You are on page 1of 26

Honore de Balzak “Xha Gorioi”

• Cili është thelbi i romanit të Balzakut? Kush është dëshmitari dhe rrëfimtari në vepër?
a)
Romani “Xha Gorioi” shtjellon para nesh dramën e atësisë, historinë e një dashurie të
pakufishme atërore ndaj vajzave të tij egoiste e mosmirënjohëse. Ky roman me një forcë
tronditëse zbulon honet e pasioneve njerëzore, veseve, krimeve, demonstron pushtetin e
pakufishëm të parasë në shoqërinë franceze. B) të epokës së Restaurimit, llogarinë gjakftohtë
dhe mizorinë, që nuk lënë të ngrenë krye ndjenjat fisnike.

Dëshmitari: Eugjen Rastinjaku; Rrëfimtari: është vetë autori.

• Ku dhe kur zhvillohen ngjarjet? Cilët janë personazhet dhe çfarë tipologjie mbajnë mbi vete
ata? Ngjarjet kryesore ndodhin në pensionin e zonjës Voker, në fundin e nëntorit të vitit 1819.
Këtu janë mbledhur shtatë bujtës në nevojë: në katin e dytë - zonjusha e re Viktorina Tajfer me
një kushërirë të largët, madamën Kutyr; në katin e tretë fle një nëpunës që ka dalë në pension,
Puareja dhe një zotëri enigmatik në mesmoshë me emrin Votren; në katin e katërt – një vashë
lëneshë, madmauzel Mishono, një ish-tregtar bukësh Gorioi dhe studenti Eugjen de Rastinjak, i
cili ka ardhur në Paris nga Angulema.

• Zbuloni përbuzjen e bujtinarëve ndaj Xha Gorioit, si dhe raportin mes mama Vokerit me të
dhe “evolucionin regresiv” të këtij njeriu. Personazhi Gorio lëviz banimin nga kati në kat. Ç’do të
thotë kjo?

Të gjithë bujtinarët përbuzin së bashku xha Gorioin, të cilin dikur e kanë quajtur “zotëri”. I
vendosur te zonja Voker që më 1813, ai kishte zënë dhomën më të mirë në katin e dytë
(atëherë ai kishte para të madhe në duar dhe pronarja e pensionit shpresonte se do t’i jepte
fund ekzistencës së saj si vejushë). Ajo kishte bërë shpenzime të mëdha për gjendjen e
pensionit dhe tavolinën e përbashkët të ngrënies, por Gorioi nuk i kishte vlerësuar përpjekjet e
saj. E zhgënjyer, mama Vokeri filloi ta shihte shtrembër Gorioin dhe ai i justifikoi plotësisht
parashikimet e këqija: pas dy vitesh ai u zhvendos në kat të tretë dhe pushoi së ndezuri sobën
gjatë dimrit. Arsyet e kësaj rënieje nga vakti nuk i shpëtuan syve të mprehtë të bujtësve dhe
shërbëtorëve: te xha Gorioi më të rrallë vinin fshehtas dy dama të reja të mrekullueshme dhe
dukej haptazi që bastardi i vjetër e prishte pasurinë e tij me dashnoret. Vërtet, ai u përpoq t’i
paraqiste ato si bijat e tij, por kjo merrej si një gënjeshtër e trashë që i zbaviste të gjithë. Në
fund të vitit të tretë Gorioi u shpërngul në katin e katërt dhe u katandis i veshur me zhele.

Kjo do të thotë që klasa sociale nga vinte secili personazh, varet nga kati ku banoje, sa më lart
aq më i varfër. Në fakt këtu kemi dy metafora: 1. lidhet me klasat sociale se sa më të larta aq të
degjeneruara dhe lidhet me familjet e mëdha që përfshihen aty. 2. në vazhdim të së parës,
Metafora II ka të bëjë me personalitetin e Rastinjakut apo me atë arketip çka do të thotë që
banon lart, synon lart, po vepron ulët dhe i ulët mbetet.
• Si zhvillohet Eugjen Rastinjaku në Paris? Zbërtheni thelbin e këtij zhvillimi. Balzaku vizaton te
“Xha Gorioi” zanafillën e rrugëtimit të Eugjen Rastinjakut. Ai është dëshmitar i ndjeshëm ndaj
tragjedisë së Gorioit dhe ëndërron për një punë të fituar me djersë. Rastinjaku hyn në roman i
pajisur me ndjenja fisnike, por në fund të romanit edhe ai përfshihet në “gjuetinë e milionave”,
pa i rezistuar llumit të asaj shoqërie, në të cilën synon të depërtojë.

Djaloshi i ri Rastinjak, i dehur me shkëlqimin e Parisit, vendosi të sulmojë sallonet e shoqërisë së


lartë. Nga gjithë farefisi i tij i pasur, Eugjen Rastinjaku i vari shpresat te vikontesha Dë Bosean.
Pasi i dërgon një letër rekomandimi tezes së tij të moshuar, ai merr ftesë për një ballo. Djaloshi
digjet nga dëshira të afrohet më ndonjë damë të pasur dhe vëmendjen e tij e pushton kontesha
Anastasi de Resto.
Fillesa e Rastinjakut lidhet me karakterin ëndërrimtar prej të riu që e fisnikërojnë atë, por
njeriu që ai bëhet nuk vjen si pasojë e fatit apo e rrethanave, por e zgjedhjeve të tija personale.

• Çfarë mëson Eugjeni mbi plakun Gorio? Po veprimet e Votrenit çfarë domethënieje kanë?
Rastinjakun mëson se Anastasi de Resto dhe Delfina, gruaja e bankierit De Nusingen janë vajzat
e plakut fatkeq Gorio. Të dyja bukuroshet faktikisht kanë hequr dorë nga plaku i tyre, i cili u ka
dhënë atyre gjithçka.

Me t’u kthyer në pension, Rastinjaku shpall se tash e tutje e merr ai nën mbrojtjen e tij Gorioin.
Votreni i propozon Rastinjakut t’i kthejë njëherë sytë nga Viktorina Tajfer e ta ketë në vëmendje
këtë vajzë.

Propozimi i Votrenit në këtë rast lidhet me karakterin e tij për të përfituar në mënyrë të
paligjshme nga të tjerët dhe fati i tyre. Në këtë rast, ai i propozon një rioshi të përfitojë nga një
vajzë e pambrojtur për atë që ajo mund të jetë, por që ende s’është. Këtu fillon e shfaqet edhe
potenciali banditesk i tij.

• Analizoni provincializmin dhe rrezikun që e karakterizon figurën e Rastinjakut. Ilustrojeni me


shembuj përsiatjen tuaj.

Figura e Rastinjakut mban thelbin e ligësisë që sjell skamja dhe mungesa e virtyteve të jetës.
Provincializmi i tij ka dy anë minimalisht: metamorfozën që ai përjeton në raport me veten (që
simbolizon varfërinë) dhe në raport me Parisin (që simbolizon luksin dhe pasurinë) që në roman
jepen nëpërmjet karakterit të tij të shtirur, por edhe përllogaritjeve të tija naive, duke qenë se
është i vetmi personazh që bën plane të përfitojë dinakërisht, por që gjithmonë dështon duke
qenë se dikush tjetër e ka ngrënë copën e tij të tortës.

Shembuj:

1. Ai është dëshmitar i ndjeshëm ndaj tragjedisë së Gorioit dhe ëndërron për një punë të fituar
me djersë. Rastinjaku hyn në roman i pajisur me ndjenja fisnike, por në fund të romanit edhe ai
përfshihet në “gjuetinë e milionave”, pa i rezistuar llumit të asaj shoqërie, në të cilën synon të
depërtojë.

2. Djaloshi i ri Rastinjak, i dehur me shkëlqimin e Parisit, vendosi të sulmojë sallonet e shoqërisë


së lartë. Pasi i dërgon një letër rekomandimi tezes së tij të moshuar, ai merr ftesë për një ballo.
Djaloshi digjet nga dëshira të afrohet më ndonjë damë të pasur dhe vëmendjen e tij e pushton
kontesha Anastasi de Resto.

3. Rastinjaku i shkon konteshës de Resto në këmbë (pa kaloshinë), duke shkaktuar të qeshura
shpotitëse e përbuzëse te shërbëtorët, ndërsa kontesha i dha të kuptojë haptazi, se dëshiron të
mbetet vetëm për vetëm me kontin Maksim de Traj. Rastinjaku i xhindosur mbushet me një
urrejtje të egër ndaj bukuroshes mendjemadhe dhe betohet të ngadhënjejë mbi ta. Si për ta
thelluar fatkeqësinë, Eugjeni kryen edhe një akt banal, duke përmendur aty emrin e xha Gorioit,
të cilin e dalloi rastësisht në oborrin e vilës së konteshës.

4. Ai u shkruan të afërmve të tij t’i dërgojnë njëmijë e dyqind franga, një barrë e
papërballueshme kjo për familjen, por djaloshit të ri egoist i duhet me patjetër një gardërobë
në modë.

• Cilat janë vajzat e xha Gorioit? Zbuloni domethënien e veprimeve të secilës prej tyre.

Anastasi de Resto dhe Delfina, gruaja e bankierit De Nusingen janë bijat e Xha Gorioit. Të dyja
bukuroshet faktikisht kanë hequr dorë nga plaku i tyre, i cili u ka dhënë atyre gjithçka. Mes dy
motrave ekziston një rivalitet sepse ndryshe nga kontesha Anastasia, baroneshën Delfina nuk e
pranojnë në shoqërinë e lartë. Për një ftesë në shtëpinë e vikonteshës De Bosean, kjo grua
është gati të bëjë çdo poshtërsi.

Këto dy psikologji dëshmojnë realitetin e shthurjes së familjes në periudhën e Restaurimit në


Francë, realitet i cili tregon se dashuria për babain përkthehet në kambiale apo përfitime
materiale e sociale, kurse mungesa e dashurisë ndërmjet motrave shpreh thelbin egoist të
gjithsecilës si pasojë e shterpësisë së tyre shpirtërore dhe mungesën e dashurisë për tjetrin, që
vjen si pasojë e mungesës së një vizioni njerëzor mbi jetën. Gjithë shthurja e familjes është në
fakt degjenerimi i shoqërisë. Degradimi i këtyre vajzave vjen pikërisht si pasojë e materializimit
të ndjenjave.

• Ku qëndron thelbi banditesk i Votrenit, por dhe i Rastinjakut? Cila është drama morale dhe ajo
sociale e këtij momenti? Argumentoni qëndrimin tuaj. Viktorina Tajfer banon në pension, sepse
atë nuk dëshiron ta njohë i ati, një bankier i pasur. Ajo ka një vëlla. Sipas Votrenit mjafton ta
zhdukësh atë nga skena, që situata të përmbyset dhe Viktorinës i takon të mbetet e vetmja
trashëgimtare. Asgjësimin e Tajferit të ri Votreni e merr përsipër vetë, ndërsa Rastinjaku duhet
t’i paguajë atij dyqind mijë franga, “një pikë ujë në det” krahasuar me milionat që do të
përfitojë ai. Djaloshi është i shtrënguar të pranojë që ky njeri i tmerrshëm ka thënë në një
formë të vrazhdë, të njëjtën gjë që i ka rekomanduar vikontesha De Bosean. Duke e ndierë
instinktivisht rrezikun e një marrëveshjeje të tillë me Votrenin, ai vendos t’i fitojë zemrën
Delfina de Nusingenit.

