You are on page 1of 7

Çarli dhe Fabrika e Çokollatave

LEXIM JASHTË KLASE

ALEKS NIKOLLORI

NENTOR 2022
Çarli dhe Fabrika e Çokollatave A. Nikollori

1. SKEDA E LIBRIT

Titulli: Çarli dhe Fabrika e Çokollatave

Autori: Roald Dhal

Ilustruesi: Quentin Blake

Shtypshkronja: Çabej

Botimi i parë: 1964

Botimi i parë shqip: Tiranë 2008

Perkthyes: Naum Prifti

Përpunimi grafik : bardhe e zi

Numër faqesh: 157

2. INFORMACION MBI AUTORIN

Roald Dhal lindi ne 13 shator 1916 ne Wales, ne Britaninë e Madhe. Prindërit e tij ishin
norvegjeze. Ai ka qene pilot avioni, spiun për shërbimet inteligjente, shkrimtar, skenarist
dhe poet. Ai gjithashtu ka shpikur një pajisje mjekësorë për te shëruar djalin e tij.

Roald Dahl ka shkruar gjithsej 16 libra për fëmije. Libri tij i pare quhej ‘’The Gremlins’’.
Ai është botuar ne vitin 1943. Frymëzimi për librat i vinte nga jeta e tij. Ai i merrte
frymëzim nga mamaja e tij qe e çonte atë ne Norvegji çdo vit dhe atje ai mësonte histori
me shtriga, xhuxhmaxhuxh etj. Kur u rrit ai shkoi ne shkolle ne konvikt. Te rriturit qe
drejtonin shkollën e tij i bënin te punonin e i rrihnin fëmijët, dhe kjo e frymëzoi për librin
“Matilda”.

Gjithashtu gjate viteve te shkollës, një fabrike çokollatash i jepte nxënësve çokollata qe
ti provonin, dhe kështu i erdhi ideja për te krijuar « Çarli dhe Fabrika e çokollatave ».

2
Çarli dhe Fabrika e Çokollatave A. Nikollori

Disa fakte interesante për Ronald Dahlin:

 Ronald Dahli ishte 198 cm i gjatë.


 Ai ka shitur mbi 300 milion libra.
 Libri i tij i preferuar është ‘’Gjigandi i Madh i Mirë’’.
 Një njeri i vërtet me emrin Willi Wonka i ka dërguar një letër Roald Dhalit.
 Ai ka shpikur 250 fjalë të reja.
 Ai nuk ka mësuar asnjëherë të shtypte me makine shkrimi.
 Librat e tij janë përkthyer në 63 gjuhë.
 Një libër i tij shitet çdo 2.5 sekonda.

Roald Dhal vdiq më 23 nëntor 1990 nga një kancer i rrallë i gjakut, në Oksford, Angli. Ai
u varros së bashku me disa prej gjërat e preferuara si vera, çokollata, lapsa, etj. Edhe
sot fëmijët vazhdojnë të lënë lodra dhe lule mbi varrin e tij.

3. PËRMBAJTJA E LIBRIT OSE PËRMBLEDHJA E TIJ

Çarli është një djalë i varfër. Ai është 10 vjeç. Çarli jeton në një shtëpi prej druri dhe pak
të prishur. Në shtëpi jeton me prindërit dhe me gjyshërit e tij. Ata quhen zonja Buket,
zoti Buket, gjyshi Xho, gjyshja Xhozefinë, gjyshi Xhorxh dhe gjyshja Xhorxhinë.
Një ditë pronari më i madh i çokollatave në botë i quajtur Vili Vonka tha që ai kishte
fshehur 5 bileta të arta në 5 mbështjellëse çokollatash dhe kush i gjente ato do të vinin
tek fabrika e tij. Por Çarli merrte vetëm një çokollatë në vit dhe shanset ta merrte nuk i
kishte të larta.
Kur i erdhi ditëlindja prindërit ja dhanë çokollatën por aty nuk ishte bileta. Çarli një ditë
gjeti disa lekë në rrugë dhe me ato ai bleu një çokollatë. Kur ai e hapi çokollatën, e gjeti
biletën e artë dhe vrapoi për në shtëpi. Të gjithë ishin të gëzuar, shumë të gëzuar.
Në biletë shkruante që në datën 1 shkurt do të shkonin në fabrikën e çokollatave
bashkë me një të rritur dhe që nëse e fitonin do merrnin çokollata falas për vit. Biletën e
kishin gjetur dhe 4 fëmijë të tjerë. Ata quhen Augustus Gullp, Veruka Kripa, Vjollca
Syshkruara dhe Mike Telaja.

3
Çarli dhe Fabrika e Çokollatave A. Nikollori

Fëmijët kishin vese të këqija, prandaj ata nuk ia dolën, sepse Augustusi ra në lumin e
çokollatave, Majku u fut në çoko-televizorin, Vjollca hëngri një çamçakëz që nuk ishte
testuar dhe u fry si top, dhe Verukës meqë donte një ketër dhe u fut në dhomën e tyre
dhe sa u lëshua një boje kafe ajo u mbulua me ketra.
Në fund ngeli vetëm Çarli, sepse ai i pranonte gjërat që i jepeshin nuk ishte grindavec
por ishte djalë i edukuar dhe shumë i sjellshëm. Në fund ai e fitoi çokollatat dhe Vili
Vonka i dhuroi atij fabrikën.

