You are on page 1of 8

Tema e

projekti
t: 
Matem
aticienë

famshë

Punoi : HYRJE
Uejdi HYRJE
Hyka
Matematika, vjen nga greqishtja e lashtë që do të thotë “studim”,
“shkencë”. Shpeshherë është quajtur “gjuha e Universit”.

Matematicienë të famshëm si Pitagora, Diofanti apo Gausi dhe biografia e tyre, janë shumë të
rëndësishëm për zhvillimin e matematikës. Secili nga ata ka arritje të paçmueshme në fushën e
matematikës. Këto arritje janë tepër të rëndësishme ditët e sotme dhe janë baza e krijimit të
matematikës që ne njohim.

Nëse ata nuk do të kishin krijuar këto baza, as sistemet kompjuterike nuk do të ekzistonin. Pra, kjo
tregon punën dhe aftësinë e tyre. Kjo punë dhe aftësi duhen nderuar e respektuar. Projekti
permban materiale të ndryshme, kryesisht të kerkuara në Google dhe Wikipedia.
1. Leonard Euler
Euler (1707-1783) është konsideruar si matematikani më i zoti i rruzullit tokësor. Euler për herë ta parë
paraqiti simbolet moderne të matematikës të cilat përdoren edhe sot; koncepti i funksionit f(x), funksione
e trigonometrisë, “e”, baza e logaritmit, “The Euler Constant”- “konstanti Euler”, shkronja greke Sigma
për mbledhjen dhe shkronja “i” për njësitë imagjinare, sikurse simbolin “pi” për diametrin e rrethit. Ai
gjithashtu zgjidhi problemin e teorisë grafike të Shtatë Urat të Koengsberg-it. Për më tepër, ai vazhdoi të
zhvillojë llogaritje, teorinë e numrave, analizën dhe zbërthimin e shumë teoremave dhe funksioneve.
Euler ka kontribuar dukshëm për ndjekësit ose pasuesit e matematikës moderne.

Euler

Leonhard Paul Euler, (prononcimi në shqip: Leonard Paul Ojler), (15 Prill, 1707 Basel, Zvicër – 7 shtator,
1783 Saint Petersburg, Rusi), ishte matematikan dhe fizikan zviceran i cili kaloi pjesën më të madhe të
jetës së tij në Rusi dhe Gjermani.

Euler bëri zbulime të rëndësishme në fusha të ndryshme si Njehsimi diferencial dhe teoria e grafeve. Ai
gjithashtu për herë të parë paraqiti pjesën më të madhe të terminologjisë dhe nocioneve moderne
matematike, pjesërisht për analizën matematike, sikur është nocioni i funksionit matematik.[1] Gjithashtu
është i njohur për punën e tij në mekanikë, optikë dhe astronomi.

Euler konsiderohet të jetë matematikani më i madh i shekullit të XVIII dhe një ndër më të mëdhenjtë i të
gjitha kohërave. Gjithashtu është më frytdhënësi, përmbledhja e punimeve të e tij përfshinë 60–80 vëllime
faqe çerekësh. Deklarata e dhënë nga Pierre-Simon Laplace shpreh influencën që pati Euler në
matematikë, ai thotë: “Lexojeni Eulerin, lexojeni Eulerin, ai është mësuesi i të gjithë neve.”[3]

Figura e tij u paraqit në gjashtë seri të bankënotës prej 10 Franga zvicerane si dhe në një numër të madh të
pullave postare zvicerane, gjermane e ruse. Asteroidi 2002 Euler u emërua për nder të tij.

Euleri lindi në Basel i ati Paul Euler, ishte pastor, e ëma Marguerite Brucker, një bijë pastori. Ai kishte dy
motra më të vogla Anna Maria dhe Maria Magdalena.

