You are on page 1of 3

Kafka, Ironia dhe Diktatura

LETËRSIA DHE ARTET 03/05/2017

Recension mbi veprën “Metamorfoza” te Franz Kafka


Shkruan: Agon Sinanaj
Letërsia e Franz Kafkës i përket asaj rryme letrare ku fuzionohen elemente të reales
dhe imagjinares. Mes asaj që është reale dhe imagjinare qëndron ironia dhe metafora.
Andaj, më shumë sesa vetë ngjarjen, në letërsinë e Kafkës, duhet deshifruar mesazhin
që jep vet ngjarja. Dhe ky mesazh nuk jepet asnjëherë i gatshëm, por përmes situatave
dhe konteksteve alegorike.

Si rrjedhim, pothuaj të gjitha veprat e Kafkës janë alegorike, me plotë ambiguitete,


ironizim të situatave e konteksteve dhe përçim të mesazhit përmes metaforave.

Vepra letrare më ironike e Franz Kafkës mbetet “Metamorfoza”. Një lexim i


pavëmendshëm i saj mund të na bëj shumë lehtë ta humbasim mesazhin që jep kjo
vepër. Dhe me plot të drejtë, kur dihet se personazhi kryesor është një qenie njerëzore
e shndërruar në insekt.

Gregor Zamza zgjohet një mëngjes të bukur dhe kupton se më nuk është qenie
njerëzore normale. Ai është shndërruar në insekt. Për ta bërë situatën edhe më të
turbullt, Kafka përgjatë gjithë veprës, asnjëherë nuk jep arsyet e metamorfozës që
pëson personazhi i tij. Lexuesit që nga fillimi i veprës i duhet të bashkndjejë me një
insekt.

Por çka fshihet pas gjithë këtij shndërrimi që pëson Gregor Zamza?

Natyrisht përgjigjen duhet kërkuar në vet kontekstin kohor, mes viteve 1884 dhe 1924,
kohë kjo kur jetoi dhe veproi Franz Kafka. Për 40 vite sa jetoi, Kafka pa shkencën tek
lulëzonte, shtetet tek industrializoheshin dhe, ajo më e rëndësishmja që e ndikoi veprën
e tij, ai pa tek nxjerrin krye filizat e para të diktaturave të shekullit XX.

Në gjithë këtë mishmash ekzistenca individuale gjithnjë e më shumë po e humbiste


karakterin e saj dhe po shkrihej në turma që stivoheshin nëpër fabrika. Kafka pa tek
lulëzonte një sistem burokratik që e kishte shndërruar njeriun në qenie-automat.

Prandaj shndërrimi i Gregor Zamzes në insekt është në të njëjtën kohë ironia dhe
revolta e Kafkës ndaj këtij përçudnimi të njeriut në shekullin e diktaturave dhe
burokracisë. Por edhe për të na kujtuar se njeriu përballë gjithë këtij mekanizmi
burokratik nuk mund të jetë asgjë tjetër pos një insekt. Siç thonë Felix Guattari dhe
Gilles Deleuze në studimin e tyre të famshëm “Kafka: Për një letërsi më të re”:

“Grigor Zamza, te METAMORFOZA, kthehet në brumbull, jo vetëm për të ikur prej të atit,
por për t’i ikur administruesit, tregtisë, për të shpëtuar prej burokratëve”.
“Metamorfoza” e Franz Kafkës është revolta e njeriut të zvetënuar nga një sistem
diktatorial dhe burokratik i cili nuk pyet fare për individin. Diktaturat gjithmonë janë
mbrujtur nga masat dhe vlera e individit të veçuar në to ka qenë e barasvlershme me
një insekt. Në sisteme si këto ekzistenca individuale nuk ka kurrfarë rëndësie.

