You are on page 1of 30

Projek

t
Rezultatet e të nxënit:
 zhvillojmë njohuritë dhe aftësinë për të kuptuar veprimtarinë
njerëzore në të kaluarën;
 kuptojmë të tashmen përmes këndvështrimit historik për
ngjarjet dhe zhvillimet e rëndësishme bashkëkohore;
 përcaktojmë njohuritë për historinë e vendit;
 zhvillojmë aftësitë e të kuptuarit të historisë së vendit;
 përvetësojmë këndvështrimin e drejtimit të një realiteti në
ndryshim.
 zhvillojmë aftësitë bazë të kërkimit historik.
 njoh dhe shqyrtoj të kaluarën historike të Gjergj Kastriotit
Skënderbeut;
 zhvillojmë aftësi/shkathtësi të kërkimit historik, duke u
bazuar në fakte reale të jetës së Skënderbeut nëpërmjet
kinematografisë, letërsisë, teatrit, operës, pikturës.
Qëllimi: Të realizojmë një projekt teorik- praktik që të informojë
bashkëmoshataret dhe publikun mbi rëndësinë e skenderbeut.
Objektivat :
Të realizohet një projekt individual ose në grup dhe të mblidhen informacione
për jetën e tij si ushtarak dhe udhëheqës shteti.
Të vlerësojë figurën e Skënderbeut në rrafshin shqiptar dhe atë ndërkombetar.
Skëndërbeu
Heroi ynë
kombëtar
“Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me
forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës
të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në
qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të
virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e
armiqve tuaj”. 

— Gjergj Kastrioti

(para vdekjes)
Hyrje
Gjergj Kastrioti 
(l. 1405 – v. 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu (nga turqishtja
osmane: ‫ا‬ İskender Bey), ishte një feudal dhe udhëheqës ushtarak 
arbër që në fillesë luftoi për Perandorinë Osmane dhe më pas drejtoi
një kryengritje kundër saj.
Jeta dhe fëmijëria
Gjergj Kastrioti) ishte djali më i vogel i Gjon Kastriotit dhe i
princeshses Vojsava,femija i fundit midis 4 djemve e 5 vajzave.
U mor peng si nizame pas thyerjes se te atit nga Sulltan Murati
me 1421 dhe u dergua në oborrin e Sulltanit ne Adrianopoje.
Atje,zgjuarsia dhe shkathtesia e cuan Gjergjin ne shkollen e
Sulltanit (icogllaneve) qe pergatiste komandante e nenpunes.
Atje mori emrin Iskender.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte përfaqësuesi
më konsekuent dhe më i shquar i elitës
drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri
frontin e luftës së shqiptarëve kundër
pushtuesve osmanë.
Ai realizoj të parin bashkim të shqiptarëve,
Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e
krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i
të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë
Skënderbeu kushtoi ruajtjes së burimeve të
brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet
lufta.
Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në
lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të
viseve të lira të zhvillonin një veprimtari
ekonomike deri diku normale.
Jeta e tij
Në shërbimin osman
U dërgua peng razie në Edrene më 1415,ku mori edukim ushtarak në 
Enderun. Pasi u diplomua në Enderun, Sulltani i dha një timar pranë
zotërimeve të të atit. Gjoni ishte i shqetësuar se mos sulltani do ta
urdhëronte Skenderbeun që t'i pushtonte zotërimet e të atit, duke i
lajmëruar në prill të 1428. Po atë vit Gjonit i duhet që t'i kërkojë falje
senatit venedikas se i biri kishte marrë pjesë nëpër fushatat osmane
kundër të krishterëve. Më 1430 Gjoni u thye në betejë nga sanxhakbeu i
Shkupit, Isak Beu, si pasojë zotërimet e tij u zvogëluan. Po atë vit
Skenderbeu vazhdoi duke luftuar nëpër fushatat e Muradit II, duke fituar
kështu gradën spahi. Më 1437/1438 përmendet si subash i Krujës para
se Hizir Beu të emërohej aty nëntorin e 1438. Deri në maj të 1438
Skenderbeu kishte në zotërim një timar të konsiderueshëm, që përbëhej
nga 9 fshatra që ishin dikur pjesë e zotërimeve të të atit. Në sajë të
meritave të tij nëpër fushatat e shumta osmane iu dha prej Muradit II
titulli vali. Asokohe i printe një njësie prej 5,000 kalorësish.
Kryengritja ndaj osmanëve

