You are on page 1of 25

Pr.

Qefsere Doko Gjonbalaj

373
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

9 . 2 Pro babi l i te ti

Në këtë kapitull do të paraqesim probabilitetin për hapsirat diskrete, hapësirat me numër të


fundmë ose të pafundmë (por të numërueshëm) të ngjarjeve.
Probabiliteti përdoret për të përcaktuar mundësinë ose shansin, që në eksperimentin e rastit të
ndodhë një ngjarje. “Shansi që sot të bjerë shi është 30%” është një deklarim që tregon ndjenjat
tona për mundësinë që të bjerë shi. Probabiliteti i një ngjarje përcaktohet me numrin nga intervali
[0,1] (ose me përqindje nga 0 deri 100%). 0 do të thotë se ngjarja nuk do të ndodhë, ndërsa 1
ngjarja do të ndodhë me siguri.
Shumica e ngjarjeve elementare në shkencat natyrore dhe në ato shoqërore nuk janë njëlloj të
mundshme ose vështirë mund të konstatohen se janë njëlloj të mundshme. Në realizimin e tyre
ndikojnë shumë faktorë objektiv dhe subjektiv. Me fjalë të tjera, nuk ekzistojnë kushte ideale të
barabarta për realizimin e një ngjarjeje elementare gjatë një eksperimenti. Prandaj, caktimi i
probabilitetit të realizimit të ngjarjeve të tilla bëhet pasi të jenë bërë disa eksperimente. Prova
përsëritet sipas dëshirës shumë herë në kushte të pandryshuara, duke e regjistruar ngjarjen E që
na intereson. Në qoftë se bëjmë n herë prova të njejta dhe në qoftë se gjatë atyre provave ngjarja
E ka ndodhur m herë atëherë numri m quhet frekuencë absolute (dendësia), ndërsa herësi
m n quhet frekuencë relative e ngjarjes E. Përcaktimi i probabilitetit në këtë € mënyrë ndryshe
quhet edhe përkufizimi statistikor i probabilitetit. Në praktikë caktimi i probabilitetit statistikor
€ është detyrë e statistikës. Kjo arrihet me një varg provash reale që lidhen me kohë dhe shpenzime
të mëdha.
Probabilitetet e eksperimentit të rastit shpeshherë përcaktohen në bazë të modeleve të arsyeshme
të sistemit për të cilin bëhet fjalë. Një qasje e tillë është përcaktimi i probabilitetit i bazuar në
kuptimin e thjeshtë të mundësisë të barabartë të realizimeve. Në këtë rast të gjitha probabilitetet
janë të barabarta. Përcaktimi i probabilitetit, kur rezultatet e provës janë njëlloj të mundshme,
quhet përkufizimi klasik i probabilitetit.

9 . 2 . 1 Pë rkuf i z i mi kl as i k i pro babi l i te ti t

Supozojmë se do të zgjedhim rastësisht një diodë laserike nga grumbulli i 100 diodave.
Hapësira e ngjarjeve është bashkësia e 100 diodave laserike. Kuptohet se është e arsyeshme të
supozojmë se secila diodë ka mundësinë e njejtë për tu zgjedhur. Pasi që shuma e probabiliteteve
duhet të jetë 1, çdo diode i shoqërohet probabilitet prej 0.01.

Shembulli 9.11
Hidhet zari i lojës. Në këtë rast hapësira Ω është Ω = {1,2,3,4,5,6}, pra formohen nga 6 rezultate
njëlloj të mundshme, si rrjedhim probabiliteti i çdo realizimi do të jetë 1 6 për ∀i = 1,...,6 .
Në qoftë se zari nuk është homogjen (nuk është kub) ose monedha është e shtrembër atëherë
rezultatet nuk janë njëlloj të mundshme.
Kur kemi të bëjmë me modelin e mundësisë të barabartë të realizimeve, probabilitetet zgjidhen
në atë mënyrë që të jenë të barabarta.

374
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Sa herë që hapësira e ngjarjeve përbëhet nga N ngjarje elementare me mundësi të barabarta të


realizimeve, probabiliteti i çdo ngjarje do të jetë 1 N .

Shembulli 9.12
Supozojmë se 30% të diodave laserike në bashkësinë e 100 diodave plotësojnë kërkesat
minimale të konsumatorit të veçantë. Në qoftë se dioda laserike zgjedhet rastësisht, që do të thotë
se, secila diodë laserike ka mundësi të njëjtë për të qenë e zgjedhur, në mënyrë intuitive
probabiliteti që të plotësohen kërkesat e konsumatorit është 0.30.
Le të shënojmë me E nënbashkësinë e 30 diodave laserike. Pasi që E përmban 30 realizime dhe
secili realizim ka probabilitetin 0.01, konkludojmë se probabiliteti i E është 0.3. Shembulli është
paraqitur me anë të figurës 9.6.

Diodat

Fig. 9.6 Probabiliteti i ngjarjes E është sa shuma e probabiliteteve të realizimeve në E

Përkufiz imi 9.6


Për hapësirën diskrete të ngjarjeve, probabiliteti i ngjarjes E , të cilën do ta shënojmë me P (E ), është i
barabartë me shumën e probabiliteteve të ngjarjeve elementare në E .

Shembulli 9.13 €
Hidhet zari i lojës. Shënojmë me E ngjarjen “bie numër çift pikësh”. Të llogaritet P (E ).

Në këtë rast hapësira Ω është Ω = {1,2,3,4,5,6} , pra formohen nga 6 rezultate njëlloj të
mundshme, si rrjedhim P(Ei ) = 1 6 për ∀i = 1,...,6 . Ngjarja E = {2,4,6} ka probabilitet:
1 1 1 1
P(E ) = ∑ P(Ei ) = P(E2 ) + P(E4 ) + P(E6 ) = 6 + 6 + 6 = 2 .
i = 2, 4, 6

Përkufiz imi 9.7


(Përkufizimi klasik) Në qoftë se hapësira e ngjarjeve përbëhet nga ngjarjet me mundësi të barabartë të
realizimeve, atëherë probabiliteti për realizimin e ngjarjes E është raporti në mes të rasteve të volitshme
(favorshme, të kërkuara) dhe rasteve të përgjithshme

375
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

n(E )
P(E ) = .
n(Ω )
Përkufizimi i probabilitetit është dhënë nga Laplasi më 1812. Në njehsimin e probabilitetit në
bazë të këtij përkufizimi rëndësi të madhe kanë formulat nga kombinatorika.

Shembulli 9.14
Supozojmë se bashkësia bazë përbëhet nga gjashtë objekte {a, b, c, d , e, f }. Supozojmë se janë
zgjedhur dy objekte pa zëvendësim. Le të shënojmë me E ngjarjen për të cilën objekti i parë i
zgjedhur është a. Atëherë E mund të shkruhet si E = {ab, ac, ad , ae, af }. Në këtë rast hapësira e
ngjarjeve është e fundme dhe numri i ngjarjeve elementare (rasteve të përgjithshme) është 30. Në
qoftë se çdo ngjarje ka mundësi të barabartë të realizimeve, P(E ) = 5 30 = 1 6 .

