You are on page 1of 3

Hutbeja për diten e flamurit shqiptar 

Falënderimet dhe lëvdatat më të mëdha janë për Allahun e Madhëruar, Zotin dhe Krijuesin e të
gjitha botëve. Selami dhe përshëndetjet tona qofshin edhe për të Dërguarin e Allahut,
Muhammedin Alejhisselam, mbi familjen e tij të madhe, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që
jetuan me të vërtetën në zemër.

I Madhi Allah në Kur’anin Fisnik ka urdhëruar: ‫“ َواعْ َتصِ مُوا ِب َحب ِْل هَّللا ِ َجمِي ًعا َواَل َت َفرَّ قُوا‬Të gjithë mbahuni
fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani…”! (Kuran, 3/103)

Siç e dimë akti i pavarësisë së Shqipërisë finalizohet me ngritjen e flamurit në Vlorë më 28


nëntor 1912. Sigurisht që deri në finalizimin e kësaj ngjarje madhështore kanë kontribuar shumë
personalitete. Në mesin e tyre kontribut të veçantë kanë dhënë edhe një grup i madh i ulemave
gjegjësisht hoxhallarëve të asaj kohe.

*** “Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!”
(Naim Frashëri)

Me këto vargje të Naim Frashërit, duke dashur që, në këtë ditë nëntori, me rastin e ditës së
alfabetit shqip, nga kur u themelua në Manastir, të tregoj se edhe neve Zoti na fali një gjuhë dhe
atdhe të bukur.

Të dashur vëllezër, është urtësia e Allahut që ky nëntor i këtij viti është muaji që arriti, t’i
bashkojë fenë dhe kombin, sikur në një kuti. Shihni se sa bukur na kanë mësuar të parët tanë kur
kanë thënë: “Atdheu është kutia, feja është xhevahiri / Rron në kutit brënda e ruhet floriri. /
Për të mbrojtur nderin na duhet kutija / Po s’pate kutinë shkon feja, inxhija.” (Hfz. Ali
Korça).

I nderuari xhemat, të jesh atdhetar për të mirën e kombit tënd nuk është diç e urryer në Islam.
Vetë pejgamberi ynë i dashur, Muhammedi a.s., kur u largua nga Mekeja, i tha këto fjalë të
famshme: “Sa vend i bukur që je, sa e dashur je tek unë, sikur populli yt të mos më nxirrnin
me dhunë, kurrë nuk do të banoja në ndonjë vend tjetër!”.

Edhe pse ai u largua nga vendlindja, ai mëngjes e mbrëmje i kthente sytë nga Mekeja e bekuar.
Ai e donte atë. E donte, madje edhe shumë. Po vallë, ne si shqiptarë muslimanë, nga i kemi
kthyer sytë? Sa ne jemi të frymëzuar nga ideali fetar për ta ruajtur nderin, familjen dhe vendin ku
jetojmë? Sa ne i kemi kthyer sytë nga e kaluara jonë e ndritshme? Ku e kemi Shqipërinë e gjakut
dhe të sakrificës shekullore?
Njeriu, në vendin ku jeton , duhet të jetoj me dashuri për atë vend, me angazhim për atë vend, me
ndërtimin e atij vendi ashtu sikur na ka urdhëruar Allahu që ta ndërtojmë: “Ai ju krijoi nga toka dhe ju
vuri të jetoni në të; andaj, kërkoni falje nga Ai dhe kthehuni me pendim tek Ai! Pa dyshim, Zoti im është
afër dhe u përgjigjet (lutjeve)” (Hud 61).

Nëse do t’i shikonim me vëmendje 100 vitet e fundit të shqiptarëve, do të shohim se e tërë
sakrifica e patriotëve dhe intelektualëve ishte bashkimi ynë kombëtar dhe ruajtja e fesë.

Në vazhdim do të prezantojmë mendimet e disa ulemave të asaj periudhe, idetë e të cilëve në


mënyrë të drejtë për drejtë kanë kontribuar në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe bërjen
shtetit shqiptar.

Hoxhë Vehbi Dibra, Më 28 nëntor në kuvendin ku diskutohej ngritja e flamurit në fjalimi e tij
mes të tjerash thotë: “Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se, na shef të bashkuar e
të lidhur për një qëllim të naltë. Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë
dhe paqes së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mundë të përparoj shoqëria”. Ai theksonte
se: Injorancën s’mund ta justifikojmë me pleqërinë tonë, sepse jemi urdhnue për të studiu deri
kur të vdesim, jemi urdhnue me udhëtue deri në vendet më të largëta për të studiue. Në komentin
që i bënte Hoxhë Vehbiu disa ajeteve Kuranore thoshte: “Me zgjedhë të aftin e të meritueshmin
dhe me e vu në krye të detyrës, e pastaj ky me veprue e me gjykue me arsye e me drejtësi.”