Në vitin 1443 trupat hungareze u futën në thellësi të Ballkanit dhe në nëntor u ndeshën
me ushtrinë osmane duke e thyer. Këtë rast e shfrytëzoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu për
tu kthyer në atdhe. Pasi çliroi Krujën me 28 nëntor 1443 ngriti flamurin e Kastriotëve,
flamur të kuq me shqiponjë të zezë dykrenore. Para krutanëve mbajti një fjalim të
zjarrtë. Pa humbur kohë hyri në bisedime me zotërit arbër dhe me ndihmën e tyre çliroi
edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë
fisnikëve arbër. Çlirimi i vendit në vitin 1443 ishte fitore historike, por Skënderbeu e
kuptoi se për të mbrojtur territoret e çliruara duhej kapërcyer copëtimi politik dhe duhej
bashkuar. Prandaj mblodhi në Lezhë një kuvend të fisnikëve. U formua Lidhja e
Lezhës,një aleancë politike dhe ushtarake kryetar i së cilës u zgjodh Skënderbeu. Ai u
zgjodh edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë së përbashkët e cila do të formohej.
Fitoret e Skënderbeut

Osmanët në luginën e Mokrës, Skënderbeu i sulmoi dhe i shpartalloi me 3500 luftëtarë.


Vitin passues ai theu osmanët edhe dy herë tjera, një herë forcat osmane nga Ohri,dhe
prapë në Betejën e Otonetës me 27 Shtator 1446.
Në vitin 1450 sulltan Murati II mbërriti në Arbëri me një ushtri të madhe dhe rrethoi Krujën.
Skënderbeu qëndroi jashtë kështjellës bashkë me luftëtarët e tij dhe godiste ushtrinë
osmane papritur dhe pandërprerë nga drejtime të ndryshme. Duke parë humbjet sulltani
urdhëroi asgjësimin e trupave të Skënderbeut duke i ndjekur kudo, por këto ekspedita u
kushtuan osmanëve shumë humbje. Gjendja e osmanëve filloi të keqësohej. Pas disa
muajsh rrethimi të pasuksesshëm, Murati humbi shpresat se mund ta merrte Krujën prandaj
me fillimin e stinës së shirave e ndërpreu fushatën ushtarake. Lufta për mbrojtjen e Krujës
ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut.
TAKTIKAT E SKENDERBEUT

Pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në Skënderbeu për të shpartalluar ushtrinë armike ishin të


