You are on page 1of 8

HOMERI

ANTIKITETI GREK

LEKSIONI 5
Iliada është një ndër veprat më të njohura Homerike ngërthen në vete këngët mbi luftën
legjendare të Trojës. Sipas Legjendës shkaktar kryesor i kësaj lufte ishte një gosti
perëndish ku nuk ftohet perëndesha e grindjes, nga zemërimi ajo merr një mollë gdhend
mbi të fjalët “Më Të Bukurës “ dhe e hedh atë në mesin e perëndeshave të tjera, Afërditës,
Herës, Athenës të paafta për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje ato i drejtohen princit të
Trojes, Paridit . Ai i magjepsur nga premtimi i Afërditës për t’i dhënë atij gruan më të bukur
mbi Tokë, Helenën i jep dhe shpall Afërditën Perëndeshën më të bukur. Pas kësaj Paridi
rrëmben Helenen, dhe shënon fillimin e Luftës,
Kënga e I. poeti i drejtohet muzës së poezisë, të këndojë mërinë e Akilit, të cilin e ka fyer
Agamemnoni, duke i marrë me përdhunë skllaven Briseide. Kënga e II. Agamemnoni, para se të fillojë
luftën kundër trojanëve, kërkon të njohë gjendjen shpirtërore të luftëtarëve: Nga Kënga III fillojnë
luftimet. Trojanët, të udhehequr nga Hektori, sulmojnë akejt. Këtu tregohet luftimi ndërmjet Menelaut
dhe Paridit, i cili mezi shpëton nga vdekja. Kënga IV bëhet një armëpushim, të cilin e prish aleati i
trojanëve, Pandari që plagos me shigjetë Menelaun. Kënga V tregohen heroizmat e Diomedit, i cili
plagos heroin trojan Enean, dhe vret shumë trojanë. Kënga VI Skena ku tregohet motivi i rinjohjes, i
përhapur në poezinë gojore të shumë popujve: heroi ake Diomedi e ndërpet dyluftimin me
kudërshtarin e tij Glaukun, kur merr vesh se etërit e tyre paskëshin qenë të lidhur me miqësi. Skena e
ndarjes së Hektorit nga e shoqja, Andromaka, dhe i biri, Astianaksi. Kënga VII fitorja nis t'u buzëqeshë
trojanëve, Kënga VIII Zeusi ndihmon trojanët, të cilët u sjellin humbje të madhe akejve. Kënga IX,
Agamemnoni, dërgon një këshillë luftëtarësh me influencë për t'u pajtuar me Akilin. Kënga X, natën
shkojnë për zbulim në kampin e trojaneve, kthehen përsëri në kampin e tyre. Kënga XI, Agamemnoni,
i ndihmuar nga luftëtarë të tjerë kryen heroizma. Por trojanët i zmbrapsin me trimëri sulmet e grekëve.
Agamemnoni, Diomedi, Odiseu e të tjerë plagosen dhe largohen nga fusha e luftës.
Kënga XII dhe XIII tregohen fitoret e trojanëve me Hektorin në krye, që i detyrojnë akejt të
mbyllen në kampin e tyre dhe gati sa s'u vënë zjarrin anijeve akeje. Fshehurazi nga Zeusi, akejt i
ndihmon hyu i detit. Poseidoni, një nga perënditë më të mëdhenj të Olimpit. Kënga XIV,
Hyjnesha Hera e magjeps të shoqin, Zeusin me hiret e saj dhe e vë në gjumë për t'u lënë dorë të
lirë hyjnive të tjerë, të ndihmojnë akejt. Kënga XV, Zeusi, mbasi zgjohet dhe kujtohet për lojën
dinamike të Herës, i urdhëron të gjithë perënditë ta ndërpresin ndihmën dhënë akejve, çka u jep
dorë trojanëve të fitojnë epërsi. Kënga XVI, Akili, i tronditur nga kjo situatë e dhembshme, e lejon
mikun e tij të shtrenjtë, Patrokilin, të hyjë në luftime, i jep edhe armët e tij. Kënga e XVII,
trojanet, Patrokilin të ngjeshur me ato armë, e marrin për Akilin dhe frikësohen. Kundër tij hyn në
luftë Hektori dhe dyluftimi mbaron me vrasjen e Patroklit. Kënga XVIII Hektori i merr Patroklit
mburojën e Akilit.
Kënga XIX tregohet se si Hefesti pas një dite pune, i bëri gati armët, të cilat ia çoi Akilit e ëma.
Kënga XX Akili, i pikëlluar nga vrasja e Patroklit, me një mëri të tërbuar ndaj Hektorit, hynë në
luftë me armët e reja. Kënga XXI, Akili bën kërdinë në radhët e trojanëve dhe kërkon Hektorin të
hakmerret, por ky me këshillën e mbrojtësit të tij të flaktë, hyut Apollon, i shmanget luftimit me
kryetrimin e akejve. Kënga XXII Hektori i mbetur vetëm në fushën e luftës, hyn në dyluftim me
Akilin, i cili e vret dhe zvarrit trupin e tij rreth mureve të Trojës. Kënga XXIII përshkruhet
varrimi me nderime të mëdha i Patroklit. Kënga XXIV, një nga më të bukurat e "Iliadës", shpalos
një botë të tërë ndjenjash dhe emocionesh. Priami plak i lutet Akilit, t'i kthejë trupin e të birit,
Hektorit. Ai i prekur, pranon dhe u jep kohë trojanëve ta varrosin trimin e tyre me nderimet që i
takojnë.
NDËR T I M I I V EP R ËS
VEÇ OR I TË E KO M P OZ IC I ONI T

