You are on page 1of 5

Faleminderit që zgjodhët Delimano Electric Pressure Multi Cooker!

Jemi të sigurt që do të mbeteni të kënaqur.


Mirëpresim komentet dhe sugjerimet tuaja në 044514492 në faqen tonë të
internetit www.delimano.al , ose na vizitoni në Delimano Facebook.

Paisja ndryshon nga produktet e tjera pasi:


1. Ka 7 Sistemeve të brendshme mbrojtëse - ato parandalojnë nga shpërthimi ose zjarri.
2. Kursen kohën e gatimit, sipas programeve të ndryshme dhe preferencat personale.
3. Ushqimi nuk do të thahet dhe nuk ka rrezik të rrezatimit të mundshëm.

Sistemet E Brendshme të Sigurisë:


Kontrolli dhe kufizimi i Presionit - kur presioni shkon shumë lartë, paisja do të fiket
automatikisht për t'u siguruar që presioni të jetë i qëndrueshëm, kufizimi i presionit do të
ndizet dhe valvula do të shteroj avujt automatikisht.
Kufizimi i temperaturës - Kur tenxherja është bosh pajisja do të fiket automatikisht.
Mbinxehja - Nëse temperatura e brendshme shkon mbi nivelin maksimal, ky sistem sigurie
do të fiki automatikisht pajisjen dhe nuk do të rindizet më.

Pjesët Përbërëse
Krahu majtë: valvula e presionit, valvula flluskuese, shufra shtypjes,
Trekembeshi me gomë i mbylljes, tenxherja e brendshme, kutia e mbledhjes
së ujit, veshët, shtresa mbështjellëse, pllaka ngrohëse.
Krahu djathtë: mbajtësja, kapaku, mbështetësja e Trekembeshit,
mbështjellëse, cikli i mesëm, Paneli i kontrollit, treguesi i kohës.
Aksesorët: gotë matëse, kordoni i energjisë, lugë, pllaka e avullit

Udhëzuesi i përdorimit
1. Hapni kapakun: Rrotulloni dorezën sipas akrepave të orës, pastaj ngrini kapakun.
2. Nxirrni jashtë tenxheren e brendshme dhe fusni ushqimin. Masa
totale e ushqimit nuk mund të kalojë 4/5 e kapacitetit të tenxheres.
Masa totale e ushqimit, të cilat bymehen (të tilla si fasulja) nuk mund
të kalojë 1/5 e kapacitetit të tenxheres. Tenxherja nuk përdoret për të
shplarë orizin, në këtë mënyr shmangni gërryerjen.
3. Sasia e ushqimit (4L, 5L, 6L) mund të
përshtatet me 6, 8, 10 dhe 12 gota, proporcionit
sasisë së ujit dhe ushqimit është 1:1. Gjatë
përgatitjes së ushqimeve pure, proporcioni sasisë së ujit dhe ushqimit është 8:1. Ju mund të
ndryshoni sasinë e ujit dhe ushqimit sipas preferencës dhe përvojës në gatim.
4. Kontrolloni nëse trekëmbëshi është mbështetur brenda
unazës siç duhet, (lëvizeni pak majtas - djathtas).
Kapeni dorezën e kapakut dhe rrotulloheni kundër
akrepave të orës derisa të dëgjoni një tingull "kërcitje"-
tani ajo është mbyllur si duhet.
5. Ndizeni pajisjen, ekrani dixhital do t’ju tregoj (_____)
Proçesi i gatimit:

NËSE DO TË GATUANI PA PRESION:


a) Ju mund të gatuani me kapak të hapur ose me kapak të mbyllur, por jo në pozicionin e
presionit. Zgjidhni programin sipas mënyrës që ju dëshironi: Duke shtypur “Rice” (pilaf,
oriz), “Porridge”(ushqime të buta), “Steam”(avull), “Stew”(gatim me lëng i mishrave të
ndryshëm), “Braise1”.

Kur mbaroni proçesin e gatimit ju duhet të fikni paisjen, ajo nuk do te fiket vetë.