Ngjashëm ngjet edhe me Gregor Zamzen tek “Metamorfoza”. Ai e humbet punën,


familja e përbuzë dhe pothuaj nuk ka asnjë marrëdhënie me ndonjë qenie njerëzore.
Sepse ai që njëherë ka vendosur të dal nga mekanizmi, natyrshëm do ta fitoj
përçmimin e të tjerëve. E rëndësishme këtu është sidomos marrëdhënia e Gregorit me
familjen. Me t’u shndërruar në insekt, Gregori përçmohet në mënyrën më të ligë jo
vetëm nga shoqëria, por tashmë edhe nga familja e tij. Të gjithë familjaret, që nga i ati,
e ëma dhe motra, ia dëshirojnë sa më parë vdekjen. Por para se të shndërrohej në
insekt, pra derisa punonte dhe sillte para në shtëpi, ai ishte në familje njeriu më i
dashur.

Familja më shumë ishte e interesuar për nderin e fisit sesa për Gregorin që po
përpëlitej mes jetës dhe vdekjes. Ja sesi e paraqet ketë vet Gregori në një moment
reflektimi:

Pengesa kryesore, ishte dëshpërimi i tyre i plotë, mendimi se u kishte rënë mbi kokë një
fatkeqësi e paparë ndonjëherë në historinë e fisit e të të njohurve të tyre.
Në një sistem ku paraja i determinon marrëdheniet mes njerëzve, madje edhe ato në
familje, atëherë edhe vlera e njeriut matet me valutën. Gregor Zamza sa ishte në punë
kishte respektin e gjithë shoqërisë. Sapo u shndërrua në insekt dhe e humbi punën nuk
e donin as familja e tij. Kafka përpiqet ta theksojë faktin sesi në shoqëritë autoritare
marrëdhëniet mes njerëzve përcaktohen nga pozitat shoqërore. I ati i Gregorit e donte
të birin për aq sa ai sillte para në shtëpi.

Prandaj po të shprehemi me gjuhën e filozofit kilian Martin Hopenhayn, ironia e


Kafkës tek “Metamorfoza” qëndron pikërisht tek metamorfoza. Metamorfoza është vet
ironia ndërsa mesazhi që jep vepra është alienimi dhe zvetënimi i njeriut bashkëkohor.

Brumbulli Samsa nuk është plotësisht brumbull. Ai vazhdon të mendojë. Vetëdija e përdor
trupin si mbulesë njëherazi që e burgos. Nëse aty ka ironi, kjo ndodh ngaqë vetë ironia duhet
të na nxjerrë nga konteksti dhe të hapë një hendek midis botës dhe unit. Zbrazëtia kthehet në
urë lidhëse midis botës dhe unit. Dmth, ironia është vetë metamorfoza.
Në eseun “Kafka nuk shkon në plazh”, shkrimtari latino-amerikan, Carlos Fuente,
mendon se rëndësia e Kafkës në letërsi ishte protretizimi që ju bëri gati në mënyrë
profetike tmerreve të pushtetit në shekullin XX. Ky lloj pushteti, sipas Fuentes, u duk
qartë, tepër qartë, në Aushvicin e Hitlerit dhe në Gulagun e Stalinit.

Gregor Zamza është personifikimi i këtij parmi universal. Ai është ekstremi i këtij shndërrim, ku
rutina e punës, autoriteti familjar, morali shoqëror, bota ku është, shpreh kufijtë e ndrydhjes së
substancës së lirë njerëzore. Përherë e më tepër ajo shtypet, gjithmonë e më shumë izolohet, më
thellë deri në harrim. Fatkeqësisht këtu kemi humbur veten! Unë është bota, jo unë.
Bota (uni-kolektiv) mund të na ndryshojë aq shumë, sa të na bëjë krejt tjetër, aq sa vetë bota nuk
mund të na njohë. Metamorfoza e njeriut vjen kështu si një proces të bëri në vazhdimësi, në një
mjedis që kompikohet, sofistikohet, ‘mbushet’ me akte bosh dhe fataliteti është degradimi i
njeriut. Paradoksale se si në totalitet (aty ku ka…), qenia gjen boshatisjen e prezencës së vetes?!