Këtu kemi dy anë të medaljes banditeske: anën kriminale-Votreni dhe kriminalo-amorale-


Rastinjaku. Krimin me të vërtetë do ta kryejë Votreni, po në këtë rast edhe Rastinjaku është
bashkëfajtor në krim dhe jo vetëm ndaj këtij krimi fizik, por edhe ndaj një veprimi çnjerëzor që
do të kryejë karshi një vajze të paplotësuar në jetë. Thelbi i Rastinjakut në këtë rast është
meskiniteti dhe frika. Arsyeja pse ai zgjedh të mashtrojë Delfinën, është frika nga Votreni dhe jo
sepse e mendon ndryshe.

• Zbuloni raportin e Xha Goriot me të bijat dhe dhëndurët e secilës. Shpjegoni arsyet pse ka
ndodhur kështu.

Rastinjaku vendos t’i fitojë zemrën Delfina de Nusingenit. Në këtë ndërmarrje atë do ta
ndihmojë xha Gorioi, i cili i urren të dy dhëndurët dhe i fajëson ata për të gjitha fatkeqësitë e
vajzave të tij. Eugjeni njihet me Delfinën dhe dashurohet me të. Ajo i përgjigjet po ashtu
dashurisë së tij, sepse ai i ka bërë asaj një shërbim të madh, duke fituar shtatë mijë franga.
Gruaja e bankierit nuk arrinte të paguante një borxh dhe i shoqi, duke i përvetësuar asaj
shtatëqind mijë frangat e pajës, e kishte lënë atë pa asnjë grosh. Gjendja e Anastasisë është
edhe më e keqe: duke shpëtuar Maksim de Trajin nga një burgim i gjatë, ajo i ka lënë peng
Gobsekut të gjitha brilantet e familjes dhe këtë gjë e ka marrë vesh i shoqi, konti De Resto.

Arsyet pse është ngritur ky raport urrejtjeje me dhëndurët vjen si pasojë e faktit se Xha Gorioi i
verbuar nga dashuria për të bijat mendon se ata janë fajtorë për të gjitha sjelljet e tyre
famëkeqe dhe për palumturinë e martesave të tyre, pa e menduar që këto martesa nuk janë
pasojë e dashurisë, por e pazareve dhe që shkojnë përpara duke u bazuar mbi mashtrimin dhe
injorimin bashkëshortor. Kohën që duhet të zërë familja, për vajzat e Goriot e zënë ballot,
energjinë që ato duhet ta çojnë tek bashkëshortët dhe babai ato e çojnë drejt dritës së zbehtë
të salloneve të Parisit, ambicia e tyre s’është jeta e lumtur, por jeta luksoze dhe me pasione të
shpejta. Por urrejtja e Goriot për dhëndurët vjen si pasojë e pafuqishmërisë së tij për të gjykuar
veten në raport me prindin që ka qenë, ndaj dhe urren ata që të mos urrejë ato.

• Arsyetoni dramën amorale që qëndron në thelbin e dashurisë mes Delfinës dhe Rastinjakut. Si
e gjykoni ndërhyrjen e Xha Gorioit në këtë moment? Dashuria e Rastinjakut me Delfinën ka të
bëjë me ambicien e gjithsecilës palë të çiftit për tu arratisur nga jeta e vet: Rastinjaku nga
mizëria e varfërisë, Delfina nga një martesë e shtirur dhe e pavlerë. Rastinjaku mashtron
Delfinën, ndërsa Delfina mashtron vetveten, të dy mashtrojnë Xha Gorioin. Ky i fundit ka blerë
një apartament të bukur për Eugjenin dhe Delfinën, duke i rregulluar punët që ligjërisht t’i jepet
fund lidhjes martesore të së bijës me De Nusingenin. Që nga ajo ditë, e bija do të ketë një të
ardhur vjetore prej tridhjetë e gjashtë mijë frangash. Ndërhyrja e Xha Gorioit në këtë moment
është sjellja e një babai që do të lumturojë bijën e vet deri në momentet e fundit të jetës, është
simbol i besimit tek dashuria dhe i përkushtimit prindëror.

• Karakterizoni dhe ilustroni me shembuj karakterin prej krimineli të Votrenit.


Votrenit i kanosen re të zeza: policia dyshon se nën emrin e tij fshihet i burgosuri i arratisur
Zhak Koleni me nofkën “Vdekje-Mashtruesi”, i cili duhet të ketë mbi shpinë damkën e të
burgosurit. Votreni i bën me dije Rastinjakut se një mik i tij, kolonel Frankesini, e ka ftuar
Tajferin e ri në duele të paligjshme për ta vrarë.

• Komentoni zhvillimet mes Votrenit dhe Rastinjakut, si dhe vendimet e xha Gorioit për të bërë
të lumtur Delfinën.

Lajmi i veprimeve më të fundit të Xha Gorioit i jep fund lëkundjeve të Rastinjakut. Ai kërkon të
paralajmërojë Tajferët baba e bir, por parashikuesi Votren e deh me verë të përzier me
substanca gjumësjellëse. Në mëngjes, një truk të tillë i punojnë vetë Votrenit. Mishono i hedh
në kafe një ilaç gjumësjellës që shkakton grumbullim gjaku në kokë, dhe Votrenin pa ndjenja e
zhveshin, duke i zbuluar në shpatulla damkën e të dënuarit. Pendesa e Rastinjakut nuk lidhet
me dëshirën për të shpëtuar jetën e Tajferit të ri, lidhet me qëllimin e Rastinjakut për të
likuiduar ose kapur Votrenin, por Votreni mbetet një bandit i sofistikuar, sepse ai kapet nga
shteti dhe jo nga kriminelët në fakt.

Ndërsa xha Gorioi i tregon Rastinjakut apartamentin e ri, duke iu përgjëruar vetëm për një gjë,
ta lejojnë të banojë një kat më lart, afër me Delfinën e tij të dashur.

Kjo duket si një zgjidhje realiste dhe ironike njëkohësisht. Ai i moshuar, i jep jetë fillimit të një
çifti të ri. Realiste sepse zgjidhja përfshin çiftin, po mbi të gjitha i jep fund vetmisë së vet plakut.
Dhe është ironike sepse vjen e
papritur dhe shumë e bukur për të qenë e vërtetë për njerëz që jetën e tyre e ngrenë mbi baza
mashtrimi.

• Si përforcohet karakteri prej banditi i Votrenit? Zbuloni domethënien e ngjarjeve.

Në mëngjes, Mishono i paguar nga policia, i hedh në kafe Votrenit një ilaç gjumësjellës që
shkakton grumbullim gjaku në kokë, dhe Votrenin pa ndjenja e zhveshin, duke i zbuluar në
shpatulla damkën e të dënuarit. Pra ai ishte krimineli në arratisje.

• Si zhvillohen ngjarjet më tej për Viktorinën, Votrenin, Mishanonë dhe Puarenë?

Mama Vokeri i humbet gjithë klientët e saj bujtinarë. Në fillim vijnë të marrin Viktorina Tajferin:
i ati e thërret të bijën në shtëpi, për shkak se i biri është plagosur për vdekje në duel. Kjo tregon
për ndërgjegjësimin e Tajferit jo vetëm mbi detyrën dhe përgjegjësinë perëndi ndaj fëmijës, por
edhe dashurinë e tyre. Mandej në pension hyjnë xhandarët, të cilët kanë marrë urdhër ta vrasin
në vend Votrenin për kundërshtimin më të vogël, por ai tregon një gjakftohtësi madhështore,
duke iu dorëzuar qetësisht policëve. Kjo sjellje tregon se pavarësisht se kush ishte, ai nuk ishte i
frikësuar të ishte kriminel. Kjo nuk lidhet me krenarinë e të qenit i tillë, por me realizmin ndaj të
qenit i tillë. Të mbushur me mahni të pavullnetshme për këtë “gjeni të burgjeve”, studentët që
po drekojnë në pension, i dëbojnë prej andej dy spiunët vullnetarë Mishono dhe Puare. Dy të
dëbuarit nuk vlerësohen më në shoqëri, sepse sjellja e tyre nuk ishte në funksion të të qenit
qytetarë të denjë, por spiunë të shitur.

• Analizoni rritjen e tensionit të brendshëm të dramës me zbulimin e situatave të vërteta në të


cilat ndodhen vajzat e xha Gorioit. Komentoni dramën sociale brenda tyre.

Baroni De Nusingen deklaron se e gjithë paja e Delfinës është derdhur në makinacionin


financiar. Gorioin e pushton llahtaria, sepse bija e tij është nën pushtetin e plotë të bankierit të
pandershëm. Ndërkaq, gjendja e Anastasisë është edhe më e keqe: duke shpëtuar Maksim de
Trajin nga një burgim i gjatë, ajo i ka lënë peng Gobsekut të gjitha brilantet e familjes dhe këtë
gjë e ka marrë vesh i shoqi, konti De Resto. Asaj i duhen edhe dymbëdhjetë mijë franga, por i ati
i ka harxhuar të gjitha paratë për apartamentin e Rastinjakut. Motrat nisin ta mbulojnë njëra-
tjetrën me fyerje të tmerrshme dhe në kulmin e këtij sherri banal e zemërak plaku shembet
përtokë: i ka rënë pika.

Drama është e përhapur në shumë aspekte: 1. aspekti material i saj, pasuria e Gorioit humbet
nga papërgjegjshmëria e dhëndrit, 2. vajzat e Gorioit, pavarësisht nga investimet e babait për
to, gjithmonë kanë qenë pre e burrave të tyre dhe kjo është dramë jetësore, 3. vajzat e Gorioit
janë mashtruese dhe punojnë prapa shpinës së familjeve të tyre, 4. për të gjitha sa thamë, edhe
vetë Xha Gorioi është i pazoti të kontrolloje jetën e pasurinë e tij. Thelbi i dramës sociale lidhet
me degjenerimin e shoqërisë, viktimë e së cilës janë edhe personazhet e romanit.

• Ç’do të thotë për ju se të gjitha ëndrrat e plakushit bëhen hi e pluhur? Po për jetën në
tërësinë e saj?

Kjo do të thotë që jeta e Xha Gorioit është shembur, dhe jo ëndrra. Ai nuk kishte ëndërruar të
ishte i lumtur, ai kishte punuar që të arrinte lumturinë.

Lidhur me tërësinë e jetës, kjo do të thotë që jo gjithmonë ne jemi përgjegjës për fatin e saj.

• Përse vdes xha Gorioi? Interpretoni fatin tragjik të tij mes detajeve dhe ironisë.

Xha Gorioi vdes si e quan autori “Atvrasja” po atë ditë kur vikontesha De Bosean jep ballon e saj
të fundit. Pa qenë në gjendje ta përballojë ndarjen me markezin d’Azhuda, ajo i jep fund jetës
me vetëvrasje. Me t’i dhënë lamtumirën kësaj gruaje të mrekullueshme, Rastinjaku nxiton te
plaku Gorio, i cili u bën thirrje të bijave t’i vijnë nga shtrati ku dergjej, po ai vdes thuajse në
vetmi. Babain fatkeq e varrosin me groshët e fundit studentët Rastinjaku dhe Bjanshoni. Dy
kaloshina të zbrazëta me stema, por pa të bijat brenda, shoqërojnë kufomën në varrezën Per-
Lashezë.

1. Fati tragjik është vdekja në vetmi dhe nga atvrasja.

2. Ironia: ballo e fundit dhe vetëvrasja nga dashuria


3. Është Rastinjaku ai që nxiton te Gorioi dhe jo të bijat.

4. Ai varroset me dy karroca boshe, në varrezat e fisnikërisë së Parisit.

• Zbërtheni betimin e Rastinjakut dhe thelbin e këtij personazhi.

Thelbi i betimit të Rastinjakut për të ngadhënjyer mbi Parisin mbart në vetvete thelbin për të
ekzistuar jo vetëm si frymor por edhe si qenie sociale, por thelbi i këtij personazhi nuk është
ekzistencializmi, por kompromisi për të ekzistuar.