NËSE DO TË GATUANI ME PRESION:


JU MUND TË GATUANI PAS NJË KOHE TË CAKTUAR:
b) Duke shtypur “Time setting” ju përcaktoni pas sa minutash ju dëshironi që paisja të filloj
gatimi. Në ekran, do t’ju shfaqet "00:00". Shtypni butonin + (për rritje) dhe - (për ulje). Koha
maksimale që ju mund të zgjidhni është 24:00. Mbyllni kapakun në pozicionin e presionit.
NËSE DO të GATUANI MENJËHERË
c) Pasi vendosim të tëra produktet në enë mbyllim kapakun në pozicionin e presionit.
Zgjiedhim programin sipas mënyrës që ju dëshirojmë: Duke shtypur “Rice” (pilaf, oriz),
“Porridge”(ushqime të buta), “Steam”(avull), “Stew”(gatim me lëng i mishrave të ndryshëm),
“Braise2”, "Preasure holding timer”(për gatim me presion)

Kur mbaroni proçesi i gatimit dhe pajisja ka përfunduar procesin e nxjerrjes së presionit
ekrani tregon "00:00", paisja pulson 3 herë dhe do te fiket vetë.
Ju mund të anulloni programin e parapërcaktuar gjatë gatimit duke shtypur butonin
"Cancel/Warming".

Udhëzues Gatimi
Preasure holding
Ushqimi Steam Stew Rice Porridge Braise
timer
Koha e mbajtjes së
30 minuta 20 minuta 10 minuta 25 minuta 30 minuta 0-99 minuta
presionit

Kujdes: Koha e mbajtes së presionit në tabelë është vetëm indikative! Ajo mund të ndryshohet
sipas llojit të ushqimit ose sipas eksperiencës në gatim të përdoruesit.
6. Pasi procesi i gatimit ka mbaruar, nxirreni ushqimin nga pajisja:
Kthejeni valvulën e presionit në gjendjen shteruese,
ndërsa valvula flluskuese është poshtë(fikur).
Kapni dorezën e kapakut, rrotullojeni sipas akrepave
të orës për ta hapur dhe nxirrni ushqimin jashtë.
Kur gatuani ushqime të buta si pure etj, valvula e presionit duhet të jetë në gjendje të fikur. Ju
lutemi, mos e hapni asnjëherë kapakun përpara se valvula e shterimit të ketë pushuar.

1
Braise (nga fjala frëngjisht "braiser") është një kombinim gatimi që përdor si lagështinë dhe gatimin e thatë: në këtë
mënyrë, ushqimi thahet më parë në një temperaturë të lartë, pastaj përfundon në një tenxhere të mbuluar në një temperaturë
më të ulët, me pak ujë.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
1. Nxirrni tenxheren e brendshme. Laheni me pastrues të butë dhe me ujë të ngrohtë. Më pas
fshiheni me një leckë. Tenxherja e brendshme është e përshtatshme për lavastovilje.
2. Pastrimi i trekembeshit: Kapni lehtë gomën
mbeshtetese dhe tërheqeni lartë. Pas pastrimit, shtyni
gomën beshtetese në boshtin mbështetës në mes.
Pastrimi i mbështjellëses anti-bllokim: Hiqni
mbështjellësen anti-bllokim për lartë. Pastroheni
dhe instaloheni duke e shtypur për poshtë.
Pastrimi i valvulës flluskuese: Lëvizeni valvulën
qëndrore dhe largoni ushqimet e mbetura në unazen
mbeshtetëse të valvulës dhe pastrohini me ujë.
Pastrimi i valvulës shteruese: Ngriheni lart valvulën shteruese dhe laheni
me ujë. Vendoseni sërisht në mbajtësen e valvulës shteruese.
3. Pas çdo përdorimi derdhni ujin që mblidhet në kutinë e mbledhjes së ujit.
Fshiheni me një leckë dhe instaloheni sërisht. Mos përdorni ujë për të
pastruar trupin e pajisjes. Fshiheni me një leckë të njomë. Asnjëherë mos përdorni
sfungjer me tela apo diçka të ngjashme për pastrimin e tenxheres të brendshme. Ajo mund
të dëmtojë sipërfaqen dhe të ngjis në të ardhmen. Për njollat e vështira, zhysni tenxheren në
ujë me detergjent, pastaj shplajeni me ujë të bollshëm.