Menjëherë pas lindjes së tij familja u transferua nga Baseli në Riehen, ku Euleri e kaloi pjesën më të
madhe të fëmijërisë. Paul Euleri ishte mik i Johann Bernoullit i cili ishte ndër matematikanët më të shquar
të asaj kohe në Evropë, ai ndikoi fuqishëm te Leonardi i ri. Euler me shkollimin formal e filloi në Basel
ku shkoi të jetojë me gjyshen e tij për nga nëna.

Kur kishte 13 vjet ai përfundoi Universitqtin e Baselit, dhe në vitin 1723, mori titullin M.Phil me
disertacionin në të cilin shpreh krahasimin në mes filozofisë se Dekartit dhe Njutnit. Asokohe ai çdo të
shtune në mbrëmje merrte leksione nga Johann Bernoulli, i cili kishte zbuluar një talent të pabesueshëm
për matematikë te nxënësi i tij i ri. Euleri atëherë studjonte për teologji, gjuhë greke, dhe gjuhë çifute
sipas dëshirës së të atit për tu bërë pastor, por Bernoulli i tregoi të jatit Paul Eulerit se Leonhardi është i
destinuar të bëhet matematikan i madh. Në vitin 1726, Euleri kompletoi punimin e tij të disertacionit për
titullin Ph.D. ekuivalenti i sotshëm doktor i shkencave i titulluar De Sono në të cilin bëhet fjalë për
shpejtësinë e zërit[5] dhe në vitin 1727, ai merr pjesë në konkursin e Akademisë franceze të shkencave,
zgjidhja e Eulerit u vlerësua me çmimin e dytë, vendin e parë e siguroi Pierre Bouguer—i cili sot njihet si
“babai i arkitekturës detare”. Këtë çmim
të akademisë franceze pastaj Euleri gjatë karrierës së tij e fitoi 12 herë për zgjidhjet e tij të
mrekullueshme.[6]

Kontributet në matematikë

Analiza matematikore

Euleri është i njohur në analizën matematike për implementimin e serive të pafundme potenciale dhe
zbërthimin e funksioneve në seri të tilla. Ai e zbuloi serinë për funksionin eksponencial e

dhe zbërthimin në seri të pafundme të funksionit invers të tangjentit.

Përdorimi i tij i guximshëm (ku sipas standardeve moderne teknikisht jo korrekt) i serive potenciale
mundësoi zgjedhjen e problemit të famshëm të Bazelit në vitin 1735:

Interpretimi gjeometrik i formulës së Eulerit

Euleri filloi zbatimin e funcksioneve eksponenciale dhe logaritmeve në vëertetimet analitike. Ai zbuloi
mënyrën e zbërthimit të funksioneve llogaritmike në seri potenciale dhe e dha përkufizimin e logaritmit të
numrave real negativ por pastaj edhe të numrave kompleks, në këtë mënyrë e zgjëroi fushën e aplikimit të
logaritmeve . Ai poashtu e përkufizoi funksionin eksponencial për numrat kompleks, dhe zbuloi lidhjen e
tyre me funksionet trigonometrike. Për ç’do numër real φ, funksioni eksponencial kompleks e plotëson
barazimin

Ky barazim njihet si formula e Eulerit. Rast special i formulës së mësipërme është barazimi i cli njihet si
identiteti i Eulerit dhe vlerësohet si formula më e shquar në matematikë sipas Richard Feynman, sepse në
të jepet lidhja në mes 5 konstantave të rëndësishme të matematikës 0′, 1, e , i dhe π dhe vetëm nga një
herë përdoen shenjat e koncepteve të mbledhjes, shumëzimit, fuqizimit, dhe barazimit

Në vitin 1988, lexuesit e Mathematical Intelligencer e zgjoddhë atë “the Most Beautiful Mathematical
Formula Ever”.[15](Formula më e bukur e matematikës) Në përgjithësi ndër pesë formulat më të bukura
matematikore Euleri merr pjesë me tre prej tyre.[15]

Formula De Moivre është rrjedhim i drejtpërdrejtë i formulës së Eulerit.

