You are on page 1of 4

14 vjet dhender

Analiza

Duke qene se ai ishte nje patriot i madh dhe duke dashur me të miren per atdheun e tij, sigurisht
nuk mund të linte pa përfshirë në vepra edhe zakonet dhe traditat, qe sundonin jetën shqipëtare
në atë kohë. Nepermjet letërsisë, ai u mundua, që me një humor të hollë, te godiste zakonet e
prapambetura te shqiptarëve. Nje nga këto vepra është pikerisht komedia “14 vjec dhëndër”. Në
qender të kësaj vepre qëndron zakoni patriarkal i martesave në moshë të re. Në këtë komedi
Çajupi e merr temën nga jeta e fashatrave malore të Shqipërise së Jugut. Nëpërmjet shpotise dhe
humorit ai kerkon që në veprën e tij te godase këte realitet te hidhur. Ne ketë vepër krijimi i një
familjeje shihet si menyra e duhur për ekzistence, por qe autori nepermjet humorit mundohet ta
lehtësoje sadopak. Kjo dramë nis si komedi dhe me pas mbaron si tragjikomedi.

Komikja lidhet me situatën absurde ku nusja vë dhëndrin ne gjumë, ndërsa tragjikja me


shfrytëzimin e nuses. Ne disa zona te Shqiperise, këto zakone vazhdojnë akoma të
ekzistojn.Edhe pse kjo nuk eshtë diçka e mirë sepse pengohet zhvillimi i vendit, na duhet ta
pranojmë dhe te perballemi me këte te vërtetë. Ne familjet shqiptare vazhdojme te shohim
shfrytëzimin e gruas si “kafshë shtëpiake”, ku mendimi i saj nuk merret parasysh, por përdoret
per t’i shërbyer pjesetarëve të tjere te familjes e sidomos burrit te saj. Ndoshta per ketë arsye kjo
komedi i ka rezistuar dhe vazhdon t’i rezistojë kohës.

Me temën që trajton në këtë vepër, ne mund te dallojme fare qartë mesazhin që ai ka dashur të
na transmetoje. Sipas tij shfrytëzimi i gruas jo vetëm qe nuk ka te mbarim në kohët që jetojmë,
po ai gjithashtu trashëgohet brez pas brezi a thua sikur të ishte një virtyt i shoqërise njerëzore.
Ky mesazh na vjen dukshëm ne pothuajse çdo fjalë të Tanes, kur ajo ankohet se eshte e lodhur
nga te gjitha detyrat, qe ajo ka në shtëpi (“..tëre diten ngase qetë/ dhe drekë e darkë bëj vetë/
Gjithe puna përmi mua! “) dhe kur thotë se kërkon që të marre për nuse nje grua qe ta
ndihmojë.Nuk marr nuse për sisë/ po për punët e shtëpisë..”). Por per ta kuptuar edhe më qartë
temën dhe mesazhin qe trajton Çajupi ne këtë veper, le te flasim shkurtimisht për fabulën e tij.

