projektuese.

2
Hyrje
Prerjet e konit me rrafshin janë pjesë e gjeometrisë e cila ka të bëjë me studimin
e lakoreve te fituara si rezultat i ndërhyrjes së rrafshit në kon. Me saktësisht, merret
koni i drejtë rrethor i dyfishtë dhe varësisht si i qaset rrafshi këtij trupi, fitohen disa lloje
të lakoreve. Ky trup fitohet kur dy drejtëza që priten (në pikën O), njëra vertikale (v)
ndërsa tjetra jo (p), rrotullohen për 360° me drejtëzën vertikale si bosht rrotullues.

Këto prerje, ngjallën interesin e studiuesve antikë,


duke bërë që te ishin zbuluar që nga kohërat antike. Me
prerjet e konit u morën të gjithë studiuesit e gjeometrisë,
përfshirë mendjet gjeniale antike të gjeometrisë. Por, si
zbulues i tyre njihet Menaekmusi1.
Me to vijuan të merren Aristaeusi, Euklidi2, Arkimedi, por
vepra kryesore që arriti kulminacionin, qe nga duart e
Euklidi, Apolonit3. Ai jo vetëm që përmblodhi gjithçka që dihej Apoloni
"babai i gjeometrisë"
rreth prerjeve të konit, por dha edhe disa propozime origjinale, të
cilat sipas H. Eves4, vlerësohen si më të kompletuara sesa ligjërimet moderne të ditëve
të sotme. Pas Papusit dhe Proklusit, prerjet e konit mbetën në harresë per 1000 vite
rresht, deri në shekujt XVI, XVII. Që nga metodat antike greke e deri tek duart e
Keplerit5, prerjet e konit mbetën mjet i fuqishëm për sqarimin e disa ligjeve të fizikës,
ligjeve të universitI.

1 Menaekmusi (380-320 p.e.s.), matematicient dhe gjeometër antik grek


2 Euklidi (shek. III-IV p.e.s), studiuesi grek më i madh i gjeometrisë antike
3 Apoloni i Pergës (262 p.e.s.), gjeometër dhe astronomist antik grek
4 Howard Eves (1911-2004), matematicient dhe autor amerikan
5 Johannes Kepler (1571-1630) astronom, arstolog dhe matematicient gjerman

3
Prerjet e konit me rrafshin gjenerojnë lakoret
dy-dimenzionale si: rrethi, elipsa, hiperbola dhe
parabola, por si prerje të degjeneruara mund të jenë: një
pikë, një drejtëz dhe dy drejtëza që preken. Këto katër
raste dallohen për nga kushtet e nevojshme që duhen
plotësuar për t'u fituar ato prerje.
Për prerjet e konit me rrafshin ekziston barazimi i
përgjithshëm:
Ax2 + Bxy + Cy2 +Dx + Ey + F = 0
Në mënyrë për ta identifikuar lakoren e prerjes përmes
barazimit të përgjithshëm, tregon diskriminanta e
barazimit: B2 - 4ACII.

Nëse B2-4AC atëherë Ndonëse prerjet e konit që fitohen në rrafshin


dhe nëse
është lakorja është euklidian6 dallojnë nga njëra tjetra, ato ndajnë
elipsë
shumë karakteristika të perbashkëta. Në
gjeometri analitike prerjet e konit quhen lakore te
<0 A=C
rreth shkallës së dyte. Për ti konstruktuar ato, na
B=0
nevojitet një drejtëz d (direktrisë7) dhe një pikë e
=0 parabolë fiksuar F (fokus). Një prerje e konit është lakorja
hiperbolë
e cila përfshin të gjitha pikat L në një rrafsh,
ashtu qe raporti mes largesave LF dhe Ld është
>0 hiperbolë
A+C=0 konstantIII.
katrore

6 gjeometria dy-dimenzionale quhet gjeometri euklidiane


7 drejtëz orientuese

4
Rrethi
Kur rrafshi ndërhyrës në kon është
pingul me boshtin qendror të konit, atëherë
lakorja dy-dimenzionale që fitohet është rreth.

def: Bashkësia e të gjitha pikave njëlloj të


larguara nga një pikë (O, qendra).

