You are on page 1of 6

Gjimnazi:’’Hasan Nahi’’

Lenda:Gjuhe Shqipe

Tema:“FAUSTI”- GËTE

Nxenesi:Hadis Sylka Mentori:Qendrim Morina

Banulle 2022
Permbajtja

1.Hyjra

2.Zhvillimi

3.Perfundimi

4.Literatura
1.Hyrje

 Rreth autorit
Johann Wolfgang von Gëte (28 gusht 1749 - 22 mars 1832) ishte një shkrimtar,
poet, romancier dhe dramaturg gjerman. Ai gjithashtu punoi si aktor,
administrator, shkencëtar, gjeolog, botanist dhe filozof. Ai ndikoi shumë
shkrimtarë dhe mendimtarë të shekullit të 19-të. Kontributet e tij në shkencë
përfshijnë punën e tij në botanikë dhe Teorinë e Ngjyrave. Shpesh citohen
vargje të famshme nga librat e tij dhe disa nga frazat e tij janë bërë pjesë e
gjuhës gjermane. Poezitë e tij u muzikuan nga kompozitorë si Schubert,
Schumann, Brahms, Wolf dhe Strauss. Shumica e punës së tij shkencore tani
duket e modës së vjetër.

 Personazhet e veprës
1. Fausti- shpirti i ri, bashkëkohor I plakur në trup por I ri në
shpirt nuk pranon të heqë dorë prej jetës,pasi ka plot dëshira për
të përmbushur.Ai tundohet nga e panjohura dhe nga mundësitë e
pakufizuara të që happen para tij.
2. Mefistofeli- djalli vetë, por me mendje intelegjente.Ai bën çka I
shkon mendja Faustit,I plotëson dëshirat e mira dhe e të këqija
dhe lehtëson bashkpunimin e tij me forcat e epërme.
3. Margarita- Simbol i dashurisë, pastërtisë.Paraqet një qenie e
thjeshtë dhe pa stërhollime.Ajo beson te morali,te nderi dhe te
dashuria.
2.Zhvillimi
Fausti ishte protagonist i një legjende mjaft të njohur me një themel të
fortë historik. Fausti në jetën reale jetoi midis fundit të shekullit të 15-
të dhe fillimit të shekullit të 16-të.

1. “Fausti” pjesa e I

Hulumton dhe vazhdon me të gjitha shkencat, duke përfshirë ligjin, filozofinë


dhe mjekësinë. Ai humbet në kërkime dhe zhytet në pikëllim dhe mungesë
shprese. Ai synon të marrë jetën e tij duke gëlltitur helm. Mefistofeli shfaqet
atje dhe kërkon shpirtin e tij në këmbim të fuqisë dhe lumturisë. Ai pranon
pazarin me Satanin. Faustit humbet gjithashtu dashurinë e tij për Margaritën, e
cila e mbyti fëmijën që do t'i lindte.

2.“Fausti”: pjesa II
Faustin e gjejmë në oborrin perandorak. I porositur nga perandori,ai zbret në
mbretërin e përjetshme të amave të jetës, prej nga sjell përpara oborratëve
Helenën e trojës.Ai dashurohet pas gruas më të bukur të botës mundohet ta kap
por ajo është fantazmë,por për Faustin nuk është asgjë e pamundur.Ai e ringjall
Helenën dhe me të e bën një fëmijë që quhet Euforion.Eufrorioni dëshiron të
fluturoj drejt diellit dhe me vete e merr edhe të ëmën,pastaj dielli I shkrinë të
dytë.Pas kësaj aventure të shkurtër Fausti kupton që se rruga që e qon njeriun
drejtë lumturisë, nuk është magjia por veprimi konkret në dobi të jetës.Në fund
marrveshja me mefistofelin mbaron dhe Fausti u kthye në pleqëri dhe vdes si
njeri normal.Mefistofeli sidoqoft nuk e fitua bastin sepse engjujt zbritën dhe ja
morrën shpirtin e Faustit në mbretëri, dhe pastaj e ngritën shpirtin e Fausit ku ai
u bashkua me Margaritën
3.Perfundimi

 Elementet e Faustit

1. poemë epike- sepse kori i sodit heronjtë nga jashtë;


2. dramë mister- sepse mjedisi është pranë legjendës;
3. dramë qytetare- sepse linja romantike e dashurisë ndërmjet Faustit
dhe Margaritës e bën të tillë.
4. roman- sepse vepra mbart gjykime racionale estetike.
5. poezi- sepse aty shfaqet hapur thelbi i shpirtit lirik të Gëtes.

 Arti i Gëtes
“Fausti” i Gëtes ka qenë suksesi më i madh artistik i mendimit përparimtar gjerman të fundit
të shekullit XVIII e të fillimit të shekullit XIX. Në të është mishëruar qartë besimi te njeriu,
në fuqinë e madhështinë e arsyes, në domosdoshmërinë historike të fitores së të mirës mbi të
keqen, në zhvillimin e përparimin e njeriut, të botës dhe të shoqërisë.
Gëteja e quan veprën tragjedi; por, njëkohësisht, ajo është poemë filozofike e simbolike,
është poemë epike dhe dramë misteri, është e ngjashme me tragjeditë antike dhe me dramën
qytetare dhe romanin. Por, mbi të gjitha, është poezi lirike.
4.Literatura

1. Johan Volfgang Gëte - Wikipedia


2. Libri I letërsisë 11
3. (3) Libraria Ime - Postime | Facebook
4. Fausti - Wikipedia

You might also like