Diskutim i lirë

• Cilat janë konkluzionet tuaja mbi shoqërinë franceze të periudhës së Restaurimit? Analizoni se
çfarë i dallon dhe çfarë i bashkon shtresat e larta e të ulëta nga njëra-tjetra.

Sigurisht që degjenerimi social nuk ka ardhur si pasojë e zhvillimit, po e moskuptimit të tij dhe e
shpërdorimit. Kjo erdhi si pasojë e asaj se njerëzit zgjodhën pushtetin dhe pasionin në vend të
virtytit dhe dashurisë. Drama e integritetit personal të individëve është tragjedia sociale në fakt.

• Si do ta përmblidhnit fatin tragjik të babait në raport me jetën, dy vajzat, të huajt, si


Rastinjaku e Votreni, por edhe me shoqërinë?

Fati tragjik i Gorioit në raport me jetën dhe dy vajzat qëndron pikërisht tek shfaqja e fenomenit
të atvrasjes, ndërsa në raport me natyrën është fati i gjithsecilit. Në raport me të huajt ka të
bëjë me një lloj fatalizmi të Balzakut të shprehur në roman. Në raport me shoqërinë, ai për atë
që punoi, për atë u varros si fisnik në Per- lasheze.

• A mendoni se mesazhi i romanit është vetëm egoizmi i njerëzve në një shoqëri? Në fakt,
egoizmi i ka rrënjët e thella. Zbulojini ato në kuadrin e degjenerimit mbarësocial.

Jo kjo nuk lidhet vetëm me egoizmin, ka të bëjë me aftësinë tonë për të zgjedhur rrugën tonë si
e duam, në fund të fundit edhe vajzat e Gorioit janë në një farë mënyre viktima të pasionit të
babait të tyre për to.

Egoizmi dhe degjenerimi mbarësocial lidhen hollë po fort në rrafshin e përgjegjësisë morale që
kemi ndaj njëri-tjetrit. Sjellja e Anastasisë për shembull është tipike e papërgjegjshme.

• Cili produkt shoqëror është Rastinjaku? Arsyetoni mendimin tuaj. Rastinjaku është produkt
shoqëror i cili varet nga kompleksiteti i vetë shoqërisë. Ai varet nga provinca nga vjen dhe qyteti
i bukur dhe i egër ku ka zbritur. Raportet e tij mes ëndrrës, imagjinatës, naivitetit, mundësisë,
aftësisë, por edhe fatit ai do t’i marrë vetë në dorë, po nuk i ndodh kështu.

• A nuk ju duket se aspektet e vetme pozitive të fundit të romanit janë dënimi i Votrenit dhe
kthesa që pëson jeta e Viktorinës, duke u pranuar nga i ati? Argumentoni dhe analizoni tërësinë
e fateve njerëzore në roman. Mbështetuni tek disa zgjidhje fataliste të autorit, si p.sh. fati i
personazheve është i njëjti që në krijimin e tyre, Viktorina pavarësisht të tërave lindi vajza e një
të pasuri dhe si e tillë e mbyll romanin.

Të vëzhguarit

• Pamja në foto është realizuar e frymëzuar nga romani “Xha Gorioi”. Evidentoni vendin dhe
momentin e realizimit, si dhe identifikoni personazhet. Vendi është kati i parë i pensionit dhe
aty dallohen Gorioi i mërzitur, Rastinjaku me borsalinë dhe Bionshoni, si dhe Mama Voker duke
shërbyer. Momenti i realizimit janë drekat kur ato mblidheshin të hanin e bisedonin.

• Komentoni grafikën në foto, duke u nisur nga dijet që keni mbi të vërtetat e romanit.

• Analizoni se si paraqitet në grafikë gjendja psikologjike e personazheve në kontekstin


individual dhe atë social. Jepet qartë vetmia e gjithsecilit personazh dhe fakti që ata janë
thuajse të rastësishëm për njëri-tjetrin, kontekstin social e tregon vetë konteksti në të cilin
është vënë fotoja.

• Vendosini një titull punimit në foto.

Kompozicioni i romanit “Xha Gorioi”

Romani ka një strukturë policentrike, polifonike. Njëra prej qendrave është e lidhur me figurën
e xha Gorioit. Ai të gjithë pasurinë e tij ua jep të bijave, duke e martuar Anastasinë me kontin e
shquar De Resto, ndërsa Delfinën me bankierin shumë të pasur, baronin De Nusingen, por të
bijat kanë turp prej të atit, i kthejnë shpinën, nuk i shkojnë madje as në varrim, duke dërguar
kaloshinat bosh vetëm me stemat e tyre. Kjo është vetëm njëra linjë e subjektit.

Linja tjetër merret me heroin tipik balzakian, Rastinjakun, një djalosh i ri prej një familjeje
fisnike provinciale të rënë nga vakti e të varfër, i cili ka ardhur në Paris të bëjë karrierë. Me këtë
personazh lidhen edhe tri linja të tjera të romanit. Secila prej tyre shënjon rrugën e mundshme
të jetës për të.

• Çfarë roli luajnë në roman personazhe si Rastinjaku e Votreni? Zbërtheni karakterin e tyre
në kuadër të zhvillimit të ngjarjeve.

Rastinjaku është një djalosh i ri prej një familjeje fisnike provinciale të rënë nga vakti e të varfër,
i cili ka ardhur në Paris të bëjë karrierë. Votreni është njëkohësisht një personalitet enigmatik,
tërheqës dhe i papranueshëm; ai propozon rrugën e krimit si mundësinë më të shpejtë të
pasurimit dhe të ngritjes në pozitë shoqërore. Rastinjaku duhet të dashurohet e të martohet
me Viktorinën, një vajzë krejt të pavënë re, ndërkaq që tjetri, një njeri pa pikë lidhje me ta, do
të vrasë në të njëjtën kohë vëllain e saj, dhe vetëm atëherë ajo do të bëhet trashëgimtare e
miliona frangave të të atit, Tajferit. Votreni është një filozof në mënyrën e vet. Ai e mëson
Rastinjakun: “Nëse në shoqërinë e lartë nuk lëshohesh si bombë, atëherë duhet të depërtosh
në të si epidemi”. Rastinjaku luhatet, por nuk vendos ta pranojë ofertën. Kjo rrugë duket shumë
e rrezikshme. Votrenin e ndjek dhe e arreston policia, ai del se është një i arratisur nga burgjet.

Rruga tjetër e mundshme për Rastinjakun paraqitet në figurën e Bjanshonit, mjekut të shquar.
Kjo është rruga e ndershme e punës në jetë, por ajo të çon shumë ngadalë drejt suksesit.

Rrugën e tretë ia propozon vikontesha De Bosean: duhet t’i flakësh përfytyrimet romantike mbi
nderin, dinjitetin, fisnikërinë, dashurinë, duhet të armatosesh me cinizëm, të veprosh
nëpërmjet femrave mondane, pa iu dhënë seriozisht asnjërës prej tyre. Vikontesha e thotë këtë
me dhimbje e sarkazëm, por vetë ajo nuk mundet të jetojë ashtu, prandaj dhe e braktis duke i
dhënë fund jetës.

Rastinjaku zgjedh pikërisht këtë rrugë. Është e mrekullueshme finalja e romanit. Pasi ka
varrosur fatkeqin xha Gorio, Rastinjaku betohet nga maja e kodrës së varrezave Pere-Lashezë,
duke i dërguar kërcënime Parisit që shtrihet para tij: “Po tani, kush do të fitojë, unë apo ti?!”
Dhe, me t’i shpallur shoqërisë sfidën e tij, ai si fillim shkon të hajë drekë te Delfina de Nusingen.

• Krahasoni gjithë rrugët e jetës që i shfaqen Rastinjakut dhe argumentoni zgjidhjen e tij.

1. Rastinjaku duhet të dashurohet e të martohet me Viktorinën, një vajzë krejt të pavënë re…
Kjo është rruga që i parashtron një kriminel dhe lidhet me “Nëse në shoqërinë e lartë nuk
lëshohesh si bombë, atëherë duhet të depërtosh në të si epidemi.”Kjo është ana e bombës,
dhëndri i një vajze të pasur, para faktit. Kjo është në fakt një zgjedhje e rrëmbyer dhe me
shumë impenjim, të cilën vetë personaliteti i Rastinjakut nuk e mban dot mbi shpinë. Thelbi
është mashtrimi nëpërmjet krimit.

2. Rruga tjetër e mundshme për Rastinjakun paraqitet në figurën e Bjanshonit, kjo të çon në
fillimin e objektivit të Rastinjakut, i cili nuk kishte zotësinë ndiqte rrugën e suksesit nëpërmjet
nderit për sa do kohë që të zgjaste. Në fakt nuk është vetëm për çështjen e kohës, është edhe
për paaftësinë e mendjes së tij për të qenë i mençur dhe i zoti për të provuar.

3. Rrugën e tretë ia propozon vikontesha De Bosean për t’i flakur përfytyrimet romantike mbi
nderin, dinjitetin, fisnikërinë, dashurinë dhe për t’u armatosur me cinizëm, për të vepruar
nëpërmjet femrave mondane, pa iu dhënë seriozisht asnjërës prej tyre. Kjo është rruga më e
thjeshtë në fakt dhe nuk lidhet fare as me energjinë sado negative të së parës, dhe as me
energjinë pozitive të së dytës. Thënë ndryshe, Rastinjaku zgjedh të bëjë atë çka është më
mediokre, duke pasqyruar edhe provincializmin e vet. Ai zgjedh hipokrizinë për të ndërtuar
jetën e vet të shtirur.

• Rikomentoni dhe zbuloni në detaje thelbin e sfidës së Rastinjakut ndaj Parisit: “Po tani, kush
do të fitojë, unë apo ti?!”.

Pasi ka varrosur fatkeqin xha Gorio, Rastinjaku betohet nga maja e kodrës së varrezave Pere-
Lashezë, duke i dërguar kërcënime Parisit që shtrihet para tij: “Po tani, kush do të fitojë, unë
apo ti?!” Dhe, me t’i shpallur shoqërisë sfidën e tij, ai si fillim shkon të hajë drekë te Delfina de
Nusingen.

Sfida e Rastinjakut është e humbur, megjithatë fitorja e tij është të ndërtojë jetën parisiene
duke e kërkuar atë. Humbja e tij duket edhe në faktin që ai përcjell për në varreza një njeri me
të cilin është lidhur në një bujtinë, shkon për të drekuar me një dështake të trishtuar, këshillat
për t’u integruar në Paris si një epidemi i merr nga një i dështuar tjetër etj. Megjithatë thirrja e
tij ka nota pozitive, sepse ai është i ndërgjegjësuar për njeriun që do të jetë.

• Analizoni si bashkohen të gjitha linjat e romanit te një emër: “Xha Gorioi”. Në finalen e
romanit bashkohen të gjitha linjat kryesore: pikërisht, vdekja e xha Gorioit e sjell Rastinjakun te
zgjedhja përfundimtare e rrugës së tij, të ngadhënjejë mbi shoqërinë. Bashkimi i të gjitha linjave
të romanit në një emër lidhet me shumë faktorë, së pari: sepse të gjitha fatet njerëzore të këtij
romani dhe të krijimtarisë së Balzakut në përgjithësi lidhen me Xha Gorioin, Rastinjakun etj.
Sigurisht që vdekja e Gorioit nuk është zgjidhja e romanit, ajo thjesht e çon Rastinjakun në një
fillim të ri, por nga një stad krejt tjetër. Rastinjaku dhe gjithë personazhet kanë marrë tanimë
atë që meritojnë. Vdekja e Gorioit mund të duket tragjedi sociale, dhe patjetër që ka ngjyrime
të tilla, por ajo mbi të gjitha është tragjedia e jetës të gjithsecilit. Në fakt Rastinjaku nuk do të
ngadhënjejë mbi shoqërinë, thelbi ngadhënjimit të tij është mbi fatin.