Gjithashtu, nëse F shënon ngjarjen që objekti i dytë i zgjedhur të jetë a, atëherë edhe F do të
ketë mundësi të barabartë të realizimeve. Pra, për F = {ba, ca, da, ea, fa}, P(F ) = 5 30 = 1 6 .

Shembulli 9.15
Në një kuti gjenden 4 topa të bardhë, 5 topa të zi dhe 6 topa të kaltër.
a) Në qoftë se nga kutia nxjerrim rastësisht një top, sa do të jetë probabiliteti që të nxjerrim
topin e bardhë.
b) Në qoftë se nxjerrim dy topa përnjëherë, sa do të jetë probabiliteti që të nxjerrim topa të
kaltër.

Zgjidhje
a) Në kuti ka gjithsejt 15 topa, prandaj numri i rasteve të mundshme është n=15. Topa të bardhë
janë 4 dhe ngjarja A-“topi i nxjerrë është i bardhë”, paraqet rastet e favorshme numri i të cilave
është m=4. Probabiliteti i kërkuar është:
n(E ) m 4
P(E ) = = = .
n(Ω ) n 15
b) Në kuti ka gjithsejtë 15 topa. Meqenëse nga kutia nxjerrim 2 topa përnjëherë, atëherë numri i
përgjithshëm “n” i ngjarjeve elementare paraqet kombinacion të klasës së dytë prej 15
elementeve. Pra:
15  15 ⋅14
n =   = = 105.
 2  1⋅ 2
6
Dy topa të kaltër mund të nxirren në   = 15 mënyra.
 2
Në qoftë se shënojmë me K ngjarjen “nxjerrim dy topa të kaltër përnjëherë” atëherë,
probabiliteti i kërkuar është:
15 1
P (K ) = = .
105 7

376
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Shembulli 9.16
Në një kuti ndodhen b detale sipas standardit dhe k me defekt. Të gjendet probabiliteti që ndër dy
detale të nxjerr rastësisht:
a) Të dy të jenë sipas standardit
b) Të dy të jenë me defekt
c) Njëri të jetë sipas standardit.

Zgjidhje
Me qenë se detalet merren rastësisht atëherë, nxjerrjet e të gjitha çifteve janë njëlloj të
mundshme. Prandaj, do të zbatojmë përkufizimin klasik të probabilitetit.
Numri i rasteve të mundshme është:
b + k 
n = C2b + k =  
 2 
a) Ngjarja A-“detalet e nxjerrë janë sipas standardit” favorizohet nëse që të dy detalet merren nga
b detalet sipas standardit, përkatësisht:
b
n = C2b =  .
 2
Atëherë
C 2b b(b − 1)
p(A) = = .
C 2b+ k (b + k )(b + k − 1)
b) Po kështu për ngjarjen B-“detalet e nxjerra janë me defekt” probabiliteti është:
C 2k k (k − 1)
p(B ) = = .
C 2b+ k (b + k )(b + k − 1)
c) Numri i rasteve të favorshme për ngjarjen C-“njëri detal është sipas standardit e tjetri me
defekt” njehsohet në këtë mënyrë: një detal sipas standardit merret nga b detalet e mundshme me
C1b mënyra, ndërsa një detal me defekt merret nga k detalet me defekt në C1k mënyra me që çdo
detali të nxjerrë sipas standardit i shoqërohet nxjerrja e detalit me defekt, atëherë nxjerrja e çiftit
bëhet me:

m′ = C1k C1b
mënyra të ndryshme. Ky paraqet numrin e rasteve të favorshme për ngjarjen C, prandaj:
C1b C1k 2bk
p(C ) = = .
C 2b + k (b + k )(b + k − 1)
Vërejmë se ngjarjet A, B, C janë dy nga dy të papajtueshme (njëra prej tyre ndodh patjetër,
d.m.th. A+B+C= Ώ), pra:
p(A) + p(B ) + p(C ) = 1.

377
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Shembulli 9.17
Një eksperiment i rastit mund të rezultojë me një nga përfundimet {a, b, c, d } me probabilitetet
0.1, 0.3, 0.5 dhe 0.1, respektivisht; d.m.th. me mundësisë të ndryshme të realizimeve. Le të jetë
A ngjarja {a, b}, B ngjarja {b, c, d }, dhe C ngjarja {d }. Atëherë

P(A) = 0.1 + 0.3 = 0.4


P(B ) = 0.3 + 0.5 + 0.1 = 0.9
€ € €
P(C ) = 0.1
Gjithashtu P(A′) = 0.6, P(B ′) = 0.1 dhe P(C ′) = 0.9 . Pasi që A ∩ B = {b} atëherë P(A ∩ B ) = 0.3
dhe nga A ∩ C = ∅ , P(A ∩ C ) = 0.

Shembulli 9.18
Hidhet kutia e shkrepëses në faqet e së cilës janë shënuar numrat 1,2,3,4,5,6 (figura 9.7).
Hapësira e ngjarjeve të mundshme të eksperimentit është Ω = {ei }, për ∀i = 1,...,6 , ku ei është
ngjarja elementare që shkrepësja bie në faqen me i-pikë.

Fig. 9.7 Faqet e shkrepëses janë ndarë në 22 pjesë të barabarta

Në këtë rast rezultatet të eksperimentit nuk janë njëlloj të mundshme, si rrjedhim nuk përdoret
përkufizimi klasik i probabilitetit. Përcaktojmë probabilitetet P (ei ) si më poshtë:

6 3 2
P(e1 ) = P(e2 ) = ; P(e3 ) = P(e4 ) = ; P(e5 ) = P(e6 ) = .
22 22 22
Nëse shënojmë me E ngjarjen “bie numër tek pikësh”, pra E = {e1 , e3 , e5 } dhe

6 3 2 1
P(E ) = P(e1 ) + P(e3 ) + P(e5 ) = + + = .
22 22 22 2

378
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

9 . 2 . 2 V e ti të e pro babi l i te ti t

Do të shqyrtojmë klasën e nënbashkësive të hapësirës Ω që formojnë ngjarje dhe shënojmë me


E njërën prej tyre.
Përkufiz imi 9.8

€ Funksioni p (E ) i përcaktuar për çdo ngjarje E që lidhet me Ω , quhet probabilitet në qoftë se plotëson
aksiomat
1. P(E ) ≥ 0, per ∀E ∈ Ω
2. P(Ω) = ∑ P(E ) = 1, Ω ngjarja e sigurte.
E∈Ω

Në vazhdim vërtetojmë disa veti të probabilitetit, duke nënkuptuar se ngjarjet që do të përmenden


i takojnë të njëjtës hapësirë ngjarjesh elementare.
1. Probabiliteti i çdo ngjarjeje është numër jonegativ:
P(A) ≥ 0, per ∀A ∈ Ω
Kjo është e qartë sepse nga përkufizimi 9.8, P(E ) ≥ 0, per ∀E ∈ Ω.
2. Probabiliteti i ngjarjes së sigurt është e barabartë me 1.
P(S ) = 1
Vetia P(S ) = 1 është rrjedhim i faktit se, ngjarje e sigurtë S është vetë hapsira Ω .