Teoria e numrave

Interesi i Eulerit në teorinë e numrave mund të gjurmohet në ndikimin e Goldbachut, miku i tij në
Akademinë e Shën Petersburgut dhe në veprat e Pierre de Fermat. Euleri zhvilloi disa nga idetë e Fermat,
dhe disa nga supozimet e tij i rrëzoi poshtë.

Euleri provoi se shuma e numrave reciprok të thjeshtë është e pafundme. Me këtë, ai zbuloi lidhjen
ndërmjet funksionit zeta të Riemannit dhe numrave të thjeshtë.

Euleri provoi identitetin e Njutonit dhe teoremën e vogël Fermat. Ai gjithashtu shpiku funksionin totient
φ(n) i cili shpreh numrin e numrave të plotë pozitiv jo më të mëdhenj se numri i plotë n që janë relativisht
të thjeshtë me n. Duke përdorur vetitë e këtij funksioni, ai e përgjithësoi Teoremën e vogël Fermat e
njohur tani si teorema e Eulerit. Ai ka kontribuar dukshëm në teorinë e numrave të përsosur, e cila i ka
inspiruar matematikanët qysh nga koha e Euklidit
2. Pitagora
Pitagora (greqisht: Πυθαγόρας) lindi afërsisht në vitin 592 p.e.s. dhe vdiq 486 p.e.s., ishte matematikan
dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në matematikë, e cila njihet si
“Teorema e Pitagorës” e cila shprehet me barazimin është mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e
jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore

Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erës sonë. Që i vogël shfaqi shumë dhunti
të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që e do të jetë i biri i Apollonit. Por edhe vetë emri i tij
do të thotë ‘’ ai që u deklarua nga Pitia (profetja)’’.

Në moshë të re merr pjesë në Lojrat Olimpike ku dhe bëhet kampion në mundjen e lirë. Më pas do të
udhëtojë në Egjipt ku dhe do të initacionohet në misteret eMemfidës dhe Heliupolit. Në vazhdim do të
shkojë në Finike dhe në Halde ku dhe do të mësojë astronominë dhe gjeometrinë.

Rikthehet në Samo dhe themelon shkollën e tij duke arritur të mbledhë mbi 3.000 nxënës. Madhështia e
tij do të provokojë reagimet e pushtetarëve të Samosit dhe kështu do të detyrohet të largohet nga ishulli,
ku pas një udhëtimi të gjatë do të arrijë në Krotone ku dhe do të themelojë shkollën e tij të famshme rreth
vitit 520 para erës sonë. Në të gjithë jetën e tij mundua të jetë një shembull për njerëzit e tjerë, diçka që
përbën bazën e mënyrës së doktrinës së tij.

Matematika është pika ku takohen dhe harmonizohen feja, shkenca dhe arti. Për këtë doktrina e tij mund
të jetë gjithësore dhe të përmbajë harmonikisht, konceptin fetar, kërkimet shkencore dhe eksperimentin.
Dhe të gjitha këto janë të mbushura me një total rregullash etikë ku dhe ato kanë të bëjnë me celësa
matematikë dhe numra.Simbolet matematike kanë një rëndësi të madhe në doktrinën Pitagoriene pasi
nëpërmes tyre arrinin të konsolidonin në botën e shfaqur gjithcka që kishin arritur të përvetsonin.
Domethënë mund të shkruanin , duke përdorur simbolet matematike, një gjendje psikologjike ose një
shprehje bukurie.

Si për shembull numrin Φ (Φ = 1.62…), që është shprehja e rregullit të bukurisë së Natyrës.Pitagora është
themeluesi i shkencës muzikore, zbulues i simboleve që korrespondojnë me notat dhe simbolet muzikore.
Pjesa matematike e kësaj shkence quhej ‘’Harmonikë’’. Pitagora është i pari që flet për sfericitetin e tokës
dhe se toka është pjesë e një totali sferash me qendër të njëjtë ku distancat midis tyre rregulohen me
hapësira muzikore. Është harmonia e sferave. Është i pari që përdori fjalën Filozofi.

