You are on page 1of 7

SHFMU “XHAVIT AHMETI”

HODONOC

Tema: PAVARëSIA E KOSOVëS

Nxënësi:
Lorent Hoti Vll – 1
SHTETI I
KOSOVËS
• Kosova është një shtet i pavarur në Evropën
Juglindore. Dhe shtrihet në gadishullin
Ballkanik.
• Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008,
Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë.
• Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon
anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve
të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian.
• Kosova është vatër e vazhdimësisë së
qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e
zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e
vetme e gjuhëve ilire
PAVARËSIA E KOSOVËS
• Shpallja e Pavarësisë së Kosovës:është bërë më 17
shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e
Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje
të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej
120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli
Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
• Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për
një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke
kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës
 kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare
dhe mbështetje për pozicionin e saj,
GJENOCIDET SERBE NË
KOSOVË
• Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën
pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i 
Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më
një Luftë Çlirimtare (1997-1999). Pas
përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u
bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse
ndërkombetare në Kosovë.
• Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u
detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend
administrohej nga Misioni i Organizatës së
Kombeve të Bashkuara - UNMIK dhe 
Institucionet Vetëqeverisëse të Kosoves:
Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.
LUFTA E KOSOVËS DHE SËRBISË
• Lufta e Kosovës: ishte një konflikt i armatosur në 
Republikën e Kosovës (në atë kohë Republika Federale e
Jugosllavisë) ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (
UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (JNA-së), e cila
filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në
fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, dhe
përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës
 më 11 qershor 1999. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori
mbështetje ajrore nga NATO (nga 24 marsi i vitit 1999)
dhe mbështetje tokësore nga Ushtria e Shqipërisë.
• Në këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u
vranë 15,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-
së, 1,008 ushtarë dhe policë serbë dhe të tjerët civilë të
thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati
i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por
i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.
PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS
• Ibrahim Rugova (2 Dhjetor 1944 – 21 Janar 2006)
ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke
shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet
2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik
letrar i njohur shqiptar; u njoh si lider i lëvizjes më të
madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për
emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.
• Duke patur si pikëmbështetje Shoqatën e
Shkrimtarëve, qe ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes
Demokratike të Kosovës e cila ishte levizja e parë
demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në
parti, u nis një fushatë paqësore kundër Serbisë. U
zgjodh që në fillim kryetar i saj qe nga themelimi i
saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të
vitit 2006 kur nderroi jetë.
GËZUAR PAVARËSIA E KOSOVËS

You might also like