4. PËRSHKRIMI I PERSONAZHEVE

 Çarli Buket ishte një djalë 10. Ai vesh rroba të vjetra dhe ka flokë biondë. Çarli
nuk është grindavec dhe është mirënjohës për gjërat që i jepen. Ai jeton në një
shtëpi druri në skaj të një qyteti të madh.
 Veruka Kripa është një vajzë 12 vjeçe. Ajo vesh rroba të shtrenjta, dhe ka flokë
biond me kaçurrela. Veruka jeton në një shtëpi të madhe sepse babai i saj është
miliarder.
 Mike Telaja është një djalë 12 vjeç. Ai vesh rroba normale, ka flokë biond dhe me
gjemba. Ai jeton në një apartament me prindërit e tij. Majku i pëlqen të qëndroj
para televizorit gjithë ditën dhe të luaj lojëra me pistoleta.
 Vjollca Syshkruara është një vajzë 11 vjeçe. Ajo vesh rroba normale dhe ka flokë
bionde. Ajo pëlqen shumë të përtyp çamçakëzë dhe ka një rekord që e ka
mbajtur një për 3 muaj. Vjollca jeton në një apartament me prindërit e saj.
 Augustus Gllupi është një djalë 11 vjeç. Ai vesh rroba që ia ka qepur mamaja
dhe ca të blera. Ai jeton në një apartament me mamanë dhe babanë e tij. Ai i
pëlqen shumë të hajë dhe është shume i shëndoshë.

4
Çarli dhe Fabrika e Çokollatave A. Nikollori

5. DIAGRAMI I VENIT

Carli Vili Vonka 

6. PJESA QË MË KA PËLQYER MË SHUMË DHE PSE

Emri i kapitullit: Mrekullia: Faqe 51-54


Pjesa ime e preferuar është në kapitullin ‘’Mrekullia’’. Ky kapitull tregon që Çarli fiton biletën e
fundit të artë. Unë u gëzova kur ai fitoi, sepse doja që të fitonte Çarli.

5
Çarli dhe Fabrika e Çokollatave A. Nikollori

7. SHKRUAJ NJË PARAGRAPH PËRSHKRUES DHE DIALOGUES

Paragraf përshkrues: Kapitulli 6: Faqe 30

Pikërisht të nesërmen u gjend e para Biletë e Artë. Fituesi ishte një djalë i quajtur
Augutus Gullp, dhe gazeta e mbrëmjes, që solli zori Buket, botonte një fotografi të tij
goxha të madhe në faqen e parë. Fotoja tregonte një djalë nëntëvjeçar që qe aq bullafiq
sa dukej sikur e kishin fryrë me pompë. Atij i vareshin lapra dhjami nga çdo pjesë e
trupit dhe fytyra i ngjante me një top brumi të madh me dy sy që e shihnin botën me
babëzi. Qyteti ku jetonte Augutus Gullp, thoshte gazeta, po çmendej nga gëzimi për
heroin e tij. Flamujt valonin në të gjitha dritaret, shkolla u dha fëmijëve një ditë pushim
dhe u organizua një paradë për nder të djaloshit të famshëm.

Paragraf Diologues: Kapitulli 2: Faqe 16-17

Një mbrëmje, sapo hyri të shihte gjyshët dhe gjyshet, Çarli i pyeti:

- A është e vërtetë se Fabrika e Çokollatave e Vonkës është më e madhja në botë?


- E vërtetë, - thirrën të katërt menjëherë. – Si s’qenka e vërtetë! Pash zotin, nuk e dije
ti ? Ajo është pesëdhjete herë më e madh se çdo tjetër fabrikë çokollatash.
- Mos zoti Vonka është vërtetë më i zoti prodhues çokollatash në botë?
- Nipçja im i dashur, - tha gjyshi Xho, duke u ngritur paksa më lart mbi jastëk, - zoti Vili
Vonka është më i çuditshmi, më fantastiku, më i jashtëzakonshmi mbrujtës çokollatash
që ka parë bota! Kujtoja se gjithkush e dinte kaq gjë!
- E dija që ishte shumë i famshëm, gjyshi Xho, e dija po ashtu se qe edhe shumë i
zoti…
- I zot! -bërtiti plaku i moshuar. – I zoti, thotë ky! Ai është magjistar çokollatash! Ai
mund të bëjë gjithçka që do. A nuk është kështu të dashurit e mi?

6
Çarli dhe Fabrika e Çokollatave A. Nikollori

8. SHRUAJ 5 SHPREHJET MË TË BUKURA FRAZEOLOGJIKE

 i qante syri
 goja i lëshonte lëng
 të luan mendja
 dukej sikur e kishin fryrë me pompë
 buzët i shkonin vesh më vesh

9. SHKRUAJ MESAZHIN E LIBRIT DHE ÇFARË KE MËSUAR NGA KY LIBËR


Mesazhi i librit:
 Nuk duhet të jemi grindavec
 Nuk duhet të rrimë shumë para gjërave elektronike, sepse do na bëhet zakon.
 Nuk duhet të jemi llupës, sepse mund të sëmuremi.
 Por duhet të jemi të sjellshëm dhe mirënjohës për gjërat që na jepen.
Nga ky libër mësova që të jem mirënjohës për atë që marr dhe të mos kërkoj shumë.

10. SHKRUAJ NJË MBYLLJE TJETËR PËR LIBRIN

Në ashensorin e madhe prej kristali ishte Zoti Vili Vonka, Çarli dhe gjyshi Xho. Aty Vili
Vonka po i tregonte që ata mund të merrnin një fugon me çokollata çdo vit dhe që ata
mund ta vizitonin fabrikën e tij kur të donin. Pastaj ashensori zbriti poshtë dhe Çarli
shkoi në shtëpi dhe ia tregoi prindërve çfarë ndodhi.

You might also like