• Shpjegoni konceptin e policentrizmit në romanin e Balzakut. Si është aktualizuar ky koncept?

Balzaku ka gjetur një mjet kompozicional për t’i lidhur heronjtë e tij, jo vetëm në finale, por
përgjatë gjithë romanit, duke ruajtur “policentrizmin” e tij. Pa veçuar ndonjë hero kryesor, ai
bëri imazh qendror të romanit kundërvënien e imazheve: kundërvënien e imazhit të
“Katedrales së Parisit” të V. Hygoit me imazhin e shtëpisë bashkëkohore parisiene, që është
pensioni i madam Vokerit. Ky është modeli i Francës bashkëkohore të Balzakut. Këtu në kate të
ndryshme jetojnë personazhet e romanit në akord me vendin që zënë ata në shoqëri (para së
gjithash, me gjendjen financiare); në katin e dytë (më prestigjiozin) banojnë e zonja e shtëpisë,
madam Vokeri dhe Viktorina Tajfer; në katin e tretë rrinë Votreni dhe njëfarë Puare (i cili do të
spiunojë Votrenin në polici); në katin e katërt, xha Gorioi, që ua ka dhënë të gjitha paratë
vajzave të tij, dhe Rastinjaku. Ka edhe nja dhjetë të tjerë që vijnë në pensionin e madam Vokerit
vetëm për të drekuar, ndër ta është mjeku i ri Bjanshoni. Pra secili hero i romanit është
epiqendër e një klase sociale të caktuar.

• Komentoni se si përthyhet bota e sendeve në roman. Zbuloni simbolikën e tyre.

Balzaku i kushton një vëmendje të madhe botës së sendeve. Kështu, ai përshkruan fundet e
madam Vokerit dhe përshkrimet zënë disa faqe të tekstit. Balzaku mendonte se në rrobat që
veshin njerëzit ruhen gjurmët e fatit të tyre, të cilat fërkohen pas rrobave e sendeve, ashtu
sikurse i ndodh Kyvesë, që arriti të rikonstruktojë “nisur nga thoi – luanin”, ashtu mund të
rikonstruktosh gjithë prirjen jetësore të njerëzve që i zotërojnë rrobat dhe sendet.
• Si i prezanton Balzaku personazhet e tij? Si mund ta vlerësonit këtë gjetje? Teknika e
prezantimit të personazheve të Balzakut është nëpërmjet teknikës së përshkrimit, duke i
mbetur kështu besnik shkollës realiste të letërsisë. Përshkrimet e Balzakut marrin jetë për nga
vërtetësia e përshfaqjes dhe për nga ndërthurja që ai i bën personalitetit me shoqërinë. Në fakt,
ai e sheh si thelb të ekzistencës së individit shoqërinë ku ai jeton dhe edukohet. Gjithashtu vlen
të përmendet dhe sa besnik i ka qëndruar ai lidhjeve shkakpasojë në roman.

• Shpjegoni fatin e Xha Gorioit lidhur me atë të vajzave. Analizoni raportin etër e bij në shoqëri.
Nga buron egoizmi i fëmijëve, si mendoni?

Figura dhe fati i xha Gorioit në raport me vajzat duhet parë minimalisht në dy aspekte: detyra
atërore dhe detyra e një babai të verbuar nga dashuria për vajzat. Xha Gorioi e ka kryer detyrën
atërore të sigurisë dhe dashurisë ndaj vajzave të veta në mënyrën e tij. Pse ai “u keqkuptua”
nga të bijat? Pikërisht nga egoizmi i vajzave, të cilat nuk e kuptuan si duhet rolin e babait dhe
nuk ditën të vlerësojnë dhe të duan veçmas babain nga të mirat materiale që siguron figura e
tij.

• Përshkruani figurën e Gorioit në raport me shoqërinë franceze të kohës. A mund ta


konsideronit Xha Gorioin si njeri idealist?

Figura e Gorioit në fakt e tejkalon shoqërinë franceze të kohës. Ai e ka lënë pas etjen për pasuri
dhe është i përqendruar tek nevoja për dashuri dhe për të përmbushur misionin e tij atëror në
jetë dhe shoqëri. Xha Gorioi mund të konsiderohet një figurë realiste sepse qëllimi i tij nuk
është materia, por ndjenja, dhe jo ajo romantike, por ajo e vërtetë, e shpërblyer.

Drama e palumturisë së Xha Gorioit

• Analizoni konceptin e dashurisë madhështore brenda institutit të familjes. Arsyetoni se si


shtrihet më gjerë ky koncept, nëse familja është e shëndoshë. Koncepti i dashurisë
madhështore brenda familjes për Balzakun duhet parë në disa aspekte:

1. historik dhe natyror: natyror sepse është babai i dy vajzave dhe historik sepse Zhan-Zhoashen
Gorio, dikur një fabrikant i suksesshëm, e ka vënë pasurinë me shitjen e bukëve dhe
makaronave. Me vdekjen e së shoqes, ai i ka shenjtëruar dy vajzat e vogla. Gjithë jetën ka
grumbulluar pasuri që vajzat e tij “engjëllore” të mos kishin nevojë për asgjë; që kur të
martoheshin babushi t’u jepte një pajë mjaft të madhe; që të mund të martoheshin jo dosido.
Gorioi ia arrin qëllimit: vajzat e tij martohen më njerëz me ndikim të madh, kanë zënë një vend
të respektuar në shoqërinë e lartë e të pasur.

2. sakrifica për vajzat dhe dashuria për to: Po përse ai, një fabrikant i pasur, u katandis ashtu, siç
e shohim ne në fillim të rrëfimit? Deri në këtë pikë atë e kanë katandisur të bijat, Delfina dhe
Anastasia, të cilat ai i ka dashur me një dashuri të pakufishme, u ka dhënë gjithçka dhe është
gati të vdesë për to, vetëm që të bijat të ishin të lumtura. Ja se si e karakterizon vetë Gorioi
dashurinë ndaj vajzave: “I dua bijat e mia, më shumë se sa e do Zoti botën që e krijoi …”. Gorioi,
që nuk u ka refuzuar asgjë të bijave, Delfinës dhe Anastasisë, pa e kuptuar as vetë, i ka mësuar
ato me luksin që tërheq pas vetes harxhime të pafundme. “Duke pasur 60 mijë franga të
ardhura vjetore, Gorio nuk shpenzonte për vete as njëmijë e dyqind, por e kishte për kënaqësi e
lumturi të mbushte arkën e të ardhurave për bijat e tij …çfarëdo t’u nevojitej atyre... i ati
nxitonte t’ua plotësonte dëshirën …”. Xha Gorioi nuk kërkonte asgjë prej të bijave, po vetëm
shpresonte “që bijat e tij do të mbeteshin vajzat e tij, që ai do t’u ndërtojë atyre dy jetë, dy
shtëpi, ku gjithmonë do të gjenden dashuria dhe ledhatimi”.

3. Prishja e raporteve brenda familjes: Anastasia dhe Delfina, me t’u ngjitur në shoqërinë e
lartë, i harrojnë të gjitha ledhet dhe sakrificat e atit të tyre. Atyre u bie ndërmend për të vetëm
kur kanë ndonjë nevojë, kur u duhen para.

4. Çfarë ndien dhe mendon babai: Gorioi kishte ëndërruar për vete një jetë, në të cilën do të
donte të jetonte. Ai është i bindur se “vajzat e tij e duan shumë” dhe mendon, se “si baba është
i lumtur”. “Secili di të dojë në mënyrën e vet”, - thotë plaku dhe, me sa duket, në veprimet e
vajzave të tij, ai sheh një dashuri të veçantë për të. Heroi ia ka mbushur mendjen vetes se “ato
janë gati ta mbulojnë atë me lloj-lloj dhuratash”. Dashuria e tij është aq e pastër dhe
madhështore, saqë e harron krejtësisht veten, kur Delfina ka nevojë për para. Plaku është gati
të heqë dorë nga burimi i fundit i të ardhurave, të lëshohet në fund të hierarkisë sociale… Pa
menduar për asgjë, Gorioi lë peng rentën e tij të jetës, shet të gjitha takëmet dhe sendet e tij
me vlerë dhe paratë ia jep Anastasisë për të blerë një fustan të shtrenjtë elegant. “Por ama,
Nazi im do të kalojë një mbrëmje madhështore” - mendon plakushi.

5. Raporti individ-shoqëri (identifikimi i drejtësisë-respektit me dashurinë):

Në këtë botë ai i sheh marrëdhëniet e të bijave ashtu siç duhet të jenë në një shoqëri: sipas
ligjeve të drejta të saj.

• Komentoni faktin që Xha Gorioi është i gatshëm të shesë atin, birin dhe shpirtin e shenjtë,
vetëm të shpëtojë të bijat, qoftë edhe prej një pike loti.
Plaku është gati të heqë dorë nga burimi i fundit i të ardhurave, të lëshohet në fund të
hierarkisë sociale. Ai është gati të “shesë atin, birin dhe shpirtin e shenjtë, vetëm të shpëtojë të
bijat, qoftë dhe prej një pike loti”.
Kuptimi i parë i shprehjes është i thjeshtë për t’u kuptuar: ai nuk do asgjë aq shumë sa bijat.
Thelbi i thënies në fakt, është mungesa e besimit tek Zoti, shitja e besimit është herezia më e
madhe dhe ne këtu kuptojmë që besimi i Balzakut nuk është Zoti, por familja (për Gorioin bijat).
Pra esencën e rregullimit social, ai e sheh tek funksionimi i shëndetshëm i motorit të familjes.
Gorioi i jep vetes rolin e shpëtimtarit në fjalët e tij, çka do të thotë se ai gjithmonë i ka falur bijat
e tij dhe i ka mëshiruar gabimet e tyre, ca nga errësira (dashuria e verbër), ca nga drita
(Dashuria për një familje të vërtetë). • Karakterizoni të bijat e xha Gorioit në raport me të atin,
në raport me vetveten, me jetën, shoqërinë dhe dashurinë.
Raporti me babain: Çfarë merr si shpërblim xha Gorioi për këto sakrifica? Ai nuk u duhet
absolutisht asnjërës prej të bijave. Ato janë moskokëçarëse për mirësinë e tij, për kujdesin dhe
ledhet atërore. Lumturia për heroin është qoftë dhe një vëmendje mizerabël e të bijave. Por ai
nuk e merr as këtë thërrime, edhe pse ka bërë gjithçka për to, deri në vetshkatërrimin e tij të
plotë.

Në raport me vetveten: Të bijat janë mësuar që i ati të mos u refuzojë asgjë dhe të gjitha
sakrificat e tij i pranojnë si diçka të detyrueshme. Ata nuk kanë asnjë pikë fisnikërie njerëzore.

Në raport me dashurinë: Delfina dhe Anastasia e kanë shfrytëzuar të atin vetëm si një burim
parash, por kur rezervat e Gorioit shterojnë, ato e braktisin atë të vdesë në vetmi, “si një qen”.

Në raport me shoqërinë: Ato janë skllave të shoqërisë. Për këtë mjafton fragmenti ku tregohet
se pa menduar për asgjë, Gorioi lë peng rentën e tij të jetës, shet të gjitha takëmet dhe sendet e
tij me vlerë dhe paratë ia jep Anastasisë për të blerë një fustan të shtrenjtë elegant. “Por ama,
Nazi im do të kalojë një mbrëmje madhështore” - mendon plakushi.

