You are on page 1of 3

PRINCIPATAT ARBËRORE

Principatat arbërore i referohet një numri të principatave të krijuar në mesjetë në Arbëri dhe Epir
që ishin të sunduar nga fisnikët arbër. Shekulli XII shënoi principatën e parë shqiptare, Principata
e Arbërit, por është në shekullin e XIV dhe në fillim të shekullit XV periudha kur kjo principatë u
bë më e fortë, sidomos për shkak të rënies së Perandorisë serbe.

ARBERIA NEN SUNDIMIN SERB

Territoret arberore rane nen sundimin e plote serb ne periudhen e Stefan dushanit. Nen sundimin e
tij shteti serb shtrihej qe nga Dalmacia ne veri ,deri ne Tesali ne jug.U vendos kudo administrate
serbe. Pronat e fisnikeve vendas u kaluan atyre serbe.Filloi te zbatohej politika e asimilimit
kulturor,fetar dhe etnik. Emrat e vendeve dhe te njerezve u zevendesuan me emra serbe. Popullesia
katolike dhe ortodokse e ritit bizantin,qe nuk pranonte konvertimin ne ortodoksine
serbe,persekutohej,debohej,burgosej e vritej. Persekutimi serb qe shume I ahper ne territoret veriore
e ne Kosove.Qendresa e popullsise serbe u shfaq qe ne vitet e para te sundimit serb. Me vdekjen e
Stefan Dushanit ne 1355 perandoria u shemb dhe ne territoret arberore u krijuan principata te
pavarura si ajo e Topiajve,Muzakajve,Balshajve,Shpatajve,Zenebishajve dhe Loshajve etj.

PRINCIPATA E TOPIAJVE

Kjo principat e konsideronte veten si pasuese e principates se


Arbrit.Ajo shtrihej midis lumenjve Mat-Shkumbin dhe ne
lindje deri te pricipata e Gropajve.Principata u fuqizua
shume ne kohen e Karl Topise , i cili ndoqi nje politike mjaft
active duke mos njohur vasalitetin e mbreterise se Napolit,ai
krijoi nje shtet te fuqishem duke u lidhur me
Papatin,Hungarine e Raguzen dhe krijoi nje flote te
fuqishme.Kryeqendra e principates ishte Kruja.Ai zgjeroi
territorin e principates deri te lumi Drin ne very e Seman ne
jug, duke perfshire brenda principates edhe Muzakajt.Per
pak kohe u be sundimatar I Durresit dhe I Ohrit duke arritur
te bashkonte te gjitha territoret e Arberise se hershme.Pas
vdekjes se Karl Topise principata u dobesua e u copetua dhe
ne fillim te shek XV u pushtua nga osmanet.

PRINCIPATA E BALSHAJVE

Kjo principate drejtohej nga plaku Balshaj e djemte e


tij,Strazimiri, Gjergji dhe Balshaj II. Ne kulmin e saj principata
perfshinte nje territory qe shtrihej ne hapsiren Tivar-Novoberde-Kostur_Vlore duke pasur ne zoterim
qytetet bregdetare.Mrredheniet martesore si dhe lidhja me shume familje aleate I ndihmuan Balshajt
te shtiheshin edhe me shume drejt jugut.Balshajt ndertuan nje shtet te organizuar me institucione
administrative,gjyqe,burgje,thesar dhe kancelarine e tyre.Kishin stemen e vete qe shprehnin
pushtetin dhe sovranitetin e tyre.Ato vleresuan shume tregetine dhe u lidhen me Venedikun e
Raguzen te cilet I shpalli vellezerit Balshaj perballe Topiajve. Perpjekja per zoterimin e Durresit I
vuri Balshajt perballe Topiajve.Ne betejen qe u zhvillua ne Saver me 1385,Balshajt u thyen nga nje
ushtri e turqve osmane te ardhur nga Maqedonia ne ndihme te Topiajve ku gjeti vdekjen Balshaj II.
Ne vitin 1396 Balshajt I dorezuan principaten Venedikut,duke kufizuar sundimin e tyre ne bregdetin
e Tejbunes, Ulqin-Tivar. Gjergj Balshaj II dhe me pas Balshaj III u perpoqen qe te krijonin zoterimin
e pavarur te paraardhesve por pushtimet osmane I dhane fund dinastise se Balshajve.

PRINCIPATA E ZENEBISHEVE

Kjo principate shtrihej gjate lugines se lumit Drinos dhe


perfshinte Dropullin,Delvinen dhe nje pjese te
Camerise.Qendra e principates ishte qyteti I Gjirokastres .Me I
shquari I kesaj familje ka qene Gjin Zenebishi.Ne bregdetin e
kesaj principate gjendeshin kriporet e famshme qe konkurronin
ato te Konfuzit dhe ato veneciane.Zenebishet qene ne konfkit
te vazhdueshem me Venedikun per kriporet si dhe me despotin
serb te Janines Thoma Preljubovicin,nje armik e persecutor I
popullsise arberore qe mbante nofken”albanitovrasesi”.Kur
Despotati I Janines kaloi nen sundimin e kontit anzhu Karl
Toko, sundimatr I ishullit te Qefalonise konflikti me
Zenebishet vazhdoi.Ne vitin 1418 nje ushtri osmane prej
30000 vetash e thirur nga Karl Toko sulmoi principaten e
Zenebisheve dhe pas dy betejash arriti ta pushtoje ate.

PRINCIPATA E LOSHAJVE

Kjo principate perfshinte tokat ndermjet Parges e Artes.Drejtohej nga Pjeter Losha.Kryeqendra e
principates ishte qyteti I Artes.Edhe kjo principate qe ne konflikt me Despotatin e Janines.Pas
vdekjes se PJeter Loshes ne 1374 principata u bashkua me principaten jugore te shatajve.

PRINCIPATAT E SHPATAJVE
Perfshinte territoret e Etolise,Akarnanise deri te gjiri I Korintit ne jug dhe ne kufi me Zenebishet ne
veri. Drejtohej nga Gjin Bue Shpata.Edhe Shpatajt si dy principatat e tjera qene ne konflikt te
happur me Despotatin e Janines dhe me anzhuinet e Napolit qe synonin bregdetin Epirot.Me 29 tetor
1399 vdes Gjin Bue Shpata . Pas vdekjes te Gjin Bue Shpates principata u nda ne mes te te afermve
te tij.ne vitin 1416 zoterimet e Shpatajve hyne nen varesine e sundimarit te Janines,Karl Tokos.

Ne territoret arberore u krijuan edhe principata te tjera si e Muzakajve,e Arianiteve,e Dukagjineve,e


Kastrioteve etj.Perball kercenimit Osman princat arberore rane dakord qe ti leshonin Venedikut
portet dhe skelat gjate bregdetit.Venediku ne fund te shek XIV zoteronte bregdetin nga Budva ne
gjirin e Korintit duke perjashtuar Vloren e Kaninen.

Rixhenso Lazri

You might also like