You are on page 1of 7

Shkolla 9-vjeçare “Agim Tafili”

Bërdicë e Sipërme

​Plan aktiviteti me nxënës

​Punoi: Zarina Najpi


PLAN AKTIVITETI

Tema​: Festojmë festat e 28-29 Nëntorit.

Klasa​: VI,VII,VIII,IX (nivel shkolle).

Synimi:
Njohja e nxënësve me rëndësinë e këtyre datave historike.

Përfituesit​ : nxënësit e klasave VI,VII,VIII,IX.

Koha e aplikimit​:1 Muaj


Pjesëmarrësit :
nxënësit, mësues, prindër, përfaqësues të drejtorisë,
përfaqësues të komunitetit, psikologia e shkollës etj.

Pritshmëritë:
● forcimi marrëdhënieve prind –mësues- nxënës
● stimulim i talenteve të reja
● ndjenja patriotizmi
Rezultatet sipas kompetencave ky​çe:
-Të njohin rëndësinë e këtyre datave historike dhe bëjnë dallimin
mes tyre
-Të përshkruajnë bukur figurën e Ismail Qemalit dhe patriotëve të
tjerë shqiptarë që kontribuan në shpalljen e pavarësisë së
Shqipërisë.

-Të përcjellim mesazhe nëpërmjet interpretimit, duke sjellë fjalët e


luftarëve tanë.

-Të përshkruajnë bukur Marigonë (vajza që qëndisi flamurin).

-Të interpretojnë bukur role.

-Të recitojnë bukur vjersha kushtuar atdheut.

-Të flasin për rëndësinë e çlirimit të atdheut.

-Të flasin për rëndësinë e çlirimit të atdheut.

-Të këngojnë bukur dhe me ndjenjë, këngë kushtuar luftarëve që


flijuan jetën për çlirimin e atdheut.

Të njohin rëndësinë e këtyre datave historike dhe të bëjnë dallimin


mes tyre.
· Të përshkruajë bukur figurën e Ismail Qemalit dhe patriotëve të
tjerë shqiptarë që
· Të përcjellin mesazhe nëpërmjet interpretimit, duke sjellë fjalët e
luftëtarëve tanë
METODAT :
Diskutimi i lirë
Veprimtari praktike
Punë në grup
Mjetet e pun​ë​s

Magnetofon, disqe me këngë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë,


materiale të ndryshme për zbukurimin e ambientit të shkollës,
video- projektor, aparate fotografike, flamuj, postera etj.

Struktura e zhvillimit të veprimtarisë


1-Faza përgatitore

Prezantohet me video- projektor një material filmik ku Ismail


Qemali shpall pavarësinë në Vlorë.

Fillon diskutimi:
Ç’përqasojnë pamjet e mësipërme?
Çfarë informacioni na japin?
A ndiheni krenarë?

2-Faza e realizimit të veprimtarisë


Ndarja e grupeve:
Grupi i recituesve
● Ka për detyrë të përgatisë vjersha kushtuar atdheut, duke
interpretuar me ndjenjë dhe emocione.
Grupi i këngëtarve
● Ka për detyrë të gjejë dhë të interpretojnë bukur këngë
kushtuar atdheut tonë.
Grupi i dramatizimit
● Ka për detyrë të na risjellin momentin e shpalljes së Pavarësisë
së Shqipërisë nga Ismail Qemali, qëndisjen e flamurit nga
Marigoja.
Grupi i kërcimit
● Ka për detyrë të paraqesë një valle tradicionale shqiptare.
Grupi i reklamave:
● përgatitin skenarin.
● përgatitin ftesa për të ftuarit.
Grupi i ekonomistëve të vegjël
● Siguron buxhetin paraprak.
● Ndan buxhetin sipas nevojave që kërkohet.
Detyrë
❖ Hartojmë bashkë me nxënësit një orar në lidhje me përgatitjen e
aktivitetit.
❖ 2 orë pas mësimit, çdo të hënë të muajit Nëntor.
❖ Informimi i vazhdueshëm mbi mënyrën se si po ecën organizimi i
aktivitetit.
❖ Shkëmbimi i vazhdueshëm i mendimeve.
❖ Caktimi i datës së organizimit të veprimtarisë.

3-Faza e organizimit të aktivitetit

Përgatitet ambienti (pjesa hyrëse e shkollës).


Vendosen karrige për akomodimin e familjarëve.
Në vende të dukshme vendosen flamujt kuqezi.
Nxënësit performojnë në këngë, në kërcim, me interpretime të
poezive dhe dramatizim.
Prindërit të ndryshëm përshëndesin herë pas here me
duartrokitje.
Përfaqësues nga komuniteti janë të pranishëm.
Mësues –prindër janë të lirshëm për të biseduar rreth
organizimit dhe interpretimit të nxënësve.
Përfundime
Ishte një festë e bukur dhe plot ndjenja krenarie dhe
atdhetarizmi.

Nxënësit:
(U ndjemë shumë mirë…., ……..jam krenar që jam shqiptar, bashkë
mund të bëjmë përsëri gjëra të bukura… ishte perfekte!).
​Nëntor, 2018

You might also like