You are on page 1of 7

SISTEMI DIELLOR

Sistemi yne diellor, planetet dhe


satelitet e tij natyror
SISTEMI DIELLOR

SISTEMI DIELLOR
Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Sistemi diellor është një
sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen nëorbita nga forca e
gravitetit të yllit tonë, Diellit. Është i përbërë nga tetë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë
xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat
e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të
madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor.
Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni,
Urani dhe Neptuni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanësatelitë natyrorë të emërtuar
zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar
nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emëruar
sipas perëndive dhe perëndeshave të mitologjisë greko - romake.

NDERTIMI I SISTEMIT DIELLOR


Dielli është ylli në qëndër të sitemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi (elmente të domosdoshme për
jetën në tokë). Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet,
meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit (revolucioni) dhe boshtit te vet
(rrotacioni). Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë
jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë
diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji
elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë, pra Dielli
është element i cili mundëson jetën dhe zhvillimin e saj normal në Tokë.Shenja astronomike e diellit është
☉.Rreth 71% e masës së diellit është hidrogjen, 27% është helium, dhe pjesa tjetër 2% përbëhet nga
sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në
gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium.
Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke
prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një
gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare.

TEORITE E NDERTIMIT TE SISTEMIT DIELLOR


Teoritë që lidhen me formimin e sistemit diellor ndahen në dy lloje: monostike dhe dualistike. Teoria
monostike pranon se Dielli është formuar në të njëjtën kohë me planetet nga një re rrethore e sheshtë.
Teoria dualistike shpjegon se në fillim u formua Dielli, kurse planetët u formuan nga lënda që doli prej tij.
Shumë astronomë pranojnë teorinë monostike. Teoria monostike është teoria e protoyjeve.

Teoria e protoyjeve pranon përqëndrimin nga graviteti të lëndës në qendër të resë diellore nga e cila u
formua Dielli. Duke qenë se reja gjatë gjithë hapësirës në të cilën shtrihet ka zona me dëndësi të
ndryshme, bën që graviteti në zonat me dëndësi më të madhe të grumbullojë lëndë gjithmonë e më
shumë. Nga përqëndrimi i lëndës në këto zona u formuan planetet.

Teoria dualistike qëndron në atë që sistemi diellor u formua kur një objekt gjigand kaloi afër Diellit.
Graviteti i objektit shkëputi një lëndë të madhe nga Dielli nga e cila u formuan planetet dhe trupat e tjerë
qiellorë të sistemit Diellor.

Shkencëtarët mendojnë se e ardhmja e sistemit diellor varet nga e ardhmja e Diellit mosha e Diellit është
5 miliard vjet dhe llogaritet që do vazhdojë në këtë gjendje edhe për 5 miliard vjet të tjera, deri kur ai të
konsumojë rezervat e tij të hidrogjenit. Kur të ndodhë kjo Dielli do të ketë reaksione termobërthamore të
SISTEMI DIELLOR

heliumit dhe të atomeve të tjerë më të rëndë. Më vonë Dielli do të fryhet dhe do të bëhet një gjigand i kuq
i ndritshëm. Ai do mund te zmadhohet 250 nga masa qe ka tani dhe mund të arrijë orbitën e Venusit dhe
ndoshta edhe atë të Tokës. Pasi Dielli të harxhojë rezervat, të gjithë energjinë e tij bërthamore, ai do të
ftohet dhe ngjeshet deri ne nje pik ku do te shkaktoj me pas supernovan.Më fund Dielli ynë do të bëhet
një xhuxh i bardhë. Orbitat e planeteve nuk do të ndikohen nga ndryshimet që ndodhën në Diell, kështu
që planetet do të vazhdojnë të rrotullohen rreth Diellit.