Përgjatë gjithë rrëfimit, heroi pohon se është “i lumtur në mënyrën e tij”, por në thellësi të
shpirtit ai e di të vërtetën për të bijat, vetëm se nuk do ta besojë që vajzat e tij munden t’i
harrojnë të gjitha përkujdesjet e tij. Në të vërtetë, Delfina dhe Anastasia as nuk e çojnë
ndërmend atë si baba. Në të njëjtën kohë, kur babushi Gorioi vdes në pisllëk dhe mjerim, të
bijat po argëtoheshin në ballo dhe nuk mendonin aspak për të atin e sëmurë. I lumtur në
mënyrën e tij do të thotë se ai ka zgjedhur të jetë një baba i tillë, dhe se lumturia e të bijave mbi
lumturinë personale është më se normale për të. Truku i Balzakut qëndron pikërisht në faktin e
kompromisit që ai ka bërë me veten, me vajzat, me shoqërinë dhe mbi të gjitha me jetën. I
lumtur në mënyrën e tij është një autoironi lidhur me gjithë këtë.

• Si mendoni ju, çfarë ndodh mes realizmit dhe dëshirës për të besuar diçka tjetër në
personazhe si Xha Gorioi? Zbuloni kufijtë e perceptimit.

Ajo çka ndodh, është drama individuale e personazhit të Xha Gorioit, drama e vajzave dhe ajo
sociale. Si kufijtë e realizmit, ashtu edhe të dëshirës, e humbin limitin e asaj se deri ku mund të
shkojnë, ndaj dhe nuk mund të perceptohen më as dashuria e sëmurë atërore, as indiferenca e
bijave.

• Megjithatë, gjykoni në ka kufi apo jo mosdashuria e Delfinës dhe e Anastasias ndaj babait.
Argumentoni qëndrimin tuaj.

Kufiri i tyre është lehtësisht i dallueshëm, sepse ai është material dhe lidhet thjesht dhe ngushtë
me botën dhe moralin e tyre ndaj saj. Kufiri është thjesht material, sepse ekzistenca e tyre
humane dhe sociale është thellësisht e lidhur me materialen dhe nuk ngrihet as pozitivisht, as
negativisht mbi të. Ndjenja si dhembshuria, sinqeriteti etj. janë të huajtur në karakteret e tyre.

• Shpjegoni tolerancën, moralin, shpirtin e faljes dhe të mishërimit tek Xha Gorioi.
As pas ballos vajzat e tij nuk denjojnë të shkojnë t’i japin lamtumirën atit të vdekur, duke u
justifikuar - njëra me grindjen që ka me bashkëshortin, ndërsa tjetra se është e sëmurë. Edhe në
këtë pikë plaku përpiqet t’i përligjë vajzat, se ndoshta ato nuk e kanë ditur gjendjen e tij aq të
sëmurë. Gorioi nuk do të vdesë, vetëm e vetëm që të mos u shkaktojë hidhërim bijave të tij.
Toleranca ndaj sjelljes së padenjë të vajzave karshi autoritetit të babait dhe institucionit të
familjes.

Morali i Xha Gorioit karakterizohet njerëzor dhe i prirur drejt së mirës, që në vepër lidhet
qartazi me konceptin universal të faljes. Mishërimi lidhet me mungesën e lumturisë në jetë, që
të bijat përjetojnë.

• Cila është e vërteta dhe si mendoni, pse del në pah ajo? Çfarë ka parë Gorioi te Rastinjaku që
ia beson atij të vërtetën e jetës së vet?

Vetëm para minutave të vdekjes plaku Gorio guxon ta shikojë të vërtetën në sy. Gorio i thotë
Rastinjakut të vërtetën, të cilën e ka fshehur aq gjatë jo vetëm prej të tjerëve, por edhe prej
vetvetes. Heroi pranon se “ato të dyja kanë një zemër guri”; se “me para mund të blesh
gjithçka, madje edhe dashurinë e bijave” dhe se ai “ua ka dhënë atyre gjithë jetën e tij, e tash
ato nuk duan t’i japin qoftë edhe një orë”. Gorioi e emërton vetë shkakun e kësaj fatkeqësie: “…
ato janë mësuar të më hanë deri kockat, dhe prandaj, gjithçka kam bërë për to e ka humbur
vlerën”. Plaku e ka ndjerë veten të lumtur, qoftë nga një fjalë ledhatare, qoftë nga një vështrim
i lumtur i vajzave të tij. Ai do të kishte qenë më i lumtur “të jetë ai qenush i vogëlth, të cilin
vajzat... ta mbanin në prehër …”. Që të mund të vdiste i lumtur, Gorioit do t’i mjaftonte vetëm
t’i shihte dhe të dëgjonte zërat e tyre. Po çfarë do t’u kushtonte këtyre bukurosheve të
pashpirta mondane ta bëjnë të atin të lumtur? Sepse ai nuk u kërkonte atyre asgjë, përveç
dashurisë dhe ledhatimeve, porse të bijat nuk deshën t’ia jepnin as këto gjëra të vogla si
shkëmbim i të gjitha sakrificave që ka bërë ai për to dhe që është themeli i mirëqenies së tyre.

E vërteta e romanit ka të bëjë me zëvendësimin e ndjenjës së dashurisë me paranë dhe me


transformimin e vlerave morale në vlera materiale. Ajo del në pah sepse njeriu e ka mision të
jetës zbulimin e të vërtetës dhe sepse thelbi i romanit është pasqyra realiste e jetës. Arsyeja pse
xha Gorioi ia thotë këtë gjë Rastinjakut është sepse ai e ka pikasur arrivizmin dhe egoizmin e
këtij personazhi. Thjesht ai merr një funksion edukativ dhe parandalues në vepër. Në fakt,
figura si ajo e Rastinjakut gjithmonë do të ekzistojnë, dhe këtë e tregon thjesht edhe betimi i tij
mbi Paris.

• Xha Gorioi lë testamentin e tij verbal në zbulimin e së vërtetës. Çfarë ka trashëguar ai në fakt?
Si përkthehet kjo në termat e realizmit kritik.

Ajo çfarë Xha Gorioi ka trashëguar është mosmirënjohja dhe shpërfillja, abuzimi dhe
tëhuajësimi i figurës më thelbësore të tij, atë të babait. Në termat e realizmit kritik kjo
përkthehet në dramën sociale që ishte duke përjetuar Franca e asaj kohe dhe mosdhënia e një
rrugëzgjidhje për situatën e krijuar: të gjithë personazhet mbeten ata që ishin: vajzat,
Rastinjaku, Bjanshoni, madje edhe Viktorina vetë, vetëm se e pasuruar.

• Dalloni kufijtë personalë dhe socialë të dramës që zbulon Xha Gorioi para vdekjes.

Kufiri personal i dramës është vetmia dhe përbuzja, humbja e funksionit atëror. Drama sociale
është shthurja e institucionit të familjes dhe materializimi i jetës së njeriut.

• Çfarë simbolizojnë vajzat e Xha Gorioit në kuadrin e një shoqërie industriale? Gjykojini këto
figura në funksion të së ardhmes.

Një shoqëri, e cila shfaq një ndarje të shtrirë të punës dhe prodhimin e shumëfishtë duke
përdorur makineri të një teknologjie të lartë është shoqëria industriale. Në këtë kuadër, figura
si Anastazia dhe Delfina janë e kaluara e etapave të shoqërisë sonë dhe të tilla do të mbeten.
Ato janë diçka midis aristokracisë së mykur dhe nivelit më të ulët të borgjezisë që do të lindte.

• Gorioi vdes “si qen”. Zbuloni tragjedinë njerëzore, sociale dhe universale të vetmisë besnike
për individin e kohërave të reja.

Gorioi megjithatë, vdes, “si një qen”, pa arritur t’i shohë të bijat dhe pa dhënë e marrë
lamtumirën me to.

Tragjedia njerëzore qëndron 1. në faktin e tragjedisë universale të njeriut që është i vdekshëm;


2. tragjedia e një individi që humb funksionin e tij në jetë dhe nga njeri kthehet në “bankë”.
Tragjedia sociale qëndron tek e gjithë shoqëria e ndërtuar si e tillë në roman: brezi i vjetër, Znj.
Voker, brezi i mesëm: Anastasia+Delfina, brezi i ri: Rastinjaku. Tragjedia universale qëndron tek
vetmia që e pret gjithsecilin në jetën e tij të drejtë dhe të përkushtuar.

• Komentoni raportin dashuri – familje – para – pushtet në romanin e Balzakut.

Xha Gorioi (babai, kryefamiljari) lartësohet mbi gjithë shoqërinë falë forcës së dashurisë
prindërore (dashuria). Fatkeqësia e xha Gorioit qëndron në pushtetin e gjithëfuqishëm të
parasë dhe, kur paratë mbarojnë, ai bëhet i panevojshëm për gjithkënd (humbja e pushtetit).

• Interpretoni fjalët e Balzakut mbi heroin e tij se “Gorioi është baba në po atë shkallë, në të
cilën martirët e mëdhenj janë kristianë”. Baba lidhet me atin (Zotin), kristian lidhet me
universalitetin e faljes dhe mëshirës.

• Thoni se cili është mesazhi që jep secili nga personazhet e mëposhtëm, duke e argumentuar
atë.

Delfina- Inferioriteti dhe mendjelehtësia çojnë në gënjeshtra dhe robëri. Anastasia-


Mendjemadhësia, mashtrimi dhe tradhtia janë thelbi i rrezikut në jetë. Votreni- Krimi dhe
mashtrimi përballë ligjit dhe shoqërisë si e keqe e dënueshme. Gobseku-“pengmarrësi” si
simbol i makutërisë së shoqërisë Rastinjaku- e ardhmja e varfërisë shpirtërore, morale e
materiale Gorioi- kristian tragjik

• Analizoni vlerat etike të romanit “Xha Gorioi”.

Vlerat etike të romanit: E mira përballë të keqes: Babai përballë vajzave. Moralja përballë
materiales, ndjenja përballë shpërfilljes, e vërteta përballë mashtrimit; dashuria përballë
injorimit; i drejti (Bjanshoni) përballë meskinit (Rastinjakut) etj.

• Vlerësoni galerinë e personazheve të Balzakut në funksion të kompozicionit të veprës.

Romani ka një strukturë policentrike, polifonike. Pavarësisht faktit se hero kryesor është Xha
Gorioi të gjithë personazhet janë të lidhur me njëri-tjetrin, por kjo nuk i përgjithëson ata. Secili
prej tyre ngre një konflikt në roman, i cili zgjidhet brenda stereotipit që ai vetë përfaqëson.

• Përshkrimet e Balzakut janë shumë të qëmtuara. Analizoni teknikat e tij përshkruese.

Përshkrimi tek romanet e Balzakut zë vendin kryesor. Ai nëpërmjet përshkrimit të sendeve jep
përshkrimin e karaktereve të njerëzve. Nëpërmjet tyre jep shpirtin e përdoruesve. Përshkrimi
është i lidhur ngushtë me stilin realist të shkrimit të romanit. Nganjëherë përshkrimi e humbet
funksionin tregues dhe kthehet në personifikues, pavarësisht se objekti (sendi) jepet lehtësisht i
parafytyrueshëm, ajo që thellë-thellë ne kuptojmë, është Balzaku në raport me personazhet e
tij.

• A do ta rilexonit romanin në një moshë tjetër. Jepni vlerësimet tuaja.

• Nxirrni një mesazh përfundimtar mbi veprën.

Kur dashuron i varfëri, ai mund të jetë i bindur, që e dashurojnë dhe atë.

Ky është momenti i vdekjes së Xha Gorioit.

-Përshkruani nëpërmjet grafikës dramën e vetmisë, të mosmirënjohjes dhe tragjedinë e


vdekjes. Në ç’përfundime dilni?