• “Iliada” poemë legjendare-historike, ku vendin e parë e zë lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike.
Ngjarja ka karakter tragjik. Iliada është e shkruar në vargje të lira ndaj dhe quhet poemë.
Vargjet ndërtohen nga 18 rrokje. Mënyra e rrëfimit është interesante kalon nga e tashmja
në të shkuarën dhe me pas në të ardhmen, në mënyrë që rrëfimi të jetë i plotë dhe
tërheqës. Përdoret gjerësisht dialogu, kjo krijon ngjarjen nga vete goja e përsonazheve
duke e bere poetin të luajë një rol asnjanës. Në përshkrim përdoren mbiemrat p.sh. Pelidi
(Akil Pelidi), Atridi (Agamemnon Atridi). Këto nuk janë mbiemrat e tyre të vërtete, pasi
Grekët e vjetër nuk kishin mbiemra. Ata identifikohen nga emrat e etërve të tyre. Pelidi do
të thotë Peleu + idi (biri i tij).
• Veçoritë e kompozicionit: Iliada ngjason me tekstin tregimtar pasi rrëfen ngjarje, aventura dhe në
organizimin e tyre si këngë ngjajne si roman.
• Ajo përbëhet nga 24 këngë ku ne secilën prej tyre rrëfehet një ngjarje e caktuar.
• Në vepër marrin pjese elementë fantastike si perëndite dhe gjysmë-perëndite. Njerëzit sillen si të
barabartë me hyjnitë, madje here pas here edhe i sfidojnë ata. Perënditë janë më afër natyrës
njerëzore,
• Ngjarjet ndodhin ne dy hapësira të ndryshme duke ndërvepruar me njëra- tjetrën, në Tokë dhe Qiell.
TEMAT