Subjekti i kesaj vepre është i tipit tradicional. Në te dallojmë qarte ekspozicionin, pikën e
lidhjes, zhvillimin dhe pikën kulmore. Ekspozicioni shënon pjesen hyrese të komedisë dhe ka
formën e bisedës. Ne këtë pjesë, që shënon pjesen nismëtare të fabules, shkallë-shkallë shtohet
lenda, theksohet tema e ideja dhe me këtë bëhet ndarja (distancimi) midis personazheve. Këte e
shohim tek fillimi i skenes, ku behet nje prezantim i momentit dhe i vendit ku po zhvillohet
ngjarja dhe kur personazhet fillojnë te flasin, qe na jep ne nje ide të personazheve që marrin
pjese. Në rastin tonë, skena fillon me bisedën midis Tanës dhe Vangjelit, dy personazhe
kryesore, të cilet do të na shoqërojnë gjate gjithë veprës. Per shkak të vëllimeve të vecanta,
planeve dhe dëshirave, veprimi i personazheve në komedi rritet dhe biseda e tyre na parapergatit
per ngjarjet qe do të pasojnë.
Duke qene se komedia “14 vjeç dhëndër” eshtë nje komedi jo shumë e gjatë, ngjarjet që
zhvillohen në të janë të shkurtra dhe të shpejta. Nga ekspozicioni kalojmë menjëhere te pika e
lidhjes, e cila krijohet me futjen e motivit dinamik, qe e ve ne levizje veprimin duke shkaktuar
kunderthënie të caktuara midis personazheve, domethënë kur pjesëmarresit ne veprim
konfliktohen per shkak të ideve ose karaktereve të tyre. Përsëri piken e lidhjes e gjejmë tek skena
e pare. Ne nje pjesë te saj paraqitet dialogu midis Tanës dhe Vangjelit. Nga njera anë Tana
kërkon të martojë djalin e saj, meqë ai, sipas zakoneve, ka mbushur moshën dhe është  tejet e
lodhur nga punet që ka në shtëpi, pasi i duhet t’i sherbeje burrit të saj në çdo moment. Ne anën
tjeter kemi Vangjelin, i cili nuk e pranon këtë propozim dhe deshire te gruas se tij. Kështu lind
konflikti midis dy personazheve, i cili ne fund te skenes arrin te zgjidhet dhe i le rradhë
zhvillimit të ngjarjes.

Ngjarja vazhdon me skenën e dyte dhe të tretë. Skena e dyte zhvillohet në mulli. Kjo është
skena ku shfaqet një personazh i ri, zonja Kote. Ne këtë skenë njihemi me ketë personazh dhe
gjithashtu shohim një anë tjetër te Tanës. Ngjarja fillon qete, por brenda pak kohesh kalojme ne
nje konflikt midis ketyre të dyjave. Debati midis tyre fillon si një bisede tepër e zakonshme, ku
secila kerkonte të zinte rradhën e para për të bluar grurin, por ky debat sa vjen dhe ndërron
plotësisht drejtim. Zenka merr karakter personal, ku personazhet fillojnë të shajnë njëra-tjetrën.
Skena e tretë zhvillohet në shtëpine e zonjës Briri, e cila së fundmi kishte lindur vajzë. Tana ka
shkuar qe te uroje per ardhjen në jete te nje femije dhe ne fillim sillet shumë mire me të. Te
njëjtën gje vemë re edhe në sjelljen e zonjës Briri. Ne diskutimin e gjatë midis tyre Tana e pyet
per emrin e foshnjes dhe mori vesh qe quhej Hene. Meqë edhe bija e saj e vdekur dikur quhej
Henë, ajo nuk donte ta degjonte kurre kete emer. Që nga ai çast ajo fillon të mallkojë, e të shfaqë
një pjesë tjetër te karakterit të saj. Hidhërimin e saj ajo e përdor kunder nje femije te pafajshëm.
Keto dy skena përbëjnë edhe zhvillimin e ngjarjes dhe ia lenë vendin pikes kulminante.

Pika kulminante eshte momenti ku tensioni i zhvillimit të ngjarjeve arrin kulmin e tij. Ne këte
komedi pika kulminante lidhet me skenën e katërt. Në kete skenë zhvillohet dasma e Gjinos me
Marigonë. Ne kete dasëm absurde, midis nje femije dhe nje gruaje, dallohet më se miri
komikja.Me perfundimin e kësaj dasme perfundon edhe e gjithe vepra, ku nusja vë ne gjumë
Gjinon, i cili në mënyre ironike është quajtur dhëndër gjate gjithë vepres.