DIELLI
Dielli është një yll i verdhe dhe është qëndra e sitemit tonë
diellor. Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor
(duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat
dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit. Dielli përbën
99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet
pothuaj të gjithëjetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga
shfaqja e organizmit të parë. Energjia diellore sjell ndriçim,
ngrohtësi, ndihmon rritjen e bimësisë dhe është burim
energjisë për cdo aktivitet në Tokë, duke përfshirë dhe
aktivitetet jetësore, apo biologjike. Ngjyra e Diellit eshte e
bardhe, por nga siperfaqja e Tokes shfaqet e verdhe per
shkak te shperndarjes atmosferike. Ne klasifikimin e llojeve
te yjeve ne baze te klases spektrale, Dielli eshte nje yll i
grupit G2V dhe eshte shenuar si nje yll i verdhe, pjesa me e
madhe e rrezatimit te tij eshte ne pjesen e verdhe-gjelber
te spektrit te dukshem. Ne kete klase, G2 tregon per nje temperature ne siperfaqe prej afersisht 5,778 K
(5,505 °C; 9,941 °F) dhe shkronja "V", numri 5 romak, tregon se Dielli eshte nje yll i sekuences kryesore,
dhe energjine e gjeneron ma ane te fuzionit [Bërthama e atomit|bërthamor]] te hidrogjenit per te
formuar helium. Ne qendren e tij, Dielli shnderron 430 deri ne 600 milion ton hidrogjen ne helium ne cdo
sekonde. Fillimisht Dielli mendohej te ishte nje yll i vogel dhe pa ndonje vlere te madhe, por sot eshte
kuptuar se Dielli eshte nje yll me nje ndricim me te larte sesa 85% e te tere yjeve ne galaktiken Rruga e
Qumështit shumicen e të cilës e përbëjnë xhuxhët e kuq. Magnituda absolute e Diellit eshte +4.83,
sidoqofte duke qene ylli me i afert i Tokes, Dielli eshte objekti me i ndritshem i qiellit dhe ka nje magnitude
aparente prej -26.74. Kurora diellore zgjerohet ne menyre te vazhdueshme dhe krijon ate qe quhet era
diellore, nje tufe grimcash te ngarkuara me shpejtesi shume te madhe qe arrijne deri ne heliopauzë ne
kufijte e 100 njesive astronomike. Kjo flluskë ndëryjore e formuar nga era diellore, heliosfera, eshte
struktura me e madhe e vazhdueshme e sistemit diellor. Rreth 73% e masës së diellit është hidrogjen,
25% është helium, dhe pjesa tjetër përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është
rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën eciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh
proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në
fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare.
Edhe grekët e lashtë e dinin që atëherë rëndësinë e diellit. Filozofi Poseidon (Poseidonius 135 - 51 p.e.s.)
ka shkruar: "Dielli ndriçon krejt botën pothuajse të pafundmë. Përmes plotnisë së fuqisë së tij ai i hukat
Tokës jetë..." Por ndonëse ia njihnin atij domethënien e jashtëzakonshme për botën, filozofët grekë e
mbanin Diellin të ishte, si pasqyrim i përpiktë i asaj që shihnin, një trup i vogël. Për një kohë të gjatë Dielli
mbahej të ishte më i vogël se Toka. Toka qëndronte në qendër të botës, e rrethuar nga trupa në qiell, që
quheshin planetë. Ptolemeu (Claudius Ptolemeus rreth 75 - rreth 160 ) ishte përpjekur, të formulonte
lëvizjen e planetëve në një teori të ndërlikuar. Kështu kishte shtatë planetë - Dielli dhe Hëna
numëroheshin gjithashtu si të tillë - të cilët silleshin rreth Tokës. Toka "qëndronte e palëvizur" dhe Dielli
endej gjatë një viti përqark kubesë së yjeve të palëvizshëm.
SISTEMI DIELLOR

PLANETET
Planetet ne Sistemin Diellor ndahen ne dy kategori: planete tokesore (Merkuri, Aferdita, Toka dhe Marsi)
dhe planete gjigande (Jupiteri, Saturni,Urani dhe Neptuni).
Planetet gjigande ndodhen larg Diellit, kane permasa te medha dhe dendesi te vogla. Mund te
konsiderohen si "topa" te madhenj prej lende gazore, e cila mbahet ne saje te forces se krijuar prej vete
kesaj lende. Vetem ne brendesine e thelle te tyre ndodhet nje qender e ngurte. perbehen kryesisht nga
hidrogjeni dhe heliumi.
Planetet tokesore ndodhen me afer Diellit dhe jane relativisht te vogla. Ato mbeshtillen nga nje qender e
ngurte "trualli" qe u jep kuptim emertimit te tyre. Jane mjaft te dendura dhe permbajne shume pak
hidrogjen dhe helium.

Merkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe gjithasthu planeti më i vogël


në Sistemin Diellor,Mërkuri kryen orbitën rreth Diellit një herë në 87.969
ditë. Mërkuri është i shndritshëm kur mund të shihet nga Toka, me
magnitudën e dukshmërisë nga -2.0 deri 5.5, por nuk shihet me lehtësi për
shkak se zakonisht gjendet shumë afër Diellit. Meqë Mërkuri zhduket në
shkëlqimin e diellit, kur nuk ka eklips, Mërkuri mund të shihet vetëm në
mëngjes ose në muzgun e mbrëmjes. Krahasuar me atë çka dihet për
planetet e tjerë në Sistemin Diellor, pak dihet për Mërkurin kurse teleskopët
në Tokë e tregojnë veçse në trajtën e një gjysmëhëne të vogël e të
shndritshme. E para nga dy anijet kozmike që vizituan planetin ishte Mariner 10, bëri 45% të hartës së
sipërfaqjes së planetit nga 1974 deri 1975. E dyta ishte MESSENGER, që bëri edhe 30% të hartës në 14
janar 2008. MESSENGER do të kalojë edhe një herë Mërkurin në 2009, pas kësaj harta e planetit do të
jetë e plotë.