Barazimi (konoik) i rrethit:

(x - h)2 + (y - k)2 = r2
O (h, k) koordinatat e qendrës
r rrezja (largesa e pikave nga qendra)
Barazimi i rrethit kur qendra e rrethit përputhet
me fillimin e boshtit koordinativ (h = k = 0):
x2 + y2 = r2
Barazimi i rrethit në formë të përgjithshme:
Ax2 + By2 + Cx + Dy ± F = 0

5
Elipsa
Kur këndi mes rrafshit ndërhyrës në kon
dhe boshtit qendror të konit është më i madh se
këndi kulmor8, atëherë lakorja dy-dimenzionale
që fitohet është elipsë.

def: Bashkësia e pikave, largesa nga dy pika


të fiksuara (F1, F2 - fokuset) e të cilave është
konstante.

Barazimi i elipsës:

O (h,k) qendra
F1(h-c, k), F2(h+c, k) fokuset (vatrat)
r1, r2 rrezet fokale
Kx1, Kx2, Ky1, Ky2 kulmet
Kx1Kx2 = 2a boshti i madh
Ky1Ky2 = 2b boshti i vogël
F1F2 = 2c largesa fokale
d1, d2 direktrisat

c2 = a2 - b2

8 këndi mes boshtit qendror dhe mbështjellësit të konit (gjeneratrisës)

6
Hiperbola
Kur këndi mes rrafshit ndërhyrës në kon dhe
boshtit qendror të konit është më i vogël se këndi
kulmor, atëherë lakorja dy-dimenzionale që fitohet
është hiperbolë.
def: Bashkësia e pikave të cilat dallimin e
largesave deri tek dy pika të fiksuara (F1, F2 - fokuset)
e kanë konstant.
Barazimi i hiperbolës:

Barazimi i hiperbolës katrore (a=b):

x 2 - y 2 = c2
Barazimi i hiperbolës së pjerrët (boshti simetrik i së cilës është drejtëza y = x):

xy = c2

O (h,k) qendra
a boshti real
b boshti imagjinar
r1, r2 rrezet fokale
K1, K2 kulmet
F1(h-c, k), F2(h+c, k) fokuset (vatrat)
F1F2 = 2c largesa fokale
d1, d2 direktrisat

F1M - F2M = K1K2 = 2a


F1F2 = 2c
c2 = a2 + b2

7
Parabola
Kur këndi mes rrafshit ndërhyrës në kon
dhe boshtit qendror të konit është i barabartë me
këndin kulmor, atëherë lakorja dy-dimenzionale
që fitohet është parabolë.
def: Bashkësia e pikave të cilat janë njëlloj të
larguara nga një pikë e fiksuar (F - fokus) dhe nga
direktrisa. Parabola është lakorja e funksionit
katror dhe si barazim të përgjithshëm ka këtë
formë:

ax2 + bx + c = 0
Njëjtë si tek hiperbola, edhe tek parabola,
koeficienti A (koeficienti i cili shoqërohet me ndyshoren e shkallës më të lartë të
barazimit) tregon një prej cilësive kryesore të kësaj lakore. Ajo është orientimi i hapjes
së saj. Përderisa është numër pozitiv, parabola hapet lartë, dhe anasjelltas; duke
nënkuptuar që nuk mund të jetë 0. Koeficienti B ka efekt ta zhvendosë lakoren ashtu
që pikat lëvizin në trajektore të formës së një parabole, ndërsa koeficienti C e
zhvendos lakoren lart-poshtë.
Barazimi konoik i parabolës:

(x - h)2 = 4p (y - k)
K (h, k) kulmi
F (h, k + p) fokusi
d: y = k - p direktrisa
p parametri i parabolësIV
Parabola shoqërohet me shprehjen
B2 - 4AC, e njohur si diskriminantë, dallor
(D), e cila tregon vetitë e rrënjëve (pikat të
cilat prekin boshtin x) të funskionit katror.

