You are on page 1of 4

DE RADA Këngët e Milosaos

Njohuritë: - Këngët e Milosaos. -


Roli dhe rëndësia e De Radës në
letërsinë arbëreshe të Rilindjes.
Aftësitë: Nxënësi: - vlerëson
rolin dhe rëndësinë e De Radës në
letërsinë arbëreshe të Rilindjes; -
interpreton, analizon, gjykon dhe
vlerëson poemën “Këngët e
Milosaos”; - dallon tiparet e
romantizmit që gjejnë shprehje në
veprën e De Radës.

Video motivuese: https://www.youtube.com/watch?v=hWEUDhFobDU

Poema liriko-epike “Këngët e Milosaos” është vepra e parë e De Radës dhe më e njohura. De
Rada është figura më e njohur e letërsisë arbëreshe. Letërsia romantike arbëreshe pasqyroi
realitetin e atdheut në shekullin XV, kohë kur populli shqiptar ish nën sundimin e Perandorisë
osmane. Poema rrëfimtare ishte edhe gjinia më e lëvruar në letërsinë romantike arbëreshe.
Mbështetja te legjendat dhe këngët popullore është një tipar kyc i krijimtarisë së autorit, i cili i
jep veprës thjeshtësi dhe origjinalitet.

Poema “Këngët e Milosaos” botohet dhe ripunohet nga autori tri herë (1836, 1847, 1873).
Ngjarjet e poemës zhvillohen në Shkodër, por në të vërtetë ato kanë ndodhur në Maki të
Kalabrisë, një fshat arbëresh, që është edhe vendlindja e autorit. Shtrirja e tyre përfshin një hark
kohor prej 19 vjetësh (1405-1423). Është epoka e “Motit të madh” të Skënderbeut, shekulli XV.
Në poemë ka shenja biografike nga jeta e autorit.

Subjekti. Në qendër të poemës është historia e dashurisë mes Milosaos, djalit të sundimtarit të
Shkodrës dhe Rinës, bijës së varfër të Kallogresë. Dy të rinjtë takohen për herë të parë te kroi i
fshatit. Milosao kthehet nga studimet në Selanik. Gjithçka në vendlindje i duket e qeshur e plot
hare. Por, dashuria e pastër e dy të rinjve ndesh në paragjykimet e mjedisit patriarkal të kohës
dhe atë të hendekut klasor, nga rridhnin dy personazhet. Subjekti i veprës është i ngjashëm me
dashurinë fatkeqe të autorit me bijën e varfër të një bariu. Koha dhe nderi e thërritën në luftë, ku
detyra ndaj atdheut, dashuria për të, është në konflikt me ndjenjën e dashurisë dhe dëshirën për të
qenë pranë saj. Kështu Milosao kthehet për t`u përballur me një tjetër konflikt, atë të dashurisë së
pastër me paragjykimet shoqërore. Nëna e Milosaos, Zonja e Madhe, nuk mund të pajtohet dhe
nuk e lejon këtë martesë. Në këtë situatë të pazgjidhshme, autori, e kapërcen këtë pengesë
nëpërmjet një ndodhie me përmasa natyrore, e cila dominon dhe drejton ngjarjet. Një tërmet i
fuqishëm rrafshon Shkodrën; ky fakt është edhe zgjidhja e sheshimi i mospërputhjeve klasore, në
dukje, mes dy palëve. Në pozita të njëjta, pasi u shkatërrua pasuria e djalit, por edhe me vdekjen
e nënës, rrethanat bëhen favorizuese për martesën e dy të rinjve. Nga martesa e tyre lind fryti i
dashurisë, u lind një djalë. Nërkohë, ushtritë turke afrojnë dhe Milosaon e thërret detyra në luftë,
por ai qëndron pranë të dashurve të vet. Rrëfimi merr ngjyra tragjike me vdekjen e foshnjës, e
shpejt pas saj edhe të Rinës, nënës së vrarë nga dhimbja. I zhytur në dëshpërim dhe vetmi,
Milosao shkon në luftë, ku vritet duke luftuar për atdheun e tij.

Analizë, interpretim, gjykim dhe vlerësim i poemës.