Personazhet dhe pershkrimi i tyre

E gjithe vepra eshtë e organizuar ne skena dhe në secilen skenë, nëpermjet dialogut midis
personazheve, ne mund te flasim per karakterin dhe cilesite e secilit prej tyre. Kështu, Tana, që
eshte edhe personazhi kryesor i kesaj vepre, shfaqet si nje grua e robëruar, mbi te cilen burri
(Vangjeli) ka pushtet të plote. E lodhur nga gjithë këto vite duke i shërbyer burrit të saj, ajo
kërkon ta shkarkoje kete detyre në kurrizin e nje gruaje tjeter (Nuk marrë nuse për sise, po për
punët e shtëpisë.). Ajo shtiret që ta bëje të shoqin merak (Jam semure); qan qe te duket e dobët
para Vangjelit (Ku të mos qaj unë e mjera?); i lutet (Ndaj te lutem ta martojmë.); përkedhelet, që
i shoqi ta marrë me te mire (Tani s’mund se jam plakë.). Per te arritur gëllimin e saj ajo nuk
perdor vetëm lajka, por tregon edhe karakterin e fortë të saj. Ajo kembëngul (Per djalin tone do
nderromë zakone?); mallkon veten (Mua me marte lumi.); revoltohet (Gjithë puna permi mua!);
qorton burrin e saj (S’je baba si të tjerë.); edhe pse e di që burri sundonte mbi të, persëri merr
guximin ta kundërshtoje (Bjer e fli, mua s’me flihet) etj. Nëpërmjet kesaj dinakerie, nëpërmjet
kesaj metode qe ajo perdor, arrin të realizojë qëllimin e saj. Në raport me zonjën Kote, shfaqet si
një grua e pasjellshme, qe nga nje diskutim krejt i parendesishëm, kalon në fyerje personale
(grua plakë, e ndyrë, moj shtrigë, moj grua e ligë, moj natë etj). Kjo mund të interpretohet si një
dobësi e saj, pasi ajo nuk arrin te merret me qëllimin e debatit te tyre, por më vetë karakteristikat
e personit. Te ky personazh vëmë re gjithashtu egoizëm. Kur shkon tek zonja Briri ajo i jep
urimet më te perzemerta per lindjen e femijes se saj (Qoftë kembë mbare!, Te rrofte!, Posi lule
malit! etj). Sjellja e tij ndryshon në mënyrë të menjëhershme kur ajo mëson emrin e
femijes.Duke mos dashur ta dëgjojë kurrë emrin e vajzás së saj të vdekur, ajo shan dhe mallkon
një bebe të pafajshme.

Personazhi tjetër kryesor është Vangjeli. Ai ështe burri i Tanës. Ne fillim, shafqet si një
bashkeshort tipik i asaj kohe. Fjalet e Tanës na tregojne se ai është indiferent në jetën familjare 
dhe vetëm urdhëron (Gjithë ditën ç’keshe berë? Ti per bar e per dru s’vete dhe qaejë se nuk e
flete?). Shohim se ai kundershton vendimet e gruas së tij dhe në disa raste revoltohet (Mos më
bën të te godit, se zakonë se harrova, sonte shume te durova.), por kjo nuk zgjat shume, sepse
nga vete fjalet e tij shohim se ai ndryshon nga burrat e tjerë. Nëpërmjet dialogut shohim se, pak
nga pak, ai po pershtatet me zakonet e reja (Mire ti, po ç’thote djali? Gjini me të do të rrojë.)
Pavarësisht kësaj, ne kurrësesi nuk mund të flasim per një njeri të përparuar.

Gjinoja është personazhi rreth te cilit rrotullohet ngjarja. Ai është nje fëmije
katërmbëdhjetëvjeçar, të cilin nëna e tij do ta martojë, pra ai shërben si justifikim që Tana të ketë
një mbështetje për punët e shtëpise. Ne fjalet e tij vëme re, që ai nuk i ngjan fare një “dhëndëri”
siç është përshkruar gjate gjithë veprës, por përkundrazi eshte nje femije tipik i kohëve të
athershme. Natën e pare të marteses se tij ai i thote nuses: “Lozim ndonje loder? Te dua si
moter.”.

