You are on page 1of 11

AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA

Kimia Organike
Teste të zgjidhura
Të maturës shtetërore

Kimia Organike
Teste të zgjidhura
ISBN: 978-99956-18-91-9
Të maturës shtetërore
Çmimi 500 lekë
AISHE HAJREDINI (KARAJ)

TESTE TË ZGJIDHURA
TË MATURËS SHTETËRORE
Kimia organike

S H T Ë P I A B O T U E S E

info.mediaprint@gmail.com
Mbështetur në programin mësimor të tekstit të nxënësit për Arsimin e Mesëm

Titulli: Teste të zgjidhura të maturës shtetërore, Kimia organike

Autore: Aishe Hajredini (Karaj)

Drejtoi botimin: Anila Bisha

Redaktore shkencore: Aishe Hajredini

Redaktore gjuhësore: Eriona Mehmeti

Kopertina: Visidesign

Design: Mirela Ndrita


Shtypi: Media-print

ISBN: 978-99956-18-91-9
Botimi i parë, 2010

Të gjitha të drejtat e botimit janë të rezervuara ©


S H T Ë P I A B O T U E S E

info.mediaprint@gmail.com

Të gjitha të drejtat e autorit lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara/rezervuara nga Shtëpia Botuese
“Mediaprint” sh.p.k..
Ndalohet çdo prodhim, riprodhim, shitje, rishitje, shpërndarje, kopjim, fotokopjim, përkthim, përshtatje,
huapërdorje, shfrytëzim dhe/ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar, si dhe çdo veprim cënues me çfarëdo lloj
mjeti apo forme, pjesërisht dhe/ose tërësisht, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese
“Mediaprint” sh.p.k..
Ky botim, në tërësi dhe/ose në pjesë të tij, ndalohet të transmetohet dhe/ose përhapet në çdo lloj forme dhe/ose
mjet elektronik, mekanik, regjistrues dhe/ose tjetër, të ruhet, depozitohet ose përdoret në sisteme ku mund të
cënohen të drejtat e autorit, pa miratimin paraprak me shkrim nga Shtëpia Botuese “Mediaprint” sh.p.k..
Çdo cënim i të drejtave të autorit passjell përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi.

Kontaktet:

Shtëpia Botuese Sektori i Shpërndarjes dhe Marketingut: Shtypshkronja:


Kutia Postare 7465 - Tiranë Tel.: 042 272 698 Cel.: 069 40 44 442
Tel.: 042 258 156 Cel.: 069 40 44 441 Cel.: 069 40 20 201
Cel.: 069 40 44 443
info.mediaprint @gmail.com

Komente dhe sugjerime janë të mirëpritura në email: info.mediaprint@gmail.com


ALKANET
Alkanet janë hidrokarbure të ngopur. Kanë formulë të përgjithshme Cn
H2n+2. Atomet e karbonit tek këto përberje janë hibridizuar sipas sp3. Dhjetë
përfaqesuesit e parë të alkaneve janë si më poshtë:
CH4 metan
C2H6 - etan
C3H8- propan
C4H10- butan
C5H12 - pentan
C6H14 - hekzan
C7H16 - heptan
C8H18 - oktan
C9H20 - nonan
C10H22 - dekan

Në qoftë se do të heqim një hidrogjen nga alkanet do të formohen disa


grupe atomike shumë të paqëndrueshme dhe shumë aktive qe quhen
radikale alkilike dhe kanë formulën e shumës Cn H2n+1. Zakonisht radikalet
në vend të kësaj formule shume i shenojme dhe me R-. Emërtimi i këtyre
radikaleve bëhet duke pasur për bazë alkanet përgjegjës ku mbaresën an e
kthejmë ne il.

Radikali :

CH 3 - (metil); C2H5 - (etil); C3H7- (propil);


CH3 -CH2- CH2 - (n–propil); CH3-CH - CH3 (izopropil);
‫׀‬
Cikloalkanet janë hidrokarbure të ngopura ciklike me formulë Cn H 2 n
CH2
CH2 H2 C CH2 H2 C CH2

H2 C CH2 H2 C CH2 H2 C CH2


ciklopropeni ciklobutani ciklopentani

3
RREGULLAT E EMËRTIMIT

Për emërtimin e alkaneve përdoren këto rregulla:


• Gjendet vargu karbonik më i gjatë i cili quhet varg kryesor.
• Numërimi i vargut fillon nga skaji që ka më afër radikalin.
• Në qoftë se në varg do të kemi më shumë se nje zëvendësues pozicionet ku
bëhet zëvendësimi të kenë numra sa më të vegjël.
• Kur zëvendësuesit janë të ndryshëm emërtimi bëhet sipas rendit
alfabetik kur zevendësuesit janë të ndryshëm.
CH3 CH CH CH2 CH3
CH3 C2H5
etil-3-metil-2 pentani

