You are on page 1of 4

Page 1

ROMANTIZMI (fundi i shek XVIII-gjysma e pare e shek XIX)

Romantizmi eshte nje nga levizjet e drejtimet me te rendesishme ne historine e letersise


europiane si dhe ne ate te SHBA.Nga pikepamja politike,romantizmi u frymezua nga
revolucioni francez,revolucioni amerikan,si dhe nga kryengritjet popullore per pavaresi ne
Spanje,Poloni ,Itali etj.

Karakteristika:
❖ Shkrimtaret largohen nga imitimi i modeleve te vjetra
❖ Ne qender te vepres letrare vendoset qenia njerezore:
a)ne permasat e saj shoqerore (ne qender individi kryengrites,rrefen betejat
popullore,ndeshjet me te vjetren,forcen,qendresen,vetemohimin)
b)ne permasat e jetes intime (hulumton boten e
brendshme,endrrat,ankthet,aspiratat),
c)ne planin artistik,romantiket i shprehin konfliktet shoqerore dhe ato brenda qenies
me ane te kontrastit te fuqishem,ku bashkohen tragjikja me komiken,e bukura me te
shemtuaren.
❖ Proza romantike u afrimua si art :i metafores,i kontrastit,i zmadhimit dhe i
shpirtezimit.
❖ Romantiket rrezuan rregullat e ngurta te klasicizmit madje dhe iu kundervune
atyre.Ato thyen rregullin e tri njesive (vendit,kohes,veprimit),parimin e vecimit te
elementeve tragjike nga ato komike,respektimin e rregullave te ngurta metrike ne
poezi etj.Tani shkrimtaret nuk ishin te detyruar t’i nenshtroheshin nje skeme te
caktuar ne shkrimet e tyre,tashme ato ishin te lire ta trajtonin materialin jetesor si te
donin .
❖ Ngriten ne kult ndjenjen perkundrejt arsyes.Ne plan te pare vune
ndjenjat,fantazine,pershtypjet dhe jo arsyen.Ata e paraqiten boten e jashtme dhe
marredheniet njerezore jo si ishin ne te vertete,por sic i enderruan dhe sic deshironin
te ishin.Heroi romantic,pergjithesisht,paraqitet me nje bote te pasur ndjenjash dhe
idealesh te larta ,te cilat krijojne kontrast me realitetin armiqesor e sfidues qe e
rrethon.Ndjenjat,qe pushtojne shpirtin e tyre,jane,zakonisht,zhgenjimi,merzia,
pakenaqesia,rebelimi.
❖ E perterine artin,e shkeputen nga sallonet aristokrate
❖ Karakteristike e romantikeve eshte subjektivizmi.Ata nuk i vene vetes qellim t’i njohin
ne menyre te thelle e te hollesishme kushtet objektive te jetes se njeriut dhe te
shoqerise apo te zbulojne ligjet qe i drejtojne.Romantiket ne vepren e tyre japin jo ate
qe ekziston,por ate qe duhet te ekzistoje ne harmoni me pikepamjet e veta.
❖ Romantizmi eshte dhenia e karaktereve te jashtezakonshme ne mjedise te
jashtezakonshme.Heronjte romantike jane zakonisht rebele,kryengrites,te
panshtruar,te papajtueshem.Ata ngjallin admirim te lexuesi,e mallengjejne dhe e
bejne te ndieje keqardhje per rastet tragjike te jetes se tyre.
❖ Romantiket e perqendrojne vemendjen ne zbulimin me vertetesi te botes shpirterore
te njeriut qe ka hyre ne konflikt me shoqerine.
❖ Kulti i natyres . Natyra eshte burim i perhershem frymezimi.Te pakenaqur nga
mjedisi rrethues,romantiket kerkojne prehje dhe ngushellim ne gjirin e natyres.

Sjellë për ju nga @universiteti.info


Komuniteti më i madh online i studentëve dhe maturantëve shqiptarë
www.universiteti-info.com
Page 2

VIKTOR HYGO (1802-1885) -KATEDRALJA E PARISIT

Viktor Hygo –perfaqesues i romantizmit Francez.


