You are on page 1of 6

Rrethi

Rrethi është një vijë e lakuar e mbyllur ku çdo pikë e kësaj vije ka largesë të
barabartë nga një pikë që quhet qendra e rrethit. Largesa anxhel një pike në rreth
me qendrën e tij quhet rreze, ndërsa segmenti që bashkon dy pika të një rrethi dhe
që kalon nëpër qendër quhet diametër. Korda është segmenti që bashkon dy pika
çfarëdo të një rrethi; korda më e gjatë është diametri.

Perimetri
Perimetri i rrethit është sa dyfishi i prodhimit të rrezes me pi-në dhe gjendet me
formulën e mëposhtme:

Sipërfaqja
Sipërfaqja e rrethit gjendet duke shumëzuar pi-në me katrorin e rrezeso

Vetitë

 Nëse dy korda të një rrethi janë të barabarta, atëherë ato janë njësoj të
baraslarguara nga qendra e rrethit dhe anasjelltas.
 Dy korda të barabarta të një rrethi tendosin harqe të barabarta dhe
anasjelltas.
 Diametri pingul me kordën e ndan kordën dhe harkun që ajo tendos në dy
pjesë të barabarta.
 Kur drejtëza (d) është tangjente me rrethin atëherë rrezja e rrethit është
pingule me këtë drejtëz.
 Nëse nga pika P jashtë rrethit hiqen tangjentet [PA] dhe [PB] me rrethin
atëherë, [PA] = [PB].
 Këndi qendror është këndi që ka si kulm qendrën e rrethit dhe brinjët e tij
janë rreze të rrethit. Masa e harkut që formon ky kënd është e barabartë
me masën e këtij këndi.
 Këndi rrethor është këndi që e ka kulmin në një pikë të rrethit dhe brinjët
e tij janë korda të rrethit. Masa e harkut që formon ky kënd është sa
dyfishi i masës së këtij këndi.

Paralelogrami

Në gjeometrinë euklidiane, paralelogrami është një katërkënësh që i ka brinjët dy e nga dy


paralele. Etimologjia (nga greqishja παραλληλ-όγραμμον) pasqyron përkufizimin

Vetitë

 Brinjë përballë janë paralele (nga përkufizimi).


 Brinjët përballë janë kongruente.
 Diagonalja e paralelogramit e ndan atë në dy trekëndësha kongruentë.
 Të dyja diagonalet e ndajnë paralelogramin në dy trekëndësha të njëvlershëm (me
sqipërfaqe të barabarta).
 Diagonalet e paralelogramit përgjysmojnë njëra-tjetrën (vërtetimi është më poshtë).
 Pika e prerjes së diagonaleve është qendër simetrie për secilën diagonale.
 Këndet e kundërt janë kongruentë.
 Këndet e njëpasnjëshme janë shtues (e kanë masën 180°)
Llojet e paralelogramit

 rombi
 drejtkëndëshi
 katrori
 romboidi

Formulat e sipërfaqes]

Sipërfaqja e paralelogramit është pjesa blu.

 Sipërfaqja e paralelogramit në të djathtë (sipërfaqja blu) është sa sipërfaqja e


drejtkëndëshit duke i hequr sipërfaqet e dy trekëndëshave.
Sipërfaqja e drejtkëndëshit është

*Një formulë tjetër sipërfaqeje, me brinjë B dhe C dhe kënd , është

Vërteto që diagonalet e paralelogramit përgjysmojnë njëra-


tjetrën

Për të vërtetuar që diagonalet e paralelogramit përgjysmojnë njëra-tjetrën, do të përdorim


kongruencën e trekëndëshave
(si kënde ndërrues të brendshëm)
(si kënde ndërrues të brendshëm).

Gjithashtu brinja AB është e barabartë me brinjën DC.

Pra, trekëndëshat ABE dhe CDE janë uencës; trekëndëshat kanë përkatësisht dy kënde dhe
brinjën ndërmjet tyre kongruentë).

Trekëndëshi

Trekëndëshi është njëra nga figurat themelore në gjeometri: Formohet me bashkimin e tre
pikave të cilat nuk shtrihen në një drejtëzë me vija të drejta. Pikat quhen kulme të
trekëndëshit ndërsa pjesa e drejtëzës (vijës së drejtë) që ndodhet ndërmjet kulmeve quhet
brinjë e trekëndëshit. Kulmet i shënojmë me A, B, dhe C ndërsa trekëndëshin me ABC.

Llojet e trekëndëshave
Trekëndëshaat i klasifikojmë në dy grupe

Klasifikimi sipas brinjëve

 Trekëndëshi barabrinjës, të gjitha brinjët i ka të barabarta poashtu edhe këndet e


brendshme i ka të barabarta dhe secili prej tyre është nga 60°
 Trekëndëshi barakrahës ose dybrinjëshëm, ka dy brinjë respektivisht kënde të barabarta.
 Trekëndëshi brinjëndryshëm, të tre brinjët dhe këndet i ka të ndryshme
Klasifikimi sipas këndeve

 Trekëndëshi kënddrejt ka një kënd të brendshëm prej 90°. BrinjLartësi e trekëndëshit


është drejtëza që kalon nëpër një kulm të trekëndëshit dhe është normale me brinjën
përball tij, të tre lartësitë trekëndëshit priten në një pikë e cila quhet ortoqendër.

Në një trekëndësh mund të hiqen tre lartësi.Ato priten në një pikë.

Pergjysmorja e këndit

Qendra e rrethit të brendashkruar

Pergjysmore e këndit të brendshëm të trekëndëshit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin
e trekëndëshit dhe këndin e ndan në dy pjesë të barabarta. Tre pergjysmoret e këndeve po
ashtu priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rrethit të brendashkruar trekendeshit te
dhene.

Mediana
Medianë ose vijë e rëndimit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe mesin
e brinjës përballë tij, vërtetohet se të gjitha medianat priten në një pikë e cila paraqet
qendrën e rëndimit të trekëndëshit.

Drejtëza

-Drejtëza në hapësirë paraqet pikat e përbashkta të dy planeve joparalele, rrespektivisht

premja e dy planeve jo paralele paraqetë drejtëzën.[1]

-Drejtëza është vijë e drejtë e pakufizuar në asnjërën anë.

-Drejtëza është bashkësia e pikës A dhe pikës B dhe bashkësia e të gjitha pikave në mes

pikës A dhe B si dhe bashkësia e të gjitha pikave përtej pikës A shiquar nga pika B dhe

bashkësia e të gjitha pikave përtej pikës B shiquar nga pika A.

-Ka 3 lloje vijash të drejta:

-Drejtëza: Një vijë e drejtë e cila nuk ka as fillim dhe as fund.

-Gjysmëdrejtëza: Një vijë e drejtë e cila ka fillim por nuk ka fund.

-Segmenti: Një vijë e drejtë që ka fillim dhe fund.

-Çiftet e drejtëzave:

-Drejtëza prerëse:Dy drejtëza që kanë një pikë të përbashkët,quhen drejtëza prerëse.

-Drejtëza pingule:Dy drejtëza prerëse që formojnë 4 kënde të drejta, quhen drejtëza -

pingule .

-Drejtëza paralele:Dy drejtëza që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët,quhen drejtëza

paralele.

You might also like