You are on page 1of 3

Dante Alighieri “Komedia hyjnore”

Figura lidhëse mes Mesjetës dhe Rilindjes Evropiane

"Ferri"-poeme didaktike-alegorike(per mesazhet qe mbart)

Lloji letrar:Poeme epiko-lirike

Dante Aligheri(1265-1321)

DANTE NDËRTHUR NË VEPRËN E TIJ:


•ARTIN DHE KULTURËN ANTIKE (VIRGJILI DHE PERSONAZHET MITOLOGJIKË)
•LETËRSINË MESJETARE KALORSIAKE (BEATRIÇJA)
•POETËT TRUBADURË (DIALEKTI TOSKAN I VEPRËS)
•HISTORITË DHE PERSONAZHET BIBLIKE (BESIMI I KRISHTERË I TIJ)
•EPOKA HISTORIKE ËSHTË MESJETA.
•BOTËKUPTIMI I TIJ ËSHTË HUMANIZMI.
EPOKA E MESJETES
•Tema fetare dhe latinishtja si gjuhë zyrtare e epokës.
• (eposet dhe poemat kalorsiake me aventura.)
•Perceptimi mesjetar se njeriu është një qenie mëkatare, e cila duhet të shpëtojë shpirtin nëpërmjet lutjesh dhe besimit
në Trinitetin e Shenjtë.
•Titulli i veprës “Komedia” ka të bëjë me fundin e lumtur sipas konceptit të Aristotelit për komedinë dhe epiteti
“Hyjnore” me idenë se flet për Zotin dhe se është e mrekullueshme në tërësi.
“Komedia hyjnore”
SIMBOLIKA E NUMRIT TRE
-Trinitria e shenjte kristiane-ati,biri,i shenjte
-Terzina (strofa trevargëshe danteske) dhe rima zinxhir ABA, BCB, CDC, etj.
-Poema flet për tri botë: Ferri, Purgatori, Parajsa.
-Tri fjalët kryesore për secilën prej tyre janë: Drejtësia, Mëshira dhe Dashuria.
-Personazhet në vepër janë: realë (bashkëkohës të Dantes), mitologjikë, historikë e biblikë.
POEMË ALEGORIKE – DIDAKTIKE
-Poema ka tri personazhe kryesore: Dante, Virgjili, Beatriçe.
-1 këngë hyrëse
-“Ferri” (33 këngë) “Purgatori” (33 këngë) “Parajsa” (33 këngë)
-Vepra ka gjithsej 100 këngë.
-Fjala YJET mbyll këngën e fundit të secilës pjesë.
Simbolika ne veper
Tri bishat: (tri mëkatet njerëzore)
Luani (krenaria, egoizmi)
Pantera (epshi)
Ulkonja (lakmia)
Tri personazhet:
Virgjili (përvoja, urtësia njerëzore, Arti Antik)

Dante Aligheri"Komedia Hyjnore"