Tematika: tema e dashurisë e cila triumfon mbi paragjykimet shoqërore, mjedisin patriarkal me
thashethemet e rëndomta, diferencat midis rangjeve shoqërore, shtresës së arsitokracisë dhe asaj
të popullit të thjeshtë.
Idetë në vepër. Konflikti i ndjenjës së pastër me paragjykimet e mjedisit i përshkon të gjitha
këngët. Dashuria shpirtërore është ndjenja që mund interesat materiale, paragjykimet dhe trysnitë
sociale. Gjithashtu historia e dashurisë mes dy të rinjve nga dy shtresa të ndryshme sociale, jep
edhe mesazhe të fuqishme humane e demokratike për respektimin ndaj figurës së qenies
njerëzore me vlera e virtyte, pavarësisht shtresës nga e cila vjen.
Ideja patriotike rrjedh në gjithë boshtin e rrëfimit, ku dashuria për atdheun shpërthen fuqishëm
në disa këngë. Edhe kjo ide është objekt i një konflikti ndërmjet ndjenjës dhe detyrës;
protagonisti është nën dilemën për të luftuar apo jetuar lumturinë e vet familjare. Triumfi i
ndjenjës së detyrës kurorëzohet me rënien e heroit në luftë, ku shpaloset edhe fryma patriotike e
veprës. Citojmë këtu vargjet kushtruese: Erdhi dita e Arbrit!/Doemos do vdesim/në shtrat, në
mos rënçim /në prag të shtëpive tona!
Në këtë frymë, në vepër përcillet mesazhi se lumturia personale është e lidhur ngushtë me atë
kolektive. Është e pamundur që qenia të jetojë e shkëputur nga realiteti i kohës së vet., ndaj dhe
qetësia familjare e protagonistit nuk mund të ketë jetë të gjatë.
Gjithashtu në poemë jepet edhe ideja e jetës në lëvizje të gjithhershme, ku cikli përtëritës do bëjë
të vetën. E vjetra do zëvendësohet nga e reja, kohë të reja lulëzojnë mbi gërmadhat e së vjetrës.
Dheu kish ndërruar lisat;/ujt` e ritë detit/ kaltëronte n`ditn e re;
Ideja e gëzimit të jetës përcillet nëpërmjet vargjeve kushtuar përshkrimit të natyrës dhe euforisë
që bukuria e saj përcjell. Lumbardha e Anakreontit, e cila është simbol i poezisë së dashurisë,
viziton ndjesitë e poetit, duke e frymëzuar atë dhe i shërben fuqizimit të idealit të dashurisë, si
forca aktive vepruese në poemë.
Personazhet e poemës Lirizmi i theksuar e karakterizon përshkrimin e personazheve të poemës.
Krahas personazheve, një vend të gjerë zë edhe mjedisi, me ngjyrat e veta autoktone,
organizimin patriarkal të jetës sociale,
ritet dhe zakonet, kufizimet ideore të
kohës.
Milosao mishëron heroin tipik
romantik, cilësitë morale të të cilit
ngrihen mbi padrejtësitë e kohës, ai
karakterizohet nga idealet dhe
virtytet, të cilat i mbron me jetën e
vet.
Rina, përfaqëson idealin romantik të
vajzës së dlirë e të dashuruar, gruas së
përkushtuar, nënës së dhembshur
sakrifikuese. Pastërtia e saj është
frymëzimi i protagonistit, gjallëria e
jetës dhe kuptimi i saj, nëpërmjet
dashurisë së vërtetë që ajo dhuron.
Rina është modeli i gruas shqiptare
arbëreshe të traditës, plot ngjyra dhe vlera autoktone.
Nëna e Milosaos përfaqëson gruan tipike autoritare nga shtresa e aristokracisë, e cila aspiron që i
biri t`i dedikohet synimeve të larta në jetë, të luftojë duke i shërbyer atdheut, siç e kërkon nderi e
sëra e tij, lavdinë dhe heroizmin; ajo nuk mund të kuptojë dhe as të pajtohet me zgjedhjet apo
dobësitë e të birit. Motra e Milosaos, vetëmohuese, e heshtur dhe e dhimbshur, një raport motër-
vëlla, i njohur ky në letërsinë shqiptare.
Tipare të stilit të rrëfimit. Ndikimi nga folklori haset në disa elemente. Nuk bëhet fjalë vetëm
për ndikimin në formën e poemës sipas tipit të këngëve folklorike, por motivet, mjediset,
ngjarjet, personazhet të kujtojnë tablo të jetës në krijimet popullore. Lajtmotivi i takimit të dy të
dashuruarve te kroi i fshatit, jeta idilike mes çiftit, harmonia e saj në mjedisin e fshatit, vdekja e
tij heroike, si ajo e heronjve legjendarë, janë të gjitha këto, detaje e ndikime të huazuara nga
këngët folkloristike. E në këtë poemë përshfaqet me konture të theksuara. Natyra është sfondi
kryesor i rrëfimit. Ky është një tipar sa i letërsisë romantike, aq edhe i folklorit. Natyra me
gjallërinë e saj është bashkëudhëtare e jetës njerëzore
Vepra është në dialektin arbëresh, një gjuhë arkaike, por sot ajo është përshtatur në gjuhën
standarde për lexuesin. Struktura e vargut është marrë edhe kjo nga poezia popullore, është vargu
tetërrokësh trokaik, i parimuar. Figurat stilistike më të përdorura janë ato të krahasimit,
hiperbolës, kontrastit, metaforës, paralelizmit figurativ, etj.
Struktura e rrëfimit, ndërthur formën e një ditari lirik: me përshkrimet e natyrës, rrëfimin e
ngjarjeve dhe dialogjeve të personazheve. Vepra përbëhet nga 30 këngë, ku në secilën prej tyre
trajtohet një ngjarje e re.

You might also like