Këshilla të rëndësishme gjatë përdorimit


1. Mos e mbani asnjëherë pajisjen pranë vendeve të nxehta ose të papërshtatshme.
2. Goma e trekëmbëshit nuk mund të zëvendësohet me një tjetër, bëni kujdes mos ta dëmtoni si
dhe mos e përdorni në lavastovilje.
3. Pastroni mbështjellësen anti-bllokim rregullisht dhe mos bllokoni valvulën e shterimit dhe
valvulën flluskuese.
4. Tenxherja ka një shtresë jo-ngjitëse, prandaj duhen përdorur gjithmonë lugë druri ose
plastike për të shmangur gërvishjet. Tenxherja e brendshme mund të përdoret vetëm brenda
pajisjes. Mos e përdorni atë në soba të tjera.
5. Në rast se keni ndonjë problem, menjëherë fikeni pajisjen dhe kontaktoni shitësin për
ndihmë. Mos u mundoni ta riparoni vetëm.

E1 E2 E3 E4
Kodi i gabimit Sensor Qarku i prerë Sensor Qark i shkurtër Temperaturë e lartë Sinjal dështimi

Ilustruesi Elektronik “Diagrami”


Kushtet teknike
Presioni Limiti i Temperatura e Mbajtja e
Fuqia Watt Kapaciteti Kalibër
punës Presionit brendshme presionit
220- 0-90
800W 4L 20cm 0-70k Pa 90k Pa 60~80°C
240V/50Hz minuta
220- 0-90
900W 5L 20cm 0-70k Pa 90k Pa 60~80°C
240V/50Hz minuta
220- 0-90
1000W 6L 20cm 0-70k Pa 90k Pa 60~80°C
240V/50Hz minuta
Problemet që mund të hasni dhe mënyrat e zgjidhjes së këtyre problemeve
Shenjtat Motivi (shkaku) Mënyrat (Metodat)

Kontrolloni nëse është vënë në


Nuk ka tregues. Pajisja nuk është vënë në prizë. prizë, ose nëse pajisja është e
ndezur.3

Trekembeshi me gome nuk është vënë siç Vendosni siç duhet trekembeshin
duhet. dhe gomen.
Nuk mbyllet kapaku.
Shufra shtypjes është bllokuar nga valvula
Lëvizeni shufren me duar.
flluskuese.

Valvula flluskuese nuk është ulur mbas Shtypni me kujdes valvulën për
Nuk hapet kapaku.
shterimit të avujve. poshtë.

Kapaku nuk është mbyllur siç duhet ose Ju lutemi mbyllni kapakun siç
gomina nuk është vene siç duhet. duhet, rivendosni gominën.
Ka disa mbetje ushqimore në sealing ring të
Rrjedhje nga kapaku. Pastroni trekembeshin.
tripod with seal.
Ka një dëmtim në trekembeshin me Ndryshojeni trekembeshin dhe
gomine. gominen me një të re.
Ka disa mbetje ushqimore në trekembesh. Pastroni trekembeshin
Rrjedhje e valvulës flluskuese.
Ndryshojeni trekembeshin dhe
Ka një dëmtim në trekembesh.
gominen me një të re.
Pozicioni i mbylljes Vendoseni siç duhet.
Valvula flluskuese nuk Hidhni mjaftueshëm ujë dhe
Nuk ka mjaftueshëm ujë dhe ushqim.
ngrihet lart. ushqim.
Rrjedhje e kapakut dhe valvulës flluskuese. Dërgoheni në servis.
Koha e gatimit është shumë e shkurtër. Rrisni kohën e gatimit.
Mund të ndodhet mbetje ushqimore midis
Kontrolloni dhe pastroni mbetjet
tenxheres së brendshme dhe pllakës
Ushqimi nuk gatuhet, ose ushqimore.
ngrohëse.
kërkon një kohë të gjatë.
Pllaka ngrohëse dhe tenxherja e brendshme
Dërgoheni në servis.
janë shtrembër.
Pllaka e ngrohjes nuk punon mirë. Dërgoheni në servis.
Nuk nxehet direkt. Sistemi i ngrohjes është prishur. Dërgoheni në servis.
Pajisja përcjell elektricitetit. Rrjedhje të elektricitetit. Dërgoheni në servis.