Ai e ngriti letersine romantike ne ate lartesi,ku askush tjeter perpara tij nuk kishte
mberritur.
“Katedralja e Parisit” eshte romani i pare madhor i Hygoit,i cili u botua ne 1831,kur autori
ishte 29 vjec.Ngjarjet zhvillohen ne shekullin XV,por autori e ka ngjeshur romanin me te
tilla motive qe e bejne nje veper shume aktuale.Linje kryesore e subjektit te romanit eshte
dashuria e Klod Frolos dhe Kuazimodos per kercimataren e bukur ciganen,Esmeralda,nje
dashuri,e cila zbulon deri ne fund cilesite e karakterit te te dy personazhve.Subjekti i
romanit dhe trajtimi i figurave shpalosen me nje dinamizem dhe dramaticitet te
madh.Fundi i tmerrshem i Klod Frolros,skeleti i Esmeraldes,qe gjendet i perqafuar nga nje
skelet tjeter me kolonen vertebrale te shtremberuar-te gjitha keto episode jane pikturuar
nga dora e nje romantiku,qe thekson te tmerrshmen,qe e trondit lexuesin me efekte te
jashtme,qe hiperbolizon tragjiken.Ne kete roman Hygoi na dha tablone e zymte te barbarise
mesjetare.Model i gjalle eshte figura e Klod Frolos,i cili,me gjithe aftesite qe ka,shemtohet
menderisht e moralisht nga barbaria mesjetare.Gjithcka njerezore qe jetonte ne shpirtin e
tij,mbytet prej saj.Ne shpirtin e Frolos dashuria zgjon “bishen”,ndersa te Kuazimodo zgjon
“njeriun”.Per Hygoin bota eshte arene e betejes se dy parimeve te kunderta:se mires dhe se
keqes.Me hakmarrjen e Kuazimodos,qe e hedh Klod Frolon nga maja e katedrales,Hygoi
sikur ja le fitoren morale popullit,duke nenvizuar synimin e tij drejt se mires,bukurise dhe
drejtesise.

Mjedisi ku zhvillohen ngjarjet:Katerdralja sherben ne roman si vend


piktoresk,magjepses,i frikshem dhe fantastik i ngjarjeve,qe e cojne lexuesin ne zemren e nje
mesjete po aq fantastike e piktoreske.Ne sheshin para katedrales,vete e vjen nje popull i
cuditshem,leckamanesh e tregtaresh te vegjel,poetesh te deshtuar.Perreth,ne sheshe te
dyshimta e nder bodrume te frikshme ku mund te ndodhe gjithcka,nje turme e fandaksur
njerezish te hurit e te litarit bejne feste,dehen,tallen,shqyhen gazit e mandej i versulen me
cmenduri nje viktime te rastit,mbi te cilen shfryjne gjithe dufin e nje jete te cuar dem.

Personazhet Murgu misterioz dhe i dyshimte,Klod Frolo,si dhe gjeniu i


percundueshem,Kuazimodo,jane shpirti i Katedrales se Parisit.Froloja eshte zembreku i
Katedrales dhe i romanit:ai eshte zeri i padukshem qe komandon,eshte hija qe sheh
gjithcka e qe askush nuk e sheh.
Kuazimodoja,gjysmenjeri e gjysmeperbindesh,eshte zbatuesi i pavetedijshem i vullnetit te
Frolos.Gjithcka rrjedh shtruar e pothuaj zymte,deri diten kur nen muret e Katedrales
shfaqet nje endacake,cigania Esmeralde e cila mban gjithmone prane vetes nje dhi
cirku.Kjo cigane behet shume shpejt dielli qe shndrit Parisin.Esmeralda behet poli
magnetik qe terheq drejt vetes pa dallim vullnetet pozitive e negative,femra fatale ua ndez
ethet e mishit tere meshkujve:kapitenit bukurosh Febys,murgut Frolo,Kuazimodos se
shemtuar,mbare turmes se lypsareve,kusareve,paraziteve qe festojne rreth saj.Froloja
urdheron ta djegin Esmeralden ne turren e druve.Atehere,Kuazimodoja del nga skuta e tij,u
kacavirret kambanave si djall,duke leshuar nje piskame te forte.
Linje plotesuese e subjektit eshte lufta per te shpetuar Esmeralden.Kjo lufte kryhet nga
Kuazimodoja dhe vegjelia e varfer e Parisit dhe nga ana tjeter nga paragjykues te kishes te