3. Për çdo ngjarje A vlen 0 ≤ P(A) ≤ 1 .


Le të jetë n, numri i elementeve të hapësirës së ngjarjeve, pra n(S ) = n dhe r, numri i elementeve
të ngjarjes A , pra n( A) = r (figura 9.8). Sipas përkufizimit

n( A) r
P ( A) = = .
n(S ) n
Me që ngjarja A është nënbashkësi e hapësirës së ngjarjeve atëherë 0 ≤ r ≤ n , prej nga merret
r
0 ≤ ≤ 1 . Pra 0 ≤ P(A) ≤ 1 .
n

Fig. 9.8

Në qoftë se ngjarja A përmbahet në ngjarjen B , atëherë P(A) ≤ P(B ).

4. Për çdo ngjarje A , me A kemi shënuar ngjarjen e kundërt të ngjarjes A . Atëherë vlen
barazimi:

€ € €
379
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

()
P A =1 − P(A)
Duke ju referuar figurës 9.9 kemi:

Fig. 9.9

PA =( ) nn((SA)) = n n− r = nn − nr = 1 − P(A)
Pra
()
P A = 1 − P(A).
5. P(∅ ) = 0

Në bazë të vetisë 4, kemi ∅ = S , prandaj P(∅ ) = 0.

6. Nëse A ⊂ B atehere P(A) ≤ P(B ).


7. Probabiliteti i shumës së dy ngjarjeve të papajtueshme është baras me shumën e
probabiliteteve të atyre ngjarjeve
P(A + B ) = P(A) + P(B ), ku A ⋅ B = ∅.
Sipas përkufizimit kemi:

P(A + B) = ∑ P(E ) = ∑ P(E )+ ∑ P(E ) = P(A)+ P(B).


E∈ A + B E∈ A E∈B

Shembulli 9.19
Nga kompleti i 52 letrave është tërhequr një letër. Të caktohet probabiliteti që letra e tërhequr
a) të jetë 3,
b) të mos jetë 3.

Zgjidhje
Hapësira e ngjarjeve është Ω = {52 letrat}, pra n(Ω ) = 52..

a) Le të jetë A ngjarja “letra është 3”. Atëherë n(A) = 4 . Prandaj, probabiliteti që letra e
n( A) 4 1
tërhequr të jetë 3 është P(A) = = = .
n(S ) 52 13

380
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

b) Ngjarja “letra nuk është 3” shënohet A . Atëherë probabiliteti që letra e tërhequr të mos
1 12
()
jetë 3 është P A = 1 − P(A) = 1 − = .
13 13

Shembulli 9.20 €
Të caktohet probabiliteti që gjatë hedhjes së zarit të lojës të bjerë numri 3. Të caktohet
probabiliteti që gjatë hedhjes së dy zareve shuma e numrave të jetë 9.

Zgjidhje
Kur hedhim një zar hapësira e ngjarjeve është Ω = {1,2,3,4,5,6,}, pra n(Ω ) = 6 . Nëse A është
ngjarja “bie numri 3”, atëherë n(A) = 1. Prandaj

n( A) 1
P ( A) = = .
n(S ) 6
Nëse hedhim dy zare hapësira e ngjarjeve do të jetë Ω = {(1,1), (1,2),..., (6,5), (6,6)}, pra n(Ω ) = 36 .
Le të jetë B ngjarja: “shuma e numrave në të dy zaret është 9”. Atëherë, nga figura 9.10 mund të
vërejmë se shuma është 9 në rastet (3,6), (4,5), (5,4), (6,3) . Pra n(B ) = 4 . Atëherë
n(B ) 4 1
P(B ) = = = .
n(S ) 36 9

Fig. 9.10

381
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

9 . 2 . 3 Pro babi l i te ti i s humë s

Ngjarje A dhe B quhen të pajtueshme, në qoftë se gjatë një eksperimenti mund të realizohen
njëkohësisht.

Probabiliteti i shumës së dy ngjarjeve të pajtueshme A dhe B është


P(A ∪ B ) = P(A) + P(B ) − P(A ∩ B ) (1)

Shembulli 9.21
Të gjendet probabiliteti që numri dyshifror i zgjedhur rastësisht të jetë i pjesëtueshëm me 5 ose 7.
Zgjidhje
Shënojmë me A ngjarjen “numri i pjesëtueshëm me 5” dhe me B “numri i pjesëtueshëm me 7”.
Gjithsejtë janë 90 numra dyshifrorë, prej të cilëve 18 janë të pjesëtueshëm me 5, 13 të
pjesëtueshëm me 7, kurse dy numra pjesëtohen me 5 dhe me 7, pra
18 13 2
€ P(A) = , P(B ) = , € P(A ∩ B ) = .
90 90 90
Atëherë, në bazë të barazimit (1) kemi
18 13 2 29
P(A ∪ B ) = P(A) + P(B ) − P(A ∩ B ) = + − = .
90 90 90 90
Të përkujtojmë se, dy ngjarje A dhe B quhen të papajtueshme (disjunkte) në qoftë se gjatë një
prove, në kushte të njëjta, nuk mund të realizohen njëkohësisht. Kjo do të thotë se realizimi i
njërës ngjarje përjashton mundësinë e realizimit të ngjarjes tjetër, pra A ∩ B = ∅ . Atëherë
P(A ∩ B ) = 0 .

Probabiliteti i shumës së dy ngjarjeve të papajtueshme A dhe B është


P(A ∪ B ) = P(A) + P(B ) (2)

Shem bulli 9.22


Në një kuti ka 2 lëmsha të bardhë, 3 të kuq, 4 të kaltër, 5 të gjelbër dhe 6 të verdhë. Sa është
probabiliteti të nxjerrim lëmsh të ngjyrosur?
Zgjidhje
Le të jenë A , B , C dhe D ngjarje kur nxjerrim lëmsh të ngjyrosur (të kuq, të kaltër, të gjelbër
dhe të verdhë). Këto ngjarje janë disjunkte, prandaj ngjarja A + B + C + D shënon ose realizimin
e ngjarjes A , ose B, ose C , ose D. Meqenëse
3 4 5 6
P ( A) = , P(B ) = , P(C ) = , P(D ) =
20 20 20 20
do të kemi
3 4 5 6 18
P(A ∪ B ∪ C ∪ D ) = + + + = = 0.9.
20 20 20 20 20

382
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Probabiliteti i shumës së tri ose më shumë ngjarjeve, si për shembull P(A ∪ B ∪ C ), është
shumë më i komplikuar dhe mund të përcaktohet me zbatimin e përsëritshëm të relacionit (1) dhe
disa veprimeve elementare me bashkësitë. Për shembull,
P(A ∪ B ∪ C ) = P[(A ∪ B ) ∪ C ] = P(A ∪ B ) + P(C ) − P[(A ∪ B ) ∩ C ]
Në qoftë se zbatojmë relacionin (1) dhe ligjin distributiv për veprimet e bashkësive, do të fitojmë

P(A ∪ B ∪ C ) = P[(A ∪ B ) ∪ C ] =
= P(A) + P(B ) − P(A ∩ B ) + P(C ) − P[(A ∩ C ) ∪ (B ∩ C )]

= P ( A) + P ( B) ! P ( A " B) + P (C ) ! #$ P ( A "C ) + P ( B "C ) ! P ( A " B "C )%&

= P(A) + P(B ) + P(C ) − P(A ∩ B ) − P(A ∩ C ) − P(B ∩ C ) + P(A ∩ B ∩ C ).