Drama e vetmisë qëndron tek dy të huajt që i gjenden pranë Gorioit në momentin para vdekjes,
tek shikimit, gjymtyrët e mbledhur dhe mosshtrëngimi i duarve të asnjërit prej personave që i
rrinë pranë. Drama e mosmirënjohjes është tek momenti i vdekjes me dy të huaj. Tragjedia e
vdekjes qëndron tek fakti i të qenit njeri.

-Analizoni praninë e Rastinjakut në momentin e vdekjes së Xha Gorioit. Cila është domethënia
dhe mesazhi i kësaj pranie? Argumentoni.
Qëllimi i Rastinjakut është përfitimi. Domethënia është se ai ende shpreson diçka nga ai, që ka
të bëjë me statusin e Rastinjakut në Paris.

• Kur dhe ku zhvillohen ngjarjet? Zbuloni personazhin dhe gjendjen në të cilën ndodhet ai.

Momenti i zhvillimit të ngjarjes është kur Xha Gorioi është duke dhënë shpirt. Ai është në
pension në dhomën e tij dhe pranë i rrinë Rastinjaku dhe Kristofi.

• Xha Gorioi është në momentet e fundit të jetës së vet dhe paqja e tij e paska një kusht. Thoni
cili është dhe analizojeni atë.

• Shërbyesi Kristof shpjegon situatën. Arsyetoni dramën e vërtetësisë së saj, si në raport me


Gorioin, ashtu edhe me Anastasinë.

Situata: Vajza ka probleme me të shoqin: Ka dy probleme: 1. që jeta e saj varet nga i shoqi, dhe
2. para sigurisë materiale e sociale që i jep kjo martesë, Anastasia nuk vë asgjë. Pavarësisht
investimeve të Gorioit në këtë martesë, vajza e tij mbetet rob e së shoqit.

• Po për kontin De Resto ç’mund të thoni? Komentoni fjalët e tij, por dhe të Anastasias.

“Po vdes zoti Gorio? E pastaj? Shumë mirë po bën. Unë s’mund ta lë zonjën Dë Resto, kam ca
punë të rëndësishme me të, ajo do të vijë kur të kenë mbaruar të gjitha”. Dukej i inatosur ai
zotëria. Tek po dilja, zonja hyri në paradhomë nga një derë që s’ma zunë sytë dhe më tha:
“Kristof, thuaji tim ati se kam një bisedë me tim shoq, nuk mund të ndahem tani prej tij, sepse
nga biseda jonë varet jeta ose vdekja e fëmijëve të mi! Po me të mbaruar, do të vij! Sa për
zonjën baroneshë, tjetër mesele atje; as që e pashë fare dhe s’mund t’i flisja. “Ah! – ia bëri
shërbyesja e saj, - zonja u kthye nga balloja në ora pesë e një çerek, tani po fle; po ta zgjoj
përpara mesdite, do të më bërtasë. Kur t’i bjerë ziles, do t’i them se i ati është keq. S’është
kurrë vonë për t’i dhënë lajmin e keq”. Iu luta e iu luta, po më kot! Ku dëgjonte ajo…

Kërkova të flisja me zotin baron, po kishte dalë.

Këto janë sjelljet e dy bijave dhe dy dhëndurëve: Zoti De Resto s’ka pikën e respektit dhe të
dhembshurisë për vdekjen e babait të gruas së tij. Edhe një herë, vajza tregon se jeta e saj është
e varur nga i shoqi dhe ajo s’është e lirë të marrë vendimet për jetën e saj. Sigurisht, që nuk
është ky shkaku pse ajo s’është pranë të atit, arsyeja është thjesht egoizmi.

• Përshkruani meskinitetin dhe dramën e jetës së vajzave të Gorioit. A mendoni se ky është


shkaku për mënyrën se si sillen ato me babain?

Jeta e vajzave të Xha Gorioit është e mbushur vetëm me ideale materiale dhe këtu qëndron dhe
meskiniteti i jetës dhe karakterit të tyre. Ato nuk ditën ta vlerësojnë pasurinë që u la i ati,
pikërisht sepse nuk njohin vlerat e jetës si dashuria, respekti, puna, përkushtimi dhe
dhembshuria. Por janë pikërisht këto shkaqet që sjellin dramën e jetës së tyre. Së pari është
drama e humbjes së ndjenjave njerëzore, 2. humbja e dashurisë atërore 3. humbja e respektit
dhe konceptit të familjes dhe ngritja e kultit të veseve, 4. ngritja e stilit të jetesës mbi baza
materiale, 5. humbja e lirisë bashkëshortore etj.

• Zbuloni domethënien e fjalëve të Gorioit: “Duhet të vdesësh, që ta kuptosh se ç’janë fëmija.


Ne u japim atyre jetën, ata na japin vdekjen”.

Duhet të vdesësh- lidhet me momentit e përballjes me të vërtetën.

Që ta kuptosh se ç’janë fëmija- do të thotë se lidhet drejtpërdrejt me realizmin kritik: Gorioi ka


kuptuar se ka dështuar në misionin e tij dhe se nuk është fajtor për këtë dështim.

Ne u japim jetën, ata na japin vdekjen- Kjo antitezë lidhet me sakrificën sublime të prindit për të
dhënë dhe ushqyer jetën e fëmijëve të vet. Ky mund të kuptohet edhe si shkak moral i vdekjes
së Xha Gorioit.

• Vlerësoni procesin e ndërgjegjësimit të Xha Gorioit që nga konstatimi deri te të besuarit.

Ne i sjellim në botë, ata na dëbojnë. Nuk do të vijnë, jo! Unë kam dhjetë vjet që e di këtë. E
thosha nganjëherë më vete, po s’kisha guxim ta besoja. Ky ndërgjegjësim ka të bëjë me nevojën
për të thënë me zë të lartë të vërtetën mbi jetën dhe familjen.

• Shpjegoni lotët e Gorioit dhe kuptimin e fjalëve që i pasojnë këto lot.

Lotët e Gorioit janë shenjë e fundit për jetën dhe keqardhjen që njeriu ndjen duke mos e parë
vetveten të shpërblyer aty. Dy pika lot iu rrokullisën nga sytë e i mbetën në zgavrat e skuqura. -
Ah, po të isha i pasur, po ta kisha ruajtur pasurinë time e të mos ua kisha dhënë, ato do të ishin
këtu, do të më lanin faqet me të puthura! (Meskiniteti i brendshëm i vajzave të Xha Gorioit,
dashuria për interes) Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, shërbëtorë, zjarr
për t’u ngrohur; dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me gjithë burrat dhe fëmijët e tyre.
(Tallet me ndjenjën e vajzave karshi babait të tyre) Do t’i kisha të gjitha. Kurse tani s’kam asgjë!
(Realizmi kritik) Paraja të jep gjithçka, edhe vajzat. (Egërsia e materiales) Oh! Ku janë paratë e
mia! Sikur të kisha thesare për të lënë, ato do të më rrinin te koka, s’do të dinin ç’të më bënin
më parë, do t’u dëgjoja zënë, do t’i shikoja. Ah, biri im i dashur, djali im i vetëm, më mirë që
mbeta i braktisur dhe në mjerim! (Apologjia për jetën dhe vetminë) Të paktën, kur e duan
fatzinë, ai është i sigurt që e duan me gjithë shpirt. Jo, desha të isha i pasur; do t’i kisha parë!
Për besë, kushedi? (Gorioi prapë s’është i sigurt mbi vajzat e veta). Por ai duhet të japë dashuri,
dhe në këtë moment shfrytëzon figurën e Rastinjakut që është duke iu gjendur pranë.

• Zbërtheni raportin para – dashuri në momentin e ndërgjegjësimit të Gorioit, sipas


këndvështrimit të tij. Mbështetuni tek “Paraja të jep gjithçka, edhe vajzat.”. Raporti para-
dashuri bazohet dhe zbërthehet në raportin moral familjarmaterializim shoqëror. Vajzat kanë
humbur dashurinë për familjen si të tillë dhe kanë kultivuar brenda tyre sensin e shoqërisë si
klasë përcaktuese dhe dominuese thelbësore. Por sa më lart shoqërisht, aq më poshtë
moralisht.

• Komentoni fjalitë: “Ato të dyja kanë zemër prej guri”; “Kaq e madhe ishte dashuria ime për to,
saqë s’mbetej vend për dashurinë e tyre ndaj meje”.

1. Fjalia e parë ka të bëjë me revoltën e babait ndaj vajzave dhe asaj ç’ka ato kanë mbjellë
brenda vetes së tyre që për pasojë reflektohet në sjelljen egoiste ndaj tij.

2. Fjalia e dytë lidhet me apologjinë mbi ndjenjën dhe mekanizmin e gabuar të demonstrimit të
saj. Vetë plaku Grande i ushqeu vajzat me dashurinë për materialen, duke ia dëshmuar
nëpërmjet këtij mjeti atë. Gjithashtu kjo lidhet si me egoizmin atëror, ashtu edhe me atë të
vajzave për vetveten.

• Shpjegoni “qelbësirllëkun” e botës sipas heroit të romanit. Vlerësoni gjykimin e tij nga
këndvështrimi juaj mbi botën sot.

“Ç’botë e qelbur! Ia kam pirë lëngun unë! Më shpinin me karrocë në teatër dhe, kur më
pëlqente, rrija në mbrëmjet që bënin. Shkurt, ato s’e kishin për turp që ishin vajzat e mia.
Pikërisht qelbësirllëku i botës qëndron tek mosdashuria dhe interesi për të mira materiale.
Gjykimi i tij është i drejtë: Siguria e pasurisë nuk mund ta sfidojë kurrë dashurinë për prindin.”

• Komentoni dramën e fjalëve të Gorioit “S’jam budalla unë, jo, mos kini merak, të gjitha i kam
vënë re.”

Drama qëndron tek heshtja, që në disa nuanca është edhe pasojë e frikës së Xha Gorioit për të
thënë të vërtetën. Frika nuk vjen si pasojë e realitetit të hidhur në të cilin bashkëjeton ai me
vajzat e veta, po qëndron tek fakti se mos në ndonjë moment, ai s’do të jetë dashur
mjaftueshëm me të bijat.

• Xha Gorioi deklaron se vajzat ma kishin me djallëzi. Argumentoni se sa e rëndë është drama
sociale në një moment të tillë.

Vajzat ma kishin me djallëzi do të thotë se vajzat kishin një qëllim të vetëm ndaj atit të tyre, atë
të zhvatjes brenda për brenda familjes. Kjo do të thotë shpërbërjen totale të bashkësisë
familjare, e cila është bërthama e shoqërisë. Për pasojë, është shembur vlera morale e
shoqërisë.

• Përgjigjuni pyetjes “Kush është ky zotëria?”, duke perifrazuar fjalët “e sinqerta” të


dhëndurëve. Në këtë kontekst, arsyetoni tragjizmin e situatës. “Kush është ky zotëria?” ata i
përgjigjeshin: “Është babai i florinjve, është i pasur”. “Hej, djalli”! – ia bënte ai dhe më
vështronte me respektin që u bëhet florinjve. Po dhe në bezdiseshin ndonjëherë nga unë, ua
shpërbleja dyfish me të mira atë bezdi! Tragjedia e situatës qëndron tek fenomeni. Në parim,
ne kuptojmë se çdo fëmijë ka një përqasje skandaloze ndaj prindit. Por dhëndurët janë edhe
baballarët e nipërve të Gorioit, cila është dashuria e tyre për bijtë e vet? Po për gratë
përkatëse? Ku është dashuria për familjen dhe vlerat e vërteta, dhe ku është interesi për atë që
është materiale?

