You are on page 1of 2

KRAHASIMI MIDIS “EPOSIT TE KRESHNIKEV” DHE “ILIADES”

E, n’daç me dijtë për fisin tim të ndritun


çfarë nami ka, këtë e di mirë gjithë bota.
Zeusi, që vrenjt e kthjell, s’pari lindi
prijësin Dardan, që themeloi Dardanien’. (Iliada, XX, 256-259)
Aleanca e herojve me qenie të perëndishme, përktasisht e Mujit etj. me zanat – te
Eposi, e heronjve homerike me Athinajën, Herën… – te Iliada.
Thelbi i konfliktit, rrëmbimi. Paridi rrëmben Helenën, kreshniku ‘rrëmben’
Tanushën. Statusi sicial, e para nji nga gratë e mbretit (Menelaut) e dyta bija e
krajlit. Për nga bukuria, që të dyja janë cilësue si ‘të bukurat e dheut’, Tanushën
vetë e kam pa… Gjumi si nji përmasë e botës së nënvetëdijes – te Iliada, nga ana
tjetër andrra si komunikim dhe shejë e asaj përmase – te Eposi. Halili duhet me
pague nji gjbë prej 300 dhensh për grabitjen grues së huej, ndryshe përballet me
shkatrrimin total.
Zemërimi i akejve apo trojësve me perënditë (me Zeusin, Herën, Athinajën,
Afërditën…), nga ana tjetër thirrja e kreshnikut për zanat, për diellin, hanën.
Shqipja si shpend – nji ogur fatthanës për akejt, pëllumbi që fluturon për Halilin.
Djegia dhe rrënimi total i Trojës te Iliada, djegia dhe rrënimi total i Kotorrit te
Eposi.
Boshti i besimit: besa, dhanë prej zanave (te fuqia e Mujit), ‘kontrata’ e Athinës
me vra Hektorin (përmes Akilit) dhe Hekuba, nana që e vjaton Hektorin, ashtu si
Ajkuna e vajton Omerin.
Perandoritë dhe doktrinat, pushtimet dhe bashkjetesa e gjatë kanë ndryshue disa
nga emnat dhe elementë të tjerë, por epopeja asht po ajo, ka ndodhë në
mbretnitë e ilirëve, ne jemi pasardhës të tyne, por thjesht na e kanë grabitë aktin
e trashgimisë.

You might also like