Kurse hoxhë Rexhep Voka i cili e flijoi veten në mbrojtje të gjuhës dhe kulturës shqipe, me anë
të shkrimeve që u botuan në shtypin e kohës këshillonte masën e gjerë, duke u shprehur në këtë
mënyrë. “O burra, mirë ta dini që feja e dija janë dy fletë për njerëzinë nga Perëndia. Njerëzia e
njerëzve është me fe e me dije, fetari i dijshëm edhe te Zoti është i dashur, edhe në sy të çdo kujt
është i ndershëm. Feja dhe dija të tëra të mirat i sjellin e gjithë të këqijat i përcjellin. Njeriu fe e
dije kur të ketë atëherë ka gjallëri të vërtetë.”

Ndërsa i famshmi Hafëz Ali Korça njëri ndër përpiluesit programit për shpalljen e pavarësisë
së Shqipërisë, pikërisht në pritje të lindjes së shtetit përkujtonte rreziqet që mundë t’i vijnë shtetit
nga lufta për karrige, duke thënë: “Bijtë e mi mos qeshni mos gëzohi për një fron që nuk ka jetë;
Po përpiqi të formoni veç një bashkim të vërtetë”!

Hafëz Aliu i përket atij brezi organizatorësh, që me veprimtarinë e tyre i bënë një shërbim të
denjë çështjes së zgjimit dhe bashkimit kombëtarë, çështjes së tërësisë dhe pavarësisë së atdheut,
çështjes së fesë dhe përparimit të kombit. Ai thoshte: “vullneti i përbashkët i vazhdueshëm,
bashkimi vëllaznorë, ideali i vërtetë kombëtarë, në pak kohë shtetin e bën lulishte diturie e
trëndafilishtë qytetërimi”. Hafëz Aliu ruajtjen e besimit e shihte të mundshme në ndërtimin e
shtetit. Ai thoshte: “Sa po mbajtëm mëmëdhenë kemi mbajtur besën e fenë.

Çdo njeri që s’don atdhenë, ka shkelur nderin e fenë, S’ka njohur as Perendinë, bota kafsh le ta
dinë”!

Ai flet hapur, e me këmbëngulje kritikon të gjithë ata që sulmojnë besimtarët, duke i cilësuar si
fanatik dhe jo kombëtarë.

Këtyre tipave u thoshte: “Nuk di me çmendje venë, kush s’ka fe a do atdhenë? Duhet të
mentonen pakë, fe e atdhe janë binjakë”… “Ç’derd ka për atdhenë kush ka flakur fenë. Për ditë
vagaboni e nderon kiblenë”.

Andaj, në këto ditë feste dhe përkujtimi për ne, dëshiroj t’ju porosis që të jemi shumë vigjilentë
dhe të vendosim njëherë e përgjithmonë, do ta përkrahim unitetin, bashkimin dhe dashurinë
midis nesh.

Allahu i Madhëruar thotë:


َ‫الض ُّ‌ر فَِإلَ ْي ِه ت َْجَأ ُر‌ون‬ َّ ‫َو َما بِ ُكم ِّمن نِّ ْع َم ٍة فَ ِمنَ اللَّـ ِه ۖ ثُ َّم ِإ َذا َم‬
ُّ ‫س ُك ُم‬
“Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju
vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje). (En-Nahl, 53)

Po ashtu është obligim fetarë që të lutemi për vendin ton, për të mirat,
bereqetin dhe sigurinë e tij. Allahu na mëson në Kuran për lutjet e Ibrahimit
alejhi selam që bëri për Meken: “Kur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bëje këtë vend
qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij (Bekare 126).

Ne, me këtë rast e ngremë zërin tonë duke e lutur Allahun të na falë dashuri, unitet, mirëqenie
dhe stabilitet.

O Zoti ynë, dhurona forcën e faljes së njëri tjetrit dhe na jep mundësinë që të punojmë për të
mirën e vatanit tonë dhe të fesë sonë. Urime pavarësia, urime abëcëja jonë e bukur.

Allahu përmirësoftë udhëheqësit tanë dhe vetëdijesoftë popullin tonë!

O Allah! Mos na cakto sundues ata që nuk ta kanë frikën Ty dhe që nuk na mëshirojnë ne!

Falna, mëshirona dhe nga të këqijat na mbro përherë!

URIME 28 NËNTORI – DITA E FLAMURIT KOMBËTAR


Zoti e bekoft kombin tonë. Amin!

You might also like