Në këtë mënyrë zhvilluam formulën për probabilitetin e shumës (unionit) të tri ngjarjeve. Mund
të zhvillohen edhe formulat për probabilitetin e një numri të çfarëdoshëm të ngjarjeve, edhe pse
formulat shkojnë duke u komplikuar. Si përfundim, për rastin e tri ngjarjeve kemi

P (A ∪ B ∪ C ) = P(A) + P(B ) + P(C ) − P(A ∩ B )


(3)
− P(A ∩ C ) − P(B ∩ C ) + P(A ∩ B ∩ C )

Rezultati thjeshtohet shumë në rastin kur kemi të bëjmë me tri ose më shumë ngjarje të
papajtueshme. Në përgjithësi, për ngjarjet E1 , E2 ,..., Ek thuhet se janë të papajtueshme
(disjunkte), në qoftë se çdo dy nga ato ngjarje ndërmjet veti përjashtohen.
Në figurën 9.11 është paraqitur diagrami i Venn-it për disa ngjarje të papajtueshme.

Fig. 9.11 Diagrami i Venn-it për katër ngjarje të papajtueshme

Me gjeneralizimin e relacionit (2) për unionin e k ngjarjeve të papajtueshme, fitojmë rezultatin

P(E1 ∪ E2 ∪ ... ∪ Ek ) = P(E1 ) + P(E2 ) + ... + P(Ek ) (4)

383
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Shembulli 9.23
(Një shembull i thjeshtë që përdoret shumë shpesh në rastin e ngjarjeve të papajtueshme). Le të
shënojmë me X, pH-faktorin e hapësirës. Të shqyrtohet ngjarja që X të jetë më i madh se 6.5 por
më i vogël ose i barabartë me 7.8. Ky probabilitet është shuma e cilit do koleksioni të ngjarjeve
të papajtueshme unioni i të cilave ka rangun e njëjtë me X. Një shembull i tillë është
P(6.5 < X ≤ 7.8) = P(6.5 < X ≤ 7.0) + P(7.0 < X ≤ 7.5) + P(7.5 < X ≤ 7.8)
Një shembull tjetër
P(6.5 < X ≤ 7.8) = P(6.5 < X ≤ 6.6) + P(6.6 < X ≤ 7.1)
+ P(7.1 < X ≤ 7.4) + P(7.4 < X ≤ 7.8)
Zgjedhja më e mirë varet nga përshtatshmëria e probabiliteteve të veçanta.

9 . 2 . 4 Pro babi l i te ti i kus htë z uar

Le të jenë A dhe B dy ngjarje të çfarëdoshme në hapësirën e ngjarjeve Ω dhe P (B ) > 0.Kur


realizimi i njërës prej ngjarjeve varet nga realizimi i tjetrës, themi se ato ngjarje janë të varura.

Përkufiz imi 9.9


Probabilitet të ngjarjes A me kusht që ka ndodhur ngjarja B quhet numri P (A \ B ) që përcaktohet nga
barazimi:
P(A ∩ B )
P(A \ B ) = (5)
P(B )

Për arsye se ngjarja B ka ndodhur, atëherë hapësira e ngjarjeve Ω reduktohet në B. Në këtë


mënyrë tani B luan rolin e hapësirës së ngjarjeve.
Le të tregojmë këtë, duke shfrytëzuar diagramin e Venn-it, figura 9.12.

Fig. 9.12

t
n( A ∩ B ) t n P ( A ∩ B )
P(A \ B ) = = = =
n(B ) s s P(B )
n

384
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Vërejtje: Ngjashëm, për P(A) > 0 përcaktojmë:


P(A ∩ B )
P(B \ A) = (6)
P ( A)
Kuptohet se P(A \ A) = 1 dhe P(A \ B ) = 0 kur A ∩ B = ∅ . Nëse A ⊂ B kemi A ∩ B = A dhe si
P ( A)
rrjedhim: P(A \ B ) = .
P(B )

Shembulli 9.24
Duke ditur se nga 52 letra është tërhequr një “zemër”, të caktohet probabiliteti që ajo të jetë
“figurë”.

Zgjidhje
Kemi
3
P( figure ∩ zemer ) 52 3
P( figure \ zemer ) = = = .
P(zemer ) 13 13
52

Nga relacionet (5) dhe (6) fitojmë relacionin për probabilitetin e prodhimit të dy ngjarjeve
P(A ∩ B ) = P(A)P(B \ A) = P(B )P(A \ B ) (7)
Në rastin e tri ngjarjeve A, B dhe C probabiliteti i prodhimit është
P(A ∩ B ∩ C ) = P(A ∩ B ) ⋅ P(C \ A ∩ B ) = P(A)⋅ P(B \ A)⋅ P(C \ A ∩ B ) (8)

Shembulli 9.25
Në një kuti gjenden 6 rruzuj të bardhë dhe 9 të kuq. Pa shikuar, nxjerrim së pari njërin pastaj edhe
rruzullin tjetër duke mos e kthyer në kuti rruzullin e nxjerrë më parë. Të caktohet probabiliteti që
dy rruzujt e nxjerrë të jenë të bardhë.

Zgjidhje
Le të jetë A ngjarja që rruzulli i nxjerrë në tentimin e parë të jetë i bardhë. Probabiliteti i ngjarjes
A do të jetë
6 2
P ( A) = =
15 5
Me që kemi nxjerrë një rruzull të bardhë në tentimin e parë, probabiliteti që edhe në tentimin e
dytë të nxjerrim rruzullin e bardhë është
5
P (B \ A) =
14
Këtej, probabiliteti që rruzujt e nxjerrë të jenë të bardhë do të jetë:
2 5 10 1
P(A ∩ B ) = P(A)P(B \ A) = ⋅ = = .
5 14 70 7

385
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Shembulli 9.26
Në një kuti gjenden 10 topa, 7 prej tyre janë të gjelbër dhe 3 janë të bardhë. Një top nxirret nga
kutia dhe shënohet ngjyra e tij. Topi nuk kthehet më në kuti. Pastaj nxirret një top tjetër. Të
caktohet probabiliteti që:
a) topi i parë i nxjerrë të jetë i gjelbër,
b) topi i parë të jetë i gjelbër dhe topi i dytë të jetë i bardhë,
c) topat të jenë me ngjyra të ndryshme.

Zgjidhje
7
(a) Le të jetë G1 ngjarja “topi i parë është i gjelbër”. Atëherë është e qartë se P(G1 ) = .
10
3 1
(b) Le të jetë B2 ngjarja “topi i dytë është i bardhë”. Atëherë P(B2 \ G1 ) = = (sepse në kuti
9 3
kanë
€ mbetur 9 topa 3 prej të cilave janë të bardhë).
1 7 7
Atëherë P(B2 ∩ G1 ) = P(B2 \ G1 )⋅ P(B2 ) = ⋅ = . Pra, probabiliteti që topi i parë të jetë i
€ 3 10 30
7
gjelbër, dhe i dyti i bardhë është .
30
(c) Duhet të caktojmë P(B2 ∩ G1 ) + P(G2 ∩ B1 ).

