You are on page 1of 4

Projekt

Tema: Analiza e nje vepre letrare

Klasa:XI Lenda:Gjuhe Shqipe

Punoi:Elidjona
Baxhija

Pranoi:Rudina Kajo
Tematika në romanin “Xha Gorio”

Rreziku i shkatërrimit të familjes, vë në pikëpyetje


themelet e shoqërisë, ekuilibrat e së ardhmes, një mesazh
aktual edhe në kohën e sotme. Kjo temë është temë
universale pra, për cdo kohë e për cdo vend.

Subjekti
Në qendër të romanit është figura e xha Gorioit, e
babait fatkeq, që u sakrifikua për të bijat
mosmirënjohëse. Ai është një nga personazhet baballarë më fatkeqë të letërsisë
botërore, pas mbretit Lir të Shekspirit. Ai vuan nga dashuria për të bijat, të cilat
nuk e përfillin as në shtratin e vdekjes. Lumturia për heroin është qoftë dhe një
vëmendje mizerabël e të bijave. Por ai nuk e merr as këtë thërrime, edhe pse ka
bërë gjithcka për to, deri në vetëshkatërrimin e tij të plotë.
Në fund Gorioi nuk do të vdesë, vetëm e vetëm mos tu shkaktojë dhimbje vajzave
të veta. Vetëm pak para minutave të vdekjes plaku Gorio guxon të shikojë të
vërtetën në sy. Gorioi i thoshte Rastinjakut të vërtetën, të cilën e ka fshehur aq
gjatë jo vetëm prej të tjerëve, por edhe prej vetvetes. Heroi pranon se ato të dyja
kane një zemër guri, se me para mund të blesh gjithcka madje edhe dashurinë e
bijave dhe se ai i ka dhënë gjithë jetën atyre, e tani ato nuk duan t’i japin qoftë dhe
një orë. Për të gjitha këto ngjarje, ai fajëson veten e tij.

Vendi ku zhvillohen ngjarjet:


Pensioni Voker është mjedisi kryesor ku zhvillohen ngjarjet e romanit. Ai është një
hotel për të varfërit në Paris, ku vijnë të takohen njerëz të kategorive të ndryshme,
të cilët vërtet s’kanë ndonjë lidhje me njëri – tjetrin, por është pensioni që ata i
familjarizon. Për të depërtuar në thellësinë e këtij mjedisi balzakian, duhet të kapet
një kuptim i dyfishtë i personazheve dhe i mjediseve ku ata veprojnë.  Balzaku
pensionin Voker e ndan në katër kate. Në këto kate të ndryshme jetojnë
personazhet e romanit në akord me vendin që zënë në shoqëri, duke u mbështetur
kryesisht në gjendjen financiare.

Personazhet :

Xha Gorioi eshte personazhi tragjik ,dramamtik,


babai fatkeq.Ai eshte I gatshem te beje cdo gje
vetem te kenaqe vajzat e tij, dhe ne fund, kur ska
asgje per ti dhene, braktiset dhe vde si vetem.Si
capitalist shume I suksesshem ,ai kthehet ne nje
njeri te ndryshem, e verbon dashuria deri diku e
pakuptimte dhe e ekzagjeruar per vajzat e tij,
dashuria I kthehet ne ves, nje dashuri kafsherore,
animaliste. Megjithate nga ana tjeter ai mund te
dale dhe si nje baba egoist, I cili ka perdorur
vetem parate dhe anen material e per te kenaqur
vajzat e tij. Ai ka frike mos humbase vajzat e tij, mos vdese vetem, dhe ne fund te
jetes, me shume I therret ato nga nenvetedija sesa nga ndergjegja.  Simbolizon dhe
pergjitheson marredheniet prinderore.

Eugjen Rastinjaku- peson nje ndryshim pergjate romanit. Fillimisht shfaqet si nje


djalosh me ambicje, por me vone sa me shume ngjit shkallet e shoqerise se larte, aq
me shume humbet nga vlerat moralet dhe perfshihet ne afera korruptive.Simboizon
dhe pergjitheson ambicjen.

Votreni eshte nje karakter kompleks, sa lozonjar, punetor dhe shakadashes ne


fillim, aq negative, manipulues, psikolog I se keqes dhe inteligjence e se keqes ne
fund. Ai eshte hakmarres, I vendosur me shume fuqi fizike dhe mendore. Ai e
pelqen Rastinjakun, dhe deri diku do ta perdore ate per te permbushur alteregon e
tij, pasi djali I ri ka cilesi si sharmi, elegance qe vete Voltrenit I mungojne.
Simbolizon dhe pergjitheson  hakmarrjen.
Zonja Voker paraqitet si nje mikroborgjeze shpirtngushte, e apasionuar pas parase
dhe fames, perfituese dhe hipokrite, djallezore.Ajo eshte zemergur me te varferit.

Delfina  – jeton nje jete te genjeshtert, duke dashur vetem parane si mjet jeese dhe
duke u ndrydhur ne verteve persa I perket dashurise. Ajo nuk e do bashkeshortin e
saj, por si shume gra te tjera te Parisit, gezon parane, nuk do prindin dhe nuk ia
kthen dashurine babait. Ajo dhe motra e saj bejne jete mondane dhe kane nje renie
dhe degjenerim shpirteror,  por qe nuk eshte vetem faji I tyre, por faji I gjithe
shoqerise qe e ka kthyer boten ne nje kopesht ku lulezon e keqja.

Vecori të krijimit

Marrëdhëniet personazh-mjedis jepen në varësi të njëri-tjetrit. Ndërmjet


personazheve e mjediseve ka përplasje pasionesh dhe interesash.

Simbole :

Zhvendosja e Gorioit nga kati I pare ne ate te trete- ne kundershtim


me te statusin e tij social, ekonomilk dhe psikologjik.
Kumari :  lidhja patologjike e Gorioit me vajzat.

You might also like