Venusi, Venera apo Afërdita është pas Merkurit planeti i dytë nga dielli në sistemin
tonë diellor. Venusi është planeti i gjashtë nga madhësia në sistemin tonë diellor.
Planeti është emëruar sipas perëndisë helene Afërdita/Venusi. Planeti mban shenjën
e gjinisë femërore: ♀. Venusi eshte i vetmi planet ne sistemin diellor qe rrotullohet
sipas akrepave te ores.

Toka është planeti i tretë i sistemit diellor. Toka është rreth 4,55
Miliard vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është
zhvilluar jeta. Toka ka një satelit i cili quhet Hënë. Supozohet që toka u
formua si rezultat i shpërthimit të një ylli të madh. Çdo vit toka goditet
nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilet duke kaluar
neper atmosfere digjen. Toka e ka përafërsisht formën e topit apo
sferës. Si pasojë e rrotullimit të tokës rreth boshtit të vet Toka eshtë
deformuar ashtu që në dy polet e saj është e shtypur dhe ka marrë
formën e një elipsoidi i tillë që rrafshi që e pret Tokën sipas paraleleve
pret një rreth ndërsa rrafshi që e pret sipas meridianeve pret një elipsë.
SISTEMI DIELLOR

Marsi është planet në sistemin diellor, pozicionohet si i katërti planet për


nga distanca nga dielli. Pagëzimi i tij me emrin Mars u bë sipas perëndisë
mitologjike të luftës Mars dhe emërtohet shpesh si planeti i kuq.Që në
kohërat e vjetra është bërë vëzhgimi i këtij planeti. Këto vëzhgime vazhdojnë
edhe në ditët tona, vëzhgimet e fundit të shkencëtarëve në NASA të cilët në
dhjetor të vitit 2006, kanë publikuar disa fotografi me të cilat dëshmojnë se
në këtë planet te kuq, rezervave të ujit në atmosferë ka edhe rezerva në
sipërfaqe, të cilat paraqiten si akullnaja. Kështu pjestari i ekipit publikues të
këtij lajmi Michael Meyer, thotë se "këto vëzhgime kanë dhënë deri më tani
provën më të fuqishme, se uji ende rrjedh nëpër sipërfaqen e Marsit".Marsi është përafërsisht sa gjysma
e tokës dhe dy herë më i madh se hëna. Përshkak se dendësia e marsit është më e ulët se dendësia e
tokës masa e marsit është përafersisht dhjetë herë më e vogël se masa e tokës por është përafërsisht
dhjetë herë më e madhe se masa e hënës.

Jupiteri është planeti i pestë nga dielli ne sistemin tonë diellor.


Jupiteri është planeti më i madh në sistemin tonë diellor.
Sikurse Saturni edhe Jupiteri është një lëmsh gjigand i gaztë dhe
nuk ka sipërfaqe të ngurtë. Planetet e tjerë të ngjashëm me
Jupiterin quhen planete Joviane. Emri i Jupiterit vjen nga emri i
perëndisë romake Jupiter. Bërthama e ngurtë e Jupiterit ka një
diametër prej 14.000 km, dhe përbëhet pjesërisht nga nikel-
hekur (90 % hekur dhe 8% nikel) e nje sasi e vogel mineralesh të
tjera, dhe ka një temperaturë prej 25.000 K. Kjo bërthamë është e
rrethuar nga një shtresë hidrogjeni metalik (90%)
dhe heliumi (10%) me trashësi përafërsisht 40.000 km. Kjo shtresë
rrethohet nga një shtresë tjeter e jashtme me trashësi rreth 20.000
km. Hidrogjeni molekular i lëngshëm dhe në të njëjtën kohë
temperatura dhe trysnia rritet ne drejtim te berthamës. Shtresa e
fundit ka edhe sasi të vogla metani, etani dhe dioksid karboni.