3 7
P (B1 ) = ; P(G2 \ B1 ) =
10 9
Atëherë
7 3 7
P(G2 ∩ B1 ) = P(G2 \ B1 )⋅ P(B1 ) = ⋅ =
9 10 30
D.m.th.
7 7 7
P(B2 ∩ G1 ) + P(G2 ∩ B1 ) = + = .
30 30 15
Shembulli 9.27
Vargu i bitave me gjatësi katër është gjeneruar në mënyrë të rastësishme ashtu që secili nga 16
vargjet e bitave me gjatësi katër janë njëlloj të mundshëm. Sa është probabiliteti që një varg i tillë
të përmbajë së paku dy 0-bita të njëpasnjëshëm, nëse dihet se biti i parë është 0? (Supozojmë se
0-bitat dhe 1-bitat janë njëlloj të mundshëm).

Zgjidhje
Le të jetë A ngjarja që vargu i bitave me gjatësi katër të përmbajë së paku dy 0-bita të
njëpasnjëshëm, dhe le të jetë B ngjarja që biti i parë te vargu me gjatësi katër është 0. Probabiliteti
që vargu i bitave me gjatësi katër të përmbajë së paku dy 0-bita të njëpasnjëshëm, kur dihet se biti
i parë është 0, është i barabartë me
P(A ∩ B )
P(A \ B ) = .
P(B )

386
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Pasi që A ∩ B = {0000,0001,0010,0011,0100}, atëherë P(A ∩ B ) = 5 16 . Gjithashtu, pasi që


vargje të bitave me gjatësi katër të cilët fillojnë me 0 janë tetë, kemi P(B ) = 8 16 = 1 2 .
Rrjedhimisht
P(A ∩ B ) 5 16 5
P(A \ B ) = = = .
P(B ) 12 8

9 . 2 . 5 N g jarje t e pav arura

Ngjarja A quhet e pavarur prej ngjarjes B, në qoftë se probabiliteti i realizimit të ngjarjes A nuk
varet nga fakti se realizohet ose nuk realizohet ngjarja B. Në këto raste, probabiliteti i kushtëzuar
i P (B \ A) mund të jetë i barabartë me P (B ).
Shembulli 9.28
Supozojmë se prodhimi ditor i 850 pjesëve në një fabrikë përmban 50 pjesë të cilat nuk
plotësojnë kërkesat e konsumatorit. Supozojmë se janë zgjedhur dy pjesë nga prodhimi ditor, por
pjesa e parë është zëvendësuar para se të zgjidhet pjesa e dytë. Sa është probabiliteti që pjesa e
dytë të jetë me defekt (shënojmë me B ) kur dihet se pjesa e parë është gjithashtu me defekt
(shënojmë A ). Probabiliteti i kërkuar mund të shprehet si P (B \ A).
Pasi që pjesa e parë është zëvendësuar para se të zgjidhet pjesa e dytë, prodhimi ditor ende
përmban 850 pjesë, nga të cilat 50 janë me defekt. Prandaj probabiliteti i B nuk varet nëse pjesa e
parë ka qenë ose jo me defekt. Ashtu që,
50
P (B \ A) =
850
Gjithashtu, probabiliteti që dy pjesët janë me defekt është

 50   50 
P(A ∩ B ) = P(B \ A)P(A) =  ⋅  = 0.0035 .
 850   850 

Nga shembulli i mësipërm mund të nxjerrim përfundimin, se në raste speciale vlen


P(B \ A) = P(B ) , dhe fitojmë

P(A ∩ B ) = P(B \ A)P(A) = P(B )P(A) (9)


dhe
P(A ∩ B ) P(A)P(B )
P( A \ B ) = = = P(A).
P(B ) P(B )

Ky konkluzion na shpie në një përkufizim të rëndësishëm.

387
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Përkufiz imi 9.10


Dy ngjarje janë të pavarura në qoftë se cilido nga relacionet në vazhdim është i saktë:
1) P(A \ B ) = P(A)
2) P(B \ A) = P(B )
3) P(A ∩ B ) = P(A)P(B )

Përkufiz imi 9.11


Ngjarjet E1 , E2 ,..., En janë të pavarura atëherë dhe vetëm atëherë nëse për çdo nënbashkësi të këtyre
bashkësive Ei1 , Ei2 ,..., Eik , vlen

( ) ( ) ( ) ( )
P Ei1 ∩ Ei2 ∩ ... ∩ Eik = P Ei1 ⋅ P Ei2 ⋅ ... ⋅ P Eik .

Një grup ngjarjesh Ei , ∀i = 1,..., n mund të jenë dy nga dy të pavarura, por mund të mos jenë të
pavarura në kuptimin e mësipërm, e anasjella është e vërtetë.
Shembulli 9.29
Probabiliteti që një detal i prodhuar nga një makinë të jetë sipas standardit është 0.8. Të gjendet
probabiliteti që dy detale të prodhuara, pavarësisht njëri nga tjetri, nga kjo makinë të jenë sipas
standardit.
Zgjidhje
Shënojmë me A1 ngjarjen “detali i parë është sipas standardit” dhe me A2 ngjarjen “detali i dytë
është sipas standardit”. Ngjarjet A1 dhe A2 janë të pavarura në mes veti, prandaj për ngjarjen
A1 ∩ A2 = A1 ⋅ A2 “të dy detalet janë sipas standardit”, kemi:
P(A1 ∩ A2 ) = P(A1 ⋅ A2 ) = P(A1 )⋅ P(A2 ) = 0.8 ⋅ 0.8 = 0.64.
Në praktikë ngjarjet e pavarura fizikisht janë të pavarura edhe statistikisht, prandaj, si rregull,
pavarësia e ngjarjeve përcaktohet nga natyra konkrete e problemit dhe jo nga përkufizimi.
Shembulli 9.30
Supozojmë se A është ngjarja që vargu i bitave me gjatësi katër i gjeneruar në mënyrë të
rastësishme fillon me 1 dhe B ngjarja që ky varg i bitave të përmbajë numër çift të njishave. A
janë të pavarura A dhe B , në qoftë se 16 vargjet e bitave me gjatësi katër janë njëlloj të
mundshëm.
Zgjidhje
Ekzistojnë tetë vargje të bitave me gjatësi katër të cilët fillojnë me 1: 1000, 1001, 1010,
1011,1100, 1101, 1110 dhe 1111. Gjithashtu, ekzistojnë tetë vargje të bitave me gjatësi katër të
cilët përmbajnë numër çift të 1: 0000, 0011, 0101, 0110, 1001, 1010, 1100, 1111. Pasi që vargje
të bitave me gjatësi katër janë gjithsejtë 16, rrjedhë se
P(A) = P(B ) = 8 16 = 1 2
Pasi që A ∩ B = {1111,1100,1010,1001}, atëherë P(A ∩ B ) = 4 16 = 1 4 .

