You are on page 1of 1

BUNKERIZIMI SI POLITIKE E REGJIMIT

……………… KOMUNIST
Në 1971 Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të PPSH-së i kryesuar nga Enver
Hoxha. Ne Komitetin Qendror u diskutua rreth “fortifikimt te vendit”, e me
pranimin e projektit nga nga kryeministri Mehmet Shehu dhe një grup
specialistësh si Mero Backa, Alfred Moisiu (ish-president në demokraci),
Josiv Zegali etj, filloi projektin e bunkerizimit të Shqipërisë, i cili qëndroi
operativ. Ndertimi I tyre ishte pjese strategjie kryesisht nga Enver Hoxha
për mbrojtje nga perëndimorët dhe Bashkimi Sovjetik, pas prishjes së
marrëdhënieve me dy ish-aleatët e tij.

Kjo ngjarje zgjati nga 1975 deri në 1983: ku në këtë periudhë u planifikuan
të ndërtoheshin 221.143 bunkerë, por u ndërtuan "vetëm" 173.371.
Pak a shumë, një në çdo 11 banorë. Gjatë periudhës së ndërtimeve, e cila
zgjati 8 vjet, me një mesatare mbi 21.000 bunkerë të ndërtuar në vit, vdiqën
me qindra ushtarë e civil për shkak të aksidenteve në punë. Ata janë ndër
viktimat e komunizmit të cilët edhe sot janë tërësisht të harruar.
Bunkerët e Shqipërisë ishin një formë unikale mbrojtjeje në Evropën
Lindore. Këto fortifikime mbitokësore apo nëntokësore fituan gjatë
diktaturës vetëm epërsinë psikologjike të udhëheqjes komuniste mbi
popullsinë, duke ushqyer idenë se ato ishin mbrojtja e duhur ndaj
kundërshtarëve.
Bunkerët ishin makthe për ata që u dënuan në sistemin komunist. Aty
mbaheshin furnizime për topin dhe shumë sekrete të tjera të regjimit. Ato
kishin një sistem që i mundësonte të lidhej edhe me pjesën tjetër të
tuneleve, në të cilët ishin të vendosura dushet(pjeset lidhese te tuneleve
kishin sinonimin dushe).

You might also like