You are on page 1of 2

 

BANORËT E HERSHËM TË VENDIT TONË


 
1. Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës
 
Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që në kohën e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100.000
vjet më parë. Në fillim u banuan ato zona që ishin në kushte gjeografike më të përshtatshme.
 
Në shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e Gajtanit (Shkodër), në Konispol, në malin e Dajtit dhe
në vendbanimin e Xarës (Sarandë).
 
Njerëzit primitivë jetonin në grupe të veçuara, kryesisht nëpër shpella të thella, pa lagështirë dhe të mbrojtura nga
erërat. Veglat e punësi punonin me gurë stralli dhe më rrallë prej kocke. Prej këtyre gurëve , me anë të ashkëlzimit
nxirrnin pjesë më të vogla e më të mprehta guri për t’i përdorur si gërryese, shpuese etj. Si vende për të përpunuar
gurin shfrytëzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranë lumenjve. Sidoqoftë, veglat e asaj epoke ishin ende të
thjeshta dhe të krijuara kryesisht prej guri. Njerëzit primitivë ushqeheshin me produkte të mbledhura në natyrë dhe me
gjah kafshësh të egra.
 
Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin,. Njerëzit e paleolitit kanë pasur një mesatare jete shumë të
shkurtër, rreth 21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët.
 
Lufta e përbashkët për të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të pjesëtarëve të çdo grupi, në ndryshimin e
organizimit të njerëzve primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në grupime me lidhje gjaku, në martesën me grupe,
ku prejardhja e fëmijës përcaktohej vetëm nga nëna. Filloi kështu organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori formë
në periudha të mëvonshme, në kohën e neolitit (guri i ri), 6000-3000 vjet, p.k. (para Krishtit).
 
Popullimi i krahinave të banuara sot nga shqiptarët u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin
shpellat dhe të përqëndroheshin në vende të hapura. Banorët neolitikë pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre
në fusha dhe në terraca lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tipit palafit, dyshemetë e të cilave
viheshin mbi trarë të ngulur në fundin e liqenit.
  
Banorët e hershëm, nga jeta endacake e kohës paleolitike kaluan në vendbanime shpeshherë të qëndrueshme, me
ekonomi kryesisht bujqësore. Ata njihnin dhe përdornin drithërat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqërua
edhe me liulëzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u
kalua në një formë të re martese, në martesën me çifte.
  
  
2. Zbulimet e hershme teknike
 
Ndër shpikjet më të rëndësishme të kohës së paleolitit është zbulimi i zjarrit, i cili i ndihmoi shumë banorët e lashtë për
të përmirësuar ushqimin dhe për t’u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anën e zjarrit solli ndryshime cilësore në
organet tretëse të njeriut.
 
Ndryshimet në ekonomi dhe në organizimin shoqëror të kohës së neolitit ndikuan për zbulime të tjera teknike, të
mëdha për lashtësinë. Njerëzit mësuan të punonin enët prej balte, të cilat shpeshherë i zbukuronin me një shije të
vërtetë artistike, mësuan t’i tirrnin dhe të thurrnin pëlhura që i përdornin për veshje, shtrojë e mbulesë, filluan të
ndërtonin kasollet e para që kishin dysheme të shtruara me argjil dhe ishin të rrethuara me thupra e kallama të lyera me
baltë nga jashtë për t’u mbrojtur nga era e i ftohtit.
 
Në kohën neolitike, veglat e punës, veçanërisht ato prej stralli, u përsosën shumë, në krahasim me kohën e mëparshme.
U shpikën vegla të reja pune. Për bluarjen e drithit u shpikën gurët e blojës, për punimin e tokës filloi të përdorej shati i
përgatitur prej brirëve të drerit. Me këta brirë bënin edhe çekanë. Gjuetia e peshkut u rrit dhe u përmirësua me krijimin
e rrjetave dhe të grepave për zënien e tij. Po kështu u përgatitën edhe mjete të tjera për gjuetinë e kafshëve të egra.
  
Ekonomia në kohën neolitike u gjallërua më tej me zbutjen e kafshëve të egra e kthimin e tyre në kafshë shtëpiake.
Gjuetia i ndihmoi njerëzit e kësaj kohe të zbutnin delen, dhinë, kalin, qenin.
 
Të gjitha këto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore të njerëzve primitivë, përmirësuan lidhjet me grupet e banorëve
të tjerë dhe nxitën marrëdhëniet e këmbimit në mes tyre,
deri edhe në krahina të largëta.
 
Në kohën pasardhëse, në atë eneolitike (të bakrit) 3000-
2100 vjet para Krishtit (p.K.), u bënë ndryshime të reja. U
krijua ndarja e ekonomisë blegtorale nga ajo bujqësore.
Disa grupe banorësh merreshin kryesisht me bujqësi dhe
grupe të tjera merreshin me blegtori. Blegtorët qenë më
shumë banorë endacakë. Këta filluan të popullonin
përsëri shpellat. U krijuan vendbanime të reja  edhe në
qendra të hapura malore. Popullimi i krahinave u rrit
edhe më shumë.
 
Risi teknike e madhe e kësaj kohe ishte fillimi i punimit të
veglave të punës prej bakri. Shoqëria njerëzore hyri
kështu në një epokë të re, në atë të punimit të metaleve.
Po kështu toka filloi të punohet me parmendë, duke
përdorur kafshët tërheqëse, kalin dhe qetë. Ekonomia
blegtorale i dha përparësi punës së burrave.
Filloi të dobësohej shoqëria matriarkale dhe rolin e
drejtimit në ekonomi dhe në grupet shoqërore filluan ta
merrnin burrat. Lindi kështu në epokën eneolitike
shoqëria patriarkale, e cila u forcua më shumë në epokën
e bronzit (2100 – 1100 p.K.) dhe në atë të hekurit
(mijëvjeçari i fundit p.K.)

You might also like