You are on page 1of 3

SKEDA E LIBRIT

FAUSTI
Autori: Johan Volfgang fon Gëte

Lloji: Dramë (Tragjedi)

Drejtimi letrar: Romantizmi

Struktura: 25 skena, 5 akte

Tema: Marrëveshja që Fausti bën me djallin, duke i dorëzuar atij shppirtin e tij, në këmbim të aftësisë për
të kuptuar cdo aspekt të natyrës dhe dijes njerëzore dhe për të gjetur lumturinë.

Etapat/sprova simbolike:

1. Etapa shoqërore – duke bashkëpunuar me institucionet e drejtësisë, ai formohet si njeri


shoqëror
2. Etapa shkencore – ku Fausti e kupton se natyra është e pasosur, kurse shkenca e njeriut është e
kufizuar
3. Etapa estetike – ku ai rizbulon vlerat e poezise, artit, mitit, kulturës
4. Etapa morale – ku ai kupton se në botë vlerat më të larta dhe më të arrira janë punët në dobi të
jetës

Rrëfimi: Veta III (Retrospektiv)

Motivet:

1. Humane
2. Filozofike
3. Dëshpërimi
4. Dashurie
5. Fetare

Vrasja e fëmijës me
Kompozicioni: Margaritën

1. Gota e helmit
2. Gota që të rinon
3. Shpirti që merret nga kori (Margarita)
4. 3 pikat e takimit me vdekjen :

Vdekja e Faustit
Vdekja e të ëmës &
Euforionit
Tiparet :

 Kulti i ndjenjës, natyrës, dashurisë.


 Mbështetja në folklor.
 Figura e kontrastit.
 Evokimi i së kaluarës historike

Personazhet

1. Fausti – Vetësakrifikues i dashurisë së njeriut.


- I zhgënjyer, i brengosur, humanist, i pakënaqur, intelektual, mendimtar, bashkëkohor,
racional.
- Sa më shumë dashuron aq më shumë zhgënjehet ( tipar i romantizmit)
- Dallohen dy prirje shpirtërore : njëra e tërheq poshtë nga gjërat e kësaj vote, tjetra e
ngre pa u ndalur lart drejt absolutes dhe pafundësisë.
- Lakmon të pasosurën, të pafundmen, të pamundurën.
- Edhe kur thyhet, ai vazhdon, duke u kthyer në simbol të shpirtit titanik dhe të forcës
jetësore.

2. Mëfistofeli - dyzim i vetë njeriut, pjesa djallëzore e tij


- Ai është zëri i pavetëdijes dhe pasqyera e keqe e Faustit.
- Ka mëndje të mprehtë
- Poeti e ngre Mefistotelin në lartësinë e një simboli metafizik: ai është fara e mohimit,
pa të cilin nuk mund të ketë zhvillim të njëmendët

3. Margarita - qënie e thjeshtë dhe pa stërhollime


- Ajo beson tek nderi dhe dashuria
- Vlersohet si imazhi më poetik
- Natyrshmëria e saj, përkushtimi, besimi i dlirë në dashuri, droja dhe rezervimi që
vijnë si pasojë e thjeshtësisë së karakterit e moralit të pastër vajzëror dhe e edukatës
fetare, i japin Margaritës dritëhijen e vashës së ëndrrave.

Vecori të stilit : Është i larmishëm : filozofik dhe madhështor në monologë, i gjallë në kuvendime, muzikë
e vërtetë në këngët korale. Monologët e Faustit janë modele analizash psikologjike dhe filozofike.

Vecori të veprës: Gëteja shkriu në veprën e tij tërë llojet letrare të njohura. Ndaj aty gjejmë vecori nga :
 Tragjedia antike – poemë e fatit njerëzor, ku kori sodit heronjtë nga jashtë dhe shpreh mendimin
e tij në strofa dhe në antistrofa.
 Poema epike - moria e personazheve dhe vendeve të shumta.
 Drama mister – vendosja e Faustit në mjedisin e legjendës së tij në mesjetë.
 Drama qytetare, sentimentale apo romantike – linja me Margaritën që zgjerohet në përmasat e
një vepre dramatike më vete.
 Romani – në pjesën e dytë ka plot pasazhe në prozë, të cilat Gëteja nuk i thotë dot me poezi
 Poezia lirike – thelbi i shpirtit lirik të heroit
 Traktati filozofik – përcjellja e mendimit përmes sintezave të një gjykimi racional

Duke shkrirë në një stilt ë vetëm të gjitha këto forma, “Fausti” flet me të gjitha gjuhët e artit dhe
ngacmon të gjitha shqisat e njohjes.

Mesazhet : Vepra përcjell mesazhe humaniste dhe universale.

 Besimin në vlerat humane të njeriut. Ajo përcjell mesazhin e paqes dhe drejtësisë.
 Dashuria është ndërtuese vetëm kur tërhiqet nga arsyeja.
 Fausti e gjen kuptimin dhe shijen e jetës te puna dhe veprimtaria me vlerë shoqërore.
 E meriton jetën dhe lirinë, vetëm ai që e fiton me përpjekje dhe luftë.
 Arsyeja dhe dashuria njerëzore mundin cdo të keqe.

You might also like