You are on page 1of 2

Argumente dhe fakte për konkludim

E nderuara notere znj.Elida Take!


I respektuari drejtues i firmes së ndërtimit z.Albert Gjeneci.
Nisur nga kontrata noteriale e firmosur bashkarisht,kërkojme marrëveshje bazuar
ne perkufizimet juridike të kontrates,për marrjen e certifikatës së pronësisë të
vonuar,duke u përqëndruar gjithmone në kontratën noteriale të firmosur
bashkarisht në datë 19/02/2011.
Ne Shqiponja e Selman Çomo kemi zbatuar me korrektësi e respekt atë që na
përkufizon kontrata,duke dhënë këstin e parë e të dytë në afatet e përcaktuar në
kontratën noteriale.
Znj.Brunilda dhe Albert Gjeneci,sipas kontratës kanë vonuar çertifikatën e
pronësisë 6 vjet ose saktësisht 65 muaj,pavarsisht nga shkaqe ndoshta edhe të
pranueshme.
Nisur se kontratën e energjisë të lidhur në emrin tim Selman Çomo, është i
dokumentuar në dhjetor 2014, periudhë që kam marrë edhe çelësat për
shfrytëzim, i bie të kërkoj bazuar në kontratë:
1-Kamatëvonesë për 30 muaj me 200.000 lekë të vjetra për çdo muaj=6.000.000
lekë të vjetra.
2-Sipas dokumentave e faturave blerëse origjinale kemi blerë unë Selman Çomo
tek Delta në datë 04/11/2011,pllaka për shtrim e veshje të dy WC-ve për 120m²
sipas kontratës, por edhe me marrëveshje, në kohën kur pallati ishte në fillimet e
ndërtimeve,shtoj këtë e fakton edhe ndryshimi i pllakave nga pllakat e blera nga
firma ndërtuese po tek Delta, e cila deklaron e fakton blerjen e pllakave për llogari
të firmës ndërtuese, kështu qe i bie sipas dokumentave e kontratës:
Shtrime e veshje të dy WC-ve 120m² x 10.000 lekë tëvjetra/m² =1.200.000 lekë të
vjetra.
3-Sipas kontratës nuk është vendosur lavapjata me inoks me dy gropa dhe veshja
e ambjentit të gatimit me pllaka 0,6 cm që i bie afërsisht minimumi 300.000 lekë
të vjetra.
Totali me gjithë kamatëvonesën i bie 7.500.000 lekë të vjetra sipas kontratës.
Totali pa kamatëvonesën i bie me marrëveshje 1.500.000 lekë të vjetra.
Nuk ka llogjikë as argumenta e fakte që mos të llogaritet shtrimi i pllakave të blera
për 120m², si dhe mosvendosja e lavapjatës,e pllakave në vendin e gatimit të
përkufizuar shumë qartë në kontratën noteriale.
Thënia këmbësorçe me gojë e z.Albert Gjeneci,doëzo këstin e tretë 4500€, nuk ka
argument e fakte por as llogjikën minimale bazuar në profesionalizmin teknik e
juridik sipas kontratës noteriale.
Thënia jonë urdhëro 3800€ duke zbritur nga kësti i tretë i padhënë nga ne sipas
porosisë në kontratë për 5.000€ - 1200€ është marrëveshje e saktë,mbështetur
edhe sipas kontratës.Ne nuk dëshirojme konkludimet me gjykatë por në rast se
lind nevoja,më të drejtë do të kërkojme edhe kamatvonesën e tjera.Duke u
bazuar në kontratën noteriale,si dhe në dokumenta,fatura,marrëveshje, por edhe
në shkresat institucionale protokollare që po venë me përgjegjësira të ndryshme
institucionin e ZVRPP të cilat disa po i ua bashkëngjisim për dijeni e qartësi ndaj
gabimeve e fajeve të individëve.
Me këto duam të tregojmë mirëkuptimin për marrëveshje me llogjikë por duke
dhënë e argumenta e fakte, por aspak presione si mikut tonë z. Albert Gjeneci, që
na ka përmendur gjithandej e kujtdo se do të shesi shtëpinë tonë, do heqi
qeraxhinjtë e thënie të tjera këmbësorçe,si për energjinë,ujin,pastrimin e
shkallëve.
Ne për çdo gjë e kemi bindur me letra,dokumenta,shkresa
protokollare,marrëveshje e aplikime,sepse letrat të qetësojne dhe të heqin edhe
frikën nga dëmet e pranishme.
Gëzojmë miqësisht duke harruar, të përfundojmë me marrëveshje, pa presione,
pa denoncime dhe pa gjyqe.

Me korrektësi e respekt
Shqiponja e Selman Çomo
Dt.25/10/2017

You might also like