Marigoja eshtë gruaja njëzetëvjeçare e Gjinos. Ne kohën që zhvillohet ngjarja, për martesat
vendosnin prinderit duke pare interesat e tyre. Edhe me Marigone ka ndodhur e njejta gje. Nga
ato pak fjale qe thote duket qe nuk ka qënë dëshira e saj të martohej me Gjinon, po përkundrazi
ka qënë e detyruar (C’motër më ke mua, o lum e perrua? Ti më more për grua. Fli te marrtë
lumi.)E gjithe komedia, merr shkas nga martesa e Marigose me Gjinon. Marigoja shihet ndryshe
nga njerëz të ndryshëm. Tana e sheh si nje nuse që do ta ndihmojë në punët e shtëpise. Vangjeli
nuk di se ç’të mendojë. Ai deshiron qe t’i marrin mendimin dhe Gjinos, por ndërkohë edhe e
mbështet mendimin e gruas së tij. Dhe se fundmi, Gjinoja ne vend qe ta shohe si gruan e tij, duke
qenë se është një femije i pazhvilluar, e sheh ate si motër.

Zonja Kote eshtë kusherira e Tanës. Ajo shfaqet në skenen e dytë (te mulliri). Nga mënyra se si I
drejtohet Tanes shohim se ajo  është nje grua e pasjellshme, pasi perdor fjale nga me të këqijat
për të sharë Tanën. Nga ana tjetër zonja Briri, në fillim sillet me Tanën ashtu siç i ka hije një
nuseje. Në momentin qe Tana fillon ta mallkoje atë dhe vajzën e saj, ajo revoltohet dhe ia kthen
me të njejtën monedhë. Te dyja keto personazhe janë përdorur nga Çajupi për të nxjerrë në pah
karakteristikat e zonjës Tanë.

Personazhe te tjere qe marrin piese ne kete liber jane: Millonai, prift, nuni, Brodani, Abazi,
burra dhe gra të tjera. Këta janë në funksion të personazheve kryesorë dhe gjithashtu japin
atmosferën e zhvillimit te ngjarjeve.
Nje faktor tjeter, që një vepër të cilësohet si e arrirë,  është që në sy të publikut të jetë e
kuptueshme dhe e pëlqyeshme· Kjo arrihet vetëm nëse gjuha dhe still i perdorur te jete i
përshtatshëm. Kështu komedia “14 vjeç dhëndër” i përket stilit të zakonshëm. Duke qenë se ajo
është shkruar në vargje (tetërrokėshe), fjalite e perdorura jane te shkurtra, qe sipas kumptimit
mund t’i ndajmë në fjali deftore (Se keshë pësuarë kurrë.), pyetëse (C’ke që s’pushon duke
qarë?), nxitëse (Ngreu te biem te flemë) dhe fjali deftore-thirrmore (Dje s’më le fare te flërë!)

Përdorimi i këtyre fjalive bën që emocionet, ndjesitë dhe përjetimet e personazheve të vijnë sa
me pranë lexuesit. Vepra e Çajupit është ndërtuar në bazën e nje te folure dialektore te
Shqipërisë se Jugut, per te vendosur ngjarjet ne një hapesire të caktuar. Per shembull: pa
shukoji shtanë, ik’ e muare Misirë, ço i thuash etj. Meqë komedia eshte në vargje, autorit i eshtë
dashur të ruajë rimën, prandaj shpesh shohim forma te ndryshme te fjalëve. Kështu në disa raste
përemrin “une” njeherë e përdor të shkruar saktë, njëherë e shkurton “u” për të ruajtur
rimën.Gjithashtu Çajupi ka përdorur shumë shprehje frazeologjike (u hante koka për brirë, ka
lojtur nga fiqiri, i vafte shpirti ne ferra, me marrte lumi etj.). Këto e bëjnë situaten më të gjallë në
sy të lexuesit. Për të karakterizuar personazhet, autori ka përdorur emra e mbiemra talles si:
kokëshiniku, rrënjëdalë, gojëlopatë etj.

Si përfundim, mund të themi së komedia që analizuam më siper është një nga komeditë më të
njohura. Ajo është shkruar rreth viteve 1920 dhe përsëri vazhdon t’i rezistojë kohës, për vetë
faktin se problematika që trajtohet në të është akoma e pranishme në jeten tonë.

You might also like