3. Carl Friedrich Gauss


Fëmija “prodigy” – i talentuar, është quajtur Princi i Matematikës, dhe bëri zbulimin e tij të parë kur ishte
vetëm 21 vjeç. Ai paraqiti veprën e tij të madhe “Disquisitiones Arithmeticae”, ku “Arithmeticae”
referohet emrit që Gauss përdorte për teorinë e numrave. Ai shquhej për aftësinë e tij mendore për të bërë
mbledhjet nga 1 deri në 100 brenda pak sekondave. Duka e Gottinga-s duke njohur talentin e tij e dërgoi
në Collegium Caralinum (atëherë konsiderohej Universiteti më i famshëm i Matematikës), ku pati
rezultate të shkëlqyera. Pasi u diplomua në 1978, ai filloj të jepte kontribute të rëndësishme në fushat
kryesore të matematikës, si në teorinë e numrave. Ai gjithashtu, provoi të zgjidhte teoremën fondamentale
të algjebrës duke njohur konstantin e rëndesës në fizikë kur ishte vetëm 24 vjeç. Deri në moshën 77 vjeç,
kur vdiq, ai bëri hapa të mëdha në fushën e matematikës.

Gauss
Johann Carl Friedrich Gassu (30 prill 1777 — 23 shkurt 1855) ishte një matematikan gjerman dhe
shkencëtar që ndihmoi dukshëm në shumë fusha, duke përfshirë teorinë numrave, analizën, gjeometrinë
diferenciale, gjeodezinë, magnetizmin, astronominë dhe optikën.

Nganjëherë i njohur si “princi i matematikës”, Gausi pati një ndikim të shquar në shumë fusha të
matematikës dhe shkencës dhe është rradhitur pranë Ojlerit, Njutonit dhe Arkimedit si një nga
matematikanët më të mëdhenj të historisë.

Në moshën shtatë vjeçare, Karl Fridrih Gauss ka filluar shkollën fillore dhe potenciali i tij u vu re
pothuajsemenjëherë. Mësuesin tij, Buttner dhe asistenti i tij, Martin Bartels, ishin të habitur kur Gausi
përmblodhi shumën 1-100 në cast nga diktimi se shuma ishte 50 palë të tjera të numrave ku çdo palë
përmbledhje të 101.

Në 1788 filloi edukimi i Gausit në gjimnaz me ndihmën e Buttner dhe Bartels. Pas marrjes së një burse
nga Duka i Brunsëick-Ëolfenbuttel, Gausi hyru në Kolegjin Carolinum në 1792. Në akademi Gaussi ka
zbuluar në mënyrë të pavarur ligjin Bode, teoremën binome dhe arithmetike-logjike, si dhe ligjin e
reciprocitetit katror teoremën e numrit.

Në 1795 Gausi u largua nga Brunsëick për të studiuar në Gottingen University. Mësuesi i Gausit ishte
Kaestner. Miku i tij i vetëm në mesin e nxënësve ishte Farkas Boljait. Ata u takuan në 1799 dhe ndenjën
me njëri-tjetrin për shumë vite. Gausi u kthye në Brunsëick, kur ai mori një diplomë në 1799. Pasi Duka
kishte rënë dakort të vazhdonte ti jepte bursë Gausit, ai kërkoi që Gausi të paraqiste një dezertacion për
doktoratën në Universitetin Helmstid. Me bursën e tij për ta mbështetur atë Gausi nuk kishte nevojë për të
gjetur një punë. Ai botoi librin Disquisitiones Arithmeticae në verën e vitit 1801. Kanë qenë 7 seksione,
por pjesën e fundit i është kushtuar vetëm teorisë së numrave.

