You are on page 1of 4

TEMA : ANALIZE E NJE

VEPRE LETRARE
KLASA: XI
LENDA: GJUHA SHQIPE
PUNOI: DHURATA GJOZI
PRANOI: RUDINA KAJO
Fausti, Gëte – Analiza e plotë e veprës
Fausti Gete.
Fausti është një dramë e shkruar nga Johann Wolfgang von Goethe, një autor dhe figurë e njohur për
Gjermaninë e viteve 1800. Gëte ishte shkrimtar i një zhanri të gjerë. Vepra e tij është e pasur me romane, drama,
poezi, novela, etj.

 Periudhat e krijimtarisë së Gëtes


Periudha I (1768-1788) “Stuhi dhe vrull”
– drama heroike “Gëci i Berlihingenit”, Gëci – gjeniu i forcës
– romani sentimental “Vuajtjet e djaloshit Verter”, Verteri – gjeniu i ndjeshmërisë.

Periudha II (1788-1808) Klasicizmi Vajmaras – periudha më e ndritshme – dramat : “Egmonti”, “Torkuato


Taso”, “Efigjenia në Tauridë” – pjesa e parë “e Faustit” – libri i parë i romanit “Vilhelm Majster” – në oborrin e
Vajmarit Gëtja u mor me: punë shteti, krijimtari, studime shkencore.

Periudha III (1808-1832) Olimpiku i Vajmarit


– përkon me moshën e pleqërisë karakterizuar nga qetësia
– botimi i pjesës së dytë të “Faustit”
– libri i dytë i romanit “Vilhelm Majster”
– vëllimi “Divani perëndimor-lindor”
– krijoi dhe drejtoi revistën “Art dhe antikitet”

FAUSTI
  Lloji:
Është pjesë e Gjinisë Dramatike, e do të specifikohet si një Tragjedi. Gëtja e quante Faustin tragjedi, por me
synimin për të krijuar një vepër të plotë, ai shkriu aty të gjitha llojet letrare të njohura, duke realizuar kështu
sintezën e formave artistike të deri atëhershme. Ajo ka ngjyrimet e një poeme filozofike, poeme epike, dramë
misteri, e ngjashme me tragjedinë antike, dramë qytetare dhe romani, si dhe poezi lirike.
Periudha Letrare:
Kjo vepër është shkruar në periudhën e Romantizmit.
Veçori të stilit:
Humanizmi, kontrastet, heroi romantik, përshkrimet e hollësishme, e jashtëzakonshmja, kulti
i femrës, kulti i ndjenjës, folklori, madhështia e monologëve të cilat janë modele analizash
psikologjike dhe filozofike.
Struktura:
Vepra është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë është e ndërtuar sipas kronikave historike
shekspiriane në 25 skena dhe trajton jetën personale të heroit. Pjesa e dytë është e ndarë në 5
akte dhe trajton aktivitetin e tij shoqëror.

Tema:
Flet për marrëveshjen që Fausti bën me Djallin, duke i dorëzuar atij shpirtin e tij, në këmbim
të dijes, aftësisë për të kuptuar çdo aspekt të natyrës, të dijes njerëzore dhe për të gjetur
lumturinë (jo shpirtërore).

Mesazhet:
Fausti, duke mposhtur egoizmin, kupton se lumturia nuk mund të jetë kurrë e plotë, nëse nuk
ndahet me sa më shumë njerëz. Arsyeja dhe dashuria njerëzore mundin çdo të keqe. Besimi
në vlerat humane të njeriut. E meriton jetën dhe lirinë, vetëm ai që e fiton me përpjekje dhe
luftë.
Rrëfimi:
Ndodh në dy plane. Në planin e parë paraqiten skena nga jeta e rëndomtë njerëzore kurse në
planin tjetër zhvillohen skenat e një bote fantastike, plot me figura mitike.

Simbolikat:
1) Simbolika e udhëtimit përcillet nga njëra epokë në tjetrën për të mbërritur te Fausti, i cili
do të synojë të zbulojë përmasat e natyrës, botës, kozmosit, qenies, njeriut dhe shoqërisë.
2) Ferri dhe parajsa janë simbole të fatkeqësive dhe të lumturisë së njeriut mbi tokë.
3) Zoti, Mefistofeli, kryeëngjëjt e personazheve të tjerë kanë kuptime simbolike dhe janë
shprehje e forcave të natyrës dhe shoqërisë.

Burimet e veprës:
1)  Legjenda e Faustit – Fausti ishte hero i një legjende shumë të njohur, që ka një bazë
historike reale. Fausti, person real, ka jetuar në fundin e shekullit XV dhe në fillimin e
shekullit XVI. Ai shëtiste qytet më qytet  dhe e quante veten doktor, mburrej se zotëronte dije
të shumta, si dhe artin e magjisë. Në një epokë, kur besimi në magji ishte diçka normale, rreth
magjistarit shëtitës mblidheshin turma të tëra njerëzish.
2)  Realiteti i kohës ku Gëtja jetonte- Në fakt epoka e tij u cilësua si epoka e gjenive, sepse në
shumë fusha të dijes dhe të artit shkëlqyen emra të mëdhenj. 3) Studimet e tij- Gjatë jetës
qëkur shërbeu në oborrin e Vajmarit Gëtja u mor me: punë shteti, krijimtari, studime
shkencore për mineralogjinë, paleontologjinë, botanikën, anatominë e fizikën.

Personazhet
Fausti:
 përmbledh historinë e njerëzimit në kërkim të diturisë
 personation shpirtin e ri, bashkëkohor,
 afirmimin e aspiratave, forcave krijuese të njeriut
 bashkëjetojnë dy prirje shpirtërore në konflikt: njëra e tërheq poshtë drejt botës materiale, tjetra e
tërheq lart drejt absolutes e pafundësisë
 gjithnjë synon dhe arrin, por nuk kënaqet me ato që ka arritur
 është i bindur se vetëm veprimi e dinamizmi e mbajnë gjallë jetën
 njeriu- gjeni që lufton për njerëzimin
 njeriu- vepër që jeton edhe pas vdekjes
Mefistofeli:
 djalli vetë, por me mendje inteligjente
 paraqitet nga Zoti si shpirti i mohimit
 utilitar, skeptik dhe pragmatist
 është zëri i pavetëdijes, pasqyra e keqe e Faustit;
 ai ia plotëson dëshirat e tij (të këqija e të mira) dhe tregohet këshilltar i keq, tinëzar e cinik
 është alteregoja e njeriut, shok rruge i yni, mëdyshja jonë, vetja jonë djallëzore;
Margarita:
 personazhi më poetik i Gëtes, i frymëzuar nga përvoja nostalgjike e dashurisë rinore e të dëlirë, por të
humbur
 karakterizohet nga natyrshmëria, përkushtimi, besimi në dashuri, droja dhe rezervimi, thjeshtësia e
karakterit, morali i pastër, edukata fetare e shndërrojnë atë në vajzën e ëndrrave
 është mishërim i dashurisë së dëlirë, vetëmohuese që u zbulohet njerëzve në formën më të përsosur, në
dashurinë e gruas, simbol i zbutjes dhe i shpëtimit të shpirtrave;

You might also like