Alkanet formojnë seri homologe. Seri homologe quhet seria ku dy


pjesëtarë të njëpasnjëshem ndryshojnë me grupin –CH2. Pjesëtarët e serive
homologe kanë veti fizike dhe kimike të ngjashme.
Mbas propanit lind një fenomen që quhet izomeri. Izomeret kanë
formulë të njejtë por vendosje hapesinore të ndryshme.
CH3 CH2 CH2 CH3 n – butan

a) H H
H H
H3C CH CH3
H C C C C H metil propani
CH3
H H H H
Butani dhe metil propani janë izomere me njeri-tjetrin.
b) H3C CH2 CH2 CH2 CH3 pentan

H H H H
metil -2 butani
H C C C C H
H CH3H H

4
Pentani dhe metil -2 butani janë izomere me njëra-tjetrën.
Izomeret kanë veti fizike dhe kimike të ndryshme. Ato përfaqësojnë
përberje të ndryshme. Në përbërjet organike dallohen 4 lloje karbonesh:
Karbon primar, kur ky karbon është i lidhur me një atom karbon.
Karbon sekondar kur është i lidhur me dy atome karbone. Karbon terciar
kur është i lidhur me tre atome karbone. Karbon katërsor, kur është i lidhur
me kater atome karbone.
C
C C C C C
5 4 3 2 1

C C
Shembull:
1, 5 -parësor; 4-dytësor; 3-tretësor; 2-katërsor

Vetitë fizike:
Pika vlimit, pika shkrirjes, densiteti rriten me rritjen e vargut. Alkanet
me një deri ne 4 atome karboni.
Alkanet me pesë deri në tetë atome karboni
Alkanet me mbi nëntë atome karboni janë të ngurtë.
C1 – C4 gaze
C5 - C8 lengje
C9 - e sipër të ngurtë
Izomeret e degëzuar kanë pika vlimi më të ulta sesa ato me me varg
normal. Kjo shpjegohet me formën e molekulës dhe me forcat e Van Der
Valsit. Pentani ka temperaturë vlimi më të lartë se izomeret e tij.
a) H3C CH2 CH2 CH2 CH3 pentani

b) H3C CH CH2 CH3


metil-2 butani
CH3
CH3

c) H3C C CH3 dimetil-2-2 propani ose tetrametil metani


CH3

5
GATITJA E ALKANEVE DHE VETITË KIMIKE

Alkanet gatiten: 
1. Nga halogjenalkanet me natrium. Metoda e Vurcit
R-X+2Na+-R = R-R+2NaX ku X-(Cl, Br,I)
Shembull: Kur veprojnë 2 halogjenalkale të ndryshëm fitohen 3 alkane të
ndryshëm:
a) CH2-Cl+2Na+Cl-C2H5 = C3H8 + 2NaCl’
b) 2 CH3 - Cl +2Na = C2H6 + 2NaCl
c) 2 CH3 – CH2Cl +2Na = C4H10 + 2NaCl
2. Nga reduktimi i halogjen alkanit. Reduktimi bëhet me zink në ambjent
acid. R-X+Zn /H + → R-H+Zn X 2
3. Nga kripërat e natriumit të acideve karbokslike me pirrolize (pirro-zjarr,
lize –shkeputje)
C 2 H 5 COOH+NaOH= C 2 H6+Na 2 CO 3

Vetitë kimike 
1.Alkanet veprojnë me halogjenet në prani të dritës.Fluori duke qenë
shumë elektronegativ nuk jep derivate te halogjenuara siç japin klori, bromi
dhe jodi, por jep fluorur hidrogjeni dhe karbon në formë bloze.
CH 4 + 2F 2 = C + 4HF
Klori dhe bromi veprojnë shumë mirë me alkanet në prani të dritës dhe
japin reaksione zevëndësimi radikalor.
dritë
CH4 + Cl2 CH3Cl + HCl
Halogjenalkanet shfaqin izomeri pozicioni, sepse përcakohet pozicioni,
ku zëvendësohet halogjeni
2. Alkanet në prani të bollshme oksigjeni digjen deri në gaz karbonik
CO2 dhe uje H2O.
Cn H 2 n + 2 + 3n+1 O2 / 2 = nCO2 + (n+1) H2O ose
CnH2n+2 + 1/5n O2 + 0,5 O2 = nCO2 + n+1H2O
Cikloalkanet kane veti te ngjashme me alkanet.
6
ALKANET (TEST I ZGJIDHUR)

1. Atomet e karbonit tek alkanet jane hibridizuar sipa tipit :


a. sp b. sp2 c. sp3 d. Asnjera

Zgjidhje:
Atomet e karbonit tek alkanet kanë hibridizim sp3

2. Në cilën nga përbërjet e meposhtme hasen tri lloje hibridizimi :


1 2 3 4 5
a. CH 3 − C ≡ CH b. CH3 –CH = C = CH – CH3
c. CH 3 − CH 2 − CH = CH d. CH 3 − CH = CH − CH + CH 3

Zgjidhje:
Në përbërjen b tek atomet e karboni shfaqen tre lloje hibridizimi.
Karboni 1 dhe 5 ka hibridizim sp3. Karboni 2 dhe 4 ka hibridizim sp2.
Karboni 3 ka hibridizim sp.