Veprat

Ne 1801 Gausi boton Disquisitiones Arithmeticae. Eshte studimi i pare sistematik mbi teorine e numrave.
Influenca e librit te Gausit qe e pamase, dhe deshmohet nga fakti qe shumica e librave mbi subjektin
akoma ndjekin perqasjen e tij. Reference: “The Mathematics of Ciphers, Number Theory and RSA
Cryptography”, S.C.Coutinho, Redaktoi: Valmir LAMAJ

Ekzistojnë shumë histori për këtë gjeni. Thuhet se dhuntitë e tij u shfaqën në moshën 3- vjeçare kur
korrigjoi një gabim në veprime të të atit. Historia e famshme e Gausit thotë se në shkollën fillore ngaqë
ishte sjellë keq idha si detyrë të mblidhte numrat nga 1 tek 100. Gausi e gjeti zgjidhjen menjëherë për
habinë e mësuesit të tij Metoda e Gausit konsistontë në mbledhjen e numrave periferikë:1+100;2+99
etj.Formoheshin 50 çifte ku shuma e secilit çift ishte 101. Që këtej 50×101=5050. Sidoqoftë dyshohet për
vërtetësinë e kësaj historie. Gjithashtu thuhet se Gausin e ndërprenë njëherë në zgjidhjen e një problem
sepse gruaja e tij ishte duke vdekur. Ai ka thënë “Thuaji të presë një minutë, sa ta mbaroj”

4.Diofanti
Në matematikën e antikitetit grek një vend të veçantë zë vepra e Diofantit, që siç mendohet, duhet të ketë
jetuar nga fundi I shekullit të dytë dhe fillimi I shekullit të tretë të erës sonë. Interesat e tij shkencore dalin
jashte shtratit të traditës greke që kishte parapëlqim të posaçshëm për gjeometrinë. Diofanti është marrë
me aritmetikën dhe me problem që mund të quhen algjebrike, ndonëse atëherë ende nuk ishte formar
algjebra si degëzim I mirëfilltë I matematikës. Ai ka shkruar një punim të shkurtër për numrat poligonalë,
një vepër për “Porizmat” (ky term përdorej për të treguar një kompleks pohimesh që kërkonin ose
vërtetime ose ndërtime shumë të vështira) e cila ka humbur, por atë e bëri të famshëm “Aritmetika” në 13
libra, nga të cilët janë ruajtur gjashtë e një fragment I të shtatit.

Diofanti I ka kushtuar vëmendje të posaçme ekuacioneve të pacaktuara (që sot quhen diofantiane) të
cilave u kërkon zgjidhjet racionale positive.

Zgjidhjet iracionale ai i quante “të pamundura” dhe bënte kujdes që t’I zgjidhte koeficientët në mënyr të
tillë që ekuacionet ose sistemet e tyre të kishin rrënjë racionale pozitive. Diofanti ka gjetur zgjidhje
racionale të rreth 130 ekuacioneve të pacaktuara, që u përkasin më shum se 50 klasave të ndryshme. Ndër
to ndeshet edhe ekuacioni si x^2-26y^2=1 dhe x^2-30y^2=1 , që njihet tani me emrin “Ekuacione të
Pelit”.

Diofanti vetë nuk ka bërë ndonjë përpjekje për klasifikim e nuk jep metoda të përgjithshme për zgjidhjet.
Por ndihet mënjëherë se ai zotërin një mjeshtëri të habitshme e teknikë mjaft të përpunuar, për të
përballuar probleme jo pak të vështira për kohën.

4. Bernhard Riemann
Riemann lindi nga një familje e varfër më 1826. Ai konsiderohet si matematikani më i zoti i shekullit të
19-të. Lista e kontributeve që ka dhënë në fushën e gjeometrisë është shumë e gjatë: Gjeometria e
Riemann-it, Sipërfaqet e Riemann-it, Integralet Riemann-it dhe ndoshta edhe për hipotezën legjendare
Riemann Hypothesis, problem që ka të bëjë me numrat e parë. Riemann është nderuar me çmimin
‘Nobel’ si matematikani më i mirë i kohës.