Saturni është një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë nga dielli. U emërtua sipas zotit
romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit
është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit. Saturni është planeti i dytë
për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe
Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një
sipërfaqe të ngurtë. Për shkak të kësaj, këta katër planete quhen "gjigantët e
gaztë".Saturni ka 61 satelitë natyror (plus 3 të tjera të pakonfirmuara akoma)
më i madhi është Titani, që është më i madh edhe se planeti Mërkur. Rreth
Saturnit ka një numër të madh unazash, të përbëra nga akulli dhe sasi më të
vogla shkëmbinjsh dhe pluhur. Saturni është rreth 1.4 miliard kilometra larg
nga Dielli. Këtij planeti i duhen 29.5 vjet të Tokës për të kryer një rrotullim të
plotë rreth Diellit.
SISTEMI DIELLOR

Urani apo Uranusi është planeti i shtatë nga dielli në sistemin tonë
diellor.Kur William Herschel (1738-1822) zbuloi Uranin aksidentalisht
në vitin 1781, ai u bë planeti i parë që u zbulua që nga koha e
grekëve e romakëve. Kjo është interesante sepse Urani është planeti
më i largët që mund të shihet me sy të lirë. Në pikën e afërt me
Tokën ai mund të arrijë madhësinë e dukshme 5.7, megjithatë
astronomët e hershëm nuk e zbuluan atë. Urani në fillim ishte
emëruar “Ylli i Xhorxhit” në nder të mbretit Xhorxh i tretë (King
George III) i Britanisë së Madhe. Emri modern i planetit erdhi nga
“zoti i qiellit”, njëri prej zotrave të grekëve antikë.Astronomët zbuluan
se Urani ka unaza. Ai rrethohet të paktën nga 10 unaza të errëta, të
cilat variojnë në gjerësi nga më pak se 5 km deri në 96 km. Këto
unaza janë shumë të ndryshme nga unazat e Saturnit. Ato janë
përbërë nga material i errët.Nga nëntori i vitit 1985 deri në shkurt të
vitit 1986, Voyager 2 vizitoi Uranin. Është e vetmja anije kozmike që e ka vizituar ndonjëherë atë
planet.Boshti i Uranit është i devijuar, kështu që ndosh që në një kohë njëri pol i tij ti drejtohet Diellit, më
vonë ekuatori i drejtohet Diellit, më pas poli tjetër drejtohet nga Dielli e kështu me radhë ndërkohë që ai
rrotullohet rreth Diellit. Si pasojë e kësaj dita dhe nata në Uran janë shumë ndryshe nga ajo e Tokës. Në
fakt një ditë në polin e Uranit zgjat 42 vjet, e cila zëvendësohet nga një natë po aq e gjatë. Një vit në Uran
është i barabartë me 84 vite Toke.Urani ka 15 hëna dhe çdo vit zbulohen të reja si dhe tek planetët e tjerë
gjigandë. Hënat e Uranit janë të përbëra kryesisht nga akulli dhe kanë shumë kratere. Miranda, Ariel,
Umbriel, Titania dhe Oberoni janë hënat më të mëdha të tij.

Neptuni është planeti i tetë në sistemin diellor. Është emëruar


sipas Neptunit,perëndia romake e detit dhe ujit të rrjedhshëm.Neptuni është
planet i tetë dhe largësinë nga Dielli në Sistemin tonë Diellor. Me emrin e të
romake zot e detit, ajo është planeti i katërt më i madh nga diametri dhe i
treti më e madh nga masa. Neptuni është 17 herë me i madh se masa e
Tokës dhe është pak më pak ne mase se Urani.Orbita e Neptunit ndodhet
në një distancë prej 6.1 miliard km, përafërsisht 30 herë distancën Tokë-
Diell dhe duke u ndodhur ne kete largesi nga dielli atij i duhen rreth 165 vite
toksore per te bere nje rrotullim rreth diellit.

SATELITET
Satelitet natyrore jane trupa qe rrotullohen rreth planeteve. Deri ne vitin 1970 njiheshin vetem 32 stelite,
sot numri i tyre eshte 155 por cdo vit zbulohen satelite te rinj. Hena eshte sateliti natyror i Tokes, ajo nuk
ka atmosfere dhe nuk ka aktivitet gjeologjik. Ne diskun e henes dallohen dy tipa siperfaqesh: zonat e
ndricuara "kontinentet" qe jane zona me kratere te madhesive e thellesive te ndryshme dhe zonat e
erreta, "detet" qe jane zona te sheshta. Faqja e fshehur henes eshte eksploruar me sonda hapesinore.
Merkuri dhe Aferdita jane te vetmit planete ne sistemin tone diellor qe nuk kane asnje satelit kurse dy
satelitet e vetem te Marsit quhen Fobos dhe Deimos. Jane shume te vegjel kane forma te parregullta,
gjenden shume afer Marsit, nuk kane atmosfere dhe asnje aktivitet gjeologjik, kane ngjyre shume te erret.
SISTEMI DIELLOR