ushtrinë e Skënderbeut la gjurmët e veta në larmishme e mbështeteshin në bashkërendimin e
taktikën dhe armatimin e saj. Në kushtet e mbrojtjes me sulmin, të mësymjes së ushtrisë së
vendit tonë mori përhapje të gjerë lufta rregullt me goditjen e çetave, të ndeshjeve ballore me
guerile, formë tradicionale kjo e luftës së sulmet e befasishme, duke futur në përdorim si
fshatarësisë në epoka e vende të ndryshme. këmbësorinë ashtu edhe kalorësinë e armatosur lehtë.
Ushtria shqiptare përbëhej nga kalorësia, që Në çdo luftim Skenderbeu përpiqej ta parashikonte
përgjithësisht ishte e pakoracuar, prandaj ecurinë e tij, sulmonte e hapte beteja në kushte që i
lëvizte me shpejtësi, dhe nga këmbësoria. dukeshin më të përshtatshme. Ai gërshetoi dhe përdori
Luftëtarët e saj përgjithësisht kishin armatim gjerësisht manovrën e shpejtë të forcave të veta me
të lehtë dhe nuk mbanin armatime të rënda sulmet e befasishme mbi ushtritë armike në çdo kohë,
si ato që përdoreshin në ushtrinë feudale të ditën dhe natën, duke i shoqëruar këto në mënyrë të
kohës. Skënderbeu e mbështeti strategjinë përsosur me prita e kurthe të ndryshme.
dhe taktikën ushtarake në trimërinë dhe Skënderbeu kishte aftësi të jashtëzakonshme
heroizmin e luftëtarëve të tij, në traditën ushtarake. Ai ishte në të njëjtën kohë strateg dhe
luftarake të shqiptarëve, në njohjen prej tij të ushtar, hartonte e ndryshonte në përshtatje me situatat
organizimit e të artit ushtarak të armikut etj. planin e luftës, udhëhiqte ushtrinë dhe njëkohësisht
Variantet taktike që përdorte luftonte edhe vetë.
Tentativat për rënien e
Skënderbeut
Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë arbëre dhe ushtrive
Në vitin 1456 Gjergj Stres Balsha, u shiti osmanëve kështjellën e Modriçit për 30,000 aspra
argjendi. Ai u mundua ta fshehë këtë; megjithatë tradhëtia e tij u zbulua, dhe ai u burgos në
Napoli. Më 1456 Gjergjit i lindi djalë. Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut, humbi shpresat se
do të trashëgonte principatën pas vdekjes së Skënderbeut dhe iu bashkua osmanëve.

Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë arbëre dhe ushtrive
osmane, ku arbërit dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një
goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit
1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën.Pasi dy muaj
luftimesh të ashpra ai u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta
mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria.
Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të vazhdueshëm në viset e lira arbërore.
Trashëgimia
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një kuvendi
të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat arbër. Vdiq me 
17 janar 1468 në Lezhë. U varros në Katedralen e Shën Kollit në
Lezhë, po në atë vend ku u mbajt Kuvendi i Lezhës.
Qëndresa e tij mbajti në vendnumëro zgjërimin e Perandorisë Osmane,
duke iu mveshur merita se qe ndër arsyet që i vonoi osmanët të
pushtonin Evropën Perëndimore,së bashku me bashkëkohësit Vladi III
i Vllahisë me Stefani III i Moldavisë dhe Huniadin e Hungarisë. Sipas
dokumentacionit arkivor, namin e heroit e mori që në gjallje, duke
marrë edhe titullin papnor Athleta Christi.
Ndër arbëreshët e Italisë kujtimi për të në formë rapsodish u mblodhën
dhe botuan nga Jeronim de Rada më 1866. Për studjues të kësaj
përmbledhjeje janë parë si këngë joautentike popullore, ku De Rada ka
vënë dorë me gjasë nga dëshira e mirë për t'u dhënë arbëreshëve dhe
shqiptarëve një faktor themelor identitar.
Beteja e Ujëbardhës
Beteja e Ujëbardhës, e njohur edhe si Beteja e
Albulenës, u zhvillua me 2 shtator, 1457 midis
forcave shqiptare te drejtuara nga Skënderbeu dhe
një force ekspedite te forcave te perandorisë
osmane. Ajo ishte një ndër fitoret më të
rëndësishme të Skënderbeut kundër osmanëve në
fushë të hapur.Ushtria osmane kishte përafërsisht
80.000 ushtarë.ndersa forcat shqiptare që
numëronin rreth 20 mijë vetë u përballën me ato
osmane në fushën e Ujëbardhës në mes të Krujës
dhe Lezhës. Në pranverën e vitit 1457, sultan
Mehmeti Il dergoi një ushtri prej 40,000 vetash të
drejtuar nga Isa Bej Evernozi dhe Hamza Kastrioti,
nipi i Skënderbeut.Plani turk ishte që ta vrisnin
Skënderbeun sepse ata e dinin se pa të rezistenca
shqiptare do të thyhej shpejt.
Me 2 shtator Skënderbeu vendosi që të kalonte në ofensivë.
Atij i duhej që të bënte një goditje të fuqishme dhe të
befasishme ndaj pjesës kryesore të ushtrisë osmane dhe ta
shkatërronte atë para se të vinin forcat e tjera. Në mesditë,
trupat osmane u zgjuan nga gjumi i mesditës duke e gjetur
armikun në kamp.Shumë shpejt çoroditja u shndërrua në
panik kur komandantët osmanë nuk arritën të merrnin
situatën nën kontroll. Një përpjekje për mbrojtje u bë nga
Hamza, por Skënderbeu i kishte kushtuar rëndësi shkatërrimit
të Hamzait dhe Spahinjve të tij së pari, duke dërguar gardën e
tij personale prej 2.000 kalorësish.Brenda dy orëve kampi
osman ishte i tëri në duart e shqiptarëve, përderisa pjesa e
mbetur e ushtrisë së shpartalluar osmane u arratis në drejtim
të Tiranës për në Elbasan. Humbjet nga ana e osmanëve
duhet të kenë qenë nga 15.000 deri në 30.000. Këtij numri
duhet t'i shtohen edhe 15.000 robër, ndërsa tërë plaçka e
kampit ra në dorare shqiptarëve.Hamza Kastrioti u kap i gjallë
dhe u internua ne Napoli me akuzën për tradhti.
Trimëria e Skënderbeut
1. Beteja e Torviollit - 29 qershor 1444 Skënderbeu 15 000 ushtarë (Ali Pasha - 25 000 ushtarë) Ushtria
osmane shpartallohet plotësisht. 8000 ushtarë osmanë të vrarë, 2000 të kapur rob dhe i gjithë kampi bie
në dorën e ushtrisë shqiptare. Nga ushtarët shqiptarë bien në betejë 1 600 (nga të cilët 120 oficerë të
lartë skënderbegas) dhe plagosen 2 000 të tjerë (nga të cilët 400 nuk mbijetuan dot).
2. Beteja e parë e Mokrës - 10 tetor 1445. Skënderbeu - 3 500 ushtarë Firuz Pasha - 9 000 kalorës
Firuz Pasha merr arratinë duke lënë të vdekur në betejë 1 500 kalorës osmanë dhe 1 000 të tjerë kapen
rob.
3. Beteja e Otonetës - 27 shtator 1446
Skenderbeu - 5 000 kalorës
Mustafa Pasha - 15 000 kalorës Mustafa Pasha merr arratinë duke lënë të vdekur në betejë 5 000 kalorës
osmanë dhe 300 të tjerë kapen rob.
4. Betejat për Sfetigradin - 14 maj - 31 korrik 1448 Sulltan Murati rrethon kështjellën e Sfetigradit me 80
000 ushtarë osmanë. Kështjella mbrohej nga një garnizon prej 2 000 ushtarësh dibranë nën komandën e
Pjetër Përlatit.
a) Më 10 Maj Skënderbeu zë në pusi një trupë kalorësie dhe e shfaros.
b) Në fundin e majit disa osmanë të kthyer në të krishterë tentojnë t'i dorëzojnë kështjellën e Stellushit
ushtrisë osmane që e mbante nën rrethim.
Armët e tij
Skëndërbeu-figurë frymëzuese
Figura e Skënderbeut ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrave të
shtetit e në përgjithësi të opinionit publik evropian, të cilët kanë kërkuar të nxirrnin
mësime nga përvoja luftarake e shqiptarëve, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër
pushtuesve të huaj.
Këtu e ka burimin ajo literaturë e shumëllojtë dhe shumëgjuhëshe, që i është kushtuar
figurës së këtij Heroi, në të katër anët e botës. Kur vërshimi osman gendronte si një
shpatë mbi Evropën Qendrore, kur në Gadishullin e Ballkanit shpërthyen lëvizjet për
çlirimin kombëtar etj.,, historianët, shkrimtarët e poetët e përdornin figurën e Heroit
shqiptar si flamur frymëzues për mobilizimin e popujve të tyre në luftë për liri. Dëshmi e
përhershme e vlerësimit dhe e respektit të thellë që kanë popujt e tjerë për
Skënderbeun, krahas botimeve të shumta për të, janë sheshet dhe rrugët e Romës, të
Parisit, të Brukselit, të Gjenevës dhe të qyteteve të tjera të vendeve të ndryshme, ku
janë vendosur monumente e buste të tij ose që mbajnë emrin "Gjergj Kastrioti -
Skënderbeu".
Kuriozitete rreth heroit tonë
kombëtar
Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30
beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. Betejat
e udhëhequra nga Skënderbeu kanë qenë nga më të fortat dhe
më të përgjakshmet.
Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E
para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore.
Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me
qeleshe dhe xhubletë.20. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën
nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes.
Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë, u dhunua
dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq. Një fakt tjetër në
jetën e Skënderbeut është edhe iniciativa papnore enciklike për
nderimin botëror të Gjergj Kastriotit. Me iniciativën e tij papa i
romes mendoi t’i jepte këtë titull të lartë Heroit tonë Kombëtar, i
cili është një nga vlerësimet më të mëdha në atë kohë.
Personaliteti i tij
Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit
ushtarak dallonte me mbretërit e me princët evropianë të kohës.
Ndryshe nga veprimtaria ushtarake e tyre, që bazohej mbi trupat
mercenare të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri
të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse,
të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe
shpirt vetëmohimi.
Edhe ai vetë luftonte i pangarkuar me armatime të rënda e me krah të
shpërvjelur si një ushtar i zakonshëm.
Në betejë ai ishte, në të njëjtën kohë, komandant i talentuar dhe ushtar i
guximshëm, që me shembullin e tij bëhej burim frymëzimi për luftëtarët
shqiptarë.
Edhe në jetën e përditshme Skënderbeu ishte i thjeshtë dhe kohën e
kalonte kryesisht me bashkëluftëtarët e tij, duke bërë jetë ushtari.
HISTORIA LETRARE
Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me
emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).