Sjellë për ju nga @universiteti.info


Komuniteti më i madh online i studentëve dhe maturantëve shqiptarë
www.universiteti-info.com
Page 3

ndihmuar nga sistemi mesjetar i paragjykimeve dhe i bestytnive,qe mbeshteteshin dhe nga
pushtetaret.
Me gjithe mbylljen tragjike si mesazh kryesor te kesaj vepre romantike ne marrim luften e
se mires kunder se keqes,te drejtesise kunder padrejtesise.E gjitha kjo shprehet ne nje
menyre madheshtore me episodin e renies se kambanave nga Kuazimodoja i brengosur per
humbjen e Esmeraldes.
Tipare te romantizmit te “Katedralja e Parisit”:
Ky roman vleresohet si nje nder romanet me perfaqesuese te romantizmit.Hygo ,prijes i
romantizmit frances,ka derdhur ne kete veper nje fantazi thuajse perrallore.
Kontrasti,teknika e preferuar romantike,i nderton tablote ne kundervenie
kundershtuese,per te nxjerre ne pah me force tiparet dhe detajet:
-madheshtia e rende e Katedrales perkunder gjallerise se sheshit ku mblidhen turmat
entuziaste
-shemtimi i parrefyeshem i Kuazimodos perkunder bukurise rrezellitese te Esmeraldes
-percundimi fizik i Kuazimodos perkunder bujarise se shpirtit se tij
-e madherishmja perkunder se ultes
“Katedralja e Parisit”-VIKTOR HYGO
Më 6 janar 1482, në sallen e madhe te Pallatit te Drejtesise, në Paris, Kuazimodo zgjidhet
Papa i gaztoreve, si personi më i shëmtuar i Parisit.Nderkohe Pier Grenguari po ve ne skene
pjesen e tij teatrale por spektatoret largohen te shohin zgjedhjen e Papes se
Gaztoreve;vetem njeri prej tyre,nje trashaluq vazhdonte te qendronte me fytyren nga
skena.Shfaqja e Pier Grenguarit nderpritet perseri per shkak se permendet emri i
Esmeraldes.I merzitur nga deshtimi i pjeses se tij,Pier Grenguari endet neper rruge.Ai
shikon nje vajze te re e cila po hidhte valle.Vajza shoqerohej nga nje dhi cirku me emrin
Xhali.Vajza u frikesua nga nje person i gjendur ne turme,sepse e shikonte ngultasi e here
pas here hidhte fjale te tilla si:sakrilegj,kjo eshte magji ne drejtim te kercimtares se
bukur.Ne ate moment shfaqet Kuazimodo i cili i bie ne gjunje priftit tullac (burri i cili hidhte
fjale per ciganen),arqidhiakut Klod Frolo.Turma habitet nga ky gjest pasi prisnin qe
perbindeshi ta copetonte priftin.Grenguari fillon te ndjeke Esmeralden,te cilen e rremben
Kuazimodo(e urdheron Frolo),P.G kerkon ndihme e ne moment afrohet nje kapiten i ri i
pushkatareve te mbretit,i cili e shkeputi vajzen nga krahet e Kuazimodos,te cilin e
prangos.Ai quhej Febys de Shatoper.Per ta shpetuar nga varja, Esmeralda martohet me Pjer
Grenguarin,martese e cila duhet te zgjase 4 vjet.Klod Frolo mbeti jetim ne moshen 19
vjecare,bashke me vellain e tij te sapolindur Zheanin te cilin e dergoi te nje grua e cila
ushqente femije me gji.Jeta e Frolos merr nje kthese tjeter,heq dore nga jeta e tij e u kap fort
pas karrieres kishtare.Ne moshe te re u be prift i Katedrales se Shen Merise se Parisit.Nje te
diele,duke u kthyer nga mesha,shikon nje turme njerezish qe flisnin pafund rreth nje foshnje
te gjetur.Frolo e merr foshnjen e shemtuar dhe e ben ate bir per shpirt,e pagezoi me emrin
Kuazimodo (e diela e bardhe,e diela e pare pas pashkeve).Ne vitin 1482 Kuazimodo ishte i
rritur,ishte bere kambanar i katedrales se Shen Merise,ne saje te babait te tij per
shpirt,Frolos,i cili ishte bere arqidhjak.Per shkak te rrembimit te Esmeraldes,Kuazimodo
gjykohet dhe dënohet me dy orë qëndrimi në shtyllën e turpit. Ai bën thirrje për ujë.
Esmerlada, duke e parë etjen e tij, i jep të pijë ujë,atij qe nje dite me pare e kishte
rrembyer.Ajo e shpëton atë dhe e rremben zemrën e tij.Esmeralda vazhdon jeten e saj si
cigane.Nje dite kur po kercente ne shesh ate e shikon Fler de Lis (e fejuara e kapitenit
Febys) dhe vete kapiteni i cili fillimisht nuk i bie ne sy te fejuares qe cigania qe po kercen