Prej nga P(A ∩ B ) = 1 4 = (1 2)(1 2) = P(A)P(B ), që do të thotë se A dhe B janë të pavarura.

388
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Shembulli 9.31
Kutia ka 4 sfera me madhësi të njëjta, të etiketuara me 1,2,3,4. Nxirret rastësisht një sferë.
Shënojmë ngjarjet: A = {1,4}, B = {2,4}, C = {3,4}. Ngjarjet A, B, C janë dy nga dy të pavarura,
por jo të pavarura në tërësi. Vërtetoni.

Zgjidhje
1
Vërtet: P(A) = P(B ) = P(C ) = ;
2
1 1 1 1
P(A ∩ B ) = P({4 }) = = P(A)P(B ) = ⋅ =
4 2 2 4
1 1 1 1
P(A ∩ C ) = P({4}) = = P(A)P(C ) = ⋅ =
4 2 2 4
1 1 1 1
P(B ∩ C ) = P({4}) = = P(B )P(C ) = ⋅ =
4 2 2 4
dhe
1 1
P(A ∩ B ∩ C ) = P({4}) = ≠ P(A)P(B )P(C ) = .
4 8

Në qoftë se A dhe B janë dy ngjarje të pavarura, atëherë edhe çiftet (A, B ′); (A′, B ′); (A′, B )
janë të pavarura.

Në të vërtetë
P(A′ ∩ B′) = 1 − P(A ∪ B ) = 1 − P(A) − P(B ) + P(A)P(B )
= (1 − P(A))(1 − P(B )) = P(A′)P(B′)

Ngjashëm tregohet edhe pavarësia e çifteve të tjera.

Shembulli 9.32
Qarku i paraqitur në figurën 9.13 funksionon vetëm nëse ekziston një rrugë në skemën
funksionale nga e majta në të djathtë. Probabiliteti që çdo skemë punon është e shënuar në grafik.
Supozojmë se skemat dështojnë në mënyrë të pavarur. Cili është probabiliteti që qarku
funksionon?

Fig. 9.13

389
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Zgjidhje
Le të shënojmë me S dhe P ngjarjet që skema e sipërme dhe e poshtme funksionojnë
respektivisht. Atëherë, ekziston një rrugë nëse të paktën një skemë funksionon. Probabiliteti që
qarku të funksionoj është

P(A ose B) = 1 − P(A ose B)′  = 1 − P(A′ dhe B′)


 
ku
2
P(A′ dhe B′) = P(A′)P(B′) = (1 − 0.95) = 0.052
ashtu që
P(A ose B ) = 1 − 0.052 = 0.9975 .

Shembulli 9.33
Qarku i paraqitur në figurën 9.14 funksionon vetëm nëse ekziston një rrugë në skemën
funksionale nga e majta në të djathtë. Probabiliteti që çdo skemë punon është e shënuar në grafik.
Supozojmë se skemat dështojnë në mënyrë të pavarur. Cili është probabiliteti që qarku
funksionon?

Fig. 9.14

Zgjidhja mund të fitohet nga ndarja e grafit në tri kolona. Probabiliteti që ekziston një rrugë në
skemën funksionale vetëm nëpër tri njësitë nga e majta mund të llogaritet nga fakti se ngjarjet
janë të pavarura. Pra kemi

1 − 0.13
Ngjashëm, probabiliteti që të ekzistojë rruga në skemën funksionale vetëm nëpër dy njësitë në
mes është
1 − 0.052
Probabiliteti që të ekzistojë një rrugë në skemën funksionale vetëm nëpër një njësi nga e djathta
është 0.99.
Prandaj, nga fakti se ngjarjet janë të pavarura, zgjidhja do të jetë

(1 − 0.1 )(1 − 0.05 )( 0.99) = 0.987 .


3 2

390
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

9 . 2 . 6 Fo rmul a e pro babi l i te ti t të pl o të

Probabiliteti i prodhimit është i vlefshëm për përcaktimin e probabilitetit të një ngjarje e cila varet
nga ngjarje të tjera. Për shembull, supozojmë se në prodhimtarinë e gjysmëpërçuesve
probabiliteteti që, një çip (copëz) i cili i nënshtrohet shkallës së lartë të kontaminimit gjatë
prodhimtarisë shkakton dështimin e produktit, është 0.10. Probabiliteti që, një çip (copëz) i cili
nuk i nënshtrohet shkallës së lartë të kontaminimit gjatë prodhimtarisë shkakton dështimin e
produktit, është 0.005. Në përgjithësi gjatë punës së prodhimtarisë, 20% i çipave i nënshtrohen
shkallës së lartë të kontaminimit. Sa është probabiliteti që një produkt i cili përdor një nga këto
çipa të dështojë.
Është e qartë se probabiliteti i kërkuar varet nga fakti se, çipi i është nënshtruar ose jo shkallës së
lartë të kontaminimit. Ne mund të zgjidhim këtë problem me arsyetimin se, për çdo ngjarje B ,
mund të shkruajmë B si:

B = (A ∩ B ) ∪ (A′ ∩ B )
Ky rezultat është paraqitur me anë të diagramit të Venn-it në figurën 9.15.

Fig. 9.15 Copëtimi i ngjarjes në dy nënbashkësi disjunkte

Pasi që A dhe A′ janë të papajtueshme (disjunkte), të tilla janë edhe A ∩ B dhe A′ ∩ B . Prandaj,
nga probabiliteti i shumës të ngjarjeve të papajtueshme, relacioni (2) dhe probabiliteti i prodhimit,
relacioni (9), fitohet formula:

Për çdo dy ngjarje A dhe B ,
P(B ) = P(A ∩ B ) + P(A′ ∩ B ) = P(B \ A)P(A) + P(B \ A′)P(A′) (10)

Relacioni (10) paraqet formulën për probabilitetin e plotë për dy ngjarje.


Në zhvillimin e relacionit (10), kemi përdorur vetëm dy ngjarje të papajtueshme A dhe A′, ashtu
që A ∪ A′ = Ω.

Shembulli 9.34
Shqyrtojmë problemin e kontaminimit të shqyrtuar në fillim të kësaj njësie. Shënojmë me F
ngjarjen që produkti ka dështuar, dhe me H shënojmë ngjarjen se çipi i është nënshtruar shkallës
së lartë të kontaminimit. Probabiliteti i kërkuar është P(F ), dhe informacionet e njohura mund të
paraqiten si

391
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

P(F \ H ) = 0.10 dhe P(F \ H ′) = 0.005


P(H ) = 0.20 dhe P(H ′) = 0.80
Nga relacioni (10)
P(F ) = 0.10(0.20) + 0.005(0.80) = 0.0235

Le të jetë A − ngjarje e çfarëdoshme, ngjarjet H1 , H 2 ,..., H n , dy nga dy të papajtueshme (të cilat


formojnë sistem të plotë) dhe A ⊂ H1 + H 2 + ... + H n . Probabilitetet e ngjarjeve H i (ku i = 1,2,..., n)
janë të njohura. Po ashtu na janë të njohur probabilitetet e kushtëzuar P(A \ H i ). Duhet të
gjendet probabiliteti i ngjarjes A .
Ngjarjen A mund ta shprehim në formë të shumës së ngjarjeve dy nga dy të papajtueshme:
A = H1 ∩ A + H 2 ∩ A + ... + H n ∩ A = H1 A + H 2 A + ... + H n A (figura 9.16), prandaj kemi
P(A) = P(H1 A) + P(H 2 A) + ... + P(H n A).