8
Jashtëqendërsia
Jashtëqendërsia, ndryshe e quajtur ekscentricitet, është numër real pozitiv,
vlera e të cilit përcakton llojin e prerjes së konit me rrafshin prej katër rasteve të
mundshme. Thënë më herët, që për konstruktimin e prerjeve të konit nevojitet direktrisa
dhe fokusi, pikërisht raporti konstant mes largesave të pikave të lakores nga direktrisa
dhe fokusi paraqet përkufizimin e jashtëqendërsisë. Ndryshethënë, ajo tregon se sa
një prerje e konit me rrafshin devijon nga të qenurit rreth. Jashtëqendërsia mund të
përdoret për të dhënë përkufizimin e lakoreveV. Pa e ngatërruar me konstantën e
famshme të Eulerit9, shkronja që simbolizon jashtëqendërsinë është e 10.
o Tek rrethi: e = 0;
o Tek elipsa: 0 < e < 1;
o Tek hiperbola: e > 1;
o Tek parabola: e = 1.
Dy prerje të konit me rrafshin mund të jenë të
njëjta, nëse dhe vetëm nëse kanë vlerë të njëjtë të
jashtëqendërsisë së tyre.
Ekziston jashtëqendërsia lineare, e cila është
raporti mes gjysmës së largesës fokale, ose largesës
prej qendrës deri tek fokusi (c) dhe rrezes fokale, e
cila paraqitet vetëm tek elipsa dhe hiperbola. Rrethi
dhe parabola nuk kanë jashtëqendërsi lineare, pasi
që u mungon njëra nga pikat prej ku llogaritet
jashtëqendërsia lineare; rrethi nuk ka fokus ndërsa
parabola nuk ka qendërVI.
Sa u përket vlerave të ndryshueshme që merr jashtëqendërsia e elipsës dhe
hiperbolës, percaktohet me keto dy formula:
○ Tek elipsa: ○ Tek hiperbola:

Kështu, vlera jozero e jashtëqendërsisë përshkruan tiparet e lakoreve të elipsës dhe të


hiperbolës. Në një mënyrë, ky numër tregon se sa është e zgjëruar ose e shtypur
elipsa; njëkohësisht edhe hiperbola.

9 numri iracional e = 2.71828...


10 duke qenë se emri rrjedh nga fjala eccentricity (ang) - jashtë qendrës

9
Elipsat me vlerën e jashtëqendërsisë të përafërt me 0, fokuset i kanë shumë afër
qendrës dhe këto elipsa gati duken si rrathë, përderisa ato me vlerë të
jashtëqendërsisë të përafërt me 1, largesën fokale e kanë maksimale dhe kështu janë
më të shtypurat. Me këto veti kuptojmë se jashtëqendërsia tregon se sa jashtë qendrës
gjenden fokuset. E ngjashme është edhe për hiperbolën, përveç pozitës së
direktrisave që janë mes fokuseve, e jo jashtë tyre siç janë tek elipsa.
Shikuar nga një këndvështrim tjetër, këto prerje të konit mund të quhen si forma
të veçanta të elipsës. Rrethin mund ta përshkruajmë si elipsë e cila nuk ka pësuar
asnjë zgjërim apo ngushtim, ose me vlerë të jashtëqendërsisë 0, ndërsa parabola dhe
hiperbola janë elipsa me fokuset e zhvendosura në pafundësi.

Ja si duket zhvendosja e njërit fokusit të elipsës në pafundësi (parabolë).