Sjellë për ju nga @universiteti.info


Komuniteti më i madh online i studentëve dhe maturantëve shqiptarë
www.universiteti-info.com
Page 4

eshte cigania qe kishte shpetuar nga duart e nje perbindeshi. Kapiteni Febys me kerkesen e
te fejuares e therret Esmeralden t’i bashkohet ne shtepine e tyre.Xhali shkruan emrin
FEBYS e kjo gje e merzit Fler de Lisin,te ciles i bie te fiket.Esmeralda largohet,kapiteni
bukurosh e ndjek pas.Më vonë,Esmeralda akuzohet për tentativë vrasje ndaj Febysit, të
cilin në fakt Frolo kishte tentuar ta vrasë, pasi e sheh atë duke dashur të vë dorë mbi
Esmeraldën, e cila dënohet me vdekje, me varje.Duke e dërguar atë tek trekëmbëshi,
Kuazimodo zbret poshtë përmes një litari të Notre Damit dhe e fut atë brenda katedrales,
nën ligjin e strehimit.Klopini, një interpretues rrugësh, i fton endacakët tjerë në rrethimin e
katedrales dhe në shpëtimin e Esmerladës.Kur i sheh Kuazimodo, i cili supozon se ata janë
aty për ta lënduar Esmeraldën,përpiqet t’i largoje ato(njerezit e turmes). Mirëpo Esmerlada
merret nga Frolo dhe burri i saj i rremë, Grenguari. Frolo e vendos Esmeralden ne shtepine
e nje plake e cila ne te vertete eshte mamaja e Esmeraldes,kete gje e kuptojne nga papucja
qe cigania Esmeralde e mbante gjithmone me vete.Gruaja duke u perpjekur te shpetoje
vajzen vritet nga ushtaret qe ishin ishin vene ne ndjekje te ciganes me urdher te
Frolos.Tashme vendimi me varje i ciganes ne trekendeshin e Monfokinit zbatohet. Frolo
qesh gjatë varjes së Esmeraldës;Kuazimodo e shtyn atë nga lartësitë e Notre Damit, në
vdekjen e tij.Kuazimodo pastaj shkon tek trekëmbëshi i madh i Monfokinit dhe shtrihet
ngjitur me kufomën e Esmeraldës, ku e kishin hedhur pas ekzekutimit.Rreth 2 vite më
vonë, gjenden dy skelete të përqafuara,njeri ishte nje skelet gruaje ndersa tjetri nje skelet
burri.U vu re se ky e kishte shtyllen kurrizore te shtrember,por vertebrat e qafes se tij ishin
te paprekura,gje qe tregonte se ai nuk kishte qene varur.Kur u perpoqen t’i ndanin ,u
kthyen në pluhur.

Sjellë për ju nga @universiteti.info


Komuniteti më i madh online i studentëve dhe maturantëve shqiptarë
www.universiteti-info.com

You might also like