H1 H2
H3
A∩H 1 H4
A∩H 2
A∩H 3
A∩H 4

A =  ( A ∩ H 1 ) U ( A ∩ H 2 ) U ( A ∩ H 3 ) U ( A ∩ H 4 )

Fig. 9.16 Copëtimi i ngjarjes në disa nënbashkësi disjunkte

Tani duke zbatuar teoremën e prodhimit të probabiliteteve, kemi:

Teoremë 9.1
(Teorema e probabilitetit të plotë).- Në qoftë se H1 , H 2 ,..., H n , janë n ngjarje disjunkte dhe formojnë
sistem të plotë, atëherë
P(A) = P(H1 A) + P(H 2 A) + ... + P(H n A)
= P(H1 )P(A \ H1 ) + P(H 2 )P(A \ H 2 ) + ... + P(H n )P(A \ H n )
n
= ∑ P(H i )P(A \ H i ) (11)
i =1

Vërtetimi
Duke u bazuar në figurën 9.16, shifet qartë se mund të shprehim A si union të ngjarjeve disjunkte
A ∩ H1 , A ∩ H 2 ,..., A ∩ H n . Prej nga,
P(A) = P(H1 ∩ A) + P(H 2 ∩ A) + ... + P(H n ∩ A)
e cila rrjedh relacionin (11), me zbatimin e probabilitetit të kushtëzuar.

Relacioni (11) paraqet formulën për probabilitetin e plotë për n ngjarje.

392
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Paraqitja grafike e copëtimit të ngjarjes A me anë të një koleksioni të ngjarjeve të papajtueshme


dhe të cilat formojnë sistem të plotë është paraqitur në figurën 9.16. Ngjarjet H i zakonisht quhen
hipoteza. Konsiderojmë që ngjarja A mund të realizohet me një nga ngjarjet H i . Me fjalë të
tjera themi se ngjarja A realizohet ose në kushtin H 1 , ose në kushtin H 2 ,…, ose në kushtin H n ,
ku çfarëdo dy kushte H i e H j nuk mund të realizohen njëkohësisht, por ku me siguri do të
realizohet një nga kushtet H i

Shembulli 9.35
Në një depo gjenden 1000 prodhime, 750 prej tyre janë të fabrikës së parë kurse 250 të tjera janë
të fabrikës së dytë. 5% e prodhimeve të fabrikës së parë janë me gabime, kurse të fabrikës së dytë
3%. Sa është probabiliteti që prodhimi i marrë rastësisht nga depoja të jetë me gabime?

Zgjidhje
Le të jetë H 1 ngjarja që prodhimi i marrë të jetë i fabrikës së parë, atëherë
P(H1 ) = 0.75 dhe P(H 2 ) = 0.25. Me A le të shënojmë ngjarjen që prodhimi i marrë nga depoja të
jetë me gabime. Atëherë P(A \ H1 ) = 0.05 dhe P(A \ H 2 ) = 0.03 . Që këtej, në saje të formulës për
probabilitet të plotë kemi:

P(A) = P(A \ H1 )P(H1 ) + P(A \ H 2 )P(H 2 ) = 0.05 ⋅ 0.75 + 0.03 ⋅ 0.25 = 0.045.

Shembulli 9.36
Mbi objektiv hidhen tri predha. Probabiliteti për ta goditur objektivin me predhën e pare është
0.4; me të dytën 0.5; me të tretën 0.7. Me një goditje objektivi asgjësohet me probabilitet 0.2; me
dy goditje 0.6; me tri goditje –me siguri. Të llogaritet probabiliteti i asgjësimit të objektivit.

Zgjidhje
Formulojmë këto hipoteza: H i -objektivi goditet nga i predha (i = 0,1,2,3) .

Shënojmë me A ngjarjen: objektivi asgjësohet dhe Gi -predha e i-të godet objektivin


(i = 0,1,2,3) ; (ngjarjet Gi janë të pavarura). Atëherë
H 0 = G1G2G3

€ P(H0 ) = P(G1 )⋅ P(G2 )⋅ P(G3 ) = 0.6 ⋅ 0.5 ⋅ 0.3 = 0.09

H1 = G1G2G3 + G1G2G3 + G1G2G3

P ( H1 ) = P (G1G2G3 ) + P (G1G2G3 ) + P (G1G2G3 )


= 0.4 ! 0.5! 0.3+ 0.6 ! 0.5! 0.3+ 0.6 ! 0.5! 0.7 = 0.36

H 2 = G1G2G3 + G1G2G3 + G1G2G3

393
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

P(H 2 ) = P(G1G2G3 )+ P(G1G2G3 )+ P(G1G2G3 )


= 0.4 ⋅ 0.5 ⋅ 0.3 + 0.4 ⋅ 0.5 ⋅ 0.7 + 0.6 ⋅ 0.5 ⋅ 0.7 = 0.41

H 3 = G1G2G3 dhe

P(H 3 ) = P(G1 )⋅ P(G2 )⋅ P(G3 ) = 0.4 ⋅ 0.5 ⋅ 0.7 = 0.14


Probabilitetet e ngjarjes A në lidhje me hipotezat H 0 , H 1 , H 2 , H 3 janë::
P(A \ H 0 ) = 0; P(A \ H1 ) = 0.2; P(A \ H 2 ) = 0.6; P(A \ H 3 ) = 1;
Sipas formulës (11) kemi:
n
P(A) = ∑ P(A \ H i )P(H i )
i =1

= P(A \ H 0 )P(H 0 ) + P(A \ H1 )P(H1 ) + P(A \ H 2 )P(H 2 ) + P(A \ H 3 )P(H 3 )


= 0 ⋅ 0.09 + 0.2 ⋅ 0.36 + 0.6 ⋅ 0.41 + 1 ⋅ 0.14 = 0.458.

9 . 2 . 7 Fo rmul a e B ay e s - i t

Në disa raste e dimë njërin probabilitet të kushtëzuar, P (A \ B ) por duam të llogarisim edhe
probabilitetin tjetër P(B \ A). Për shembull, te problemi i kontaminimit të gjysmëpërçuesve,
mund të kërkojmë: Sa është probabiliteti që çipi të ketë qenë nënshtruar shkallës së lartë të
kontaminimit, në qoftë se çipi i gjysmëpërçuesit në produktin e caktuar dështon.
Nga përkufizimi i probabilitetit të kushtëzuar
P(A ∩ B ) = P(A \ B )P(B ) = P(B ∩ A) = P(B \ A)P(A).
Nga termi i dytë dhe i fundit i shprehjes më lart, mund të shkruajmë

P(B \ A)P(A)
P(A \ B ) = per P(B ) > 0 (12)
P(B )

Ky është një rezultat shumë i vlefshëm i cili na mundëson të zgjidhim P (A \ B ) në terma të


P (B \ A).
Tani mund ti përgjigjemi pyetjes të parashtruar në fillim të kësaj njësie në këtë mënyrë:
Probabiliteti i kërkuar mund të shprehet si P (H \ F ). Atëherë,

P(F \ H )P(H ) 0.10 ⋅ (0.20)


P(H \ F ) = = = 0.85
P(F ) 0.0235
Vlerën e P(F ) në emërues e kemi llogaritur në shembullin 9.34.