Jupiteri ka 61 stelite, nder me te medhenjte jane kater, Io, Europe, Ganimed dhe Kalisto, zbuluar nga
Galileu. Io eshte shume aktiv nga pikepamja gjeologjike, tete vullkane jane ende ne aktivitet. Europa
perkundrazi, eshte nje satelit shume i lemuar. Ganimed eshte me i madhi nga satelitet e Jupiterit dhe dhe
ka nje reliev mjaft te pasur, kurse Kalisto ka nje siperfaqe te mbushur me kratere.Saturni ka 53 satelite,
nder te cilet shquhen tre: Hiperioni, Zhapeti dhe Titani. Hiperioni i vogel me forme shume te crregullt
turbullohet ne levizjen e tij nga satelitet e tjere dhe kryen levizje krejt kaotike. Eshte i vetmi satelit i
sistemit diellor qe mund t'ia ktheje te gjitha pamjet planetit te tij. Zhapeti shquhet per dy faqet e tij krejt te
ndryshme, njera sterre e zeze, kurse tjetra e bardhe si debora. Ngjyra e zeze e njeres faqe vjen nga
goditjet qe ka marre nga coperat e sateliteve te tjere te Saturnit. Titani eshte shume i njohur per nga
cilesite e tij te peraferta me token: atmosfere azoti, trysni atmosferike gati sa e tokes, e cila permban dhe
molekula organike komplekse, gati per te dhene forma jete, vetem se temperatura eshte shume e ulet
-200 grade Celsius.Urani ka 27 satelite, nder te cilet dallohet Miranda kurse ndër 13 satelitet e Neptunit
dallohet Tritoni.

Hëna (lat: Luna) është sateliti i vetëm natyror i tokës. Ai është i vetmi
trup qiellor i huaj astronomik, që deri tani është shkelur nga këmba e
njeriut, dhe kështu edhe më i studjuari. Megjithatë ajo mban në
vetvete ende shumë të fshehta, si krijimi dhe format e truallit të saj.
Zhvillimi i saj i mëvonshëm dhe ndërtimi i saj i brendshëm janë
sqaruar krejt viteve të fundit.Shenja e zakonshme për hënën është
mpakja, që shikohet nga gjysma e lëmshit tokësor (hemisfera) të
veriut në trajten e një drapëri. Hëna është rreth 384.000 km larg
Tokës.Hëna është i vetmi satelit natyral i Tokës dhe është satelit i
pestë më i madh në Sistemin Diellor. Ajo është hëna më e madhe në
Sistemin Diellor në raport me madhësinë e planetit të saj, një e
katërta diametri i Tokës dhe 1 / 81 në masë të saj, dhe është sateliti i
dytë me i dendur pas Io. Ajo është në rrotullim sinkron me tokën,
gjithmonë duke treguar të njëjtën fytyrë, në anën e afërt është e
shënuar me maria errët vullkanik në mesin e malore të ndritshme të lashtë kores dhe kratereve të shquar
ndikim. Pavarësisht se objekti ndritura në qiell pas Die, sipërfaqja e tij është në të vërtetë shumë e errët,
me një reflektance të ngjashme me qymyr. rëndësi i saj në qiell dhe ciklin e vet të rregullt të fazave të
ketë qysh ne lashtesi bërë të mun një ndikim të rëndësishëm kulturor në gjuhën, kalendar, artit dhe
mitologji. Ndikim gravitacionali henes krijon ne toke disa efekte ansore qe ne i kemi quajtur batica. Hena
është i vetmi trup qiellor në të cilat qeniet njerëzore e kanë bërë një ulje drejtuar. Ndërsa programi Luna e
Bashkimit Sovjetik ishte i pari për të arritur në Hënë me anijen pa pilot,kurse programi i NASA-sas
“Apollo” eshte misioni i par ne historine e njerzimit qe coi njerez ne nje mjedis tjeter pervec tokes.Këto
misione janë kthyer rreth 380 kg shkëmbinj hënor, të cilat janë përdorur për të zhvilluar një kuptim i
detajuar gjeologjik të origjinës henes (që mendohet të kenë krijuar ndonjë 4500000000 vjet më parë në
një perplasje gjigande), me formimin e strukturës së saj të brendshme, dhe historinë e saj të mëvonshëm.

You might also like