10
Me zhendosjen e tjetrit fokus në pafundësi, elipsa shndërrohet ne hiperbolëVII.
Kjo mënyrë e paraqitjes dhe e vizualizimit të këtyre lakoreve, është edhe arsyeja se
pse vetëm hiperbola është e përbërë prej dy pjesëve: ngaqë pren kon të dyfishtë.
Marrë parasysh saktësinë e sqarimeve gjeometrike, prerjet e konit me rrafshin u
sqaruan edhe më mirë me anë të konstruksioneve të Dandelinit.

Sferat e Dandelinit
Në vitin 1822, prerjet e konit morën dëshminë më të rëndësishme gjeometrike
nga matematicienti belg G. P. Dandelin. Më saktësisht, konstruksionet e Dandelinit, të
cilat janë sfera të vendosura brenda konit, dhanë dy dëshmi: atë se lakorja ka shumë
konstante të largesave nga fokusi dhe vetinë fokus-direktrisë të tyre. E para, që në fakt
është përkufizimi i elipsës, dha përgjigjen se pse shuma e rrezeve fokale qendron
konstanteVIII.
Konstruksioni përfshin dy sfera të ndryshme në
madhësi, të vendosura brenda konit të prerë nga
rrafshi, tangjente në anë të kundërta me atë rrafsh.
Përveç pikës së prekjes me rrafshin, ato prekin në
vijë rrethore anën e brendshme të mbështjellësit të
konit. Konkretisht për elipsën, pikat e prekjes së
rrafshit me këto dy sferat, janë fokuset e elipsës;
ndonëse këto sqarime vlejnë për të gjitha prerjetIX.
Analizuar me vetëm njërën sferë, dy drejtëza të
dalura nga një pike e lakores që lidhin dy pika; njëra
drejtëz BE lidh pikën e prekjes së sferës me rrafshin
(njërin fokus të elipsës), ndërsa tjetra BA si segment
i gjeneratrisës së konit, lidh një pikë nga vija
rrethore e përbashkët me konin dhe sferën, kanë
gjatësi të barabartaX.
11
Kështu, këto dy drejtëza me pikëfillimin e njëjtë,
por me kahje të ndryshme, e prekin sferën në
vetëm një pikë (janë tangjente me sferën). E njëjta
gjë vlen edhe për sferën tjetër. Për këtë rast,
dëshmia që ato dy largesa janë të barabarta, del
nga rregulla për tangjentat e sferës e cila thotë:
Të gjitha tangjentat e sferës, të tërhequra prej
një pike në hapësirë, prekin sferën në pika njëlloj
të larguara nga pika prej ku janë të tërhequra
tangjentat.
Nga kjo dëshmohet se largesat BC dhe BD, me pikëfillim si pikë e çfarëdoshme në
hapësirë, por që në fakt është pikë e elipsës, janë të barabarta. Gjithashtu edhe
largesat BE dhe BA. Kjo veti vlen për cilëndo pikë të lakores, e cilitdo lloj qoftë ajo.
Rrjedhimisht, nga kjo del edhe dëshmia për përkufizimin e elipsës, që largesat BE dhe
BD (rrezet fokale të elipsës) dhe gjatësia AC (segmet i gjeneratrisës me pikëfillim dhe
pikëmbarim tek vijat rrethore të sferave të përbashkët me mbështjellësin e konit) janë
largesa të barabarta dhe konstanteXI.
Lidhja e prerjes me direktrisat e lakoreve të
gjeneruara sqarohet me anë të prerjes së rrafshit
veçmë të ndërhyrë në kon me rrafshet në të cilat
shtrihen vijat rrethore të përbashkëta me sferat
dhe mbështjellësin e konit. Pasi kjo veti vlen për
secilën prerje të konit me rrafshin, mund të
nxjerrim tjetër dëshmi për direktrisat e rrethit,
hiperbolës dhe parabolës (pasiqë elipsën veçmë
e sqaruam)XII. Tek rrethi, pikat e prekjes së
rrafshit ndërhyrës në kon me sferat e Dandelinit,
preken në pikën e njëjtë, në qendrën e rrethit të
gjeneruar; përderisa rrafshi është paralel me
rrafshin në të cilin shtrihen vijat rrethore ku
preken sferat e Dandelinit me mbështjellësin.
Kështu, ato nuk priten për të pasur direktrisëXIII.
Përshkrimi për fokusin, direktrisën dhe sferat e
Dandelinit te hiperbola, është i njëjtë si tek elipsa.

