You are on page 1of 2

Karakteri didaktik dhe alegorik i Komedise Hyjnore

Karakterin didaktik e mori për t’i mësuar njerëzit të ecin në rrugën e


ndershme të drejtësisë e të virtytit, prandaj poeti bën gjyq dhe dënon
mëkatet, veset, krimet. Fantazia me të cilën është konceptuar ferri i ka
dhënë dorë poetit të hyjë thellë në thelbin e marrëdhënieve dhe të dukurive
shoqërore, të zbulojë kuptimin e veprave njerëzore në arenën e luftës pa
mbarim ndërmjet të mirës dhe së keqes, të nxjerrë përfundime e të tregojë
rrugën drejt së mirës.
o E tërë poema është ngritur mbi bazën e karakterit alegorik, i cili i jep
dorë poetit të krijojë mjedise fantastike të paqena përtë hyrë përmes tyre,
aty
ku jeta është më e gjallë dhe problemet politike eshoqërore janë më të
mprehta.
Kështu, sipas kritikëve, alegoria shfaqet në dy mënyra.
1. Figura e Dantes përfaqëson njeriun; pylli i errët në Ferr, simbolizon
jetën mëkatare të njerëzve në planin moral; të tri bishat që e pengonin
të arrinte kodrën e ndriçuar janë veset dhe pasionet e dobta; vetë
kodra përfaqëson madhërinë dhe pastërtinë njerëzore, kurse Virgjili,
që e shoqëron poetin në Ferr dhe në Purgator, simbolizon shkencën,
filozofi në, urtësinë tokësore. Beatriçja, që e udhëheq në të dhjetë
qiejt e Parajsës, simbolizon urtësinë qiellore.
Pra Dantja kërkon t’i mësojë njerëzit se si duhet të jetojnë; t’i mposhtin
dobësitë e karakterit, veset, plogështinë dhe të marrin rrugën e virtytit e të
përmirësimit moral, të veprimtarisë së dobishme e të diturisë.
2. Kuptimi i dytë alegorik i veprës është politik. Pylli i errët është Italia e
atëhershme, e përçarë në shtete të ndryshme; kodra plot dritë tregon
perspektivën e bashkimit të Italisë në një mbretëri të vetme. Por këtë
e pengojnë pantera, d. m. th, Firencja, ku sundojnë “të zinjtë”, luani,
Franca që kish qëllime pushtuese ndaj Italisë, dhe ulkonja d. m. th,
papa i pangopur. Virgjili përfaqëson idenë e mbretërisë.

You might also like