3. Alkanet janë përbërje organike që përmbajnë:


a. C, H, O b. C, H c. C, H, N d. C, H, O, N

Zgjidhje:
Alkanet janë përbërje organike që përmbajnë C, H

4. Alkane kanë formulë të përgjithshme:


a. C n H 2 n b. C n H 2 n −2 c. CnH2n+2 d. C n H 2 n −4

Zgjidhje:
Alkanet kanë formulë të përgjithshme CnH2n+2.

5. Ciklo alkanet janë përbërje organike të ngopura me formulë të përgjithshme:


a. CnH2n b. C n H 2 n + 2 c. C n H 2 n −2 d. C n H 2 n −4

7
Zgjidhje:
Cikloalkanet janë hidrokarbure organike të ngopura me formule CnH2n.

6. Alkanet japin reaksione:


a. Zëvendësimi nukleofilik; b. Zëvëndësimi elektrofilik;
c. Zëvëndësimi radikalor; d. Adicioni

Zgjidhje:
Alkanet japin reaksione zëvendësimi radikalor.

7. Formula e oksigjenit që nevojitet për djegien e alkaneve është:


a.CnH2n+2 + 1.5n O2 + 0.5n O2 b. C n H 2 n + 2 + 1.5nO2
c. C n H 2 n + 2 + 1.5nO2 − 0.5nO2 ; d. C n H 2 n + 2 − 1.5nO2

Zgjidhje:
Sasia e oksigjenit që shërben për djegien e alkaneve jepet me formulen
CnH2n+2 + 1.5n O2 + 0.5n O2

8. Nga veprimi i kloretanit dhe klor-1-propanit me natrium fitohet


a. etani dhe propani; b. 2 mole etan ;
c. 2 mole propan; d. Butan, pentan dhe hekzan

Zgjidhje:
Nga veprimi i dy kloralkaneve të ndryshëm me natriumin fitohen tre alkane
të ndryshëm. Nga veprimi i klor-1 propanit dhe kloretanit fitohet butan,
pentan dhe hekzan.

9. Gjatë halogjenimit të butanit me klor, formohen:


a. dy përbërje të monoklorureve b. tre përbërje të monoklorureve
c. katër përbërje të monokloruara d. pesë përbërje të monoklorureve

Zgjidhje:
Përbërjet që formohen gjatë halogjenimit të butanit janë:
a. klor-1-butani; b. klor-2-butani;
c. klor-1-metil-2-propani; d. klor-2-metil-2-propani.
Përbërjet që formohen janë katër.

8
10. Gjatë djegies së 3.36 l etan me oksigjen fitohen:
a. 2.24 l CO2 b. 3.36 l CO2 c. 4.48 l CO2 d. 6.72 l CO2

Zgjidhje:
Shkruajmë barazimin kimik të djegjes së etanit
C2H6 + 3.5O2 = 2CO2 + 3H2O
2.24 l C 2 H 6 → 44.8 l CO2
3.36 l C 2 H 6 → x l CO2 x = 6.72 l CO2

11. Formula kimike e hidrokarburit që ka dëndësinë në lidhje me ajrin 2.49


është:
a. C 2 H 6 b. C 3 H 6 c. C 4 H 8 d. C5H12

Zgjidhje:

M = d r ⋅ 28.9 g mol = 2.49 ⋅ 28.9 g mol = 72


C n H 2 n + 2 = 72
14n = 72 − 2
n=5
Perberja është C 5 H 12 .

12. Butani formohet me sintezen e Vurcit nga:


a. Klor-1-butani b. klor-2-butani
c. kloretani d. klor-1-metil-2-propani

Zgjidhje:
C2H5Cl+2Na + ClC2H5 = C4H10 + 2NaCl
Butani formohet nga klor -1 etani

13. Nga nxehja e propanoatit të natriumit me perzierje të NaOH dhe CaO


fitohet:
a. C 3 H 8 b.C2H6 c. C 3 H 6 d. 2H 4

Zgjidhje:
C2H5 – COONa + NaOH = C2H6 + Na2CO3
Nga nxehja e propanoatit të natriumit me NaOH fitohet etan.
9
AISHE HAJREDINI (KARAJ), KRISTAQ LULA

Kimia Organike
Teste të zgjidhura
Të maturës shtetërore

Kimia Organike
Teste të zgjidhura
ISBN: 978-99956-18-91-9
Të maturës shtetërore
Çmimi 500 lekë

You might also like