• Komentoni fjalët e Xha Gorioit mbi Anastasinë e Delfinën, kur shpjegon se si e ka zbuluar
thelbin e tyre. Evidentojeni këtë thelb.

Unë heq e vuaj tani gjithë sa mund të vuajë njeriu kur jep shpirt, o i dashur Eugjen, po të gjitha
këto s’janë asgjë përpara dëshpërimit që më shkaktoi vështrimi i parë i Anastasisë, ai më dha të
kuptoja se kisha thënë një marrëzi që e kisha fyer. Vështrimi i saj më futi në dhe të gjallë. Do të
desha t’i mësoja të gjitha, po vetëm një gjë kuptova mirë: që isha i tepërt në këtë botë. Të
nesërmen shkova të ngushëllohesha te Delfina, po ja që edhe atje bëra një marrëzi tjetër e m’u
zemërua edhe ajo. U bëra i prishur mendsh. Mbeta tetë ditë rresht duke mos ditur se nga t’ia
mbaja. S’kisha guxim të veja t’i shikoja, trembesha mos më qortonin. Dhe ja që m’u mbyllën
dyert e shtëpive të vajzave të mia.

Tonet e Xha Gorioit në fragment janë sa realiste, aq edhe ironike. Ai përpos vuajtjes së
dhimbjes për ç’ka është duke përjetuar, jep edhe sarkazmin dhe përbuzjen e tij ndaj karakterit
të vajzave. Thelbi i tyre është çnjerëzorja.

• Heroi ynë në fund i drejtohet Perëndisë për drejtësi. Evidentoni fragmentin me fjalët e
personazhit dhe komentojeni atë nga pikëpamja e realizmit kritik. O perëndi! Po meqë ti e di se
ç’të zeza (metaforë) kam hequr, meqë ti i ke numëruar thikat (hiperbolë) që kam marrë në atë
kohë që më plaku, që më kërrusi, që më nxiu, që më vrau, që më thinji, ose më bën të vuaj sot
(enumeracion). … Ah, sa budallenj janë etërit! I doja aq shumë, saqë prapë shkova te to, si ai
kumarxhiu në bixhoz. Vajzat e mia ishin vesi im; ato ishin padronet e mia, ishin gjithçka për
mua! Të dyjave u duhej ndonjë gjë, ndonjë stoli; shërbyeset e tyre ma thoshin dhe unë ua jepja
që të më prisnin mirë! Sidoqoftë, ato më kanë dhënë ndonjë mësim të vogël, më kanë mësuar
se si të sillem në shoqërinë e lartë. Oh, nuk pritën shumë, jo. Zunë të turpëroheshin për mua në
sytë e të tjerëve. Ja se ç’do të thotë t’i rritësh mirë fëmijët. Apo unë s’mund të veja në shkollë
në këtë moshë. (më dhemb, më dhemb shumë, o Zot! Mjekët, ku janë mjekët, sikur të ma hapin
kokën, nuk do të vuaja kaq shumë.) Vajzat, vajzat e mia! Anastasinë, Delfinën! Dua t’i shoh.

Balzaku përdor apostrofin për të dhënë thirrjen që Gorioi i bën Zotit. Ai gjithashtu ka përdorur
koncepte teologjike si mëkati, shpagimi, vesi etj., që lidhen me gabimin e tij atëror të dashurisë
së sëmurë. Megjithatë, ai nuk kërkon vetëgjyqësi dhe Zotit nuk i lutet për ndëshkim, por për
falje si për veten, ashtu edhe për vajzat. Realizmi kritik qëndron tek pasqyrimi realist i situatës
dhe evidentimi i saj, pa kërkuar një zgjidhje të ndryshme.

• Xha Gorioi i bën vetëgjyqësi vetes. Vlerësojeni këtë aspekt të rrëfimit të tij të paravdekjes,
duke e ilustruar me shembujt e fjalëve të tij.
Vetëgjyqësia lidhet me momentin kur ai ndërgjegjësohet se shkak i sjelljes së padenjë të vajzave
është edhe dashuria irracionale që ai ka ushqyer për të bijat. “Unë e kam larë mëkatin që i kam
dashur tepër. Ato janë shpaguar mirë për dashurinë time, më kanë torturuar si xhelate.”

• Megjithatë, ai prapë thërret vajzat e veta me forcë. Shpjegoni sjelljen e tij mes babait dhe
njeriut që ka nevojë për një dritë ndryshe në fundin e jetës së tij. Vajzat, vajzat e mia!
Anastasinë, Delfinën! Dua t’i shoh.- Gorioi ka të drejtën e vet morale të mendojë se ai e ka
fituar sfidën e të qenit prind i mirë, e i respektuar nga vajzat e veta. Gjithashtu, është e drejta e
gjithsecilit që fundin e jetës ta ketë shumë të lumtur e në mënyrë të merituar, të drejtë.

• Drejtësia – protesta – atdheu. Analizojini thellë këto koncepte të Gorioit dhe zbërtheni
mesazhin që mbartin ato.

Dërgoni, merrini me policë, me forcë! Drejtësia është me mua, të gjithë me mua janë, natyra,
Kodi Civil. Unë protestoj! Atdheu do të shkatërrohet, në qoftë se prindërit merren nëpër
këmbë. Kjo është e qartë. Boshti, rreth të cilit sillet shoqëria, gjithë bota, është atësia; të gjitha
do të shemben, në qoftë se fëmijët nuk i duan prindërit e tyre.

Ky mesazh është universal i të gjitha kohërave: Familja e shëndetshme është thelbi i çdo
shoqërie të shëndoshë.
• Xha Gorioi parathotë një tragjedi sociale. Vlerësojeni atë dhe komentoni vërtetësinë e saj.

Si rregullohen sot marrëdhëniet prind-fëmijë midis dashurisë dhe përfitimit të kujdesit moral
dhe material.

• Megjithatë, shpirti i tij flet për falje në formën “Oh, sikur...”. Shpjegojeni tolerancën në
zemrën e babait në kuadrin e dashurisë universale.

Figura dhe detyra e prindit është që të jetë tolerant dhe i dhimbsur ndaj fëmijës: toleranca
është zemërgjerësia dhe dhembshuria e shpirtit të Gorioit.

• Kush ia ka zëvendësuar Xha Gorioit praninë e të bijave? Vlerësoni qëndrimin e Eugjenit pranë
heroit tonë.

Sigurisht, ai që u vetëshpall mbrojtës i Xha Gorioit, Rastinjaku. Ai dëshmon përkujdes dhe


impenjim ndaj heroit tonë dhe kjo lidhet me atë se çfarë Gorioi ka qenë dhe se çfarë ende
mund të zhvatet prej tij.

• Analizoni aftësitë përshkuese të Balzakut në këtë fragment. Megjithëse duket se ai ka


shmangur përshkrimet e drejtpërdrejta psikologjike, thoni se me çfarë teknikash e ka
baraspeshuar këtë shmangie.

1. përshkrime realiste 2. i referohet situatave të tjera për të ndërtuar shkaqet e situatave


aktuale, 3. figuracion modest, tipik për stilin realist, 4. Fjali të mbushura me emocionin e
heronjve 5. pa përshkrime psikologjike, këto jepen duke u mbështetur tek ngjarje të ndryshme
etj.

• Argumentoni tragjedinë e një dashurie të madhe prindërore, nëpërmjet frazës “Aq fort i doja,
saqë i duroja të gjitha fyerjet, me të cilat më shisnin një thërrime gëzimi të turpshëm”.

Tragjedia qëndron në faktin se pikërisht ai rreshti së qeni prind dhe për pasojë vajzat e tij nuk
kishin në ndërgjegjen e tyre ndjenjën e respektit ndaj babait. Materializimi i dashurisë
prindërore solli materializimin e gjithë ndjenjave të tyre ndaj të atit. Në fakt, këtu jepet
drejtpërsëdrejti gjithë nulizimi i figurës atërore, që e thotë me “më shisnin një thërrime gëzimi
të turpshëm”.

• Komentoni domosdoshmërinë e Gorioit për të bijat në momentin e paravdekjes dhe


tragjedinë brenda thirrjeve të tij.

Ah, sikur t’i shikoja, t’i dëgjoja, le të më thoshin ç’të donin, mjaft që t’u dëgjoja zënë, sidomos
Delfinën, do të më shkonin të gjitha dhembjet. Po u thoni, kur të vijnë, të mos më shikojnë
ftohtë, si e kanë zakon.

Në këtë moment, që në fakt është i përsëritur në fragment, plaku Gorio shpreh


domosdoshmërinë e atit për të qenë i përkujdesur nga të bijat para vdekjes. Dhe vetë
përkujdesja që ai kërkon është injorim i dhimbshëm dhe i ardhur si pasojë e sjelljes së tyre ndaj
cilëson: “... mjaft që t’u dëgjoja zërin”. Sigurisht që dikush mund të mendojë se është e
pakufishme dashuria e atit për vajzat prandaj ai thërret. Por jo më kot Balzaku ka dhënë
analizën që Gorioi i bën sjelljes së tij, fajëson vetveten jo për ta çliruar nga ndjenja e gabimit
prindëror, por pikërisht për të thënë se vajzat as që kanë ndër mend t’i gjenden pranë të atit.

• Thellohuni në konceptin e korrupsionit të dobësisë atërore dhe analizojeni atë në kontekstin


letrar të romanit.

Korrupsioni i dobësisë atërore në roman ka lindur si pasojë e sjelljes së atit ndaj vajzave
(dashuria e pakufishme), ashtu edhe si pasojë e materializimit të shpirtit të vajzave, po ai ka në
qendër babain, i cili është rregullatori i të bijave, dhe është pikërisht ai që e jep paranë në
shkëmbim të dashurisë.

• Sikurse e kuptojmë nga leximi i fragmentit, Xha Gorioi është duke bërë apologjinë e tij
atërore. Analizoni fajësimin që i bën ai vetes. Po ju si mendoni? “S’kam ditur të sillem me to,
bëra marrëzi që hoqa dorë nga të drejtat e mia. Për to unë poshtërova veten. Ç’t’i bësh? Sado
fytyrë fisnike që të ketë njeriu, sado shpirtbukur që të jetë, nuk mund t’i qëndrojë dot
korrupsionit të kësaj dobësie atërore. Unë jam njeri i mjerë, mora dënimin e merituar. Unë i
prisha vetë vajzat e mia, i llastova shumë.”

Duke qenë se Balzaku ka dështuar në misionin e tij atëror, ai kërkon falje për këtë. Rikthehemi
këtu te koncepti teologjik i faljes hyjnore. Ajo që kërkon ai është të ndërgjegjësojë veten sepse
ai nuk e meriton një ndëshkim të tillë: ai ka shpaguar për një dashuri të çmendur, e cila në vend
që të krijonte dy krijesa të ëmbla, solli dy mostra të vogla, të cilat në fakt nuk kanë dashuri për
asgjë. Vetë transformimi që Xha Gorioi ka përjetuar për vajzat e veta është gabim në vetvete. A
mund të fajësohet një baba për kaq shumë dashuri, sigurisht që jo. Po për keqpërdorim të
dashurisë? Këtë pastaj e ka thënë Balzaku vetë duke e shpjeguar me anë të korrupsionit të
dobësisë atërore.

• Shpresa e një babai, e dashurisë së tij për vajzat nuk cenohet as nga mospërgjigja.
Komentojeni këtë fragment.