12
Njëtrajtësisht, përshkruhet direktrisa e parabolës së
gjeneruar, tek e cila paraqitet vetëm një sferë e Dandelinit
dhe rrjedhimisht vetëm një mundësi për tu prerë rrafshi
ndërhyrës në kon me rrafshin në të cilën shtrihet vija
rrethore e përbashkët me sferën e Dandelinit dhe
mbështjellësit të konit. Në këtë mënyrë sqarohet pse
parabola ka vetëm një direktrisë dhe një fokus.
Ndonëse prerjet e konit nuk ngjasojnë aspak me njëra-
tjetrën, nuk është vetëm jashtëqendërsia karakteristikë e
vetme e përbashkët. Ato gjithashtu karakterizohen me
vetinë e tyre fizike për përthyerjen e rrezeve që bijnë mbi
sipërfaqe si këto. Andaj, si të tilla, kanë hyrë në shërbim
për gjëra të ndryshmeXIV.

Në jetën e përditshme
Shikuar në aspektin fizik, pas pasqyrave të rrafshëta, elipsa, hiperbola dhe
parabola janë format e sipërfaqeve ideale për përthyerjen e rrezeve, ngaqë i drejtojnë
ato kah fokusi i tyre. Elipsa, çdo rreze të brendshme që kalon nëpër njërin fokus dhe
bie mbi të, e përthen kah fokusi tjetër. Hiperbola njëashtu përthen rreze në këtë
mënyre. Parabola, çdo rreze të brendshme e cila bie paralel me boshtin simetrik të
parabolës, e perthen kah fokusi i vetëm i saj. Këto veti kanë gjetur zbatim në gjërat më
esenciale të nevojshme për përditshmërinë tonëXV.

led drita hija e llambës cilindrike shenjat e drurit në lapsin e


gdhendur

13
Por, këto nuk janë rastet e vetme ku i hasim parabolat.
Ato janë edhe më afër nesh. Një përkufizim tjetër i
parabolës thotë:
Parabola është trajektorja e çdo pike të trupit të
hedhur, i cili bie nën ndikimin e forcës gravitacionale.
Edhe fontanat në fotografinë majtas kanë formën e një
parabole (barazimet e të cilave janë -0.84x2 - 6.91x - 0.4
dhe -1.56x2 - 8.56x + 2.36)XVI.
Përveç kësaj, sferat më serioze ku kontribon parabola
është astronomia. Këtë gjë e bën me kyçjen e ndryshores së
re — z. Me të fitohet formë më e ndërlikuar se parabola, e
cila jo vetëm që është trup tre-dimenzional, por edhe ka
emër tjetër, paraboloidë. Ky trup fitohet me rrotullimin e
parabolës për 360° rreth boshtit të simetrisë.
Pjatat satelitore, mbledhëse të valëve, janë të ndërtuara në
paraboloida
formë të një pjese të paraboloidës, e cila valët e rëna mbi të,
do t'i përthejë kah fokusi, gjegjësisht në pikën ku është i vendosur pranuesi i valëve.
Kjo teknikë përdoret edhe tek satelitët televizivXVII.