394
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Në përgjithësi, në qoftë se në relacionit (12) në emërues P (B ) e zëvendësojmë me shprehjen në


relacionin (11), formulën për probabilitetin e plotë, do të fitojmë rezultatin në vazhdim, të njohur
si teorema e Bayes-it, sipas filozofit anglez Thomas Bayes.

Teoremë 9.2
(Teorema e Bayes-it).- Në qoftë se H1 , H 2 ,..., H n , janë n ngjarje disjunkte dhe formojnë sistem të plotë
dhe B një ngjarje e çfarëdoshme, atëherë

P ( B \ H1 ) P ( H1 )
P ( H1 \ B ) =
P ( B \ H1 ) P ( H1 ) + P ( B \ H 2 ) P ( H 2 ) +... + P ( B \ H n ) P ( H n )

p!!
er P ( B) > 0

ose në rastin e përgjithshëm

P(B ∩ H i ) P(B \ H i )P(H i )


P(H i \ B ) = = n
. (13)
P(B )
∑ P(B \ H i )P(H i )
i =1

Shembulli 9.37
Në kushtet e shembullit 9.36, pas tri të shtënash objektivi është asgjësuar. Të llogaritet
probabiliteti që kjo ka ndodhur me dy goditje.
Zgjidhje
Sipas shënimeve këtu, bëhet fjalë për P(H 2 \ B ). Kemi

P(B \ H 2 )P(H 2 ) 0.6 ⋅ 0.41


P(H 2 \ B ) = = = 0.537 .
P(B ) 0.458

Shembulli 9.38
Ndër 1000 llamba 600 janë të njërës seri dhe 400 të serisë tjetër. Probabiliteti që llamba të punojë
një kohë të caktuar T është 0.8 për serinë e parë dhe 0.85 për serinë e dytë.
a) Gjeni probabilitetin që një llambë e marrë rastësisht të punojë gjatë kohës T
b) Gjeni probabilitetin që llamba e zgjedhur është e serisë së parë kur dimë se ajo “punon T
orë”.

Zgjidhje
Shënojmë:
A ngjarjen “llamba e zgjedhur punon T orë”
Me H 1 ngjarjen “llamba është e serisë së parë” dhe

395
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Me H 2 ngjarjen “llamba është e serisë së dytë”.


(a) Jemi në kushtet e probabilitetit të plotë sepse, H1 ∪ H 2 = Ω; H1 ∩ H 2 = ∅ prandaj
shkruajmë:
n
P(A) = ∑ P(A \ H i )P(H i ) = 0.8 ⋅ 0.6 + 0.85 ⋅ 0.4 = 0.82
i =1

(b) Këtu kërkohet P(H1 \ A). Sipas (13) gjejmë:

P(A \ H1 )P(H1 ) 0.8 ⋅ 0.6


P(H1 \ A) = = = 0.585 .
P ( A) 0.82

Shembulli 9.39
Kemi 5 kuti me topa të bardhë dhe topa të zi, dy kuti kanë nga 2 topa të bardhë dhe 3 të zi
(përbërja H 1 ), dy kuti kanë nga 1 top të bardhë dhe 4 të zi (përbërja H 2 ), një kuti ka 4 të bardhë
dhe nga një të zi (përbërja H 3 ). Nga një kuti e marrë rastësisht është nxjerrë një top i cili ka
ndodhë të jetë i zi (ngjarja A). Të gjendet probabiliteti ashtu që topi të jetë nxjerrë nga kutia me
përbërje të dytë.

Zgjidhje
Nëse zbatojmë formulën e Bajesit për i=2 dhe n=3, atëherë do të fitojmë formulën të cilën duhet
zbatuar në këtë rast:
P(A \ H 2 )P(H 2 )
P(H 2 \ A) =
P(A \ H1 )P(H1 ) + P(A \ H 2 )P(H 2 ) + P(A \ H 3 )P(H 3 )

Gjejmë probabilitetet përkatëse:


2 2 1 3 4 1
P(H1 ) = , P(H 2 ) = , P(H 3 ) = , P(A \ H1 ) = , P(A \ H 2 ) = , P(A \ H 3 ) =
5 5 5 5 5 5
dhe i zëvendësojmë në formulë. Atëherë, do të kemi:
2 4 8

5 5 8
P (H 2 \ A) = = 25 =
2 3 2 4 1 1 15 15
⋅ + ⋅ + ⋅
5 5 5 5 5 5 25
6 1
Në mënyrë analoge gjejmë P(H1 \ A) = dhe P(H 3 \ A) = .
15 5
Shembulli 9.40
Pasi që edhe me metoda të reja të mjekësisë është treguar se te zbulimi i hershëm i sëmundjes
shërimi është shumë më i suksesshëm, është propozuar që të bëhen kontrollet sistematike
mjekësore të popullatës. Probabiliteti që testi në mënyrë të saktë të identifikojë personin me
sëmundjen përkatëse si pozitiv është 0.99, dhe probabiliteti që testi në mënyrë të saktë të
identifikojë personin pa sëmundjen përkatëse si negativ është 0.95. Shkalla e përqindjes të
sëmundjes në të gjithë popullatën është 0.0001. Një person bën testin e sëmundjes, dhe rezultati
është pozitiv. Sa do të jetë probabiliteti se personi në fjalë është i sëmurë.

396
Pr. Qefsere Doko Gjonbalaj

Zgjidhje
Do të shënojmë me D ngjarjen se personi në fjalë është i sëmurë, dhe me S ngjarjen se testi është
pozitiv. Probabiliteti i kërkuar mund të shënohet si P(D \ S ). Prpbabiliteti që testi në mënyrë të
saktë të identifikoj personin pa sëmundjen përkatëse si negativ është 0.95. Rrjedhimisht,
probabiliteti i testit pozitiv pa sëmundje është
P(S \ D′) = 0.05
Nga formula e Bayes-it,
P(S \ D )P(D )
P(D \ S ) =
P(S \ D )P(D ) + P(S \ D′)P(D′)
0.99(0.0001) 1
= = = 0.002
0.99(0.0001) + 0.05(1 − 0.0001) 506
Në mënyrë të pabesueshme, edhe pse testi llogaritet shumë efektiv duke pasur parasysh se
P(S \ D ) është i lartë dhe P(S \ D′) i ulët, për shkak se në të gjithë popullatën përqindja e
sëmundjes është e ulët, shanset janë shumë të vogla që personi të jetë i sëmurë, edhe pse testi ka
rezultuar si pozitiv.

397

View publication stats

You might also like