• Tema kryesore tek Iliada është konflikti midis • Respekti dhe nderi – Nëntemë – Problemet e
Akilit dhe Agamemnonit.  “Kendo hyjneshe merine grekërve filluan me sjelljen e turpshme e jo mbretërore
e Akil Pelidit…”. Tema 2 lufta Greko-Trojane. të Agamemnonit i cili nuk respektoi Akiliin, duke i
Homeri tregon te gjithë historinë e nisjes së luftës marre Briseidën, te cilen vete Akili e kishte fituar si
e deri tek përfundimi saj. çmim lufte. Kjo beri që Akili të mbante qëndrim duke
mos hyrë në luftë dhe për shkak të këtij vendimi qindra
• Nëntemë: Lavdia –Akili duhet të zgjidhte midis dy greke vdiqën ne betejë. Zemerimi – Nëntemë – Një
fateve. Te kthehej në shtepi dhe të harronte nga çështjet kryesore është zemërimi i Akilit
lavdinë, duke patur nje jete te gjate dhe te lumtur, • Fati –si diçka e paracaktuar - Dashuria - Prej
ose të luftonte përkrah grekërve dhe te vdiste ne dashurisë së Paridit me Helenen, që lindi si vullnet i
luftë, lavdi te perjetshme. Afërditës, nisi edhe lufta.
• Dëshira për kthimin në shtëpi –– Ndodh 7 herë • Familja dhe Atdheu - Hektori mbron njëkohësisht dhe
në poemë. Të gjithë kërkojnë kthimin në shtëpi familjen dhe atdheun.
pas një lufte rraskapitëse dhjetë vjeçare.
PERSONA ZHET
• Hektori: Udhëheqësi i Trojanëve në Luftën e Trojës, vritet nga Akili. figura më njerëzore, mbojtës trim e plot
vetmohim i atdheut të vet, bashkëshort e prind i dashur e i ndjeshëm. njeri familjar e i orientuar në përgjegjësinë
e tij ndaj Trojës
• Akili heroi i grekëve që vrau Hektorin, luftëtar i patrembur, i papërmbajtur, hero i lavdisë, krenar. gjysmë-
perëndi, djalë i perëndisë Teta dhe i Peleut
• Paridi: Princi i Trojës që rrëmbeu Helenën, shkaktar i luftës,
• Agamemnoni: Mbreti i Mikenes, komandant i përgjithshëm i ushtrisë Edhe pse jo aq i fortë, ai ka një
temperament prej gjaknxehti dhe dell krenar, arrogant.
• Menelau: Burri i Helenës, Mbret i Spartës
• Odiseu: Mbreti i Itakës, mendjëndrituri që shpiku “kalin e Trojës”
• Helena: Vasha më e bukur mbi dhe asokohe,( shkaku kryesor i luftës) Vajza e Zeusit, gruaja e Menelaut, e
dashura e Paridit
• Priami, Mbreti i Trojanëve plaku i urtë dhe bujar 8. Zeusi: Perëndia e Rrufesë,
• Andromaka, tipi më i bukur e fisnik e bashkëshortes që na ka lënë letërsia e vjetër.
• Hera: Gruaja e Zeusit, Perëndesha dytësore pas Zeusit
• Perëndesha greke. Afërdita: Perëndesha e Bukurisë (që u shpall nga Paridi)
• Patrokli: Kushëriri i Akilit, vritet nga Hektori
• Aresi : Perëndia e Luftës.
MOTIVET

• Motivet janë struktura të përsëritura, kontrastet na ndihmojnë për të zhvilluar dhe për
të informuar temat kryesore të tekstit.
• Armatura- përshkruan armaturën e një heroi si të paturit e një atmosferë të vetin, të
veçantë.
• Varri: në varrim Homeri reflekton interesat e kulturës së lashtë greke si një e tërë, e
cila theksoi varrimin e duhur si një kërkesë për pushim të qetë të shpirtit
• Zjarri del si një imazh i përsëritur në Iliada, shpesh e lidhur me pasionet e brendshme
të tilla si inati apo zemërimi. Simbolet janë objekte, karaktere, figura, dhe ngjyrat e
përdorura për të përfaqësuar ide ose koncepte abstrakte.
POEMAT HOMERIKE DALLOHEN:
1. Për tablo të një lirizmi të hollë, të gjera e realiste
2. Për dialogun e shkathët
3. Për konflikte të fuqishme
4. Për karakterin monumental të heronjve
5. Për mënyrën tërheqëse të thurjes së ngjarjeve
6. Për analizën e botës së brendshme të përsonazheve
7. Për forcën oratorike dhe ligjërimin e bukur
8. Për pasurinë e madhe të ndjenjave njerezore
9. Shquhen per mundimet, virtytet dhe cilesitë e tjera morale
10. Shquhen për optimizmin dhe dashurinë per jeten, per gjithçka fisnike e te madherishme, gjithmone aktuale
qe ruan vjera mbarennjerezore
11. “Iliada” eshte njet ragjedi epike e thurrur ne vargje, qe eshte drama e fuqishme njerezore, plot pasione,
dashuri e urrejtje, gëzime e hidhërime, humbje e fitore
12. Kompozicioni është i thjeshtë: në pjesët e tij por dhe me “vonesa” – tipike për mënyrën epike të rrëfimit
13. Gërshetohet bota mitologjike me botën reale të njerëzve

You might also like