• Scanderbeg, opera nga François Francoeur dhe


François Rebel.
• Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.

Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A ARTE"


organizoi me datë 1 gusht 2006 një konferencë
shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në
këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë
diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar
Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato Kopertina e "Historia e
muzikore, në shekuj. jetës dhe veprave të
Skënderbeut, princit të
Epirit
Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën
Perëndimore në fillim të shekullit 16. Një nga më të
hershme të këtyre historive që kanë qarkulluar në
Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e
Skënderbeut ishte Historia de Vita et gestis
Scanderbegi, Epirotarum Principis (ca Romë. 1508-
1510), botoi një katër dekada vetëm pas vdekjes së
Skënderbeut. Kjo Historia e jetës dhe veprave të
Skënderbeut, Princi i Epirote është shkruar nga
historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur
në gjuhën shqipe si Marin Barleti, të cilët pas përjetuar
pushtimin turk të Shkodrës tij të lindjes nga
eksperienca personale, u vendos në Padua ku ai u bë
rektor i kishës famullitare të Shën Stefan. Barleti
dedikon punën e tij për të Donferrante Kastrioti, (nip i
Skënderbeut), dhe të pasardhësve. Libri është botuar
së pari në latinisht.
Titujt e fituar

01 i
Mbrojtës
03
I pari i
krishterim
shqiptarëve
it
02 04
Atlet i Krishtit Hero Kombëtar
Burimet e
informacioneve
https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Sk%C3%ABnderbeu#

https://ëëë.slideshare.net/AlesiaTerziu/luftrat-e-skenderbeut-1

https://about-history.com/the-story-of-gjergj-kastrioti-skanderbeg-a-true-enemy-to-the-sultan/

You might also like