“Po i dëgjoj, po vijnë. Po, po, do të vijnë. Ligji kërkon që fëmijët të vijnë ta shohin atin e tyre,
kur është në të dhënë shpirt, dhe ligji është me mua. E ç’do t’u kushtojë? Vetëm një vrap me
karrocë.” Shpresa e këtij momenti se ato do të vijnë është tregues që babai në shpirtin e tij
atëror i ka falur vajzat, ndërsa përmendja e ligjit natyror: për përkushtimin e vajzave ndaj të atit
tregon anën etike, atë të arsyetuar të asaj se çfarë Gorioi dhe çdo prind pret nga fëmija e vet.
Gorioi beson tek drejtësia e dashurisë dhe e prindit, prandaj ende shpreson. Nënteksti është
lehtësisht i evidentueshëm: ai nuk pret që vajzat t’i vijnë për karakterin që kanë (vetëm një vrap
në karrocë), por pikërisht për detyrimin prindëror, që është i pakundërshtueshëm. Ka dy
momente: po vijnë- e tashme, dhe do të vijnë- e ardhme, që tregon se qëndrimi i tij nga besim i
tanishëm, kthehet në besim për të ardhmen, ç’ka e tregon edhe një herë që vajzat nuk do të
vijnë.

• Balzaku ka vënë në gojën e Xha Gorioit edhe doza therëse cinizmi. Evidentojini ato në tekst
dhe thoni se si paraja bleu dashurinë.

“Do ta paguaj, shkruajuni se do t’u lë milionë! Për fjalë të nderit. Do të shkoj të bëj fide në
Odesë. E di marifetin unë.” Gorioi e “kthen” në biznes ardhjen e tyre, dhe pikërisht këtu
qëndron cinizmi therës. Ai betohet mbi diçka që vajzat e tij nuk e kanë parim-nderin. Po betimi
nuk u drejtohet atyre në fakt, por dëshirës që plaku Gorio ka për ta përmbushur me sukses
detyrën e prindit. Dhe kulmi i cinizmit: A ka më fuqi plaku Gorio të punojë? Të gjitha këto janë
fjalë drejtuar vajzave, për t’u thënë atyre se suksesi im në sytë tuaj varet nga të ardhurat që ju
siguroja, por që jeta as fillon e as mbaron aty. Dëshira e Gorioit për të fituar miliona lidhet me
dëshirën e Gorioit për të pasur sërish pranë vajzat e veta. “Me atë plan që kam miliona do të
fitoj, miliona. Asnjërit s’i ka rënë ndër mend. Dhe fidet nuk prishen rrugës si gruri ose mielli. Po!
Po! Niseshte! Miliona mund të fitosh me të, miliona!”

• Arsyetoni dozat e sarkazmës dhe të dashurisë në lutjen e Xha Gorioit: “Nuk do t’i gënjeni,
miliona u thoni, edhe nga lakmia sikur të vinin, s’ka gjë, le të më gënjejnë, po veç të vijnë”.

Sarkazma qëndron në faktin se ai thotë: 1. nuk do t’i gënjeni, ku siç e thamë më parë, ai s’ka
kohë fizike të merret me to, 2. miliona: që nuk bëhen sa hap e mbyll sytë, 3. lakmia-këtu fillon
realizmi kritik, 4. le të më gënjejnë, po veç të vijnë, është maja e sarkazmës, thënë ndryshe: Unë
e di që ju më doni për para, por hajdeni. Këtu sarkazma është e dyanshme:1. drejt vetes dhe 2.
drejt vajzave.
• Komentoni fytyrën kërcënuese të Xha Gorioit mes tmerrit të vetmisë, mosshpagimit dashuror
dhe vdekjes, si mungesë për një shans të dytë.

“Dua t’i shoh. Dua vajzat e mia! I kam bërë vetë, janë të miat! – thirri ai duke u ngritur më të
ndenjur e duke kthyer nga Eugjeni kokën e tij me flokë të bardhë e me një shprehje të
tmerrshme në fytyrë që tregonte kërcënim.”- Xha Gorioi është duke provuar ndjesinë më të
rëndë të paravdekjes: atë të braktisjes nga ana e fëmijëve. Kjo braktisje ka shkaktuar vetminë e
disa llojeve: mungesën e dashurisë, të respektit, përkushtimit, ndjeshmërisë, etj. Pikërisht koha
ka kaluar tanimë dhe ai kurrë nuk do të ketë mundësi rikuperimi të marrëdhënieve me vajzat e
veta.

• Analizoni dhimbjen e tërbuar të plakut Gorio mes realitetit dhe realizmit të këndvështrimit të
tij ndaj situatës.

“- Po të mos vijnë? (Realiteti) – përsëriti plaku, duke qarë me dënesë (realiteti)– Po unë do të
vdes, do të vdes i tërbuar, po i tërbuar! (realizmi) Po tërbohem! (realizmi) Ja, tani po më del
përpara syve gjithë jeta ime. Jam gënjyer! (realizmi) Ato nuk më duan, s’më kanë dashur kurrë
(realitetrealizëm)! Duket sheshit. Gjersa s’erdhën, s’kanë për të ardhur. (realitetrealizëm) Sa më
shumë që të vonohen, aq më zor do të jetë që të vendosin për të ma dhënë këtë gëzim.
(ironi)”Xha Gorioi e ka ndërtuar nëpërmjet këtyre tre qëndrimeve dhimbjen që është duke
përjetuar 1. duke parë realitetin në sy,

2. duke gjykuar me realizëm, 3. duke qenë i pafuqishëm për të ndryshuar gjërat, atij i duhet të
jetë ironik. Përdorimi i fjalës i tërbuar, me të cilën ne zakonisht përcaktojmë gjendjen e
kafshëve, lidhet me sjelljen aspak njerëzore të vajzave dhe jo me zemëratën që po përjeton
Gorioi.

• Si e gjykoni ju sjelljen e Delfinës dhe Anastasias ndaj babait të tyre, mosrespekin ndaj familjes,
por edhe jetës.

Thelbi i kësaj sjelljeje qëndron tek mosedukimi i mirë, por edhe tek çedukimi i ndjenjave që ato
pësuan në të ri të tyre.

• Përshkruani sjelljen e vajzave të Gorioit nëpërmjet syve të babait të tyre.


“I njoh unë. (ndërgjegjësim i tij) Kurrë s’kanë ditur t’i marrin me mend dëshpërimet e mia (të
papërkushtuara), dhembjet e mia (të pandjeshme), nevojat e mia (të papërkushtuara), as
vdekjen time s’kanë për ta ndier (mizore); ato as që e dinë se sa i dua (budallaqe). Po, e di, ato
s’mund t’i çmojnë gjithë sa kam bërë unë për to (mosmirënjohëse), se u janë bërë të
zakonshme sakrificat e mia (mungesë respekti). Edhe sytë sikur të kishin kërkuar të m’i nxirrnin:
“Nxirrmini!” – do t’u kisha thënë (nuk dinë të vlerësojnë gjërat). Unë jam shumë budalla
(realizmi kritik). Ato pandehin se të gjithë etërit janë si ati i tyre (mendjelehta). Njeriu duhet të
dijë ta mbajë veten.”
• Shpagimi: “Fëmijët e tyre do të ma marrin hakun”. Zbërthejeni këtë frazë në të gjitha rrafshet
e mundshme kuptimore.

1. rrafshi realist, 2. hakmarrja, 3. kompensimit 4. edukimi i keq i fëmijëve të vajzave të Gorioit,


5. familjet problematike dhe raportet e pasinqerta bashkëshortore, 6. shthurja e familjes, 7.
shthurja e shoqërisë

• Analizoni konceptin e atvrasjes nëpërmjet fjalëve të Gorioit dhe jepini gjykimin tuaj mbi
trajtimin dhe vërtetësinë e tij.

“Për hatër të vetvetes, ato duhet të vijnë. I lajmëroni, pra, se po përgatisin për vete një agoni të
tillë. Me këtë krim, ato po kryejnë të gjitha krimet njëherësh... Shkoni de, shkoni, thuajuni se
është atvrasje të mos vijnë! Mjaft krime kanë bërë, le të mos e bëjnë këtë, të paktën. Thirruni,
pra, kështu si unë: “Ej, Nasi! Ej, Delfinë, ejani tek ati juaj që ka qenë aq i mirë për ju e që po
vuan! “Hiç, asnjeri! Mos qenka thënë të ngordh si qen? Ja shpërblimi për mua: braktisja. Ah,
kriminelët, të poshtrat; i urrej, i mallkoj; do të ngrihem natën nga varri dhe do t’i mallkoj
prapë.” Nga ana morale dhe shoqërore, ajo që po kryejnë, ose s’po bëjnë në fakt, vajzat
konsiderohet krim, krimi i braktisjes fizike, familjare, morale, të moshës së tretë, të përfitimit
etj. Plaku Gorioi i paralajmëron ato të sillen mirë me të, sepse ç’të kërkojnë, do të gjejnë. Ironia:
është atvrasje të mos vijnë. Krimet e tjera të tyre janë mosmirënjohja, mosrespekti, shfrytëzimi
etj., por më i madhi mbetet mungesa e ndjeshmërisë ndaj të atit. Më pas fillon drama
personale: të vdes si qen. Vajzat në shkëmbim të atvrasjes, po marrin mallkimin e atit të tyre.
Atvrasja përderisa nuk është fizike, sigurisht që nuk është krim penal. Ai mbetet krimi më i
madh familjar dhe moral, krim që individi e kryen ndaj vetvetes, atit, shoqërisë. Mbi të gjitha
mbetet një krim i shpirtit, ndaj dhe një subjekt i tillë mbetet shumë i rrallë në letërsi.

• Përshkruani zemëratën e Xha Gorioit ndaj vetvetes, ndaj braktisjes dhe ndaj shoqërisë. Si
mendoni, pse ai ngre pyetjen: “Më thoni, kam apo s’kam të drejtë, miqtë e mi?” Zemërata ndaj
vetvetes është pse nuk u soll ndryshe, pse nuk e kreu funksionin e vet, si ka mundësi që vajza
dhe jeta të silleshin kështu ndaj tij. Pyetja retorike që ngre Gorioi nuk lidhet me mungesën e
drejtësisë, por është vazhdim i dhimbjes dhe apologjisë që ai po ngre për veten dhe për jetën.

• Pse autori ka vënë në gojën e Xha Gorioit një situatë ireale të tipit “A nuk më thatë që Delfina
është këtu?!” Analizojeni këtë moment mes dhimbjes dhe dhimbjes së dashurisë.

Dhimbja ndaj braktisjes atërore dhe pabesueshmëria se një situatë e tillë mund të ndodhë,
është aq irreale sa që autori nxjerr në pah anën ironike therëse të tij dhe e shpreh dhimbjen në
këtë formë. Kjo dhimbje i vjen pikërisht nga dashuria për vajzat, ndaj dhe dhimbja ndaj tyre
është therëse.

• Argumentoni tragjedinë e fjalëve të fundit të Xha Gorioit: “Premani kokën, më lini vetëm
zemrën”. Diskutoni se çfarë shijeje ju la analizimi i këtij fragmenti.
E shikoni sa keq sillen ato me mua, hë?... Po ç’them kështu? A nuk më thatë se Delfina është
këtu?

Ajo është më e mira e të dyjave. Ju jeni djali im, Eugjen! Duajeni atë, bëhuni një atë për të.
Tjetra është shumë fatkeqe. Po pasuritë e tyre! Ah! O Zot! Po vdes, po vuaj tepër! Premani
kokën, më lini vetëm zemrën.

1. Autori shfaqet realist dhe përjeton me dramacitet mosardhjen e vajzave;

2. Megjithatë, ai kërkon një jetë më të mirë për to, mes justifikimit dhe dashurisë, tolerancës
dhe dhembshurisë, ai prapë do një jetë më të mirë për to, larg hajdutllëqeve të burrave të tyre.

3. Ai kërkon t’i presin kokën dhe t’i lënë zemrën që të ketë mundësi t’i dojë ende vajzat e veta.

You might also like