5. Euklidi

Euklidi ka jetuar rreth vitit 300 para Krishtit dhe konsiderohet si Babai i Gjeometrisë dhe përmblodhi
njohuritë e tij gjeometrike në 13 libra, të cilat njihen me titullin Elementet. Për fatin e keq shumë pak
dihet për jetën e tij, dhe çfarë ekziston tani është shkruar mbas vdekjes së tij. Në këto libra, ai paraqiti
njohuritë e tij gjeometrike, por edhe matematike ku vetëm 5 libra kanë mbijetuar në ditët e sotme.

6. Rene Descartes

Rene Descartes ishte filozof francez, fizikan dhe matematikan. Ai është i njohur për “Cogito Ergo
Sum’philosophy” që do të thotë “Meditacione Filozofike”. Shkrimet e tij edhe sot studiohen me
vëmendje. Krahas matematikanëve të tjerë Newton dhe Leibniz vuri themelet e llogaritjes moderne.
Descartes dha kontribut të çmueshme për “Cartesian Geometry” – Gjeometria Analitike ku përfshihen
grafikët standard (abshisat X dhe Y). Si shumë të tjerë që renditën në këtë listë Descartes është figurë
kyçe në zhvillimin e nocione moderne të matematikës.

7. Alan Turing
Alan Turing ishte një shkencëtar i kompjuterit dhe kriptograf anglez që është konsideruar një nga njerëzit
më të zotë të shekullit 20. Ka punuar për qeverinë britanike në Governemnt Code gjatë periudhës të
Luftës së Dytë Botërore. Ka bërë zbulime shumë të rëndësishme për të zbërthyer kodet gjermane. Mbas
mbarimit të Luftës, ai dha një kontribut në shkencat kompjuterike duke u konsideruar si babai i shkencës
kompjuterike. Ai formuloi “Turing test” ku dha një kontribut të rëndësishëm në debatin mbi inteligjencën
artificiale. Më vonë punoi për të krijuar një nga dizenjot e para të një kompjuteri, por plani nuk u realizua
në praktikë.

8. Leonardo Pisano Bllogno


Bllogno është matematikan italian, i cili ka jetuar në periudhën mesjetare (1170-1240) dhe ka kontribuar
në rilindjen e shkencave ekzakte. Gjithashtu Bllogno paraqiti sistemin e numrave arab. Ai ka jetuar për
një periudhë kohore në Afrikën e Veriut ku studioi shkrimet matematikore të studiuesve arab. Në kthimin
për në Itali në 1202, ai publikoi “Liber Abaci”, ku mësoi përdorimin e numrave arabe. Si rezultat i punës
së tij, ai konsiderohet si nismëtar kryesor në zhvillimin e matematikës moderne.

9. Isac Newton dhe Wilhem Leibniz

Janë renditur të dy në listë për arsye se të dy kanë nderin të jenë “krijuesit” e “Njehsimit Diferencial dhe
Integral”. Si fillim Leibniz paraqiti nocioni modern standard, kryesisht simbolin e ‘njehsimit integral ”.
Gjithashtu, Leibniz kontribuoi gjerësisht në fushën e topologjisë. Ndërsa Isac Newton kontribuoi në
zbërthimin e funksioneve në seri potenciale të pafundme. Pavarësisht nga njëri tjetri, të dy kanë
kontribuar sipas metodave të tyre.

10. Andre Wiles

E veçanta e kësaj liste është se Wiles është i vetmi matematikanë që jeton ende. Ka lindur në Cambridge,
Britani e Madhe më 11 prill të viti 1953 dhe që u bë i famshëm për vërtetimin e teoremës të Fundit të
Fermatit. Wiles iu deshën plot 8 vjet të zgjidhte këtë teoremë. Pierre de Fermat ishte një matematikan
amator francez (1601-1665), i njohur për shkrimet e tij në teorinë e numrave dhe në gjeometri analitike,
optikë dhe probabilitet. Teorema e tij, siç njihet Teorema e madhe Fermat, është vërtetuar mbas shumë
përpjekjeve të madha të matematikanëve. Aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jep
mësime në Universitetin e Princeton në New Jersey.

You might also like