14
Përfundimi
Koni i prerë nga rrafshi gjeneron lakore dy-dimenzionale, të cilat mund të jenë
rreth, elipsë, hiperbolë dhe parabolë. Por, kur kalon rafshi nëpër kulmin e konit, atëherë
fitohen prerje të veçanta, të quajtura si prerje të degjeneruara, siç është një pikë, një
drejtëz dhe dy drejtëza që priten. Këto janë lakoret e polinomeve të shkallës së dytë të
cilat kanë forma të veçanta të barazimeve të tyre. Përvec kesaj, duke qenë se janë te
formuara nga raporti i largesave të pikave nga më së paku një drejtëz dhe një pikë, ato
paraqiten edhe me anë të vlerës së jashtëqendërsisë. Falë vetive të tyre përthyese të
valëve, ato kanë gjetur zbatim në fusha të shumta, pa të cilat zhvillimi bashkëkohor nuk
do të ishte i mundshëm. Prej majës së aeroplani e deri tek fytyrat tona, ne mund të
gjejmë ndonjërën nga lakoret, por jo vetëm. Ato i kemi edhe më pranë vetes. Janë në
ligje të natyrës, janë në matematikën e natyrës. Janë kudo që shikojmë, ose thënë më
saktë, kudo që duam që t'i shohim.

15
Bibliografia
I Ken Schmarge, "Conic Sections in Ancient Greece" Rutgers, marrur më 17 janar 2019
<http://sites.math.rutgers.edu/~cherlin/History/Papers1999/schmarge/>
II David Manura, "Conic Sections" Math2, marrur më 13 janar 2019

<http://math2.org/math/algebra/conics/>
III Howard Eves, "A Survey of Geometry"
IV Musa Ajeti, "Pitagora 1"
V Eric Weisstein, "Eccentricity" Wolfram Research, marrur më 06 shkurt 2019

<http://mathworld.wolfram.com/Eccentricity/>
VI Rod Pierce, "Eccentricity" Math Is Fun, marrur më 09 shkurt 2019

<http://www.mathsisfun.com/geometry/eccentricity/>
VII Lê Nguyên Hoang, " The Beauty of Ellipses, Parabolas and Hyperbolas" Science4All, marrur më 21

dhjetor 2018 <http://www.science4all.org/article/ellipses-parabolas-hyperbolas/>


VIII Sidney B. Smith, "Dandelin’s Spheres." Platonic Realms Interactive Mathematics Encyclopedia marrur

më 04 janar 2019 <http://platonicrealms.com/encyclopedia/Dandelins-Spheres/>


IX Xavier Hubaut, "Les théorèmes belges" Mathématique du secondaire, marrur më 09 shkurt 2019

<https://xavier.hubaut.info/coursmath/2de/belges/>
X Grant Sanderson, "Ever wondered why slicing a cone gives an ellipse? It’s wonderfully clever!"

3Blue1Brown, marrur më 12 janar 2019 <https://www.youtube.com/watch?v=pQa_tWZmlGs>


XI Gabrielle David, "Dandelin Spheres" Clowder, marrur më 10 shkurt 2019

<http://www.clowder.net/hop/Dandelin/Dandelin/>
XII Eric Weisstein, "Eccentricity" Wolfram Research, marrur më 06 shkurt 2019 <

http://mathworld.wolfram.com/DandelinSpheres/>
XIII Irina Boyadzhiev, "Some fascinating properties of the conic sections" GeoGebra, marrur më 24 janar

2019 <https://www.geogebra.org/m/GmTngth7#material/NwzcaSUu>
XIV Pál Ledneczki, "Descriptive Geometry 2" BUTE, marrur më 12 shkurt 2019

<http://www.epab.bme.hu/oktatas/2007-2008-2/e-DGeo2/DG2_Lecture_notes.pdf>
XV Chip Rollinson, "Parabolas in Real Life - Lights" GeoGebra, marrur më 10 shkurt 2019

<https://www.geogebra.org/m/JCAgPuzC#material/Wmmky4Cy>
XVI MathArtRealLife "Parabolic water trajectory - Ovidiu" GeoGebra, marrur më 11 shkurt 2019

<https://www.geogebra.org/m/vY763AVC#material/Jdxpe3uy>
XVII Chip Rollinson, "Parabolas in Real Life - Satellite Dishes" GeoGebra, marrur më 11 shkurt 2019

<https://www.geogebra.org/m/JCAgPuzC#material/uor71U1j>

16

You might also like