Kini Kujdes
1) Pajisja është krijuar vetëm për përdorim shtëpiak.
2) Trupi i aparatit nuk duhet të zhytet në ujë!
3) Kur gatuani ushqim të fortë, vendosni valvulën e presionit në statusin e shterimit. Ju lutem
mos e hapni kapakun përpara se valvula të pushojë!
4) Kur gatuani ushqime të buta (pure, supë), valvula e presionit duhet të jetë e mbyllur.
5) Zbatoni udhëzimet e pastrimit të përshkruara në këtë manual.
6) Pllaka e ngrohjes ruan nxehtësinë edhe pas përdorimit, ju lutem kini kujdes!
7) Pajisja mund të përdoret edhe nga persona me aftësi të kufizuar fizike, shqisore ose
mendore, ose nga mungesa e përvojës dhe njohurive në qoftë se janë nën mbikëqyrjen ose
janë udhëzuar lidhur me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe të kuptojnë rreziqet e
përfshira.

3
Nëse vazhdon të mos ndizet, ju lutemi kontaktoni shitësin për informacion.
DISA RECETA GATIMI ME

Gatim me pulë
Ingredientët: 500 g mish pule pa kocka, 1 Qepë, 1 Karrot, 1 Patate, 1 Domate, 1
Gotë Verë, Kripë, Ujë
Përgatitja: Grimë të tërë përbërësit, i vendosim në enë dhe hedhim ujë sa të
mbulohen. Shtypim butonin STEW. Ju bëftë mire!

Pulë me curry
Ingredientët: 2 Gjoks Pule, 200 ml Krem, 1 Qepë, 1 Lugë pluhur curry, Kripë
Përgatitja: Prisni gjoksin e pulës në copa të vogla, përzieni me përbërësit e tjerë dhe vendosini në enë.
Shtypim butonin STEW. Ju bëftë mire!

Ton me hudhra
Ingredientët: 400 g Ton, 1 Qepë, 5 Thelpi hudhrash, ½ gote verë e bardhë, Vaj
ulliri, Kripë, Majdanoz, Timo.
Përgatitja: Hedhim pak vaj ne enë, shtojme qepën dhe hudhrat e grira, timon dhe
Tonin e prerë në copa. E mbulojmë me verë. Shtypim butonin STEW. Në fund i
hedhim majdanozin. Ju bëftë mire!

Mish Viçi me Rozmarinë


Ingredientët: 1 Karrot, 1 kg Mish Viçi, 100 g Barbunja, ½ Qepe, 2 Thelpi hudhrash, Brandy, Pak vaj Ulliri,
1 gotë Ujë, Patate, Rozmarinë
Përgatitja: Grimë hudhrën dhe e përziemë me kripën duke e bërë si salcë. Presim mishin dhe perimet në
copa të vogla dhe i vendosim në enë. Shtojmë Shtojmë rozmarinën, pak brandy. Shtypim butonin STEW.
Ju bëftë mire!

Oriz Oriental
Ingredientët: 2 Filxhana oriz (parboiled), 2 Gota Ujë, 2 Gota Qumësht Kokosi ose
Verë, 1 qepë e grirë, 1 thelbi hudhër e grirë, 1 mollë e grirë, pluhur Curry, 4
kërpurdha të prera, Gjoks pule, Vaj, kripë,
Përgatitja: Presim gjoksin e pulës në copa të vogla dhe e përziemë në enë me të
tërë ingredientët e tjerë. Shtypim butonin RICE. Ju bëftë mire!

Mollë të pjekura
Ingredientët: 4 Mollë, 1 lugë kanellë, 1 Lugë gjalp, 50 ml verë e bardhë, 80 g
Sheqer, Lëng limoni
Përgatitja: Mollët i ndajmë në mes dhe i heqim farat me lugë. Në një tas
përziemë sheqerin, kanellën dhe verën. Vendosim mollët në enë, i mbushim me
përzierjen dhe shtojmë pak gjalp në çdo mollë. Shtypim butonin RICE.

Fileto derri me fasule


Ingredientët: 2 gota fasule të kuqe ose laroshe (i lëmë në ujë gjatë natës), 250 g
Fileto Derri, 200 ml verë e kuqe, 1 qepë, 2 thelpi hudhër, 1 gjethe dafine, 1l ujë i
ftohtë, Vaj ulliri, kripë
Përgatitja: Vendosim fasulet, verën e kuqe dhe ujin në enë. Presim fileton në
copa të vogla. Shtojmë mishin, thelpit e hudhrës, dafinën. Shtypim butonin
BRAISE.

Per Kek me çokollate perdorni butonin F5 / Per Kek me molle perdorni butonin F4

You might also like