You are on page 1of 9

 Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore

lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot


shteti modern i Egjiptit. Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth
3150 p.e.r kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të
Poshtëm nën faraonin e parë. Historia e egjitptit të lashtë ndahet
në tre periudha:
Mbretëria e Vjetër
Mbretëria e Mesme
Mbretëria e Re
 Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij
gjatë Mbretërisë së Re, në
periudhën e Ramsesit, pas së
cilës filloi të binte ngadalësisht.
Egjipti u pushtua radhë pas
radhe nga fuqi të huaja gjatë
kësaj periudhe të vone.
Aleksandri i madh

 Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një


nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri,
shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit.
Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin
deri në vitin 30 p.e.r, kur u pushtua nga
Perandoria Romake dhe u bë një provincë
romake.
 Egjipti u bë një provincë e perandorisë romake në 30 p.e.r, pas mundjes së Mark
Antonit dhe mbretëreshës Ptolemaike Kleopatra VII nga Oktaviani në betejën e
Akciumit. Romakët mbështeteshin shumë në importet e grurit nga Egjipti dhe
ushtria romake, nën kontrollin e një prefekti të emëruar nga perandori, shtypën
rebelimet, zbatuan rreptësisht mbledhjen e taksave të rënda dhe parandaluan
sulmet nga banditët, që ishin bërë problem madhor gjatë periudhës. Megjithëse
romakët kishin një qëndrim më armiqësor se grekët ndaj egjiptianëve, disa tradita
si mumifikimi dhe lutja ndaj perëndive tradicionale vazhduan.

Mark Oktaviani
Antoni
 Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian mundur armiqtë e huaj dhe për të
erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu vendosur pushtetin dhe dominimin e
përshtatur me kushtet e Luginës së Egjiptit.
Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe Për të motivuar dhe organizuar këto
vaditja e vazhdueshme dhe e aktivitete ekzistonte një burokraci e
kontrolluar e luginës pjellore çoi në shkruesve, liderëve fetarë dhe
prodhimin në tepricë të të korrave, që administruesve nën kontrollin e
çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror. faraonit, i cili siguronte unitetin dhe
 Me burimet rezervë, administrata nxiti bashkëpunimin e popullit egjiptian nën
shfrytëzimin e mineraleve ,u zhvillua rregullat e besimit fetar egjiptian.
shkrimi me hieroglife, u organizuan
projekte bujqësore dhe ndërtimore, u
zhvillua tregti me rajonet rrethuese dhe
u krijua një force ushtarake për të
Hieroglife
 Disa nga arritjet e egjiptianëve të
lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve,
ndërtimin e piramidave, tempujve dhe
obeliskëve; u zhvillua matematika,
mjekësia, vaditja dhe teknika të reja
bujqësore për prodhimtari, anijet
para, qeramika dhe teknologjia e
qelqit, forma të reja të letërsisë dhe
traktati i parë i paqes që njihet në
histori.
 Egjipti la një trashëgimi të
qëndrueshme e të pavdekshme. Arti
dhe arkitektura e tij u imituan kudo,
dhe gjërat antike të tij u shpërndanë
në tërë cepat e botës.
 Faraoni ishte monarku absolut i vendit dhe zotëronte kontroll të plotë mbi tokat
dhe burimet e tij. Mbreti ishte komandanti ushtarak suprem dhe kryetar i qeverisë,
e cila mbështetej në një burokraci zyrtarësh për të drejtuar punët. Në krye të
administratës i dyti në komandë ishte veziri, i cili vepronte si përfaqësues i
mbretit.Në një nivel rajonal, vendi ishte i ndarë në 42 rajone administrative të
quajtura nome secila të qeverisura nga një nomark, i cili ishte përgjegjës ndaj
vezirit për aq pushtet sa kishte.
 Ekonomia ishte e centralizuar dhe kontrolluar rreptësisht.
Ndonëse egjiptianët e lashtë nuk përdorën monedha deri në
Periudhën e Vonë, ata përdornin një sistem paraje-trami, me
standart thasët e grurit dhe debenin, që peshonte 91 gram
bakër ose argjend, duke formuar një emërues të përbashkët.
Punëtorët paguheshin në grurë; një punëtor i thjeshtë mund të
fitonte 5½ thasë (200 kg) gruri për muaj, kurse një kryepunëtor
mund të fitonte 7½ thasë (250 kg).
 Shoqëria egjiptiane ishte shumë e shtresëzuar
dhe statusi shoqëror shfaqej haptazi. Bujqit
përbënin shumicën e popullsisë, por prodhimi
bujqësor ishte në pronësi të drejtpërdrejtë nga
shteti, tempujt ose familjet fisnike që e kishin
nën zotërim tokën. Artistët dhe artizanët ishin
të një statusi më të lartë se bujqit, por edhe ata
ishin nën kontrollin e shtetit.

 Shkruesit dhe zyrtarët formonin klasën e


sipërme në Egjiptin e lashtë. Klasa e sipërme e
shfaqte statusin e saj shoqëror dukshëm në art
dhe letërsi. Mbrapa fisnikërisë vinin priftërinjtë,
mjekët dhe inxhinierët të specializuar në fushën
e tyre. Skllavëria ishte e njohur për Egjiptin e
lashtë, por shkalla dhe përhapja e kësaj praktike
mbetet e paqartë.

You might also like