You are on page 1of 4

Projekt

Punoi: Izmir Cokaj

Klasa:XI c

Lenda:Letersi

Tema: Analize leterare e vepres: “Xha


Gorioi”-Honore De Balzac

Shkolla: Shejnaze Juka


“Xha Gorioi”-Honore D Balzac

Ngjarja ndodh ne  “Pensioni Voker” qe eshte mjedisi kryesor ku


zhvillohet ngjarja, prone e zonjes Voker e cila jetonte pa te shoqin
I cili kishte  vdekur prej disa vitesh. Kjo rezidence ka nje pamje
depresive dhe aspak te kendshme. Ne kete shtepi qendronin te
rinj e te vjeter dhe njerez te kategorive te ndryshme, te cilet
s’kane ndonje lidhje me njeri tjetrin. Nder rezidentet kemi
studentin e drejtesise Eugjen Rastinjakun,nje njeri  nga nje familje
provinciale por te ngritur,  me ambicje te madhe  , Votreni, nje
personazh I rastesishem dhe ndermjet tyre eshte dhe xha Gorioi,
I cili dikur ishte nje tregtar I pasur I makaronave. Gjithe
pershkrimet jane te imtesimshme, fillimisht nga jashte dhe me
vone depertimi  realizohet sipas stilit prolix. Nderkaq, gjashte vjet
me pare kur Gorioi erdhi fillimisht ne residence, zonja Voker
shfaqi interes per te ,se pse ai ishte I pasur dhe mund te
sherbente dhe per te terhequr kliente te klasit te larte ne hotel.
Mirepo indiferenca e Gorioit per zonjen Voker beri qe ajo ta
urrente, madje te vepronte keq kundra tij.
Lloji dhe Periudha Letrare

Vepra e Xha Gorioit i perkët romanit “Pere Goriot” të shkruar nën frymën e realizmit kritik.
Realizmi kritik është drejtimi letrar, i cili ka për qëllim pasqyrimin me besnikëri të jetës, zbulimin
e kontradiktave të ndryshme, por që nuk i jep atyre rrugëzgjidhjen përgjegjëse.

Tematika në romanin “Xha Gorio”

Rreziku i shkatërrimit të familjes, vë në pikëpyetje themelet e shoqërisë, ekuilibrat e së


ardhmes, një mesazh aktual edhe në kohën e sotme. Kjo temë është temë universale pra, për
cdo kohë e për cdo vend

Subjekti i romanit “Xha Gorio”

Në qendër të romanit është figura e xha Gorioit, e babait fatkeq, që u sakrifikua për të bijat
mosmirënjohëse. Ai është një nga personazhet baballarë më fatkeqë të letërsisë botërore, pas
mbretit Lir të Shekspirit. Ai vuan nga dashuria për të bijat, të cilat nuk e përfillin as në shtratin e
vdekjes. Lumturia për heroin është qoftë dhe një vëmendje mizerabël e të bijave. Por ai nuk e
merr as këtë thërrime, edhe pse ka bërë gjithcka për to, deri në vetëshkatërrimin e tij të plotë.

Vendi ku zhvillohen ngjarjet:

Pensioni Voker është mjedisi kryesor ku zhvillohen ngjarjet e romanit. Ai është një hotel për të
varfërit në Paris, ku vijnë të takohen njerëz të kategorive të ndryshme, të cilët vërtet s’kanë
ndonjë lidhje me njëri – tjetrin, por është pensioni që ata i familjarizon. Për të depërtuar në
thellësinë e këtij mjedisi balzakian, duhet të kapet një kuptim i dyfishtë i personazheve dhe i
mjediseve ku ata veprojnë.  Balzaku pensionin Voker e ndan në katër kate. Në këto kate të
ndryshme jetojnë personazhet e romanit në akord me vendin që zënë në shoqëri, duke u
mbështetur kryesisht në gjendjen financiare.

Personazhet e romanit “Xha Gorio”

 Zonja Voker – njeriu mikroborgjez shpirtngushtë, pronaria e hotelit.


 Bijat e Xha Gorioit: Delfina dhe Anastasia  – jeta mondane me rënien shpirtërore
 Votreni – inteligjenca e së keqes.
 Rastinjaku – i riu provincial që, sa më tepër ngjit shkallët e shoqerisë së lartë, aq më shumë
humbet vlerat morale.
 Xha Gorioi – babai fatkeq, që adhuron të bijat; dashuria e tij shndërrohet në një ves.
 Bajnshon – rruga e së drejtës dhe ndershmërisë, shoku i Rostinjakut
 De Bosua – cinizmi i shoqërisë së lartë, e afërme e Rostinjakut
Honore De Balzac

Honore De Balzak është autor/publicist i huaj. Honoré de Balzac, lindur


Honoré Balzac (Tours, 20 maj 1799 - Paris, 18 gusht 1850) ishte një
shkrimtar francez, dramaturg, kritik letrar, eseist, gazetar dhe shtypës, i
konsideruar ndër më të mëdhenjtë e tij koha, dhe gjithashtu mjeshtri
kryesor i romanit realist francez të shekullit të 19-të. Një shkrimtar pjellor, ai
ka zhvilluar një vepër monumentale: Komedia njerëzore, një cikël
romanesh dhe tregimesh të shumta që synojnë të përshkruajnë në një
mënyrë pothuajse shteruese shoqërinë franceze bashkëkohore me autorin.

You might also like