Letersi
Beatriçja (bukuria, përsosmëria morale, Arti mesjetar i krishterë)
Dante (njeriu, poeti humanist i Rilindjes Evropiane që ka nevojë për dy simbolet e paraqitura më lart…)
Dante dhe botekuptimi humanist i Rilindjes Europiane
-Humanizmi (adhurimi për njeriun – vendosja e njeriut në qendër të gjithçkaje: njeriu brenda vetes, rrotull vetes dhe
përtej vetes. )
-Karakteri humanist i personazheve (Dante shfaq para lexuesit, shpirtra të cilët vuajnë si qenie të vërteta njerëzore, me
gjithë dramën që marrrin përsipër të rrëfejnë).
-Adhurimi për antikitetin greko-romak (figura e Virgjilit dhe gjithë personazhet mitologjikë, të cilët ai i vendos në Ferrr.)
-Analiza psikologjike e personazheve (drama njerëzore e Paolos, Françeskës, Uliksit, Kont Ugolinit, etj.)
-Dantja, besimtar katolik, i ka vendosur shpirtrat e tyre në Ferr, por Dantja, poet humanist, ndien brengën dhe dhimbjen
e krijesave njerëzore, të cilat i takon në honet e greminat infernale.
Udhetimi i Dantes ne pertejbote
-Udhëtimi në përtejbotë zgjat 7 ditë. (aq sa iu desh Zotit për të krijuar botën).
-Udhëtimi kryhet në javën e Pashkës së vitit 1300.
-Ferri ka 9 rrathë, Purgatori ka 7 breza, Parajsa ka 9 qiej.
-Para nisjes së udhëtimit, i gjendur në një pyll të errët Dantes i shfaqen tri bisha (luani, pantera dhe ulkonja) nga të cilat
e shpëton hija e Virgjilit, poetit të antikitetit romak.
-Në Ferr dhe Purgator shoqërohet nga Virgjili.
-NëParajsë shoqërohet nga Beatriçja.
Alegoria ne veper
Alegoria shfaqet në tri rrafshe kuptimore:
- fetare (sipas modelit kristian: një mëkatar shkon në Ferr, një i mëshiruar shkon në Purgator dhe një i besmtar i
virtytshëm shkon në Parajsë).
- politike (një tablo e luftës politike dhe përçarjes, së Firences e Italisë, së kohës së Dantes).
- filozofike (jeta njerëzore duhet t’i ngjajë një rrugëtimi drejt përsosmërisë morale. Njeriu duhet të synojë shmangien
nga e keqja dhe të besojë në vlerat dhe virtytet njerëzore.)
Struktura e Ferrit
-Në Ferr mëkatet vijnë duke u bërë më të rënda, nga njëri rreth në tjetrin. (paganët e virtytshëm, mëkatarët e mishit,
grykësit, lakmitarët, idhnakët, heretikët, dhunuesit, mashtruesit dhe tradhtarët).
-Çdo rreth i Ferrit ruhet nga një përbindësh i mitologjisë.
-Aty është kthyer në mallkim e ndëshkim, çdo dëshirë apo mëkat i njeriut gjatë jetës.
-Në honin e Ferrit gjendet i lidhur, Luçiferri, krijesa që vuan më shumë, por që edhe gjendet më larg se të gjithë, nga
Perëndia.
Teknika te ligjerimit dhe stilit ne veper
-Dante është rrëfimtar i brendshëm në vepër.
-Ai i drejtohet Virgjilit me fjalët “Prijës, Mjeshtër, Poet”.
-Ndërthuren lloje të ndryshme të ligjërimit: rrëfimi, përshkrimi, dialogu, monologu, etj.
-Atmosfera është e errët, e zymtë, e pikëlluar.
-Për këtë arsye shfaqen epitete, metafora, krahasime, antiteza, shkallëzime, pasthirrma, inversione, etj., të cilat e
ndihmojnë poetin të krijojë të plotë ankthin, ndëshkimet e vuajtjet që sheh.
-Poema përshkohet nga tone dramatike, tragjike, elegjiake, sarkastike, etj., në varësi të skenës që shfaqet.

Dante Aligheri"Komedia Hyjnore"


Letersi
Figurat qe pikasim ne Ferr
Paolo dhe Franceska
Uliksi
Farinata degli Umberti
Kont Ugolini
Dante si poet dhe personazh, rrëfen, përshkruan dhe hyn në dialog me secilin prej tyre.
Mesazhet universale te vepres
-Poema është një himn për lartësimin e virtyteve njerëzore, jo thjesht në planin fetar.
-Poema paraqet fatin e mërgimtarit në kërkim të atdheut të humbur.
-Ferri, Purgatori dhe Parajsa gjenden në shpirtin njerëzor dhe i takon vetë njeriut të zgjedhë vlerat, mirësinë,
përsosmërinë morale.
-Udhëtimi dantesk është udhëtimi drejt njohjes, përvojës, dijes e pastrimit shpirtëror, të qenies njerëzore.

Dante Aligheri"Komedia Hyjnore"


Letersi

You might also like