I konvertuar, çuditërisht (po jo aq), në një kandër, Gregor Zamza është i burgosuri i gjendjes së
vetë. I aftë për të reflektuar, por kishte harruar. Kishte harruar të bashkëbisendonte me veten. I
aftë të reflektonte, por i paaftë (i pa shpres) për të jetuar ‘njeriun’. Dekdenca e tij është ‘stacioni i
fundit’, ku pendimi nuk është një rrugë kthimi. Duket sikur njeriu është i determinuar të
përfundojë në këtë gjendje. I ndodhur, aty në botë, është i pafuqishëm për t’iu kundërvënë asaj
dhe vazhdimisht thyen veten, e injoron, madje edhe fyen, duke pranuar dëshpërimisht atë që
imponohet pa u ndalur. Pranimi i fatit të Sizifit është fallsitet i ekzitencës.

Humbja e origjinalitetit është humbje e identitetit thellësisht intim. Identifikimi si ata është
ngurtësim i potencës (dinamikës) human. Ndaj, Gregor Zamza i shpëfytyruar në panjohësi shpreh
vështirësitë e lëvizjeve mekaniciste dhe të ngurta të një kandre që gjithmonë i shkakton dhimbje.

Mëngjesi i Gregor Zamzës është një zgjim ndaj gjendjes mjerane. Zgjimi, çasti i një pezamtimi të
thellë ekzistencial është kthimi i vëmendjes tek vetja. Çasti (në simbolikë) është një apel për një
zgjim më të hershëm, më të shpesht dhe jo të pritet për një shndërrim, ku degradimi është i
pariparushëm

Hipokrizia gjatë gjithë kohës, ky gjumë i thellë e i gjatë, në zgjim kthehet në auto-neveri. Naiviteti
i të zakonshmes na bëri të rëndomtë. Kur e rëndomta bëhet kriter i jetës, atëherë i gjithë dinjiteti
kthehet në një prezencë të pavlerë. Esencialisht njeriu ka vdekur. Ai është një në një shumësi.
Përbërës identik monadash që krijojnë totalitetin, por jo njeriun. Njeriu nuk është një shumësi
subkulturash (njeriu social në gjithë dimensionin e tij, njeriu ekonomik, profesional, kulturor,
moral etj), përtej, ai ka një përmbajtje thellësisht intuitive.

Konsumimi (tretja) e substancës njerëzore në hapësirë të homogjenizuar është krijimi i një Tjetri.
Tjetri është uniformitet, standard… tjetri është shfaqje e ftohtë dhe teknike. Tek e fundit ky tjetër
është jo – njeri. Socialis hominis është i barasvfeshëm me non hominem spernit. ‘Metamorfoza’
është një çast i thellë përjetimi dhe reflektimi midis njeriut (Gregor Zamzës) dhe gjendjes së tij
(kandrës). Pra, përpjekja e një kandre (jo – njeriut) për të gjetur njeriun (Gregor Zamzën).

Jonjeriu, në një dhomë të zbrazët, i braktisur nga të tjerët, pavlerësia e botës, boshësia, një heshtje
mbytëse, një ‘vend’ i hiçit. Tek kjo pakohësi ndodh përjetmi i vetes. Aty shembet bota para
ndërgjegjes njerëzore. Ky është një çast, sepse në kohë thërmohet universi brenda vetes dhe njeriu
është krejt i pafuqishëm. Ai është thjesht një soditës i dëshpëruar i vetes. Mjerisht i pashpresë por
minimalisht njohjes i forcës njeri ‘brenda zhguallit të një kandre’.

Metamorfoza është kuptimi psiko – filozofik i substancës ‘njeri’. Absurditeti, mjerimi dhe
pesimizmi është një çast i kulluar (ideal) i përjetimit të qenies. Vetëm një çast (pakohësi apo
përjetësi), tek e fundit sërish i kthehemi procesit të metamorfozës. Procesit të harrimit të
origjinalitetit dhe krijimi i asaj që ai bënë. Përpjekja, lufta, e gjithë potenca e ekzistenca,
habitshëm shkon në krijimin e jo – njeriut.

You might also like